PD si një famile e përçarë nga testamenti i “Babës” 

14 Maj 2022, 19:21Editorial Mero Baze

Problemi më i madh që ka kriza e sotme e Partisë Demokratike është se po përpiqet ta shesë si krizë të demokracisë brenda saj, përçarjen e saj të madhe. Në fakt është e kundërta.  
Partia Demokratike nuk ka ardhur ende tek momenti i krizës së demokracisë brenda saj, pasi ai do të ishte një debat real.
Partia Demokratike i ngjan sot një familje që është shkatërruar prej testamentit të shkruar para kohe prej “Babës” së  shtëpisë. Duke qenë se testamenti u hap në vitin 2013, kriza shpërtheu dhe shumica e zemërimit kishte të bënte me testamentin e “Babës”. 
Një vit më parë, kur “Baba” u ndëshkua dhe e pa që pasurinë po ja merrnin të tjerët u rikthye dhe tani është bërë aleat me të pakënaqurit nga testamenti i parë me shpresë se do jenë përfitues nga testamenti i dytë pas vdekjes, dhe janë angazhuar në lëvizjen “Duam Babën”. 
Kaq e thjeshtë është.
Nëse shikon takimet qesharake të Sali Berishës nëpër rrethe që bën sikur ka ndonjë garë apo ndonjë rival për të mundur, e kupton se PD ende nuk ka hyrë në betejë për të prodhuar krizë prej mungesës së demokracisë në parti. Do fuqi të madhe ajo krizë për tu provokuar. Demokracia nuk është një pemë që mbin në çdo oborr. Ajo do të jetë fazë finale e krizës së PD, ose kapaku i arkivolit të saj. 
Ajo që po ndodh në PD, është se Saliu po shkëput një copë dhe po riprodhon PD e tij të vjetër, pa rregulla, pa vota, pa kundërshtarë, pa zëra kritikë, dhe pa sistem vlerash. Me një tufë të dalldisur njerëzish që kanë tërë jetën pas tij dhe rrojnë vetëm për këtë shkak, ai përsërit për tridhjetë e dy vjet veten e tij, duke u zvogëluar gjithnjë e më shumë.  
Nëse kjo do të ishte krizë e demokracisë së PD, sot beteja kundër Berishës, do ishte betejë votash dhe konkurrimi. Por Berisha e ka zhvendosur PD nga ai truall dhe nuk e lë të jetojë aty. Ai ka marrë një copë të PD me vete dhe argëtohet me të, si të jetë një ari cirku i lidhur me tel tek hunda.
Duke qenë krizë mes fëmijësh të pakënaqur nga një testament i shkruar para kohe, kriza brenda PD është ende në fazën e saj primitive. Aq primitive është sa “Baba” konkurron pa rivalë dhe debati i vetëm dhe kritikët e vetëm ndaj tij nëpër takime, janë ata që i thonë, “po si doje t'ia lije partinë “Atij” mo Doktor dhe jo neve” dhe ky që u betohet që herën tjetër do tua lërë këtyre. 
Kjo është e gjitha ajo që po ndodh. Edhe një kundërshtar modest që ka dalë, pa pretendime për të fituar, nuk i shkon asnjë gazetar as në konferencën e prezantimit si kandidat, për të na treguar të gjithëve se nuk është pjesë e testamentit.
Ndaj mos prisni që kjo shakaja e Berishës që bën takime, sikur është kandidat dhe pastaj sikur mbledh forume, sikur është kryetar, të zgjidhë problemin e opozitës. Kjo qetëson vetëm ata pjesëtarë të familjes që ishin të pakënaqur nga testamenti i parë. Si më budallenj që janë, këta pranojnë të gënjehen disa herë, mjafton që dikush t'i përfillë për t'i gënjyer.
Për ironi të fatit, ringritja e PD do të fillojë atëherë kur debati brenda saj, të bazohet realisht mbi rregullat e lojës dhe jo mbi hilet e testamentit të “Babës”. Deri atëherë gjithë zemërimi dhe adhurimi do sillet rreth Babës, si varrmihës i PD dhe testamentit të tij. 
 

26 Komente

  1. E
    Emigranti i paligjshem

    Vazhdoni ju mjeranë ti bieni legenit se i bieni bukur. PROF DR SALI BERISHA po kthehet me i forte se kurrë. PARTIA DEMOKRATIKE po rikthehet me e forte se kurrë aty ku i takon. Ndersa ju vemje te mjera komuniste dhe gjobë-venes do te perfundoni si mij halesh.

    1. A
      Aron

      Vazhdo pirdh ti, se lirohesh keshtu. Nuk ka ku te veje vec brenda kulles se ngujimit, sepse ia kane hequr vizen.

      1. C
        Cou enver te shikosh saliun qe na e solle nga shpe

        Keshtu thote edhe krimineli komunist shurraq sali berisha. Edhe ky shpellar si puna jote ka 9 vjet si mjeran qan pushtetin e humbur,vjedhjen dhe vrasjet e shqiptareve. Edhe ky malok i qelbur ka 9 vjet qe do terhiqte zvarre edin,do e hidhte ne lane,do i dukej vrima e miut ....... Por cndodhi?ne vend te rames hodhi lulin ne lane,edhe ti emigrant i pa ligjshem mbaj shpresa te shurraqi jot se do kthehesh nje dite ne Shqiperi dhe do vjedhesh ligjerisht ne emer te haxhi sali qamilit

        1. T
          Toni

          Ti emigrant,mund të jesh dhe fëmijë i jashtligjshëm

          1. T
            Toni

            Ti emigrant,mund të jesh dhe fëmijë i jashtligjshëm

            1. M
              Me emër

              Eh mor emigrant I paligjshëm. I përjetshëm si emigrant do na shfaqesh me këtë mendjen që ke. Dhe do na e lesh Ramën peshqesh edhe 10 vjet të tjera. Po punë e madhe. Vetëm SRB të jetë kryetar partie. Sepse Sekretar i Partisë Komuniste ka qenë edhe në kohë të Dullës. Dhe hante darka dhe dreka me cunat e Dullës, në vilën e tij. Po ti do jesh ndonjë spiun e bir spiuni, që mbron komunistin e fundit në Evropë...

              1. x
                xheJ. eN. Bi.

                O emigrant... Në ç' televizor i sheh lajmet, tek ai me xham apo tek ai pa xham. Të të rrojë koka me gjithë trup,se mëndja të ka vdekur.

                1. V
                  Vranakonti

                  Emigranti! Jo vetem qe na cave bythen me ate komentin tend,por ti vazhdo t-i bjesh fyellit me nje vrime se mire e ke.Eh more lumadh sa te genjen mendja.Saliu yt do perfundojne Rec,ne mos sot neser patjeter.Ai ka bere krime te medha dhe duhej te ishte ne burg sot.Megjitheate ai perseri rrugen e ke drejte burgut bashk me familjen e tij.

                  1. K
                    Kicioti

                    Sic je ti emigranti paligjshem ashtu eshte dhe heroi jot, i paligjedhmi sali serbi.Ma mori te keqen hyri ne istori si antidhqipar pro serb tradhetari dhe zjarrevenedi i kombit shqiptar..do jete nje hamza kastrioti me shum ne historine shqiptare.

                    1. T
                      TË FALA SAT ËME nga BKH

                      O EMIGRANTI I PALIGJSHEM, që bën avokatin rrugaç e pervers të Saliut të Shiqeres me Karagjiqin, po ti vallë, mos je KOPILI i tijë ? Mbasi quni Shiqeres, është mësue me i thanë kopili Shiqeres me Karagjiqin,,prandaj, edhe ti, KOPILI i tijë me tët ëmë do të jesh.

                    2. N
                      Një qytetar

                      Mero, do të ishte në të mirën tënde për të gjetur bashkëpuntor real për editorialin. Ju luftoni t'a përballoni i vetëm. Por kjo vërtetë është e pamundur. Dhe kjo bënë që ju t'a ulni stemën aq poshtë sa të paraqesin material vërtetë të vajtueshme si ky i sotmi.

                      1. B
                        Bureto

                        Vërtet, që për ta quajtur editorial, do duhej ca si me shumë material e argumenta, ndaj dhe ai është përsëritje e dy tre frazave të njëjta që të besdisin kur i lexon. Mero duket i lodhur ose po i shterin idetë. Se ja psh, nëse një ditë nuk do ketë më target Berishën dhe kopenë e tij, me se do merret? Ndaj nuk është e lehtë të shkruash çdo ditë editoriale, aq më shumë serioze. Thënë këto ndaj dhe @qytetari ka të drejtë kur i sugjeron atij të rekrutojë në këtë rol edhe 2-3 bashkëpunëtorë të tjerë të zotë sa në gazetari aq dhe në ide. Besoj se të tillë nuk është e vështirë të gjënden.

                      2. P
                        Populli

                        Zoti Mero, pse beni te gjithe sikur i lepiheni perspektives se PD-se? Thjesht sepse ishit pjese e saj kur ate parti e krijoi, me Urdher Dite, Ramiz Alia? Pse nuk keni guxim te thoni te verteten organike, qe PD-ja u krijua brenda nje dite artificialisht, dmth. NUK ESHTE PRODUKT HISTORIK. Si e tille, PD-ja do rroje aq sa do rroje biologjikisht komunisti qe Ramiz Alia vendosi ne krye te kesaj krijese artificiale! Shume e thjeshte! Pse nuk keni guximin te pranoni se jetegjatesia e krijesave artificiale eshte e shkurter dhe se PD-ja eshte nje kerijese e tille, tipike? Gjynah! 30 vjet eshte kompromentuar poli demokratik i Shqiperise, i cili eshte pushtuar nga krimi i te gjitha llojeve. Te pakten te mos kompromentohet e ardhmja.

                        1. k
                          kivi

                          Or Taj emigrant I paligjshem ,kujt I plasi @@ri tek prof Dr jot edhe tek partia jote.

                          1. f
                            fatmiri

                            “po si doje t'ia lije partinë “Atij” mo Doktor dhe jo neve” haaaaaa i fort je Mero!

                            1. L
                              Lugu gjat

                              PD ska qene kure familje z. Baze. Ajo ka qene dhe eshte nje kope me qen qe ndjekin nga mbrapa luten kohen e nderzimit.{ndjese per kafshen besnike}

                              1. S
                                Sufllaqexhiu 300 evro

                                Merruni me Saliun dhe PD qe kane nja 9 vjet qe kane kyçet e kashtes dhe mbyllni syte para korrupsionit galopant të qeverise Rama dhe vemjes qe drejton Bashkine e Tiranes. Mire tja u bejne se keni 78 vjet qe votoni majtas (pervec 1992-96) dhe prisni rezultate të mira. Popull idiot ultra komunist!!!

                                1. E
                                  Emigranti i paligjshem

                                  Une sinçerisht defrehem kur i hedh ndonje sy letres higjenike tema. Sepse e shoh se sa poshte ka ra niveli i gazetarise dhe sa shume asht rrit niveli i bythe-lepirjes. Pa lene ma kur sheh robi nivelin e komentuesëve. Asht me te vertetë e tmerrshme. Injoranca ne ate vend të bekuar I ka kalu pritshmeritë. Me vjen vertetë keq per ju.

                                  1. x
                                    xheJ. eN. Bi.

                                    O Emigrant.. Të komenti i parë nuk më bëri shumë përshtypje se mendova do jetë ndonjë i afërt i Saliut, ose ndonjë tropojan, ose nga ata që Saliu ju ka hedhur trutë e gomarit dhe ndjehen të lumtur kur mund të japin dhe jetën për të ashtu si populli shqiptar jipte jetën për Partinë. Dhe nuk më pëlqen hipokrizia se nga njëra anë e quan letër higjenike dhe nga ana tjetër e lexon me shumë vëmëndje, si shpjegohet kjo O i dashur Emigrant? Në një pikë jam dakort me ty se po shtohen injorantët me shumicë nga dita në ditë, po unë do të futja edhe ty në atë grup se nuk dallon nga ata edhe ti përdor të njëjtin fjalor si të gjithë këta injorantët e tjerë.

                                  2. u
                                    uskania

                                    Per komentin e POPULLIT:PD ishte produkt historik, por u pushtua qe ne nisje nga komunistet.

                                    1. B
                                      Biçim peka

                                      Emigrant i ligjshëm apo i paligjshëm qënke kokrra e malokut, shpellarit dhe injorantit.

                                      1. E
                                        Emigranti i paligjshem

                                        Jam vertetë malok. Jam krenar qe jam malok. Jam krenar qe jam shqiptar. Jam vertetë krenar qe kam idhull te madhin e kombit PROF DR. SALI BERISHA. Jam shume i turperuar qe vendi im ka nje kryeminister kriminel, hajdut, te droguar dhe arrogant si edi rama. Jam shume i turperua qe vendi im ka qeverinë me te inkriminuar, me te korruptuar dhe me te paafte ne 100 vitet e fundit. Kaq ju mjafton ju hijenave te fellqura komuniste. qe me e miri nga ju duhet djegur ne furren e gelqeres

                                        1. x
                                          xheJ. eN. Bi.

                                          O Emigrant.. Që të jesh malësor, vërtet duhet të krenohesh.Po të krenohesh se je malok dukesh që je i pa shkolluar. Po të hapësh fjalorin e gjuhës shqipe ( po që se e bën dot) është i përkufizuar : malok- me ngjyrim mospërfillës, i pa qytetëruar i pa gdhëndur. Po që se je krenar për këto epitete, të lumtë. Për ty Berisha mund të jetë më i miri, po për Shqipërinë është njeriu që i shkaktoi më shumë dhimbje si asnjë udhëheqës tjetër në këtë truall. Po do të t'i numërojë të këqijat që i ka bërë këtij vendi do duhet një shkrim i gjatë si i Bardhylit. Pse nuk komenton të Syri që mund të të japin ndonjë Fletë- lavdërimi se do shkruash si duan ata, se mua nuk mirë postojnë komentet. Prandaj e shoh se të Tema je Ambasador i Syrit.

                                          1. A
                                            Arbër

                                            Hajt gomar I saliqenit, q.fsh t'amë!

                                        2. B
                                          Bardhyli nga Kosova

                                          Sikur Partia e Punës dikur, tash po shfaqet edhe Partia Socialiste me Serbinë, derisa Serbia është aleate e ngushtë e Rusisë, dhe nuk qëndron në të njëjtën anë me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Keqardhja e Edi Ramës ndaj Serbisë në rastin e kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Europës është linjë e politikës së tij nëntëvjeçare, por edhe më parë. Është i njohur fakti që Partia e Punës dhe Partia Socialiste Serbe (PS) kanë shfaqur historikisht afërsi me Serbinë dhe me serbët. Por, një ngjizje e tillë si në këtë periudhë të qeverisjes së Edi Ramës nuk ka ndodhur kurrë, as në periudhën e bashkim-vëllazërimit të viteve 1944-1948, kur Enver Hoxha deshi ta bënte Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë. Jo. As atëherë nuk është ndjerë ky lloj afeksioni shpirtëror midis Tiranës zyrtare dhe Beogradit e Serbisë. Dhe në fund të fundit asokohe kishte një alibi, se gjoja të dy vendet ishin fituese në luftën kundër pushtuesve e në një anë me perandorinë sovjetike. Sot nuk ka e nuk mund të ketë asnjë alibi përkrahja që kryeministri i Shqipërisë i bën Serbisë. Sepse Serbia nuk qëndron në të njëjtën anë me Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët. Ajo është aleate e një agresori dhe shkelësi flagrant të së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, pra në anën e Rusisë. Kjo çfarë po bën Edvin Toptan Rama është kundër shqiptarëve dhe kundër Kosovës, me këtë ‘keqardhje’, në fakt është kundërshti e kësaj iniciative. Ne deklarimet, veprimtarinë, fjalitë e tij Rama dëshmon se punon për Beogradin. Serbia nuk e ka zgjidhur konfliktin me Kosovën. Dhe në këtë rast nuk mund të krijohet asnjë lloj alibie për një aleancë midis Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo që bën Edi Rama drejtohet kundër shqiptarëve e sidomos kundër Kosovës. Keqardhja e tij pse Kosova po bën përpjekje për t'u pranuar në Këshillin e Europës është në fakt kundërshti e kësaj iniciative. Në vend që ai t'u thotë liderëve të Kosovës se çfarë mund të bëjë për ta për ta përmbyllur me sukses këtë aksion politik e kombëtar, shpreh keqardhje se po mërzitet miku i tij, Aleksandër Vuçiqi. Kaq hapur e kaq në flagrancë nuk ka ndodhur kurrë të shpalosen marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin kundër Kosovës. Kurrë nuk ka pasur një bashkëpunim të tillë kaq të ngushtë dhe një agresion si ky nga ana e Shqipërisë kundër Kosovës. Edi Rama është zhgënjimi më i madh i shekullit. Është etaloni i tradhtisë kombëtare. Është heroi i popullit serb dhe armik i shpallur i shqiptarëve, sidomos të Kosovës. Ajo që unë vlerësoj te kryeministri i sotëm fatkeq i Shqipërisë, ka të bëjë me faktin se ai nuk i fsheh qëndrimet e as qëllimet e veta. Është stoik në prapësinë e vet. Deri te përkrahja pa kushte e parezerva ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit. Nuk ka aksion politik e nacional të Serbisë që ai nuk e ka mbështetur në rajonin tonë. Gjithçka, çdo veprimtari, çdo fjali dhe deklaratë e Edi Ramës na shpjegon faktin se ai punon për Beogradin. Madje edhe deklarata e nëntorit 2014 në Beograd, me kërkesën që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës, rezultoi se kishte prapavijë maskimin e veprimtarisë së mëvonshme anti-kombëtare të kryeministrit shqiptar. Ndërkaq miqësinë me Serbinë dhe serbët e shpalosi edhe në Bruksel, kur i bëri shoqëri të ngushtë jo vetëm presidentit Vuçiq, por edhe anëtarit të presidencës boshnjake, mikut të ngushtë të Vladimir Putin, liderit të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik. Dodik është person non-grata për veprimtari destabilizuese në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por, kjo nuk do të thotë asgjë për Edi Ramën. Simbolika e miqësisë Rama-Vuçiq-Dodik është e thjeshtë: Këta të tre duan kufij të rinj në Ballkan me synimin krijimin e Serbisë së Madhe. Në këtë veprimtari destabilizuese dhe luftë-nxitëse dy autoritetet serbe të lartpërmendura janë të motivuar nga programet antishqiptare të Serbisë. Por është ende e paqartë se nga se është i motivuar kryeministri i vendit tim, Edi Rama. Sidoqoftë, shfaqja hapur e qëndrimit të tij pro-serb është një ndihmesë e madhe për opinionin publik, për të kuptuar se Shqipëria dhe ekzekutivi i saj drejtohet nga element anti-shqiptar e pro-serb. Duke kuptuar këtë fakt, shqiptarët mund të arsyetojnë edhe shkakun pse vendi është në prag të humnerës. Pse ky vend është i vjedhur përveçse i tradhtuar? Pse Shqipëria është degraduar në atë pikë sa ta mallkojnë shqiptarët! Pse kjo po ndodhë për herë të parë në historinë e saj!? Të gjitha këto dilema shpjegohen me faktin se kryeministri i Shqipërisë nuk punon për vendin e tij, por për armiqtë e vendit të tij! Kaq e thjeshtë është. Detajet politike të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, tregojnë se rrugëtimi shtetëror i Shqipërisë s'është i mëvetësishëm e i pavarur, por i robëruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi. Varësinë politike shtetërore të Edi Ramës ndaj Vuçiqit mund ta krahasojmë me varësinë e një gruaje ndaj burrit të vet, e cila për shkak të veprimeve të gabuara i shpreh bashkëshortit të vetë keqardhje. Në këtë rast bashkëshortja politike, Edi Rama i shpreh keqardhje bashkëshortit serb, Aleksandër Vuçiqit, për shkak mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Rrugëtimet politike të udhëheqësve shtetëror më së miri mund të kuptohen me anë të detajeve e jo ndryshe. E detajet vepruese të qeverisë esadiste të Edi Ramës e parlamentit të Shqipërisë janë pro-serbe e kundër Kosovës e shqiptarëve të diasporës, janë argumentet detajuese proserbe të Edi Ramës: - "Ballkani i hapur" proserb i Ramës; - Miqësia e qëllimshme politike e Ramës me Vuçiqin kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti; - Vota e deputetëve të Shqipërisë kundër njohjes së gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës e ka kuptimin e mosnjohjes së gjenocideve serbe në Kosovë; - Ftesa e këngëtarit serb Goran Bregoviq në Korçë për të provokuar qytetarët e Kosovës me këngën "Kallashnikovë"; - Takimi i Edi Ramës me udhëheqësin nacionalist serb të Bosnjë-Hercegovinës, Dodikun, të cilit Uashingtoni dhe Londra i kanë vendosur sanksione për ndarjen e serbëve nga Bosnja e Hercegovina dhe për shkak të bashkëpunimit të hapur me Rusinë. Të gjitha këto detaje politike tregojnë se Shqipëria e Edi Ramës është nën ndikimet serbe të Vuçiqit. Partia Serbe e Shqipërisë (PS) është mizore. As më pak, as më shumë. Turp i madh i Shqipërisë. Dhe ky turp do të vazhdojë për aq kohë sa nuk rebelohet krenaria qytetare shqiptare kundër kësaj kaste kusarësh. Për aq kohë sa Kosova nuk intervenon ushtarakisht për ta tërhequr zvarrë nga qeveria esadistin Edvin Zograf Vuçiqin dhe shpurën e tij. Poshtë zagarët - Liri  Kombit shqiptar! (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli)

                                          1. N
                                            Nje bamires

                                            Prof Dr Salih Berisha ka 32 vjet qe nuk e ushtron profesionin eshte kthyer qe Vitin 1990 ne psalles i demokracise ne thonjeza se ku ma gjen te ishte e vertete keshtu qe i kan mare fund titujt shkencor dhe profesional duam sduam ne.

                                            Lini një Përgjigje