Përse Berisha nxitoi ta zaptonte PD? 

25 Mars 2022, 19:21Editorial Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të zaptojë zyrat e Partisë Demokratike, ende pa përfunduar konflikti ligjor mes tij dhe partisë, duke përdorur një vendim tërësisht të paligjshëm gjykate, të cilin ai e kishte paralajmëruar përpara seancës gjyqësore, për shkak të lidhjeve okulte që ka me gjyqtarin në fjalë. 

Sapo vendimi u shqiptua, ende pa u zbardhur, ai bëri një provë force të ngjashme me 8 janarin, por me ndryshimin që atëherë dyert e blinduara nuk e lanë të arrinte në zyrën e kryetarit, kurse sot kryetari në detyrë, ishte më keq se një derë e blinduar për të. 

Janë dy zhvillime qe sot e trondisin Sali Berishën. 

Për herë të parë, ai dëgjoi sy më sy nga një kryetar i Partisë Demokratike, që është “person a non grata” dhe nuk ka vend në Partinë Demokratike. Lulzim Basha ja tha i pari, por ja tha në distancë. Kjo është hera e parë që ai e dëgjoi në sy dhe kjo është për të, një vare më e rëndë se ajo e atyre të marrëve të tij më 8 janar. 

Berisha nxitoi të marrë zyrat e PD, pikërisht për ta bërë fakt të kryer zaptimin e PD dhe për ta nxjerrë jashtë loje gjithë mekanizmin ligjor të Partisë Demokratike kundër tij. 

Ai shpresoi se duke u shoqëruar nga Sali Lusha dhe ca tropojanë të tjerë të fortë, mund të trembnin drejtuesit në detyrë të PD dhe ta bënin fakt të kryer zaptimin e institucionit. 

Për fatin e tij të keq, nuk ndodhi ashtu. Vendimi i paligjshëm i marrë sot nga një gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, e do të rigjykohet në apel, është më shumë një kthim përgjigje i kërkesës së Sali Berishës për të regjistruar aktet e mitingut të 11 Dhjetorit në stadium. Ai nuk është një vendim gjykate i bazuar në fakte apo vazhdimësinë ligjore të PD, pasi dosja ligjore e PD gjendet në Gjykatën e Apelit dhe jo në duart e gjyqtarit. Vendimi i gjyqtarit është një copë letër e paguar shtrenjtë nga Sali Berisha për tu dukur kryetar. 

Ky akt vlen vetëm për t'i treguar gjithë atyre që akuzojnë Reformën në Drejtësi, se sa pushtet ka ende Sali Berisha për shkak të investimeve personale në drejtësi, dhe përse i përdor ai kamikazët e vet në drejtësi. Rasti i sotëm tregon pse Reforma në Drejtësi duhet të jetë e thellë dhe e bazuar mbi hetimin skandaleve të tilla. 

Por zhvillimet e ditës së sotme, qartësuan po ashtu ndarjen e Partisë Demokratike nga Sali Berisha, dhe fundin e retorikës ë bashkimit të dy grupeve në Një. 

Elektorati antiberishë në Partinë Demokratike nuk e dominon Partinë Demokratike, por përbën së paku një të tretën e elektoratit të saj dhe është elektorati më ideologjik i asaj partie, pasi përfaqëson të djathtën reale që ndjehet e tradhtuar nga një ish-komunist që ka 31 vjet në krye të PD dhe përpiqet ta përdhunojë përsëri. Ai elektorat nuk e voton kurrë Sali Berishën dhe sikur ai të zaptojë zyrat, dhe sikur t'i eliminojë fizikisht gjithë drejtuesit e tyre. Ai elektorat, në fakt është i vetmi që ka një rol historik në Shqipëri, pasi falë tij Sali Berisha nuk vjen dot kurrë në pushtet, pasi nuk e merr dot votën e tyre. Nuk e merr dot as kur bën betejën me Bashën, as me Alibejn dhe as kur votohet për zgjedhje parlamentare apo lokale. 

Sali Berisha e di këtë, ndaj do t'i japë fund sa më shpejt këtij debati, të vetshpallet kryetar dhe të mbaj atë pjesën e fanatikëve të tij me gënjeshtra derisa të vijnë zgjedhjet pas një viti e të marrë sërish 29 për qind, duke bërtitur përsëri mi vodhi Edi Rama me Xhorxh Sorosin. 

Sot një kryetar në detyrë në PD, që vjen nga shtresa e të persekutuarve politik, e bindi më shumë se kushdo tjetër Sali Berishën, se ai e ka të humbur betejën të bëhet një lider i pranuar në PD. Ai mund të vazhdojë të jetë një lider i Shtëpisë së Lirisë, të marrë Ilir Metën nënkryetar dhe të vazhdojnë fitoret kundër Lulzim Bashës së dorëhequr, por nuk do të arrijnë kurrë tu qeshë buza dhe të fitojnë ndonjë betejë elektorale në Shqipëri.  

Dhe e gjithë kjo e thënë pa ndodhur zhvillime të tjera në fushën e drejtësisë dhe sanksioneve ndërkombëtare ndaj zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri. 

Sali Berisha sot nuk është ndeshur me dyer të blinduara por me një pengesë të pakapërcyeshme brenda PD, që ka të bëjë me faktin që ai është një i dënuar dhe aty nuk e pranojnë. E dimë tani që ata që e refuzojnë nuk janë ende shumicë në PD, por ata që janë shumicë, nuk jemi të sigurt se e pranojnë të gjithë, që të mbeten në opozitë për hir të Sali Berishës. Dhe nëse doni ta shikoni çfarë mendonte vërtet Sali Berisha pasi doli nga zyra e Alibej, shikoi atë videon me atë “demokraten” e çmendur që çirrej në korridor. Aty ishte shpirti dhe makthi i Sali Berishës.

51 Komente

  1. S
    Shpresa vdes e fundit

    Sikur merita e vetme e gjithe kesaj rremuje te jete demokratizimi dhe ringjallja e te djathtes ajo shtrese qe nuk do Berishen do afrohet, sepse eshte shtresa me e vuajtur dhe me e drejte e popullit, fatkeqesisht dhe me e pakta. Pjellat e Enverit do jene shumice dhe Ca kohe derisa te nderrohen brezat e gjeneratat e reja te gjykojne hapur e drejte. Deri atehere pini lengjet Rames e iu befshin mire se alternative tjeter nuk na lini. Ajo shtrese do afrohet me osé pa Berishen nese PD ofron figura te reja, te pastra, te zgjuara, te guximshme, te pakapshme nga korrupsioni. Nese partia demokratizohet ato figura do shfaqen "si trendafile ne ferrat e nje historie te dhimbshme e te padrejte per pjesen e vuajtur te popullit tone.

    1. Z
      Zani Llangozi

      Perpelitjet e Saliut kane marre tatpjeten dhe s'kane per te sjelle ndonje gje te re.

      1. Z
        Zani Llangozi

        Perpelitjet e Saliut kane marre tatpjeten dhe s'kane per te sjelle ndonje gje te re.

        1. l
          lo la

          E ke thene vete - Nese partia demokratizohet.......pra NESE....! Epo nga e thena ne te bere e ndan nje det i tere ! Ka 30 vjet qe Sala po genjen te gjithe, edhe demokratet e ndershem edhe socialistet, pra gjithe popullin ,pallogaritur qe zhgenjeu edhe nderkombetaret ! Ne nderkohe do veprojme sipas "keshilles" tende - Do te vazhdojme te pime lengjet e Rames dhe flm per urimin !

          1. S
            Shpresa

            I/E nderuar, nuk ishte urim, as pohim po nje ironia e deshperuar. Populli meriton te shpresojme e mbi te gjitha meriton me shume e me mire

          2. b
            ben.

            Berisha ne 90, perfaqesoi idealin e shqiptareve per ndryshim sistemi. Berisha ne 2005 perfaqesoi deshiren e shqiptareve per zhvillim dhe ja doli. Berisha sot perfaqeson shqiptaret e vjedhur te tradhetuar dhe te neperkembur. Dhe do ja dali. Sepse te gjithe shqiptaret e dine qe berisha nuk synon para,as resorte turistike mbi toke te vjedhur, berisha synon te veri nenvend dinjitetin e tij dhe te shqiptareve. Kujdes opozita eshte fryme eshte uragan. Nese berisha fiton shqiptaret e dine qe gjithe hajdutet do ti coje ne burg, dhe kjo mjafton qe shqiptaret ta votojne.

            1. E
              Evi

              "Bir Selmani i nenes ke te qje me pare" Jeni per te qare hallin kur e kaluara eshte e ardhmja. Nje popull qe nuk vete pastrohet, eshte i destinuar te vuaje dhe nga tipa si ky "Ben" (RR.K.)

              1. L
                LG

                “Profecia” e xha Namikut dhe “dopio gjashta e Ramizit. Gjëndja aktuale në Shqipëri (sepse nuk është vetëm krizë e PD) pasqyron më së miri thënien e famshme të Namik Hotit dhe veprimin dinak të R.Alisë duke aktivizuar në politikë mallkimin e Shqiptarëve S.B.

              2. A
                Aron

                Vazhdo enderro ti. Mendon ti se Saliu po ben gjithe kete per t'ia lene dikujt si nje Luli tjeter? Jo, kesaj rradhe do t'ja leri direkt familjes. Ju idiotat qe e keni votuar per 30 vjet dhe vazhdoni te besoni se ujku mund te ndryshoj se ndryshon qimen, atehere mire tu gjej. Rama mund te kete plot gabime, por nuk e krahason dot kurre me fundurinat e PD'se dhe monstren Sali. Populli shqiptar te mendoj mire para se te sjelle keta monstra ne pushtet mbasi e kthyen vendin ne nje grope te madhe me llozhura qe zinin hunden kushdo dhe nuk te vinin as per turizem njerzit.

                1. A
                  Astrit

                  Ore zoteri Rama nuk do te rrije terr jeten nje dite ai do te humbasë po jo nga Saliu se ai s'ka fituar asnjëherë zgjedhje pa 20 aleate se ai eshte me komunist se enveri

                  1. A
                    Aron

                    Nuk them mos te iki nje dite, por jo sa te vazhdoje Saliu te kerkoj pushtet.

                2. M
                  Miri

                  Saliu fitoi me vota o shoku Mero,por nuk te vjen mire ta pranosh. Sikur me 1 % të ketij zelli qe ke kunder PD dhe Berishes,të kritikoje qeverisjen e mbrapshte te Edi Rames jam i sigurte qe do të ishe me I dobishem… Por nuk te del akoma inati në 2006 kur Berisha nuk i dha licensen kompanise greke (qe ti ishe seksers dhe merrje pjesen e luanit) për të hapur kazinone në qender të Tiranes.

                  1. N
                    Nari

                    Saliu u fut ne zgjedhjet e 6 marsit per te fituar bashkite,apo u fut per te zene vendin e dyte ( medaljen e argjendit ) ?! Menyra si po sillet, po tregon se ne zgjedhje hyri per te treguar se eshte me i votuar se Luli.Ai vete e kishte te qarte se pervec Shkodres,ne bashkite e tjera nuk kishte asnje shans per fitore.

                    1. X
                      Xha Jaho

                      Fitoren ne Shkoder ja dha PS e cila nuk i dergoi ne zgjedhje 10,000 votuesit e saj , se po te kishin mare pjese keta zgjedhes si ne zgjedhjet e kaluara PS fitonte Bashkine e Shkodres, keshtu qe Plaku Mere me kete elektorat qe i shkon nga pas nuk do jete kryetar partie por kryetar shoqate.

                    2. A
                      Aron

                      Nuk i dha license kompanise greke, por i dha Grekut detin. Paske kujtesen teper te shkruter, Miri.

                      1. S
                        Shqipe

                        C’far 1% thua, hapsira qe te dhurohet ty dhe te ngjajshmeve te tu,c’eshte…?!

                        1. V
                          Vranakonti

                          Bravo zoti Mero,shkrim brilant.Je ineligjent.

                        2. L
                          Lorena

                          Shkrimi ndoshta arrin ti bëjë analizë zhvillimeve te fundit por ka shumë gabime ortografike të cilat jane te nivelit të shkollës fillore. Mospërdorimi i shkronjës "ë" ne kohën e pakryer, ne vetën e tretë, numri njëjës tregon që gazetari ka probleme të mëdha me gjuhën shqipe.

                          1. M
                            Mesuesi i gjuhes ne shkolle tetevjeçare

                            Nuk thuhet “ortografike” por drejtshkrimore.

                            1. s
                              shefi

                              o Lorëna, shkrimet e këtij shqipëtari patriot dhe mbi të gjitha INTELIGJENT, nuk mund të kuptohen nga të gjithë, ja si psh rasti jot, që kufizohesh ne kontrolle ortografike dhe jo gramatike. Tanì po të bëj një pyetje: gjithë këtë artikull.... meqë nuk e kuptove.....përse e lexove???

                            2. C
                              Chef Biku

                              Nënën, Ku ta ketë, Saliu me të vetë, Hajduterite, Vrasjet dhe Krimet E tija, Nuk ja mbulojne dot, Gjyketesit, mutsihane te tija. Pas qafe kane nje pipull, dhe do te jepet se s’zben llogaria.

                              1. Z
                                Zani

                                Koment i sakte.

                              2. T
                                Taulant

                                Akoma me reformen ne drejtesi.... Humoristi i Rames Paja investitor stretegjik ne Dhermi. Burri i Xhackes investitor strategjik gjithashtu. Berisha beri te pakten nje gje ne pleqeri largoi Bashen.

                                1. m
                                  mirel

                                  Se shpejti del seria e dytre e filmit "Taulanti kerkon nje moter" por me titullin e ri "Ne kerkim te motres se Taulantit"

                                  1. l
                                    lo la

                                    Sala largoi Bashen , por pronat qe ka vjedhur i ka akoma ! Meqe permende investitoret strategjik, ben mire te shikosh eshte ato "pak" investime te Sales e kompani ne gjithe bregdetin shqiptar ! Ndoshta keshtu do te ishe me i besueshem !

                                  2. A
                                    Arber iliri

                                    Fanatikët Berishës më kujtojnë fanatikët e Enver Hoxhës,kur diktatori i lëpihej Titos edhe ata si ai kur e deklaroi judë ata bërtitën,më vonë e bënë me Hrushovin e më pas me kinezët.Në 32 vite e lepinë dhe pastaj e pështynë miqësinë me Jugosllavinë,BRSS dhe Kinën në fund.Më pas të vetëm brohorisnin për diktatorin Hoxha por me barkun bosh hëngrën edhe bar për monstrën Hoxha.Ka32 vite që komunisti Sali Berisha,pasi ishte lëpirë pas Enver Hoxhës e Byrosë i pështyu,fanatikët e Enverit brohorasin tani për Saliu,ky horr tani po i çon të mallkojnë Amerikën,janë gati,do hanë bar e do shkojnë në të s'ëmës.Punë mbeturinash,që nuk ju ndanë këtij vendi.

                                    1. B
                                      Berisha kryetar PD=turpi të arrijë majën Everest!

                                      Gjërat janë fare të thjeshta, bashkim nuk mund të ketë më kurrë në PD. Për Berishën bashkimi nënkupton kontrollin e tij absolut mbi këdo dhe për çdo gjë. Që Berisha të bashkëjetojë nën të njëjtën strehë me kundërshtarë, kjo as që mund të mendohet, Partinë ai do monolite, bolshevike, ku të dëgjohen vetëm dy tinguj, ai i dalë nga zëri i tij dhe zhurma që prodhohet nga duartrokitjet frenetike e përkrahësve të të bindur deri në verbëri, skllevër që lumturohen për gjëndjen e tyre të mjerë.

                                      1. L
                                        Ladi

                                        Filtrimi u be ne menyre te persosur. Faleminderit shume komunisti Berisha. C'fare kontributi te jashtezakonshem i ke bere te perndjekurve, te braktisurve, demokrateve te vertete. Me bukur nuk ka se ku te shkoje. Te gjithe plehrat, dhe ata si sula, salinjiani, grida e co, e qe u fshehen si skuth per pak kohe brenda PD zyrtare, dolen sheshit. Tani sikunder tha dhe Mero eshte koha te linde nje parti e vertete demokratike dhe do te linde shume shpejt me intelektuale si Perparim Kabo, Afrim Krasniqi, Skender Minxhozi, Mostafa Nano, Mero Baze, Kadilli, Gurakuqi, Elezi, e shume te tjere..... Perseri faleminderit monstra komuniste Berisha. Po i afrohesh me krenari me shpejt nga ce mendoje Guantanamos.

                                        1. V
                                          Vranakonti

                                          Bravo,shume mire.Perkrahesit e Berishes vertete jane skllever.....dhe te mjere.

                                          1. S
                                            Stape Pashi

                                            Nuk janë të mjerë, por të dhjerë…..nga mendja sigurisht.

                                        2. V
                                          Viktor

                                          Gjith fajin e ka GD-ja hahahahahaha rruspija e shtremt.

                                          1. Z
                                            Zani Llangozi

                                            Perpelitjet e Saliut nuk kane per t'u ndryshuar kurre nga sjelljet dhe veprimet e mepreshme te tij,vetem se do te frenoje ribashkimin dhe ardhjen ne Pushtet te P.D.-se

                                            1. S
                                              Skypion

                                              Qetesia olimpike e Sali Berishes, e shprehur ne buzeqeshjen e tij karakteristike, ndersa po hynte ne Seline e PD-se dhe fytyrat e zverdhura te Alibeajt dhe Bardhit, ishin shprehja me e qarte e perfundimit te nje kalvari te stergjatur disamujor qe perjetuan demokratet. Kjo qetesi e Berishes nuk eshte e papritur. Shume analiste e kane vene re kete kohe me pare dhe kane shtrua pyetjen: pse eshte kaq i qete ( dhe kaq i zbutur) Berisha?! Megjithese naive ne vetevete, kjo pyetje eshte e natyrshme, duke pasur parasysh natyren vrull - e - stuhi te doktorit. Shkaku i qetesise se doktorit eshte ky: Partia Demokratike shpetoi perfundimisht nga asgjesimi. E shpetuan demokratet me disa beteja, qe kulmuan ne betejen finale te 6 marsit. Perpos likuidimit politik dhe poshterimit personal te Sali Berishes, synimi i atyre qe gatuan "nongrata-n" ishte asgjesimi i Partise Demokratike dhe opozites ne Shqiperi. Asnjeren nuk e arriten. Se nuk do t'i arrinin dot, u pa qysh me Foltoret e para, ku entuziasmi popullor ishte i jashtezakonshem; por gjithcka u vulos perfundimisht me 6 mars. Qe ate dite Sali Berisha eshte i qete, shume i qete. Me ane tjeter, fytyrat e zbehura, si meit, te bashibozukeve te mbetur Bashes, shprehin mese miri fundin e turpshem dhe te merituar te nje aventure te poshter dhe te pabese. Po, Sali Berisha i pershendeti ata, u shtrengoi duart dhe bisedoi ate cka bisedoi. Por, kjo eshte sjellja e njeriut te forte, i vetedijshem per forcen dhe autoritetin e vet, fisnikeria e te cilit dikton edhe nje sjellje te tille me dashakeqet dhe kundershtaret e tij. Gjithsesi, doreshtrenguesit e doktorit, Alibeaj dhe Bardhi, qe sot jane kufoma politike; jane zombi politik, qe enden kuturu per inerci, deri sa dikush, per meshire, t'ua shuaje edhe ate neuron qe u ka mbetur. Doreshtrengimi me doktorin, nuk i shpeton nga meria e demokrateve, te cilet e kane vuajtur aq shume pabesine e tyre keto muaj. Kurre nuk do t'ua falin. Edhe sikur vete doktori t'ua kerkoje kete, nuk do t'ua falin. Berisha, sic edhe e kemi thene, shume i dashur dhe i respektuar nga demokratet, e per pasoje edhe me autoritet te padiksutueshem, ne kete pike eshte krejt i pafuqishem; as vete doktori nuk ka c'i ben merise se madhe qe demokratet e tij, kane ndaj ketyre zuzareve qe, me vetedije te plote, bene lojen e poshter te Rames. Ndeshkimi do te vije shume shpejt; egzekutimi i tyre politik do te behet publikisht me gijotinen e votes se lire. Basha dhe te gjithe ata e e mbeshteten aktivisht me 8 janar, do t'u duhet ta presin egzekutimin politik deri diten qe do te mbahen primaret ne PD. Deri ate dite le te vuajne; dhe le ta shprehin kete vuajtje me arrogancen e tyre e tyre te mjere dhi-zgjebosur-bishtperpjete. Tani, me lejoni t'i vjedh nje shprehje Bashes( qe mund te jete edhe vjedhja me e pafajshme dhe e bukur) , sado qesharake mund te duket: sot lufta vetem ka filluar! Doktori jua riktheu demokrateve gjene e vjedhur, Partine Demokratike dhe shqiptareve opoziten. Tani fillon ajo qe i druhej aq shume Rama dhe qe desh ta shmangte me Nongrata-n famekeqe. Tani fillon perballja e tij me Sali Berishen. Dhe Rama, me shume se kushdo tjeter, e di c'do te thote te kesh perballe Sali Berishen; ilacet antidepresive qe pat filluar te merrte kur ishte ne opozite jane deshmi e kesaj domethenie. Dukemeqenes ka krijuar tolerance ndaj tyre, do ta kete shume te veshtire qe ta perballoje kete radhe vrull - e - stuhine e doktorit. Le ta shijojme kete spektakel te madh demokratik.

                                              1. a
                                                anti25646554censure

                                                Qenke shume i "leçitur" kur permend "Vrull dhe stuhi" (e cila ka qene nje levizje Klasicizmi Vajmaras – periudha më e ndritshme – dramat : “Egmonti”, “Torkuato Taso”, “Efigjenia në Tauridë” – pjesa e parë “e Faustit” – libri i parë i romanit “Vilhelm Majster” – në oborrin e Vajmarit, e themeluar dhe drejtuar nga GETJA) Kjo levizje, vlen te theksohet, duhet te jete edhe sot ne shoqerine tone per te sjell ndryshime te cilesuara ne drejtim te permiresimit te jetes se shtetasve tane dhe se duhet te meret ne dore na shtresa me vitale e shoqerise sone, RINIA, dhe jo nga PLEQ, qe kur shkojne rruges qelben ere, megjithese kane "qetesine olimpike", qe per mendimin tim, ne kete rast tregon me se miri se PLAKU QELBANIK Sali Ram Berisha, eshte ne fundin e shtyre padrejtesishte te karrieres se vet vrastare, vellavrasese, paburrerie, dhe armiku i fshehur i kombit tone. Ky PLAK I QELBUR, jo me kot shtiret i "qete ne menyre olimpike", sepse e di se eshte i pa shprese dhe si i tille jo gjeneralet dhe dijetaret si "Skypion" afrikani, por edhe ZOTI vet nuk e ndihmon dot qe te dale nga rruga e MUTIT (me falni per vulgaritetin) ku eshte futur se bashku me familjen e vet kobzeze. Ky MONSTER, duan, s'duan, "Skypion"-sat, duan s'duan Flamur Noket dhe zorraxhinjte e tjere, e ka prere bileten e turperimit te perjetshem, jo parti te re te themeloje, por edhe galaktika dhe djeij te tjere te krijoje, ai ngelet PERSON DHE FAMILJE E QELBUR.

                                                1. A
                                                  Aron

                                                  Po shkrihem me kete shkrimin tend kur thua te perballet Rama me Berishen. O trap...po Rama me Berishen dhe Meten eshte perballur, sepse sa kishte Lul koqen nuk e sulmonte aq shume ate, madje i thoshte "ishte djale i mire". Rama gjithmone tregonte se kush ishte gogoli(lat) mbas Bashes dhe vetem me kete, pervec punes qe ka bere e ka mundur PD'ne por edhe LSI'ne qe nga 2013, te duket tani qe eshte perballe do te duket me pak gogol Saliu njerzve? Te vetmen gje qe do fitoje Saliu eshte kulla e PD'se ku do te vazhdoje te rrije i ngujuar, si nga populli, por kesaj radhe eshte ngujuar edhe nderkombetarisht. Aty brenda kulles, rrini sa te doni si plas askujt. Populli shqiptar nuk u sjell me ne pushtet. Ju nuk dini te mbani halen tuaj, jo te rregulloni Shqiperine dhe shqiptaret.

                                                2. l
                                                  lnci bira

                                                  Salih osman bin ladn sot po behet gati si nje terrorist tash me i damkosur nga SHBA te djge per here te trete shqipeine Duhen protesta ne mbare shqiperin kundera SPAK DHE BKH qe nuk hapin qeshtje penale per kete dhe lir hajdutin Arben kraja eshte banor i gjirit te lalezit dhe i mban duart large ketyr hajdutevej Protesta kundera ketyre hijenave te drejtesis qe po ushqehen nga xhepat tane Bravo Mero Baze, je gjigandi i penes

                                                  1. t
                                                    timmi

                                                    rrofsh o Mero qe na jep shprese se keta spurdhjaket e PS vetem kur tu futet Saliu ne krevat do zgjohen te shtrengojne breket pika ju ben nje Sali cucurridhe.

                                                    1. t
                                                      timmi

                                                      rrofsh o Mero qe na jep shprese se keta spurdhjaket e PS vetem kur tu futet Saliu ne krevat do zgjohen te shtrengojne breket pika ju ben nje Sali cucurridhe.

                                                      1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                        Berisha për të fituar votat për Kryetar të PD,do shtyjë zgjedhjet. Do të largoj të emëruarit nga Basha nëpër bashki dhe Qarqe. Të "emëruarit" do përzgjedhin delegatët për të fituar Berisha . Besoj se për këtë i mblodhi në mbrëmje.

                                                        1. L
                                                          Ladi

                                                          Filtrimi u be ne menyre te persosur. Faleminderit shume komunisti Berisha. C'fare kontributi te jashtezakonshem i ke bere te perndjekurve, te braktisurve, demokrateve te vertete Me bukur nuk ka se ku te shkoje. Te gjithe plehrat, dhe ata si sula, salinjiani, grida e co, e qe u fshehen per pak kohe brenda PD zyrtare, dolen sheshit. Tani sikunder tha dhe Mero eshte koha te linde nje parti e vertete demokratike. Perseri faleminderit monstra komuniste Berisha.

                                                          1. p
                                                            pali

                                                            Mero,nji vrejtje e vogel per Gazeten.Ne gazeten tjeter ke pase nji fjale KREU qe sa here e klikonim na conte tek faqja e pare e Gazetes,tash ne kte gazete duhet vendose nji fjale "kreu" per te kthye te faqja e pare.

                                                            1. B
                                                              Balo

                                                              Keni shkruar shumë o "demokratë "të djegur për Berishën! Ndonëse nuk e dini se çfarë po thoni! Përse lejoi t'ju shkërdhente Rama këto nëntë vjet? Përse la t'ju përçante Basha këto nëntë vjet? Sali Berisha është ende humbës me minus 1 milion vota, kur të kalojë këtë pengesë atëhere ai " do ketë vota".Këtë e kam për ty o gollaku që thua "do apo nuk do Mero, Saliu ka vota"!Po, ka votat e Ilir Metës dhe Tom Doshit në Shkodër! Sa për shtresën e larguar nga Berisha e cila " dashka apo nuk dashka do afrohet me Berishën",mendoj se ai budallai që thotë kështu e di këtë shtresë të mbushur me budallenj! Këtë torollak e pyes: "E ktheu pronën te i zoti i saj Sali Berisha!?" . Jo,atëhere shko matu për mish të këputur në derë të halesë.... Me veprimin tipik prej malësori,që zbriti prej rrëpirave të Veriut ,gjatë mbretërimit të Saliut,dhe zaptoi çfarë gjeti përpara dhe thoshte " tokë e xanun",jo toka që më takon ë!, edhe Sali Berisha zbriti natën nga shpella ,shoqëruar me ca burra të cilëve ju ka qirë gratë ,dhe me ca gra të cilave u ka qirë burrat,dhe zaptoi godinën e PD, ende pa vendim përfundimtar Gjykatë! Sh.B.A. mund të kenë 1000 gjynahe,po për Saliun kanë të drejtë,ndonëse me vonesë!

                                                              1. G
                                                                Genti

                                                                Gjithë kjo që dëgjojmë është për të vazhduar rëmuja në partinë demokratike.6 muaj me përjashtimin e tij dhe foltoren e tani 6 muaj e kusur me vendimin e gjykatës dhe në fund Saliu nuk do marë asgjë përveç leshit.Kjo parti ka marë fund dhe nuk do ketë as bashkim as dhe parti demokratike.Grupi parlamentar i Bashës nuk duhet të tërhiqet dhe duhet të jetë i ndarë nga Berisha dhe ata që dolën kundër Bashës të jenë një mëndje që Berisha ska vënd atje në atë parti.Nuk besoj se me atë vendim gjykate do mund të bëhet kryetar dhe amerikanët tani duhet të nxjerin provat dhe ai të gjykohet...Unë çuditem si një njeri kaq i keq të sillet si më i madhi i shqiptarëve.Njeri pa vlera pa dinjitet njeri dallkauk nga malet e Tropojës.

                                                                1. I
                                                                  I verteti

                                                                  Mund edhe te nxitohem por veprimet e kreminelit Sali me bejne te them me plote GOJEN se fajin e ka RAMA.

                                                                    1. r
                                                                      redaktori

                                                                      Ti Mero Baze je aq me pervoje sa te kuptosh shkaqet qe e sollen Sali Berishen ne krye te PD Se pari - brenda selise PD nuk kishte Kryetar por nje Lolo ne duar te Yuiri Kim Se dyti e me kryesorja : Brenda Kryeministrise eshte prej 9 vjetesh nje qeveri E DESHTUAR ne aspektin baze, ne Ekonomi! Sikur keto 2 faktore mos ishin sic jane, nuk do kishte me Sali Berishe ne politike

                                                                      1. K
                                                                        Klm

                                                                        Organizoni një peticion, që ta firmosin mbi 1 milion shqiptarë, çojeni te ambasada amerikane që SHBA të bllokojë gjithë paratë e krimeve të Familjes Berisha. Dhe të hyjë në histori goditja financiare ndaj tij dhe damkosja përfundimtare...Mos prisni nga SPAK!

                                                                        1. A
                                                                          Adnan

                                                                          ketu komentohet per Sali Berishen si te ishte ndonje burre shteti dhe politikan race !!!! Shqiptaret harrojne qe kane te bejne me nje rrot kari qe nuk e ka shokun Sali Berisha eshte vetem nje cope maloku i paskrupullt dhe i pa bese qe do te rri gjithmone siper kalit. Fakti qe eshte shpallur non grata e terbon fare dhe e detyron te beje veprime qesharake prej nje idioti Ai perfiton se ne PD jane te gjithe injorante dhe frikacake E shofin Sali Berishen si burre i forte ,ne fakt ai eshte nje frikacak qe dhjet ne breke se e di qe ne mos ai femijet e vete do paguajne per te gjitha vjedhjet dhe krimet e kesaj familje te korruptuar dhe e lidhur me sherbimet sekrete serbe

                                                                          1. I
                                                                            Idealisti

                                                                            Ne pluhurin e harreses Ai dhe ata qe i shkojne pas atij antishqiptari!

                                                                            1. q
                                                                              qeveria e (Gent) KAKAVE

                                                                              Sali Berishen e solli ne krye te PD deshtimi i qeverise Rama dhe mefshtesia e opozites Basha . Sali Berisha tremb sot vetem Patronazhistet e punesuar ne administraten Rama dhe ato qe kjo qeveri Rama u ka dhene Koncesione mafioze te tipit Unaza e Re. Te tjeret po vuajne varferine e mbjellur nga kjo qeveri Rama krejtesisht e deshtuar ne Ekonomi.

                                                                              1. E
                                                                                Emigrant

                                                                                O Mero, Urime për faqen e re. Ke përmendur një video në artikull. Do ishte mire sikur te kishte një link ku mund ta shihnim kollaj artikullin ku tregohet video. Dmth një pjesë për "related content", ku nuk ka vetëm reklama të paguara, por ka vërtet material tuajin qe lidhet me artikullin që po lexojmë.

                                                                                Lini një Përgjigje