Manipuluesi dhe manipulimi i vetëm i 6 marsit

5 Mars 2022, 19:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zgjedhjet e pjesshme për gjashtë kryetar bashkish, që zhvillohen të dielë, janë zhdukur nga ekranet nën bombardimin e lajmeve nga lufta në Ukrainë dhe i interesuari i tyre i madh, Sali berisha, po përpiqet t’i përdorë ato për të mbijetuar politikisht, pas sulmit frontal nga SHBA mbi të dhe familjen e tij. Duke përdorur influencën e tij historike mbi strukturat e PD dhe ngritjen e një klani të tij tridhjetë vjeçar, Sali Berisha po pëprqet të paraqesë produktet e veta klanore të tridhjetë viteve, si ushtarë të rezistencës amerikane në Shqipëri.

Nuk ka njeri dyshim që Sali Berisha është i mbështetur në atë që quhet strukurë e vjetër e Partisë Demokratike. Nuk ka pasur as më 19 maj kur u shpall “non grata” dhe as më 9 shtator kur u përjashtua nga Grupi Parlamentar I PD. I vetmi manipulim është se mbështetësit klanorë të Sali Berishës në PD, po paraqiten prej tij si forcat sfiduese anti-amerikane në PD.

Ky është objektivi madhor i manipulimit të opinionit për zgjedhjet  e 6 marsit. E vetmja ngjarje e sigurtë është se këto zgjedhje do të provojnë që PD është e ndarë dhe që Berisha po bie nga lider absolut i asaj partie, në një lider që po mbështetet vetëm tek një grusht militantësh, të cilët nuk duhen krahasuar me sa i kanë mbetur Lulzim Bashës, por me sa ka humbur PD me ata që kishte para ndarjes së madhe.

Të gjitha sondazhet tregojnë se PD është e ndarë sot në tri pjesë, në mbështetës të Berishës, të Bashës, dhe të pavarur prej të dyve. Sali Berisha nuk është shumicë në këtë këtë trekëndësh të PD, por është autor i kësaj ndarje vdekjeprurëse për të.

Çdo përpjekje e tij për t’u krahasuar me një nga tri copat që ka prodhuar vetë, është përpjekja për të mbajtur ndezur në mënyrë fiktive, një fabulë anti-amerikane në PD.

Fakti që në kto zgjedhje, ai po përfaqësohet legalisht nga Ilir Meta dhe komisionerët e tij, është manipulimi i dytë i madh i zgjedhjeve dhe fuqisë së tij. Është fakt i njohur që LSI ka qenë më aktive dhe se vetë njërëzit e Berishës në këtë fushatë, të angazhuar që të sfidojnë atë që Berisha ka objektiv të jetës së tij të mbetur me rikthimin në politikë, betejën me SHBA.

Manipulimi i tretë mund të vijë siç pretendon PD, nga personat “non grata” që janë afër PS, dhe që mund të orientojnë mbështetjen tek Berisha, në raport me Bashën, meqë PS e ka betejën e fituar. Kjo mbetet për t’u parë.

Por ajo që është e dukshme më 6 mars, ka të bëjë me përpjekjet e Sali Berishës për t’u paraqitur  si “humbës i fortë” më 6 mars. Mendoj se me ndihmën e Metës, me ndihmën e bojkotit të demokratëve që nuk do shkojnë të votojnë si një shumicë e heshtur, që urren atë që po ndodh në PD, me ndihmën e indiferencës me të cilën po shkohet në zgjedhje, dhe me ndihmën e vatrave të tjera anti-amerikane në politikën shqiptare, ai mund të duket një “humbës i fortë”.

Por kjo nuk i hyn në punë askujt. Një “humbës i fortë” brenda PD, është një humbës, që suksesin më të madh të tij në jetë do të ketë të mos lërë PD të fitojë kurrë. Mund ta bëj dhe këtë, nëse ja pranon PD. Këta socialistët ja pranojnë me qejf.

Por ai nuk do jetë kurrë në pushtet dhe kurrë nuk do të jetë as shumicë në PD, derisa këtu SHBA të jetë aleat strategjik i Shqipërisë. Ai thjesht ka një muaj që po mendon si të manipulojë dhe një herë trushpëlarët e vet më 6 mars, që t’i mbajë me gënjeshtra deri marsin tjetër, kur të vijnë zgjedhjet reale lokale.

Tre muajt e parë të dënimit i shtyu duke thënë se ka dërguar një letër në një gjykatë në Francë dhe posta e ka dorëzuar. Tre muajt e dytë i shtyu duke i gënjyer që më 11 dhjetor do bëhet kryetar i PD. Tre muajt e tretë po i shtyn duke i gënjyer me 6 marsin. Këtë vitin që vjen, po qe mirë dhe i lirë, ka gënjeshtra të tjera.

14 komente në “Manipuluesi dhe manipulimi i vetëm i 6 marsit”

  1. Miri says:

    Kur Berisha eshte kaq i parendesishem, atehere perse mundohesh cdo dite duke shkruar editoriale o Mero?

    1. Skypion says:

      Ka nje perpjekje te mediave te Rames dhe Bashes per t’i bere te parendesishme ne syte e opinionit publik keto zgjedhje. Po behet nami – thone gazetaret e tyre – po behet nami ne Ukraine, kurse ju e keni mendjen tek zgjedhjet ne Rrogozhine! Juve ju rri mendja tek zgjedhjet ne kete cep te humbur te botes qe quhet Shqiperi(!), kur shqetesimi i vertete duhet te jete tek nje konflikt qe ndodh diku ne …Ukraine!
      – Pse Rama ka interes zhvleresimin e tyre?! – Sepse, keshtu e ka me te lehte te beje ate qe di te beje me mire ne te gjitha zgjedhjet: t’i vjedhe, t’i bleje e t’i grabise ato. E qe kjo te kaloje pa zhurme dhe kokecarje, duhet qe vemendja e shqiptareve te devijohet tek nje konflikt qe ndodh ne boten sllave; dhe kete e bejne ne nje menyre te tille kaq fyese per inteligjencen e cdokujt: nuk ka rendesi tashme se u vodhen apo jo zgjedhjet, se kush i vodhi , se kush pagoi e kush bleu;rendesi per shqiptaret ka konflikti ne Ukraine… !
      – Pse Basha ka interes zhvleresimin e tyre?! – Sepse, ai eshte i vetedijshem se eshte i humburi i madh ne keto zgjedhje; sa me shume te zhvleresohen ne syte e publikut zgjedhjet, aq me shume do t’i lehtohet pesha e humbjes Bashes; gjithsesi, sidoqe te ndodhe, ky e ka vendosur tashme , qe sa te kete logon dhe vulen, asqe ia ndjen se kush e voten dhe sa e votojne; per te rendesi ka te njihet formalisht si kryetar i PD-se; sa t’i kete keto, edhe sikur te gjithe votuesit e PD-se te ikin me Berishen, ky asqe e vret mendjen fare.
      Eshte interesante, se me shume rendesi, pervec doktor Berishes, ketyre zgjedhjeve u ka dhene ambasadorja amerikane. Nese Berisha merr Shkodren, dhe me shume gjasa do ta marre, kjo eshte fitorja e dyte e madhe ndaj te lobuarve amerikane, pas asaj te vjeshtes me masivitetin dhe etnuziasmin e Foltoreve.
      P.S: Shkodra eshte shume e rendesishme. Kush fiton Shkodren, ka fituar keto zgjedhje; edhe po i humbi t 5 te tjerat.

      1. Tironsi says:

        Po si nuk u lodhe o idiot I lindur me këto trapllëqe komente qe shkruan.
        Ore idiot mos shkruaj gjate te pakten se nuk I lexon kush idiotësira e tua.

        1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

          ????????
          Fantastike.

  2. Per korrektese says:

    Mero, ti mirë shkruan, dhe je gazetar i zoti.
    Por, gjej disa editorë më të mirë per faqen e Internetit te Temës, sepse duket se i ke marrë me mik.
    Gjej disa djem e vajza qe kane marrë 10 me merite ne gjuhen Shqipe, dhe Jo të bijte e baballareve të pasur por injorante që ua kanë blerë notat qe nga klasa e pare e deri ne universitet.

  3. Ladi says:

    Nga te gjithe plehrat qe ka Shqiperia ne politike ky eshte ai qe kuterbon me shume…

  4. Cuku says:

    Fantastik Mero

  5. L says:

    Reale,z.Mero pinokut po i rritet hunda……..Zakon qe nuk harrohet deri ne vdekje…⛔⛔?

  6. Salivirusi ppsh says:

    Berrisha qendron ne politike fale i injorances se Shqiptarve
    Po te ishte populli i kulturuar i kishte treguar vendin kohe me pare.
    Berrisha del ne tribune dhe thote poshte kumunizmi turma injorante berrtet urrra urrra kur ky eshte komuniste 24 karat .
    Kur te kemi nje popull te kulturuar nuk do kemi berrishe tritan shehu mul noka lul basha babale bardha e pd do te na duhdt te presim disa dekada

  7. Vranakonti says:

    Je gazetar i zoti Mero. Me 6 Mars me keto zhjedhje,,Sali Berisha do dalin i turperuar se nuk do marin asnje bashki.Perveç atyre qe i vene pas, si zagaret e gjahut, qe qajne dhe e lavderojne,te tjeret kane urrejtje per ate njeri kriminel qe ka duaret me gjak.

  8. likja says:

    Nëse është apo jo Berisha shumicë në PD, mbetet për t’u parë sot. Kjo jo për meritë të tij, por për paftësinë e Lul derdimenuit dhe supër gënjeshtarit që është garanci shumice të Berishës në Pd.

  9. Arber iliri says:

    Shkurt dhe thjesht ,Berisha është Putini shqiptar.

  10. Shqipe says:

    Mire eshte te mos tu japesh rendesi,nuk duhet te mereni Ju me ta,lerini per ndonje fillestar.

  11. Kartela mjekesore e marrezise Rames - gjoba e Bekettit says:

    Nderkohe cmimi i bukes masive rritet me 30 leke te reja brenda dites!
    Ne Tirane parrulla ne mure- Po na ngex ne fyt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje