Përpjekja e fundit e Ilir Metës për të “trembur” drejtësinë 

9 Prill 2022, 19:06Editorial Mero Baze

Zakonisht kur Ilir Meta lajmëron papritur konferencë shtypi, sidomos në fundjavë, duhet të shikosh çfarë ka ndodhur gjatë ditës. Dhe për të kuptuar kush ja prishi fundjavën e tij të sotme, duhet të shikosh dy fjalime në Kongresin e socialistëve. 

I pari, ai i Edi Ramës, që nuk e zuri fare në gojë, por i bëri thirrje SPAK të kthejë sytë nga korrupsioni i Sali Berishës, si zyrtar i certifikuar nga SHBA për minim të demokracisë, korrupsion madhor bashkë me familjarët e tij dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë, si dhe fjalimin e Erion Veliajt, që portretizonte Ilir Metën si kandidat për këto sanksione, duke përmendur dehjet e tij me alkool nëpër kafene dhe sulmet ndaj SHBA.

Për Ilir Metën të dyja fjalimet janë një dhe të “orkestruara” kundër tij.

I pari, pra fjalimi i Edi Ramës, i fut atij paranojën se SHBA do shtojë presionin mbi SPAK ndaj krimeve të Sali Berishës, me shumë prej të cilave lidhet vetë Ilir Meta, siçc është 21 Janari dhe presioni mbi drejtësinë për të mos u hetuar. Por do të mjaftonte vetëm ideja që drejtësia po futet nën presion që të prekë Sali Berishën, që Ilir Meta të alarmohej dhe të bëhej gati për sulm.

I dyti, fjalimi i Erion Veliajt, e bën dhe më paranojak, pasi atë që nuk e përmend Edi Rama, e shkoqit ai, duke e kthyer Ilir Metën në një tjetër kandidat ndaj të cilit duhet të hetojë drejtësia.

E thënë shkurt, thirrjet e Edi Ramës që drejtësia të hetojë Sali Berishën si një politikan nën sanksionet e SHBA dhe mëshimi i argumentit se vet socialistët e kanë lënë të lirë drejtësinë të veprojë kundër zyrtarëve të tyre të korruptuar, plotësuar me akuzat e Veliaj ndaj Ilir Metës si anti-amerikan i dehur rrugëve, janë arsye e mjaftueshme që Ilir Meta të ndjehet i pasigurtë dhe të shpërthejë.

Nëse shikon fjalimin e tij në konferencën për shtyp, duke shpjeguar materialet grafike të LSI shpjeguar në dhjetëra emisione televizive, gjithë shqetësimi ishte që të mos konsiderohet sikur socialistët janë ndëshkuar nga drejtësia. Shqetësimi i tij real është se nëse socialistët konsiderohen si një parti që lejon drejtësinë të hetojë dhe veprojë, atëherë radhën e ka ai dhe Sali Berisha. 

Ndaj gjithë shqetësimi i tij i sotëm dhe ai që paralajmëroi në fund të mandatit të tij presidencial, është që ai të bërtasë përditë qe socialistët nuk po ndëshkohen nga drejtësia dhe që të nënkuptojë se nuk e ka ai dhe Sali Berisha radhën për t’u dënuar.

Kjo natyrisht e rrit presionin politik mbi drejtësinë dhe e vë në pozitë të vështirë SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë, pasi nuk ka rëndësi se çfarë thotë Ilir Meta kur flet për drejtësinë. Sa herë ai hap gojën për drejtësinë, 90 për qind e shqiptarëve kanë në mendje të njëjtën fjali në kokën e tyre: “Po këtë si e lënë akoma të lirë”.

29 Komente

  1. L
    Like floriri

    Po cfare tha Rama eshte llogjike fut ne burge nje grua per nje arke me peshke ( qe normalishte duhet denuar ) dhe le te lire Berrishen dhe Meten kjo nuk eshte drejtesi . Pijaneci Meta po e ndjen rrezikun por eshte vone do perfundoje ne burge ka vrare , vjedhur ,korrupsione

    1. T
      Taulant

      Nuk ka llogjike ajo qe thote Rama. Zevendes ministria nuk u denua vetem per arken e peshkut. U denua edhe per shitjen e vendeve te punes ne administrate . Minimumi 5000 euro per cdo vend pune. Rames i duket shume pak per te denuar sepse ministrat e vete Rama per cdo tender vjedhin miliona euro.

      1. T
        Taulanti ka nje moter per foltore-nevojtore

        Tao Tao di te lexosh apo je nga ata te foltore-nevojtore . Lexoje edhe dy here ta kuptoshe

        1. S
          Skypion

          Nga urdherat publike qe Rama i jepte SPAK-ut dje, per arrestimin e ketij apo atij, sesi duhet te veproje dhe se c'duhet te beje, kuptohet se ai e ka nen kontroll te plote sistemin e drejtesise. Kjo vjen ne nje kohe kur do te zgjedhe edhe Presidentin e ri te vendit; dhe me kete te fundit, kontrolli absolut i pushtetit te tij mbi institucionet shteterore behet total. Cdo sundimtar qe ndodhet ne nje pike te tille te pushetit, ka nje si ndjenje euforie, plotpushtetshmerie; mirepo, kane edhe nje shqetesim qe u vjen nga nenvetedija: e ndjejne qe ndodhen ne piken me te larte te kurbes se pushetit, dhe vijueshmeria me tej, logjikisht eshte vetem renia. Rama e di kete, prandaj ben edhe arrogantin-frikacak. Eshte frika, ne mos paniku qe e ka kapur, sa te kerkoje publikisht arrestimin e liderit te opozites; normalisht kjo do te ishte nje gafe, ne rastin me te mire; por ai nuk eshte normal, eshte nen stres te madh. Vereni me kujdes, te gjithe ata zyrtare qe kane te bejne me aferen e Inceneratoreve, po dalin te perfshire dhe po arrestohen nje nga nje, vetem ky Rama, qe nuk ka budall qe nuk e di se asgje nuk behet pa lejen e tij, na dilka i paster! Ujet ne burim i paster, e turbullojne ministrat e tij poshte! Ne fakt ai qe socialistet e marrin si nje burim, s'eshte vecse nje qenef, e gjithe cka rrjedh poshte eshte muja e tij. Keshtu thuhej edhe ne kohen PS-ja ishte Parti e Punes: ujet ne burim eshte i paster, por e turbullojne keta poshte! Kjo shprehje qarkullonte shume pak kohe para se te permbysej ai regjim. Vetem pak kohe me pas, Sali Berisha do ta mbyllte ne qenef kete kete burim-qenef ( kupto byrone politike) qe qelbi Shqiperine per gjysemshekulli. Burimi i sotem eshte e njejta qenefhane. Te njejten detyre ka perseri Berisha. Meqenese, shume shpejt do te hidhet ne fushe te betejes edhe Metam besoj se ka per te qene jo edhe aq e veshtire. Eshte per kete, qe Kryeqenefi i bashkise bashkerendon sulmet me Kryeqenefin e qeverise. Zgjedhjet vendore jane afer. Kush merr Tiranen i ka fituar ato. Kush e humb ate, i ka humbur ato. Humbja e turpshme e Veliajt ne perballje me Duken, eshte nje shenje kuptimplote, qe ai e kupton shume mire. As presioni, as shantazhi dhe as blerja, nuk mjaftokan per te mbajtur pushtetin, nese qytetaret e marrin seriozisht. Sulmet ndaj Metes jane ne funksion te perballjes se afert per Tiranen. Me Berishen dhe Meten perballe, Rama dhe Veliaj nuk kane asnje shans qe te manipulojne, ne cfaredo menyre qofte, zgjedhjet. Nuk do te lejohen. Qe ketej edhe kjo thirrja e deshperuar qe Rama i ben SPAK-ut per te ndeshkuar Sali Berishen.

          1. S
            Skypion do votoje per ty

            Skypion jam pjese e elektoratit gri dhe votoje Ramen. Krimineli Berrisha , Meta duhet te ishin ne burge meqense je idhetare apo bashpuntore ne krime kur te denohen shko vizitoje ne burge te Recit po kam frike se do ta ndryshoshe gjuhen sic ke bere pasi te njohe si bashkpuntore te sigurimit te shtetit kur punoje atje ?

            1. M
              Miri

              Hahahaha Elektorat gri qe voton Ramen. Po ku ka elektorat gri në Shqiperi? Atje jane 70% enverista. Ke votuar ndoshta njehere kunder Rames? Nuk e besoj. Ti nuk je elektorat gri por nje kokerr patronazhisti qe edhe shurra e Rames të duket aranxhate.

              1. M
                Miri i foltores

                O Miri o nevojtore Berrishes mesoje se kuptohet qe je analfabete. Antare te PS jane 21 % e popullsise antare te ish PD jane 10,5 % e popullsise mesoje injorant pjesa tjeter qe jane rrethe 60% jane elektorati gri . Per enveriste ke Berrishen Tritan Preshin me kompani . Ndersa per patronazhiste ka edhe PD edhe PS o bole eshte sisteme organizimi i partise o katundare

            2. S
              Satër

              Mos ha m...t dhe mendo ta paraqesësh përplasjen e"klanit duka" me veliajn si një betejë Qytetare ! Betejë mafioze! O qenef ! Lëpije atë bythfishkurin dhe përcillu se koha po mbaron ! Sa për ramën mir thua por ama pak si shumë gjatë dhe fortë ua ka q.. atê dyshen e famëshme b-m ! 20 mote jan ca si shumë!.

              1. N
                Një qytetar

                A je në vehte zoti Kryeministër, je koshient për atë që deklaron? E dini kush është koka e korrupsionit dhe nuk shkoni t'a deklaroni atje ku është vëndi? Kjo është të luash vëndit, kësaj i thonë të mos deklarosh në organet kompetente ata që vjedhin pasurinë e këtij vëndi! Por fajtor nuk është vetëm ai që e bënë të ligën, po aq, në mos më shumë është dhe ai që e di dhe nuk shkon t'a deklarojë në organet kompetente. S'ka drejtësi këtu, por të kishte të vinin dhe të merrnin zvarrë e të deklaroje ato që di. Jo vetëm kaq, por të jepnin dhe një dënim të mirë për fshehje krimi. Një deklarim i tillë nga kryeministri i vëndit është vërtetë diçka e pashëmbullt, turp i padëgjuar. Me këtë deklarim ti tregove se je fiks njëlloj si çdo individ që ka lidhje me të ligën, asgjë më shumë. Ndaj dili zot kësaj që the, ndryshe më e pakta që duhet të bësh është dorëheqja përfundimtare nga detyra dhe nga politika

            3. b
              ben.

              "akuzat e Veliaj ndaj Ilir Metës si anti-amerikan" kjo eshte fjalia e shkrimit te meros. Domethene ne shqiperine e sotme, po te kesh akuze si antiamerikan, eshte automatikisht akuze penale dhe duhet te meret SPAK. Po te lexosh ose shikosh ,pak historine e shqiperise , me akuza si antijugosllav, antisovietik, antikinez, antiparti shume shqiptare jane vrare dhe burgosur. Jane te njejtit njerez , Ngjelet, Balluket, Koleket qe bejne te njejtat akuza , qe kerkojne te futen njerzit ne burg me te vetmin ndyshim qe sot denohesh po te jesh antiamerikan. Dhe qershine mbi torte e vendos kimetja. Shkurt vend i mbaruar, vend karagjoz, vend legen.

              1. k
                k

                Shqiperia eshte vendi më i degraduar dhe degjeneruar nga pikëpamja shtetërore dhe ligjore,ku hajduti i korruptuar meta beset president,mafjozi vrasës, hajdut familjarisht i demaskuar nga amerika berisha pretendon te rimarrë pushtetin,kurse organet e drejtesisë kapin plakat nga fshati që shesin qepë të njoma nëpër qytet. Vidhni miljona dhe shëtitni me karroca lluksoze me kuaj të harbuar dhe do ju nderojne me përulësi dhe admirim.Vidhni një bukë per të shuajtur urinë e fëmijëve dhe do ju kalbin në burgun e Tulonit përjetësisht.V.Hygo.Te mjerët.

                1. r
                  robi

                  Amo kur i futi duart ne fyt policit roje te frpd te Sali Shehut nje particke qe ka vetem nje antar, nje njeri te degraduar dhe pa rroge si Sali Shehu. Dhe ky mjerani la zyren dhe shkoi me vrap tek Sali Shehu per te poshteruar nje roje fakir fukara. turp kombetar, ky nuk vlen as per roje tek haremi i leshelise ne Jale.

                2. L
                  Landi

                  E di ajo rrospija GD kte pun.

                  1. k
                    kthhh

                    Kercenimet e Metes dhe Berishes ndaj drejtesise funksionojne. Kjo eshte e verteta. Arben Kraja guxon te godase vetem personat qe e di qe nuk kane mbeshtetje politike. Te siguroj qe nqs Rama do te dilte e te mbronte te gjithe keta zyrtare te qeverise dhe partise se tij te akuzuar per korrupsion, SPAK nuk do te guxonte ti arrestonte. Kraja eshte legeni i radhes qe ne vend qe te beje drejtesi ben qoka politike. Pervec frikes apo korrupsiont te Krajes nuk ka asnje arsye qe Berisha,Meta dhe familjare te tyre nuk jane arrestuar per krimet e shumta qe kane kryer ndaj shqiptareve.

                    1. P
                      Pijetari shkodran

                      Irir Metes i ka hyre miu ne bark, po pret me dite ta arrestojne per ate qe e di vetem Ai!

                      1. I
                        Iso

                        Z.Mero! Bashke e kane drejtesine dhe bashke jane.Me thirrjen qe poturja gjasme i beri tredhakeve te spak-ma kap i beri i dha mundesine (me qellim)sali vukut te mbrohet politikisht!…

                        1. L
                          Lenci bira

                          Arben kraja nje frikacak komeshi ne gjirin e lalezit me terroristin salih dhe hajdutin ilir besoj se e kane te larget diten te japin llogari para drejtesis SPAK eshte 100% i korruptuar Protesta kundera SPAK DHE BKH deri sa ketq dy vrases te prangosen

                          1. P
                            Polici

                            Me ne fund edhe durimi paska nje kufi.. pasi ka vite qe na thote duroni, sot ju sos durimi. Se kush dhe si i fryhi ne vesh tjeter gje, por zhgenjimi i njerezve ka kohe qe ndihet. Ne sot ne Shqiperi ne vitin 2022 kemi nje te burgosur politik nga drejtesia e re - Sajmir Tahiri, nje turp. Ndersa kemi nje president qe megjithese ka dale mendsh gjykata kushtetuse nuk ka sy ta shoh e vesh ta degjoj. Po ashtu nje SPAK qe bene sikur nuk e sheh e nuk degjon fantazmen non grada familjarisht qe bredh neper Tirane. Ca duan me keta prokurore e gjykates qe jane me te paguarit dhe me te mbrojturit ne Shqiperi ? Nga kush kane frike? Rama nese e ke seriozisht liju nje afat. Deri me Shtator te tregojne rezultate ose te dorehiqen, nese kane frike zevendesoji me te huaj. Te vetmen gje pozitive me drejtesine e re eshte me vetingun qe organizohet dhe perdoret nga te huajt. Turp ta thuash por ky eshte realiteti, shqiptaret vete nuk bejne dote drejtesi. J

                            1. C
                              Cutter

                              O Mero, ku e pe Drejtesine qe po tremb Ilir Meta?! Ajo tufe analfabetesh injorante dhe te tredhur qe doli nga sodomizimi nderkombetar i Shqiperise i quajtur Veting, jane vegla ordinere qe pervec pordheve dhe rrogave te majme, nuk kane ndonje misjon. Pordhe, luks, e fodullek si dallkauku qe lepin pendet ne krye te qeverise. Eshte vetem nje fillim i ri i nje tjeter deshtimi katastrofik. Jashteqitja e Berishes eshte aty bashke me vampiret qe polli. Krimet, te vraret dhe luksi i tyre po ketu jane. Mafja rrugeve me killera dhe Lamborghini. KAPSI, kthen koken nga ana tjeter. Duhet te kishte bere si ne Sicili nje Salle bunker dhe ti hetonte 500 veta bashke me Sali kermen aty brenda, por KAPSI qe lindi nga perdhunimi i Shqiperise na doli dobic. Sali Berisha nga arkivoli, i shurron ne goje.

                              1. A
                                Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                                Mero djali si ka thënë populli,bir Selmani nënes,kë të qajë më parë! Duhet sqaruar që në fillim,jo se socialistët janë engjëj, në asnjë mënyrë ata janë thjeshtë e keqja më e vogël,, gjithmonë duke ju referuar popullit,kur s'ke pulën do hash sorrën! Fakt është: Po të nisesh për nga pesha e krimeve të kryera,peshorja nuk balancohet dotë me koqe kandari,ose më saktë,duhet të vendosësh një mal të tërë nga njëra anë, për ta ballancuar! SPAK, nuk u krijua për të arrestuar polic apo kryekomunar,por për elitën politike! Deri tani Arben Kraja, (të cilit i lexohet frika në fytyrë) nuk i ka justifikuar ato 10 apo 15 Eurot që mer në muaj. Pritshmërit janë shumë të mëdha, por më duket se ky mal i mbarsur, veç një mi do pjelli! Fjalët i mer era Mero djali, ne presim vepra,çekani i drejtësisë ka ngelur shtrirë mbi tavolinë Me që ra fjala n.q. s. nuk funksionon ta provojnë një herë me kokën në formë trapezi tëLikes, pa le, si tha Skënder Sallaku? Nga një herë e mbush shejtani!????

                                1. V
                                  Vjosa

                                  Po shkruaj me shkronja të medha, PO KETE SI E LENE, PO KETA SI I LENE SE JANË SHUME.......???????? KU ESHTE SPAK ?????

                                  1. g
                                    gasper

                                    Deri sa "drejtesia" e Vitore Tushes i dha te drejte Like Floriri eshte ne regull sulm me arme, cfurqe, kazma e lopata se gati eshte NON GRATA....

                                    1. J
                                      Juxhini

                                      Spaku ka shkuar te behet synet! Spaku eshte nje vere ne uje, vegel e Sali Berishes dhe Ilir Metes! Nese prisni qe Spak te beje ndonje gje ndaj tyre, e keni kot, lutjuni Zotit qe te beje dicka per ne, se ndryshe edhe per njezet vite te tjere te dy do t’i kemi ketu: 24 ore rresht, dite e nate, here te Syri i Qimit, here te Mcn i Ylli Loqes, here tek Klani i Fevzi Fantomasit, njeriut me te neveritshem ne bote!

                                      1. N
                                        Ne

                                        Po kete skraparlliun, si e lene akoma te lire.

                                        1. A
                                          Arber iliri

                                          Kur ju thashë bëni burgje me konita të mira për këtë kohë e Kisha fjalën,shkoni tani pakonita.Hahaha.Burgosja e Saliut dhe Likes janë fillimi i integrimit të vërtetë të Shqipes në Perëndimin Demokratik.Rroftë Demokracia,poshtë hajdutët ose hajdutët në burg.

                                          1. C
                                            Cepani Ka Pak gomere

                                            O likeflori(nuk perdor fjalen hajdut se drejtesine e komandon ti dhe Saliu dhe nuk dua te shkoj ne Burg per nje...fjale goje ,Edhe se eshte e vertete qe ke vjedhur me shumice).Po' cke i evlat,ri rehat,sa te jete ky A-SPAK,tu dhe Saliun nuk te gjen gje.Pse?Te gjithe Jane kategoria Lalla Pastaj ,ke nje avantazh,Amerika Ka dhene vetem "non grata",Jo urdher avresti.Me kete "nonen e graten",rroni njeqind vjet te tjera.Do rroni ,do gezoni,do ricikloheni ...Ke degjuar per riciklim plehrash?E Pra,do ricikloheni dhe floriri i derisotem do te te duket si ...nje arke me peshk.Dhe do iu thuash:"pse,per nje arke peshk?"Ajo e shkreta nuk tha gje,e kaperdiu,por ti She Saliu jeni ndryshe,jeni te paprekshem sa te ne llallistet ne drejtesi

                                            1. L
                                              Lugu gjat

                                              Arojme se jemi ne sistem kapitalist ku dretesia eshte mall qe shitet dhe bliet. Ta gezojme sistemin qe vete zgjodhem

                                              1. L
                                                Lugu gjat

                                                Arojme se jemi ne sistem kapitalist ku dretesia eshte mall qe shitet dhe bliet. Ta gezojme sistemin qe vete zgjodhem

                                                1. L
                                                  Luli

                                                  Po pse lodheni kot me komente, Thjesht „FAJIN E KA SALIU“ ????????

                                                  Lini një Përgjigje