Së paku e dimë kush nuk do jetë president! 

27 Prill 2022, 20:42Editorial Mero Baze

Qëndrimi zyrtar i Partisë Socialiste se nuk do të negociojë me Sali Berishën rreth emrit të ri të presidentit, nuk ka aq shumë rëndësi për izolimin politik të Berishës, se sa për higjienën e institucionit të presidentit të Shqipërisë.

Edhe pse ka një garë kombëtare për të shfrenuar fantazinë kush mund të jetë president, kjo nuk ka shumë rëndësi. Presidenti nuk do të jetë një socialist aktiv në politikë, por mbi të gjitha nuk do të jetë një person që ka lidhej me grupimin politik të Sali Berishës.

Në kushtet kur Shqipëria po përballet me një standard të ri të vendosur nga SHBA për politikanët e dizanjuar si minues të demokracisë dhe të përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht, është shumë e rëndësishme që këta persona dhe sidomos grupi i Sali Berishës, i cili po përpiqet të bëjë rezistencë politike institucionale kundër SHBA, për këtë shkak, të mos ketë më ndikim në zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Ky është distancimi i parë institucional që zyra e presidentit të Republikës bën ndaj personave që janë dizanjuar nga SHBA si të tillë.

Deri më sot, me Ilir Metën, institucioni i presidentit ka qenë mbështetës për këtë kategori. Presidenti i vendit Ilir Meta shprehu mbështetjen publike për Sali Berishën ditën kur ai u dizanjua si minues i demokracisë, i përfshirë familjarisht në korrupsion domethënës dhe shantazhues i sistemit gjyqësor në Shqipëri, prej SHBA.

Ai më tej vazhdoi betejën edhe në emër të Sali Berishës kundër SHBA, duke e bërë institucionin e presidentit të Shqipërisë, një zonë të ndaluar për politikën amerikane dhe duke kompromentuar kështu rolin e tij si përfaqësues i popullit shqiptar, i cili e ka orientimin pro amerikan pjesë të strategjisë së sigurisë kombëtare.

Pozicioni i ri dhe i prerë i socialistëve, që Sali Berisha dhe aleati i tij nuk do të kenë asnjë rol dhe asnjë ndikim në zgjedhjen e presidenti të ri, është një lajm i mirë.

Tani së paku e dimë kë nuk do të kemi president. Nuk do të kemi dikë që i bën karshillëk SHBA, vendeve perëndimore dhe që në një kohë kur në gjithë botën shpallen “non grata” ambasadorët rus, ata pëpriqen të linçojnë në Shqipëri ambasadoren e SHBA.

Për identikitin e plotë të presidentit do të mësojmë në vazhdim, por së paku ai është dikush që nuk e fut më Shqipërinë në konflikt me Perëndimin. Dhe nuk është pak si fillim. Është fillimi i izolimit shqiptar të bërthamës anti-perëndimore të Shqipërisë.

11 Komente

  1. H
    Hope hopa

    Nga sa fantazoj, vjen ne krye general i sdujuar ne USA qe para 5 vjetesh ishte ne krye te Ministries Brendshme!

    1. T
      Taulant

      Nuk ndryshon shume nje president 'non grata' nga nje i korruptuar. Varrin vendit nuk ja bejn vetem ata qe kundershtojn Ameriken por edhe te tjeret qe jane pro Amerikan ne politiken e jashtme por anti Shqiptar ne politiken e brendshme. Si u shpreh nje komentues ketu para disa ditesh. I vetmi ndryshim midis Rames e Berishes eshte qe Berisha ka ne ndergjegje me shume 21 Janarin. Edhe pse do te shtoja qe Rama eshte vrasesi me 'pagese i 21 Janarit' me zgjedhjen qe beri Meten President. Per poshtersite e tjera qe i kane bere vendit jane te njejte.

      1. Z
        Zagali

        Taulant,na rrofsh bythen.

        1. s
          sherbimi mendor

          Taulant, ne qoftese ke pak fare dijeni nga matematika apo bijat e saj, duhet ta keshe kuptuar se barazimi çdo here eshte relativ, ndersa mosbarazimi eshte nje indentitet pa kufi poshte dhe larte; pranadaj te rekomandoj qe filozofine e te barabarteve tek njeriu ta njohesh mire para se sa te ndihmosh komentuesit apo cilindo me mendimet e tua, sepse ato nuk perkojne fare me realitetin. Je larg te qenit objektiv me keto qe thua. Po te jape nje mesim: Nuk ka njerez te barabarte as ne "boje" (madhesi) dhe as ne mendje kurre. Kjo hyne tek limiti qe zgjatet pambarim dhe nuk soset kurre. Te lexoj vazhdimisht ne komentet e tua dhe here me dukesh njeri qe shpreh ndonje realitet dhe here me dukesh si dogmaxhi antinjerezor.

          1. q
            qytetar

            Eh Taulant. Sigurisht flet me urdher.

          2. D
            Dismonda Kola

            Mos o zot, na vënë Agron Gjekmarkajn si President, se pastaj do ta kishin zili të gjithë “bythqirët” e Shqipërisë, këtë vënd pune…. Do të ishte si ajo shprehja shkodrane A GJIN KOLA NPUNË….

            1. l
              lluka

              Per mua president duhet te jete nje figure si Lisien Bashkurti nje intelektual i mirefillte,me integritet ,nje person i fushes dhe mbi te gjitha nga veriu siç e kerkon edhe "shtepia me gjethe"!Kjo duhet te jete karakteristika e nje presidenti.Ndoshta po e djeg me kete rast z.Lisien sepse Rama do qe ta dije vetem ai e kerkush tjeter,ndryshe e heq nga kanidatura.

              1. M
                Mona

                Përsa i përket higjenës, presidenti i ri duhet ta dizinfektojë mirë zyrën e Metës para se të ulet në atë karrige.

                1. L
                  L.Xh.

                  O SHERBIMI MENDOR, na fto për një kafe, kur të keshë kohë, mbasi të kesh zgjedhur Presidentin, andej nga Qershori është më e përshtatëshme, se do të të kishs ftuar edhe unë, por nuk ju a kam numurin. Uroj shëndet, dhe kusur mos u lër “kopesë së gjësë” siç thonë edhe nga Vuqidoli ashtu edhe nga Qiponi…..tamam ashtu siç i do mushka drutë dhe gomari ujin…..

                  1. p
                    pite

                    saje qorri, ose taulant kokcepi

                    1. m
                      mos qeshni po mundet

                      Kemi nje qeverisje perfekte te Edi Rames qe ka nga 2013 qe shton e shton Mireqenien ekonomike te shqiptareve, ka zeruar plotesisht Korrupsionin, ka rritur rroga e pensione aq sa nuk mbahen mend. Shqiptaret kudo kane emigruar, po kthehen qe te permiresojne ekonomine e tyre familjare ne Shqiperi, fale ketij Boom Ekonomik qe ka plasur ne vend nga 2013... ...dhe kur ka kaq suksese kjo qeveri sa nuk le asnje shteg per ti bere opozite, nuk kemi c'bejme tjeter vecse te hedhim fall se kush do shkoje ne Presidence

                      Lini një Përgjigje