A ka një objektiv reforma territoriale? 

18 Qershor 2022, 19:31Editorial Mero Baze

Komisioni i Reformës Territoriale, i cili është mbledhur formalisht, ngjan se është një formalitet pa një objektiv të qarte. I vetmi objektiv i munguar politik i tij, ka qenë mospërfshirja e Partisë Demokratike në vitin 2015 në Komision, për shkak të vendimit të saj për bojkot.

Tani në vend të PD janë tre opozita të tjera, të cilat kanë në radhë të parë objektiva kundër njëra- tjetrës, pastaj kundër Reformës Territoriale.

Debati mbi reformën territoriale, ka nevojë të ketë një objektiv të qartë. Objektivi nuk duhet të jetë rritja e bashkive, zvogëlimi i tyre apo mbajtja e gjendjes ekzistuese, por dicka më e rëndësishme, që e bën reformën afatgjatë. Dhe ajo që e bën reformën afatgjatë është efiçenca ekonomike e bashkive, dhe vetëqeverisja e tyre.

Shtatë vjet pas reformës territoriale në kemi nevojë për një analizë realiste të funksionimit të bashkive.

Takimi i kryeministrit me kryebashkiakët tri ditë më parë, kishte në fokus pikërisht mbijetesën ekonomike të bashkive. Kryeministri ka sulmuar ashpër disa bashki që nuk po mbijetojnë dot ekonomikisht, duke kërcënuar se qeveria mund të marrë nën kontroll administrimin e tyre si bashki të falimentuara.

Natyrisht këtu mund të ketë rol dhe performanca e kryetarëve, por në tërësinë e faktorëve që e bëjnë efeçiente një bashki, efiçenca ekonomike është e para.

Që një territor bashkie të jetë efiçent, ai ka nevojë të ketë burime të balancuara për zhvillimin ekonomik ku hyjnë pasuritë natyrore, potenciali turistik, klima e biznesit etj. Pas shtatë vitesh ne mund t’i masim këto parametra.

Shumica e bashkive të vogla të Shqipërisë janë mësuar që të quhen të suksesshme kur marrin investime nga qeveria.

Të njëjtët kryebashkiakë që harxhojnë energji pafund për një fond nga qeveria për investime, dhe për tenderin e tyre janë arrogantë dhe gjobaxhinj kur në territor të tyre ofrohen biznesmenë që duan të investojnë, duke u shpikur një mijë pengesa oruelliane, nga ato që nuk ka fantazi asnjë shkrimtar t’i imagjinojë.

Në konceptin e tyre kryabashkiakët e periferive të Shqipërisë ngjanë më tepër si gjahtar fondsh nga qeveria dhe gjobaxhinj biznesmenësh.

Nga ana tjetër, që ne të masim efiçencën e zhvillimit të një rajoni, duhet doemos të decentralizojmë kompetencat financiare të bashkive.

Shqipëria nuk do të ketë kurrë bashki mbijetuese, nëse qeveria qendrore nuk heq dore nga mbledhja e të ardhurave të tyre dhe nga kompetenca të tjera lokale që i ka uzurpuar përmes ministrive.

Madje dhe iniciativa e fundit e centralizmit të ujësjellësve, ku në shumë bashki ato janë efeçientë, është shenjë e kësaj prirje të qeverisë.

Për fat të keq nuk është mirë ta themi, por pushteti lokal me më shumë kompetenca në historinë e Shqipërisë ka qenë pushteti lokal komunist, ku Komiteti Ekzekutiv ishte zot i rrethit të vet. Ai kishte kompetenca të plota mbi çdo fushë të zhvillimit të rrethit.

Bashkitë e sotme janë thjesht njësi prokuruese që presin tendera nga qeveria dhe ndonjë biznes që çmendet të investojë, ato ta rrjepin.

Nuk kanë asnjë punë tjetër për të bërë.

Ndaj reforma territoriale, që të jetë serioze dhe shpëtim për Shqipërinë, duhet të shihet si një reformë decentralizuese dhe vet-administruese, dhe jo një truk elektoral, ku tre opozitat duan sa më shumë bashki që të mos duken humbëse, dhe qeveria do sa më pak bashki të duket triumfuese.

Kjo nuk është ndarje territorial, por elektorale. Ndarja territoriale duhet të ketë objektiv vetëqeverisjen lokale. Nëse nuk e bëni dot, mos e prekni fare. Lërini në fatin e tyre të vdesin pak nga pak, siç po vdesin.

7 Komente

  1. H
    Hajde are te te tregoj babain

    Mero ! Ke shume vite qe merresh me "pulatike". Inat te kam por duhet te te jap hakun : SHKRIM BRILANT. MOS SHKRUAJ ME PER KETE VIT SE DO E PRISHESH.

    1. Si tërë KOMISIONET e tjera !

      Ky komision ka OBJEKTIV KEYESOR , REFORMËN e 30000 LEKËVE SHTESË , që marin si ANËTARË KOMISIONI !

      1. B
        Bureto

        Në ka gje në Shqiperi që nuk i ka interesuar dhe i intereson politikes shqiptare eshte që kur të jete në pushtet të kete sa më shume kompetenca dhe nder to më kryesorja të jete ajo vjoline e pare në administrimin e buxhetit te Shtetit që eshte kontribut i gjithe resurseve të vendit dhe i taksave të popullit dhe biznesit. Pra nën shembullin e Zvicres, thene kete, decentralizimi duhet të jete prioritar. Inshallah do jene nderkombetaret që mund të diktojne fort në këtë aspekt. Sa i perket konstatimit të Meros se në kohen e regjimit komunist pushteti lokal kishte më shume kompetenca ai e ka gabim. Shteti komunist ndaj dhe quhej monist, se kishte një centralizim absolut. Vetadminstrimi i famshem jugosllav i Titos, që rezultoi i suksesshem, konsiderohej revizionizem nga Enver Hoxha, i cili per ta stigmatizuar botoi dhe një liber. Kush e trumbetonte 'vetadministrimin', denohej per agjitacion e propagande dhe denohej deri në 10 vjet burg. Mero, per shkak të moshes, me siguri nuk e ka jetuar atë kohe në kuptimin e pjesmarrjes në drejtim të ndonje ekonomije lokale apo nacionale, dhe me tej qenies se tij në ndonje strukture te pushtetit lokal. Ketij të fundit nuk i lihej asnje fond nga taksat, të cilat nepermjet të ashtuquajtures ANC (e ardhura neto e centralizuar që zakonisht ishte në shifrat 40-45%) shkonin te gjitha në portofolin e Komisionit te Planit të Shtetit (alias Ministria e Ekonomise), që varej direkt nga Qeveria. Buxheti Shteteror, rigorozisht i kontrolluar, shperndahej sipas prioriteteve që kishte qeveria per zhvillimin në teresi, si dhe per investime kapitale të veçanta. Pushteti lokal (Komiteti Ekzekutiv), i ngjante me shume nje ndermarje komuniale te madhe që merrej kryesisht me administrimin e aktiviteteve lokale si pastrim- gjelberimi, çerdhe e kopshte, banesa, deri diku dhe kooperativat bujqesore, per të cilat i planifikoheshin dhe fondet respektive sidomos per investime. Çdo gjë tjeter ishte e centralizuar nepermjet dikastereve qe mbulonin fusha te caktuara si Ndertimi, Bujqesia, Minierat etj. Kam frike se edhe kete radhe e ashtuquajtura Reforme Administrative do te rezultoje një vërë në ujë. Rrenjet e mentalitetit monist jane të ngulitura thelle në vizionin e politikaneve shqiptare (nëse kane patur ndonjehere një të tille), mentalitet i cili kryesisht eshte në mase reminishencë e regjimit të kaluar.

        1. S
          Sara

          shkurt dhe qarte o Mero e ke kap thelbin

          1. S
            Sara moj me qifsh

            Edhe ti kapma fort te gjatin.

          2. A
            Anglezi

            I vetmi ovjektiv eshte perseri vjedhja e fondeve nga qeveria vendore... per nje vende si Shqiperia eshte qesharake te kete 61 bashki. Eshte debat qe duhet te jete prioritet por si gjithnje gjerat e veshtira e te komplikuara jane shume te veshtira per tu bere dhe edhe me veshtire ti kuptosh. Rama pershembull kerkoi qe bashkite te jene me krijuese per te krijuar te ardhura. Ne teori mire e ka , por ne praktike hiq Tiranen bashkite e tjera vuajne shume nga kapacitetet njerezore. Kush do ti bej keto nisma kur bashkite nuk gjejne sot as pastruse? Kush do ti manaxhoj keto projekte apo te marre pergjegjsi? Ne shqiperi mesa e ndjek situaten shume jane te terrorizuar te merren me projekte te tilla ne marreveshje me privatin nga frika se mund te akuzohen per korrupsion apo shperdorim detyre. A e dini qe eshte krejt normale qe nje projekt apo nisme edhe mund te deshtoje? Kush do ti mbroj ata bashkiake? A ja vlen te rrezikosh kur dihet qe ty si zyrtar te vogel bashkie e kane shume here me te lehte te te hedhin pranga e te te bejne shembull? Te delegosh pergjegjsi ekzekutive duhet te kesh kapacitet ta mbash. Vetem qeveria dhe bashkite e medha e kane kete mundesi. Ne kohen e sotme ku ministrat fare mire mund ta bejne punen nga shtepia pa leviz fare a ka me justifikim te flitet sikur disa nga bashkite e Shqiperise jane nga ana tjeter e globit? Ka me dhjetra agenci ne Tirane qe mund ta marrin kete pergjegjsi per bashkite. Edhe e fundit meqe Rama i ka qejf keto krahasimet me Evropen. Ky eshte nje problem Evropian , nuk e vuan vetem Shqiperia. Ka qytete e krahina qe mbijetojne vetem me fondet e qeverise qendrore ne Evrope sepse nuk kane asnje shance te mbijetojne me te ardhurat e tyre. Nje shembull po ju jap nga Anglia, Londra eshte qyteti i vetem qe i jep te ardhura buxhetit, te gjithe te tjeret jane negative.

            1. B
              Bardhyli nga Kosova

              SERBORUSI EDI TOPTAN RAMA APO KALORËSI I VARROSJES SË KOMBIT SHQIPTAR ========================================== Edi Toptan Rama më nuk po i habit as më skeptikët. Përkundrazi, po vazhdon t’i bindë se ai është në rrugën e duhur të mbrojtjes së interesit të Serbisë, veçanërisht kur është në pyetje Kosova. Së fundi bëri bujë, pasi kryeqeni Rama, e përsëriti qëndrimin e tij mbrojtës për Serbinë, në raport me Perëndimin dhe Rusinë, mossanksionimin e kësaj. Në fakt, në disa analiza e kemi theksuar, se që nga shkurti kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, ka filluar një mbrojtje të hapur deri agresive të Serbisë, nga akuzat faktike se ajo është vendosur strategjikisht kundër Perëndimit, dhe në mbështetje të Rusisë. Ajo nuk e ka ndryshuar asnjë raport me Rusinë. Përkundrazi po vazhdon të përfitojë nga kriza dhe ai raport, duke bërë marrëveshja të reja për import të gazit me çmime të volitshme, krejtësisht jashtë çmimeve aktuale në tregun europian. Perëndimi, dhe veçanërisht SHBA-ja e Gjermania është duke i kërkuar qartazi që të shkëputet nga Rusia, nëse dëshiron të integrohet në BE. Por, për shumë intelektualë, publicistë dhe analistë, u deshtë që ta dëgjojnë edhe njëherë, teksa në një intervistë e merr në mbrojtje Serbinë. Në fakt, rezulton që kryeqeni Rama më nuk po e mbron vetëm Serbinë, por indirekt edhe Rusinë. Duke e mbrojtur një Serbi që është në anën e Rusisë, si nuk po e mbrojtka edhe vetë Rusinë, derisa e mbron raportin e të parës, ndaj të dytës. Kjo mbrojtje tashmë ka dalur për shesh të botës dhe është bërë e padurueshme për shqiptarët kudo jetojnë, përveç për mbështetësit e tij dhe të partisë së tij në Shqipëri. Sipas veprimeve të tij politike për gati 20 vjet, Edi Rama, duket hapur se ka rol misionari në mbrojtje të ortodoksisë sllavo-greke (dhe as që merret me autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare), e dokumentuar kjo me urdhrin kalorësiak, të pranuar në Jerusalem nga Kisha Ortodokse, e dominuar nga ajo greke. Në vitin 2015 ai e mori dekoratën nga Patrikana e Kishës Ortodokse Greke, duke u betuar para saj, “Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë”. Prandaj, nisur nga kjo nuk është e habitshme se si e merr në mbrojtje Serbinë, duke e arsyetuar kinse me raportin historik me Rusinë. “Duhet ta kuptoni se Serbia është në një pozitë shumë të ndryshme se shumë të tjerë për shkak të historisë së saj, dhe për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”. Madje ai thuajse është ministri i jashtëm i Serbisë apo zëdhënësi i qeverisë apo i vetë Vuçiqit, premton se Serbia do ta bëjë këtë me kohë. Ai ka shkuar aq larg, sa kësaj here ka kërkuar nga Perëndimi, që të mos i bëjnë presion Serbisë, sepse sipas tij, Serbia u varka nga gazi rus. Madje, në një mënyrë Edi Toptan Rama e kërcënon Perëndimin, se nëse Serbia vihet nën trysni, qëndrueshmëria në Ballkan do të shkatërrohet. “Nëse Perëndimi e tepron me presionin e tij ndaj Serbisë, kjo mund të jetë shkatërruese për qëndrueshmërinë në Ballkan”. Ky është kulmi i hipokrizisë dhe propagandës pro serbe, dhe duke e vënë në këtë mënyrë Shqipërinë, jo vetëm në rol mbrojtës ndaj Serbisë, por edhe sulmues ndaj Perëndimit. Në këtë mënyrë ai po i rrezikon raportet e shkëlqyeshme me Perëndimin për hir të interesave të tij, dhe të rrjetit serb që gjendet në Shqipëri, tepër i fuqishëm. Për ti vënë vulën të gjithë kësaj, Edi Rama, e mbyll çështjen, duke thënë: “Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur”. Si qenka në rrugën e duhur Serbia, kur nuk e njeh Kosovën dhe vazhdon ta shantazhojë, vazhdon me të gjitha mjetet me serbët në Kosovë, të organizuar rreth Listës serbe, në grupime të tjera jo politike e politike, dhe nëpërmjet agjentëve të saj në partitë politike shqiptare dhe në vetë institucionet, ta sfidojë shtet-bërjen e Kosovës. Madje, ai gjatë gjithë intervistës nuk e kishte përmendur fare Kosovën, siç e thonë edhe publicistë të tjerë, që e kritikojnë për qëndrimet jo vetëm në këtë intervistë, por në vazhdimësi. Ai nuk guxon t’i kërkojë asgjë për Kosovën Vuçiqit, sepse ka të gjitha dosjet e tij, përveç se ai është i rreshtuar dhe betuar për të mbrojtur interesat e ortodoksisë sllavo-greke, ku padyshim në këtë rast po i mbron edhe ato ruse. Shqipëria është një shtet laik, dhe ajo ka instrumentet e mjaftueshme shtetërore dhe ligj-zbatuese, që ta shkarkonte me kohë, vetëm për atë urdhër që ka marrë. Kjo është një shkelje kushtetuese në vazhdimësi tashmë shtatëvjeçare. Presidenti, kryeministri dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve qendrore mund të betohen në një shtet laik, vetëm në Kushtetutë dhe në mbrojtje të saj. Ndërsa, kryeqeni Rama të paktën që nga fillimi i luftës në Ukrainë është duke e bërë shkeljen e saj, duke e mbrojtur Serbinë, ndërsa nuk i ka kursyer sulmet ndaj Kosovës, që është shkelje kushtetuese, sepse sipas saj, Shqipëria kujdeset për shqiptarët kudo që jetojnë, jashtë kufijve të saj. Kushtetuta e Shqipërisë e thotë hapur në preambulë: “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Pra, Edi Toptan Rama, edhe kur pohonte se e mbështeste bashkimin e shqiptarëve në një shtet, ai donte me Hashim Thaçin ta copëtonte Kosovën, por për interesa të Serbisë, duke ia dhënë një pjesë, veriun. Ndërsa, në asnjë rast, me asnjë projekt serioz, dhe me asnjë deklaratë nuk është deklaruar dhe nuk ka vepruar në mbrojtje të identitetit të shqiptarëve. Madje kurrë nuk është ndalur, së quajturi neve ‘kosovar’, emërtim tipik antikushtetues dhe shkelje e obligimeve kushtetuese. Po ashtu ai është në shkelje të plotë të nenit të 8 të Kushtetutës, i cili e obligon atë dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë, që t’i mbrojnë interesat e shqiptarëve kudo ndodhen: “Neni 8 / Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare”. Ai nuk është duke e respektuar këtë nen, as ndaj shqiptarëve në Kosovë, as ndaj atyre në Maqedoni, as ndaj atyre në Greqi, e as ndaj atyre në Mal të Zi dhe Serbi. Me veprimet e tij ai po ashtu e ka dëshmuar se nuk e zbaton dhe nuk e përmbush nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas të cilit është “e ndaluar zgjedhja ... apo ushtrimi i një funksioni publik, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik”. “Neni 6/12 - Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik”. Pra, kryeqeni Rama në disa rrethana dhe në vazhdimësi e ka shkelur këtë nen, kjo e verifikueshme nëpërmjet deklaratave publike, me qëndrimet e hapura proSerbisë, dhe po ashtu me të tjera në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe me aktin e betimit solemn në Patrikanën e Kishës Ortodokse Greke në Jerusalem, si “Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë”. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

              Lini një Përgjigje