Partia e Berishës dhe fjalimi i Edi Ramës janë historia e 32 viteve 

24 Maj 2022, 19:57Editorial Mero Baze

Ende jam i paqartë përse partia e Berishës i dha shansin dje Edi Ramës të mbajë në Parlament një nga fjalimet më të mira të jetës së tij politike rreth antikomunizmit dhe raportet me të, të dy partive politike kryesore, tredhjetë e dy vjet pas rrëzimit të tij. 

Është e pakuptueshme se pas një bilanci 32- vjeçar poshtërues  të partisë së Berishës, si kultivuese  e vlerave komuniste në vend, ai tenton të përdorë ende dështimet e tij si kalë si beteje. Dhe janë së paku pesë pika kryesore që formojnë identitetin e komunizmit shqiptar dhe që jetojnë sot si në një muze në partinë e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar, si nga regjimet më të izoluara të botës, kishte si dimension kryesor frymën anti-perëndimore dhe urrejtjen ndaj SHBA dhe Perëndimit në Shqipëri.

32 vite pas rrëzimit të komunizmit, ne kemi sot një parti politike që po hedh rrënjët e anti-amerikanizmit dhe po forcon retorikën anti-perëndimore në vend. Është partia e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar, si një regjim gjakatar autoritarist, kishte si dimension kryesor luftën brenda llojit dhe urrejtjen ndaj “armiqve” të brendshëm.

32 vite pas rënies së komunizmit, ajo që po ndodh në debatin e brendshëm në PD, është shëmbëlltyrë e urrejtjes ndaj armiqve të brendshëm, që tani quhen “besëprerë”, brenda një partie politike.

Kacafytja mes tyre dhe urrejtja që partia e Sali Berishës ngjall ndaj rivalëve brenda partisë, është një muzë real i komunizmit në Shqipëri.

Komunizmi shqiptar, si një regjim armik i zgjedhjeve të lira dhe konkurrencës politike, përfundonte votimet me 99 për qind për udhëheqësin e madh.

32 vite më pas, e vetmja parti që e ripërtërin këtë traditë dhe krenohet me të, është partia e Sali Berishës.

Komunizmi shqiptar, ishte armik i pronës private dhe urrejtës i kapitalit të madh. 

32 vite pas rrëzimit të tij, retorika e partisë së Sali Berishës, është një urrejtje ndaj investitorëve në vend, dhe akoma më keq, një shkatërrues i madh i rikthimit të pronës tek pronari.

Ai është ideator i zaptimit të tokave, rrethimit të periferive me të ardhur që zaptojnë, mbrojtës i kauzave të “nëna Lizës” dhe atyre që përveç tokave të zaptuara, duan dhe privilegje si zaptues.

Komunizmi shqiptar ishte një denigrues i madh i figurave të shquara të kombit shqiptar, që kanë hedhur themelet e shtetit, por që për arsye ideologjike nuk ishin komunistë. Ata u pushkatuan, ose denigruan si tradhtarë të kombit.

32 vite më pas, partia e Sali Berisha nuk bëri asnjë hap për rehabilitimin e tyre, përveçse disa figurave provinciale që i shkonin për shtat politikës së tij.

Disa prej figurave më të ndritura të kulturës shqiptare, si Eqerem Bej Vlora apo Mithat Frashëri, u nderuan nga Edi Rama.

Për ti fyer deri në gen, partia e Berishës ka bërë  akte dhe më poshtëruese, pasi ka përdorur pushtetin dhe fëmijët e tij  t’u marrë tokat e pasuritë e të bëjnë biznes me to, si në rastin e tokave në Vlorë e Sarandë, ose ka marrë pasardhës të degraduar të tyre dhe i përdor si dordolec për të fyer figurat e tyre, duke i quajtur politikanë. Kjo është një vrasje e dyfishtë e emrit të tyre dhe familjeve të tyre. 

32 vite pas rënies komunizmit, partiaa e Berishës është sot partia më anti-perëndimore në vend, partia pa garë demokratike, partia që trajton kundërshtarët si armiq dhe ngjall urrejtje për ta, partia që fyen trashëgiminë historike dhe materiale të së djathtës shqiptare dhe ngjall urrejtje për kapitalin. 

32 vite më pas, ai e ka kthyer partinë e dhjetorit 1990, në shëmbëlltyrë të partisë së Enver Hoxhës. Mirë ka bërë, se na duhej një parti komuniste, por nuk e kuptoj pse mërzit komunistët duke e quajtur dhe Edi Ramën “komunist” dhe i jep shansin të mbajë një fjalim si i djeshmi. Se kështu mund të humbasë dhe votën e komunistëve.

43 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    Degjova dje ne parlamente Alibeun mund te theme me bindje te plote qe eshte budalla . Te mos njohesh kundershtarin politike dhe te mendoshe per fitore vetem te Alibeu ndodhe . Te thoshe Edi Rama ka jetuar ne blloke qe nuk ka jetuar kurre nese sistemi nuk do kishte ndryshuar Rama sot do ishte ne burge politik dhe Berrisha antare i byrose politike .Te pergojoshe familjen dhe origjinen e Rames do te thote t' ja futesh vetes , jane njerez qe i kane dhene vendit qe nga piktori Zef Kolombi Shkodran te skluptori Kristaq Rama te hyshe ne debat me Ramen per antikomunizen qe eshte njeriu me antikomuniste i Shqiperise ehhhhh nuk ke cfare thua .

    1. O
      O ZOT

      Sakte , EDI RAMA KA QENE I PERSEKUTUAR “ Pse mos ta besojme kur e thone gazetat !!!

      1. A
        ANTIKOMUNIZMI ESHTE VIRTYT I MASKARENJVE DHE I BUD

        Kane 30 vjet qe ju rrejne e ju mashtrojne per periudhen me te lavdishme ne historine kombetare shqiptare (1945-1990). Perpara o TRUSHPELARE, te jeni te sigurte, cfare fluturon hahet... Fluturon fluturon ... gomariiiiiiiii

        1. I
          I Riu komunisti

          Partia Komuniste Shqiptare eshte ne aktivitet te plote, pavaresisht se ne rrjedha te qeta dhe te vogla. Per ne grupet e sotme politike te te gjitha llojeve, gjoja djathtiste apo majtiste, te ashtuquajtura demokratikiste apo socialiste, jane thjesht banda klanore qe kane thjesht interesa personale dhe grupore, por qe te gjitha jane vemje te shoqerise kapitaliste, ku vlera me e larte eshte paraja, ndersa njeriu eshte thjesht mjet shfrytezimi. Koha jone do vije shpejt, ne jemi te duruar dhe te ndershem ne idealet tona per nje shoqeri me te mire dhe me te drejte, per nje atdhe me te perparuar dhe me te begate. Ne nuk tutemi, nuk dorezohemi, nuk prapesohemi, nuk nxitohemi sepse jemi dialektike dhe te bindur se historia ka ciklet e saj, ulje ngritjet e saj, por e ardhmja i perket shoqerise se Re njerezore. Drejt saj vrapojne milionat e njerezve ne shekuj e shekuj, me sakrifica ta pafundme, qe nga Spartaku e deri sot, qe me perkushtimin e tyre e kane ndryshuar realitetin njerezor ne vazhdimesi dhe do vazhdojne ta bejne ne pafundesi.

          1. J
            Jon

            Mos harro bazen ushtarake Amerikane ne Kuçove… e harrove m’duket. Ju mund te jeni ne aktivitet por nuk duket se e rrun kush penisin per ju! Mbani foton e Berishes ne shtepi dhe putheni para dhe pas buke!!!

            1. T
              Tualet Palla

              Per bazen amerikane e ke fjalen o Jon ? Po le ta ndertojne dhe na e lene never, si ndodhi me talebanet. Njehere tju fishkellesh keta Blin blink Bide Arms marrin vrapin. Po ti ri I qetë e haj sufllaqen dhe pergji gruan kur ta pallon Tualeti

              1. I
                I Riu komunisti

                Konceptete tua per shoqerine njerezore jane si ato te majmunit per bananen. Ti nuk ke kuptuar as 1% te asaj qe kam thene une me siper.

              2. Z
                Zeqo Pilafi

                Vizitohu o shpirt, mos përto të shkosh tek një psikiatër! Ose për të ardhur mëndja në vënd, shko për vizitë në Kubë ose Korenë e Veriut. Nëse nuk ke të ardhura për t'i vizituar këto dy vënde, hyrë në You Tube, aty do të gjesh me dhjetra video që tregojnë gjendjen e vajtueshme ku i kanë çuar këto vënde revolucionarët komunist. Ka njohur plot eksperimente zhvillimi i shoqërisë njerëzore në shekuj, por rezultat më fatkeq se ai i prodhuar nga eksperimenti komunist, historia nuk njeh. Revolucionet sot kanë tjetër drejtim, atë shkencor. Nuk i solli komunizmi arritjet e paimagjinueshme të botës së sotme, i solli revolucioni shkencor. Hulumtimet tuaja drejt ideologjisë komuniste për një revansh të ri, ngjajnë si dy pika uji me zbulimet arkeologjike të antikitetit, por me një ndryshim esencial, arkeologët dhe studiuesit e historisë i bëjnë ato me qëllim për të ruajtur vlerat e shoqërisë njerëzore si objekte muzeale, kur ju komunistët doni t'i riktheni reliket e të shkuarës si mjet përparimi në kohët moderne. Servantesi në momentet e fundit të skicimit të jetës së personazhit të tij të famshëm Don Kishoti, vë në dukje se atij i erdhi mëndja në vënd dhe kuptoi marrëzinë me të cilën kish bashkëjetuar, kurse ju komunistëve duket nuk paska zot t'jua bjerë mëndjen në vënd.

                1. I
                  I Riu komunisti

                  U vizitova dhe me thane "ha pilaf se sherohesh"! Aty perfundimisht e kuptova se pilafistet jane te manget nga intelekti njerezor dhe e kane kuptueshmerine konceptuale te rangut 0.1%.

                  1. Z
                    Zeqo Pilafi

                    Qënke vizituar? Shumë mirë. Dhe këshillën për të ngrënë pilaf, kanë bërë gjënë e duhur që t'a kanë dhënë. Mos harro t'a zbatosh tre herë në ditë, mëngjes, drekë, darkë pilaf. Por ama më pas duhet shoqëruar pa tjetër me një pagure dhallë, nga ajo që fshatarët tanë kishin si ushqim bazë në kohën e komunizmit. Dhe shkruaj në murin e zyrës këto vargje të Omer Kahjamit: "Ah të kisha fuqi prej perëndie/ti jepja shkelmin kësaj gjithësie/dhe të krreja një tjetër botë/ku të kish çdo plotësim dëshire dhe lirie." Këto vargje ti rekomandoj ngaqë je i ri, sepse ashtu si ty edhe ne kur ishim të rinjë ëndërronin. Kur të vesh në moshën time, atëhere ti vetë do i fshish dhe për leitmotiv do të kesh përsëri vargjet e Omer Kahjamit të cilat thonë:"Ç'të duhet se nga rrodhi bota/ gëzo të tashmen, lërë belatë e kota." Por atëhere do të jetë vonë dhe nuk do kesh më kohë për të gëzuar jetën. Dhe pilaf, shpirt, sa më shumë pilaf, por mos harro, edhe një pagure me e dhallë.

                    1. I
                      I Riu komunisti

                      Sado pilaf qe te ha une, me thane qe eshte nje Pilaf Pilafi, nje Zeqo poshte thanes, qe shihte lart thanes e dic kerkonte! S'ka lene pilaf e corbe pa ngrene me thane, madje edhe ate qe s'thuhet e ka ngrene ky Zequa i Madh! Eeeeh kohe te medha, per njerez te medhenj te pilafit. Pastaj i fuste nje gote vere nga pas, bashke me Omerin e lagjes, puthte cupa e i kendonte pleqerise. Pirdh Zeqo pirdh, bota eshte e jotja!

                      1. Z
                        Zeqo Pilafi

                        Nga ato që shkruan, marrë vesh, se të paska shteruar shpejtë "kuptueshmëria konceptuale". A të pjerdhça trutë or ti "I t'iu komunist"!

            2. D
              Drejtësia

              "32 vite më pas, ai e ka kthyer partinë e dhjetorit 1990, në shëmbëlltyrë të partisë së Enver Hoxhës." - thotë Mero. Jo, zoti Mero. Thuajeni siç eshte, e zeza mbi te bardhe: "32 vite më pas, partia e dhjetorit 1990, mbeti po ajo, parti antidemokratike qe grumbulloi rreth vetes vrasesit, hajdutet, bordelleritë, te cilët i bejne ligjin kesaj partie."

              1. N
                Një qytetar

                E çuditëshme, si janë mbledhur kështu "...vrasësit,hajdutët,bordelleritë, të cilët i bëjnë ligjin kësaj partie.", thoni ju shoku "Drejtësia". Edhe unë, ashtu si ju, mendoj, se si është e mundur të mos gjendet një, o po një i vetëm të ketë këto cilësi brënda radhëve të PS? Ku qëndron vallë sekreti që si PPSH-ja, e cila pasi kapërceu ylberin u transformua në PS, të dyja, pra, si e ëma dhe e bija kanë aftësinë e paimagjinueshme që jo vetëm të mos zërë vënd ligësia brënda radhëve të tyre, por të mos gabojnë kurrë dhe për asgjë.

                1. o
                  opa opa

                  Ja na e thuaj ti o Katunar i qytetarizuar ...

                  1. N
                    Një qytetar

                    Meqë e dashke, ja po t'a them unë shkurt; ju jeni armiq të betuar të së ligës, por vetëm kur e bëjnë të tjerët, sepse kur e bëni vetë, kjo nuk quhet e ligë. Ju jeni edukuar me urrejtjen e njeriut për njerinë dhe kjo ju ka bërë që kurrë të mos e shikoni dhe luftoni të keqen tek vehtja por vetëm tek tjetri. Por të paktën të vinit në jetë porosinë e udhëheqësit tuaj shpirtëror, i cili thosh se " çdo njeri duhet t'a shohë VEHTEN si në pasqyrë dhe të bëjë çdo përpjekje për t'a zbuluar dhe luftuar të keqen në radhë të parë tek vehtja, pastaj tek tjetri." Tani tek dy partitë kryesore ka mbetur vetëm llumi, ndaj vazhdon me kaq konseguencë urrejtja për njëri tjetrin. Dhe kur ky llum merr përsipër të drejtoj jetën shoqërore e politike të vendit, fatkeqësia jonë shkonë në kufij alarmant.

                    1. o
                      opa opa

                      Ti je fatkeqesia e vetvetes o qyteKar! Mos e shiko kurre vetveten, se ku i dihet se c'ben me te ...

              2. N
                NjeQytetarOptimist

                Dje Rama mbajti fjalimin me te bukur dhe te fundit besoj per komunizmin. I futi ne nje cep ata qe e ftuan dhe i futi drurin. I nxorri zbuluar dhe i demaskoj se c'fare kane bere kunder komunizmit dhe c'fare bejne. Edhe komuniste gerdallat qe kane mbetur, me kete shanc, Rama i futi ne xhept.. Jane te papjekur dhe karagjoze.. Alizoti, shko pi kafen per qejfin tend ti vella se e ke te paguar nga taksapaguesit shqiptare.. Kuptova dje se Partia Demokratike ka marre fund dhe s'ka c'fare te kontruboj me ne politike.

                1. m
                  mirel

                  Sakte fare.

                  1. P
                    PeDe-ja e Salih-ut

                    Në fakt dihet botërisht që PeDe-ja ka qenë sajesë dhe SHPK e Salehut. Një varg popullor thotë: Olimbi të keqen nëna/ Ti e ke të keqen brenda... Kështu që edhe ata brenda e kanë (në të gjitha kuptimet). Dhe gjëja më e shëmtuar është komunisti (Saleh) që hiqet si antikomunist. Por për dreq edhe nga ana tjetër kemi një që ka zaptuar të majtën kur dhe vetë e ka fillu me të djathtën. E kam për Edin, që vetëm i majtë nuk është, me ato që thotë, vepron dhe bën. Qoftë dhe në aspektin e look-ut. Thjesht i duhej një tagër uzurpues/ pasurues për vete dhe klanin. Ka spostime në politikë pak më djathtas, ose për qendër ose majtas... Por ekstreme nga i djathtë në të majtë ose anasjelltas. Të tilla "pirueta" politike (boshe) i gjen vetëm në AL. Kjo tregon se demokratizimi i vendit është ende vite larg dhe çdo gjë është kooperturë fallco dhe e sajuar. Kështu që ti mbani dhe ti hani Gëzuar... (sharlatanët politik, mashtrues, hipokritë Saleh, Like, Ed, Medih, Mona etj)...

                    1. K
                      KH

                      @PeDe-ja e Salih-mut. Me pelqen kur thua: Një varg popullor thotë: Olimbi të keqen nëna?Ti e ke të keqen brenda. Na laberit themi: O Balo te hengert tenja /se e ke te keqen brenda. Balua ishte qeni i cobanit dhe u semur...Cobani beri gjithcka, por kur e pa qe qeni nuk kish shpetim, beri elegjine e mesiperme. Ne thelb krahasimi i Saliut me nje qen eshte me e goditur se krahasimi me Olimbine. E vetmja gje qe ketu nuk shkon eshte se Balua ishte qen besnik i cobanit, kurse Saliu eshte qen besnik i Serbit. Nga ana tjeter nuk do shkonte qe Saliu te ishte nje qen i vetmuar i serbit. Me e goditur do ishte qe aty midis vargjeve te shkruheq edhe pergjithesimi "qen e bir qeni". Bile edhe ketu mungon shprehja qe "je nje qen qe polle nje kope te tere me qene"....

                    2. F
                      Fjala

                      Shkrimi nuk eshte shume i goditur si heret e tjera veç asaj qe Rames nuk i mungon asnjehere. Ata jane si minj para Edi Rames, por jo minj hambari me miser hibrid te verdhe nga ai qe kultivonte Jozefina me Hysen Laçej, por minj haleje. Komunizmin e jetuam dhe eshte larg komunizmit te Sali Berishes, ne qoftese do ta quajme komunizem dhe jo tribal-fashizem kete te birit te Sheqeres qe na e poftisi ne prag.O Mero, rron me ai Arben Kraja?! Po SPAK e BKH egziston me?! Po avokat qafederra qe pine gjakun e qytetareve ne bashkepunim me kete bashkepuntoret e krimit te drejtesise, jane apo i zuri lia e majmunit?! Qe te livadhis keshtu i biri Sheqeres , kjo eshte vdekje mbi vdekje dhe dikush do te pergjigjet . Arben Kraja , lexova diku se kerkon mbrojtje te perfocuar. Ja çoj une: arresto sonte Sali Kermen dhe neser ke 80% te popullit shqiptar qe te mbron, ndryshe kusuret do te bien mbi ty.

                      1. L
                        Lugu gjat

                        Jo Mero djali, krahasimet e tua per fat te keq nuk qendrojne. Ke vene ne pershore vleren dhe antivleren dhe si per cudi na i nxjer koke ne koke, Jo. Bastardi i Tropojes eshte vite drite larg nga Diktatori Gjirokastrit e dhimshme por e vertete. Apo jo Mero djali

                        1. G
                          Grand

                          Rama eshte I lexuar! Ai Ndoshta I pati pas vitit 90 ishte me radikali kunder sistemit komunist. Si I tille ne ambientet intelektuale ishte I njohur. Vete PD por edhe socialistet kushin shume frike nga Edi radikal. Sa shpesh ne vite e para pas 90 e quanin " fashist". Por Jo! Ne heshtje Edi lexoi mjafte mire! Nuk eshte zografi apo piktori I deshtuar qe thote Berisha. Ndoshta kjo eshte nje nga gafat e S. Berishs qe per gjoja eleminim te kundershtari u ve nofka ose I pergojon apo merrett me jeten personale dhe familjare. Psh nxjerrja nudo e Rams I shtoi vota dhe demtoi ne menyre te pandeqeshme PD. S. Berisha dhe PD u vu ne dyshim si nje organizim politike qe duke mo's pasur vizion, merresh me k.qet ligjore te Rams ne nje plazh nudo. Por Berisha nuk kuptoi se Rama ishte rritur mjafte mire intelektualusht, ishte bere nje analiste dhe gazetar si dhe kishte ndertuar nje raport mjafte pozitiv me te perndjekurit politike puro. Sot kjo eshte nje dekorate per E. Ramen. Pertej perfoljes, Rama ne qeverisjen e tij nuk ka skandale te tipit 97, te Gerdecit, te 21 Janarin qe kane shkaktuar mijra te vrare. Jo ! Mund te kete Ndoshta problem te nature's korruptive por ende te pa provuara ne opinion publik. Nongrata e Amerikes dhe pakujdesia e familjareve e te Berishs per tu pasuruar duke perdorur pozicionit e tij ne qeverisjen dhe politike ka krijuar bindjen e nje familjet te korruptuar totaled we duhet ndeshkuar. Pa permendur abuzomin e Berishs me terms te demokracise, te ceshtjes se Kosovs, te dhpetdorit te mardhenie e me nderkombetarey,etj. Eshte koha te paguaj. Intrigen e tij me Rithelim, me histori Sorosi dhe trajtim personal te Blinken nuk I beson kush ( pervec pijaneceve dhe primitive naiv Ndoshta iluziv apo qe kerkojne te kaluaren per te bere pershesh). Shiko I se c' ndodh, edhe sikur Sala te legalizohet ne kuader te gjykimit te Apelit, Ai eshte paralajmeruan edhe nga Rama se nuk do te kete mardhenie me kete parti me udheheqes Non grata. Dhe Rama Po e zbaton qe keto dite. Me pertej Rama ka rezultuar I suksesshem ne politiken e jashtme, aktialushte aleat me USA ne KS te OKB, me mardhenie te Mira me Gjermanin dhe me nje qendrimi serioz dhe dinjitoze me vendet e Rajonit dhe me tej. Perballimi me sukses I Termtit te 19 dhe pandemise ne menyre te padukshme e kane rritur me tej autoritetin e tij politike. Pavaresisht c'thuhet, Ai tashme Po tregohet edhe mbeshtetes Radikali I Reformes. Kuptoj qe Berisha nuk mund te vijoj te luftoj kunder Rams me gomarrlle te tilla si " zografi, apo piktori I deshtuar, etj. Ai tashme eshte nje politikane I plotesuar. Nenvleftesimi I ketij fakti shkakton deshtim. Dje ne parlament, bije dakort qe ishte nje nder fjalimet e sofistista dhe brilante te tij ku ai evidentoi vehten dhe mbrojti me dinjitet vlerat e Familjes se tij. Ndoshta I ktheu edhe nje here vleren te atit, duke na kujtiar nje Kristaq te Madh skulptor dhe patriot, Po edhe te paraardhesve te tij. Dhe ishte i besueshem. Enkelejd por edhe Berisha e Kane te veshtire te bejne nje fjal te tille.

                          1. D
                            Doktori

                            Mos e perdhosni Komunizmin dhe idealet komuniste ,me bemat e Saliut qe eshte nje bastard i komunizmit! Ai ndofta duket sikur perdor metoda komuniste por ato jane ne dukje! Parimin "Te gjithe per nje dhe nje per te gjithe " e ka prere gjysmen dhe ka mbajtur pjesen "Te gjithe per nje!!"Ai ka perdorur qysh ne fillimin politik te tij vetem mizorite vrasese te komunizmit,ndersa per Shqiperine ,per trasformimin e vendit nuk mendoi asnje dite te vetme : E trasformoi duke shkatrruar gjithcka qe populli kishte ngritur me djerse dhe me gjak per 50 vjet! Ai bile i thote Amerikes: Me gjeni fakte qe une kam punuar kundra interesave kombetare!!!

                            1. r
                              raul

                              Artikulli yt o Mero djali eshte exelent ashtu si fjalimi i djeshem e legjendarit Edi Rama qe e beri grupin e Foltores se Vicidolit te futet poshte tavolina se e vuri me shpatulla prej muri Turimorr Alikotin e grupin e tij.Po duket o Mero se kush ka mbetur me Vicidolin : Klevis krrici i faros me 2 gishts lart duke bere garipin mbi furgonin e policise, Muli horri kryevagabondi i pdse qe dogji deren e kryeministrise me molotov me naziskinet e Mamurrasit, Sahit dollap hajduti qe shiti cez. tek ceket dhe bleu linjen e tragetit ne Fierze, Sheiku i Gjirokastres Tritan prasi, Strazua me patllake, Paloqja gangster i lindur, Plaku i pjerdhur Spaho, Vokshi gerdalla shpifarake e lindur. Kjo bande qe perkrah cdo veprim te zaptuesve te tokave si Liza shpellarja mendon se mund te terheqe elektorat me keta mjerane pushtues tokash. Shikojeni kur te dale sonte ne deklarate Klevis krrici i faros e te thote se dhe dhunen e huliganeve Hollandeze dhe Italiane e ka organizuar Edi Rama. Aq te cmendur jane grupi i Foltores , gjithe diten ne cdo 3 fjale qe nxjerrin nga goja njera eshte Edi Rama. Jane ne mjerim te madh nga braktisja e madhe qe i beri Europa Vicidolit duke e lene te dhjere para perkrahesve te vet dhe pa asnje shans per te ardhur ne pushtet dhe per 12 vjet.

                              1. F
                                Fjala

                                Grand, koment perfekt dhe realist; Mero vetem sa na kujton se ç'duhet te themi: u faleminderit te dyve!

                                1. E
                                  Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                                  Pirdh Mero pirdh se nuk lirohesh perfundimisht. Te plas brenda. Komunizmi është një fe agresive e llojit te Edvinit dhe Merobazetareve. Komunizmi është logjika përfundimtare e dehumanizimit të njeriut. Dëshpërimi është tipik për ata që nuk i kuptojnë shkaqet e së keqes, nuk shohin rrugëdalje apo dhe janë të "paaftë" për ta luftuar. Qe Edvini do behej "kryeminister" pa PPSH-ne kjo eshte e qarte - me ato gram tru qe ka dhe me kartelen psikopatike distinkte, punonjes pararoje dhe ndihmes bojaxhi tek pavioni 17 do ishte. Ah po do te ishte edhe pacient i Salehut

                                  1. i
                                    i cudituri

                                    Ti me siguri o ANALFABET FUNKSIONAL, as se cfare do te thote fjala "komunizem" nuk di ...

                                    1. E
                                      Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                                      Njerëzit normale flasin sepse kanë diçka për të thënë; budallenjtë e cuditur, sepse duhet të thonë diçka. Ti i cudituri mire qe je budalla ripjelles por ti abuzon extremisht me kete "talent", sepse budallai i di te gjitha. Ska faj jot shoqe qe hap kembet edhe kur ngjit shkallet.

                                      1. i
                                        i cudituri

                                        Analfabet funksional, leri vicklat si kucke rrugesh, po na thuaj cdo te thote fjala "komunizem".

                                  2. A
                                    Alfred

                                    E paske komentuar me laps e leter fjalimin programatik te shokut Edi! Mirepo, meqe ti Mero vuan nga nje forme e vecante(dhe e rralle) daltonizmi, kjo cfare ke gatuar eshte nje corbe pa shije! Mund te flasesh si te kesh qejf per Sali Berishen. Por eshte jo korrekte,ne raport me historine ta identifikosh me PD-ne! Bilanci I Berishes dhe bilanci I PD-se nuk jane e njejta gje! Eshte teme e gjate, e gjere dhe e thelle kjo per t'u shtjelluar.Perdor "antenen jashte familjes" dhe qartesohesh. Partia me anti-perendimore PD?! Ne krahasim apo kontrast me ke? Me sektin rilindist? Edi Rama nuk eshte ne krye te nje partie! E ka bere te qarte per shqiptaret, te madh e te vogel, kur deklaroi qe ne krye,qe ne start se " koha e telenovelave ne PS ka mbaruar" dhe me tjetren" ...nuk keni pare gje akoma..". Shihe edhe nje here kete ceshtje, Mero djali! ...

                                    1. P
                                      Pa emer

                                      I dashur Alfred: Pyetja qe une te bej eshte se cila eshte PD-ja? Me sa di une, PD eshte ndare ne 3 PD. Pyetja tjeter qe te bej eshte se kush e krijoji PD? Ishte Ramiz Alia qe neTrieste, ne takim me Saliun dhe Fatos Nanon ndau detyrat per te shpetuar koken e komunisteve kriminele. Fatos Nanon, kete kurvar dhe hajdut me damke e vuri ne krye te komunisteve dhe Sali Berishen, kete komunis ortodoks e vuri ne krye te demokrateve. E beri kete me djallezi per te shpetuar koken, ne kohen kur pamjet e Causheskut ishin akoma te gjalla ne syte tane... Ne u genjyem! Midis atyre qe u genjyen ishin te persekutuarit dhe demokratet e vertete, sic ishja dhe une. Per arsye te origjines time krahinore, une e kuptova shpejt kete muteri te Ramiz Alise dhe u distancova nga PD. Me vone pasi Saliu e mbushi Tiranen dhe jugun me "maloke", une u bera kundershtare i ideollogjise se "Tokes se Xanum". Jo se une ishja dikush, por nuk pranoja te ishja budalla dhe dalengadale kuptova qe Sali Berisha ishte nje vampir komunist. Nga ana tjeter pashe qe hajduti tjeter fatos Nano ishte i mencur sepse sa doli nga burgu, mori parate dhe vazhdon ti gezoje, ne kundershtim me Sali trapin qe nuk shkulet nga "istikami" antishqiptar. Venia e Rames ne krye te PS ishte "mencuri" apo "djallezi" e socialisteve(komunisteve). Ata moren nga rruga nje liberal ortodoks deri ne nudizem dhe e vune ne krye te tyre per te shpetuar koken. Saliu me puture maloku u dhje ne breke nga ky "karagjoz'",qe nuk mbante breke fare... Historia dihet... Ajo qe dua te them eshte se Levizja Demokratike ne Shqiperi nuk ka te beje shume me PD. Ne levezijen demokratike ishja dhe une qe u distancova perfundimisht, sapo Saliu persekutoi Jugun...Per inerci, ne PD vazhdojne te militojne vertyete njerez me ide demokratike dhe iluministe. Militojne vertete njerez qe i duan te miren atdheut tone dhe demokracise. Sidomos ne te militojne iluzioniste...etj... Ne kushtet qe Amerika e shpalli Saliun armik te saj dhe te demokracise, me keqardhje po te pyes ty : Cila eshte PD? Eshte ajo qe ndjek Saliun? Ku doni ta coni Shqiperine? Mos doni ta coni ne sketerre? Valle nuk dini qe Amerika eshte nena dhe babai jone? Eshte krijuese jo vetem e Shqiperise por edhe e Kosoves. Vertet qe ajo i ben per interesat e veta, por pyetja qe une te beje eshte se cte keqe ka qe neve dhe Amerikes na puqen interesat. Cfare partie eshte ajo qe eshte kunder Amerikes?! Prandaj i dashur Alfred. sot dhe jo neser kerkohet distancim nga Sali Berisha, komunist 24 karad ne edukate, por distancim edhe nga PD nqs ajo bie ne duar e Saliut. Kjo sot eshte detyre patriotike. E djathta e vertete duhet te kete partine e vertete te djathte...Kjo eshte shpetimi per demokracine dhe Shqiperine... Bythjashti Rama lulezon pikerisht nga muteria Sali Berisha!

                                    2. e
                                      e verteta nuk humb kurre

                                      Edi Rama eshte ne krye te Partise SOCIALISTE, emernderruar nga Partia e PUNES ne Qershor te 1991, e themeluar ne 8 Nentor 1941 si Partia KOMUNISTE nga Dushan Mugoshe e Miladin Popovic. Kush kercen perpjete nga kjo e vertete le te shohe dhe Gazeten e sotme te Partise Rames, eshte aajo qe ka patur edhe Partia-meme, ajo KOMUNISTE pra, ZERI I POPULLIT !

                                      1. E
                                        E verteta dhemb, por sheron

                                        Partine Komuniste Shqiptare e ka themeluar shkodrani Zef Mala ne 1930. Partia e 8 nentorit 1941 ishte bashkim i grupeve (partive) komuniste shqiptare ekzistenciale, ku asnje jugosllav nuk ka patur as rolin me te vogel. Por ju SERBET e Shqiperise jeni shume te perkushtuar ti jepni vlera vetes dhe te perpiqeni te thoni se historine shqiptare e kane bere jugosllavet. Por kurre mos harroni : ishin komunistet shqiptare qe jua thyen dhembet me rrenje e me dege, aq fort, sa edhe sot kur flisni ju dalin fjalet si pordha neper breke. Kuptove o koktrash serb?

                                        1. e
                                          e verteta vonon por nuk harron

                                          Serb the?? Po syte ne bythe i ke zotrote qe nuk e sheh Zdapin Rama aty poshte tavolines se Vucicit ku rri si kone? Sa per ate, Partine Komuniste, leri ato dokrra me Zef te 1930 por mba veth ne vesh se ate Parti Komuniste ta kane krijuar Dushan Mugosha e Miladin Popovici ne 8 Nentor 1941 dhe Enverin e zgjodhen kryetar te saj. Dhe lexo ca ate ZERI I POPULLIT se e ke fiks ate qe ka pas Enveri para 80 vitesh.

                                          1. E
                                            E verteta dhemb, por sheron

                                            Serb injorant dhe analfabet, perpara se te thuash dicka per nje teme do besh mire te kesh marre te pakten informacionin minimal. Pastaj mund te besh vleresimin sipas qejfit. Ceshtja eshte se ti o SERB, as shkollen fillore nuk ke mbaruar per keto pune. Ti je nje kokerr gomari qe ke lexuar ca artikuj gazetareske nga halabakeria jone politiko-historike dhe kujton se ke zbuluar gjithesine. O kokbosh, duhet te kuptosh se propoganda nga e verteta eshte shume larg. Shko lexo dhe informohu, pastaj fol. Se per qejf e tifozllek, nuk i plas kujt se cfare thoni dhe deshironi ju serbet shqipfoles! Nje gje po te them dhe mbaje mend e rrotulloje perjete ne ate trurin tend te peshkut : historiografia zyrtare serbe thote se Partine Komuniste Shqiptare e formuan jugosllavet! Interesant, edhe ju serbet shqipfoles po te njejten gje thoni!!! Te fala serbes ...

                                            1. e
                                              e verteta vonon por nuk harron

                                              Te falat e tua ja dergova me e-mail asaj serbes, Linda Rames pra. Partine Komuniste ne 8 nentor 1941, me tej emernderruar ne PPSH e sot PSSH ta kane krijuar Dushan Mugosha e Miladin Popovici! Hidhu perpjete e bjer poshte, kete fakt nuk e mohon dot se perpos tjerave ta ka lene edhe Enveri ne shenimet e tij "...me Miladini (Popovicin) flinim ne nje krevat e shtrengoheshim me nje batanie..." Te fala nga shtepia or komunist budall.

                                              1. E
                                                E verteta dhemb, por sheron

                                                Te thashe o rob i trashe, duhet te mbarosh klasen e pare fillore, te marresh informacionin fillestar rreth ceshtjes dhe pastaj futi nje batanije po deshe ... INJORANCA NUK ESHTE JUSTIFIKIM. Te fala serbes o SERB!

                                      2. A
                                        Ali beu

                                        Qenkan zgjuar me oreks te mire JASHTEQITJET E KOMUNIZMIT dhe trshgimtaret e tyre !!!!

                                        1. k
                                          kot me ta thon

                                          Nese nuk e di, "jashteqitje e kominizmit" quhen pinjollet e kolaboracionisteve dhe antikomunistet donkishoteske. Jo per gje, po meqe ti je nje nga ata, ben mire ta kuptosh o kokbosh!

                                        2. A
                                          ALBAN

                                          BRAVOOOOOOO,MERO !!!!!!!!!!!!!!

                                          1. Z
                                            Zgalem

                                            Shkrimi i Meros eshte nje analize perfekte e politikes shqiptare 32 vjecare . Shqiperia , historikisht , ne shumicen e kohes eshte qeverrisur nga diktaturat , ose gjendjet e luftes : Sundimi otoman , Mbreteria e Zogut , Diktatura enveriste dhe Diktatura berishiste . Kam votuar nje here ne Shqiperi , fatkeqesisht , kam votuar , per kete diktature ,ne 1992 . Ky eshte nje peng i ndergjegjes time , sepse kam votuar diktaturen me te eger te vendit tim . Eshte me e ger se enverizmi . Enveri dekllaronte se ishte diktaure , pasardhesi e mbulon shtetin me hipokrizine demokratike . Enveri nuk kishte nxitur veriun kunder jugut , duke perdorur dhe aviacionin . Te mos zgjatemi . Nuk kane asgje per t'u levduar diktaturat . Te tera jane maqineri , qe shtypin dhe bluajne popullin . Po si ka mundesi , qe ka tifoze ultras , pasus te Sali Berishhes ? Jeta ka vertetuar se ne c'do aksion , ka dhe reaksion . Nuk ka vetem berishiste , ka dhe zogiste , enveriste , madje dhe turkoshake osmane . Kesaj nuk i shmangesh dot. Do te kete berishiste edhe pas vdekjes biollogjike te Saliut , sic ka edhe pas vdekjes politike te tij , qe ka ndodhur me kohe dhe ai leviz me arkemort mbi supet e plakur . Sic vertetova me siper , Edi Ramen dhe PS nuk e kam votuar . Nuk e kam njohur dhe nuk e kam pare nga afer . E kam inat , sepse ka perbuzur , nje te afermin tim , shume te dashur , per mua , por , ki mnine dhe jepi hakun , thote populli . Nen drejtimin e tij Shqiperia , po gezon vitet e lumtura te demokracise . Shqiperia , nga menyra e jeteses , niveli kulturor dhe shkalla e emancipimit , krahasohet me shtete e perparura te botes . Rama , me reformen urbane , e beri c'do fshat te Shqiperise , pjese integrale te Tiranes . Nen drejtimin e tij korrekt dhe te mencur , jetohet ne liri , lulezojne bizneset , turizmin e kthehu ne industri , si kudo ne bote . Te udhetosh brenda Shqiperise , nuk ka ndonje ndryshim , nga udhetimi ne Chikago . Eliminoi Universitet fantazme . Shkollat e Shqiperise konkurojne me shkollat e Italise dhe me gjere . Ne vitet e Edi Rames , Shqiperia i gezohet demokracise te vertet . Natyrisht , qe ka te meta , por jane te meta te rritjes . Edi Ramen e respektojne koleget europjane dhe , per hir te tij , Shqiperia esht e bere faktor paqeje dhe urtesie ne rajon dhe me gjere . A nevojitet ndryshimi ? Pa dyshim , qe po . Por kjo opozite e sotme , kurre nuk mund te behet faktor , po qe se nuk njef vetveten dhe te kryej reformim , deri ne qelize .Te shkeputet nga "Non grata " familjare e Diktatorit te njohur dhe minusit te demokracise . Ne te kundert , edhe ata , qe nuk e duan Edi Ramen , per ndonje arsye , si puna ime , do ta votojne , sepse nuk duan Edi Ramen , por duan te perparoi Shqiperia . Zgalem

                                            Lini një Përgjigje