Sot ka pasur një shpërthim të hapur të zemërimit të “Foltores” ndaj SHBA, duke agresuar ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim, pas takimit të saj me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj. Shpërthimi i zemërimit nga vet Berisha dhe disa figurina qesharake pas tij, në të vërtetë zbulon atë që Berisha për një kohë të gjatë pas 9 shtatorit u përpoq ta maskojë, betejën kundër SHBA, maskuar pas betejës ndaj Lulzim Bashës.
Si frikacak i pakorrigjueshëm dhe politikan tinzar i klasit të parë, Sali Berisha arriti të mashtrojë shumë mbështetës të tij, se shpallja “non grata” familjarisht nga SHBA ishte një vepër e Lulzim Bashës dhe Sorosit, për të bërë komplot ndaj tij. Dhe pas atij momenti e përqendroi betejën ndaj Lulzim Bashës, duke nënkuptuar betejën kundër SHBA.
Lulzim Basha bashkonte shumë vetë në betejën e Berishës kundër tij. Bashkonte servilët e përjetshëm të Berishës, që prisnin një ditë që Berisha të “kuptonte gabimin”, se duhet të kishte zgjedhur secilin prej tyre në vend të Lulzim Bashës. Dhe nuk janë pak gjysmakë të tillë nga mendja në PD e rrotull Berishës.
Pastaj vinin njerëz të strukturave të PD, që kanë hatërmbetje me Lulzim Bashës për shkak të stilit të tij të drejtimit apo cenimit në karrierën brenda PD.
Më tej vinin militantët besnikë të këtyre kategorive dhe vetë Berishës. Në një farë mënyre nuk ishte e vështirë të bëje bashkë një shumicë kundër Lulzim Bashës, ndërkohë që beteja reale ishte me SHBA.
Sot Sali Berisha nuk e mbajti dot veten, po shpërtheu drejtpërdrejtë kundër SHBA.
Dhe tani për ata naivët që shkuan pas tij, lind natyrshëm pyetja: Çfarë ka Sali Berisha me SHBA, pasi ai pas 9 shtatorit ka thënë që e kam betejën me Lulzim Bashën? Lulzim Bashën e mundi dhe e detyroi të dorëhiqet.
SHBA nuk i ka ndërhyrë në asnjë proces në luftën e tij pas 9 shtatorit dhe as tani. SHBA thjesht njeh dhe respekton Partinë Demokratike si parti, dhe është e prerë që nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë punë me një parti që mund të drejtohet nga Sali Berisha. Nuk ka asnjë luhajtje në këtë pikë. Përkundrazi masat mund të thellohen.
Parlamenti shqiptar pritet të institucionalizojë nismën e përjashtimit nga të qenit deputet të çdo individi që përfshihet në sanksionet specifike të SHBA, pasi SHBA konsiderohet si certifikuesi më i rëndësishëm në botë i standarteve të një demokracie perëndimore.
Dhe nëse përfshihesh në sanksione prej saj, nuk meriton të jesh pjesë e një elite drejtuese në një shoqëri demokratike. Ajo po ashtu mund të thellojë sanksionet financiare ndaj disa individëve të lidhur me pushtetin apo opozitën, që përdorin influenca kriminale në politikë për shkak të pasurive të tyre të dyshimta.
SHAB nuk tërhiqet nga politika e saj nga shantazhet banale të Sali Berishës dhe as nga klithmat e tij të mbytura për “fitore”, për të cilat ngjan më i dëshpëruar se humbësit e tij.
Sanksionet e SHBA ndaj Sali Berishës do të vazhdojnë dhe janë të përjetshme. Ato mund të prekin më tej PD, nëse ai e merr me dhunë nën kontroll.
Shqipëria nuk ka luksin të zgjedhë mes Sali Berishës dhe SHBA. Mbështetësit e tij janë të lirë të zgjedhin kë të duan, por kurrë nuk do të mund të qeverisin Shqipërinë. Le të vetëndjehen të fituar, duke ndjekur pas rrugëve një plak që ka 32 vjet që nuk i del shpirti pa i plas shpirtin Shqipërisë. Kaq liri e kanë.
Ore po pse nuk paraqesin provat qe kane keta Amerikanet per Salehun dhe ta plasin brenda po meren me llafe me keq se Monika.Tani nuk thone dot drejtesine e ka Salehu apo jo?
Po ti nuk i di krimet e saliut,drejtesia ,cecenet dhe gjithe populli i di krimet e ketij komunisti qe ju ka hedhur trute e gomarit servileve dhe hajduteve te dhunshem qe na hiqen si demokrat. Krimet e ketij gerdalles komuniste fillojne qe ne kohen e ppsh kur spiunonte e prishte kisha e xhamija,perjashtonte studentet e pa qethur,dhe vazhdon me dhenien e naftes milloshevicit,tregti armesh,3000 te vrare ne 97,gerdeci,21 janari e shpifjet e nje te degjeneruari qe rri te vrima celsit e tani na del qe do rrezoj ambasaden amerikane per te shpetuar prapanicen. Ju cecenet doni fakte kur ato i dini me mire nga usa.
Lajmi i dites se djeshme nuk ishte cicerima e zonjes ambasadore ne veshet e Alibasheve , por pellumbi lajmetar qe na paskej derguar tek Berisha per te arritur nje deal. E te mendosh, qe para ca muajsh, pat deklaruar me arrogance se nuk ka bere as nuk do te bente kurre nje gje te tille me doktorin. Ja qe e paska bere. Dicka e ngjashme ka ndodhur edhe para zgjedhjeve te 25 prillit; atehere, thote doktori, kane ardhur disa here, "emisare" te ndryshem, te huaj dhe vendas, per t'i kerkuar mendim per nje koalicion te mundshem "gjithperfshires", qe ne fakt do te ishte nje bashkeqeverisje Rama-Basha. Si sot, edhe atehere pergjigja e Berishes ishte jo e prere. Nuk besoj se ka vend as per dyshimin me te vogel per vertetesine e ketyre, sepse vete rrethanat e perjashtojne nje mundesi te tille; Berisha i ka thene ato hapur, publikisht, para te gjitheve, rrethana e pare kjo; rrethana e dyte, eshte se nuk ka asnje pergenjeshtrim; dhe as mund te kete, sepse shume shpejt do te vinte demaskimi dhe turperimi publik. Natyra e vertete e njeriut, karakteri i tij shfaqet qarte nga menyra sesi reagon ndaj nje situate te veshtire, si perballet me te. Menyra sesi eshte perballur Berisha me situaten qe u krijua nga nongrata, madje qe para se ajo te behej publike, eshte me te vertete per t'u admiruar; ajo eshte thjeshte burrerore. Nje njeri i dobet, i kercenueshem dhe i korruptueshem, nuk do t'i kishte refuzuar "ofertat" qe i jane bere qe nga 2019 kur u mor vesh ne njefare menyre kjo puna e nongrata-s. Po te ishte Rama, ne te njejten situate, nuk do te ishte shpallur kurre publikisht nongrata, sepse do te pranonte cdo oferte cdo poshterim tjeter, vetem qe kjo te mos ndodhte. Rama ka qene ne nje situate te veshtire: kur ishte ne opozite; i deshperuar per pushtet, pothuaj i pashprese se mund te mundte ndonjehere Berishen, edhe pse sondazhet flisnin per nje fitore te mundshme te socialisteve, nga paniku i madh, ai rendi tek Ilir Meta, i ra me gjunje duke iu lutur te benin koalicion bashke... bash atij Mete-je, per shkak te te cilit, vetem para pak muajsh, pat organizuar protesten kriminale dhe te pergjakshme te 21 janarit! Madje, ky njeri-peshtire, ka arritur deri atje ne vetepeshtirosje, sa te kercenoje ambasadore te huaj me vetevrasje(!), nese nuk e detyronin Berishen te terhiqej ( behet fjale per kohen e cadrave ne bulevard), duke i lene te shastisur diplomatet, te cilet edhe ne imagjinaten me perverse nuk do ta kishin menduar nje budallallek te tille! A thua se do t'i plaste sadopak ndonje diplomati te thuaj, nese nje politikan shqiptar i perhenur ben vetvrasje, aq me teper nga deshperimi per pushtet! Menyra sesi Rama ka reaguar ne situata te veshtira, eshte me shume se poshteruese per te; per karakter a burreri, as qe behet fjale. Eshte kjo nje nder arsyet kryesore, ne mos kryesorja, se pse e duan kaq shume shqiptaret doktor Berishen. Shqiptaret e vleresojne shume nje njeri i cili sillet dhe reagon me dinjitet ne nje situate te veshtire; dhe jo vetem shqiptaret. Sali Berisha reagon si burre, prandaj e vleresojne dhe e mbeshtesin. Edi Rama reagon si shurre, prandaj ne rastin me te pare qe do t'i ndodhe ti rreshkase kemba ne fatkeqesi, te gjithe do ta shurrojne, madje te vetet, do te jene te paret qe do ta bejne kete shurrosje. Pengun e tij te mjere, Bashe-ziun, po e shurrosin nderkohe...! Padiskutim qe te njejtin fat do te kete edhe ai.
Skypion... Se ç' ke marë tërë huqet e Dr.Adhamudhit .Gjithmon shpik ngjarje dhe situata sipas interesave të tij ,deri në gënjeshtrat më banale. Dr.Adhamudhi kërkon t' ja faktojnë të gjitha ato për të cilat Amerika i dha " dhuratën " e NON GRATA.Po Dr. Adhamudhi mund të na i faktojë dhe Ambasadorja i ka dërguar " ndërmjetës" ? Bëje ti si i afërm i Dr. Adhamudhit. Populli thotë se nga i marri dhe fëmija mëson të vërtetën.Si si i pari ,jo fëmija na thua se amerikanët e kan vënë në dijeni për non grata para se ta shpallnin.Kur e kanë vënë në dijeni me siguri ja kanë numuruar një nga një ,se fundja të gjithë shqiptarët e dinë se të gjitha ato që akuzohet i kanë provuar mbi kurizin e tyre. Sa për aleancën e Ramës me Metën në 2013 - ës,ajo ishte vazhda e 2009 - ës.Nuk na thua se si erdhi Dr.Adhamudhi në 2009 - ën në pushtet se vetëm pas 4 vjetësh nga 2005 - sa populli nuk i dha votën ,po Dr.Adhamudhi si mjeshtër i vjedhjeve mundi të vijë në pushtet.Po këto nuk i di zotrote ,apo nuk të intersojnë t' i thuash . Ti thua " nëse Rama do shpallej non grata" dhe sqaron si do vepronte. Skypion ...e di se ç" thotë populli për këtë " në se" .Nëse halla do kishte koqe si do ta thërrisnim?Kështu që halla nuk ka koqe e thërasim hallë. Skypion ...e imagjinojë Dr. Adhamudhin si është nxirë nga inati kur ka parë Kryetarin e Komanduar të PD.- së Alibeajn që të takohet me përfaqësuesen e shtetit më të madh të planetit që është Amerika. Skypion ..bëj të fala Doktorit.
Po i plasi kari amerikaneve per Saliun apo per loqet e thara te tipit Skypion. Do japin prova se po i rruhet kari. Amerikanet perforcuan ate qe e di gjithe Shqiperia. Qe salehu eshte nje qelbesire hajdut fhe kriminel dhe ata qe e ndjekin jane rehat nga mendja
Saliu me të tijën është në rregull. Ai sipas mënyrës së tij të të bërit politikë, që është plotësisht në sinkron me karakterin dhe moralin e tij, ka luftuar dhe çuditërisht, edhe pse afër fundit të ciklit të tij biologjik, po lufton ende për pushtet, minimalisht si lider i PD, kjo si një nevojë apo ambicje e çdo njeriu, por që shumë pak mund ta materializojnë. Në rastin e Salehut, veç sa më sipër, kjo histeria këtyre muajvea, ka lidhje me mënyrën se si i erdhi fundi i tij politik, i paimagjinueshëm për atë vetë po e po, por edhe për miliona shqiptare, me "non-gratan" amerikane ndaj tij dhe familjes së tij, e cila i ra si rrufe në qiell të hapur. Arsyet se pse u dha ajo e formuluar në tre drejtime: Minues i demokracisë, korrupsion domethënës dhe shantazhues i drejtësisë, të cilat jo se nuk njiheshin nga publiku shqiptar, vetë anëtarët e simpatizantlt e PD, ngaqë për bëmat e tij nuk veprua nga drejtësia, por dhe të tjera, nuk bëhej e mundur shkulja e tij dhe frymës së tij 'berishiste' e të bërit politikë. Mirë Saliu është ky që është, po ku është 'thembra e Akilit' e tij? Mund të ketë shumë shpjegime, por një mund të thuhet pa mëdyshje, psikologjia e jo pak shqiptarëve që adhurojnë lider të fortë, paçka se këta mund të jenë hajdutë, kriminelë, mashtrues, demagogë dhe në fund dhe diktatorë, satrapë etj. Historia e shqiptarëve nuk është e varfër në këtë aspekt. Ndaj them se amerikanët, që kanë qenë atë në ato fillinet e tij, e mbështetën, por mbasi panë se me kishin të bënin, më në fund bënë gjënë e duhur, e shkundën realitetin politik, trazuan ujrat e pista ku vegjetonte PD, në fakt prona e Berishës, dhe sipas shprehjes që, 'po nuk trazove nuk llagarohet', bënë që shqiptarët që kanë besuar dhe kanë votuar ndër vite Berishën, të dalin nga gjumi letargjik. Është kjo pra 'thembra e Akilit', arma e tij, VOTA, që edhe siç thuhet në shkrim, më shumë se fitues e ka nxjerrë humbës, por gjithsesi e ka mbajtur atë në politikë. Fatkeqësisht, të paktën brenda PD, kjo u tregua më së miri mbas 9 shtatorit 2021, kur si fillim, nën presionin amerikan, e përzunë nga grupi parlamentar, por dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur fitoi dhe bashkinë Shkodër. Dhe kështu kjo periudhë 6-7 mujore, tregoi se më në fund pa vepruar SPAK, ai do të vazhdojë lojën e tij. Kush do ta pësojë? Së pari vetë demokratët, së dyti pluralizmi, së cilës i mungon opozita dhe së fundi do fitojnë socialistët, kundlrshrarët politikë të tyre. Sepse a nuk e ka thënë qysh në vitin 1997 vetë monstra Sali që "Aprez moi le deluge", pra pas meje u bëftë kuameti, por dhe para pak muajsh që 'perveç digjitetit të tij dhe familjes, nuk donte t'ia dinte as për PD e as për demokratët'? Përpara gjithë këtyre bëmave dhe gjëmave teSalehut, kaq të verbër xhanëm, janë ndjekësit e tij?!?!
Sali Berisha, është dhurata më e madhe, që Juri Kim i lë Shqipërisë, në prag të largimit nga vendi ynë. Kush e komandon drejtësinë për të futur në burg Sali Berishën ? Mos vallë Rama ? Jo, jo drejtësinë tek ne e drejton dhe komandon US ambasadore Kim.
E drejton perendimi ne interes te shqiperise dhe te tijin. Prandaj kushdo ambasador do jete nje John, Donald apo Yuri me shume. Saliu eshte banditi i rradhes qe shkaterroi shqiperine si parardhesi ne mos me keq. Ndaj shqiptaret do ta denojne, jo ne France po dhe ne Moske te shkoje te mbrohet a fshihet…
Oj Lirie! Po eshte shteti nr.1 i bots bre! Kur Republikanet, miq te SB i kerkuan provat Blinkenit, Ai I tha ejani dhe shikojeni dosje sipas ligjit ne DSH. Ata shkuan, e lexuan dhe u larguan me bisht ndershal. Ngelen pa fjale! Shteti nr.1 nuk nxjerr ne pazar prova per qytetaret e tjere te botes. Eshte serioz. Eskobari the qe a keni drejtesi ne Shqiperi! Keshtu eshte kjo pune oj Lirie.
I the gjera qe nuk i degjojn dot Shpia Lirijes or Life.. U shkojne shume shpejt mbrapa trurit me mut per lajmet qe su pelqejne..
Mire e ka Liri.Keta u bene me keq se Monika e Ilir bejmeta qe hedh falle ne filxhanin e kafes.Jepni fakte dhe puna e Saliut mer fund ne burgun e Reçit.
Po ti plasin faktet,njerin psh prishen me tjetrin se mban ane pastaj etjjjjj Gezuar 2009
Po pse moj ti Liri ( mos je Liria e Berishes ) ? nuk e di akoma se cfare ka bere ky kriminel ,qe bene kete pyetje ,apo dhe ti mesa duket nga pyetja ,qenke cecene
Eshtë i pabesë Edi Rama, por një projektligj për largimin nga salla e parlamentit, e dikujt të shpallur non grata nga qeveria amerikane mund të kalonte në parlament me votat e shumicës parlamentare. Rezultati i votimit bënte të detyruar KQZ-në ti hiqte mandatin çdokujt që është i sanksionuar si non grata. Pallavrat sovraniste, të cilat i kanë shumë për zëmër diktatorët e çdo ngjyrë, nuk kanë dhe nuk duhet të kenë asnjë vlerë, për faktin e thjesht se këta plehëra diktatorial, paratë që vjedhin në vëndet ku sundojnë i fshehin në vënde të tjera. Pse nuk i fshehin në vëndin e tyre si sovraniste që janë, por tregohen globaliste vëtëm atëhere kur ju leverdisë për të fshehur gjënë e vjedhur?
Katunaro Po nese ne amerike fiton Trump, dhe ja heq saliut dhe ja fut ramiut????? E kupton dot , qe behemi vendi me karagjoz ne bote???? Nejse ju te mengjrit, keshtu jeni ku te gjeni ndonje te lepiheni, si biçim qensh.
Loqe saliut. Kush e vuri juri kim ambasadore? Trumpi apo biden
Mund te ndodh dhe ashtu sic thoni ju, Ben, por kjo akoma nuk ka ndodhur. Une nuk e kam zakon te marre deshirat per realitet. Sidoqofte, te jesh i bindur qe jam shume me i djathte se ty. Vetem se nuk jam nga ata "te djathte" qe shkojne pas nje komunisti fanatik, sic eshte Berisha. E, nese qeveria amerikane do te gjente arsye te mjaftueshme per te shpallur non grata Edi Ramen, ajo qe une parashtroj me larte do e nxirrte fishek nga parlamenti dhe per rrjedhoje edhe nga politika Ramen. Ne demokraci gjerat behen mbi baza ligjore, kete kam dashur te shpreh ne komentin tim.
Mos u dorezo Sali Berisha sot je me I forte se kurre te gjithe karat e Shqiperise I ke nga mbrapa
Lufta e Berrishes eshte lufte individuelle per te shpetuar familjne, femijet nga non grata por bajgat qe i shkojne pas cfare interesi kane ? . Ku esgte shteti Ku eshte drejtesia Firmat piramidale Shkaterimi shtetit 1997 Thyerje e embargos ndaj Milloshevicit Vjedhje e zgjedhjeve 96 Grushte shteti Gerdeci Shitja e detit Greqise Kater te vrare para kryeministrise Cez Korrupsion Vrasje Vjedhje . Nuk e kuptoje cfare bene SPAK
Se sa Liri kemi Mero nuk presim te na e shpjegosh ti. Iken kohet kur nuk flisnim dot se na plasnit ne Burg. Dhe ne rastin ne fjale kam Liri te mendoj qe nje njeri i denuar me fjale dhe pa fakte ka te drejten e tij te veproje e te flase si t ia doje qejfi. Kaq shume te paska lenduar sa cdo mbremje shkon te flesh me emrin e tij ne goje. Fli dhe enderro Mero. Per Ameriken dhe Kim jongen
O liria e mendimit... Nuk e di nëse je idhtar i Saliut po pse mendon me dy standarte.ç' fakte kërkon më shumë ,ato i dinë gjithë shqiptarët ,përveç idhtarëve të Saliut.Nëse do t' i numërojë dhe unë një shqiptar i thjeshtë. Piramidat dhe pasojat që sollën ato ,thyerja e embargos ( kaq shumë i dhimsej Millosheviçi apo kishte ndonjë detyrim )? 97 - ta dhe të ndërsesh veriun kundër jugut ,të duket gjë e patëndësishme ? Gërdeci me 26 viktima ,nuk ta zë syrim për krim apo do ma quash " aksident"?. 21 Janarin me katër të vrarë me duar në xhepa ? Mos të të kujtoj korrupsionin si u pasurua gjithë familja ,do të të kujtojë dhe korupsionin në Drejtësi që kanë mbyllur të gjitha dosjet madhore. Do më ? Jo për Belulin ,po për Saliun ?
eshte nje popull i tere qe i ka vuajtur faktet qe kerkon ti " Liria e mendimit ' .
eshte nje popull i tere qe i ka vuajtur faktet qe kerkon ti " Liria e mendimit ' .
Berishës i doli ëndrra I ,"kërkuan të falur" !
Kështu ngjan kur postin e kryeministrit e merr me sportivitet! Kur nuk je i ndërgjegjshëm për postin qê ke! Sa shekuj akoma do i duhen Ramës për tê pastruar sistemin e drejtësisë?! Sepse tani kemi edhe një përplasje tjetër midis drejtësisë shqiptare dhe ambasadores amerikane! Rama i merr avash avash punët. Se merret ende me piktura, luan basketboll në hollin e kryeministrisë etj etj. Berisha që duhej të ishte futur nja 30 herê nê burg deri më sot, vazhdon dhe i tund këmbêt Amerikës, Shqipërisë dhe qeverisë. Se Rama është i dobêt dhe i papërgjegjshëm. Prandaj Berisha gjen e bën. Dhe bravo i qoftë. Problemi o Baze është Rama yt, jo Berisha. Rama që nuk e nxjerr qimen nga qulli. Qê e kalon kohën nêpër fejsbuke duke u grindur me gjithê dynjanë. Deri me të hurit dhe të litarit! Nê vend që të hartonte njê plan strategjik për zhvillimin dhe përparimin e vendit. Pêr hapjen e vendeve tê reja të punës. Rritjen e prodhimit të përgjithshëm. Rritjen e rolit tê shtetit në ekonomi! Meqë ështê kryetar i gjasme Partisë Socialiste pra! Ai qê asnjë oligarku nuk i ka prekur një qime floku. Qê vazhdon me koncesione që u dhurohen tê huajve. Njëlloj si burimet natyrore që i privatizon, kur ato i takojnë mbarë popullit. Kur do bësh një shkrim o Baze ku të kêrkosh që Rama të largohet nga posti si i paaftë. Se e ka mbyllur ciklin. Se nuk ka çfarë të japë më! Boll më me kalin e ngordhur Berisha. Që përfiton nga një parti si PS-ja qê e ka humbur busullën, njëlloj si kryetari i saj që nuk ka qënê asnjê ditê i majtê apo socialist. Qê i janê shterrur energjitë dhe nuk po e kupton se Shqipëria vazhdon të vegjetojë nê baltê dhe llucë.
Katarakt i thare:Po te mos ishte qytetari Edi edhe sot pa medyshje Sali Kerma Berishe do te ishte o Kryeminister ose President!Ti me siguri do te ishte nje nga ata qe do te derrdhje lotet lume ne varrimin e tij njelloj si Enverin.Ndaj ne fakt ,Ju mendje shkurterve jua ka fajin Edi Rama qe hyri ne politike per te sjelle vertet ekonomine e tregut duke debuar njehere e pergjithmone feudalizmin Berishjan qe ne fakt e kemi dhurate nga parardhesit e Jurit! Qe jemi ne kete gjendje padyshim qe e meritojme sepse jemi nje popull qe harrojme shume shpejt e per rrjedhoje jemi mesuar ne diktature ! Poshte diktatura e budallenjeve qe akoma nuk e kane kuptuar qe po te mos ishte qytetari Edi Rama sot mund te ishim nen diktatin e ndonje Mul Nokeje,apo te ndonje Agron Markagjoni.
O katarakti! Ca e ke Andi Bushatin?
Berishes nuk i del shpirti pa i plasur shpirtin Shqiperise.Eshte e vertete Mero,ka me shume se 30 vjet qe po ja plas shpirtin Shqiperise.Tani qe i ka ardhe fundi,e ka lene mendja dhe mendon se mund t'ja plase shpirtin edhe SHBA.
Unë nuk vuaj nga çmenduria… Më pëlqen çdo minutë e saj! Vendosni rripin e sigurimit djema, dua të provoj diçka dreqin... Mund të shtrihesh para makinës sime Gonxhe bashke me Spirokaripalken ! Jo jo ti Beqireshë. EDrama Prill 2022 - Fjalimi përshëndetës - Inagurimi i DPSHTRR-së
Ti shoku mos rri pa pire ilacet se le nam...
Salia do me e kthy Pd ne kolibe per qener e kryeqen si veten! Enverist spiun dhe agjent! Per te mbajtur bythen ne karrigen e pd si enveri preu ne bese dhe nanon ne 2005 qe nuk e beri president se po ta bente prresident humbiste Pd , lopen qe e moli 30 vitr me horra e qorra spiune e agjentura! Per hunde do ti dalin se ka zot!
Amerika i nxjer dokumentat kur ti doj kari .jo kur doni ju maloket e sales.
JO të "Vetëndjerët" por të "Vetëdhjerët"!
Varianti qe Shqiperia te ishte pothuaj 100% pro amerikan nuk ishte shume i lezeçem. Berisha i dha lezet muhabetit; terhoqi me vete trushplaret dhe arriti ta çoje Shqiperine ne 80% proamerikane. Kjo po qe eshte pune per se mbari.
sales shkateruesit te pronave dhe ekonomise shqipetare shkateruesit te demokracise dhe sistemit te drejtesise kriminelit duke vrare ne bulevard protestues te pafajshem i ka ardhur ngordhja nga perendia me k.....keshtu mendoi ai lart mos i jep me hapsire.TURP KUSH MERRET ME VRASES.
Per te gjithe ata qe kerkojne dekumentat nga AMERIKA; Eskobari e tha kur drejtesia shqiptare te kerkoj dekumentat per Saliun ne jemi te gatshem qe tja japim dhe te bashkepunojme me drejtesine shqiptare dhe duhet drejtesia shqiptare qe te veproj. Por populli nuk kerkon dekumenta sepse e njohin Sali komunistin se cfare ka bere per 32 vjet NON GRADA DO TE JETE PER GJITHE JETEN edhe MBAS VDEKJES QELBESIRA
Jo te vetendjeret por te VETEDHJERET!!!
MALESOR,DMTH DREJTESIA SHQIPTARE DHE EDI RAMA PO MBROJNE SALIUN THUA TI.