Socialistët kanë njoftuar se të premten në mbasdite do të mblidhen për emrin e presidentit të ri të propozuar tanimë nga shumica në pushtet, pas dështimit për t’u ulur në negociata me opozitën e përçarë, rreth një emri konsesual. Edi Rama ka bërë atë që bën gjithnjë më mirë në raste të tilla, duke e kyçur në mendjen e vet emrin e kandidatit të mundshëm, njësoj siç bën kur formon kabinetet e Qeverisë.
Edhe pse procesi i presidentit, pavarësisht se do të jetë me votat e socialistëve, është një proces që e tejkalon përgjegjësinë partiake, duket se ai nuk ka shumë dëshirë t’i çlirojë nga emocionet kandidatët e shumtë rrotull tij, që kanë bërë gati kostumet në pritje të ndonjë telefoni.
Por përtej vesit të kryeministrit rreth këtij procesi, meqë presidenti mbetet të zgjidhet nga shumica socialiste, profili i tij ka nevojë të përfaqësojë jo më socialistët, por disa nga kauzat e kësaj periudhe.
Kauza më e rëndësishme e Shqipërisë, për të cilën ka një mbështetje ndërkombëtare, është reforma në drejtësi. Si e tillë, ajo meriton një president që ta mbështesë atë.
Deri më sot, Shqipëria në mënyrë anormale, kauzën më të rëndësishme të saj, e kishte në konflikt me presidentin e Republikës, i cili ka pesë vjet që përpiqet ta minojë atë çdo ditë, në disa raste dhe duke shfytyruar solemnitetin e institucionit.
Jo të gjitha mangësitë e reformës në drejtësi kanë ardhur nga beteja kundër saj e Ilir Metës, por ama të gjitha betejat e Ilir Metës janë kundër saj. Dhe kjo duhet korrigjuar me profilin e një kandidati, që është mbështetës pa rezerva i kësaj reforme.
Kauza e dytë më e rëndësishme në Shqipëri, është beteja me atë pjesë të klasës politike që po dizajnohet nga SHBA dh partnerët perëndimorë si “non grata” dhe që po përpiqen të marrin peng të ardhmen e Shqipërisë, përmes mekanizmave politikë dhe lidhjeve me krimin e organizuar.
Presidenti i ri duhet të jetë dikush që duke u ngjitur në shkallët e Presidencës, t’ua bëj të qartë të gjithëve, se ai institucion nuk është më strehë as si vizitorë, e atyre që janë në atë listë dhe rrethit të tyre të influencës.
Shqipëria ka nevojë të demonstrojë tanimë një besnikëri institucionale ndaj SHBA dhe Bashkimit Europian në këtë pikë dhe jo të krijojë dy standarde, një standard politik që e mbështet dhe një standard institucional si presidenti në detyrë apo kryetari i një çete opozitare, që e sfidon.
Kauza e tretë e rëndësishme e presidentit të ri, është depolitizimi i atij institucioni. Prej vitit 2012, me të ndjerin Bujar Nishani e në vazhdim me Ilir Metën, ky institucion është bërë shtojcë banale e politikës së ditës. Ne kemi parë presidentë që zihen me roje godinash, apo roje parku nga Liqeni, për shkak të një nevojë të çetës opozitare të tyre dhe akoma më keq, presidentë që kanë tentuar të ndërhyjnë politikisht në sovranitetin e Parlamentit dhe vendimmarrjen e Qeverisë së votuar.
Edhe më e rëndë është kjo situatë kur tentojnë të bëjnë politikë të brendshme me tema të nxehta të politikës së jashtme, duke u kthyer në minë me sahat për vendin.
Presidenti i ri, që pritet ta mësojmë prej nesër e në vazhdim, duhet së paku të bëjë të ndjehen keq kundërshtarët e reformës në drejtësi, personat “non grata” dhe partizanët e përdorimit të institucionit të presidentit si seksion partie i Bllokut.
Dhe për ta bërë këtë, natyrisht që na duhet një emër që ka një integritet publik të njohur dhe të provuar përtej raporteve me shumicën në pushtet. Edi Rama është i lirë ta mbajë sekret deri nesër në mbrëmje, por nuk është aq i lirë të zhgënjejë shqiptarët pasi ta thotë.
Mire, mire, por nje kryeartikull duhet te botohet pa gabime drejtshkrimore! Shume gabime ne nje artikull kaq te shkurter! Kuptohet sot redaktoret nuk hyjne ne pune dhe nuk duhen, mbasi shefi i di te gjitha! Mire eshte te punesoni dike me kohe te pjesshme per te korregjuar gabimet ne drejtshkrim! Me shume resoekt!
Ti Malo mos vall je drejtor i shkollës së gomarëve që korigjon hartimet.
ZAGALI, ti e mbarove maturen tek kjo shkolla. Po diplomen per veshgjate ta dhane apo pagove?
Dmth e ditka vetëm Edi Rama! Po atëherë çfarë themi kot presidenti i Shqiptarëve. Ai është presidenti i Edi Ramës. Dhe thjeshtë do votohet se i urdhëron Rama (dhe për aq dritëshkurtër dhe te lidhur me interesa ekonomike kudo, s'dalin dot kundër.) Unë e shoh fatkeqësi, për faktin e vetëm që s'ka as zgjedhje, e as të zgjedhur. Këto janë emërime politike. Dhe ashtu siç thua Mero me Nishanin dhe Metën. (Që ishin presidenta të Saleh-ut dhe kukulla te atij dhe ai jua levizte fijet). Do të emërohet dikush tjetër njëlloj si ata. (Në kontekstin politik). Pra, asnjë progres dhe asgjë e re nga Shqipëria. Rroftë Edi Rama !!
Majlinda Bregu , Adrain Dovrani te dy kandidate te mire tani varet ke do pranoje Bardhyli nga kosova anal-isti i gazetes tema
Lëri kauzat Mero, kauzat janë për budallenjtë. Edi Rama nuk zgjedh kurrë një President mbi konsideratat që ti bënë fjalë, ai do bëjë zakonin, do zgjedh për president atë që i siguron jetëgjatësinë e pushtetit të tij, të tjerat për të janë përralla.
Mbetesh mjeshter Mero Baze
STOP PROJEKTIT SERBORUS "Botha e hapur" E VUČIĆ-RAMA =========================================== Ndërsa Edi Toptan Rama kundër Kosovës, Amerikës dhe NATO-s. Prandaj, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja urgjentisht, duhet stopuar këtë Projekt sllav antiamerikan dhe antievropianoperëndimor, mbase në mënyrë të rafinuar synon përzënien e Amerikës dhe të NATO-s jo vetëm nga Kosova dhe nga Shqipëria, por nga i gjithë Ballkani, me qëllim të militarizimit dhe të hegjemonizmit të Rusisë në tërë Ballkanin. Po Ballkanit Perëndimor, por jo “Ballkanit të Hapur” serbo-sllav, që ka për qëllim rusifikimin e Ballkanit, si dhe të zhdukjes së Kosovës së pavarur nga harta gjeografike e Ballkanit! Me një fjalë “Ballkani i Hapur” është “autostrada” më e hapur dhe më e arritshme e penetrimit dhe e dominimit të interesave politike, ekonomike, tregtare, diplomatike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe ushtarake të Federatës Ruse në Ballkan, mbase i garanton jo vetëm konfrontimin me SHBA-n dhe me NATO-n, por edhe dislokimin e anijes luftarake bërthamore në ujërat e Detit Adriatik të Malit të Zi (edhe pse ky shtet është anëtar i NATO-s). Kjo është parathënia dhe përfundimi i përmbajtjes së Projektit serbo-rus Edi Rama të “Ballkanit të Hapur”, jo kurrfarë normalizimi e as stabilizimi të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit qoftë politik , ekonomik a tregtar mes tri vendeve të vetizoluara nga BE-ja dhe nga “Ballkani Perëndimor” (Serbia, Shqipëria, Maqedonia Veriore) minus Kosovës, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi Si “Ballkani i Hapur”, si “Dialogu i Brukselit”, si “Plani 6-Pikësh” ( i miratuar edhe nga AP-ja e OKB-së ish-Ban ki Munit) janë ide, projekt dhe pjellë politike dhe diplomatike e serbomëdhenjve pasmilosheviqianë, të fabrikuara në Beograd, dhe për fat të keq, për turpin më të madh dhe, për shkak të injorancës politike dhe diplomatike të lidershipit të Kosovës, edhe sot pas pavarësimit të Kosovës, janë aktuale si në sfondin e politikës së brendshme, ashtu edhe në atë të politikës evropiane e ndërkombëtare, për shkak se Serbia së bashku me Rusinë dhe me Kinën e kanë bllokuar procesin e njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të KS-së së OKB-së (10 qershor 1999), e cila as de fakto e as de jure nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, edhe pse deri tani këtë e kanë njohur mbi “100 “ shtete-anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pa Amerikën nuk ka “Ballkan të Hapur”. Si Uashingtoni zyrtar, Brukseli (BE-ja) dhe NATO-ja, duhet t’u bëjnë me dije Vuçiqit, Ramës e Zaevit, duan integrimin brenda BE-së përmes “Ballkanit Perëndimor” apo kaosin në “Ballkanin e Hapur” të zonës së influencës së sferës së interesave gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të Rusisë në Ballkan (në veçanti në territoret e Shqipërisë Etnike). Ky farë “Ballkani i Hapur” me përmbajtje dhe me vizion krejtësisht serbo-rus Edi Rama për të rikolonziuar, destabilizuar dhe ricopëtuar Ballkanin (sidomos territoret etnike shqiptare, duke përfshirë edhe Kosovën) bie ndesh me agjendën strategjike të interimit dhe të bashkëpunimit të “Ballkanit Perëndimor” , të miratuar dhe të mbështetet nga BE-ja, NATO-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët duan “Ballkanin Perëndimor”, jo kurrfarë surrogati serbo-rusosllav lindor “Ballkani i Hapur”. Sepse shikuar historikisht, mjaft kemi qenë dhe kemi vuajtur me breza të tërë nën çizmen e hekurt të robërisë dhe të tiranisë së kolonializmit, të hegjemonizmit dhe të gjenocideve të serbo-sllavo-bizantine të carizmit dhe të komunizmit sovjetiko-jugosllav (1878-2021). Nuk duam aleancë me ata që na kanë pushtuar dhe, edhe sot sundojnë tokat tona dhe kanë shfarosur vëllezërit dhe motrat tona, duke mos i kursyer as fëmijët e as foshnjat e tyre (1878-2021). Më parë e duam vdekjen sesa hyrjen në aleancë me ata (domethënë me fashistët kriminelë barbarë serbë) që kanë masakruar, vrarë , na kanë dëbuar me gjenocid (jo më pak se 5 milionë shqiptarë) nga vatrat tona stërgjyshore. Ata, çetnike-fashistë serbë, që me tanke, me snajperë, me bajoneta e me zjarr masakruan mbi “11.800”, zhdukën mbi “ 1647” shqiptarë , si dhe dhunuan mbi “22000” gra e vajza shqiptare në Kosovë, kurrë nuk do të jenë miqtë e as aleatët tonë PA u penduar dhe pa kërkuar falje kolektive, pa dëmshpërblimin e reparacioneve të luftës, si dhe pa zbulimin e “1647” shqiptarëve, të cilët evidencohen si të zhdukur, gjatë agresionit luftarak dhe pushtues të Kosovës (1989-1999). Kosova është në aleancë dhe në partenrizëm me Amerikën, me NATO-n dhe me “Ballkanin Perëndimor”, çfarë i duhet “Ballkani i Hapur” i Serbisë dhe i Rusisë?! Ku na doli tradhtari Edi Rama më “mendjehollë” dhe më vizionar sesa shtetarët e Kroacisë, të Malit të Zi dhe dhe të Bosnjës Hercegovinës, të cilët me plot të drejtë nuk pranuan të jenë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, sepse janë të vetëdijshëm se inetesat e tyre nuk mund t’i realizojnë nën “kapuçin” e Serbisë së Madhe, e cila është shkaktarja kryesore e Luftës së Parë Botërore (1914), sepse nuk e donte, por e urrente dhe e konsideronte armike Evropën Perëndimore, duke qenë se synonte dhe ëndërronte bashkimin e të gjithë sllavëve të Evropës Juglindore me “nënën” Rusinë në krye. Njëherazi, në emër të këtij projekti të bashkimit të gjithë sllavëve në një shtet të vetëm danubian, “Dora e Zezë” e Apisit të Beogradit, edhe e pati organizuar atentatin terrorist të Gavrilo Principit , i cili vrau Franc Ferdinandin (trashëgimtarin e Fronit Austro-Hungarez) së bashku me gruan e tij në Sarajevë ( 28 qershor 1914 ), mbase ai me ide, me vizion, me agjendë dhe me program politik dhe diplomatik ishte evropianoperëndimor, duke qenë se me kohë kishte kuptuar se rreziku i Evropës Perëndimore vinte nga Rusia cariste dhe nga satelitët e saj sllavë, që shtriheshin kryesisht rreth Danubit. Gjithashtu, 76 vijet më pas, Serbia klero-fashist komuniste e Slobodan Milosheviqit shkatërroi edhe ish-RSFJ-në (1990-1999) , ngase zhvilloi 3 tri agresone dhe 3 gjenocide kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve në Kosovë, vetëm për t’u plaçkitur paratë, pasuritë dhe, për t’ua pushtuar tokat e tyre, me qëllim të RIZGJERIMIT të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe, themelet e së cilës datojnë nga vitit 1844, kur Ilija Garashani me “Naçertanijen” e vet ua “la amenet” doshlakëve nga Siberia dhe nga lumi Don, që t’i pushtojnë qoftë me mashtrime duke u hequr si “miq”, qoftë me luftëra, qoftë me agresione, qoftë me gjenocid territoret indigjene pellazgo-ilire të Shqiptarëve në Ballkan. Me mashtrime duke u hequr si “miq”, qoftë me luftëra, qoftë me agresione, qoftë me gjenocid territoret indigjene pellazgo-ilire të Shqiptarëve në Ballkan. Kosova as me Fusnotë* e as pa fusnotë* të UNMIK-ut, nuk duhet të aderojë në “Ballkanin e Hapur” serbo-rus Edi Rama. Sepse vendin e ka vetëm në Aleancën historike të përjetshme të SHBA-së dhe të NATO-s, ngaqë këto e kanë shpëtuar dhe pavarësuar nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale e Slobodon Milosheviqit (24 mars – 10 qershor 1999). Prandaj, lidershipi i Kosovës (pavarësisht nga tradhtia e Edi Ramës, që ka hyrë në një “thes” me mikun e tij, Aleksandër Vuçiq, vetëm për t’u fryrë si “kryekomandant paqësor” i të gjithë shqiptarëve në Ballkan) nuk duhet të mashtrohet nga Vuçiqi dhe nga Edi Rama që të hyjë në atëfarë “Ballkani të Hapur”, i cili, ndërkohë mund të bëhet edhe “varri i hapur” për pavarësinë dhe për sovranitetin e Republikës së Kosovës. Pra, hyrja e Kosovës në të ashtuquajturin “Ballkani i Hapur” do të jetë fatal, duke humbur pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror, ashtu sikur më 1989, kur Kosova, duke pranuar ndryshimet e Kushtetutës 1974, pati humbur statusin si krahinë autonome dhe njësi konstitucionale e RFJ-së, mbase disa akademikë jurist e përmes deklaratave të tyre në RTV e gënjyen popullin shqiptar, se me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974, “Kosova nuk do të humbiste asgjë” ! Mirëpo, ndodhi e kundërta, u zhduk Kushtetuta, u masakrua populli, u dogj shkrumb e hi Kosova, si rrjedhim i forcës pushtuese gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Prandaj, mos u mashtroni nga tradhtari Edi Rama dhe nga miku fashist i tij, Aleksandër Vuçiq, sepse “Ballkani i Hapur” nuk është “vizatuar” për t’i shpëtuar shqiptarët nga robëria ekonomike, politike, tregtare; nga papunësia (mbi 50%), nga varfëria (50%) si dhe nga eksodi sistematik i qindra mijëra shqiptarëve, por për t’i shfrytëzuar egërsisht dhe, për t’i penguar në zhvillimin dhe në përparimin e tyre në frymën e bashkëpunimit, të afrimit dhe të lidhjes së tyre ekonomiko-politike, tregtare, kulturore dhe ushtarake me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore. Sa më sipër, objektivi kryesor i “Ballkanit të Hapur” është zhbërja e Republikës së Kosovës. Kush nuk e kupton këtë “mesazh” antiperëndimor, antiamerikan dhe antishqiptar të “Ballkanit të Hapur”, do të përfundojë nën kthetrat e dikurshme të kolonializmit gjenocidal të Serbisë së Madhe (1878-2021). Prandaj, gabohen të gjithë “lojtarët” dhe partizanët e të ashtuquajturit “Ballkani i Hapur” të ideuar në “kuzhinën” politiko-propagandistike të strategëve dhe planerëve serbomëdhenj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në krye, që gënjejnë, mashtrojnë dhe manipulojnë opinionin publik se gjoja “Ballkani i Hapur” është “shpëtimi” i popujve të popujve të Ballkanit, posaçërisht i shqiptarëve, duke pwrshirw edhe Kosovën, të cilën Serbia me Kushtetutën në fuqi (2006), si dhe me Rezolutën 1244 të KS-së në fuqi (10 qershor 1999 – dhjetor 2021) nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran, por, ende e konsideorn dhe po e trajton si ish-koloni të saj (1912-1999). Atëherë, lind pyetja, kush është ajo "kafshë politike" e Aristotelit, që do t’i bënte një tradhti të tillë Kosovës shqiptare, ashtu siç ia bëri Edi Rama me disa “bishta” të tij serbofilë dhe rusofilë të Kosovës? Fundja, Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë londineze, “është çështje” e tij private e shtetërore, që ka hyrë në batakun e aleancës sllave serbo-ruse “Ballkani i Hapur”, si dhe çështje e tij private është sesa majshëm e me përkushtim i paguan “bishtat” filoserbë dhe filorusë të Kosovës, për ta detyruar lidershipin e saj, që (duke ushtruar trysni dhe fushatë politiko-propagandistike në masmediat shqiptare dhe të huaja) t’i bashkohet tradhtisë së Edi Ramës në “Ballkanin e Hapur”, POR këtë mashtrim dhe tradhti ndaj Kosovës, të cilën ende nuk e ka njohur OKB-ja si subjekt juridik ndërkombëtar (për shkak të kundërshtimit të Serbisë, të Rusisë dhe të Kinës, që intensivisht po lobojnë nëpër vende të ndryshme të botës, që mos ta njohin Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008) , asnjë lidership i Kosovës (as sot e as nesër) nuk duhet pranuar me asnjë çmim, mbase Kosova definitivisht, do të përfundonte në moçalin e dikurshëm kolonial dhe gjenocidal të Serbisë. Mirëpo, Edi Ramë tradhtarit “palla si ha” nëse Kosova do të përfundonte nën Serbi si koloni e dikurshme. Ky dëshiron të jetë “kryekomandant paqësor” i të gjithë shqiptarëve në Ballkan, gjithnjë duke ushqyer iluzione të shkreta, se për këtë tradhti ndaj Kosovës, një ditë të afërt Serbia do ta propozonte për “Çmimin Nobel” të paqes mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan. Kjo është ambicia e forcës centrifugale politike, propagandistike dhe diplomatike e akrobacioneve të tij brenda Aleancës serbo-sllave, duke u përqafuar me mikun e tij, Aleksandër Vuçiq, ngre dreka e shtro darka ceremonial miqësore në hotelet dhe në restorantet më të shtrenjta dhe më atraktive nacionale herë në Tiranë, herë në Elbasan e herë Durrës, dhe në ato serbe herë në Novi-Sad, herë në Beograd e herë në Nish. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)
Besoj qe Bsrdhmuti ptej...... Do zgjedhi .........BardhMutin
O Bardhuli nga Kosova,na rrofsh trapin.As që ja hody szt atij komenti paçavur që ke bërë.
Edi Rama bën prova të rrezikshme lidhur me integritetin e institucioneve duke vënë në krye të tyre (kur e ka ai në dorë) njerëz pa integritet. Kulmin e ka arritur me Ilir Metën, të cilit ia njihte shumë mirë të tëra veset e cenet, ndofta edhe krimrt, e megjithatë e paraqiti si zgjedhjen e tij më të mirë. Kthehuni në kohë dhe shikoni komentet e shumta kundërshtuese ku paraqiteshin edhe argumentet e ai s'mori parasysh asgjë. Ndyrësitë e asaj zgjedhjeje rënduan mbi Shqipërinë e shqiptarët. Ka shumë mundësi të veprojë po ashtu, thjesht për të treguar plotfuqishmërinë e pushtetit të tij dhe maninë për të ecur gjithmonë kundër rrymës, që me siguri e përjeton si trimëri.
Jo i ndjeri Bujar Nishani Mero por i dhjeri Bujar Mehmet Sali Berisha...
Bardhe shume llafe. Aqe shume sa nuk lexohet, do CA ore Pune me lexu dhe kuptu. Plus fantazit tuaja pa nje baze aresyetimi te shendosh, ne fund humbet kuptimin. Sepse cfare shkruan s'ka lidhje me temen. Te gjithe keto duken kot, pa ndikim dhe autori qe je ti Dallkauk!
Te shumte jane ata qe duhan ta kene te drejten ne krahe por te pakte jane ata qe duan te jene ne krah te saj. Dhe nje nder keta ne krah te saj po lakohet me te drejte si nje kanditature potenciale e goditur. Dua te ve ne vemendjen e socialisteve nje problem imediat teper delikat. Kufirin detar. Prandaj duhet nje juriste I spikatur qe njeh mire dhe te drejten publike nderkombetare dhe te vendosi piketat ligjore para se te shkohet ne ndarjen e detit. Presidentet shkojne e vine por ky qe do vije do mbaje nje bare te rende kombetare ne shume aspekte. Mos kenaqni orekset e opozites lesh arapi ne se doni te kini popullin ne krahe
Nje nga kandidatet qe po e perflasin per tu zgjedhur eshte Majlinda Bregu. Per mendimin tim eshte me shume se partiake. Per sa ishte me Saliun bente me keq se ai, cinike dhe megallomane. Kur mbeti pa gje filloi nga kritikat. Pra eshte hipokrite. Ne qofte se doni popullin me vete dhe nuk arrini te gjeni nje mbi palet me mire nje partiake nga Ps se sa nje partiake nga Pd.
Rrnofte Krimineli Berisha Populli e adhuron. Ay eshte e ardhmja... ...po poooo poooooo
Bukur.
"Edi Rama ka bërë atë që bën gjithnjë më mirë në raste të tilla, duke e kyçur në mendjen e vet emrin e kandidatit të mundshëm, njësoj siç bën kur formon kabinetet e Qeverisë". I nderuar Z. Mero baze e shkëputa këtë frazën tënde per te thënë se per rastin konkret nuk qëndron. Ja pse: Sot ne opinion te Fevziut u debatua per këtë problem dhe si gjithmonë "njeri i binte gozhdës e tjetri patkoit"(Fjale e urte e popullit tone) Nuk dua te bej Profetin por Z.Rama i afrohet Profetit. (Kujtoni parashikimin per Mr. Trump USA) Ai është Animagination person dhe kini per ta pare se çfarë do te ndodhe me dt.03 - 04 June. Ai ka ate "Kutinë magjike" dhe brenda saj ndodhet edhe emri i Presidentit te shtate qe i duhet Shqipërisë Kjo kuti nuk ka veton e Z.Edi Rama por ka votat e deputeteve qe kane votuar two weeks ago(Dy jave me pare. Kjo kuti është e kyçur dhe askush nuk di se kush kandidat do jete fituesi. Prandaj kjo është ajo "Kutia magic"",qe askush nuk e ka menduar përveç njeriut enigme dhe njeriu i surprizave sic është K. Ministri jone Z. Edi Rama. Askush politikan Albanes nuk ka një fantazi si ai. Bullshitsa ka sa te duash ne mediat Albanese. Ju përshëndes juve i nderuar Z.Mero e te gjithë bashkëkombësit e mi kudo qe jane. E.Dantes.On Friday 03,2022. USA.
Rendesi ka mos te na gjej ndonje si Meta e pastaj te ankohet per te.. Presidenti duhet te vij nga PS apo figure jo politike. Keto tentativat per te zgjedh dike qe perfaqeson te gjithe jane banalitet.
Le te zgjidhet kush te doje president,nese nuk ndryshohet Kushtetuta qe Rama e Berisha e ben pacavure ne vitin 2008,ai kukull do te jete se nuk ka asnje kompetence. Biles habitem pse lodhen kot e bejne kaq shume zhurme.
KY BARDH..ZIU NGA kOSOVA, VEÇ PO I DITKA TE GJITHA. KAQ SHUME I ERRESOHET VETEDIJA, KUR SHKRUAN PER KUNDERSHTARET E TIJ, OSE TE PAPELQYERIT, SA MENDEROSET KREJT. HAJT MORE HAJVAN, MOS HA M.T MA!
Ato kushte çfarë parashtrohen në kët editorial i plotëson vetëm ardian dovrani !.
Ke veshur brek sot apo si gjithmone pret qe ti ulin