Mos-Reagimet pas peticionit zbulojnë betejën antiamerikane të Berishës 

26 Prill 2022, 20:19Editorial Mero Baze

Nga Mero Baze

Në vjeshtën e vitit 1997, ndërsa Sali Berisha ishte rikthyer në selinë e PD, duke lajmëruar Tritan Shehun t’i lironte zyrën përmes pastrueses së PD, Mariza Lino, në atë kohë ambasadore e SHBA në Tiranë, planifikoi një takim pune me Berishën, për t’i tërhequr vërejtje rreth përpjekjeve për të mbajtur gjallë trazirat ndërsa qeveria e re kishte filluar punën.

Ndërsa ambasadorja po parkonte në oborrin e PD, disa “militantë” të PD filluan vërshëllimat kundër saj dhe dogjën një flamur amerikan.

Pas kësaj, biseda e ambasadores me Berishën ishte e rëndë dhe thuajse e fundit për aq sa ajo qëndroi në detyrë, por pas takimit Berisha u detyrua të justifikohej se ata që dogjën flamurin amerikan, e kishin bërë si shenjë mospajtimi ndaj ambasadores, jo ndaj SHBA (edhe atëherë kishte dy SHBA).

Një ditë pas peticionit qesharak online kundër ambasadores së tanishme të SHBA në Tiranë, Sali Berisha nuk ka bërë ende ndonjë koment. Ndryshe nga viti 1997, tani sjellja e Berishës dhe mbështetësve të tij, tregon se e kanë me SHBA.

Mbështetësit e tij vazhdojnë të inkurajojnë peticionin dhe ta quajnë atë dëshmi të njerëzve të lirë të Shqipërisë, që nuk i nënshtrohen “diktatit amerikan”.

Deklaratat e disa deputetëve të Berishës mund të mos i marrim në considerate, për shkak të kufizimeve mendore që kanë, se po t’i marrim seriozisht pastaj situata është dhe më keq.

Por ajo që bie në sy është se gjithë mbështetësit publik të Sali Berishës, përfshi dhe aleatë të tij, kanë miratuar në heshtje peticionin. 

Mes tyre shkëlqen miratimi i Ilir Metës dhe entuziasmi i mbështetësve të tij të LSI, për këtë peticion. Mediat pro tyre raportojnë në kohë reale firmat që shtohen në peticion, të cilat janë nga anëtarë të partisë së tyre, ose emra të rremë.

Pastaj vijnë me radhë gjithë deputetët që mbështesin Sali Berishën. Interesant në këtë pikë janë ata deputetë që përpiqeshin të shmangnin retorikën kundër SHBA, duke thënë se e mbështesnin Sali Berishën vetëm në luftën kundër Lulzim Bashës. Tani ai u ka lënë në dorë bombën për t’i hedhur Ambasadës së SHBA dhe ata po sillen si ushtarë. Asnjë forum i grupit të Berishës, as Forumi Rinor i Këlliçit, as gratë e Vokshit, dhe as OJQ e PD nuk kanë reaguar.

Akoma më qesharak është pozicioni i atij që quhet Këshilli i Ambasadorëve, një OJQ e kontrolluar nga Ilir Meta dhe Sali Berisha, të cilët në betejën linçuese të një personi “non grata” nga SHBA, kundër ambasadores së SHBA në Tiranë, janë qartazi me linçuesin me heshtjen e tyre.

Dhe akoma më e rëndë është situata kur mendon se aty ka emra ambasadorësh dinjitozë, të cilët janë përfshirë në atë listë për shkak të karrierës së tyre dhe po ekspozohen keq për shkak të përdorimit politik që dyshja Meta- Berisha i bën këtij Këshilli.

Mendo tani që ky Këshill të japë ide për rajonin, sigurinë globale apo etikën diplomatike, kur nuk guxon të kundërshtojë as një peticion qesharak, kundër një kolegeje të tyre amerikane. Vetëm diplomatët e Moskës mund ta mbajnë këtë qëndrim.

Pra sjellja e mbështetësve të Berishës pas peticionit, është më serioze dhe më e rëndë se peticioni. Peticioni është një gjë vulgare, nga ato gjërat qesharake që di të bëjë Berisha, por mbështetja e tij nga gjithë enturazhi i Berishës tregon se ajo është një ide serioze e Berishës. Dhe kjo e bën atë të rëndë.

Nëse peticioni do mbetej një ide qesharake e disa të marrëve pas Berishës, ishte gjysma e së keqes. Por fakti që të gjithë ata që janë me Berishën, janë dhe me peticionin, tregon se tashmë ata janë një trupë anti-amerikane, dhe jo një grupim politik, që kishte probleme me Lulzim Bashën. 

Sjellja e tyre tregon se të vetmen gjë që kanë seriozisht është beteja me SHBA, çka është dhe ëndrra e fundit e Sali Berishës në këtë jetë. Të gjithë të tjerët, janë gati të shkojnë në varr pas tij, si mumiet egjiptiane pas faraonit. 

21 Komente

  1. J
    Jorgjicë Malko

    Mos u lodhni kot e flisni për veprimet që kryen Sali Berisha me Ilir Metën dhe CO…. Deri sa ti nevojiten Edi Ramës, këto do të veprojnë, bërtasin, ulërasin, pëllasin e dhjesin me gojë e me ç’tu vijë për mbarë, kunder USA e ambasadores Kim. Berisha e Meta, janë fasada për justifikimet dhe aresyetimet, për deshtimet e qeverisë së Ramës. Pikërisht sepse i nevoiten Ramës, për karrierën e tijë, kjo është aresyeja që SPAK, nuk vepron ndaj Berishës e Metës. Zoti na ndihtë në ç’shohim e degjojmë.

    1. 2
      2D

      Mero, kanë emra ata ambasadorët?! Se mbase më i ndershëm, dmth ( në këtë rast) më budalla është Andi Bushati që e shpall proberishizmin hapur.

      1. M
        Miku i Donald Lu

        Emra ambasadoresh? Edhe pse dihen po i citoj dy: Agim Nesho dhe Mal Berisha,

      2. Z
        Zjarri

        Po te rraset brenda Saliu atehere do shihni Salehet urte e bute duke valvitur flamurin Amerikan

        1. m
          mirel

          Ekselent Mero Baze...

          1. E
            Edi

            Bravo Mireli nr2,Ekselenti Mero Baze eshte njeriu me ekselent i shtypit te Rames,njeriu qe ne 100 artikuj 99 jane duke sulmuar Berishen dhe nje duke mbrojtur Ramen,

          2. V
            Vranakonti

            Bukur.Madje shume bukur.Kemi nje opozite qe udhehiqet nga kryekrimneli Sali Berisha,na vuri bojen e keqe si shtet,si popull,ne nje kohe kure shqipetaret kan shpresa te medha te Amerika,si aleatja jon kryesore,strategjike.Jane njerez te trash dhe mendojne sie si te bejn keq,se mire nuk bejne kurre.Saliu dhe meta duhet te vihen ne litar m'u ne mes te Tiranes.

            1. B
              Balo

              Nëqoftëse ka arritur ndonjëherë ndonjë fitore Lul Basha,ajo është vetëm tani! Budallai i Viçidol it doli hapur kundër Amerikës,pra Luli nuk i kishte faj,po ashtu ajo që po ndodh në PD tani tregon se gjithmonë në atë parti ka komanduar Berisha! Fitore paradoksale e Lulëzim Bashës!

              1. N
                Nari

                E trishtueshme kur shikon edhe deputet te rinj nga radhet e pd te shkolluar ne perendim,te cilet jo vetem e shohin si shprese nje 80 vjecar nongrata,por jane te gatshem te futen ne lufte me SHBA per bythen e Berishes dhe familjen e tij.Keta njerez pa karakter,e meritojne sic thote Merua t'i shkojne mbrapa Berishes, ashtu si sherbetoret varroseshin bashke me Faraonin.

                1. v
                  vlonjati

                  Ti o Nari qe deri dje ne drejtimin e PPSH e sulmoje Ameriken sot je bere bythlepiresi me i madh i tyre dhe sulmon ato qe nuk jane 100% me ç'ka thote Amerika, qe qenka bere miku jot me i madh.

                2. S
                  Sul Koburja

                  Fundin e kanë të sigurt,mbase me miopi e tyre nuk e shohin,u këshilloj që kobureve tu heqin thepin se kur tua fusin në bythë do i dëmtojë shumë thesin.

                  1. Z
                    Zegjineja

                    Ambasadore dinjitoze? Kush more, Besniki Mustaloqja, Malo Birisha, Kristofon Kristofillakis, Sherefedin Kallarafutja ? Ata jane kot fare

                    1. K
                      Kumunisti birrisha

                      C'lidhje ka nje pétition me nje te emeruar te nje shteti si ambasadore dhe kur ai pétition vjen nga nje non grata . Kjo tregone qe sa i paditur dhe qesharak eshte non grata Berrisha . Ka dale nje reper nga amerika dhe kerkon qe dialekti gege te zevendesonte gjuhen moderne shqipe kerkone pétition ne internet dhe ju mendoni qe ky injorante do ndryshoje te foluren shqipe . Me kete pétition ky komuniste po tregone qe eshte nje antiamerikan antishqiptare dhe dicka e bukur per ti treguar elektoratit Shqiptare kush eshte ish PD

                      1. q
                        qesh e ngjesh

                        DASH ka urdheruar Yuri Kimen ashiqare / qe menjehere te marre shtetesine Shqiptare / me pas pastaj per kryetare ne PD te garoje / edhe Saliun si kryetar te PD ta eleminoje / Shoqe Kimit rruge tjeter nuk i ka mbet / vetem te garoje per kryetare ne PD vet / kjo do qetesoje edhe DASH perfundimisht / me shqiptare Yurin kryetare te PD sigurisht!

                        1. T
                          Taulant

                          Mero lere Berishen se po behet hataja. Dje lajm se 635 hektare i jepeshin Kastratit te Plazhi Gjeneralit, sot lajmi se 800 hektare te Butrintit shkojne per ndertim.

                          1. T
                            Taulant

                            Po per ate letren e atij pacientit Hollandez qe tregon realitetin e vertete te shendetesis primitive ne Shqiperi. Be ndonje shkrim per katastrofen ne shendetesi,arsim,drejtesi etj , mos u merr vetem me Berishen se ai e ka te pjekur .

                            1. v
                              vlonjati

                              Taulant, nuk ka kohe Meru te meret me keto gjera te vogla,ai ka detyre te sulmoje vetem Berishen dhe mbeshtetesit e tij gje qe e ka deklaruar.

                            2. A
                              Artibr

                              Kot kam vendosur te mos komentoj per kete mbret sepse jam shume i pafuqishem dhe i pa shprese ketij mbreti fashiste dikur kercenonte dhe torturonte dhe zhdukte njeres te cilet i akuzonte si bij komunistesh banda te kuqe qe dihet si perfundoj me tre mij te vrar dhe kushe di sa ne hasmeri dhe si perfundim ky njeri ose super njeri kerkon te ngrej bandat e fashistave te djegin grabisin perdhunojne ende shqiptaret si ka mundesi qe nuk ka perendi qe i del para keti njeriu dhe vete km rama e quajti kuceder apo mbret qe i gjunjezohet ketij mbreti qe vepron si ti doj qefi un jam dorezuar dhe nuk komentoj me kete mbret do ju ftoja dhe ju te tjereve te bénit te njeten gje dhe ti mero qe te zuri goja lesh me prova e me fakte po ne nuk jemi greqia qe I trodhi fashistat neper burgje kurse ne I puthim doren fashistave ata qe mbeshtesin peticionin jane fashista dhe nuk ka asnje hetim cdogje normale.

                              1. D
                                Drini

                                Po ky dash sula katunari i katunit Vashaj sikur eshte me Berishen, apo e dredh si kurvat.

                                1. C
                                  Coli

                                  Perrallen e qeverise per beteje antiamerikane te Berishes nuk e beson njeri.Eshte nje sajese per te mbajtur ne krye te opozites nje grup politikanesh shterpe si puna e Lulit e kompani.

                                  1. m
                                    morseta

                                    Te lumte Mero Si gjithmone i sakte !

                                    Lini një Përgjigje