Tri ministra të Berishës në Ambasadë, pa llogaritur Metën 

9 Qershor 2022, 19:06Editorial Mero Baze

Tri ministra të Berishës në Ambasadë, pa llogaritur

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka mbledhur sot gjithë ish- ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, në një ceremoni për të vlerësuar kontributin e diplomacisë shqiptare në marrëdhëniet me SHBA. Lajmi në të vërtetë ishte diku tjetër.

Në pritje ishin edhe tri ministra të Jashtëm të Sali Berishës, të cilët janë sot mbështetës të lëvizjes anti-amerikane të Berishës, pa llogaritur Ilir Metën, i cili ndryshe nga ata të tri që mbajnë iso, është vetë një aktor i madh i kësaj lëvizjeje. Dy prej këtyre ministrave, janë aktorë të prishjes së parë të madhe të raporteve mes SHBA dhe Berishës, në vitet 1996-1997. 

Tritan Shehu ishte ministër i Jashtëm në krizën e viteve 1996 1997, ndërsa Arian Starovës i mbeti në dorë kjo krizë gjatë qeverisjes së përbashkët të krizës nën qeverinë e Bashkim Finos.

Aldo Bumçi nuk e mban mend as vetë pse ka qenë dhe kur ka qenë, por mban mend që e ka emëruar Sali Berisha dhe i është ende mirënjohës.

Ambasadorja Yuri Kim është bërë protagoniste e një maratone përkujtimesh të raporteve shqiptaro- amerikane në 100- vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe qëllimi i saj është të kujtojë ngjarjet që mbajnë të bashkuara të dy vendet.

Tri ish- ministrat e Jashtëm të Berishës, që në fakt janë sot njerëzit më të zemëruar me SHBA në Shqipëri, duhet ta kenë pasur të vështirë kur kanë marrë vendimin për të shkuar në pritje. Dilema nëse duhet të pyesnin apo jo Berishën, në këto raste dëshmon nivelin e përkushtimit dhe sakrificës që ata kanë për kauzën e Berishës.

Kjo dilemë i ka torturuar paksa, ndërsa vetë Berisha po përpiqet përmes personazheve të njëjtë, të organizojë dhe ai një përkujtimore “për vizitën e presidentit Bush në Shqipëri” javën që vjen.

Ai e do atë aktivitet si karshillëk ndaj aktiviteteve të ambasadores, ku ajo nuk e fton. Madje për ta çuar deri në fund këmbënguljen e tij për një foto me ambasadoren, e ka ftuar dhe atë në “vakinë” e tij.

Ndaj shkuarja e tri ambasadorëve të tij, mbështetës të “Foltores” kundër SHBA, në çdo situatë normale, është një gjest rutinë, që nuk ja vlen as për lajm. Por në Republikën e Paranojave që ka krijuar Sali Berisha brenda opozitës, ku vigjilenca ndaj atyre që bashkëpunojnë me SHBA konsiderohet tradhti e lartë, tri ministrat kanë bërë një akt guximi, që tregon se dhe ata, njësoj si Berisha, thjesht duan që dikush t’i përfillë nga SHBA.

Ilir Meta po ashtu e rrezatonte në fytyre këtë gëzim, ndërsa hyri i parë dhe gati ju hodh në qafë ambasadores Yuri Kim, ndaj të cilës ka bërë akuza paranojake deri për asgjësim në Malin me Gropa.

Dhe ndërsa ambasadorja filloi fjalën duke thëne se e quan veten “njeri me fat” që ka ardhur të shërbejë në Shqipëri, secili prej tyre nuk dinte ku të fshihte sytë dhe duart, duke menduar se "ai burri” po i shikon nga ekrani të lumtur para ambasadores dhe po turfullon.

Pastaj e mendojnë se i tërbuar ka kapur celularin dhe i ka çuar  mesazh me sms Kaç Islamit, duke i kërkuar të replikojë me ambasadoren dhe t’i thotë që “Ishte fat i Edi Ramës, jo i yti”.

Ideja se “Ai” e quan këtë lëvizje të qëllimshme për ta izoluar dhe nga njerëzit e tij besnikë, është ankthi i tyre i vetëm, edhe pse ambasadores kjo është gjëja e fundit që mund t’i shkojë në mendje.

E gjithë kjo skenë është një torturë e madhe për të tri ata që po linin Berishën në vetmin e tij, dhe vetë Berishën.  Do të ishte e tepërt të dyshonim, se ambasadorja Kim i kishte menduar gjithë ato mizaskena torturuese, të cilat nuk do të ishin të mundura, sikur të tri ish- ministrat “besëprerë” do të pyesnin Berishën, para se të shkonin aty.

Nëse do ta kishin pyetur, ne do kishim humbur sot atë skenë të sikletshme deri në torturë, me “tri ushtarë të Berishës në Ambasadë, pa llogaritur Metën”.

16 Komente

  1. A
    Aurel Plasari

    Hhahaa Tre vet ne nje varke pa llogaritur qenin. Roman i Jeromit. Meta qenka ne vend te qenit

    1. O
      O çmë shkrive

      Hahahahahahahahaha fix

    2. E
      Elisa-beth Spiropalikari von de Prren

      Pirdh Mërobazetari pirdh, as qentë e Peshtanit stë degjojne pordhet, qe plasin e slirohesh. Do tja shohesh tymin shpejt Kimetes.

      1. S
        Sok. Karaudhi

        Elisa- beth... Po ke e di ti që Merua pordhi? Vure hundën në vrimën e Meros e nuhate dhe u turllose për të shkruar karllëqe ????

      2. V
        Voskopojari

        Tre amerikanë në një fakultet (Pa llogaritur qenin) - Aurel Plasari, 1993. Boll me plagjatura Imer.

        1. K
          Kola

          O Mero TRE dhe jo TRI ! Numrori tre perdoret per gjinine mashkullore dhe numrori TRI perdoret per gjinine femnore. Pyet o Mero nji Gjuhtar dhe korrigjoju! Tre Ministra,tre Djelm,Tre burra dhe tri vajza,tri ministresha,tri gra etj etj.

          1. A
            Adrian

            Kol!!!! Tre eshte si per femra si per meshkuj. Tri eshte dialekt i jugut si per femra dhe per meshkuj. Kol shko mer ca klasa per gramatike.

            1. M
              Mësuesi i klasës së 4-t fillore

              Na çudite!!!

          2. T
            Taulant

            Fatkeqesisht Amerika po riciklon gjithe plehrat e politikes Shqiptare. Gjendja eshte e pashprese. Pa ndonje revolucion nuk largohen shkaterruesit e vendit.

            1. T
              Tropoja

              Fundi i nje horri hajdut dhe halabak. Asnjeri nga keta te Berishes nuk eshte ndonje fare malli, por askush prej tyre nuk eshte rrot kari ne nivelet e Sali bajges. Kesaj i thone te besh nje karrjere si horr dhe ta mbyllesh me turp, duke u perlyer me mutrat e tua. Krahasoje tani fundin e ketij moterqiri shpellar dhe hajdut, me figurat e ndritura te ketij kombi te se njejtes epoke?! Farudin Hoxha, Dritero Agolli, Kristo Frasheri, Arber Xhaferri, Petrit Radovicka, Ibrahim Rugova, Moikom Zeqo, Adem Jashari, Fehmi Agani, etj, etj qe e lane kete bote si Zoterinj e si heronj dhe i respekton historia dhe nje bote e tere.

              1. P
                Po Ekonomia or Rrote?

                Pankarta "Po Ekonomia e Rrote?" ne duart e nje amerikani nderkohe qe nje ish-President u fliste per Fondamentalizmat, ka bere xhiron e botes, e cilesuar si nje Kembane qe duhet ta shohin kush ka sy e ta degjojne kush ka veshe! (c'do perqasje me shkrimet e Mero Bazes pa kurrfare lidhje me gjendjen katastrofe ekonomike ne Shqiperi eshte jo vetem rastesi)

                1. p
                  pyetje nga publiku

                  O shoku Mero, po ate Lyl Bashen more ajo Ambasadore Yuri nuk e ka ftuar gje si ish-Minister i Jashtem qe nuk e llogarit zotrote, apo ja ka bo gje ftesen per te garazhet e Ambasades....

                  1. K
                    Konti i Montekristos

                    Eshte rimekembje per likeflori.Por Edhe paralajmerim per rithemelimin e ngriten me kembet te Saliut .Prisnin dhe shpresoni

                    1. L
                      Linguist

                      Tri gra, tre ministra! O Mero, bej nje kurs te gjuhes shqipeqe te kuptosh se gjinia e numuroreve pershtatet me ate te emrit.

                      1. A
                        Ali Senjefi

                        Po mire more Mero koqja,po si ka mundesi qe,sic e the edhe ti qe Berisha e paska ftuar Y.Kimin per pervjetorin e vizites te George W Bush,pse duhet t’i survejoje ato TRE te ftuarit n’ambasade. Te kane te rrjedhe trute MOJ Mero Bole.

                        1. n
                          nord.al

                          Qenke injorant o adr ian , ti se bashku me redaktorin e gazetes.

                          Lini një Përgjigje