Në pritje për një “amnisti” për patatet e Shishtavecit 

19 Qershor 2022, 20:25Editorial Mero Baze

Për të kuptuar sa të ngrira janë raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës këto 22 vite të lirisë së saj, mjafton deklarata e sotme e kryeministrit Edi Rama që premton se do të heqë tarifat doganore me Kosovën. Në pamje të parë duket një sakrificë e madhe e kryeministrit, por realisht është vetëm një segment i mallrave ushqimorë që importohen nga Kosova. Ato kanë tarifë doganore të vendosur në mënyrë bilaterale mes dy vendeve, për të mbrojtur tregun ndaj njëra-tjetrës. 
Përtej kësaj, Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e CEFTA, ku gjashtë vendet prej kohësh kanë rënë dakord të heqin tarifat doganore me njëra tjetrën. 
Të vetmet tarifa janë ato që Shqipëria dhe Kosova i kanë vendosur njëra tjetrës për ushqimet, patatet apo rrushin, si dhe tarifat administrative si plumbosje, peshim, parkim në dogana. 
Kjo në fakt tregon dramën reale të raporteve mes dy vendeve. 
Tregu i Shqipërisë dhe ai i Kosovës kanë politika mbrojtëse ndaj njëri-tjetrit dhe jo politika shkrirje me njëri tjetrin, çka tregon se politika ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë nuk është një strategji e ndërtuar nga politika që deklarohet, por nga faktorët ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë që duan të mbrojnë tregjet e tyre. 
E thënë në mënyrë më pezhorative, “oligarkët” e Shqipërisë dhe Kosovës kanë diktuar deri më sot raportet tregtare përmes politikës doganore prej vitesh. Ka pasur zëra dhe më parë, sa herë bëheshin mbledhjet patetike mes dy qeverive, se heqja e tarifave doganore në fushën e industrisë ushqimore pengohet nga tregtarët e mëdhenj dhe duket që ka qenë e vërtetë. 
Ndoshta për këtë arsye, shumë njerëz në Kosovë janë bërë nervoz pse Edi Rama ka vizituar kompaninë “Devolli”, pasi, pas këtij vendimi ajo është favorite në tregun e Shqipërisë, dhe e mbrojtur në tregun e Kosovës, nëse Kosova nuk na i heq tarifat. Ndërkohë ajo është e privilegjuar në Serbi nga ku importon shumicën e artikujve. I shoqëruar dhe nga Ministrja e Bujqësisë, duke takuar biznese të industrisë ushqimore në Kosovë,  Edi Rama ngjante më shumë sikur po ndante fonde AZHBR dhe në Kosovë, e po i trajton ato tani si biznese të tregut të Shqipërisë.  
Hapi i njëanshëm i qeverisë së Tiranës  është një hap pozitiv, por nuk është një vendim që synon të ndihmojë Kosovën, por një vendim që synon të mos e persekutojë në kuadrin e Ballkanit të Hapur. Shpjegimi i Edi Ramës që këtë privilegj do ta kenë dhe vendet e tjera që janë në kuadrin e Ballkanit të Hapur, si Maqedonia, Serbia apo Mali i Zi, ndoshta mund t'ia shtojë inatin Qeverisë së Kosovës të mos i heqë ajo tarifat doganore për Shqipërinë. Kjo pastaj do të jetë një eksperiment fiskal në natyrë, për të parë se si do riformatohen tregjet në Ballkan pas këtij hapi. 
Por në finale, ky vendim tregon se sa vonë dhe pa vizion është politika e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë dhe sa e rrezikshme është që Kosova të izolohet nga ri formatimi i tregut rajonal për shkak të politikave të reja fiskale në kuadrin e një iniciative politike. 
Deri më sot Kosova dhe Shqipëria kanë gënjyer njëra-tjetrën në mbledhje qeverie pompoze, ku më shumë është harxhuar për dekorin dhe drekat, se sa për ekonominë dhe bashkëpunimin. 
Ky është vendimi i parë që mund t'i bëjë nervoze mbledhjet e qeverive, ose mund t'i shkatërrojë fare, pasi është një akt që ka ndikim të drejtpërdrejt në tregun e dy vendeve. Në rastin konkret, ky vendim ndihmon tregun e Kosovës të depërtojë në Shqipëri, pra është një lajm i mirë për Kosovën.  
Nëse Kosova nuk e bën të njëjtën gjë për Shqipërinë, por e mbron tregun e saj me tarfia doganore nga mallrat ushqimore të Shqipërisë, është duke mbrojtur “oligarkët” e saj, nga konkurrenca e Shqipërisë. Por dhe ashtu, ne nuk është se kemi shumë mallra ushqimorë që çojmë në Kosovë, përveç produkteve sezonale; shalqinjtë e Bubullimës siç u thotë Frida, mandarinat e Xarrës dhe patatet e Shishtavecit. Gjë tjetër nuk çojmë në Kosovë. Ah po, dhe këta këshilltarët e Vetvendosjes. 
 

5 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    KURTHET EDI TOPTAN RAMËS KUNDËR QEVERISË KURTI DHE KOSOVËS =========================================== Kryeqeni i Shqipërisë pansllaviste serboruse, Edi Toptan Rama sot është në Kosovë. Ndryshe nga radhët e herët e tjera, kur nisej në mëngjes nga Tirana dhe brenda ditës mbaronte mbledhjet e përbashkëta të qeverive të Kosovës e Shqipërisë, kësaj radhe ai ka zgjedhur të vijë në Kosovë një ditë më parë. Kryeministri i Shqipërisë nuk vjen për pelegrinazh në Kosovë 24 orë para mbledhjes së dy qeverive. Ai nuk parapëlqen as natyrën e Kosovës, as Rugovën, as Brezovicën, apo Pejën e Prizrenin. Madje ndjehet i bezdisur nga Kosova dhe kosovarët. Atëherë pse është aty? Për asnjë arsye tjetër, veçse për të thur kurthe të reja kundër Kosovës e sidomos kundër qeverisë legjitime të saj të zotit Kurti. Edi Rama xhelozon ndaj zotit Kurti, sepse kryeministri i Kosovës i përmbahet standardeve demokratike, ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë është më keq se një autokrat, grabitës i pasurisë së shqiptarëve. Prandaj, dhe intrigon kundër tij. Nga ana tjetër, Rama nuk e duron një qeveri që nuk i shërben interesave të Serbisë në Kosovë. Ai nuk dëshiron të jetë i vetëm në kursin anti-kombëtar të bashkëpunimit me Aleksandër Vuçiqin. Kryeministrit të Shqipërisë i duhet një kryeministër dhe qeveri pro-serbe në Kosovë! Po të jetë pro-serbe është edhe pro-Ramës dhe e kundërta. Atëherë ai ka zgjedhur të bëjë diversion kundër qeverisë së zotit Kurti. Dëshiron që ta rrëzojë me grusht shteti atë. Si thoni ju? Ja, për momentin Rama dhe Thaçi kanë nxitur këta veteranët që bënë luftën për ta varrosur interesin e Kosovës për të protestuar dhe kërcënuar qeverinë Kurti. E gjitha u sajua, me qëllim që kryeministri i Kosovës të frikësohet. Deri tani lëvizja synon që zoti Kurti nga frika e veteranëve të pranojë kushtet e vasalizimit të tij ndaj presidentit të Serbisë e kryeministrit të Shqipërisë. Të bëhet pjesë e Open Ballkan dhe ta pranojë sovranitetin serb mbi Kosovën. Në këtë kuptim Edi Rama është sot në Kosovë me mision. Nga njëra anë ka mision të caktuar nga Aleksandër Vuçiqi, me qëllim që ta nënshtrojnë Kosovën e ta shkelin me këmbë atë në nismën e Ballkanit të Hapur! Nga ana tjetër ka diskutuar me Hashim Thaçin në Hagë për mënyrën se si do të ruhen interesat e PDK-së, AAK-së dhe një pjese të LDK-së, duke iu kundërvënë Albin Kurtit e Vjosa Osmanit. Prandaj Rama ka takuar Blerim Devollin! E nisi nga oligarku i Thaçit dhe do të vazhdojë me takime të tjera, si Pacolli, Haradinaj, Vlora Çitaku, ndoshta dhe Veton Surroin e Lumir Abdixhikun e të tjerë, që janë "luajalë" ose në shërbim të Serbisë. Por, nuk do ta takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin! Nuk do ia falë asaj kritikat që ajo ia bëri në vitin 2020 në parlamentin e Shqipërisë. Nuk do ia falë edhe pjesën tjetër të performimit të saj më mirë sesa Rama në samitet rajonale e europiane! As Vjosa nuk e fal Edi Ramën për bashkëpunimin e tij me Beogradin kundër Kosovës. Por, ka jo pak politikanë në Prishtinë që nuk ua ndien fare për Kosovën, mjafton ta dëgjojnë aktorin Rama se si aktron para ekraneve të televizionit. Ndonëse mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të jetë një farsë e parashikuar e paraprogramuar dhe e ricikluar, gjithçka tjetër do të zhvillohet sipas agjendës së destriksionit të kryeministrit të Shqipërisë kundër Qeverisë së Kosovës dhe kundër vetë Kosovës. Nuk do të ketë paqe midis dy politikanëve kryesorë të Kosovës me Edi Ramën, sa kohë ky bashkëpunon me presidentin e Serbisë kundër Kosovës. Kryeqeni serborus Rama do të përpiqet ta  përçajë Vetëvendosjen  siç veproi me Visar Ymerin, këtë Molliqajn, Shpend Ahmetin e të tjerë, të cilët i drejtoi së bashku me Thaçin kundër ish-kreut të Vetëvendosjes në opozitë. Kurti dhe Osmani duhet të jenë të kujdesshëm. Duhet të refuzojnë çdo provokim të Edi Ramës. Ndërsa qytetarët e Kosovës duhet të kuptojnë se ku shkel Edi Rama, ka shkel edhe vetë Aleksandër Vuçiqi. Pra të kuptojnë se Rama është në Kosovë si shërbëtor i Beogradit dhe si avokat i Serbisë! Qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve serbe të shqipfolësve.Tani që po fillon procesi gjyqësor kundër atyre që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë grabitur pasuritë e pronat e qytetarëve të Kosovës, kërkohet me çdo kusht të mbështetet qeveria dhe institucionet tjera në këtë luftë. Të gjithë duhet të bëhen bashkë e të mos pranojnë përçarjet e nxitjet për konflikt të Edi Ramës e bashkëpunëtorëve të tij në Kosovë. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

    1. S
      Spak

      Sa dashakeqes paske qene moj dashuri o bardhyl! i ngjan Saliut sikur te ka nxjere nga bytha!

      1. S
        Shefqet Çela

        Komentet e Bardhulit të stërrrrrrzgjatura.. dhe "hazërgjavap", sapo del një shkrim "domethënës". Kam mendim se në rezidencën e tijë, ndodhet një ekip jo i vogël.. që robtohet sipas porosive.....

      2. E
        Eni

        Shqiperia nuk ka asnje politike me largpamese se 2 vjet.....Kosova ka Ende ca vendimarres te huaj qe u bejne ca skenare te mire ekonomik...Kosovo po Performance shkelqyeshem...ka borxhin me te ulet ne Europe dhe po e ul...me 1.8 milion banore nda 60 milion Euro per bujqit nderkohe qe Shqiperia jep ke 20 milion e mbyll skemat me favorizuese per bujqit. Qe re kuptosh nivelin e Shqiperise shikoni zyrat e politikave ekonomike...ca femije 24 vjecare qe marrin rrogen....e ne fakt politikat behen ne zyrat e 5 oligarkeve qe kane dhe burime njerezore...

        1. s
          specialisti

          Dakort Mero. Gjerat e mira nuk behen per inat te njeri tjetrit. Sejcili do te dale mbi tjetrin. Pushtetaret kosovare nuk respektojne e nuk e njohin shtetin meme. Per inat te Rames nuk zerohen tarifat doganore. Po kur ishte z,Berisha ne pushtet PARADOKS Vellezer e quajne vehten te dy palet, por duket se jane me babe e nene tjeter. Poe jeni SHQIPTARE

          Lini një Përgjigje