Si Berisha po përdhunon dhe “Foltoren” 

6 Maj 2022, 20:37Editorial Mero Baze

Të gjithë ata që në fillim besuan “Foltorja” po rizgjonte Partinë Demokratike nga gjumi, po hapte partinë me figura të reja, po sillte një frymë të re në shoqëri, po demokratizonte partinë dhe mbi të gjitha po forconte opozitën, sapo kanë rezultatin e parë.  
Pas një aksioni politik 9 mujor kundër SHBA maskuar pas luftës kundër Lulzim Bashës, pas qindra takimeve dhe miliona metra kub baltë ndaj njëri-tjetrit, pas dhunës mbi seli dhe shkatërrimit të imazhit të PD në emër të ringritjes së saj, Partia e Sali Berishës më në fund ka dhënë produktin e parë të fushatës së “Foltores”; ka zgjedhur Edi Palokën Kryetar të Këshillit Kombëtar. 
Tani të gjithë ata që kishin ndonjë iluzion për hapjen e PD, për ndryshimin e imazhit të saj, për sjelljen e vlerave dhe sidomos ata që kishin ndonjë iluzion për respektimin e votës në PD, tani kanë për kryetar një njeri që deklaratën e fundit që ka bërë, është se si kanë vjedhur vota në PD. 
Për vlerat e tjera nuk kam ndonjë koment, se me thënë të drejtën, se në atë llum që i ka mbetur rrotull Berishës, Edi Paloka nuk është se nuk meriton t'i përfaqësojë. 
Problemi është se gjithë trazirën politike që ngriti Berisha, e realizoi përmes “Foltores” në emër të një partie ë të hapur, më demokratike, më përfaqësuese bazuar mbi votën e lirë dhe përfundoi tek një grup njerëzish që në fakt i ka pasur badigardë të tij në çdo kohë. Tani po pres dhe zgjedhjen e Flamur Nokës Sekretar i Përgjithshëm i partisë, për ta kompletuar tërësisht përdhunimin e “Foltores” si institucion politik dhe talljen e Sali Berishës me demokratët. 
Për fat të mirë, dita ditës deputetët e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike po e kuptojnë këtë dhe po qëndrojnë larg tij. Çdo ditë numri i atyre që i largohen Sali Berishës po rritet dhe kjo është e vetmja shenjë që pjesa më legjitime e Partisë Demokratike nuk po e pranon përdhunimin e Sali Berishës dhe as përpjekjen tij për të rrëmbyer një cope të PD, që ta ketë si trupë mbrojtëse për vete të vet.  
Si badigard nuk i ka gjetur keq. Të dy janë besnikë të tij, dhe bashkë me Topallin dhe Hajdarin, ata janë katër emrat e vetëm që prodhuan lajm në fund të “Foltores”, dy si besnikë që nuk e kanë tradhtuar kurrë dhe dy të tjerat që kanë tradhtuar vetëm një herë, por janë penduar thellë. Dhe për për të qenë më i sigurt, i ka të katërt mbi Lumin Drin nga ana gjeografike, që ta bëjë të qartë e kujt është ajo parti. 
 

20 Komente

  1. 1
    1

    Gabim pati prurje te reja.Kapexhiu eshte prurje e re.Ai hapi kuvendin dhe kryesorja eshte shumperdorimsh.Ai vete here te Iliri here te Saliu dhe nuk besoj se ka shume shpenzime

    1. m
      matteo

      Kafexhiu ka mbetur pa lekë dhe, si aktor komik qe sehte, s'e ka për gjë te bëjë kllounin para mbretit, qe ia mbush xhepat.

      1. s
        sopiqoti

        Kapexhiu APO Kafexhiu nje medioker qe as e ka haberin se cfar eshte politika.Per aktor "estrade" PO .

    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Të gjithë i njohin monovrat e Berishës! Bëhet sikur votojnë dhe numërojnë. Berisha ka kohë që ka zgjedhur vet veten kryetar. Rreth tij do jenë besnikët. Paloka është i pari. Mbajtja e pushtetit me metoda enveriste, këtë produkt jep.

      1. B
        Bardhyli nga Kosova

        Rreth 15 vjet më parë pata bërë një analizë për Edi Ramën, më shumë si një përpjekje portretizuese të profilit të tij politik në raport me shqiptarët. Ishte koha kur ai po garonte në një proces zgjedhor, duke dashur ta lë Tiranën, dhe ta merrte Qeverinë. Atëherë ua thashë se zgjedhja e tij do të ishte një fatkeqësi për shqiptarët. Në kohën që shqiptarët ende s’kishin arritur të qetësoheshin nga traumat dhe dhuna serbe, e përcjellë me gjenocid, etnocid, masakra, krime masive e makabre, dëbimin masiv duke na sjellë pranë zhdukjes... ai që në rastin e parë dekoroi një adhurues dhe promovues të Millosheviçit me “Çelësin e Tiranës”, këngëtarin Goran Bregoviç. Të cilin e pamë sërish në Tiranë vitin që shkoi, duke u mirëpritur sërish nga Rama dhe mbështetës të tij, tash në cilësinë e kryeministrit. Atëherë thuaja askush nuk reagoi në media, ndoshta në mungesë të rrjeteve sociale, meqë ende ishin në fillim, e në media të shtypura hapësira ishte e kufizuar dhe media tjera në Kosovë zakonisht mbështesnin të majtën, si duket nga ta edhe ishin formuar. Rasti tjetër kur fytyra e tij antishqiptare u rizbulua është kur me gjithë forcën u përpoq ta ndalonte ndërtimin e rrugës së kombit, e të cilën rrugë kurrë se përfundoi as në dy mandate të tij, madje as tani që është në mandatin e tretë, dhe po ashtu nuk hezitoi ta pengojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve me vendosjen e taksës në rrugën e kombit, e cila kurrë nuk do të bëhej, pa dashurinë dhe vullnetin e hekurt të neve shqiptarëve këndej kufirit, që nuk hezitonim të rrugëtonim gati një milion veta në vit, edhe 12 orë në ditë në një drejtim, vetëm t’i kalonim pushimet në tokën mëmë, t’i linim atje paratë dhe ta ndihmonim në rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar bashkë me shpirtin shqiptarë nga etërit e filozofisë komuniste të Edvin Kristaq Ramës. Pastaj aktivizoi mekanizmat mashtrues propagandistik, me takime, deklarime, drone... dhe atëherë kur ndodhi ai në Beograd, e interpretova se ishte një kurth, sepse simboli “Shqipëria...”, ishte e shtrirë në një fushë të zezë, pra jo në simbolin e kuq shqiptar, por me një simbol vrastar, kombëtar... dhe kobi i tij nuk u ndal. Ka sa vjet që në emër të patriotizmit të rrejshëm na nxjerr kurthin e vrasjes së atdheut, copëtimit të tij, në emër të bashkimit... Kulmin e arriti me përpjekjet e tij për zhbërjen e Republikës së Kosovës, ose duke ia dhuruar një copë Serbisë me mbështetje të Hashim Thaçit, o gjysmën e saj me minishengen... dhe tani me “Ballkanin e Hapur”. Kjo politikë e Ramës është e njëjtë me atë që bënte Fatos Nano, kur në kulmin e përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për ta bind dhe tërhequr perëndimin, që me një luftë të përbashkët ta shporrnim Serbinë, ai në Kretë me Millosheviçin i jepte legjitimitet vazhdimit të okupimit nga Serbia. Dhe tani kur Kosova po bën betejën përfundimtare për të hequr qafe diplomacinë serbe nga pengimi i përmbylljes së shtetndërtimit të Kosovës me anëtarësimin në organizmat kryesore botërore, NATO (ku mungon vetëm anëtarësimi formal, pasi de fakto NATO-n e kemi këtu nga 12 qershori 1999), BE, OKB... e merr përsipër Rama ta mbarojë me Vuçiqin, atë që ka lënë përgjysmë Nano me Millosheviçin, dhe kërkon madje mbështetje në Kosovë nga PDK-ja, e harlisur nga Thaçi dhe kriza e fatit të komandantëve të dështuar, që u bën gati ta falin një pjesë Kosove për të shpëtuar nga gjykata speciale që e krijuan vet, me shpresë se do të gjejnë pafajësinë nëpërmjet krijesës së tyre. Kur ndodhi tragjedia e shkaktuar nga tërmeti në Thumanë, Durrës, u zbulua pandjeshmëria e tij psiko-sociale. U dëshmua se ai mund ta parandalonte një numër vdekjesh po të ishte sjellur seriozisht pas paralajmërimeve nga banorët. Një njeri që ka treguar kaq pamëshirësi me shtetasit e vet, do ta vazhdojë rrugën e mashtrimit, të nisur me propagandën e bashkimit kombëtar. Eksperti gjerman Hense, pas projektit të miratuar nga Rama për minishengenin, me të drejtë shtronte dilemën për shqiptarët, se a duan t’i bashkohen “Jugosllavisë” (krijimit të një jugosllavie të tretë, ndoshta me emër si Ballkani) apo t’i bashkohen Europës? Aq i pështirë ishte gjesti i mbulimit të skulpturës së Adem Jasharit, në Elbasan sa nuk ka nevojë për asnjë analizë për ta dëshmuar, varësinë e tij, deri në idiotizëm ndaj Vuçiqit dhe Serbisë! Kjo të kujton frazën e famshme, ‘skllevë bijë skllevërish, ju lirinë se meritoni’! E si e meriton ky atëherë ta qeverisë Shqipërinë!? Prandaj, ishte dhe është thelbësore që institucionet në Shqipëri, Kuvend, Qeveri, Presidencë, SHISH... Akademi, Universitete... diplomaci, të shpërlahen nga agjenturat serbe para së gjithash, pastaj greke etj. S’ka dy rrugë, rruga e Ramës na çon në Serbi. Lavdi marrëzisë, dhe as tradhtisë kurrë nuk mund t’i thuhet. Edi Toptan Rama, s’ka purgator për ty.

        1. k
          kirurg

          Ti je Berisha, sigurisht. Ose ndonjë megafon që përsërit fjalët e tij. Ç'e do që nuk ta var më njeri..

        2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Paloka nga kryetar i grupit parlamentar, zgjidhet përsëri kryetar në partinë e Berishës. Ja si bëjnë karierë besnikët e partisë së Berishës. Votoni dhe numëroni.

          1. M
            M

            Këto janë përpëlitet e fundit të gjarprit pasi ka marrë një goditje në kokë.

            1. S
              Skypion

              Sali Berisha eshte krijese mithollogjike. Shpirti dhe fuqia e tij nuk jane ata qe sheh ti Mero. Ai e ka shpirtin dhe fuqine ne percin shiptar qe quhet "Toka e Xanum. Meqe keta te "Tokes se Xanum" vijne era perc, Saliu nuk zgjedh keta idjote per udheheqesa po ve Plaoken dhe shoket e tij qe vijne ere parfum. Ne historine mithollogjike, tregojne se krijesa e conte shpirtin sa tek lepuri, tek bretkoca. Edhe Saliun nuk keni si ta mundni. Ju mendonin se ai e ka shpirtin tek Paloka, por ai e ka tek ata pa dhembe dhe qe vijne era perc. Ju kurre nuk do zbuloni te verteten per shpirtin e Doktorit. Ai do ju mundi njelloj si gjarpri qe ha vezet e pules!

              1. D
                DOKTORI QIMEN E NDËRRON POR ZAKONI S'E HARRON

                TALLJA E RADHËS ME QIME KONSERVATORI Disa arsye pse PD dhe qeverisja e Berishës 92-97, dhe 2005-2013 s'ka qënë parti konservatore. 1-Duhet të kishin një mospëlqim ndaj ndryshimit të shpejtë dhe një besim se tradita dhe normat shoqërore mbizotëruese shpesh përmbajnë urtësi të trashëguar; Një përqafim i kapitalizmit të tregut të lirë dhe një besim në legjitimitetin e rezultateve të tregut. Por, kur ra komunizmi dhe u fut ekonomia e tregut, Doktori atëherë kishte synim ndryshimin sa më të shpejtë. U lejuan firmat piramidale të cilat me skema Ponzi premtonin shumëfishim të shpejtë të depositave, dhe u quajt një strategji zhvillimi kombëtar. E gjitha qe një mashtrim i madh që plasi, falimentuan piramidat dhe pasoi më pas në "luftë civile". Ky nuk quhet treg i lirë, por liri për të mashtruar e vjedhur popullin pa kontroll e pa rend ligjor, praktikisht xhungël. 2-Besimi se është imperativ ruajtja e moralit tradicional, siç është artikuluar në Bibël, nëpërmjet normave kulturore dhe fuqinë e shtetit. Kjo gjatë kohës së sundimit të Berishës nuk ekzistonte fare. Qeverisja e korruptuar në çdo hallkë të saj nuk kishte asnjë lidhje me Biblën dhe normat kulturore. Normat që u kthyen në normale në atë kohë ishin që partia ose rryshfeti ose miku apo kurvllëku të fut në punë. Meritokracia nuk ekzistonte, dhe Berisha (partia) vendoste për gjithshka. Tentoi t'i kapte gjithë pushtetet por nuk ia arriti dot. Dhe pikërisht atëherë ra, kur kujtoi se kishte krijuar në popull kulturën e korrupsionit dhe të respektimin të çdo idioti apo maskarai të pasur, pavarësisht se paratë mund t'i kishin bërë me punë të pista, drogë, korrupsion, trafiqe apo hajdutllëqe. Kjo ndodhi në 2013. Ra me votë, se në 97 ra me armë, me forcë. Dakord që Bibla flet për një moral të lartë dhe humanizëm, por doktori nuk hoqi dorë nga piramidat, dhe lejoi piramidat universitare private, gjasme për zhvillim e punësim, për shanse dhe më shumë mundësi, por në fakt ishte mashtrim. Thjesht amoraliteti, paraja e pisët, ishin mjeti kryesor për të çarë në karrierë. Idiotë apo të pasur pa mend, morrën diploma kot, në ato pseudo universitete dhe zunë vend pune, e morrën dhe grada shkencore. 3-Lajthitja e Doktorit "konservator" në 2009-2013 ishte pretendimi se Shqipëria ishte aq madhështore sa e krahasonte me Zvicrën apo Gjermaninë, sikur kishim edhe rrogë mesatare 700 mijë lekë të vjetra, duke qënë kështu një fanar ndriçues në Ballkan. Broçkulla hesapi pasi papunësia reale ishte në nivele të larta dhe pagat mizerabël, sidomos në rrethe. Konkluzion: Sundimi i doktor Berishës ishte thjesht një shtet familjar, bashkë me një rreth të vogël bashkëpunëtorësh përfitues, kurse populli i varfër, emigronte, vuante padrejtësirat, dhe nuk kishte asnjë shpresë për një të ardhme më të mirë. Kryesorja për një jetë më të mirë është puna, shëndetësia dhe siguria. Punë nuk kishte, dhe aty ku kishte ishte e keqpaguar. Shëndetësia tërësisht e korruptuar dhe në gjendje mjerane. Të korruptuara infermieret dhe doktorët, çdo gjë me lekë nën dorë, sidomos në spitalin kryesor në Tiranë. Përndryshe të linin të vdisje. Siguria ishte në nivele të ulëta. Drogaxhinjtë dhf trafikantët i kishe në çdo qytet rrugëve apo me biznese dhe kur fillonte fushata elektorale i shihje në veprim për vota. Praktikisht vetëm konservatore nuk e quan dot pseudo qwverisjen e Sali Berishës dikur. Ishte thjesht një "pushtim" i zyrave të shtetit për të interesa personale dhe të pushtetit. Një bandë në pushtet që sundonte në një shtet xhungël.

                1. e
                  edi

                  Sa leke le tek firmat ti i mencuri qe se nderron qimen? Kur pati zhvillimin me te madh droga,ne kohen e Berishes apo te Rames? Kur populli kishte mireqenien ekonomike me te mire ne kohen e Berishes apo te Rames? Si i fitoi zgjedhjet Rama ne 2013 , ja dha populli apo me marreveshjen e ngjalave duke na sjelle ne pushtet Presidentin me te mire ? As ti nuk duhet ti harrosh keto gjera sepse te gjithe pusht-etaret vijne ne pusgtet per te na rjepur dhe jo se i vjen keq per ne. Nuk ka ,nuk ka pas dhe as do kete pushtetare e qeveritare qe te mendoje per ne.

                2. L
                  Loni

                  Kapexhiu = Toç Dibre = Kungull i Rritur ne Hije

                  1. E
                    Emigranti

                    Po Palo-qe , cfare mund te thote per komisionin e numerimit te votave. Ai eshte gati te deklaroj se jam une qe i kam mesuar ata si te veprojne. A gjen ne bote , politikan qe deklaron: Une kam vjedhur dhe manipuluar vota dhe nuk dua te jap doreheqje. Ja ky eshte " demokratizim" dhe " konservatorizem" i nje Partie. Keta jane prurjet e reja ne PD, Jozefina me " parti te re" te urdheruar nga guzhina e PP, Arben Imami " mbi tank" detyre e marr nga ky i fundit nga " tetar Struga". Jamarber Malltezi , ma ka lene detyre" father in Law" etj, etj

                    1. Çepani

                      Ok Mero , por Sali Berisha ka tash 30 vjet që si i dërguar i Ramiz Alisë në krye të pd-së përdhunon,vret,vjedh,korrupton, Shqipërinë,PD-në,opozitën foltorja është preludi i tmerrit pa fund me emrin Sali Berisha .

                      1. M
                        Mira

                        Prokuroret me dinjitet ose i helmoi Berisha, ose iken ne Amerike; ne Shiperi kane mbetur Arben Llallet.

                        1. M
                          Moza

                          O Bardhyli nga Kosova! Më vjen keq që nuk paske asnjë pik gjak shqiptar.Ti që nuk njef luftën e UÇK dhe drejtuesit e saj,që vetëm ditke të hedhësh baltë mbi çdo njeri që lufton e punon Këto na dqaropër kombin tonë ,a mundet të na tregosh në çfar rrace bën pjesë? Mos po të duken normale ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri në 96-97-98. Shitja e hapsirës detare nga të dashurit e tu?Apo të duket normale ngjarja e Gerdecit me 26 të vdekur,apo 11 janari 2011 me katër të vrarë?Apo paske qenë i lumtur kur mijëra kosovarë u detyruan të braktisin Kosovën dhe erdhën e u strehuan këtu në këtë Shqipërinë që t'i vjell vrer? Këtë na sqaro dhe hajde po deshe ti bësh fresk Sali serbit (se e paske vëlla) kur të shkoj në Reç se për aty jeni të dy

                          1. B
                            Bardhyli nga Kosova

                            Edi Rama përfundimisht po çmendet. Kësaj here e ka marrë përsipër ta kërcënojë Kosovën nga zemra e Serbisë, Beogradi. Ai ka folur përçart, duke refuzuar ta sheh veten të dështuar në Beograd, që nuk arriti dot ta bindë Kosovën, që t’i shkojë pas dhe ta pranojë nënshtrimin ndaj Serbisë, ashtu siç bënte disa vite së bashku me Hashim Thaçin, duke krijuar një treshe, me ngjyrim dhe besim sllavë. Ai ka marrë guximin ta kërcënojë Kosovën, shqiptarët, duke i barazuar raportet tona me ato të boshnjakëve dhe malazezëve, se ato vende që refuzojnë ‘ballkaninë’ e tij e të Vuçiqit, do të detyrohen që para dyerve të qeverive të tyre, në Tiranë e Beograd, të shkojnë të përgjërohen, përulen, por, nuk do ta kenë më lëvizjen e lirë! “Po ju them mos u habisni që kompanitë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova do të kërkojnë të vijnë para qeverive, për të mos pasur probleme kur hyjnë në kufijtë e vendeve tona. Mos u çudisni! Kjo nuk është një tekë, as konspiracion, as iluzion halucinant, kjo është një kërkesë ulëritëse, ekonomitë tona, të njerëzve, qytetarëve, sipërmarrësve, studentëve, akademikëve, njerëzve që duan të lëvizin për turizëm”, ka kërcënuar Rama të enjten nga Beogradi, pas përfundimit të samitit të quajtur, “Ballkan open”. Pra, Rama ka marrë përsipër të përmbushë, interesat e Serbisë në rajon, dhe ka shkuar aq larg sa merrë përsipër tensionimin e raporteve Shqipëri-Kosovë, dhe të vetë raporteve ndërshqiptare. Kosova ka prioritete krejtësisht të tjera, në raport me kërkesat që Rama i parashtron nga Beogradi apo të cilat atij ia jep detyrë Vuçiqi. Ndërsa, Kosova është e kërcënuar nga Serbia për konflikt në veri, nëse Qeveria e Kosovës vepron haptazi për vendosjen e rendit dhe ligjit atje, për zbatimin e kushtetutshmërisë. Derisa Serbia së bashku me Rusinë projekton shkaktimin e konfliktit në Bosnje dhe Kosovë, Edi Rama nuk resht së ushtruari trysni ndaj Qeverisë së Kosovës, për ta bërë shtet sa më të brishtë. Në vend që t’i adresonte haptazi kritika Serbisë, duke i kërkuar që të heqë dorë nga mbrojtja e strukturave kriminale në veri, dhe të çdo lloj krimi që e kryejnë serbët në Kosovë, ai përpiqet ta fusë në senduiq Kosovën, dhe ta bëjë t’i dorëzohet interesave serbe. Rama duhej t’ia bënte të qartë Serbisë, se rruga e saj për në Bashkimin Europian kalon nëpërmjet Prishtinës e Tiranës, sikurse edhe hyrja e saj në NATO. Kryeministri i Shqipërisë po ashtu do të duhej t’i godiste përpjekjet serbo-ruse për ta destabilizuar Kosovën. Do të duhej t’ia bënte të qartë Serbisë se nuk ka ‘open Ballkan’, derisa ajo nuk heqë dorë nga Serbia e madhe, nga ndërtimi i strategjive për shkatërrimin e Kosovës, ashtu siç edhe ia ka dalë, duke gjetur njerëz të devotshëm për shkatërrimin e ekonomisë së Kosovës, shëndetësisë…, e deri tek arsimi. Rama nuk ka pasur guximin t’ia thotë asnjë kritikë të vetme Serbisë, e cila mori guximin të shkelë çdo rregullë dhe etikë, të Komitetit Olimpik Botëror (IOC-së) dhe të Organizatës Botërore të Boksit (AIBA-s), duke ia ndaluar Kosovës të merrte pjesë në kampionatin Botëror, që u organizua në Serbi. Çfarë lëvizje të lirë ofron “Open Ballkan-i”, derisa Serbia nuk e lejoi as lëvizjen e sportistëve të Kosovës në këtë Kampionat Botëror! Po ashtu, po të ishte në rolin e mirëfilltë të mbrojtjes dhe zhvillimit të interesave të Shqipërisë, Rama sot do të duhej t’i kërkonte hapur Serbisë, që ta braktiste ‘kolonën e pestë’ të saj, në Shqipëri, sepse koha dhe roli me ndikim i udb-së (BIA-s) serbe po përfundon, me apo pa dëshirën e Ramës! Shqiptarët kanë zgjedhur qiellin perëndimor, qiellin amerikan, dhe po i thonë përfundimisht lamtumirë tutelës sllave! Vuçiqi në retorikën e tij është treguar më i matur, pasi e ka ‘ndërsyer’ Ramën ndaj Kosovës. Por, ai nuk ka mundur ta fshehë krejtësisht motivin e tij, dhe të megalomanisë serbe, për të dalur në detin Adriatik nëpërmjet Shqipërisë. “…Mund të kalosh në skanerin e sigurisë, por ecën e shkon përmes saj në Tiranë apo Durrës”, tha Vuçiqi. Pasardhësi i “kasapit” të Ballkanit Millosheviqit, kështu e ka zbuluar ëndrrën serbe, daljen në Durrës! Por, në këtë rrugëtim, i ka mbetur një pengesë e pakapërcyeshme, Kosova. Agjenturat serboruse dhe argatët e tyre shqipfolës e kanë bërë lesh arapi Shqipërinë dhe shqiptarinë. Kjo është traditë në llymin e botës shqiptare. Asnjë cub politik nuk ulet në fronin e pushtetit në Shqipëri pa përkrahjen serboruse - pra as Toptan Rama me partinë PS. Deri kur do ta durojmë thikën e tradhtisë në shpinën e kombit ore "narod" i shkuar për lesh? Kosovë, ajka e kombit, na shpëto nga Toptanet e ditëve të sotme, siç shpëtove çdoherë Shqipërinë nga tradhtitë e tradhtarët e kombit.

                            1. D
                              Dhjetoristi

                              O ti Bardhak ai Edi Rama për ty mund sipas teorisë tënde,sërbo-berishiste të jetë më i keqi i të këqinjve se kështu ja do puna dhëndrit të Sërbisë me vjerrë Milicën,e grua sllobodankën (lirinë)që për mision bashkë me ty Bardhak b.lëpirsi keni shpërbërjen e Shqipërisë dhe ringjalljen e mbretërisë sërbe në Ballkan e më gjërë.Bardhak veprat në interes të Sërbisë i ka dhëndrri Sali: Thyerja e embargos Bardhak. Mos njohja e UÇK Bardhak Mos njohja e Rambujesë Bardhak Takimet me sllobodanin e Arkanin në Shën Naum Bardhak Varri i pa ditur i Remzi Hoxhës Bardhak Arrestimet e luftëtarëve të UÇK në Tiranë Bardhak Vrasja e ish ministrit të mbrojtjes të Kosovës në tiranë Bardhak........... Prandaj o ti Bardhak rrumbullak ,mos kujto se je ditur,kur të gjithë e dinë që je shitur,dhe veç tek syri punon,ku gjak Gërdeci kullon,turp për spak që nuk shikon.

                            2. S
                              SOPIQOTI

                              O ti Bardhyl "kapedani,i marsh te keqen Edi Rames,.Jeni te cmendur JU qe ju mungon arsdyetimi dhe vleresimi i sakedt e objektiv i zhvillimeve politike ne vendin tone.Nuk ke kapacitet zotrote te vleresosh Edi Ramen.Mos i bjer fyellit pa VRIMa.

                              1. P
                                Pensionisti i Porcelanit

                                Thjesht kaloje pa e lexuar qe te mos shqetesohesh, se Bardhyli nga Kosova fiton milion nga parate e pista te Berishes dhe Metes.

                              Lini një Përgjigje