Presidentin që nuk e pranoi Perëndimi 

19 Prill 2022, 18:30Editorial Mero Baze

Pesë vjet më parë Kuvendi i Shqipërisë bëri një zgjedhje politikisht korrekte për president, duke zgjedhur përfaqësuesin e një pakice të koalicionit si kandidat për president. Ilir Meta, i cili ngjante i zemëruar ditën që u zgjodh president, pasi po përpiqej të viktimizohej sikur po e merrnin peng, në fakt mbajti peng për pesë vite institucionin e presidentit të Republikës.

Sapo mori mandatin, ai braktisi shumicën dhe theu statusin e presidentit ende pa hyrë në zyrë. Në fushatën elektorale të vitit 2017, ai u shfaq rrugëve të Shqipërisë si gangster që kërcënonte me shoqëruesit e tij strukturat elektorale të kundërshtarëve dhe procesin zgjedhor.

Përtej skandaleve të tij për pesë vite, desha të ndalem tek bilanci i tij si figurë përfaqësuese e Shqipërisë. Ilir Meta do të hyjë në historinë e Shqipërisë, si presidenti i vetëm i këtij vendi që për pesë vite nuk u pranua dhe nuk arriti të marrë ftesë zyrtare nga asnjë vend perëndimor, mik i Shqipërisë.

Ai e nisi dhe mbaroi mandatin, duke bërë vizita private tek miq dhe shok të tij, tek arbëreshë apo të njohur në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni. Ai nuk arriti të vendosë dot asnjë raport normal me asnjë vend të Bashkimit Europian apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që raportet e Shqipërisë, si me BE, dhe me SHBA, njohën përparim.

Pra ai nuk u refuzua nga SHBA dhe Bashkimi Europian si president i Shqipërisë, por si dikush që nuk e përfaqësonte Shqipërinë në Perëndim.

Si i tillë, ai ka arritur të ketë rekordin më të zi të historisë së presidentëve në Shqipëri, i ngjashëm me bilancin presidencial të Berishës në mandatin e tij të dytë si president, por që ishte vetëm katër muaj.

Ashtu si Berisha u izolua për katër muaj në vitin 1997 në zyrën e tij, Ilir Meta u izolua për plot pesë vite, duke e kthyer institucionin e presidentit në një institucion “non grata” për SHBA dhe Bashkimin Europian.

I vetmi sukses i mëhershëm i tij kanë pas qenë raportet me Greqinë, ku mori dhe dekoratën më të lartë të shtetit grek për të huaj, kur ishte kryetar i Kuvendit, por dhe ato raporte i bëri qesharake, kur promovonte folklorizmat e Sazan Gurit në muret e Presidencës.

Do të mjaftonte vetëm ky bilanc, ky izolim dhe ky përçmim i botës perëndimore ndaj tij, që ne sot të reflektojmë për presidentin e ardhshëm të Shqipërisë. 

Çdo figurë politike apo përfaqësues i shoqërisë civile që do të shkojë në atë institucion, duhet të ketë përgjegjësinë e duhur që të riparojë së paku raportet e institucionit të presidentit të Shqipërisë me Perëndimin dhe të heqë emrin e keq të presidentit të Shqipërisë si një figurë anti-perëndimore.

Shqipëria nuk e ka tanimë Perëndimin një ofertë që mund ta zgjedhë, por një detyrim historik. Shqipëria pa aleancën me SHBA dhe Bashkimin Europian është një vend i rrezikuar dhe shqiptarët një komb që mund të sfidohen nga zhdukja.

Tronditja e rendit të ri botëror, pasiguria që krijon ekspansioni i Rusisë drejt Ballkanit dhe sfida e Rusisë ndaj NATO-s, e bëjnë të detyrueshme që Shqipëria të ketë një klasë politike tërësisht pro-perëndimore, pa asnjë ekuivok.

Shqipërinë dhe shqiptarët nuk i mbrojnë dot as cubat, as banditët, as milionerët hajdutë dhe as ushtritë e tyre përkatëse. Garancia e vetme e Shqipërisë dhe kombit shqiptar është Perëndimi, ku SHBA ka rol vendimtar.

Kur themi të gjithë se president më të keq se Ilir Meta mund të mos zgjedhim, duhet të kemi parasysh se e keqja më e madhe e Ilir Metës nuk ishin veset e tij në Shqipëri, dhe as përdhunimi sistematik që i bënte institucionit të Presidencës dhe solemnitetit të tij, por fakti që ai nuk u pranua kurrë nga Perëndimi dhe SHBA.

Ky nuk është thjesht turp për Ilir Metën. Ky ishte turpi i Shqipërisë për pesë vite, që nuk duhet të përsëritet më kurrë.

22 Komente

  1. T
    Taulant

    E ke gabim kur thua qe Shqiptaret i mbron vetem Perendimi e SHBA. Asnje vend qe nuk mbron vetveten nuk e mbrojn dot te tjeret. Bota ka interesa te cilat gjithmojn ndryshojn.

    1. R
      Rita

      Nuk eshte turp i Shqiperise por eshte turp dhe turp, poshtersi dhe palocollek i Rames dhe PS qe e zgjodhen dhe e votuan duke kembengulur pertej idiotesive te Metes se eshte presidenti me i mire qe ka patur shqiperia.

      1. L
        Labi

        Po mos qe Meta, Gjatoshi yt nuk behej kurre Krimin -ister o Rita, Prandaj falenderojeni SHUUUM Meten qe na solli piktorin skizofren ne Krye te vendit.

      2. S
        Shqipe

        Pse felliqesh me kerma…?!

        1. G
          Gafur Muça

          Ai që vuri Metën si President Republike, a ka faj ? Mbasi kjo punë, është si muhabeti i asajë që thonë, ORE, PO HAJDUTI NUK KA FAJ ? Mund të ketë shumë argumente për të justifikuar TABELËN E SHAHUT POLITIK, nga Ai që e vuri Metën President, por nuk ja kishte dhe nuk ja ka kush borxh gjithë atë investim, konsum energjishë, lodhje e përplasje njerëzore, pa llogaritur faturën financiare të mbarsjes dhe deshtimit të këtijë mandati presidencial. E gjithë kjo punë, ka vetëm një emër, që është EDI RAMA. Mos vallë, do të na eksperimentojë përseri ndonjë model të tipit Gent Caka apo Besa Shahini ? Shembuj të tillë eksperimentimesh të deshtuara, Edi Rama, ka me bollëk. Të shohim, në se ka vënë mënd.

          1. s
            sherbimi mendor

            Gafur Muça ! Degjo pak dhe arsyeto: Si dhe pse u be president Ilir Meta, ma merr mendja se nuk ka ndonje qe nuk e kuptoi dhe sot nuk e di, veç ai qe ben budallain ose eshte i tille. Ngado qe te kthehesh, kjo qe ndodhi me Ilir Meten edhe mund te ndodhe perseri se njeriu ka nje mendje qe mund ti ndryshoje si ndryshon ngjyren kameleoni ne mvartesi te kohes, por; sot ndodh dhe keshtu ne kushtet e lirise-çthurje: nje djale hodhi ne gjyq nenen e tij dhe kerkonte demshperblim qe pse ajo e nxorri ne jete. Kur u ballafaquan ne gjyq , nena i tha djalit: nuk kisha se ku te te gjeja ty te te pyesja qe te te beja ose jo.- Prandaj merreni ngadale se keto pune ne demokracine shqiptare dhe lirine e Saliut , keshtu jane. Ju, si ti ka shume, kerkoni llogari se si ja dhé ujet gomarit! Ndoshta dhe peshorja e mendimit kaq ngré, por eshte fatkeqesi kombtare sot me keta njerez kaq interesaxhij te kalbur qe u duket sikur do te rrojne nje mije vjet dhe harrojne se dheu do ti tret shume shpejt, duke humbur çdo vlere njerezore, humane, respekt, nder, familje komb dhe gjitheçka qe e perjashton nga gjallesat shtazore. Jeni gatuar keq dhe ate do hani!

            1. G
              Gafur Muça

              Faleminderit SHERBIMI MENDOR alias Edi Rama. Në fund fare, gabove, nxorre identitetin, mbasi ke shkruajtur me nxitimin e mllefit duke nxjerrë krye pjesa juaj inatçore, nga e cila, bëni gabime. Nuk kam fyer kërkënd. Vetëm kam analizuar kronologjikisht, ecurinë e proçeseve shumë të ndjeshme tek ne shqiptaret. Lutem, terhiq fyerjen….me fjalinë që e keni mbyllur këtë replikë. Me ç’kuptoj, përseri do të eksperimentoni ndonjë model alla gentcaka gjë që dëshpërimisht do të na zhgënjejë shumë, në besimin dhe pritshmëritë që kishim dhe kemi tek Ju Edi Rama, mbasi nuk është e paktë, kjo që po ndodh me Sali Birishën, e cila flet për një kompromis të thellë, e nuk ka spiegim tjetër, mënyra e kërcëllitjes, cicërritjes dhe e protagonizmit të tijë, ndaj SHBA dhe medemek Juve Edi Rama, etj, ndersa për të tjerët, nuk llogariten nga ai. Sigurisht keni shumë e shumë arritje, aq sa mund të duheshin 50 vjet për qeveritë paraardhese, por, “nyjen gordiane dhe litarin e shejtanit”, Sali Birisha e Ilir Meta, që janë ATAKU i shoqerisë tonë, guri i provës thelbësor për ju, janë siç ishin, e që i shkojnë ironizë perifrazuese tallëse të këtijë populli tërli e vërli, ku ishe, hip gjëkundi, e çbëre, asgjë…. Pa ndeshkimin ligjor të Sali Birishës e Ilir Metës, që janë strumbullari i të këqijave, opnionini për ju Edi Ramë është zhgënjimi. Uroj shëndet e jetë.

            2. T
              Taulant

              Besa Shahini ??? Nder te paktat ministre me dinjitet .

              1. T
                Taulant

                Kur Rama zgjodhi Meten President dhe sidomos kur beri aleanc me Meten ne 2013 u binda qe Rama eshte 'vrasesi me pagese' i 4 qytetareve ne bulevard ne 21 janar 2011. Njeri me i poshter se tjeter poshtersia nuk ka fund. Rama per te mbetur ne pushtet po ti nevojitet voton perseri Meten e Berishen per President. Llumi llum do hajduti hajduter .

                1. m
                  matteo

                  Nuk me duket arsyetim i drejte, Gafur Muça, për faktin se ai që merr një post publik (pavaresisht kush e zgjedh/emeron) duhet t'u permbahet rregullave, qe janë të shkruara, se nu e ka shtepinë e tij e bën ë'të dojë. Por edhe për shtepinë private ka rregulla e ligje...prandaj...

                2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Koha e Metës në Presidencë po shkon drejt fundit. E rëndesishme është të nxjerrim mësime,ku gabuam. Meta provoi të drejtoi si Kryeministër, President,nuk ka provuar si Kryetar i Opozitës. Së bashku me Berishën do jenë non grata.

                  1. P
                    Populli

                    Ky Editorial duhet te perfshihet ne Ligjin Kushtetues per Presidentin e Republikes se Shqiperise!

                    1. Z
                      ZHEJI KOKE PA LARI

                      Per mua nuk eshte faji i ilir Metes por i parlamentit Shqiptare eshte nje komisione qe kontrollone gjendjen shendetsore te presidentit Meta eshte i semure mendore nje semundje qe trashegohet ne familje nga gjyshi i jati dhe vete Meta kur kalojne moshen 50 vjec . Eshte nje ligje qe kur présidenti semuret duhet te zevendesohet . Nuk mund te gjykojme nje te semure mendore . Ju do kenaqeni kur te leri presidencen dhe te dali rrugeve pasi tani eshte pak i izoluar do jete humore

                      1. K
                        Kosovari

                        Vite me heret Serbia mobilizonte Ivicen per lobim dhe per fushata anti Kosove por kjo i kushtonte shume. Tash Serbia ka gjetë nje lobues gratis me emrin Edi Rama i cili e mbron ne çdo rast, ia pastron imazhin, e permend edhe ne takime me aletatet, ia zbut krimet, ia relativizon fashizmin… Vllazen, suksesi me i madh i Serbisë nga Lufta e Kosoves deri sot është rekrutimi i kryeministrit te Shqipërisë si lobues per interesat strategjike serbe. Dhe kjo ndodhe ne momentin kur shqiptaret do duhej t’ishin te bashkuar ne synimet e tyre integruese drejt Evropes dhe ta ndihmonin e kuptonin njeri-tjetrin. Sidoqofte, qasja e re dhe aktive pro serbe e Edi Rames na lejon te kuptojme shume gjera dhe sjellje te ketyre viteve te fundit ne kurriz sidomos te Kosoves. Kjo na lejon ndoshta edhe ta kuptojmë pse Batoni paguhet 16 mije euro ne muaj nga nje spital qe per pacient ka vet Shqiperine. Idioti i dobishëm dhe i gjatë.

                        1. F
                          Fjala

                          kosovari, hidhi nje here sytet nga kryeministri yt qe futi ne burg gjithe UCK-ne! Apo nga ai sy nuk shikon, je qorruar!

                          1. p
                            patrioti

                            Rama pro serb ?! Shko more thyej qafen , koqevar leshi .

                          2. V
                            Vranakonti

                            Mos u merziteni,se e dhe tre muaj eshte kukudhi Meta dhe do shkoi ne verin e Monikes.

                            1. z
                              zgalem

                              Si gjithmone , vleressimi i Meros , per institucionin e neperkembur te Presidentit te shtetit shqiptar , eshte i plote . Iliri nuk u lidh me asnje shtet perendimor , por e vuri presidencen ne sherbim te partickes se tij te denigruar . Me kete rrasrt Shqiperia , nuk realizon thjesht zgjedhje presidenciale , por eliminon nje president sharlatan , qe beri shkeljet kushtetuase me te rrezikeshme , qe njef historia e presidenteve , jo vetem Shqiptare . Askush nuk mund ta shkonte nder mend se Ilir Meta , me kete qendrim prej cubi , do ta mbyllte mandatin , pa i hyre gjemb ne kembe . Vendimi i gjykates kushtetuae ishte antikushtetuas , sepse pa turpesisht shkeljet kushtetuse i quajti te vogla . Ky vendim i gjykates eshte nje megaskandal gjyqesor shqiptar . Kushdo , qe te zgjidhet President , do te jete e kunderta e Ilir Metes , sharlatanin , qe e degjeneroi ,kete funksion te rendesishem kushtetus . Zgalem

                              1. A
                                Arber iliri

                                Dakort Mero me çka thua përveç se ishte zgjedhje e drejtë politike.Kurrë institucione të tilla nuk shiten për politikën e ditës,siç ju shit posti Ilir Metës.Gabim i madh politik që e vuajtëm 5 vite e mund ta vuajmë edhe më tej.

                                1. a
                                  artan

                                  Mero. Me pak fjalë i the të gjitha.

                                  1. n
                                    nje komshi i "Ashraf-3"

                                    Perparimi qe njohen raportet e Shqiperise me SHBA ku Meta nuk ka asnje rol dhe tere barren e Perparimit e mba Edi Rama : U strehuan mijra syresh (numrin askush nuk e tregon) te opozites Iraniane ne Manze duke e bere Shqiperine target te Republikes Islamike te Iranit. U mblodhen tere administrata afgane e Kabulit e u strehuan ne Shqiperi pas zbythjes Amerikes nga Afganistani (se ne Amerike nuk ka asnje pellembe vend ku mund te strehoheshin!) U shpall lutja e Rames per ti sjelle edhe refugjate Nigeriane nese Amerika do kishte nevoje per ti postuar diku. Tere keto asnje qeveri e asnje shteti nuk do guxonte ti bente se do ti kthenin patkojte nga dielli prej protestave popullore, por ama qeveria Rama ja doli ti kryeje duke bere keshtu dhe ate qe Mero Baze e quan, Perparim te maredhenieve me SHBA e ku Ilir Meta nuk ka rol fare.

                                    1. N
                                      Një qytetar

                                      Shqiptarët jashtë Shqipërisë mendojnë për të mirën e mëmëdheut shumë më tepër se sa mendojnë politikanët e këtushëm për të zhvatur dhe vjedhur, por me ligj i kanë përjashtuar që të kenë të drejtë të zgjidhen, duke vënë kushtin se duhet të kenë jetuar dhjetë vitet e fundit në Shqipëri. Atëherë ti gëzojmë Metën e shokët e tij.

                                      Lini një Përgjigje