Problemi është kriza, jo hijenat e krizës

10 Mars 2022, 19:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Protestat për rritjen e çmimeve të naftës dhe artikujve të tjerë, për shkak të krizës së luftës, janë diçka që pritej. Po ashtu nuk është ndonjë gjë që duhet të na irritojë, pse Sali Berisha dhe Ilir Meta janë organizatorë të tyre. Do të ishte marrëzi të mos e bënin.

Madje duhet lavdëruar kujdesi i tyre, që këto protesta t’i drejtojnë jo vetëm kundër Ramës, por dhe kundër Bashës, të cilin e quajnë po aq fajtor për ritjen e çmimit të naftës, vetëm se nuk u lëshon vulën e PD. Kjo  tregon që ata janë në krye të punëve.  Kjo është e vetmja mënyrë që ata të ndjehen gjallë.

Por ne nuk kemi pse shqetësohemi më shumë për protagonizmin e tyre, se sa për krizën. Kriza e cila po vjen nga lufta në Ukrainë, do prodhojë doemos politikë, me kostot e saj, por dhe modelet e saj. Përeveç Berishës e Metës, që jetojnë me kriza, kjo luftë nuk po frymëzon vetëm protesta, por dhe modele “heronjsh”, që projektojnë tek vetja karrierën brilante të ish- humoristit Zelensky.

Dhe kjo është e pritshme.

Probelmi është se në këtë krizë ka shumë gjëra që priten, por që nuk parashikohen dot. Pavarësisht se çdo bëjë Qeveria, pavarësisht se Edi Rama mund të dalë çdo ditë në Bordin e importuesve të naftës u t’u caktojë normën minimale të fitimit, qoftë dhe 1 për qind, rritja e çmimit të naftës mund të mos ulet.

Në këto kushte, Qeveria mund të bëjë atë që ka në dorë Qeveria. Një rekomandim i imi ndoshta amator është që Qeveria të llogarisë sa janë të ardhurat e saj të planifikuara në buxhet nga taksa mbi naftën për këtë periudhë me çmimin e vjetër, dhe meqë çmimi po rritet, ajo të heqë dorë nga të ardhurat shtesë që përfiton nga rritja e çmimit. Pra të heqë dorë nga të ardhura që nuk i kishte planifikuar.

Nuk është se shpëton ndonjë gjë të madhe, por bën atë që ka në dorë, për të mos prekur xhepat e qytetarëve dhe ekonominë. Duke i bashkuar dhe transparencën ditore të çmimit të bursës dhe normës së kontrolluar të fitmit për shitësit e karburanteve, ajo së paku krijon besim në përfshirjen e saj në këtë betejë, që nuk i dihet realisht fundi.

Në vitin 2008, kur kjo krizë ndodhi për shkak të krizës në SHBA, dhe kur nafta në bursë kapi çmim më të lartë se sa sot, në Shqipëri ajo shkoi tek 200 lekë të reja për liter, që në atë kohë nuk ishte pak, nuk u mor asnjë masë. Për fat kriza kaloi shpejt, pasi nuk ishte luftë që nuk i dihej fundi, por krizë financiare, që u menaxhua shpejt.

Tani e vetmja gjë që presim si ngjarje të sigurta, janë protestat për shtrenjtimin e kostos së jetës nga lufta që na ka rënë për pjesë. Kohën dhe kostot me të cilat mbyllet nuk i dimë akoma.

Dhe deri atëhere do negociojmë gjithçka me Qeverinë dhe njëri- tjetrin, do përpiqemi të gjejmë naftë më të lirë, energji më të lirë, grurë më të lirë, dhe në shkoftë kriza keq, do fillojmë të lutemi për pak naftë, për pak drita e pak grurë, siç ndodh në çdo luftë.

Kjo nuk është një luftë e nisur nga Shqipëria dhe as nuk është në dorë të saj. Qeveria nuk ka nevojë të kthehet në “bebisiter” duke i qortuar njerëzit pse ankohen. As ka nevojë të ketë në krye të punëve zyrtarë që u vjen për të qeshur se njerëzit nuk e kuptojnë pse rriten çmimet. Është mirë të jenë zyrtarë të përulur dhe fjalëpakë para hallit të të gjithëve.

Gjëja e fundit që duhet të ketë problem janë protestat.

Protestat vlejnë për të na treguar se kriza ka nisur dhe bashkë me të, dhe hijenat e krizave duan të ushqehen. Ca duan pushtet prej tyre, ca duan protagonizëm, por miliona qytetarë duan siguri nga Qeveria, se nuk do braktisen. Ata duhen dëgjuar. Të tjerët janë thjesht për t’u shikuar. Se dhe për atë kanë dalur.

28 komente në “Problemi është kriza, jo hijenat e krizës”

  1. Ky po ja kalon edhe sali vampirit says:

    Nje vend me qeverira te deshtuara ne keto 30 vjet,nuk mund te presesh gje tjeter pervec krizave dhe mjerimit.
    Nje popull qe nuk punon,por rri neper kafene dhe vetem shane dhe pret nga jashte cdo gje dhe sidomos i mban shpresat te ceku bardhe i amerikes…
    Nje popull qe ushqehet me politike dhe pret shpetimin nga NATO dhe i kane ngel vetem cfurqet e ilirit.
    Del KM e nje e dy deklaron se jemi ne lufte dhe i le matrapazet te bejne cte duan dhe tani qe i erdhi veza ne bythe,na ngre bordin….
    Nje KM qe mburrej se ne shpirag u zbuluan kaq mijra fuci nafte qe nuk dihet se kush i mer,dhe sot na thote se nafta jone do i conte makinat per skrap,e atehere pse e nxjerim nga nentoka…

    1. Skypion says:

      Misioni me i pamundur per cdo opinionist qe mbeshtet regjimin sot, eshte te justifikoje ate se cpo ndodh sot me rritjen stratosferike te cmimeve.
      E megjithate, ky eshte zanati i tyre, per kete paguhen, marrin perfitime te lloj-llojshme ne menyra nga me te ndryshmet gje qe i shtyne te bejne te pamunduren te mundur: te justifikojne zullumin e qeveritareve socialiste.
      Me tipa te tille eshte e kote te hysh ne debat, jo ka krize, jo s’ka, jo i ka fajet ky, jo po si ka ai , jo po rusi, ukrainasi kinezi etj etj. Vetem nje gje mund t’u thuhet ketyre rrugecerve te fjales se lire: pse cmimet, bie fjala te naftes, ne vendin me te varfer te Europse, ne vendin qe e prodhon vete madje ne sasi te konsiderueshme, cmimi i saj te jete shume me i larte se vendet fqinj, bile me i larte edhe se shume vende te pasura perendimore?!
      Kjo eshte nje pyetje retorike. Cdokush e kupton qe pergjegjesia kryesore per kete eshte e Qeverise se socialisteve, me pas vjen ajo e matrapazeve qe i rrisin ne terren cmimet. Duke a pare me me kujdes nuk behet fjale vetem e thjeshte per pergjegjesi; eshte faj i rende; eshte krim; eshte krimi i fundit ne radhen e gjate te krimeve, qe socialistet ne pushtet po u bejne shqiptareve.
      Ajo qe u djeg mese shumti, si pushtetit ashtu edhe pushtave te tyre qe u sherbejne me justifikime, eshte pjesmarrja masive e qytetareve ne protesta , sidomos te rinjve.
      U djeg edhe thirrja dominuese ne keto protesta: Rama ik!
      U djeg lidhja qe bejne mes thirrjes se Sali Berishes, qe e pat bere dite para se te ndodhte protesta e pare madje, per t’u ngritur ne protesta te fuqishme kunder rregjimit te socialisteve – dhe masivitetit e agresivitetit te papare ndonjehere te ketyre protestave.
      U djeg edhe ajo pankarta e aktorit te njohur, ku shkruhej: per Ramen, se nuk i ka ngritur kurre cmimet( aludim per menyren sesi erdhi nepushtet ky mashtrues) dhe per Bashen, se nuk ka humbur asnjehere!
      Mes shume pankartave qe mbanin qytetaret ne duar, kjo me Ramen dhe Bashen u be virale menjehere dhe u perhap ne te gjitha mediat, e cka eshte me ironikja edhe ne vete mediat e pushtetit, te pavetedijshme ne fillim se kjo pakogje ne dukje, per nga impakti qe ka ne nenvetedijen e qytetareve, do t’i bente xheloze edhe Fuget dhe Veliajt, te cilet mburren se mbreterit e PR-it.
      Nje permbledhje shkurt e ketyre prostestave: qeveri e korruptuar, Rama ik, Basha ik …
      Makthi i Rames sapo ka filluar!

      1. Fuck it says:

        Nuk Eshte zgjidhja te iki Rama te vij ilir sfurku. QEveria socialiste Eshte shume here me e mire se te gjitha qeverite tribale, te dhunshme, te pd- ve me sali, ilir, Etc. A ka korupsion ? Ka plot, a po abuzohet me cmimet ? Po abuzohet, Ne tere europen po ngrihen cmimet, Gaz, naft, électrique , dritherat dhe shume producte. Te iki Rama dhe te vije iliri me moniken. Po pak Kane vjedhur ata paret e Shqipetareve ? Apo Basha me 4 vila, sala miliarder bashke me sfurkun ?

      2. Grenxa says:

        Skypin, gjithmone te kam pelqyer. Sidoqofte meqe je kaq i zgjuar, pse nuk e thua zgjidhjen tende. Vertet ke te drejte qe thua Rama ik dhe Basha ik. Nuk jam kondra. Po kush te vije? Se mos mendon per Salen, or Skypion mencuria. Te lutem Skypion pervec ankesave na trego zgjidhjen.
        Edhe dicka qe me ben pershtupje eshte se koha eshte kohe muti. Lufta po troket ne dere. A eshte koha or Skypon qe ta bejme Shqiperine Rrumpalle? Mos valle ky eshte plan i Rusit dhe Serbit.
        Te lutem mu pergjigj qe te bej gati valixhet.

    2. haloefect says:

      Spiun ke qene Mero kur ish student spiun mbete.
      Spiunoje shoket ne gazeten “Studenti,spiunoje me pas shoket prape tek Saliu,spiunoje ata te Saliut tek Fatosi Klosi.
      A e mban.mend o i mjere se si te mbanin ere kembet sa nuk donte kush te rrinte me ty ne konvikt.
      Aq fshat ishe sa edhe naten nuk hiqje corapet kur flije.

      Artikull spiuni qe me kujton te verteten tende te mjere prej provinciali fshatar .

      1. Edi Kokaina says:

        100/100 dakort,i ke ra kokes

  2. Besi says:

    Shum e drejt taksa mbi naften te jet fikse dhe jo te rritet progresivisht me rritjen e cmimit. Madje te hiqet dhe te jet tarif fikse vjetore se kshtu si esht, esht hajdutllik i madh.

  3. Ladi says:

    Jo Meroooo, problemi jane hienat. Jo ata qe thua ti, Sala me shoke, por ata qe rrisin cmimet brenda nates. Po mbron hienat Merooo. Shteti merr masa Merooo, nuk tall trapin neper panaire. Shteti nuk merr meritat kur gjerat shkojne mire, dhe heq sumen menjane kur shkojne keq. Nuk ka rritje nafte me gjysme euro litri brenda dites, shoku Furcaxhi i Rames. Pse kryeministri u kujtua sot qe mund te kontrolloje cmimin e naftes ne kushte emergjencash? Qe mund te vere kufij minimale fitimi per tregtarin? Kur kreu i qeverise thote qe jemi ne lufte, atehere merren masa lufte, Meroooo…

  4. Anglezi says:

    Sa per dijeni o Mero tregu i naftes eshte i tille qe spekullimin me cmimin e ka fakt, jo perceptim. Pra, nuk ka treg nafte pa spekullim ndryshe bota do kishte vajt per lesh me kohe.

    Do nje jave qe cmimi i naftes ne bursen e Londres te reflektoj tek xhepat e qytetareve Londinez… pse mendon ti Mero qe shqiptaret jane me te mire apo me finok se anglezet?

    Cmimin e vendosin te tjere o Mero. Ne fakt, nese vertet ky shtet do kishte mende ne koke dhe [email protected] do ngrinte taksat per naften qe cmimi mos te lejohet te shkoj nen 250 lek te reja litri dhe cdo vit te ngrihet sipas inflacionit. Me taksat e rritura te investone fuqishem ne transportin publik te gjelber.

    Koha e naftes ka vdek dhe njerezit duhet te mesohen me deshire apo pa deshire drejt rrugeve te reja.

    Por kush do ta bej kete? Ky shtet mende nuk ka se per [email protected] e dime qe jane kane prere.

  5. Ministria e KomshiKulturës says:

    Mero nuk thote asgje te re. Per ate zorra e trashe e EDrames I krijon nje mikroklime te shendetshme financiare pa çka se vjen era mut plehra dhe hajduteri. Edhe ndonje gjobe e ve here pas here se domosdo eshte kasneci I ripjelljes. Po perseri guxim eshte te thuash fajin e ka Zogu se Saliu eshte po nga veriu si Zogu dhe ai e ka fajin per krizen ekonomike. Putini ka detyrime ndaj Sales dhe sulmoi Ukrainen qe te vihet ne ” siklet” ( zakonisht I pelcet bytha per cdo njeri) EDrama . Ka 13 vjet që buxheti eshte kthyer ne ATM te ripjellesit narcist pede kokebosh qe as e di dhe as nxë per qeverisje. Pervec te beje lajmetarin ( si Mero) “une e thashe I pari qe do kemi rritje cmimesh” !!! Dhe me kete mendon se ka kryer detyren si kryeminister rrota e karit. Dhe e mendon vertet me ate gram tru qe ka. Por do ta mendoje mire kur te ferkoje bythen ne cementon e burgut. Kujton se e ka fshehur mire koken ne plehrat. ..

  6. The truth says:

    Bjeru Mero, te lumte pena!
    Nuk kane hallin e naftes ata por vetem te demtojne Ramen dhe Bashen. Ne nuk kemi asnje problem me rritjen e cmimeve. Edhe po patem do durojme per hir te Rames dhe Bashes.

  7. Ilir Floriri says:

    Cmimet e naftes por edhe te ushqimeve, po ngrihen ne tere boten. Ne kete kuptim populli ka te drejten e protestave, por politika duhet te rrije urte. Fakti qe Shqiperia e perjeton kete me keqe se shtetet e tjera, flet me shume per Shqiperine se sa per mundesine e uljes se cmimeve. Shqiperia eshte nje shtet qe historikisht eshte trajtuar nga politika si lope per tu mjele. Ne kete kuptim asnje politikan qe nga Sali Berisha e deri tek Edi Rama nuk kane te drejte te bejne fajtor kundershtarin per faktin qe Shqiperia eshte shtet me “breke neper kembe”. Saliu vrau, preu, vodhi dhe shkerdheu, po Rames i leverdis ky kal i ngordhur, sepse edhe Rama nuk mendon per Shqiperine, por me shume mendon per vete qe ta mundi Sali Berishen me kollajllek.
    O balo te henget tenja se e ke te keqen brenda! Politikanet shqiptare nuk e shohin vehten si burim te prapambetjes. Kjo eshte e keqja.
    Ne jemi te detyruar qe te zgjedhim midis te keqijave, te keqen me te vogel, por ne asnje menyre se kemi si te zgjedhim te miren. E mira eshte akoma ender.

  8. Rrealisht says:

    1.Ne shqiperi operojne kater inportues karburanti, kastrati, bare, bovil dhe nje tjeter qe nuk e di.
    Qe te dini mire dhe akoma me mire, nje i peste qe donte te futej ne tregun e karburateve, lul berisha, nuk u denua per kater vrasje qe i kishte me prova dhe fakte, por i “gjeti” spaku nje vrasje ne 92-in.
    E kuptoni vete tani se cfare eshte inporti i karburateve.,kush e kontrollon, cfare lidhjesh politike kane dhe sa trasta me lek vene tek selite e partive “tona”.
    Tre nga inportuesit, kane pikat e tyre te shitjes me pakice, pervec shumices, i katerti ka vetem shumice.
    -Qe te katert blejne me lek cash!
    -I vetmi produkt ne bote qe nuk pranon as nje gram te levizi pa u depozituar leket cash, eshte karburanti.
    Nuk pranon siguri bankare(sic behet me 99%te produkteve te tjera).
    -Pra, karburanti blihet me lek cash dhe ketu fillon dhe mbaron mashtrimi i hapur i qeverritarve dhe “eksperve televiziv”.
    Karburanti blihet cash, zakonisht me nje cmim shumice qe nuk i tejtalon 20 penny (cent ne euro) per liter.
    Shtoni ketu koston e transportit, dhe kemi nje cmim fillestar diku tek 700 lek te vjetra per liter.
    Ketij 700 lekshi shtoni dhe 1.100 lek taksa, kemi nje cmim 1.800 lek te vjetra.
    -Cdo shitje litri mbi 1.900 der e shumta 2.000 lek te vjetra, eshte abuzim cmimi i paster dhe domosdo koooorrrruuupppsionnnnn.
    -Dje, nje ekonomist, tek euronews-i tha: ne nje shoqeri karburanti qe jam ekonomist, marrzhii fitimit ne baze te faturave qe une kam ne zyre, ishte 700 lek te vjetra.
    Per kete, as edhe nje qeverritar nuk di gje, sidomos rama… Do shikoni qe edhe ketij ekonomistit do i gjene ndonje vrasje para se te kishte lindur.
    2.Do shikoni qe avash avash do filloje te gjithe gazetaret, te majte e te djathte, “te kuptojne” se me cmimin e naftes nuk mund te behet asgje “pasi keshtu eshte tregu ndërkombëtar”.
    Dhe e diini persene?
    Sepse po kuptojne se ka mundesi qe protesta tju dali nga duart dhe te humbasin rehatllekun dhe milionat e tyre.
    -Ngrihuni!
    -Po ju genjejne hapur!
    -Po ju vjedhin cdo gje qe munden!
    3. Rritja e cmimeve ushqimore, kishte filluar para luftes.
    Rritja e cmimeve ushqimore u be mbas “relaksit” te pandemise sepse u vendos qe humbjet 1 vjecare te pandemise, te mereshin mbrapsh.
    Humbjet e miliarderve o merhumer, jo te njerzve te thjesht.
    4.Qe ne 2018-en,ishte paralajmeruar nje krize financiare e cila do e tejkalonte me 2-3 here krizen e 2008-es.
    Pra,ne 2008,kriza e deklaruar ishte 2 biliarde, ndersa mendohej se u “fshehen” rreth 17 biliarde qe ishte kriza reale.
    E kuptoni tani, kriza e 2018-en nuk ndodhi, por qe u duhen 15 bilarde ×2 ose ×3 dhe keto do i marrin nga cdo xhep i ketij rruzulli dhe jo do zgjasi lufta ne ukraine, por pa u vrare dhe ushtari i fundit rus? mbas nja 10 vitesh, nuk ndalon “kriza ushqimore”.
    (sekret. vaji kikirik, pra produkti qe eksporton me shume ukraina, dy vitetet e fundit kishte nje rritje jashte cdo imagjinate. Thone se rritja ishte si pasoje e rrezatimin ndryshe te djellit dhe luledjellit nuk rriteshin me njesoj ne ukraine)
    5. Ndaj, edvini eshte i mendimit: do ju qine qe do ju qine, tu qi edhe une nuk eshte mekat.

    1. Anglezi says:

      Nuk e ke idene si fuksionon tregu i karburanteve por qenke njesoj si keta debilet qe dalin ne media e thone “boset e naftes” na rrisin cmimet ne shqiperi.

      Cmimin e naftes e bejne ata qe kane zyrat ne Londer, Tokyo apo New York. A bejn spekullime? Bejne qe i kine robt ashtu sic bene edhe karteli i naftes Arabia, Rusia, e te tjeret.

      Boset e naftes ne shqiperi jane thjesht agjent shitje me pakice. Naften ta sjellin ne porte te tjere e te thone te tjeret sa dhe si ta shesesh. Kaq. Te tjerat jane pordhe protestuesish dhe pordhe mediatike. Kur ulet cmimi ne bursen e Londres do nje jave apo edhe 1 muaj tu shkoj ne xhepat e Londinezeve.. nese aplikohet kuptohet sepse ne shumicen e rasteve rri ne vende sepse ” nuk e dime cfare do ndodhe muajin tjerer”.

      Jo vetem qe nuk bene dot asgje por hapi shalet shqeu mire dhe shtrego bythet ta mbash fort. Si thote shalgjati: kete sistem zgjodhem.

      Te tjerat pastaj me evazion e me pastrim parash jane tjeter gje, nuk kane lidhje cmimin.

      1. Rrealisht says:

        Anglezi, ashtu eshte, ke te drejte… E bien ata nga zyrat, e kontrollojë jashtetoksoret, e magazinojne robetet, e shisin arianet.
        Madje ke aq te drejte sa magazinimi nuk do behet me me cisterrnat e njerzve te permendur nga une por do behete ne cisterrna te padukshme me teknollogjine e re.
        Megjithate, po te duash ti, vete e blen karburant te perpunuara jashte vendit, por thjesht do paguash 20%+tvsh pasi eshte produkt akcize… Zyrat nga anglia e kontrollojne edhe kete??? a mjer ne thuaj.
        Hajd te marr mundin te ta shpjegoj edhe ty.
        Magazinimi, pra cisterrnat, sipas te gjithave ligjeve kombetare e nderkombetare, jane ne pronesi te shtetit(te cdo shteti ne kete bote) dhe shteti i jep me leje te posacme per perdorim, pavarsisht se keto mund ti kete ngritur cdokush.
        Pra, shteti jep leje shfytezimi te cisterrnave dhe individi-biznesmeni lidh kontratat me “anglezet” (qe ne fakt vetem zyrat jane ne angli pasi pronaret jane arab, rus, etj)
        Mencuri… Nafta qe na percillet si cmim burse, eshte nafte e paaaaaaperpunuar dhe une e thashe qe ne ketu blejme vetem karburant te perpunuar. Pra blejme direkt karburat te gatshem per tu perdurur.
        “Anglia” shet ne burse nafte te paperpunuar… He te keqen o mendje.
        1. Per te blere karburant te luten. Ka me shumice.
        2.Nga kush e blen e perse e blen, zakonisht vendet me shtete normale dhe me shtete te konsoliduar, e blejne nga ai shtet qe e kosiderojne se kane mardhenie me ndikime mbi politiken kombetare qe ndjekin.
        3.Ik e ble ti ne burse aksione dhe pastaj ik e beji keto aksione mall. Po gjete nje te vetem, me shkruaj???
        Kujdes! Interesohu qe aksionet ti kesh blere ne “angli” dhe vetem atje do e kesh te sigurt mallin???
        4. Megjithate, ti mund te marresh mundin te te vesh ne ballsh, a te pyesesh se sa kosta ka perpunimi i naftes bruto, sa dilte kostua bashke me magazinimin e sa e shesin ata te ballshit(vendos ketu kostot e vjedhjeve qe i kemi zakon si popull) e sa keta tani.
        Pastaj hajde me shkruaj se kush e ka haberin, kujt i kane thene genjeshtra, e kush eshte jashte teme.
        5. Thone(une se di?) qe ne venezuele, ne pikat e shumices eshte 0,02 cent, perse nuk vene keta tanet te blejne ne venezuele?!?!!
        (sekret… sheeesh mos e thuaj. amerika eshte inportuesi me i madh i naftes se Venezuelës, por me nje ndryshim te vogel pasi i ka shpallur embargo venezueles? e trasporton me anije qe s’kane flamur amerikan. Keta tanet e marrin nga rusia)
        6 Na kini care trapin ju qe “dini”… eshte thjesht abuzim e korrupsion dhe asgje tjeter.

  9. real says:

    Shume njerez jane ne hall te madh. Do vdesin per buke. Nuk perballohet jetesa. Eshte tmerr. Une jam pa pune vete i treti. Nuk me japin perkrahje sociale ose ndihme ekonomike se vetem ketu ndodh qe del VKM kundra ligjit. Me sistemin e pikezimit nuk ma japin. Kushtetuta ma njeh kete te drejte. Po minimumi jetik ku eshte? Zgjidhje… Te rrezohen te gjitha VKM. Te njihet vetem kushtetuta. Te kalohet ne kuvend ligji per minimumin jetik. Te rrezohet ligji 7501.Prona ti kthehet pronarit te ligjshem. Te ashpersohet ligji per qetesine publike. Gjoba nga 50 mije lek me e vogla. Aksidentet te vijat e bardha te konsidrrohen vrasje. etj etj. Keto jane vetem fillimi. Ah se harrova. Protektorat nderkombetar. Te me falin te gjithe ata qe luftuan per pavaresine. Nuk e dua me pavaresine me keto kushte jetese. Ta marri kush te doje. Edhe vucici do ishte me i mire se keta.

    1. Anglezi says:

      Po ilacet kur do ti marresh se te tjerat nuk ka problem?

  10. ppp says:

    Kosova Macedonia Mali Zi cfare kane me shume se shqiperia qe i kane patur dhe i kane cmimet me te lira?

  11. Kapter Bujari says:

    Gaveten ne qafe dhe zbor ne rresht per te punuar token qilizme e ta mbjellin miser Lufte per mbijetese.

  12. Bubuzhel Berati says:

    Keto protesta organizohen nga Sali Berrisha dhe Ilir Meta .
    Jetoje ne France ketu protestat jane te zakoneshme por me fillimin e luftes ne krahine kemi ngrotje te larta cmimesh por zero proteste zero proteste zero proteste .
    Kur solidarizohesh me embargo do sakrifikoshe ..
    Turpe turpe per humoristin e portokallise paska qene kllufe palaco ka dale dhe nje djale qe ne Vlore djemte e lagjes i thone Tiku Rosa Eshte si rosaku

  13. topchannel says:

    Shumë e drejtë Mero. Jo më kot disa kokëpalarë që shesin pordhë me makina të shtrenjta, thirrën ditën e parë të prorestave Berishën dhe Ilir Metën. Në këtë kor bënte pjesë edhe kllouni i Portokallisë, sepse nuk i dalin milionat që merr tek Topi.

  14. rapsodi popullor says:

    Po shyqyr more Mero, more djalke i mbare,
    qe per Ekonomi te shkruash u bere mbare,

    se perdite e pernate me gojen te shoki Sali,
    thua se Saliun kemi akoma pushtet e qeveri,

    se ne fund gjuha te dhembi semure te vete,
    edhe sikur ato protestat pra, na i permende,

    ate e ben jo se te dhimbste ky popull i varferuar,
    por ke hall mos bie Rama, fund e krye i deshtuar,

    kot lodhesh ore Mero ti mesosh se si te veproje,
    ka Endri Fugen qe sigurisht skenaret do ja tregoje,

    se ja, doli si gjeli maj plehur e “Jemi ne lufte” na tha,
    por sa nisen protestat uli squpin e pule e lagur u ba!

  15. bobi says:

    Mero nuk lahet mu.i me sh.rre thote populli.Ketu ka 30 vite qe mu.i eshte bere mullar dhe do plasi ndonje dite. Kjo jete qenkerka vetem per disa persona te tjeret le te vdesin.Shiko pak dhe me thuaj. Kastrati tek nafta dhe gazi.Kastrati blen toka ne Porto Romano tek porti i tij dhe aty ku do ndertohet porti i ri i Rames.Kastrati po nderton e kafshon cdo dite Tiranen.Kastrati pervec portit ka edhe aeroportin.Kastrati ketu dhe Kastrati atje.Pse do thuash ti ? Po sepse ai mbush valixhet e qeveritareve dhe ato para qe hidhen ne fushate nga te gjithe palet.Ca hedhin me shume e ca me pak.Po cmimet qe rriten kacafiu dhe rrogat ngelin ne vend.Po padrejtesite dhe korrupsioni i larte qe po e bren cdo dite vendin.Gjithe rinia po iken.Vetem dylberi i bashkise kishte 22 keshilltare qe i paguante nga taksat tona qe nuk jane rritur thote komandanti.Edhe Biden nuk ka aq keshilltare dhe qe paguheshin nga 1 500 000 leke.Me e bukura fare eshte se ishin dhe te rinj se cfare do e keshillonin dylberin 22 vjecaret se di.Po keshtu populli ngrihet se taksat tona shkojne ne xhepat e kusareve.Ai Myzyri i tenderave ka pasuri sa Abramovichi.Te gjithe tenderat merren me 99.99% te vleres.Shikoji pak djemte e vajzat e politikaneve ku punojne.Punojne them une ato thjesht marrin rrogen dhe kaq(dhe cfare rrogash).Sot Ed kerrneta e con Zahon ne shkolle amerikane me tarifa qe c’te te them.Aq sa i paguan ai Zahos ne vit une si marr gjithe jeten. Ore ketij populli po i shkon thika aty ku s’mban me.Per nje pjese te tij nuk behem merak se ato 1 apo 2 % vetem pasurohen me shume.As per ate pjese qe per 50 000 leke apo 1 thes miell shesin voten prap s’behem merak.Hak e kane. Po c’te bejme ne te tjeret qe mesi presim rrogen dhe me shpejt iken sesa vjen

  16. Taulant says:

    Problemi nuk eshte kriza por nje qeveri super e korruptuar qe vetem me iceneratoret vodhi 430 milion euro.
    130 milion euro do paguaj gjeben e Bechetit
    200milion euro tenderat ne mjekesi .
    Sa e sa tendera te tjere qe i kushtojn Shqiperis miliarda euro.

  17. Selim Rroshi says:

    Shkurt muhabeti kjo qeveri ka rrit korrupsionin me 10 here me shume se koha Sales
    Ka rrit kultivimin e droges 10 here me shume se koha Sales
    Ka deformu 10 here me shume mekanizmin e votes.
    Ndaj vec me dhune iken.

  18. Bujar Kanapari says:

    Taksat duhet te jene per liter karburant, pra sasi dhe jo ne varesi te cmimit.
    Ne kete rast shteti ka interes te shitet sa me shume nafte.
    Kur cmimi rritet jashte arsyes, do te shitet me pak nafte, por do te prodhoje krize sociale.

    Sa i takon drithrave, mire do te ishte qe Shqiperia te vuaj ja 6 muaj pa kokerr gruri, misri etj, qe te zeje mend.
    Fushat jane mbuluar me manaferra dhe vidha, pa rruge, pa sistem kullues.
    Fushat, se kodrat qe dikur prodhonin edhe 50 kv grure per Ha, jane kthyer ne pyll ose xhungel.
    Jo te gjitha, por jo me pak se 30- 35% e siperfaqes.

    Nuk ka asnje projekt kombetar per te ndertuar rruget bujqesore, por edhe kur ndertohet ndonje rruge, behet kujdes te kaloje sa me afer shtepise dhe baces se kryeplakut.

    Nuk duhet rruge, bertiste me te madhe kryeplaku i fshatit tim te origjines ne nje mbledhje te pushtetit lokal perpara deputetit socialist te zones Etjen Xhafa, ajo rruge nuk duhet te ekzistoje ne harte.
    Behej fjale per nje rruge historike qe kalon neper toka bujqesore me qindra hektare, teper pjellore, krahas, pyjeve dhe kullotave, rruge qe lidh disa fshatra te Durresit dhe Tiranes.

    Arsyeja, sepse rruga ne fjale, ul vlerat e rruges qe kalon afer shtepise se vjeter te kryeplakut, neper kodra gjineshtra dhe qarre, ku nuk ka mbetur asnje familje.
    Kane bere para ca vitesh edhe nje kerkese tek AZHBR per ta shtruar me asfalt qe te mbuloje nje pjese te fitimit.

    Dhe deputeti i zones Etjen Xhafa, degjon kryeplakun, nuk merr mundimin te vesh cizmet te shoh realitetin ne terren per te kuptuar se ne dore te kujt ka ra Shqiperia.
    Kjo eshte arsyeja pse largohen shqiptaret.

    Ne Greqi paresore mbetet turizmi, por jo me pak bujqesia dhe blegtoria.
    Ne jemi me te zgjuar i leme tokat djerr dhe shkurre.

    Edhe nje here, nuk do te ishte keq ja 6 muaj pa kokerr gruri e misri.

    Personalisht, nuk kam asnje interes, femijet e mi kane marre drejtim tjeter.
    Kam 500 rrenje ullinj, i sherbej vete.
    Njoh realitetin.

  19. Tani says:

    Nuk del njeri te protestoje per Meten apo Berishen.Qytetareve ju ka vajtur atje ku nuk mban me.Qeveria nuk do tja dije per askend.Rama tallet me shqiptaret dhe hallexhinjte. Kete nuk arrin te kuptosh zoti artikullshkrues te ja ikur shikimi dhe nuhatja.Ose ….? Ben detyren ndaj shefit.

  20. The truth says:

    Sherbetori i Rames, Mero gelbaza eshte me i keq se Rama. Ky ka hallin se mos perfiton Saliu dhe humbet perfitimet qe ka si lepires i pushtetit, keshtu qe nuk do tja dije fare per popullin. Deri ne fund, sa te ngordhi fare ky do te leh per Ramen dhe Bashen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje