Shqipëria turpërohet vetëm nga marrja seriozisht e Sali Berishës.

12 Maj 2022, 13:19Editorial Mero Baze

E vetmja vlerë që ka  provokimi i Sali Berishës, me të ashtuquajturën “rezolutë” për masakrën e Srebrenicës, është serioziteti me të cilin e kanë marrë shumë gazetarë, por dhe vetë drejtues të shumicës në vend. 

Nuk është e vërtetë se Shqipëria “po turpërohet” pse nuk ka miratuar një propozim të Sali Berishës për “rezolutë për masakrën e Srebrenicës”. Shqipëria do të turpërohej sikur të mos kishte  mbështetur çdo nismë ndërkombëtare që forcon kujtimin e saj. Për fat, Shqipëria nuk është turpëruar asnjëherë në këtë drejtim. E vetmja njollë e saj, është se në periudhën që ndodhte masakra, Sali Berisha furnizonte me naftë ushtrinë e serbëve të Bosnjës. 

Shqipëria do të turpërohej nëse e merr zvarrë dikush që është në një listë sanksionesh ndërkombëtare, ku është dhe presidenti i serbëve të Bosnjës, autorëve të masakrës së Srebenicës, Dodik.

Sali Berisha dhe Dodik janë në të njëjtën listë dhe në dosjet e tyre përfshihet dhe qëndrimi ndaj masakrës së Srebrenicës. Njëri si mbështetës i masakrës e tjetri si furnizues me naftë i masakrës. 

Shqipëria do të turpërohej sikur Bosnja t’i kërkonte Shqipërisë një rezolutë për Srebrenicën dhe ajo ta refuzonte. Por Shqipëria se ka refuzuar kurrë asnjë ndihmë diplomatike për Bosnjën në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të kthehet në klinikë psikiatrike, që të shërojë një njeri të vetmuar që nuk i flasin me gojë as fëmijët e tij politik.

Me këtë ritëm që ka përroi psikik i Sali Berishës, nesër mund të kërkojë rezolutë që të njohim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali, dhe nëse e kundërshtojmë të na thotë se mohuat pavarësinë e Shqipërisë.

Mund të na kërkojë rezolutë për njohjen e Kongresit të Lushnjës dhe nëse nuk ja pranojmë, të na thotë se kemi mohuar krijimin e shtetit shqiptar.

Mund të na kërkojë rezolutë edhe për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit si çlirimi i dytë i Shqipërisë dhe nëse nuk e votojmë, të na akuzoj se kemi mohuar pluralizmin në Shqipëri.

Sali Berisha është thjeshtë një njeri i vetmuar, në depresion dhe më rrëshqitje të forta mendore. Nuk turpërohesh të refuzosh një të marrë. Turpërohesh të shkosh pas tij. Si shqiptar mund të ndjehem i turpruëruar vetëm se jam bashkështetas me Sali Berishën, por jo që nuk shkoj pas marrëzive të Sali Berishës. 

Sali Berisha nuk ka ndonjë dhembshuri për Srebrenicën. Nuk e ka zënë me gojë kur ka ndodhur, se ka qenë i zënë me llogaritë e parave të naftës që ja menaxhonte Tritan Shehu me ndërmarrjen “Shqiponja dhe që në fund ja “kontabilizoi” Genc Pollo duke blerë Tajvanin dhe disa bingo nëpër Tiranë, bashkë me atë që ka koncesionin e ngjyrosjes së naftës, me të birin e Sali Berishës.

Edhe pse ka një dhëndër boshnjak në shtëpi, nuk mund të themi se ndjehet boshnjak, pasi fëmijët i ka me gjyshe serbe, bash nga ata serbë që të marrin gjak në vetull, kundër boshnjakëve.

Familja e tij është një konglomerat serbo- boshnjake- malazezo- shqiptare, ku origjina shqiptare është në minorancë. Ky kompleks i “apatridit”, natyrisht që i bën pak më të zellshëm se duhet, që të duket si patriot, por origjina nuk ndryshohet.

Mbesat e tij janë serbo- boshnjake dhe kam frikë se ndoshta as atyre nuk u mbush dot mendjen si mbesa serbësh, të dënojnë maskrën e Srebrenicës. 

Por parlamenti ynë është parlament i Shqipërisë. Ai do të bëhet krejt jo serioz dhe qesharak, madje dhe i rrezikshëm, nëse i plotëson tekat shokut të Dodikut, kreut të serbëve të Bosnjës që fle mbi viktimat e Srebrenicës.

Marrja seriozisht e Sali Berishës është krim edhe ndaj Srebrenicës. Makthi i tij është fakti që nuk e merr më njeri seriozisht.

Srebrenica nuk ka qenë kurrë makthi i tij. Ka qenë biznesi i tij.

Dhe për t'ua freskuar memorien po ua sjell të plotë shkrimin e New York Times të datës 2 prill 1995, rreth asaj se si Sali Berisha ndihmonte tre muaj para masakrës serbët me naftë. 
  
Serbia furnizohet me karburant kontrabandë nga Shqipëria pavarësisht embargos 

New York Times. 2 prill 1995

By Raymond Bonner

Teksa palët e përfshira në luftën e Bosnjës bëhen gati për ofensivën e pranverës, sasi të mëdha karburanti i cilësisë së parë, që përdoret për tanke dhe avionë luftarakë, kalohet kontrabandë për në Jugosllavi në shkelje të hapur me embargon e Kombeve të Bashkuara. 

Kontrabanda e karburantit të cilësisë së parë nga ky vend i vogël për në Jugosllavi fillo afro dy muaj më parë dhe mendohet se destinacioni i tij është "makineria luftarak serbe", siç u shpreh edhe një diplomat perëndimor. Krahas kësaj, për në fqinjin verio gjatë muajve të fundit janë kontrabanduar edhe miliona litra gazolinë normale dhe naftë. 

SHBA vazhdimisht i ka shprehur shqetësimin e saj qeverisë shqiptare në lidhje me tregtinë, që sipas monitoruesve të sanksioneve në Evropë ndonjëherë arrin deri në 3.7 milion litra në ditë. 

Gjatë një segmenti rrugor plot gropa me gjatësi afro 30 km që përshkon vijën e liqenit, ndodhen afro 20 pika karburanti, cisternat nëntokësore e të cilave mund të mbajnë deri në 2 milionë litra karburant, ndërkohë që po ndërtohen pika të tjera të tilla. 

Kjo është një zonë mjaft e varfër e Shqipërisë ku ka vetëm dele dhe fshatarë dhe ku karrocat dhe biçikletat janë mjetet më të ndeshura të transportit. 

Ndërkohë që karburanti hyn në Serbi edhe nëpërmjet rrugëve të tjera përgjatë Danubit, sasia me të cilën e furnizon atë Shqipëria është shumë herë më e madhe sesa sasia totale e karburantit që vjen nga vendet të tjera, thotë Antonio Napolitano, koordinatori për sanksionet i Bashkimit Evropian dhe OSBE-së me zyrë në Bruksel. Z. Napolitano, i cili është një diplomat italian, e ka përcjellë këtë shqetësim pranë qeverisë shqiptare dhe diplomatëve të huaj gjatë vizitës që ai zhvilloi këtu në muajin shkurt. 

Qeveria shqiptare ka mohuar çdo shkelje të sanksioneve. Gjatë një interviste, presidenti shqiptar, Sali Berisha u shpreh se deklaratat e bëra nga ambasadori Napolitano dhe ambasada amerikane për sasinë e madhe të karburantit që kalon nëpërmjet Shqipërisë për në Jugosllavi "janë absolutisht të pavërteta". 

Sipas tij, sasia e kontrabandës që bëhet nuk është e madhe dhe se qeveria e tij po bë çmos për ta parandaluar atë, me gjithë mungesën e burimeve dhe forca policie të patrajnuara. 

Sanksionet e vendosura nga OKB ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, shtetet që përbëjnë aktualisht Jugosllavinë, lejojnë vetëm disa kategori mallrash, si ilaçe dhe ushqime. Sipas z. Napolitano, ndalimi i importit të karburantit përbën një shqetësim të madh, për shkak të përdorimit të tij për qëllime ushtarake.  

Qëllimi i sanksioneve ishte ndëshkimi i serbëve për "spastrimin etnik" dhe për refuzimin nga ana e Jugosllavisë për të njohur Kroacinë dhe Bosnjën. Karburanti që futet në Shqipëri vjen nga kompani italiane dhe greke dhe hyn në Jugosllave nëpërmjet Malit të Zi. Kufiri mes Shqipërisë dhe Malit të zi shtrihet përgjatë liqenit. 

Nuk dihet me saktësi se çfarë ndodh me karburantin pas kësaj, por diplomatët e këtushëm thonë se pjesa më e madhe e tij nuk mbetet në Malin e Zi, i cili ndodhet në kufi me zona të Bosnjës të kontrolluara nga Serbia dhe po ashtu edhe me Serbinë. 

Ekipi ndërkombëtar që monitoron sanksionet në Shqipëri dhe që përfshin amerikanë, italianë, belgë dhe zviceranë, është lavdëruar nga diplomatë amerikanë dhe evropianë për punën e bërë, por ky ekip nuk ka një mandat për ta ndaluar tregtinë. Mandati i tij është vetëm monitorimi dhe raportimi. 

Por edhe ky mision ndesh pengesa të shumta për shkak të mungesës së bashkëpunimit nga ana e autoriteteve shqiptare, thuhet në një raport nga zyra e z. Napolitano. 

Presidenti Berisha ka përmendur disa hapa të ndërmarra nga qeveria e tij për të ulur sasitë e karburantit që kalojnë në Jugosllavi. Këto hapa përfshijnë licencimin e pikave të karburanteve dhe ndalimin e tregtisë së produkteve të naftës brenda një rrezeje prej pesë kilometrash nga liqeni. 

Në bazë të një tjetër ligji të ri, autoritetet shqiptare duhet të verifikojnë nëse një ngarkesë ka si qëllim përdorimin e tij të ligjshëm dhe më pas të njoftohen zyrtarë në vendin nga ku niset ngarkesa se ajo përmbush kriteret e duhura për t'u nisur nga porti. 

Për njëfarë kohe, këto masa arritën që ta ulnin vëllimin tregtar, por sipas vëzhguesve dhe diplomatëve këtu ka pasur sërish një rritje të tij. Mjafton një vizitë në këtë qytet për të parë se masat nuk po zbatohen. Të paktën nëntë pika karburanti, të cilat duhej të ishin mbyllur për shkak se nuk kanë respektuar kriterin e rrezes prej pesë kilometrash, vazhdojnë të tregtojnë karburant. Pjesa më e madhe e tyre qëndrojnë jo më shumë se disa qindra metra jashtë kufirit të lejuar. 

Sipas të dhënave nga drejtoria e doganave shqiptare, Gjatë dy javëve të para të shkurtit, në Shqipëri janë importuar afro 16 milionë litra karburant, përfshi këtu 6 milionë litra gazolinë. 

Sipas përllogaritjeve të bëra nga policia shqiptare, gjatë dhjetë ditëve të fundit të shkurtit, 450 mijë litra karburant në ditë janë transportuar në veri të Shqipërisë me kamionë, por diplomatë perëndimorë thonë se kjo shifër është shumë herë më e lartë. 

Në bazë të të dhënave të Institutit të Statistikave, Shqipëria ka vetëm 1,583 automjete të regjistruara. 

Ky vend, i cili ka përmasat e Merilendit, ka mbetur i pazhvilluar për shkak të katër dekadave të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe është vendi më i prapambetur në Evropë, me dy të tretat e popullsisë që jetojnë dhe ushqehen me anë të prodhimeve që      u jep toka. Sipas po të njëjtës zyrë, vendi ka vetëm 140 mijë mjete të motorizuara, përfshi këtu traktorë, motoçikleta, vetura dhe kamionë. Vendi nuk ka asnjë autostradë me katër korsi dhe e vetmja rrugë që të çon në aeroportin ndërkombëtar me vetëm një pistë, kalon përmes një ure që ka vetëm një korsi. 

Tregtia e naftës është i vetmi burim kryesor i ligjshëm i të ardhurave në këtë vend që po ndesh mjaft vështirësi në procesin e tij të modernizimit. Tarifa që autoritetet mbledhin në formën e akcizës mbi karburantet varion nga 70 deri në 100% të vlerës së tyre të deklaruar. 

Këtu, në këtë rajon të varfër, në vitin 1994 qeveria arriti të mblidhte vetëm 22 milionë dollarë të ardhura nga tatimet dhe pothuajse të gjitha falë tregtisë së tregtisë së karburantit, raportoi e përditshmja Zëri i Popullit në Shkurt. Ndërkohë, në vitin 1993, kjo shifër ishte vetëm tetë milionë dollarë. 

Në fillim, ky ishte një aktivitet me përmasa të vogla, por sipas diplomatëve të huaj, tani 
ai është marrë nën kontroll nga krimi i organizuar. Kompanitë e naftës e transportojnë naftën drejt porteve shqiptare të Durrësit dhe Vlorës, atje ku ajo merret nga kompani shqiptare. Më pas, autobotet e naftës bëjnë udhëtimin e gjatë dhe të lodhshëm drejt veriut të vendit, rrugët e të cilit nuk të lejojnë të ecësh më me shumë se 30 km në orë. Pasi mbërrin në Shkodër, karburanti pompohet në cisternat e pikave të karburantit, pjesa më e madhe e të cilave mund të kenë vetëm dy pompa dhe një kabinë të vogël ku qëndron një person. 

Më pas, nafta pompohet në autobote të tjera. Pikat e karburantit qëndrojnë të hapura 24 orë në ditë, por sipas banorëve, ato kanë më shumë punë gjatë natës. Autobotet më pas përshkojnë një distancë të shkurtër në brigjet e Liqenit të Shkodrës. 
Kontrabandistët janë kaq të sigurt që nuk do t'i bezdisë njeri saqë në shumë raste ata operojnë edhe gjatë ditës. 

Sot, rreth mesdite, një kamion kaloi postën kufitare që ruhej nga ushtarë shqiptarë me pushkët e tyre automatike dhe uniformat e rënda dhe të vjetruara. Pas kamionit ndodhej një Ford dhe një Mercedes dhe në secilin automjet ndodheshin katër persona, një pamje e pazakontë në këtë peizazh të djerrë. 

Në liqen, më pak se 1 km nga posta kufitare, karburanti u transferua në fuçi me kapacitet 230 litra, që më pas do të transportohej me dy mjete lundruese metalike dhe të gjata. 

Por, afro dy kilometra më tutje, sistemi që ndiqet është më efikas. Me anë të një tubi plastik të gjatë dhe të zi, karburanti transferohet direkt nga autobotet në disa mjete vogla lundrimi. 

Sot, pasi ngarkesa e një autoboti u zbraz në një mjet lundrimi, për të cilën personi që e drejtonte tha se kishte një kapacitet prej 30 mijë litrash, erdhi një autobot tjetër dhe procesi vazhdoi. Më pas, mjeti lundrues me një motor me 25 kuaj fuqi, u nis për të vazhduar rrugëtimin e tij për në Jugosllavi. 
  
 

35 Komente

  1. G
    Gjergji

    Nongrata-Berisha, megjithse i keq, duhet marrë seriozisht. Sidomos per faktin qe gjeti kaq mbeshtetes budllenje e e ringjallen. Nese jo me nongraten, me perjrahsit e tij gjithsesi!

    1. P
      Ppsh

      O mere gazetat e europes nuk do shkruajne se kush eshte njeriu qe coi rezoluten por qe rezoluta nuk kaloi Mos harrojme qe kuvendi shqiptar vetem shqiperise nuk i pergjigjet Meqe je harxho dhe dy fjale per rezoluten e camerise para disa vitesh cfar fati pati dhe pse nuk u hodh ne vote Dhe ne mbyllje "gabimi me i madh i shqiperise te mos marre seriozisht berishen" Nese ndodh e kemi prap ne krye te shtetit

      1. P
        Polici

        Cilat jane keto gazeta te Evropes pervecse ato te Serbise? Sa per camerine e pame partine e cameve te Idrizit qe ben aleance me Dulen. E di qe Dulia greku u be deputet me votat e cameve?

        1. P
          Ppsh

          Ti zoti polic merresh individe Ceshtja came eshte ceshtje kombtare jo vetjake eshte nje plage e kombit shqiptar jo plage e idrizit apo e nje lagje Ashtu dhe sebrenica shkon pertej fugurave vetjake politike Per nje gje duhet te pergezoj qe ti nuk komenton shrimin por me komenton mua Kjo tregon se ti nuk del dot jashte kapacitetit tend aq arrin Apo je nga ata qe kerkojne njohje online dhe bejne sikur grricen per te thyer akullin?

          1. P
            Polici

            Te gjitha votat e Cameve ne Shqiperi per 30 vjet rrjesht i merr Idrizi me partine e tij dhe sapo vijne ne pushtet e harrojne ate "ceshtjen kombetare" per te vjedhur e grabitur Shqiperine dhe camet prape e votojne. Heren e fundit lan nam bene Dule grekun deputet. Tani qe ju kane mbaruar parate na flasin per Camerine. Nuk ka faj persa kohe ka budallenj si puna juaj.

        2. T
          Taulant

          Kjo gje pritej sepse kerrici i Vucicit edhe para nje muaji ne samitin e Natos ne Bruksel mbronte politiken Serbe. E pohoi kete gje kryeministri Kroat i cili u habit kur ai kerkonte anetaresimin e Kosoves ne Nato ndersa kerrici Vucicit qepte gojen kur flitej per Kosoven.

          1. A
            Arjan

            Taulant kerrici vucicit apo shqeto fare sherbetori i serbeve miku i ngushte i sinisa mihajlovicit na solli dhe kengetarin bregovic kryemistri yne i votuar rahmut teveqeli e ka ngrene turpin me buke.Ky kryeminister i papergjegjshem ne foton e fundit bere mes udheheqsve te ballkanit perendimor ka dale mes dy serbeve kriminel vucic dhe dodik duke lene te vetme ministren e jashtme te kosoves vajzen e heroit Jusuf Gervalla.Turp .Sa per mero faqeziun nuk kam cfare te them ai e ka patur komandant sali pordhen,por qe kur ky ra nga fiku ai i eshte bashkuar nje grupi mafioz qe ka marre drejtimin e Partise Socialiste dhe ka filluar lidhjet me partite si motra ne ballkan dhe me gjere.Ne rusi putini ka 20 vite qe drejton,ne turqi erdogani po ngre perandorine turke ,ne serbi vucici po mundohet te beje serbine e madhe dhe ne shqiperi rahmuti ne sherbim te ketyre vendeve per te ruajtur pushtetin me gjakun e shqiptareve.Po te shikosh lajmet e fundit ne shqiperi flitet vetem per sali non graten duke menjanuar qellimisht problemet jetike qe kane shqiptaret.

        3. S
          Skenderbegasi

          Per interesat e veta ndonjehere Djalli citon Biblen.

          1. B
            Baca-Bajram

            Ja pra ksuh eshte promomovuesi i Rezolutes per te njohur Gjenocidin e Srebrenices... Ai qe furnizonte ushtrin vrasese Serbe, cetniket e Miloshevicit sot qenka penduar dhe i del e ben kete kerkese absurde. Sa-Hale Breshkani kujton se njerzit i kan harruar anijet tanker qe lidheshin ne molet portve te Shqiperise dhe shkarkonin karburantin qe ngarkohej neper autobota dhe perfundonin drejt e ne rezervat e ushtrise gjakatare Serbe. Nejse keshtu e kan keto pune, vetem ne Albanistan mund te kesh kriminel, gjakatar, tradhetar si Sa-Hale Breshkani qe akoma bredh lart e posht duke tallur koqet me popullin dhe biles u ben edhe karshillik me keto Rezoluta te pa kuptimta. Rroft Sa-Hale Breshkari!

            1. M
              Mbyteni COPEN E MUTIT

              Duhet arrestuar dhe fshire njehere e pergjithmone. Por meqe SPAK lindi i vdekur, SaliBerisha duhet hetuar alla shqiptarce, me Shkerdhenin e Shkerdhiten te lidhur ne krah, ne ndonje tynel nentokesor komunist deri sa ti tregoje dhe paguaje te gjitha. Nuk mund te ngelen gjera kaq serioze, tragjedi, gjenocide nderkombetare, imazhi dhe integriteti i shtetit shqiptar, ne doren e nje putane te shkerdhyer si Sali Berisha. Nuk mund te kurveroje me tragjedine e te tjereve dhe imazhin nderkombetar te Shqiperise vrima me e shkerdhyer nga lloj lloj qeni ne histori. Me SPAKun amerikanet po bejne shtetin e tyre. Shtetin e BANKERSit qe rrjep shqiptaret dhe i peshtyn me Sali Berishen perdite. Me le kujton se tall karin ky lloj cope muti?! Me vrimen e bythes se Shkerdhites apo te Shkerdhenit? Per te shpetuar nga krimet kermat qe polli dhe pasurine e tyre, putana e Vicidolit po prostituon me gjithcka edhe duke tallur Karin me mijera boshnjake te masakruar. Nuk ka ne dore Shqiperine se do ta hidhte me lehtesine me te madhe, me urrejtje serbomadhe, ne te njejten humnere ku e hodhi dhe percelloi ne 1997. Po i ke bere llogarite gabim or pith motre. Nuk presim asnje nga moterqiret e politikes, qe nuk kane votuar ne 20 vjet gjenocidin e shqiptareve te Kosoves, te votojne kunder Serbise per Bosnjen! Por te pakten mos tallni Karin me te vraret e serbit, qe ju ardhshin ata qe keni pjelle, copa copa neper arka

              1. P
                Polici

                Nuk ka rendesi o Mero te mundohesh tu shpjegosh. Mediat sociale mbushen me budallenj Kosovare apo te Maqedonise dhe ndonje nga shqiperia qe i fryn zjarrit qe ndez Saliu. Shumica as nuk jetojne ne Kosove por jashte dhe meqe kapacitetin mendore e kane te kufizuar lexojne Serbenice, rezolute, Rama kunder dhe kaqjafton. Nje budallek kolektive qe ne fakt duhet denuar shume ashper. Eshte e turpshme qe asnje qeveritare ne Kosove nuk shprehet hapur per kete budallek. Nuk eshte rastsi qe kjo ndodh fill pas visites se Rames ne Hage dhe filoserbi Sali eshte iniciatori. Jo vetem naften por edhe arme ka furnizuar Jugosllavine. Popull mosmirenjohes jane shqiptaret si ne Kosove, Maqedoni e Shqiperi. Ju dha Amerika shtet dhe i shpetoi nga zhdukja si komb dhe ende degjojne Saliun non-grada.

                1. K
                  King Berisha lll

                  Mero,eshte cinike t'ja mveshesh pergjegjesine Sali Berishes per ate kohe! Pse? Sepse nuk ekzistonte shtet shqiptar ne ate kohe! Nga '90-ta e ne vitet qe pasuan,sa police e oficere hoqen uniformen e shkuan ne emigracion,sa u konvertuan ne tregtare..etj? Shteti ate kohe e kishte emrin KATRAHURE! Kushdo te ishte ne krye,nukvdo performonte dot. Berisha ka pergjegjesi te medha per kthimin e 2-te, 2005-2013.Sepse,si eshte ajo fjala, "kur te djeg qulli,I fryn kosit"'Mirepo,tregoi se nuk kishte zene mend. Rezultoi nje kthim inatcor,pa vizion, pa projekt. Sot Berisha noton ne jerm. Nuk duhet marre seriozisht.

                  1. A
                    Aron

                    Ore Mbreti Trap., kreministri Malazez we ne ate kohe ishte akoma pjese e Jugosllavise ka dhene interviste ne ate kohe plus e ka shkruar ne liber marrveshjet qe beri me Berishen per te thyer embargon.

                    1. G
                      GN

                      @King Berisha Oficeret, policet, morren rruget e emigracionit sepse Sali Berisha i shpalli "non grata". Shumica e tyre ishin nga jugu i Shqiperise dhe Saliu i perzuri ata dhe mori nga veriu "shqiponjat" e tij qe ne vend te uniformes se ushtarakut perdornin poturet e "malokeve" dhe ne brez vinin bomba dhe granata, njelloj si Mic Sokoli. Harove ti qe jo vetem policet dhe oficeret por edhe punonjesit e ministrive, kryeministrise, dolen "ne rruge" dhe shisnin domate. Ne vend te ketyre Saliu punesoi llumin qe i shkolloi tek "plepat" dhe me e keqja e tyre ishte se vinin era mut. Ne qe mbetem pa pune, "maloket" e Saliut nuk na jepnin as ndihmen soiale sepse "ne i kishim sunduar 100 vjete"dhe ata do na sondojne 1000 vjete. Le te shpresojme se kjo eshte e kaluar, por nuk duhet harruar....

                    2. B
                      Bicaku i Cecos

                      Nga Edvini, shoku i Vucicit e pret o Sal?! Kur e kishe kaq per zemer, rezoluten e gjenocidit te boshnjakeve, se per kosovaret e masakruar nga Millua yt ste ha kari, pse nuk e votove vete kur qeverise e mbreterove keto 30 vjet?! Apo nuk kishe kohe kur qeverisje, se i mbaje kandilin Argites qe qihej ne bythe?

                      1. k
                        kthhh

                        Sali Berisha kopil i Vuko Karadziç paska dale te behet engjell mbrojtes i viktimave te Srbrenices. Ky bastard qe ftonte Damir Fazllicin e UDB-se ne mbledhjet e keshillit te sigurise kombetare te qeverise shqiptare na qenka bere sot mbrojtes i te drejtave te njeriut.

                        1. B
                          Bardhyli nga Kosova

                          Partia Socialiste Serbe e Shqipërisë është mizore. As më pak, as më shumë. Turp i madh i Shqipërisë. Dhe ky turp do të vazhdojë për aq kohë sa nuk rebelohet krenaria qytetare shqiptare kundër kësaj kaste kusarësh. Për aq kohë sa Kosova nuk intervenon ushtarakisht për ta tërhequr zvarrë nga qeveria esadistin Edvin Zograf Vuçiqin dhe shpurën e tij.

                          1. P
                            Pogradeci

                            Bardhyli nga krahina turke [email protected] ti islamik i kosoves shko e pshurru ne komente per albin anadollin dhe osmanken mos i fut hundet ketej nga Shqiperia. Ne nuk na intereson fare per ju ne jeni gjalle apo jo..Jeni populli me i poshter e i pabese ne Ballkan sebashku me islamiket vellezerit e juaj Boshnjake.

                          2. B
                            Bardhyli nga Kosova

                            Sot parlamenti shqiptar, saktësisht mazhoranca e komanduar nga kryeministri i vendit, Edi Rama, hodhi poshtë një rezolutë të sponsorizuar nga opozita e Sali Berishës për të dënuar masakrën e Srebrenicës dhe për ta cilësuar atë si gjenocid. Kjo masakër është njohur si e tillë nga dhjetëra parlamente të vendeve europiane, por edhe në rajon. Ajo është cilësuar si gjenocid me vendim të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish-Jugosllavi. Por Edi Rama refuzoi ta pranojë këtë fakt. Refuzoi që masakrimi i mbi 8000 myslimanëve në harkun kohor të 48 orëve në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë të quhej gjenocid. Jo rastësisht ky qëndrim anti-human dhe pro-dhunës e krimeve serbe i Edi Ramës u shpreh vetëm pak orë pasi ai darkoi me shumë entuziazëm në Bruksel në krah të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesit të presidencës boshnjake, liderit të serbëve të Bosnjës, Dodik. Vuçiq dhe Dodik e kanë refuzuar sistematikisht dënimin e kësaj masakre. Të njëjtën gjë bëri sot Edi Rama dhe mazhoranca e tij parlamentare. Madje kjo mazhorancë e çmendur nuk reshti të sulmojë opozitën dhe liderin e saj Berisha me akuza përtej kërkesës për të dënuar masakrën e Srebrenicës. Nga diskutimet dhe debati në sallën e parlamentit doli shumë qartë se kreu i mazhorancës, si dhe sejmenët e tij në sallën e parlamentit janë më agresiv dhe urrejnë më shumë opozitën në Shqipëri, sesa krimet serbe në Bosnjë, në Kosovë dhe në Kroaci. Ata ishin të gatshëm të dënonin çdo opozitar dhe kreun e opozitarëve, por jo edhe krimet e Aleksandër Vuçiq e të Milorad Dodik kundër myslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë e sidomos në Srebrenicë dhe Sarajevë, ku kanë humbur jetën rreth 25 mijë njerëz të pafajshëm. Duke mbrojtur masakrën serbe në Srebrenicë Edi Rama praktikisht mori në mbrojtje kriminelët e luftës, Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, dy përgjegjësit kryesorë të këtij gjenocidi, të dënuar tashmë me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Hagës. Për kryeministrin shqiptar masakrat dhe krimet kundër njerëzimit që Serbia ka kryer në Ballkan, përfshirë edhe ato në Kosovë, janë thjesht një "rrëmujë" e rastit dhe e kryeneçësisë së një individi, Sllobodan Milosheviçit, por jo edhe akte ç'njerëzore të krahasueshme me gjenocidin e nazizmit. Në fakt Edi Rama po mbron me stoicizëm mikun dhe vëllain e tij, president të Serbisë, i cili është një nga autorët dhe frymëzuesit kryesorë të këtyre masakrave. Në kohën kur ndodhi Srebrenica Vuçiq deklarohej se "serbët do të vrasin 100 myslimanë për një serb që ata mund të vrisnin"! Është e mjaftueshme kjo deklaratë e kreut të sotëm të shtetit serb, që ai të ishte para një toge gjyqtarësh ndërkombëtarë për t'u përgjigjur për krime kundër njerëzimit. Dhe pikërisht për këtë arsye kreu i ekzekutivit të Shqipërisë nxiton t'i bëjë parapritë akuzave kundër shefit të shtetit serb. Ndërkaq duhet thënë se nga një parlament i populluar me trafikantë, hajdutë dhe kriminelë në fushën e pastrimit të parave nuk pritej diçka ndryshe. Ky parlament me përfaqësues të shumtë të organizatës kriminale në pushtet, nuk mund të votojë dënimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër njerëzimit! Vota e Edi Ramës, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, e të njëjtëve të tjerë në atë sallë nuk pritet të shkojë në favor të viktimave të krimit shtetëror serb, por në mbrojtje të agresorëve dhe kriminelëve serbë që i kanë shkaktuar ato viktima. Kriminelët nuk votojnë kundër kriminelëve! Vota e sotme kundër rezolutës që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë është paralajmërim i një vote tjetër kundër nga ana e mazhorancës së Edi Ramës në parlamentin shqiptar për një rezolutë tjetër që do të paraqitet aty për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë! Pas dy ose tri javësh në atë sallë do të ketë edhe një rezolutë për Kosovën. Por edhe në këtë rast garda mbrojtëse e Beogradit do të sulmojë opozitën dhe Sali Berishën, në vend që të dënojë krimet kundër njerëzimit që Serbia ka kryer në Kosovë. Edi Rama është i gatshëm të përballet e ta sulmojë edhe George Sorosin, nëse ky i del kundër, por jo edhe Serbinë. Sepse po dënoi Serbinë, atëherë atij do t'i duhet të përballet me zemërimin e Aleksandër Vuçiq. Dhe kjo do të thotë më pas të zbulohen aferat politike e jo politike midis tyre. Ndaj dhe akti i sotëm i paprecedentë i refuzimit të Srebrenicës duhet lexuar si akt bashkëpunimi dhe pengmarrjeje të kryeministrit të Shqipërisë nga ana e Beogradit. (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli)

                            1. K
                              Koli

                              O MERO PLEHU PO NUK KA DITE QE TI VETE NUK SHKRUAN PER BERISHEN ,LERE PASTAJ GAZEKARET E TU ,NJERI ME ME ZELL SE TJETRI !!!!! PO SKE FAJ QE SHKRUAN TITUJ PA E KUPTUAR SE CFARE SHKRUAN SE TE KA KAPUR SALI- FOBIA!!!!

                              1. S
                                Salivirusi PPSH

                                Mero je gjigande . Lexoje qe kane shkruar gazetat thone disa po cilat ajo e bolshevikut Malazeze kurti vockel. Mos u beni qesharake nuk ka njeri qe nuk denon krimin Edhe parlamenti Serbe ka denuar me rrezolute krimet ne Srebrenica. Data 11 korrike 2022 eshte vendosur nga PS per te denuar me rrezolute krimet ne Srebrenica. Te miratoshe rrezoluten e nje non grata qe ka furnizuar makinen vrasese te Milloshevicit me nafte eshte te vrasesh te vraret per se dyte Bravo parlamentit.........

                                1. X
                                  Xhevat Salihu

                                  Nuk e meritojn shqiptarë prej mëngjesit deri në darkë të dëgjojn e lexojn për “dënglat” e hajnit e vrasësit Sali Berisha,shqiptarët kanë nevoj që të e shohin këtë monstrum para bankës së zezë tek gjykohet për gjithë ato vrasje,grabitje e shkatërrime që i ka bërë për këto tri dekada.SPAK ku është,me se merret.

                                  1. N
                                    NjeQytetarOptimist

                                    Sipas tij, sasia e kontrabandës që bëhet nuk është e madhe dhe se qeveria e tij po bë çmos për ta parandaluar ate.. Domethene nuk e ka mohuar sic e mohon tani.. Pitkini me celular duke xhiruar votimin tja tregoj Sheqeres..

                                    1. Dhe ju Mero , shumë seriozisht e merni !

                                      Ky do bënte mirë t’i mbronte viktimat sa ishin gjallë , me gjithatë dhe ju Mero , lereni rehat të ziun se është bërë si gjenerali në “Një baba tepër” që në 5 hapa rrëzohet 6 herë , mos e mer shumë seriozisht !

                                      1. D
                                        Doni me per Belul Ramen?

                                        Shqiperia nuk ka si turperohet nga Sali Berisha sepse e ka ster-turperuar kjo qeveri Rama sa nuk ka ku shkon me! 1 - Kampion eksporti droge nga Toka, Deti e Ajri (me drone vetem Escobari i Kolumbise dhe Rama i Shqiperise kane eksportuar droge) 2 - Minister te Brendeshem te denuar per "bashkepunim e pjesmarrje ne grupe kriminale" eshte nje turperim i pa pare ne glob qe nuk ka si tejkalohet 3 - Shqiperia vendi me i Varferuar me qeverisjen me te Korruptuar (dale nga Raportet Nderkombetare) 4 - Borxhi Publik Rekord i 30 viteve . Kaq dalin e mjaftojne per ti dhene Edi Rames kuroren e turperimit te Shqiperise.

                                        1. T
                                          Taulant

                                          Nuk duhet reduktuar ceshtja ne biografin e personit qe kerkoj njohjen e genocidit. Demi u be dhe Shqiptaret ngarkohen me faj sepse shume shtete e njohen ate genocid. Por cfare te presesh nga niperit e Dushan Mugoshes e Miladin Popovicit ne Tirane.

                                          1. V
                                            Vlonjati

                                            Ku merr vesh ti o idioti i Saliut nga genocidi dhe aq me pak nga rezolutat.. Je aq budalla i dobishem sa nuk e kupton ashtu si budallenjte e tjere te dobishem ne Kosove qe Saliun e nxiten pasi Serbia kercenoi qe do hakmerrej ndaj kerkeses se Kosoves per te fut ne Keshillin e Evropes. Eshte taktike e vjeter e Saliut 30 vjet qe sa here kercenohet Kosova ai kerkon percarje ne Shqiperi. Por shyqyr qe budallenjte si puna juaj po rrallohen se me perpara fusnin shishet me benzine poshte brekeve per te sulmu kryeministrine. Tani e shumta qe bejne thyhejn qafen si majmunet maj shtyllave te heqin e vendosin flamuj apo rrihen me njeri tjetrin ne mes te Tiranes.

                                          2. M
                                            M

                                            E nuk ka b*ythë ku të rrijë që ai që vret natën të të qajë ditën dhe fajtor të cilësohen ata që marrin pjesë në vaki e nuk i bashkohen vrasësit të natës që shpreh indinjatën pas 30 vjetësh për të larguar implikimin në ngjarje e të hiqet sikur i kan rënë në qafë kot me dizinformacione. Nuk është as rasti,as koha,as personi për një rezolutë të tillë që të marrë iniciativën ,asajë vetëm debilat i bashkohen.

                                            1. X
                                              Xhaxhi

                                              Tufa e budallenjve qe moren flake nga bytha dje pas thirrjes te Saliut nongrada po rrine sot si "muti ne shi" ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni pasi kuptuan qe jane viktima te mashtrimit. Si kokra e budallenjve qe jane duan minimumi 48 ore te kuptojne ato qe lexojne. U bene dhe surratbythet e Saliut te na tregojne krimet e Milloshevicit qe furnizuan me nafte tanket e ushtrise Serbe gjate luftes ne Bosnje, Kroaci dhe Kosove. Jo vetem naften por edhe ARME. Nuk mbarronte vargu i autoboteve te naftes dhe kamioneve ne kufi gjate viteve 92-95. Popull ordiner qe nuk kane turp dhe as nder. Ishin socialistet ata qe bene luften ne Kosove dhe shpetuan UCK nga eleminimi edhe kur Amerika dhe bota ju tha mos nderhyni. Ishin perseri socialistet ata qe nderhyne me force qe marreveshja e Rrambujes te firmosej e cila solli pavaresine e Kosoves ndersa Saliu kercenonte me vdekje firmetaret. Apo harruat? Ishte Edi Rama ai qe vajti ne Beograd dhe jua plasi ne fytyre serbeve kur ju dhisnit ne breke nga frika se mos Serbi ju merrte pavaresine. Nese deputetet socialiste dhe Edi Rama do pranonte serbomadhin Sali te bente rezolute per krimet e Milloshevicit do ishte turpi me i madh i tyre. Eshte shume e thjeshte, dhendri i Milices (vjerra e Saliut) te bej rezoluta ne halene e tij serbomadhe Partia Demokratike por jo ne parlamentin shqiptare. Per turpin e tyre ne Kosove nuk e kane shpallur nongrada sic beri Amerika por degjojne ende ate.

                                              1. V
                                                Vaj medet per ty

                                                Ti po ce e paske kuptuar !!!

                                              2. V
                                                Vuco Pasha dhe fansi i tij Ram jevgu

                                                Parlamenti me shumice nen rrjesht nga Edi Kristaq Rama nuk votoi nje rezolute ku denohej masakra e Srebrenices! Dhe kjo per meriten absolute te Edi Rames, te parit kryeminister shqiptar ne Beograd pas 70 e ca vitesh, e kur? Fill pas ndeshjes futbolluit Serbi-Shqiperi ku lojtaret shqiptare u nxorren me shkelma nga fusha! Nuk kishte ku gjente Serbia nje me te mire kryeminister shqiptar qe e mba lidhur aty poshte tavolines se Open Ballkan, tjerat jane bla-bla-bla koti.

                                                1. m
                                                  malsori

                                                  SALIU DUHET TE MBAJ PEGJEGJESI PER EMBARGON KUNDER SERBIS DUKE E FURNIZUAR SERBIN ME TE GJITHA NE DEM TE KOSOVES DHE DUHET TE KERKOJ FALJE TI SALI DUHET TE ISHE NE HAGE PER KRIMET QE I KE BA KOSOVES DHE SHQIPERIS.

                                                  1. S
                                                    Shpellari

                                                    Si mos te merret seriozish Saliu kur me shume se gjysma e artikujve te gazetes se Meros merren me Sali shpellarin.

                                                    1. R
                                                      Rrushit Bilbil Gramshi

                                                      Urime z. Mero per shkallen e intelektit dhe llogjikes qe reflekton ne analizat e tua.

                                                      1. t
                                                        tttttt

                                                        Këtu në këtë gazetë i ke krejt komentues kopils të lindur në koperativë që se dinë nga cila farë janë kineze apo ruse

                                                        Lini një Përgjigje