Ukraina është vetëshpallur tani si vendi që po udhëheq NATO-n

27 Shkurt 2022, 18:03Editorial TEMA
Ukraina është vetëshpallur tani si vendi që po udhëheq

Nga Mero Baze

Të gjithë pranojnë se shkaku real pse Rusia ka sulmuar Ukrainën është procesi i antarësimit të Ukrainës në NATO.

Rusia nuk pranon dot që një shtet fqinj i saj, dikur dhe pjesë e saj, të jetë vend anëtar i aleancës më të fuqishme në botë. Këtë kërcënim e ka përsëritur dhe për dy shtetet balltike që kanë deklaruar këto aspirata.

Raportet e Ukrainës me NATO kanë nisur qysh pas rënies së komunizmit, me Partneritetin për Paqe dhe kanë avancuar pas vitit 2009, me fillimin e reformave në ushtri për tu përshtatur me standartet e NATO.

Në Samitin e NATO-s në Varshavë në korrik 2016, u dha mbështetje praktike nga NATO për Ukrainën, ndërsa në qershor 2017, Parlamenti ukrainas miratoi legjislacionin që rivendos anëtarësimin në NATO si një objektiv strategjik të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Në vitin 2019, përmes një amendamenti, ky objektiv hyri dhe në Kushtetutën e Ukrainës, ndërsa në shtator 2020,  u miratua Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, e cila parashikon një partneritet të veçantë me NATO-n me objektiv anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Sa herë që konflikti me Rusinë acarohej, retorika pro NATO kalonte në plan të dytë për t’i lënë vend uljes së tensioneve.

E vërteta e zgjatjes pafund të procesit të antarësimit të Ukrainës n NATO është padiskutim, përpjekja e perëndimit për të mos u acaruar me Rusinë.

Tani kjo situatë ka marrë fund.

Me betejën e saj për tu mbrojtur nga agresioni rus, Ukraina dhe ushtria e saj, jo vetëm që kanë dëshmuar të drejtën për të qenë anëtarë të NATO, por në fakt ata janë komandantët e betejës së NATO në Lindje. Ushtria ukrainase është sot pararoja e NATO përballë Rusisë dhe pjesa më krenare e saj.

Sot Presidenti Zelensky është një nga komandantët më krenarë të aleancës perëndimore kundër Rusisë.

Me rezistencën e tyre kundër Rusisë dhe spiralen ku ka hyrë beteja mes dy palëve, kufiri mes lindjes dhe perëndimit është shtyrë në Ukrainë, dhe është vulosur me gjak.

Ukraina është bërë “de facto” anëtare e NATO, dhe është logjike që përmes një procesi politik të stimuluar, të bëhet dhe anëtar i Bashkimit Evropian.

Kufiri mes Lindjes dhe Perëndimit në kohë të ndryshme ka pasur kuptim të ndryshëm. Gjatë Luftës së Ftohtë ka pasur kuptim ideologjik. Kufiri ishte Shqipëria, Jugosllvia, dhe Gjermania Lindore.

Pas rëneis së komunizimit, kufiri mes Lindjes dhe Perëndimit u bë ekonomik, dhe ai u shty deri në kufjtë e Polonisë,  Rumanisë e Bullgarisë në Lindje duke lënë si enklavë Ballkanin.

Tani kur Rusia është kthyer në një vend autokrat, antidemokratik dhe me një qasje të rrezikshme ndaj infuencës në Lindje, duke provokuar luftë, kufiri është aty ku fitohet lufta.

Presidenti Zelensky ka ngritur flamurin e Perëndimit në kufijtë e Ukrainës me Rusinë. Ai është sot “Skënderbeu i shekullit 21”, për Evropën, që po ndal agresionin e Lindjes drejt Perëndimit.

Ai është sot përfaqësuesi më i denjë i NATO përballë Rusisë dhe vendi që po lufton në emër të Perëndimit, e që meriton anëtarsimin në BE. Ata që vinin në dyshim antarësimin në NATO, sot i kanë dhënë komandën e NATO.

Vetëm kështu lufta e Ukrainës shpërblehet dhe merr kuptim sodilariteti i perëndimit për të. Është një luftë në emër të Perëndimit dhe fati i saj vendos kufijtë e botës perëndimore në Evropë, përballë Rusisë.

29 komente në “Ukraina është vetëshpallur tani si vendi që po udhëheq NATO-n”

  1. Ilirikum says:

    Krahadim shume i goditur. E vertet. Ne rethanat qe po zhillohen ngjarjet dhe per kauzat qe jane shpallur ky krahasim jo vetem qendron por duhet theksuar fort motivi i kesaj lufte. Se Europianet jo vetem kane harruar luften, por kane kohe qe nuk shikojne as filma me lufte!!!!!
    Se evropiane ju la ne dore te zgjidhnin problemet me Serbin dhe kane 20 vjete dhe vetem fjale, e kane lene Serbin te tallet me ta ne mes te evropes.

    1. Ilirjan says:

      Mero, nuk ka asnje proces anetaresimi te Ukraines ne Nato. Aspirata nuk eshte proces,dhe sebepi nuk mund te konsiderohet shkak.

    2. Skypion says:

      Filllimisht do te doja te shprehja keqardhje per autorin e shkrimit te mesiperm sepse, jo vetem qe ngjan si nje hartim patetik i nje pioneri te viteve ’70, ku shprehej solidariteti me Vietnamin si avanpost i komunizmit ne luften kunder imperializmit amerikan , me ndryshimin se fjalet Vietnam dhe Amerikan, jane zevendesuar me Ukraine dhe Rusi por, per nga brockullat qe jane keputur ketu, duket sikur ta kishin shkruar te perhenurit Ngjela apo Cupi.
      Ukraina nuk eshte aq unike sa c’duan te paraqesin entuziastet, per shkak te ndarjes se saj te mprehte, qe shkon thelle ne histori, ne pjesen perendimore te saj te dominuar nga ukrainasit properendimore dhe pjesen lindore te dominuar nga popullsia rusofolese. Eshte pikerisht kjo ndraje e madhe, qe e pat bere nje autoritat te madh te gjeopolitikes, si Henry Kissinger ta shihte, jo vetem si te rrezikshme anetaresimin e saj ne NATO por, edhe te keshillonte politikberesit perendimore, ne radhe te pare ata amerikan, qe te hiqnin dore nga nje perpjekje e tille/
      Ne te vertete, Ukraina, keshtu sic eshte, nuk mund te hyje ne NATO. Vetem nese ndahet, sic e thame, sipas vijes perendim-lindje; por edhe kjo nuk do te ishte shume realiste, gjithsesi.
      Une kembengul qe gjithe c’po ndodh duhet ta shohim ne perspektiven shqiptare ne Ballkan. E per kete, personalisht, kam nje mendim jo edhe aq ortodoks. Nje Ukraine me status te ngjashem si ai i Finlandes apo Suedise, bie fjala, do te ishte ne interes edhe te shqiptareve. Kjo mund te duket e pakuptimte ne pamje te pare; per ta bere te kuptimte, po jua them pse.
      Eshte pikerisht deshira dhe perpjekja disadekadeshe tashme e Perendimit per ta futur Ukrainen ne strukturat e saj te sigurise, qe ka motivuar dhe nxitur Rusine te beje te njejtin diversion ne Ballkan. Eshte nje loje e thjeshte dhe shume e rrezikshme. ti do te minosh sigurine time ne kufijte e mi, un tenden brenda kufirit tend. Rezultati: nje Serbi problematike, si per fqinjet e saj ashtu edhe per Perendimin, nje Mal i Zi nen kercenim permanent nga nderhyrjet serbo-ruse, nje Bosnje ne prag te shkerrmoqjes si shtet e ne fund fare, qe eshte edhe me e rendesishmja per ne, nje Kosove qe kercenohet vazhdimisht nga nje skenari i boshnjakezimit, dhe kjo ne rastin me te mire, se ne ate me te keqin eshte rikthimi i saj nen influencen serbe.
      Eshte kjo arsyeja, se pse mendoj qe ecuria e konfliktit ne Ukraine dhe zgjidhja qe here a vone do te kete ky konflikt, do te kete impaktin e vet pozitiv apo negativ, ne boten shqiptare ne Ballkan.
      Eshte kjo arsyeja, se pse kembengul qe politikanet shqiptare ne rajon te kene nje qendrim te perbashket ndaj ketij konflikti, te konkretizuar ne nje sumit te tyre. Kete do ta bente cilido komb tjeter. Por, me c’duket eshte shume e veshtire te ndodhe me shqiptaret.
      Pengesa kryesore per kete eshte Kryeministri shqiptar, Rama, i cili kembengul me kokefortesi ne projektin antishqiptar te “Ballkanit te Hapur”, i cili sic e dime te gjithe, eshte nje hap drejt projektit me te madh te se ashtuquajtures “Bote Serbe” ne Ballkan.
      Megjithate, politikanet patriote shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, duhet ta kapercejne kete pengese, qofte edhe duke e injoruar Kryeministrin apatrid te Shqiperise dhe te organizojne nje sumit te perbashket, ku te percaktohet metoda dhe menyrat e sjelljes politike mbareshqiptare ndaj impaktit qe do te kete ecuaria e ketij konflikti ndaj interesave shqiptare ne Ballkan.

    3. Noc Katnori says:

      naton po e udheheq shqipnija me xhaçken e rames n krye, sipas stilit hoxhist, “nga fitorja ne fitorje” te shokut te paharruar Dull Pidhnori 8nandori.

  2. SYSHKAB MALCORI says:

    Krahasim me shumë vlerë, për Ukrainën, me Skenderbeun tonë.
    Skenderbeu ishte KAMPION I KRISHTERIMIT në shekullin e 14-të, për mbrojtien e Europës nga invazioni i Osmanëve te Turqisë.
    Ukraina, është kampione e mbrojties së Europës, nga invazioni Rus i të çmendurit Putinë.
    Por, a thua, kanë zënë mënd europianët, që, si KURVË E MOTIT, I RA MOHIT, BESËS DHE ZOTIT ?

  3. SYSHKAB MALCORI says:

    Krahasim me shumë vlerë, për Ukrainën, me Skenderbeun tonë.
    Skenderbeu ishte KAMPION I KRISHTERIMIT në shekullin e 14-të, për mbrojtien e Europës nga invazioni i Osmanëve te Turqisë.
    Ukraina, është kampione e mbrojties së Europës, nga invazioni Rus i të çmendurit Putin.
    Por, a thua, kanë zënë mënd europianët, që, si KURVË E MOTIT, I RA MOHIT, BESËS DHE ZOTIT ?

  4. kirurg says:

    Bravo, Mero Baze! Je vërtet një zë i fuqishëm mobilizues, me mendje parashikuese.

  5. eli-tiv says:

    …te supozosh ne nje moment qe Rama te furnizoje me nafte Rusine ….qe Rusia te furnizoje me nafte traktoret e bujqeve Ukrainas.Ky eshte nje moment per te kuptuar kriminelin salt….eh mor sali …me doren ke shtene mbi njerezit tane e masivisht….prandaj 4 protestues perballe k/min nuk te duket gje…

  6. Elo says:

    Nai bete ukrainen vendin e demokracise.
    Dakord po luftojne trimerisht kunder rusit njerezit e thjesht she.mbrojne vendin e tyre.
    Pse s flet njeri.se.demokraxia ukrainase esht.njesoj si e rusit me opozit ne burgje e shtyp opozitar nen presion.
    Pse Nuk e thot njeri se meqe KY president eshte pro amerikan I lejohet shtypja e opozites??
    Po sikur po ky ti bashkohet ruseve,ather si.do ta quani kete.president e ukrainen?
    Pastaj je gazetar me.kariere ,na bej.ndonje lajm per jemenin qe Ka 10 vjet nen shkatrrim e Uri NGA “demokracia”saudite.
    Cudi sju kemi degjuar kurre te flisni per keto,apo ste lejojne ata qe te financojne.
    Sjam as putinist e aq me pak komunist,po e drejta duhet thene se.mjaft me me pallavrat amerikane qe do vendosnin “demokracine”ne irak,libi apo afhanistan.
    Vec shif demokracine shqiptare te lartmadhnise edi rama I pare qe ta merrni vesh se CA demokracine do amerika apo sorrosi.
    Der dje thonit se cdonte fazllici me berishen,sot sna flet se cdo sorrosi me ramen…
    Ah po e.ka.per zemer shqiperine e shqiptaret.

    1. Elo foltore Berrishes says:

      Elo ke probleme me konceptimin je i shperqendruar ne mendime .Per ty pervec Berrishes te tjeret per jane e keqja kur je pjese e grupit non grata dhe foltotes i shikone gjerat bardhe e zi

      1. Elo says:

        Haha meqe jam kunder rames qenkam foltore berishes.
        O zotni kur votija une PS ti skishe Lind akoma,imagjino SA Kam votuar PD.
        Ashtu esht bardh e Zi jeta e mijerave te vrare ne gjithe boten.
        Po ashtu shif reagimin tend te kuptuar SA demokrate jemi…
        Meqe shava ramen ,automatikisht jam berishist.
        Po pse o njeri,spranohen kritikat dhe Brenda vete partise?
        Nejse mbani shpresat te amerike e Europa akoma..

  7. Taulant says:

    Cfare ti bejm kerricit te Vucicit ne Tirane qe nuk po distancohet nga Beogradi.
    Nuk e kupton Rama sesa bastard eshte Vucici i vetmi qe po mbeshtet Putinin ne Evrop.
    EDhe Greqia e braktisi por Rama kerrici Vucicit enderron per Ballkanin e Hapur.

  8. Draper dhe Cekan says:

    Komandanti i pare Zelensky
    Komandanti i dyte shoku vucicit
    I TretI shoku luli i PD me fonde ruse nga skocia
    I katerti dhe i pesti spo I ze ne goje se I njohin dhe qente e lagjes

    1. Ana says:

      Harove trimin ilir meta, luanin e skraparit.

  9. Një qytetar says:

    Avash, o Mero, avash or të keqen! Nuk janë shqiptar si puna jote dhe imja drejtuesit e botës së qytetëruar, nuk para fluturojnë si puna jonë me presh në byth. Ç’paske sot, or Mero,që qënke vënë në garë me Tak Ngjelën kush do fluturojë më lartë. Me këtë analizë që ke bërë sot, jua dhjeve tërë analistëve të botës, ke vënë për fund gjithë strategët ushtarak dhe profesorët e mbarë universiteteve të botës, të cilët akoma janë duke lexuar dhe dëgjuar me vëmëndje gjithçka para se të mprehin lapsin për të shkurtuar dhe arritur në përfundime.
    Nuk para fluturojnë bota, o Mero, janë të avashëm në gjykim dhe maten 10 herë e presin një herë. Më shtruar, o shpirt, më shtruar. Se do na mërzitesh dhe shokun Koço Kokëdhima, sozinë tonë të shokut Putin, me këto që thua.dhe shkruan.

  10. hajt te shohim says:

    I dashuri patriot, dhe i sakti Mero, sot ia ke futur kot, per te mos perdorur terma labçe vençe.
    Te ve noten 10 per rreshtat letrare, por notën 2 per realitet gjeopolitik.
    Rusia NUK ka qene asnjehere agresore ndaj perendimit, e ka çliruar ate, e dime te gjithe, perkundraz sot ne kohet moderne, ka lejuar shtetasit e vet te udhetojne ne perendim si turist, si investitor, si student, ka mbajtur gazin ne çmim te ulet per evropen ( e di une qe jam ketej), ka furnizuar evropen me karburant, ka lejuar tregti, e plot te mira, por KURRE agresor. Keto jane fakte, jo llafe.

    Argumenti I VERTETE I RUSISE, sot, ishte: Pse ti Nato do te me vish te dera, mos valle ke ndonje mendje te keqe??? Atehere un po ta beje realitet e po te dale perballe, dhe skemi pse presim me! Ta gezosh ukrainen!!
    Hajde puna mbare e fat, te gjitheve!!!

    Kjo lexohet nga GJEOPOLITIKA e famshme, une kete lexoj.
    Kisha dy pyetje
    1 Pse e filloi sulmin tani, me stinen e veres perpara, kush ka avantazh nga kjo????
    2 Ata ushtar ruse te vrare (dhe me te drejte) jane zotesi e perendimit+ukraine, apo ndonje gje tjeter, si psh countdown me jete rusesh per supermotivim te metejshem???

  11. Aaaa says:

    Sa me shpejt NATO te behet si OKB ku te jene antare te gjithe vendet e botes! Kjo exhte e ardhmja afatgjate e globit!

  12. Shqiptari says:

    Apsolutisht eshte e sakt kjo qe shkruan Mero. Populli i Ukraines dhe udheheqesit e saj jane shembulli se si mbrohet vendi,liria dhe si luftohet kunder nje shteti kaq agresiv e nje presidenti qe ka marre flamurin e agresionit ne dore ne shekullin XXI. Turp i madh i europes demokratike qe e lane Putinin te bej kete sulm kur dihej qe me pare se kishte njemen kete gje.
    Rrofte populli heroik i Ukraines.
    Poshte neofashisti Putin.

  13. Bubuzhel Berati says:

    Ukraina ne Nato asnjehere
    Nuk eshte ne interese as te Nato e as te vete Ukraines ajo cfare po ndodhe tani eshte nje catastrophe e krijuar nga politika Amerikane ndaje nje shteti qe eshte 10 mije km large .
    Sot qytetaret e New York shetisin te lire ndersa qytetaret e Ukraines kane futur koken ne tunele

    Fusni imagjinacionin tuaje fillimi kufirit fillone ne Shqiperi kalone gjithe Europen kalone Oqeanin Atlantik nje pjese te Amerikes kalone gjithe Kanadan kaq e madhe eshte Rusia te nderuar viktima te propogandes .

    1. Shqipe says:

      Mbyllni ne nje spital psiqiatrik Putinin dhe putinistet dhe c’do gje do te shkoj per bukuri.

  14. Bregdeti says:

    Sa putinist paska ne kete shqiperine tone. Rusia s’ka arsye te sulmoje nje vend tjeter. Nuk ka te drejte ti thote ukraines mos u fut ne BE dhe NATO aq me pak ta sulmoje ate. Disave u jane errur syte nga simpatia ruse dhe s’dine cfare shkruajne. O te cmendur; nuk vriten njerzit se nuk degjojne Putinin. Ruset jane te indoktrinuar me komunzem dhe autoritarizem. Putini eshte i pabese si gjithe ruset. Ai thoshte nuk do e sulmoje Ukrainen. Bismarku ka thene per ruset “Mos i besoni ruset sepse ata nuk besojne as veten e tyre”. Zoti e ndihmofte UKRAINEN!

    1. Bregu detit says:

      Bregdeti i zbrazur .ka rregulla loja .
      Edhe ti ke te drejte te shkoshe e te jetoshe ne Amerike po kur shkone ne frontière te kerkojne Visa nese e ke te lejone te hyshe por nuk duhet te punoshe .
      Ke te drejta por ke edhe detyrime ne kete bote ndryshe behet anarshi si ne epoken e largqoftit Berrisha

  15. te gjithe kane te drejte te jetojne ...... says:

    Merho po pate kohe hidhi nje sy kesaj me poshte qe po te kaloj (jo se nuk i di mor lexhend ….. hem…. po per te ti kujtuar ) dhe na bej ndonje artikull per keta rahmet paste . Jane shifra te verteta dmth te sakta ( po ke deshire mund ti gjesh lehte fare) por qe ju gazetaret “pa dashje” i keni neglizhuar apo jeta e ketyre rahmeteve nuk ka vleren e jeteve te rahmeteve ukrainas ???? !!!!! ”’ Mémorial de l’Allée des Anges 2015. – les anges du Donbas, enfants tués par les nazis ukrainiens par délibérément grenade d’écoles, de maternelles et de bâtiments résidentiels !
    À ce jour, sur plus de 13 000 victimes, plus de 300 enfants russes ont été tués à Donbas, des milliers mutilés, des dizaines de milliers sans abri, des milliers ont perdu leurs parents.
    À l’époque, ceux qui mettent des drapeaux ukrainiens sur leur profil aujourd’hui n’ont pas répondu, ni quand les gens ont été brûlés vifs en Ukraine. Mais maintenant ils sont fous que le génocide sur la population russe ait été arrêté .””””” Perkthyer ne shqip : “””””””Memoriali i Rrugës së Engjëjve 2015. – engjëjt e Donbasit, fëmijë të vrarë nga nazistët ukrainas nga granatimi i qellimshem i shkollave, kopshteve dhe ndërtesave të banimit!
    Deri më sot, nga më shumë se 13,000 viktima, më shumë se 300 fëmijë rusë janë vrarë në Donbas, mijëra të gjymtuar, dhjetëra mijëra të pastrehë, mijëra kanë humbur prindërit e tyre.
    Në atë kohë, ata që vendosën flamujt ukrainas sot në profilet e tyre nuk u përgjigjën, as kur njerëzit u dogjën të gjallë në Ukrainë. Por tani ata janë të çmendur që gjenocidi mbi popullsinë ruse është ndalur .””””””””

  16. Korcari says:

    Pordhe me rigon nga bythlepiresi Metro

    1. Byrektore SHQU-pi says:

      Karcar,
      ti per vete mund te jesh Karcar por ne te tjereve mos na ca karin!

  17. Buda says:

    Hitleri i Rusise, Putin eshte nje udheheqes i cmendur dhe cmenduria e tij duhet marre seriozisht nga mjekjet me me autoritet te botes.
    Nese nuk merret vendim unanim i organizates boterore te Mjekesise per mbylljen e tij ne cmendine,
    me 7777 bomba atomike qe ka ne dore, ai do t’i vere flaken globit!

  18. Nje mergimtar says:

    Mero,ky shkrim eshte thjesht tifozeri Amerikane.Nuk e di se sa kohe kane te dy krahinat e Ukraines qe shpallen pavaresine nen shtetin “demokratik” te Ukraines.Trajtimi i tyre nuk eshte larg atij qe Miloshevici i beri Kosoves.Cdo lufte ne konceptin tim eshte e pa pranueshme edhe kur e ben Rusia edhe kur e ben Amerika.Per ju Z,Mero lufterat qe ben Amerika per te kontrolluar gjithe globin jane te mira e paqesore.Kjo lufte nuk eshte sot dhe ju e dini mire luften per zgjedhjen e presidenteve ndrermjet nderhyrjes se dy te medhenjve.Kjo lufte eshte si pasoje e prishjes se marreveshjes Gorbacov-Bush kur u destabilizua ish BS-ja. Z.Mero duhet te jesh me realist e me pak tifoz.

  19. Ilirian says:

    Ukraina mund ta udheheqe NATO-n vetem ne nje drejtim, drejt Neutralitetit.

  20. amerikanino says:

    Volodymyrit i erdhi arsyeja tani pas sulmit te Rusise. Ka kerkuar anetaresim te Ukraines aty ku duhet ta dergonte, ne BE.
    Sa per NATO, as e con me ne mendje askush anetaresimin ne Ukraine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje