Urrejtja me të cilën kërkohet “bashkimi” mes “Foltores” dhe PD-së së mbetur, është forma më e lartë e një kërkese për përdhunim që është bërë ndonjëherë në publikun shqiptar. Kur dy grupe, apo qoftë dhe dy individë, duan të pajtohen dhe bashkohen, kanë minimumi nevojë për të krijuar një klimë mirëbesimi ndaj njëri- tjetrit dhe pastaj një distancë nga shkaqet që shkaktuan ndarjen.
Sali Berisha në të vërtetë nuk do t’i lërë kohë askujt për një klimë mirëbesimi, pasi ai e di që ajo nuk ekziston, pasi një klimë mirëbesimi ka nevojë të eliminohet arsyeja që ka shkaktuar ndarjen.
Arsyeja që ka shkaktuar ndarjen e PD është vendimi i SHBA për të shpallur Sali Berishën dhe familjen e vet si njerëz të përfshire në korrupsion madhor, si minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë në vend. Nga ky vendim buroi sfida e Lulzim Bashës për të ndarë Partinë Demokratike nga Sali Berisha.
Një pjesë e madhe e lidershipit të PD, e pranoi këtë sfidë, ndërsa Berisha u përfshi në një betejë të maskuar kundër SHBA, duke e paraqitur si betejë kundër Lulzim Bashës, dhe përmes një truku zgjedhjesh të pjesshme, kërkon të krijojë perceptimin e “fituesit” mbi sfiduesin e tij Lulzim Basha, por jo mbi sfidën e tij me SHBA. Sfida e tij është raporti i papajtueshëm me SHBA, nga një ndëshkim që është i përjetshëm.
I qartë për ndëshkimin e tij të përjetshëm, Sali Berisha nuk dëshiron t’i hapë rrugë pajtimit të PD, pasi ai është një proces që e përjashton atë automatikisht, si arsyeja e ndarjes. Ai thjesht ka nevojë të shpallë pushtimin e PD-së së mbetur, që refuzon ta ketë atë edhe si anëtar, e jo më si kryetar.
Ai po përpiqet të krijojë iluzionin e bashkimi, por në fakt kjo që po bën është një poshtërim i ri ndaj PD, të cilën do ta rreshtojë me forcë pas tij.
E vërteta e hidhur për të, është se beteja e tij spekulative kundër Lulzim Bashës ka mbaruar dhe gjithë ata që bashkoheshin me të dhe kishin si alibi Lulzim Bashën, tani nuk e kanë më këtë alibi. Jo vetëm PD e mbetur në PD, por dhe shumë njerëz që janë në anën e “Foltores”, tani nuk janë më me Sali Berishën.
Ata mund të heshtin, mund të bëjnë kompromise në këtë klimë të dhunshme politike brenda tyre, por nuk e lidhin më të ardhmen e tyre me Sali Berishën. Dhe sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë do forcohet dhe zëri i tyre.
Ndaj Sali Berisha ka ngut dhe luftë me kohën. Ai nuk do t’i lërë kohë krijimit të një klime mirëbesimi mes palëve, pasi nuk mund të ketë mirëbesim derisa shkaku i krizës është në krye të punëve. Ideja qesharake e tij se vendos vota e lirë vlen vërtet, por vlen atje ku ta pranojnë kandidaturën.
Sali Berisha mund të vendosë kandidaturën brenda “Shtëpisë së Lirisë” dhe të votohet me ata që e pranojnë për anëtar, apo për kryetar. Ata që nuk e pranojnë për kryetar apo anëtar, nuk kanë se si të bëhen me dhunë pjesë e një procesi poshtërues, që i përngjan ritit të një përdhunuesi, që ka caktuar vet me kë do të martohet dhe e rrëmben me forcë.
Kur dy persona bashkohen vetë, quhet martesë me dashuri, por kur bashkohen me dhunë, quhet përdhunim. Sali Berisha çdo dite po bën thirrje për përdhunimin e PD, meqë ajo nuk do të martohet prapë me burrin e parë.
Sali Berisha nuk është i njëjtë me asnjë demokrat, pasi askush përveç atij nuk është i ndëshkuar si hajdut familjarisht dhe minues i demokracisë. Ai mund të konkurrojë me të ngjashmit e vet në Shqipëri, nëse duan të bëjnë një parti bashkë, por jo me ata që nuk e pranojnë standardin e krijimit të një partie anti-amerikane në Shqipëri.
Ndaj iluzioni i “bashkimit” që ai përpiqet të ngjallë, është thjesht makthi që ka nga mospranimi historik i një pjese të Partisë Demokratike ndaj tij. Nuk do t’i ikë kurrë ai makth, pasi kurrë ajo pjesë e PD nuk do të jetë më me të. Dhe ata që janë me të, do jenë përherë e më pak në të ardhmen, derisa të shuhet. Kur ai të mos jetë më, mund të diskutohet për një pakt të ri paqeje mes atyre që e duan PD me SHBA dhe Perëndimin dhe atyre që e duan si pronë të tij.
Meqë ai mendon se ka fituar mbi Lulzim Bashën dhe s’ka më zot ta ndalë, gabon! Të gjithë ata që janë kundër tij, janë gati të presin zotin! Por jo atë.
Perfect si gjithnje!
Sot, Mero, te pergezoj vetem per formatin e gazetes se eshte bere me e pelqyeshme ne pamje dhe ne lexim se dhe vajzen qe dashuron me syrin e pare e shikon nga pamja, pa e ditur se çfare ka brenda. Pastaj, si gjithnje , plot elegance , ke pershkruar dhe bere analizen e mesiperme. Me kij kujdes ate djalin nga Sevasteri qe do beje partine e ré dhe ate djalin nga Vranishti se , Ilir Meta u rri nga pas. Bile sipas videos qe pashe atehere, nje tjeter qe foli, tha se do e bente Ilirin me pasurine e tij (ai kishte humbur te gjitha parate ne bixhoz dhe kishte shkuar e rrinte ne shtepine e babait se s'kish strehe) president te kombit! Sinqerisht te pershendes se me duket diçka e bukur dhe terheqese kjo pamje!
Me pelqejne,seriozisht,te gjitha komentet.Kisha sugjeru qe kjo Parti te shkrihej,sepse ja ka ba vleresimin ShBAja.........Mero,na kenaqe,je mendje e ndritur.....bravo.
The best comment!????????
Besnikeria ndaj SH B A eshte guri I proves per cdo individ qe mendon se eshte I djathte dhe shqiptar. Si rrjedhim jo vetem Berisha qe SH B A e largoi por te tjeret qe e kane ne doren e tyre se ne cilin krah duhet te jene po tregojne me nje idiotesi shembellore qe para USA per ta ka rendesi BERISHA. Berisha mund te falet, te tjeret qe zgjodhen me vullnet te lire Jo. Kjo eshte llogjka me e thjeshte. Perpara te ashtuquajtur DEMOKRATE, drejt shkaterrimit te plote.
Berisha eshte produkt Amerikan . Ambasadori Rajson ne 1992 e keshillonte cfare duhet te bente . Keshilla kryesore e tij ishte mbyllja dhe shkaterrimi i mbi 600 ndermarrjeve shteterore. Me pak ndihma teknologjike nga jashte ato ndermarrje do kishin mbijetuar e do punesonin mbi 500 mije Shqiptar. Te njejtat keshilla qe FMN dhe Amerika i dhane Jeltsinit ne Rusi. Ne shume vende te LIndjes keto keshilla nuk u zbatuan. Fatkeqesisht ne Shqiperi gjeten vend. Fatkeqesia e Shqiperise ishte qe nuk kishte nje elite . Nuk kishte nje opozite e cila ne vitin 1990 duhet te bente disa gjera. 1)Te hidhte ne ere gjithe Bllokun 2)Te denonte te gjithe kryetaret e rretheve te Partise Komuniste. 3)Te mbronte ndermarrjet shteterore prej kanibalizmit Amerikan e Evropjan. Keto gjera nuk mund te beheshin sepse Berisha,Nano,Meta,Rama e shume plehra gazetar ishin kelysha Komunistesh . Kjo gje vazhdon te ndodh sepse gjithe kelyshet komunist sot kane ne duar median,ekonomin pushtetin. Plus injoranca eshte shume e madhe tek ne. Te shpresojm nga kjo lufta ne Ukrain mbase do te kete ndonje efekt per zhdukjen e elites politike ne Shqiperi. Fatkeqesisht ne nuk kemi dinjitetin e popullit te Ukraines i cili po perballon koleren Ruse. Ne trembemi prej plehrave ne pushtet.
E ke inat Berishen pse eshte i drejte. Ti je djalli vete...
"Xhemshit" kujt i thone: "Eshte i drejte", mos valle draperit?
@Taulant: Ngaterrohesh me kembet e tua: 1-ne Amerike eshte veshtire te kuptohet termi ndermarrje shteterore, prandaj Rajersoni mund ta kete thene kete, por ne kuptimin qe ndermarrjet shteterore duhet te privatizohen.... Ajo qe erdhi me pas qe Saliu i shkaterroi per skarp, kishin te benin me ate qe ai dhe familja e tij te perfitonin nga ky skrap.... 2-Ne shume vende te lindjes u ndoq rruga e privatizimit, sepse udheheqesit e ketyre vendeve nuk ishin si Sali Berisha... Pra Saliu i shtermberoi keto orjentime jo se ketu nuk kishte elite dhe nuk kuptonin se cbente Saliu, por se Saliu ishte agjent i Ramiz Alise(ndoshta edhe i serbit). Ato qe kerkon ti qe te hidhej ne ere Blloku, apo te denoheshin kryetaret e rreheve, eshte idjotesi, sepse ti kerkon qe Saliu te denonte vehten e tij. Saliu shfrytezoi njerez si ty, pa vizion dhe nepermjet zullumeve te tij e katandisi Shqiperine ne hale te Evropes dhe nje shembull se si do e pesoje ai shtet ku ruspijet e serbit marrin poshtetin.
Mero djali vetem nje gazetar kosovar me fal se nuk po ja kujtoj emrin doli burre dhe ja tha ne sy sales se eshte kriminel si per.shqiperine po ashtu edhe per.kosoven me maskaralleqet qe ka bere.Ai te beje cfare te doje por nje gje dihet dhe do ndodhe .sala do hyje ne burg pasuria e tij eshte e vjedhur dhe do i kalohet shqipetareve do e beje zoti kete gje.
Analize perfekte o mendjendritur. Dhe Faik Konica nuk do te bente nje analize me te sakte po te ishte gjalle .Bravo Mero exelent. Puna eshte Mero se kur njeriu vuan nga deliri i madheshtise eshte veshtire per ta zbritur me kembe ne toke se atij i duket sikur bota rrotullohet sipas mendjes se tij. Por ka shprese se kesaj radhe demokratet do ti therrasin trurit ndoshta per here te fundit perndryshe humbja ne zgjedhjet lokale te 2023 per Vucidolin e foltores eshte e pashmangeshme sic do jetee pashmangeshme dalja e foltores nga skena politike nje here e pergjithmone. Mjaft me me Muli kryegangsterin e politikes dhe komandantin e naziskineve te Mamurrasit se ai eshte nje fytyre e urryer mbarekombetare
Nese ndjek qofte edhe ca minuta analistet ne TVte e Tiranes rreth gjendjes aktuale të Partise Demokratike mendja te shkon tek ngjashmeria e kesaj PDje natyrisht se bashku me “Floktoren” me shoqaten e Enverit të 1991.
Shqiperia ne ate kohe kercenohej të mbetej pa buke dhe enveristet vraponin me bustin e tije ne krah fshatrave të shqiperise duke brohoritur pikerisht për krijuesin e katastrofes.
Demokracia ka shembuj sa të duash se si rithemelohet e qarkullojne elitat ne nje Parti politike apo edhe si zhduken Parti qe merren peng nga establishmentet e tyre.
Ne Egjyptin e lashte faraonet jane kene varrosur se bashku me stafet e tyre keshtu historia na meson se ajo perseritet.
Shqiptaret ne 90ten u ngriten për ta bere Shqiperine si Europa por trashigimia komuniste i merrte specialistet e se drejtes se prones ne 2006 ne Ekuador kurse sot falangat e komunizmit duan tju a mbushin mendjen shqiptareve se e ardhmja e Shqiperine eshte Non-grata pra antiamerikanizmi.
Ne shqiptaret kemi dhene prova të budallekut popullor por edhe kemi paguar e vazhdojme te paguajme për kete.
Nese shqiptaret e kryesisht te djathtet nacionalist nuk I therrasin memories se mbeturinat e sistemit kriminal komunist nuk eshte e ardhmja e tyre atehere vdekja do ju vije ne mizerje të plote të vetmuar e pa pasur kush tju jape nje gore uje ne here të dekes pasi femija vazhdojne tju braktisin e institucionet sociale do jene inegzistente ashtu siç realisht jane edhe sot
Llogjika në këtë shkrim është më se e drejtë. Por ka edhe një arsye si mbështetje për llogjikën e shkrimit. Berisha kurrë nuk mund të bashkëjetojnë me kundërshtarë të hapur në të njëjtën strehë. Ai nuk kish për të bashkëjetuar qoftë edhe një moment të vetëm me kundërshtar të shfaqur hapur. Kjo për arsyen e thjesht pasi godina e sundimit të tij do të shëmbej. Si çdo diktator forcën ai e tregon dhe e ruan vetëm mbi dhunën ndaj kundërshtarëve, bashkëjetesa me t’a për Berishën dhe sojin e tij është diçka e papërfytyrueshme. Ndaj as që mund të mendohet një bashkëjetesë kundërshtarët brënda PD, gjë që e bënë bashkimin mbi bazën e mendimeve të lira praktikisht të pamundur. Bashkim në PD do të ketë vetëm mbi bazën tradicionale ku ajo e ka mbështetur ekzistencën e deritanishme, bindjen e verbër dhe pa më të voglin kusht ndaj njëshit absolut, Berishës. Shkurt, as që mund të mendohet në një ambient të mesjetës së hershme siç është një PD nën Berishën, të përdoren metoda bashkohor për bashkëjetesë. Është njëlloj sikur talebanët të lejonin brënda familjes rregullat e bashkëjetesës së familjes që i përkasin qytetërimit perëndimor. Në këtë rast fundi dihet në PD, do të ndodh ajo që ndodhi në Afganistan, talebanët do të marrin kontrollin e plotë mbi Partinë.
Sugjerim serioz per Editorialin:
Konkluzioni ne hyrje te paragrafit te trete eshte RRENJESISHT i kundert.
Arsyeja qe ka shkaktuar ndarjen e PD, nuk eshte vendimi i SHBA per te shpallur Sali Bershen “non grata”.
Jo.
Vendimi i SHBA per te shpallur Sali Bershen “non grata” vetem se E NDIHMOI arsyen qe kishte PD-ja per tu shkaterruar.
Arsyeja qe PD eshte ndare e shkaterruar eshte se PD u krijua artificialisht dhe pikerisht “Per te mos lejuar kapacitetet e verteta demokratike te Shqiperise te organizoheshin si Parti Demokratike.”
U desh nje brez njerezor, 30 vjet, qe kjo maskarade te kuptohej.
Partia e sotme Demokratike, e care apo e shqyer, NUK perfshiu dhe nuk mund te perfshinte kapacitetet demokratike te popullit shqiptar.
Pse? Sepse u krijua BRENDA DITES, peikerisht per kete qellim: te godiste kapacitetet demokratike te popullit shqiptar.
Lexoni statistikat 30 vjecare:
1. Kush ishin antaresia e PD-se,
2. Kush erdhi ne krye te PD-se.
3. Çfare platformash realizoi PD-ja.
Te gjitha flasin vete.
Autosugjestionimi se PD ishte “forca e pare properendimore” e dokrra te tjera si keto, vetem se e fshehin te verteten per qellime te caktuara.
Shkurt: nje parti artificiale, e krijuar brenda dites dhe jo si vijim historik, domosdo do te shkaterrohej dhe e tille do mbetet, force destruktive, paramilitare.
E djathta shqiptare eshte JASHTE PD-se. Vetem kjo e djathte mund ta beje Shqiperine me force te djathte.
Analist i formatit nderkombetar!
Mero mos lodh kot frymën!
Nuk ka më PD!
Gjesti i Lulit ,pavarsisht se kush është Luli,ishte rruga e shpëtimit për çdo parti me njerëz me mënd!
Përderisa nuk e shfrytëzuan tregon që janë kope dhenësh që nuk ikin nga vatha edhe po ua le lesën hapur…
Mos u lodh kot me këta mutër që vendosën për fatin e tyre ,pra mos shohin kurrë pushtet në Shqipëri!
Qari i Ramës ..
PD ka hedhur dy hapa para.
1. Ka larguar Bashën nga drejtimi i PD
2. Nuk ka pranuar Berishën në vend të Bashës.
“Rithemelimi” nuk njeh vendimet e PD
1.Njeh Berishën për kryetar,sipas votave të shumicës së superzvogëluar.
2. Nuk ka fuqi vepruse ndaj grupit parlamentar demokrat
Rezultati deri tani është 3-1 për PD.
Pa nënshtruar grupin parlamentar, Berisha nuk del hapur se po drejton PD e kohës së tij.