Armiqtë e përbashkët të Sali Berishës me liderët pro rus që fituan dje 

4 Prill 2022, 19:05Editorial Mero Baze

 

Sali Berisha ka përshëndetur me një entuziasëm të papërmbajtur fitoren e kryeministrit hungarez Viktor Orban, jo aq për raportet personale me të, se sa për faktin që ai vlerësoi në fjalimin e fitores se kishte fituar ndaj burokratëve të Perëndimit, Xhorxh Sorosit dhe Vladimir Zelenskit. Nëse Putini do të mbante këtë javë ndonjë fjalim fitoreje, dhe ai do të kishte po këta tre objektiva të shpikura për të shpallur fitoren.

Të gjithë ata që shpikin armiq jo real, i kanë ata të njëjtë. Rasti më ilustrues është shpikja e Xhorxh Sorosit, si armik imagjinar për të krijuar psikozën e një armiku të jashtëm.

Të dy fitimtarët e djeshëm të zgjedhjeve në Serbi dhe Hungari, Aleksandër Vuçiç dhe Viktor Urban, janë dy aleatët kryesorë të Vladimir Putinit në rajonin tonë. Ata fituan zgjedhjet bindshëm në kulmin e një retorike perëndimore kundër Rusisë dhe aleatëve të saj. 

Entuziasmi i Sali Berishës dhe ngazëllimi i “Foltores” për fitoren e Orban, duket që synon të mobilizojë mbështetësit e vet, se mund të fitohet dhe kundër Perëndimit. I zhytur në hallin e vet, me sanksionet e SHBA kundër tij dhe familjes se tij, si dhe izolimin europian, Sali Berisha shpreson se fitore të kryengritësve të tillë anti- perëndimor si Orban, mund të frymëzojnë shqiptarët të shkojnë pas tij. 

Por së pari duhet të biem dakord se megjithëse Sali Berisha bën sikur është aleat me Orban, ai nuk është i njëjtë me të. 

Orban është një lider autoritar, i cili ka shpikur si rrezik të jashtëm për Hungarinë ish- hungarezin Xhorxh Soros dhe presidentin tashmë hero të Ukrainës, Vladimir Zelenski, ndërsa brenda vendit ka arritur të krijojë një shkrirje të interesave të biznesit të madh me pushtetin, duke i lënë një hapësirë të pashpresë opozitës dhe shtypit kritik me të.

Por përkundër kësaj, ndryshe nga Berisha, ai ende nuk është në listën e dhjetë armiqve botërorë të shtypit, ku Sali Berisha qëndron ende prej vitit 1997, bashkë me nëntë diktatorët më të mëdhenj të botës.

Orban po ashtu nuk ka ndonjë akuzë për vrasje politike me pushkatim në mes të bulevardit dhe papërgjegjësi në qeverisjen e vendit, deri në destabilitet politik.

Sali Berisha ka akuza të ngjashme ndaj Edi Ramës me ato që shpesh opozitarët i bëjnë Orbanit. Ky akuzon Edi Ramën se ka aleancë me ish- oligarkët e vet dhe kontrollon interesat e shtypit të lidhur me ta. Pra gjërat që adhuron tek Orban, ai bën sikur i urren tek Edi Rama, çka tregon se ai nuk ka gjë kundër atyre që i quan “vese” të Edi Ramës, por thjesht i do si privilegje të tij.

Nga ana tjetër, gjithë fushat e 25 prillit të vitit të kaluar u mbështet mbi sloganin se nuk mund të lejohet mandati i tretë për një parti në pushtet, ndërsa sot uron Orbanin për mandatin e katërt. Atëherë kur uron Orbanin për mandatin e katërt, çfarë problemi ka të mërzitesh me mandatin e katërt të Edi Ramës, përveç faktit që të gjen në moshën 81 vjeç?!

Dhe së fundmi, solidariteti i Berishës me Orbanin “nga inati i Perëndimit” është fals, pasi Berisha është një politikan i zemëruar me Perëndimin si i ndëshkuar nga Perëndimi, kurse Orbani, madje dhe Vuçiç, nuk janë të zemëruar me Perëndimin, por janë aleatë real me Rusinë. Ata e kanë reale betejën me Perëndimin, si çështje të orientimit të tyre politik.

Orban është një pro rus i deklaruar, i cili ju bashkua sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë, por nuk ndërmori hapa personal kundër Vladimir Putinit. Përkundër kësaj, gjatë fushatës ai sulmoi ashpër presidentin Zelenski, duke e akuzuar atë se po përpiqej të minonte pushtetin e tij.

Edhe Aleksandër Vuçiç ka notuar drejt fitores mbi të tjera ujra. Ai u përpoq që furia e zemërimit serb kundër Perëndimit dhe pro Rusisë, të mos binte mbi kurrizin e tij gjatë zgjedhjeve, duke mos ju bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Putinit, por duke dënuar nga ana tjetër sulmin rus në Ukrainë, një cirk diplomatik, i një udhëheqësi që përpiqet të duket si viktimë, kur në fakt është vet autor i gjithë kësaj politike.

Ai ka përballë tij një opozitë edhe më regresive seç është vet, edhe më nacionaliste, edhe më genocidiste dhe të korruptuar, çka i jep atij shansin të kontrollojë një elektorat i cili nuk ka ndonjë dëshirë të kthehet tek lufta, por ka më shumë qejf të këndojë këngë fitoreje për luftërat e humbura.

Sali Berisha duhet ta ndajë mendjen nëse këta anti-perëndimorët e rajonit i do vetëm si anti-perëndimorë, apo edhe si pro rus. Se ata janë anti-perëndimorë të vërtetë, pikërisht se janë udhëheqësa të shoqërive pro ruse. Nuk e kanë për hipokrizi mbështetjen ndaj Rusisë. E kanë aleancë dhe strategji afatgjate.

Sali Berisha kërkon të fitojë si anti-perëndimor në një shoqëri pro-perëndimore dhe në kombin më pro-amerikan në Ballkan. Kjo nuk bëhet pa mbështetje të madhe të Rusisë, madje dhe pa pushtim të saj. 

Edhe tek beteja kundër Sorosit është jo serioz, pasi Berisha përpiqet të ndajë Sorosin nga Perëndimi.  Vladimir Putini është shpikësi i klubit anti Soros në botë. Të tjerët janë pasues të tij dhe nuk e ndajnë Sorosin nga Perëndimi. Përkundrazi mendojnë se SHBA dhe Evropa nuk janë të mirë, se janë si Sorosi.

Vetëm Berisha përpiqet të hajë bukën e Perëndimit dhe të bëjë duvanë e Putinit. Ndaj do mjaftohet të lëpijë buzët duke shijuar fitoret e pro-rusëve në Ballkan, por nuk do shijojë dot as rënien e Perëndimit në Shqipëri, as fitoren e pro-rusëve. Me peng do iki nga kjo botë.

25 Komente

  1. K
    Kenaqesi te lexoshe Mero

    Analize perfekte

    1. a
      alphade

      Paradokset e qenit te Vicidolit i quan politike , aq di aq ben e thote, e keqja me e madhe e shqiptareve ne kete bote…..!

      1. U
        Une mendoje se edhe Edi Rama hyne në kët grup

        Une mendoje se edhe Edi Rama hyne në kët grupin e Putinit se pse edhe Edi Rama eshte i korruptume dhe atokrat. Dhe Edi Rama ështe një klysh i Erdogani dhe Erdogani eshte një klysh i Putinit si keshtu Edi Rama, Sali Berisha, ilir Meta, Aleksander Vuqiq, Erdogani dhe Orbani jane klyshet e Putinin të gjith keta hajdute dhe disa prej tyre edhe vrase siqe jane Sali Berisha, Erdogani dhe Vuçiçi jane bashke dhe kane të njëjtin mentalitet . Keta horra jane njerze shume të kqinje.

        1. M
          Mondi

          Lepiji dhe ti buzet se dhe ti si krimineli I vicidolit do ikesh nga kjo bote.Rame qytetaret denbabaden ju nuk shpellaret e shqiperine nuk I vini as Tek thou I kembes.Fati I tij I keq qe I ra pjesa te jetoje ne te njejten periudhen me legena si ty

      2. A
        Aleanca për mbrojtjen e tallashit

        Mero djali,të identifikosh problemin është një gjë e mirë, të gjesh shkakun,apo zgjidhjen e tijë është akoma më mirë! Askush që nuk ka lidhje interesash apo frikë nga drejtësia e reformuar,nuk e vë në dyshim që Dr. "Adhamudhi" është vatër infeksioni. Pa u hequr ky tumor nga trupi i Shqipërisë,ai vënd nuk pushon së lënguari! Pyetja që shtrohet është: Deri kur do të vazhdoj kjo krijesë negative të qëndroj mbi ligjin?! Sa seriozisht e ka dajo Samiu,ai që e krijoi dhe promovoi k'të monstër,eleminimin e tij nga skena politike dhe marjen të pandehur për një seri krimesh dhe veprash penale ?! Mero djali, kjo është ajo që duhet bërë,se gjurmët nuk na duhen,kur ujkun e ke para syve!!

        1. A
          Aleanca për mbrojtjen e tallashit

          Mero djali,të identifikosh problemin është një gjë e mirë, të gjesh shkakun,apo zgjidhjen e tijë është akoma më mirë! Askush që nuk ka lidhje interesash apo frikë nga drejtësia e reformuar,nuk e vë në dyshim që Dr. "Adhamudhi" është vatër infeksioni. Pa u hequr ky tumor nga trupi i Shqipërisë,ai vënd nuk pushon së lënguari! Pyetja që shtrohet është: Deri kur do të vazhdoj kjo krijesë negative të qëndroj mbi ligjin?! Sa seriozisht e ka dajo Samiu,ai që e krijoi dhe promovoi k'të monstër,eleminimin e tij nga skena politike dhe marjen të pandehur për një seri krimesh dhe veprash penale ?! Mero djali, kjo është ajo që duhet bërë,se gjurmët nuk na duhen,kur ujkun e ke para syve!!

          1. T
            The truth

            Po mire me Orbanin, po Vucicin pse e pergojon mor pleh! E ben qellimisht qe te godasesh kryerilindasin; po ai po te paguan si mos me mire mor mosmirenjohes!

            1. k
              kthhh

              Njesoj si Berisha qe vjedh e djeg votat e shqiptareve ashtu edhe Orban vjedh e djeg ato te Hungarezeve. Votat e Hungarezve gjenden te hedhura ne plehra ne Transylvani: https://bbj.hu/politics/domestic/elections/dumped-hungarian-postal-ballots-found-in-transylvania

              1. k
                kthhh

                Njesoj si Berisha qe vjedh e djeg votat e shqiptareve ashtu edhe Orban vjedh e djeg ato te Hungarezeve. Votat e Hungarezve gjenden te hedhura ne plehra ne Transylvani: https://bbj.hu/politics/domestic/elections/dumped-hungarian-postal-ballots-found-in-transylvania

                1. M
                  Medi Belortaja i verteti fare

                  kth kth i the andej nga fieri gazetareve fierake investigues.

                2. V
                  Vajza e një ish të burgosurit të kohës së Komunizm

                  Editoni perfekt. Të Lumtë Mero Baze. Plasin, ulurini, shani, mallkoni Ju o këpucëlëpirës e bythëlëpirës të ndyrë të Sali Berishës që nga Dhjetori 1990. PRISNI, PRISNI DHE PAK SE SKENI PARË GJË AKOMA, fundin e idhullit tuaj Monstër e Pervers sa dhe Enver Hoxha do ta kishte zili, për gojën e ndyrë, shpifjet, mashtrimet, fabrikimit, mega vjedhjet, dhunën e çdo forme fashisto-komunisto dhe supër vrasjet që nga 1991. Por Ju që i shkoni akoma nga pas DOCTOR VDEKJES dhe vëllait siemez të Tij, Ilir Metës, sdo vonojë dhe ca muaj dhe keni për të parë LIVE fundin e tyre, por jo vetëm, siç nuk ju ka shkuar ndoshta kurrë nëpër mend deri më sot.

                  1. V
                    Vajza e një ish të burgosurit të kohës së Komunizm

                    Editoni perfekt. Të Lumtë Mero Baze. Plasin, ulurini, shani, mallkoni Ju o këpucëlëpirës e bythëlëpirës të ndyrë të Sali Berishës që nga Dhjetori 1990. PRISNI, PRISNI DHE PAK SE SKENI PARË GJË AKOMA, fundin e idhullit tuaj Monstër e Pervers sa dhe Enver Hoxha do ta kishte zili, për gojën e ndyrë, shpifjet, mashtrimet, fabrikimit, mega vjedhjet, dhunën e çdo forme fashisto-komunisto dhe supër vrasjet që nga 1991. Por Ju që i shkoni akoma nga pas DOCTOR VDEKJES dhe vëllait siemez të Tij, Ilir Metës, sdo vonojë dhe ca muaj dhe keni për të parë LIVE fundin e tyre, por jo vetëm, siç nuk ju ka shkuar ndoshta kurrë nëpër mend deri më sot.

                    1. M
                      Medi Belortaja i verteti fare

                      dhimbje. padrejtesi. quajeni edhe mizori dhe barbari. ashtu eshte, mjere kush e peson. Kur mendon qe edhe vete Zoti na ka denuae"me vdekje" ne kete jete, a nuk kemi te drejte te mendojme qe vdekja eshte asgje ne doren tone? Ne jemi te denuar te vuajme ne kete bote edhe sikur te jemi mire me "kembe dhe me dore", si do thoni ju: Po mbase sikur Zoti te na kishte bere qen, minj, gjarperinj, krimba, ne kete bote, dhe ne, ndonese e veme re dhe e kuptojme kete gje, nuk e kuptojme, sepse eshte ceshtje egoizmi; na duket vetja superiore ndaj specieve te tjera.

                    2. R
                      Remo Kafazi

                      Çuni Shiqeres, ne nje anë qihet me Serbin si e ema, ne anen tjeter, i kruhet me Ameriken… Kush e kruan me ameriken, shkon ne ATË të mamasë…

                      1. Q
                        Qazimi

                        Pavaresisht nga shkrimi juaj perfekt, me duhet te pranoj se eshte nje dallim i math midis Sali Berishes dhe Orbanit apo Vuciqit. I injorojme ne keta dy udheheqes apo i urrejme, ata ne gjirin e popullit te vet, kane rreputacion. Ky rreputacion i tyre eshte ne ideollogjine dhe veprimtarine e tyre nacionaliste, per te mbrojtur interest e Hungarise apo Serbise. Per ilustrim po permend Vuciqin qe eshte edhe me "perendimin" edhe me Rusine. Ne te dy rastet kur ai eshte ne nje ane, apo ne anen tjeter, platforma e tij eshte nacionalizmi serb dhe shovinizmi ndaj nesh. Kur ai thote se nuk do vere sanksione kunder Rusise, ai ve ne rradhe te pare interesin politik dhe strategjik ku Rusia eshte aleati i tyre i natyrshem.Po keshtu edhe kur kundershon Putinin dhe mbron integritetin territorial te Ukraines, prape ai qendron ne poziten e tij nacionaliste dhe shoviniste sepse mbron idene se Kosova eshte pjese e Serbise dhe NATO beri gabim qe e shkeputi Kosoven nga Serbia. Sali Berisha nga ana tjeter nuk ka lidhje fare me interest shqiptatre apo kombetare ne qendrimet e veta pro Amerikes dhe kunder Sorosit. Ai ne te dy keto qendrime te kunderta, mbron bythen e vet. Kur thote se eshte pro amerikan ai thjeshte mbron vehten sepse e di qe po te thore se eshte pro rus apo kuinder Amerikes, ate do e zene me gure dhe do e quajne te cemendur. Kur del kunder Sorosit ai thjeshte per interest e tij , indirect sulmon Ameriken qe e ka vene ne bankon e zeze si hajdut, kriminel dhe armik te demokracise, por duke permendur sikur keto te keqia i kane ardhur nga Sorosi(por jo nga Amerika!). Ai kursesi nuk mund te pranoje se eshte armik i Amerikes, ashtu sic Amerika e ka shpallur ate ne menyre te njeanshme. Indirekt ai akoma mundohet te serviloset Amerikes...etj...etj… Pra ne kete kontekst, megjithe se Vuciqi eshte armiku jone, krahasimi qe ben midis tij dhe Saliut eshte jo me vend, vecanerisht kur ata i krahason nga cilesite si njerez. Vuciqi eshte nacionalist serb dhe Saliu eshte hajdut, kriminel dhe spuin ordiner... Ma merr mendja se Vuciqi ofendohet po ta krahasosh (ne kofidence) me Saliun. Ai do thote: Te lutem mos me krahaso me ate mut!

                        1. M
                          Medi Belortaja i verteti fare

                          shpresoj qe te mos jene fare te paket njerezit me koke njeriu siper trupit te tyre qe te mos kuptojne se Mero eshte i madh vertet. Ai nuk do apo urren askend, edhe me pak te jete i pozicionuar "horizontalisht" me politikane te caktuar bashkekohore. Ai i sheh gjerat "nga lart", pa patur ndonje interes se kush eshte apo do jete fitimtar ne ndonje kohe. Ai i do te gjithe lojtaret e kesaj jete, prandaj eshte dhe o jete i madh.

                          1. M
                            Medi Belortaja i verteti fare

                            "o budallenj, o budallenj!" - a e kini vene re ju ndonjehere, te "kunderpergjigjet", te kritikoje, sulet, apo te perpiqet te intimidoje te madhin Mero Baze?! Jo! Po pse ndodh kjo?!...sepse ata ne fakt jane te mencur; ne dac edhe "balliste" t'i quajme, atyre nuk iu vjen turp. As edi rames nuk i vjen turp po ta quash "agjent francez"

                            1. L
                              Lugu gjat

                              Po pse more bashkekombas a ska te drejte gungaci I vicidoli me shasi te keputur te enderoje per trazira?

                              1. N
                                Niku

                                MERO JE SFORCUAR SHUME NE KETE ARTIKULL.EUROA KA NEVOJE PER LEDER SI ORBAN QE TE SHEPETOJE NGA DEGRADIMI.QEKUR QENKA GJE E KEQE TE TE VOTOJE POPULLI YT MEGJITHESE U HODHEN 900 MILION DOLLARE NGA SORROSI ME KOMPANI PER RREZIMIN E TIJ.BOLL ME PRAPAGANDE TE KUQE MERO SE ESHTE E TURPSHME.

                                1. S
                                  Shqiperia Etnike

                                  Pyes veten se si mund te jesh berishist?! Gjithcka qe eshte Sali Berisha, eshte e kunderta e asaj qe kerkoi te shiste per veten. Nje FAKE. Kompetent- inkompetent (Piramidat, kjoskat, 1997, ushtria,1998, Rambujeja, 21 janari, Gerdeci, PDja, drejtesia gjingjoniste) Intelektual - Horr halabak ( rrahje, vrasje, djegje, dhunime, perdhunues, Lushaj, Izeter) I ndershem- Hajdut, babai i Shkerdhenit dhe Shkerdhites( Familje multimiljoneresh ne listen e jashteqitjeve te botes si hajdute dhe halabake mesjetare anti shtet) Demokrat- enverist halabak, tribal, mesjetar, haxhiqamilist. I beses- I pabese ( dhjeu e dogji me shkrumb e hi mbi partine qe e polli, mbi vendin qe drejtoi, mbi partine qe kaleroi, mbi kryeministrine ku uli bythen, mbi azemet, izetet, lulashet dhe te gjithe mbeshtetsit e tij, mbi popullin qe vrau sikur te ishin derra gjuetie, mbi Tropojen, mbi Kosoven dhe UCK. I qendroi besnik vetem frikes. Asaj ju perkul si lavire dhe i beri gojore. Enverit, Milloshevicit, grekut dhe Amerikes. Enveri dhe Milloshevicit vdiqen dhe u be trim pas berihait. Te tjeret jane gjalle dhe shihni gojoret e neveritshme te baxhelles 80 vjecare!) Trim- Frikacak ( asnjehere nuk mori pergjegjesine e aksjoneve te veta. Kurre! Ja u la femijve ne fature gjakskit dhe krimet e veta. Rrenoi vendin per te shpetuar bythen. U fsheh pas gangove. U fsheh pas partise. U fsheh pas Lulit. I beri gojore serbit. I beri gojore grekut. Patriot- Tradhetar ( Dogji dhe shqeu 45 vjet pune. Percelloi Shqiperine. Rrenoi cdo institucjon. Shfarosi ushtrine, industrine, bujqesine, shtetin. Ushqeu Milloshevicit dhe i thithi Karin kur diqjte Kosoven. Vrau UCK per llogari te Millos. Sulmoi shtetin per llogari te Millos. Shiti detin sikur te ishte prone e bushtres qe e polli. Votoi Bollanon dhe VoriEpirin) E nuk kane fund krimet dhe ndyresite e kesaj Jashteqitje dhe asaj qe arrin te prodhoje nje mendje e semure halabaku histerik, grykes, i paskrupullt, i paqendrueshem. Asnje figure e larte e kombit shqiptar nuk i con nje urim per ditelindje. 50 vjet karrijere politike 20 si komunist dhe 30 si haxhiqamilist dhe asnje politikan ne bote nuk i con nje mesazh urimi. Pa shoke. Pa miq. I peshtyu te gjithe. Vetem me nje tufe injorantesh dhe horrash halabake dhe barkthare qe e bejne te duket dikushi. I neveritur nga te gjithe, qe mbyllin hundet kur e shohin. Nje kufome. Nje kerme qe kundermon eren e mutit qe dhjeu dhe u perlye

                                  1. B
                                    Br

                                    plaku i cmendur pas Orbanit, ky i gjati i cmendur pas Vucucit. Te gjithe nga i njejti m.t, vetem pajetime te ndryshme.

                                    1. 2
                                      21 janari.97. 98 gerdeci. Sudja.gjallica.vehbiu s

                                      ZOTI BAZE. KAM RESPEKT PER JU PO ESHTE PER TE ARDHUR KEQ QE AGJENTURAT E TREFISHTA LUAJNE BUKUR ME NJERZIT PA ATDHE E PA KARAKTER. KA QENE ,ESHTE ,E DO TE JETE KY FENOMEN ME NJEREZIT KUDO NE BOTE . DO IKI NJE SALI E DO DALIN PLOT SALINJ E HALE SALINJ TE TJERE . KETIJ HALES TONE DHE PAK E I ERDHI FUNDI PO KA KELYSHE SHUME QE I KA BERE ME LEKE E I KA TERBUAR ME KAFSHIMIN E TIJ . DEMI ESHTE I MADH E I PA KTHYSHEM PO KOHA I SHERON ,-- MJER ATA QE I VRAU E I LINCOI PER 30 VJET .DAMKEN JA KA VENE VETES PO DHE MALESOREVE FISNIK I KA BERE PAK DEM . E MIRA E MUND TE KEQEN NE FUND. SALIH PLEHU NE FERR E KA VENDIN . SI QEN DO TE VDESI . CA MBJELL DO TE KORRESH THONE LIBRAT E SHENJTE .

                                      1. K
                                        KOZi...

                                        Ky Orbani duhet shikuar mire se me duket nuk eshte si thuhet ! Hungaria eshte e pranuar ne institucionet europiane dhe NATO. Hungaria ka feste kombetare revolucionin antikomunist e antirus te 1956. Ne HUngari nuk gjen asnje yll te kuq e asnje momument te periudhes se luftes dhe komunizmit ! Hungaria ne dekomunizem ja kalon edhe Kroacise ! Tjeter pastaj politika qe ben a eshte ne interes dhe e pranuar nga hungarezet kjo eshte teme e tyre ! Berisha nuk ngjason me Orban ! Ndersa Vucic , Rama, Erdogan jane krejt tjeter ! Erdogan dallohet se ka ne baze te veprimtarise tij muslimanizmin e kjo eshte internacionalizem!

                                        1. m
                                          malsori

                                          Bravo Mero gjithemone je i sakte ne analizen tuaj

                                          1. A
                                            Arber iliri

                                            Mirë o Mero,por problemi i Shqipërisë është se vazhdon të merret zvarrë nga Saliu.Shkurt muhabeti ,USA me nongratta u tregoi shqiptarëve se Saliu është kundër Shqipërisë dhe USA,shteti shqiptar tani mos hajë zorrë më por ta fusi në burg.Ka bërë krime pafund.

                                            Lini një Përgjigje