Kur një hajdut refuzon paratë, nënkupton që kanë qenë pak

17 Mars 2022, 18:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze 

Sali Berisha paska pasur një ofertë për miliona euro nga rusët, por e paska refuzuar. Në mënyrë të pazakontë këtë lajm në fakt e ka dhënë vet Sali Berisha, në përpjekje për të treguar se i ka refuzuar qysh herët paratë ruse.

Lajmi do të na gëzonte realisht sikur të kishim të bënim me dikë që nuk është i korruptuar, që ka po ashtu një reth familjar të pastër dhe të pa implikuar, dhe që ka qenë shembull i transparencës financiare në krye të vendit.

Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Sot Sali Berisha dhe familja e tij janë të damkosur si njerëz që kanë përfituar nga pushteti dhe janë nën akuzë për korrupsion domethënës.

Kjo e bën dhe më të rëndë deklaratën e Sali Berishës. Pra kemi të bëjmë me një hajdut që ka refuzuar një bakshish. Në të gjitha rastet, hajdutët e shumë-pasuruar refuzojnë oferta korrupsioni që u duken të vogla.

Sali Berisha në krye të shtetit si president, ka lejuar kontrabandën e naftës me ish- Jugosllavinë, vendosur nën embargo ndërkombëtare, siç është sot Rusia. Pra në vitet 92-95, Sali Berisha ka qenë për Miloshevicin siç është sot Bjellorusia për Putinin.

Miliona tonë naftë kaluan kufirin tonë për të mbajtur në këmbë makinerinë ushtarake të Milosheviçit, dhe kur ky operacion u ndërpre, kur mbaroi embargoja pas marrëveshjes se Dejtonit, milionat e kontrabandës së naftës prodhuan skemat piramidale, pasi të njëjtët investitorë të tij, dëshironin të vazhdonin veprimtarinë fitimprurëse.

Pas rikthimit në pushtet në vitin 2005, ky njeri e ktheu korrupsionin familjar në axhendë qeveritare. Siç shikohet nga raporti për privatizimin dhe rrëmbimin e Klubit “Partizani” nga vajza e vet, gjithë Qeveria ka qenë në dispozicion të falsifikimit dhe pastaj privatizimit të kompleksit nga dhëndri i tij, që hyri me 5 për qind e doli me 60 për qind.

Vajza e tij ofronte shërbime që përfshinin firmën e babit kryeministër, duke kërkuar 3 për qind të investimit, që në një rast të vetëm shkonte 3 milionë dollarë.

Djali i tij është i përfshirë në çdo histori toke në bregdet, që përfundonte tek shpikja e një pronari i cili ja kthente pastaj shokëve të tij me dhjetëra hektarë.

Historia e Gërdecit është dhe më e dhimbshme, pasi u vranë njerëz për të vjedhur. Dhjetëra koncesione dhe PPP, përfshi skanimin ne Dogana apo ngjyrosjen e naftës dhe qindra kontrata hidrocentralesh, janë lëshuar nën kontrollin e familjes së tij.

Për këtë arsye ky njeri dhe familja e tij janë damkosur familjarisht, si njerëz që kanë ushtruar korrupsion domethënës dhe që kanë shantazhuar drejtësinë.

Tani i vetmi kuptim që ka refuzimi i parave që i paska ofruar Rusia, është se kanë qenë të pamjaftueshme. Për një hajdut, e vetmja arsye përse mund të refuzojë një oferte për para, është kur ato janë pak dhe jo aq sa duhet.

Është dhe e vetmja arsye ta besojmë pse nuk i ka marrë atëherë. Apo ndoshta pse po ua kujton tani, që është në hall dhe kanë një armik të përbashkët.

30 komente në “Kur një hajdut refuzon paratë, nënkupton që kanë qenë pak”

  1. Populli says:

    Hajduteri & Vjedhje & Makuteri,
    kemi pas der ne 2013 ne Shqiperi,

    Po bajme 9 vite me shokun Rama,
    dhe Hajni & Vjedhjes i ka ra flama,

    As nje kacidhe nga ekonomia shqiptare,
    nuk ka prekur kjo qeveria e Rilindjes fare,

    Kudo ku shkon Kontrolli i Shtetit,
    vetem Suficit i gjen Ram Dovletit,

    Se kjo qeveri qe nga viti 2013,
    e rrogat e veta i fut ne Buxhet,

    (…dhe eshte katandis pastaj kjo Ekonomia,
    me Borxhin Publik Rekord nga Ramqeveria…)

    1. Shume e arsytushme says:

      Ilir Meta, Edi Rama, Sali Berisha dhe familja e ti mafjoze janë një mmmmm??????? të ndare në disa pjese

    2. Skypion says:

      Tri arritjet me te medha te Sali Berishes ne 2005-2013 ishin: NATO, TAP, Rruga e Kombit. Dy te parat me rendesi te jashtezakonshme gjeostrategjike, e fundit me rendesine e madhe te bashkimit fizik te dy pjeseve te kombit.
      Edi Rama me socialistet e tij kane qene kunder tyre, qe pa u bere fakte. Ata i kane kundershtuar me force dhe me “argumente” por edhe me protesta kunder, sic ishte rasti i anetaresimit ne NATO.
      – Berisha anetareson Shqiperine ne NATO – Edi Rama tallej “NATO,NATO,NATO… ca eshte kjo NATO?… na hapen barkun me kete NATO… sikur do na jape buke te hame kjo NATO…”, kurse Olta Xhacka, e cila sot eshte Ministre e kesaj NATO-s dhe ben propagande me te, atekohe dhe po e citoj fjale per fjale, thoshte me perbuzje: “NATO eshte si nata”. Ne te vertete socialistet deri ne 1997 kane pasur te njejtin qendrim armiqesor ndaj NATO-s si ne kohen e komunizmit; thyerja ( te detyruar) ndodhi pas 1997 kur erdhen ne pushtet. Sidoqofte, me shpirt, socialisti tipik eshte kunder saj.
      – Berisha e ben Shqiperine pjese te TAP – Edi Rama peresi tallej “ca jane keto marrezi… Saliu shikon enderra me sy hapur…”, kurse M.Harito ish-ministrja socialiste do te thoshte atekohe ” ky, dmth TAP, eshte projekt i kote, pa perfitim dhe Saliu vetem ben propagande me te”. Po ku jemi sot? Duke filluar nga vete Rama, te gjithe socialistet mburren me TAP, a thua se nuk ishte Berisha autori i realizimit te ketij projekti, por jane vete ata! Mburren, sepse TAP ze peshen kryesore ne rritjen ekonomike ne keto dy mandate te Edi Rames.
      – Berisha bashkon fizikisht Shqiperine dhe Kosoven me Rrugen e Kombit – Edi Rama , si cdo here, kunder ne menyre kategorike : ” rruge e asgjekundit… rruge folklorike… me ato para do te ndertoheshin kaq e aq rruge te tjera brendaperbrenda Shqiperise etj etj”, si papagaj, dilnin me radhe te gjithe socialistet e tij dhe perseritnin te njejtin refren; bile kishte ca qe flisnin edhe per interesin e Serbise nga kjo rruge. Po sot?! – Sot keta hipokrite te felliqur e shohin Rrugen e Kombit si nje aset shume te rendesishem te projektit antishqiptar te “Ballkanit te Hapur”…!
      Pra, eshte kjo arsyeja, se pse ju dogji kaq shume deklarata e Berishes dje ne lidhje me gazsjellesin TAP. Nuk kane argument per kete dhe, si gjithmone, bien ne shpifje e rrugacerira.
      Kur nisi Foltoret, te gjithe mbeten te habitur nga pritja tejet e perzemert qe shqiptaret i bene doktorit. Habia behej edhe me e madhe, se kishte pothuaj nje dekade pa asnjelloj pushteti.
      Berisha eshte politikani shqiptar me i kuotuar ne mbare hapesiren shqipfolese ne Ballkan. Po te behej, sot qe flasim, nje referendum hipotetik se kush do te ishte lideri i shqiptareve, te gjithe e dime qe Berisha do te fitonte ne menyre absolute.
      Berisha eshte me i kuotuari edhe nder shqiptaret e shumte ne emigracion. Pyetja lind natyrshem: pse Sali Berishen e duan kaq shume shqiptaret?!
      Pergjigja e vetme per kete eshte: vetedijshmeria , bindja e tyre e thelle, se eshte i pakorruptuar. Nese keni vene re, kundershtaret e tij, e kane akuzuar Berishen per gjithcka te lige qe mund te beje njeriu, por vetem per nje gje nuk thone asgje, bile i shmangen me dinakeri: ai, doktori, nuk eshte i dhene pas parase, pas jetes se luksit; eshte mbase politikani i vetem ne Europe, se ne rajon po se po, qe con nje jete prej asketi ne kete aspekt, nje jete prej murgu, larg deshirave dhe kenaqesive te kesaj jete. Kjo ka qene, dhe eshte, arma me e forte politike e Berishes.
      Socialistet i shmangen me dinakeri ketij fakti, te vetedijshem se kjo dot e rrezonte te gjithe ngrehinen e tyre te propagandes se rrejshme mbi korrupsionin e Berishes. Afermendsh, se si mund te jete i korruptuar nje njeri qe con nje njete asketi?! Si mund te jete i korruptuar nje njeri per te cilin jane krejt te huaja luksi, teprimet dhe kenaqesite e kesaj jete?!
      E vetmja gje per te cilen mund ta akuzosh Berishen ne kete aspekt eshte, bie fjala, se ka mbyllur nje sy, kur zoti Baze, ne kohen qe i sherbente doktorit, vinte gjoba lart e poshte. Po, ky eshte nje mekat porqe, gjithsesi, nuk thote asgje per korrupsionin personal te politikanit dhe individet Sali Berisha.

      1. xheJ. eN. Bi. says:

        Skypion…
        Shumë nder i bën Tema. dhe M. Bazes që komenton ,se paguhet nga Google dhe nuk ja bën këtë nder gazetës tënde Syri.
        Dhe sa më të gjata i bën komentrt aq më shumë fiton Mero.

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rusët kanë patur inf. për njeriun e korruptuar. Berisha ka futur në lojë një skemë tjetër, atë të 3% të vlerës së investuar, me të bijën.
    Kjo alibi po përdoret për të shmangur sulmet non grata.

  3. Bylyk Bash Sali Anji says:

    I kanë dhënë miell misri e jo gruri, kanë dashur t’ja japin me klering, e jo CASH, prandaj është kjo punë o Mero…..

  4. durrsaku says:

    NATO-ja përballë kolonës së pestë ruse në Shqipëri
    Më 26 mars 2014, Presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bujar Nishani merr në mbrojtje, njeriun e Athinës, kundëradmiralin Kristaq Gerveni, që ka shkelur kushtetutën në bisedimet me krerët ushtarakë grekë për tjetërsimin e ujërave territoriale shqiptare në favor të interesave grekë.
    Po ashtu, ky ushtarak ka turpëruar Shqipërinë në NATO, teksa, me një nivel mendor kapteri, ka veshur uniformën e admiralit, për t’u kapardisur në Bruksel.
    Fakti që, ndryshe nga Qeveria, institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka reaguar ndaj aneksimit të Krimesë nga Kremlini, vë në dyshim dhe integritetin e z. Nishani, komentojnë jozyrtarisht qarqe diplomatike në Tiranë.
    Sherri “institucional” që ka nisur Presidenti me Qeverinë dhe Forcat e Armatosura, përkon me situatën e nderë ndërkombëtare dhe planet në përpunim të NATO-s, të cilat mund të dekonspirohen në favor të Kremlinit.
    Në Shqipëri ekziston një kolonë e pestë ruse, që arriti të krijojë një frymë antiamerikane lidhur me armët kimike të Sirisë.
    GJENERALI I KGB: MË FTUAN BERISHA DHE NISHANI
    Më 26 gusht 2011, kur ishte ministër i Brendshëm i PD-së, z. Nishani ka nënshkruar një marrëveshje me Kremlinin për krijimin e një kordoni sanitar kundër Kosovës me një pesëshe (kuintet): Serbi, Maqedoni, Mali i Zi, Shqipëri, Rusi.
    Në këtë marrëveshje ka zotime për shkëmbim informacionesh.
    Karakterin konspirativ ia jep edhe një fakt i panjohur për publikun shqiptar.
    “Ftesa për të vizituar Shqipërinë erdhi nga pala shqiptare për t’u takuar me Kryeministrin Sali Berisha, ministrin e brendshëm Bujar Nishani dhe zëvendëskryetarin e parlamentit Ardian Turku”, – tha më 26 gusht 2011 në një intervistë telefonike për agjencinë zyrtare të lajmeve të Rusisë ITAR-TASS drejtori i Antidrogës ruse, Viktor Ivanov.
    Intervista është dhënë gjatë qëndrimit të gjeneralit Ivanov në pikën kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, pak para nënshkrimit të marrëveshjes Shqipëri-Rusi për luftën kundër drogës dhe bisedimeve me kreun e ekzekutivit shqiptar.
    Kjo nënkupton që vetëm në Shqipëri erdhi me ftesë, kurse turi ballkanik në Serbi, Maqedoni u sajua për të mbuluar bisedimet Ivanov-Berisha.
    “Zoti Ivanov ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave i Shqipërisë.
    Dhe në fund të këtij njoftimi është shënuar një frazë polisemantike, dhe pse e thatë, në dukje, pa ngjyrime: “Duke i përcjellë përshëndetjet për Kryeministrin Putin dhe Presidentin Medvedev, Kryeministri Berisha e siguroi zotin Ivanov se Shqipëria do të jetë një partner eficent dhe i vendosur”.
    RUSIA: NATO SOLLI DROGËN NGA AFGANISTANI
    Para se të shkelte në Tiranë më 26 gusht 2011, Ivanovi sulmoi NATO-n duke e bërë fajtore për lulëzimin e narkotrafikut në Afganistan:
    “Nëse në Rusi heroina kalon nëpër korridorin verior – nëpërmjet shteteve të Azisë së Mesme dhe Kaukazit të Veriut – në vendet e BE-së kalon nëpër korridorin ballkanik… frymëmarrje… mori korridori me fillimin e operacionit të NATO-s në Afganistan, kur vëllimi i prodhimit të drogave u rrit 40 herë. Prandaj ky problem për gadishullin ballkanik dhe vendet e BE-së është tejet i mprehtë”, kështu tha Ivanovi më 26 gusht 2011, në kufirin maqedonas-shqiptar më pak se një orë para takimit me drejtues të një vendi-anëtar i NATO-s, sikurse është Shqipëria.
    SHKËMBIMI I INFORMACIONIT
    Në komunikatën për mediet, Moska thotë se “në fund të takimeve është planifikuar nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe mes FSKN-së [Shërbimit Federal të Kontrollit të Qarkullimit të Narkotikëve i Federatës Ruse, që nuk është ministri!] me ministritë e punëve të brendshme të Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë mbi bashkëpunimin në luftën kundër drogës. Këto marrëveshje mundësojnë koordinimin e përpjekjeve të institucioneve të ruajtjes së rendit të vendeve ballkanike dhe FSKN-së së Rusisë, si dhe zhvillimin e kontakteve profesionale dhe shkëmbimin e informacionit”. Por duhet vënë në dukje se shkëmbimi i informacionit operativ dhe strategjik mes një vendi të NATO-s si Shqipëria dhe një vendi jo-anëtar si Rusia, kërkon OK-in e Brukselit. Tjetër punë është për Maqedoninë dhe Serbinë. Është e njohur zhurma që është bërë në vitin 2010 kur u publikua në shtypin shqiptar deklarata e ambasadorit shqiptar në Moskë Sokol Gjoka për shkëmbimin e informacionit mes dy vendeve. Vetë zyra përkatëse në NATO ka kërkuar llogari pranë autoriteteve shqiptare.
    TOPALLI, UJDIA SHISH-FSB
    Personalisht, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, zonja Jozefinë Topalli ka urdhëruar shkëmbimin e informacioneve sekrete midis SHISH-it dhe Shërbimit Federal të Sigurimit të Federatës Ruse (FSB).
    Më 8-9 qershor 2010, me ftesë të kryetarit të komisionit për Politikën e Jashtme të Dumës ruse Konstantin Kosaçov vizitoi Moskën një delegacion i komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë.
    Mësohet se delegacioni i kryesuar nga kryetari i komisionit të Jashtëm Fatos Beja, u takua në komisionin e Jashtëm të dhomës së ulët të parlamentit me drejtues të tij, si dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Vladimir Titov.
    Ka ngjallur shqetësim në strukturat e NATO-s informacioni se në takimin e Bejës me Titovin “u shkëmbyen mendime edhe për bashkërendimin e politikave dhe eksperiencave dypalëshe në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar, trafiqeve të paligjshme etj.”.
    Të njëjtën gjë ka pohuar në dhjetor 2009 dhe shkurt 2010 ambasadori shqiptar në Moskë, Sokol Gjoka (“një nga drejtimet e bashkëpunimit aktiv ndërkombëtar të Shqipërisë, dhe me Federatën Ruse, përfshin kooperimin e shërbimeve inteligjente, shkëmbimin e informacionit dhe veprimet operative konkrete”).
    Por njoftimi është hequr nga uebi i Kuvendit, por ka mbetur në arkivin e “Google-it” nëpërmjet një njoftimi të ATSH-së, gjë që përbën një skandal më vete.

  5. Ministria e KomshiKulturës says:

    Mero I ditka mire keto punet e pazareve. Jo se nuk e dinim por te prek sinqeriteti I tij provincial.
    Mos prano një “pazar” që stë pëlqen, kundërshtoje që ta rritësh – Ymer Baze 2022

  6. Xhaxhi says:

    Jemi ngopur me llafe.. amerikanet mire thane : provat per Saliun i keni brenda, nuk eshte puna jone tu nxjerrim provat brenda jush.

    Fajin e ka Rama personalisht. Deshtoi me Lulin e neser do ulet me Saliun ne tryeze te zgjedhin presidentin e ri apo me keqe, te na shpetojne nga ndonje situate lufte tjeter. Kokra e legenit 10 vjet nuk beri dot shtet por nglem me breke neper kembe shtyje ta shtyjme.

  7. Edi Kokaina says:

    E ke nga eksperienca kur i lepije bythen Saliut,Mero Haleja

  8. joel shkodra says:

    O Mero, ku shkoi shkrimi i Braçes “Serbia duhet t’i jape fund tangos …”? Me sa duket nuk e ka pasur bekimin e Rames dhe te kane urdheruar edhe ty qe ta heqesh shpejt e shpejt.

  9. joel shkodra says:

    Korrigjim: Jo i Braçes, por i Balles.

  10. Vjola says:

    Më se e vërtetë ! Hajdut , shkatërrimtar , vrasës të gjitha i ka .

    1. Vlora says:

      E vertete kjo qe thua per edvin elsa lile rame kokainen qe ktheu portin e durresit ne portin prites te kokaines

  11. Taulant says:

    Argita merrte 3% por Rama per cdo pallat merrte 20% .
    Prej 9vjetesh ne qeveri nuk merret vesh sa ka vjedhur.

    1. Pokeristi says:

      Shkrimi eshte i sakte.Arsyetimi,argumentimi e bejne te qarte dhe per më te mangëtin,kush eshte kryehajduti dhe i japin shume me teper peshe shprehjes:
      Mos kerkoni prova nga ne (amerikanët),provat i keni brenda,me dhjetra e dhjetra.

  12. Shqipe says:

    Nuk eshte vetem sala qe i ka marre dhe po i merr akoma

  13. Aqif says:

    Ne Albanistanin tone te dashur duhet bere toka qilizem. Te gjithë politiqenet duhen cuar ne Guantanamo dhe leri te bejne qef…..lol

  14. sali hajduti says:

    Bravo Mero! Sali hajduti thërret kapni hajdutin rus.

  15. Berati says:

    Keshtu foli Mero djali. Ama ajo qe thote eshte thjesht nje hamendje dashakeqe pa asnje prove. Edhe ajo qe thote Berisha nuk mund te vertetohet por ajo qe mund te vertetohet eshte TAP-i i cili vetem taksa direkte ne buxhetin e shtetit per 50 vjet do te sjelle 2.5 miliarde euro. Kete beri Berisha. Jo se vendoste ai ama ai beri te veten qe te kalonte ne Shqiperi dhe e dime fare mire se variabilet ishin disa.

  16. epo kjo pune says:

    mire u be kontrabande nafte e duhet dhene hesap por ja qe kministri sot thote se nafta jone prish makinat… I bie qe u prishi tanket serbeve! apo ishte nafta qe la Enveri tamam dhe sot flasin brockulla… se I bie se nese nafta ishte e mire, kush e shkaterroi nese sot vlen vetem per bitum dhe pse nuk u ringrit?

  17. Rajmond Vlonjati. says:

    Jane dhimbje tejet njerëzore, tejet shoqërore, e mbi gjithçka, tejet patriotike mundimet titanike te DOKTORR PROFESORR Sali Ram Berishes kur punonte 7 dite te javës 24 ore per te anëtarësuar vendin ne NATO aq me teper kur perballe kishte nje opozite “destruktive” qe politiken e vet e kishte ndërtuar mbi molotovet, varet, qysqite, dinamitit ne shtyllat e tensionit 400 kw etj, kur projektonte RRUGEN E KOMBIT ne baze te nje FIZIBILITETI, tejet miqësor me ambientin, me nje mundësi 00.00 % per korrupsion nga ana e Ministrit te Ndertimit te asaj kohe, puna TITANIKE e Doktorrit dhe e kryetares se Kuvendit, zonjes Topalli, nje pune me te vertete mbresëlënëse per HEQJEN e VIZAVE per Shqipot.
    Jane pune mbi njerëzore sidomos po te kemi parasysh se Ushtria moderne Shqiptare e atyre viteve ishte e lakmuar edhe nga aleanca te tjera si ajo Millosheviçjane, Traktatit te Varshaves, por ne saje te personalitetit ultrakozmik te DOKTORRIT, fitoi NATO-ja.
    Tek përzgjedhja e kompanisë qe beri projektin e Rruges se Pasurimit te Familjes, me falni, Kombit, dhe tek përzgjedhja e kompanisë ndërtuese te kësaj rruge, “Bektel – Enka”, gojet e liga te miletit thone se ARGITA BERISHA MALLTEZI ka mare cash 3.01% te vleres dhe se keto para i ka çuar per filantropi tek shoqata e “Fëmijët Shqiptar” te zonjes DOKTORRESHE Berisha.
    Nje pune te lavdërueshme per lirimin e vizave ka dhene edhe ZENI SALI BERISHA me miqtë e vet Myftar Lumneshi dhe nje far NOELI, te cilet shfrytëzuan presidencën ÇEKE te Bashkimit Evropën duke e “futur ne kurth” me privatizimin e ish KESH – it duke ja shitur sa “frengu pulen” nje kompanie ÇEKE, e cila me investimet marramendëse te saja e çoi KESH – in ne nje kompani ultramoderne, aq sa edhe “General Elektrik” te dukej LILIPUT para “ÇEZ ALBANIA”

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      Raimond Vlonjati…
      Haaa haaa si ndrove mënd ti Fleks i dikurshëm.Si ore i ktheve shpinën Mesfushorit të ekipit të PD- ës .
      Apo e pe tani që mesfushori e nxori ekipin nga katigoria dhe ti e braktise ekipin ???

  18. Indignados says:

    Per “Berati”
    qe nuk është militant. Sali Berisha i ka bere nje te mire te pa mohuese popullit te tij:
    Duke qene se Shqipëria ka nje pozicion te pa favorshëm gjeografik per TAP-in, DOKTORR BERRISHA beri betejën TITANIKE me mullinjtë e erës qe gjurma e TAP-it ti sjelle “2.5 miliarde Euro” buxhetit te shtetit per 50 vjet.
    ” O Berat çe pate fat”

    1. Berati says:

      Debil. Ke ndonje argument apo llap kot? Ne ate kohe ishin dy gazsjelles ne konkurim. TAP dhe NABUKO qe skalonte ne Shqiperi. Berisha loboi fort me turqit qe kishin ndikim tek azeret dhe tek azeret vete lobim te cilin Braçe ziu i quante qoka per Alievin . Edhe vete TAP per greket dhe italianet duhet te kalonte vetem ne Greqi duke na anashkaluar,por merite e Berishes deri ne proven e kundert, qe ia arriti te devijohej edhe ne Shqiperi. Tani mor koqe na trego nje projekt madhor qe ka sjelle Rama yt ne 10 vjet . Vetem PPP ra dhe borxhe te pafundme. Bytheqir

  19. Taulant says:

    Faktet jane qe anetaresimin ne Nato heqjen e Vizave rrugen e Kombit dhe TAP-in i beri qeveria e kaluar.
    Kerrici i Vucicit ka 9 vjet ne pushtet s’ka bere 2km rruge.
    Naften e eksporton ne Serbi ngaqe prish makinat .
    Beri kete Ballkanin e hapur qe falimenton plotesisht bujqit Shqiptar prej mallrave te subvencionuara Serbe.
    Po debili kur thote qe rroli i qeverise nuk eshte ngritja e rrogave dhe ulja e cmimeve ?
    Po ngritja e rrogave nuk eshte e drejtperdrejt por terthorazi.
    Duke hequr monopolet bere reforma ekonomike investime ne infrastruktur duke goditur korrupsionin.
    Ne kete menyre rritet konkurrenca rritet punesimi rritet konsumi rriten shitjet rrjedhimist edhe rriten rrogat.
    Investimet qe qeverite e ndryshme te botes bejn ne energjitik,infrastruktur,arsim ulin kostot e prodhimit te kompanive.
    Por lugati nuk investon as ne bujqesi e blegtori per te rregulluar shitjen e plehrave kimik qe bujqit mos ti blejn me shtrente se ne Angli.
    Rroli i qeverise si rregullator ne ekonomi eshte paresor.
    Kerrici i Vucicit thote qe nuk bej dot asgje … nuk jemi ne kohen e komunizmit ku shteti bente gjithcka.
    Pse komunizem eshte Franca,Italia,Serbia qe ndihmojn bujqit me fonde familjet me leke per te perballuar krizen etj.
    Lugati pagon fiks kestet e oligarkeve edhe pse ata jane ne kerkim si hajdutet e iceneratoreve.
    Por popullit asnje ndihme .
    Mire e gjen popullin tone sepse duhet te paguaj krimin qe beri duke sjell ne 1944 komunistet ne pushtet.
    Ndertuan sistemin me te dhunshem ne bote .
    Ky popull ishte dhe Rama eshte produkt i tij.

  20. Tahiri (jo ministri i suksesshem) says:

    Titulli i Meros fiks fjalet e ish Ministrit (atij me te suksesshemit te Rames) me ndryshimin e vetem ne vend te “Hajduti” eshte thene “Ministri”

  21. Taulant says:

    “O Berat çe pate TAP-in fat”

  22. Skypion says:

    GJIGANDI EDI RAMA i ka shkaktuar planetit me miliona fatkeqësi, por fatkeqësia me e madhe e shkaktuar eshte venia ne shtylle te turpit te familjes Sali, Liri, Argita dhe Shkëlzen Berisha.
    Ai (EDI) duke lobuar forte me alienet jashte sistemit tone diellor, ja doli qe te turperoje familjen model dhe komentuesit tifozë te saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje