Përse Berisha nuk beson më askënd që beson tek SHBA rrotull tij 

6 Qershor 2022, 20:09Editorial Mero Baze

Linçimi i Belind Këlliçit, në të vërtetë është e vetmja gjë e mirë që atij i ka ndodhur kohët e fundit. Si djalë i ri në politikë, ai ka nevojë të kuptojë që nëse nuk je në betejën tënde, do të jesh i tradhtuar. Dhe Belind Këlliçi është tani i linçuari i madh i Berishës, për shkak se nuk ishte në betejën e tij, por si maskë e Sali Berishës.

Maska, Sali Berishës i duhej derisa të bënte këtë që bëri, një parti paçavure, me në krye Flamur Nokën dhe një nip të tij nga Tropoja. As nën lumin Drin nuk pati besim të zbriste.

Edhe pse në dukje banale për shkak të personazheve që e përfaqësojnë, lufta brenda klaneve të “Foltores” së Sali Berishës, dhe miratimi në heshtje prej tij e linçimit të të rinjve të Forumit Rinor, ndërkohë që ai fliste për të drejtë vote, po vërteton jo vetëm arsyen përse i duhej Berishës shkatërrimi i PD dhe krijimi i një celule anti-amerikane, por edhe si i duhej ajo.

Të gjithë ata që besuan se Sali Berisha ishte duke luftuar me Lulzim Bashën, tani kanë shansin të shikojnë se nuk ka asgjë me Lulzim Bashën, por vetëm me SHBA dhe çdokënd që përpiqet të marrë seriozisht raportet e mira me të.

Mendoj se Këlliçit ju hoq viza, pikërisht pse ditën kur Berisha vendosi të bëjë zgjedhjet që të kurorëzohej kryetar, sajoi një udhëtim në SHBA, bashkë me disa shokë të vet, për të krijuar idenë se ai do të ishte poli që do të zbuste raportet e SHBA me grupimin e Berishës.

Duke mos votuar për Sali Berishën atë ditë në Tiranë dhe akoma më tepër, duke u shfaqur si “ëngjëlli mbrojtës” i tij për raportet e prishura me SHBA, ai në fakt krijoi paranojën e plotë se është aty për të pritur fundin e Berishës e për të vazhduar më tej.

Kjo realisht nuk është e vërtetë, por për Berishën është më shumë se sa e vërtetë, është makthi i jetës së tij. 

E gjithë beteja e tij kundër Partisë Demokratike, gjithë shkatërrimi i strukturave të saj, beteja fals me Lulzim Bashën dhe të tjerët, në fakt është pikërisht se ai nuk do që mes tij dhe SHBA të jetë dikush tjetër më i rëndësishëm.

Në mendjen e tij të sëmurë, ai do që SHBA ose t’i japë dorën atij, ose ajo që ai e quan parti e tij, të jetë repart taliban kundër SHBA.

Kjo është krye-arsyeja përse ndaj Belind Këlliçit nisën sulmet vulgare qyshkur ai ishte në SHBA, ndërsa në Tiranë votohej për Sali Berishën.

Berisha nuk ka ndërmend ta lërë të ardhmen e vet në dorë të dikujt që bisedon me SHBA fatin e tij dhe partisë së tij, pasi ai e di fundin. Çdokush që shkon në ato zyra merr vetëm një porosi, dhe vetëm kundër Sali Berishës.

Kjo do të jetë kështu sa të jetë gjallë fizikisht Sali Berisha.Dhe këtu ai nuk ka dilema, pasi është më i qartë se armiqtë e tij për atë që i ka ndodhur me SHBA.

Ndaj them se për Belind Këlliçin është lajm i mirë, pasi ndryshe nga Lulzim Basha, për të cilin spekullonin ta quanin “besëprerë”, pasi kishte shitur Berishën tek SHBA, Këlliçi është i “prerë në besë” nga Berisha, pse me naivitetin e një të riu, besoi Berishën që thoshte “nuk kemi gjë me SHBA” dhe “do të kemi raporte të mira me ta”.

Tani të gjithë janë të qartë që Berishës nuk i duhet PD, nuk i duhet as ndonjë betejë për pushtet, por thjeshtë të ketë fisin e tij rrotull në selinë e SHQUP dhe të ndjehet i sigurtë që nuk e tradhton njeri me SHBA.

Madje as Tritanit si ka zënë besë, se ja njeh huqin e vjetër, të “thikës pas shpine”. 

10 Komente

  1. Z
    ZHEJI KOKE PA LARI

    O Mero non grata eshte kaq i humbur sa i besone Kokpalarit ky kllune per te shpetuar koken dhe familjen kriminale eshte gati jo partine e derrave PD te shkateroje po gjithe vendin

    1. B
      Bardhyli nga Kosova

      KANAKARËT E EDVIN VUČIĆIT - HASHIM DANILLOVIČI DHE BATON STANIŠIĆI AMNISTUAN KRIMINELËT SERBË =========================================== Më në fund policia e Kosovës e ka arrestuar një serb për krime lufte. Pa dyshim që ky është një hap i rëndësishëm, jo thjesht për arrestimin e tij, por të një zyrtari policor. Por, e keqja e këtij akti është se e provon katërçipërisht mosveprimin institucional për ndjekjen e kriminelëve serbë. Pyetja e parë është, se si ishte e mundur që policia të mos e zbulonte se në Kosovë po hynte e po dilte vazhdimisht një kriminel serb?! Si është e mundur që asnjë institucion i sigurisë të mos e hetonte dhe zbulonte? Pra, si u bë që një kriminel për 23 vjet, hyri dhe doli sa herë që deshi dhe nuk u arrestua!? E para dilemë, përpos mosveprimit të pafalshëm, në shkelje të plotë ligjore, është se lihej i lirë një kriminel dhe që nëpërmjet tij mund të ishte kapur një zinxhirë kriminelësh serbë. Përtej kësaj, familjarët e viktimave, të mbijetuarit dhe të tjerët, mund të kishin ndier një satisfaksion, se më në fund ligji po i dënon edhe serbët kriminelë. Por, pse pas 23 vitesh ky arrestim, dhe dhjetëra të tjera, që janë kryer kohëve të fundit. Serbë të cilët e vizitonin Kosovën, në vitet e para të pasluftës, vinin me përcjellje të UNMIK-ut, në mënyrë që të shmangeshin arrestimet e të dyshuarve. Por, pas pavarësisë Kosovës, kur u shua misioni i UNMIK-ut, me përjashtim të zyrës në veri të vendit, është pyetja thelbësore se pse nuk u arrestua thuajse askush. Shqiptarët kanë kujtesë të fortë, sepse zakonisht nuk mbajnë shënime, dhe tregimin e tyre e reprodukojnë duke e ndarë me të tjerët. Kjo në aspektin, e mbamendjes së figurës, tonalitetit, veshjeve etj, krijon një qëndrueshmëri në kujtesë, e cila duhet të jetë sa me qartë në proceset gjyqësore. Derisa ukrainasit, duke pasur rreth 80 % të territorit nën kontroll, pasi i larguan forcat ruse nga Kievi dhe i dëbuan drejt lindjes, edhe pse janë në luftë, po vazhdojnë t’i arrestojnë dhe dënojnë ata ushtarë rus për të cilët ka prova se kanë kryer krime lufte. Në Kosovë, asnjëherë nuk ndodhi kjo. As që kishim mundësi, para se të çliroheshim. Por, bie në sy se ish-pushtetarët e pas Pavarësisë, kishin objektiva të tjera. Ata nuk donin t’ hynin fare arrestimeve. Se cili ka qenë motivi i politikave të tyre, tani për tani mund të supozohet. Objektivisht, fajtori kryesor mund të shihet dhe besohet se ishte Hashim Danillovič Thaçi. Ai e dinte apo dyshonte shumë, se pas një kohe do të përfundonte në burg në Hagë. Kështu që duket i logjikshëm hamendësimi, se duke dënuar serbët, duke i kërkuar të dyshuarit për krime, mund të ishte më i cenueshëm nga serbët, pasi në Hagë, po akuzohet ai dhe të tjerët për dyshimin se kanë ekzekutuar shqiptarë të pafajshëm gjatë dhe pssluftës. Një arsye tjetër për të besuar se Hashim Danillovič Thaçi ishte pengesa kryesore për arrestimin e serbëve është se ai pati bërë një përpjekje direkte për ta kaluar një ligj në Kuvend, me të cilin amnistoheshin krimet e serbëve në Kosovës. Por Kuvendi i Kosovës e pati hedhur poshtë Projektligjin për Amnistinë të qeverisë Thaçi në vitin 2013, pasi për kalimin e tij duheshin 2/3 e votave. Edhe disa deputetë të PDK-së nuk iu patën bindur Thaçit për votimin e një ligji të pamoralshëm dhe antishqiptar madje. Në emër të arritjes së pajtimit, ai synonte të krijonte një mbështetje për lirinë e vet, me shpresën se serbët do ta falnin dhe do t’i tërhiqnin akuzat ndaj tij. Një argument tjetër është se ai pati filluar një praktikë negative, jo pse takonte serbët, por vizitonte monumentet më fyese për shqiptarët. Argumenti i tretë është se pas dështimeve me ligjin, ai filloi një fushatë mediale, së cilës i printe Baton Stanišiči, i cili thoshte “se krimet janë vjetruar dhe duhet pajtim”. Një ide e marrë në aspektin ligjor, sepse krimet e tilla penale të luftës nuk vjetrohen kurrë, por edhe asnjëlloj vrasje. Apo si thotë fjala e urtë shqipe, “gjaku nuk humb” apo “gjaku nuk bëhet ujë”. Thirrjet e udbashit Baton Stanišiči nuk e kishin hallin tek marrëveshja, por se si ta shpëtonte kryeudbashin Hashim Danilloviči nga arrestimi prej gjykatës speciale. Dhe për të qenë e sigurt mosndjekja e Hashim Danillovič Thaçit ai e kërkonte, sigurisht në marrëveshje me të, faljen e krimeve, si pjesë të marrëveshjes ndështetërore dhe përfundimtare. “Marrëveshja Kosovë – Serbi duhet të përfshijë faljen e krimeve të luftës”, thoshte Baton Stanišiči, vetëm pak muaj para se të konfirmohej aktakuza për Hashim Danillovič Thaçin dhe të ndodhte arrestimi i tij. Tezën për përfshirje të amnistisë së dyanshme, Baton Stanišiči e kishte rimarrë nga vetë Presidenca e udbashit Hashim Danillovič Thaçi, e cila në vitin 2018 thoshte se ajo do të ishte pjesë e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Pra, atë që kishte dështuar Hashim Danillovič Thaçi ta bënte si kryeqen nëpërmjet një ligji, nga viti 2018 deri më 2020, tentonte ta bënte nëpërmjet një marrëveshjeje politike dhe propagandës mediale, që ia udhëhiqte Baton Stanišiči. Këto veprime të qeverisë dhe Presidencës Hashim Danillovič Thaçi, duhet të shpjegojnë se pse për 23 vjet endej nëpër Kosovë një kriminel serb, sikurse qindra apo mijëra të tjerë. Prandaj, kriminelët serbë sot mund të arrestohen, sepse nuk po ka më kush t’i mbrojë. Edhe Isa Mustafa për këtë rast mund t’i qortojë institucionet se nuk po i presin me lula kriminelët. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, krimineli serb është arrestuar për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1998-1999 në fshatin Gurakoc të Istogut. Identitetin e tij e ka zbuluar Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, sipas së cilës krimineli është 54 vjeçari Çasllav Jolliq. Është pikërisht kjo zyre që e ka konfirmuar se i arrestuari është banor i Serbisë, i cili për 23 vjet rregullisht kishte udhëtuar për në Kosovë dhe nuk ka pasur probleme. Ai nuk ka pasur probleme me udhëtimet, por ka probleme me të kaluarën e tij kriminale, me ligjet e Kosovës dhe ligjet ndërkombëtare, të cilat nuk është dashur t’i thyente kur ishte lufta. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

      1. M
        Mal Cori

        Koja nonën, Bardhyl. Kush ka luftua kundër shkaut, asht terrorist e marksist-leninist............ . Këtë na e ka thanë SRB (Sali Ram Berisha)......... E jo ma kot ky, ka furnizuar tanket e avionët e shkies me karburant. Për t'mirën e kosovarvet, për m'i vra e mi shitu, pse ishin shtu shumë...... E kshtu ju tha , mos shkoni bre, në Rambuje, pse atje do të vendoset çlirimi i Kosovës, nga NATO....... . Ja shife, doli fjala e SRB. Politikajt kosovar nuk dinë me qeverisë..... Dhe Rugova bani gabim shumë të madh. Që kur SRB-i kur ishte në pushtet, dhe arrestoi shumë kosovar, Adem Jashari, ju thoshte t'vetve:- Kujdes prej SRB, sepse ai asht njëjtë si shkau. Dhe Rugova prej ati viti, 1995, e derisa ka dek nuk pranoi ma me e taku SRB-in.....

        1. x
          xheJ. eN. Bi.

          O Bardhyl pi Kosove... Nuk e di pse të bëri përshtypje pse u arestua pas 23 vjetësh ?Po ne në Shqipëri kemi UDB-ashin Dr.Adhamudh Bërishën 32 vjet dhe nuk është arrestuar akoma dhe ai 9 vjet më pak se ky krimineli ynë u arrestua. Po kot nuk i thotë populli që" bëmë baba të të ngjaj".Nuk ke lën ves të keq pa i marë baba Saliut.Shpif për të gjithë kundërshtarët se ka budallenj që do ta bedojnë. ( Me qetësi ,me drejtësi ,me dashuri ,me buzëqeshje e hurin në byth mikut tim Bardhilit pi Kosove).

        2. N
          NjeQytetarOptimist

          Shkrim I kthjellet deri ne fund..

          1. M
            Ministria e KomshiKulturës

            Pirdh Mërobazetari pirdh nuk lirohesh. As brima qe hape nen bisht ste ndihmon dot..

            1. l
              lenci bira

              Bardhyl kosovovic per komentet qe shkruan qe askush nuk ti lexon, Ngelesh nje serb i perdhunuar familjarisht, turru nga kosova se ne shqiperi te qin ne kolektiv

              1. K
                Katunari

                Sa per Belindin e zi dhe thuthuq,eshte një super rK, qe se ka shokun.Do vetem leke,pretendonte budallai per kryetar bashkie per next ,ne Tirane.Po kush tw voton ty mor Belind esmeri?Tani ti rregullon Sala te gjitha dhe ti perplasu sa anej knej. Amon mos ik nga foltorja se te shkonte fort sidomos kur ishe ne mes te foltoristeve.Kulture e madhe.

                1. V
                  Vezhguesi dixhital

                  Nuk paskeni asnje info ju te Tema. Me vjen keq qe shkruani dhe nuk merrni info. Sali Berisha ekzekutoi politikisht te gjithe bashkepuntoret e tij te cilet mund te shiheshin potencialist si nr 2 ne PD. Pra pikerisht siç shihej Luli kur ai ishte Kryetar. Kete nuk e duron dot Saliu sepse e prene ne bese dhe nuk e lejon me. Per kete arsye vendosi nr 2 Flamur Noken, nje pervers pa karakter dhe lehtesisht i shantazhueshem. E gjitha u be per te krijuar idene e unit absolut duke varrosur perfundimisht çdo enderr per nje PD te hapur etj etj. Berisha e filloi kete duke larguar te gjithe ata qe mund te kishin tipare lidershipi apo te kishin pak karakter. Kete e filloi me njerezit qe i dolen ne krah te paret. Psh Tritan Shehu ishte nder 3 deputetet qe e shoqeruan me 9 Shtator ne Parlament dhe ai e la jashte kryesise madje e mundi ne gare perballe nje çilimiu per Sekretariat. Lisander Hoxha qe i doli ne mbrojtje qe me 19 Maj kur u shpall non grata nuk e gjeti emrin si kandidat ne asnje liste. Klevis Balliu me gjithe injorancen qe e karakterizon i dha foltores gjitheçka dhe mori mosmirenjohje nga Berisha. Çlirim Gjata doli me pak i votuar se nje kalama i FRPD ne garen per Kryesi dhe humbi edhe garen e dyte perballe Ivi Kaso. Arben Imami qe u thirr si nje viktime e besprerjes nga Basha u ther si kec ne garen per Kryesi dhe nuk mori dot vota as sa zonja Karo. Mund te vazhdoj me emra te tjere plot te cilet e plotesojne me fakte kete qe po shkruaj. Sali Berisha ua futi te gjithe atyre qe e mbrojten me zell dhe i dolen ne krah ne momentet me te veshtira te jetes se tij. Sali Berisha ka bere shume armiq brenda foltores te cilet nuk do e falin ate dhe do perballen me te qe pas zgjedhjeve te radhes. Ideja e njeshit dhe shume vendeve bosh nuk ka me kuptim ne PD pas gjithe kalvarit te humbjeve qe kjo force persoi nga Basha. Ne PD jane rrezuar mitet sociale dhe nuk mund te sillesh si lider lufte i 1997 ne 2022. Saliu i ka bere llogarite gabim dhe kete do e vertetojne aksionet politike dhe zgjedhjet e ardhshme lokale. Te gjithe ata qe i besuan dhe i preu ne bese pa asnje shkak jane deshmia se PD nuk vjen dot kurre ne pushtet dhe sigurisht qe debati per PD vetem sa eshte shtyre ne kohe. Foltorja nuk dha nje zgjidhje, por vetem sa hapi ca probleme te reja te cilat do rrezikojne edhe ekzistencen politike te kesaj force ne te ardhmen.

                  1. M
                    Miri

                    Ndonje fjale për zjarret we shkrumbuan Sazanin ke o shoku Mero? Apo nuk te leverdis te kritikosh Rilindjen?

                    Lini një Përgjigje