Nga Mero Baze
22 vjet më parë Kosova ishte Ukraina e Europës. Sllobodan Millosheviçi, i cili për dhjetë vite rresht kishte ngritur karrierën dhe pushtetin e tij bazuar tek aneksimi i Kosovës dhe zhdukja e identitetit shqiptar të saj, u përball me rezistencën e një populli dhe në fund dhe me fuqinë e NATO-s, e cila nuk i hoqi nga duart vetëm Kosovën, por i hoqi dhe pushtetin dhe lirinë e tij personale, duke vdekur në qeli.
Pas atij leksioni të shndritshëm të Perëndimit, kur NATO dhe gjithë Perëndimi u bashkuan për të bombarduar një fuqi ushtarake që drejtohej nga një i çmendur, në emër të lirive njerëzore, u vendos një standard i cili e bëri botën më të sigurtë. Presidenti Bill Klinton dhe kryeministri Toni Blair, bashkuan botën perëndimore rreth këtij standarti.
Sot Ukraina po përballet me një Millosheviç të ri, i cili fiks për të njëjtat arsye, fiks për pushtetin e tij dhe delirin e një zaptuesi, ka sulmuar Ukrainën, duke zhytur një vend të pavarur dhe të lirë në fatkeqësi njerëzore, financiare dhe në tmerret e luftës.
Bota perëndimore sot nuk duhet të bëjë asgjë më shumë se sa atë që bëri në Kosovë. As Kosova nuk ishte vend i NATO-s, madje ashtu si e kishte katandisur Millosheviçi, ishte thjesht territor.
As Shqipëria fqinje dhe toka amtare e saj nuk ishte vend anëtarë i NATO-s. Por parimet dhe principet e Perëndimit nuk duhet të kenë kritere gjeografike. Ata duhet të shtrihen në çdo vend që rrezikohet liria dhe kundër çdokujt që rrezikon lirinë.
Ndaj Vladimir Putinit duhet te nisë qysh sot procedura për kriminel lufte, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të luftës duhet të nisë punën për dokumentimin e krimeve të tij dhe NATO duhet të mbrojë parimet e saj në një vend që aspiron NATO-n dhe është i gatshëm të përqafojë standardet e një vendi perëndimor.
Kjo është lufta e Vladimir Putinit dhe ai duhet të paguajë për këtë edhe personalisht. Është e vetmja kambanë që i zgjon nga deliri diktatorët. Millosheviçi u dorëzua javën e parë të qershorit 1999, pasi javën e fundit të majit Gjykata e Hagës nisi procesin ndaj tij, duke e shpallur kriminel lufte.
Nga ana tjetër, shqiptarët në Ballkan duhet ta shikojnë këtë si një leksion të hidhur për gjithë ata politikanë që kanë kthyer në betejë të jetës së tyre betejën me SHBA dhe Perëndimin në përgjithësi. Beteja kundër vlerave perëndimore dhe krijimi i një fronti anti-amerikan në Shqipëri dhe më shenja të fshehta dhe në Kosovë, është aleanca reale e Vladimir Putinit mes nesh.
Ata që nga foltoret dërdëllisin për sovranitetin e tyre dhe partive të tyre kundër SHBA, janë sot aleatët natyralë të Putinit. Armiku i tyre i përbashkët është Perëndimi dhe SHBA.
I kuptoj këta nostalgjikët e Bashkimit Sovjetik, ata që janë rritur me idenë se Traktati i Varshvës ishte më i fortë se NATO, apo ata që kanë qejf krekosjen e diktatorëve “që nuk pyesin për SHBA”. Nuk kam gjë me nostalgjitë e tyre, por me të ardhmen e shqiptarëve. Është koha të heshtin, të mbyllen në dhomat e gjumit e të qajnë për Stalinin, por jo në publik.
Ky është rasti kur të gjithë e kuptojmë se nëse nuk do kishim ombrellën e NATO dhe aleancën me SHBA, serbët do na pushtonin “me çifte gjahu”, siç krekosej Millosheviçi në vitet ‘90.
Është koha të kuptojmë se çdo politikan i Kosovës që bën si “sovranist” para SHBA dhe i jep mend Uashingtonit si drejtohet shteti, të kuptojë se siguria e tyre buron nga Bonstilli dhe jo nga ndonjë bandill marksist që mendon se ka zëvendësuar Leninin në Kosovë.
Por mbi të gjitha, kjo është koha që serbët të kuptojnë se historia po përsëritet jo për lavdinë e tyre, por për turpin e tyre. Hezitimet e politikes zyrtare serbe për të dënuar agresionin dhe ëndrrat e tyre në sirtar për Kosovën, shërbejnë për të diskretituar ata dhe jo për t’i shpëtuar.
Sa herë mendojnë që Putini është i fortë, sa herë mendojnë se Rusia nuk ndalet, duhet të kujtojnë Millosheviçin dhe fundin e tij si qen në qeli, për t’u kthjelluar, se është mirë të dalin sa me shpejt dhe sa më qartë kundër Millosheviçit të radhës.
Sot Ukraiana është Kosova e re e Europës, por ende pa Europën. Në këtë aspekt kjo nuk është një luftë e re, por një luftë e vjetër, që bota e ka parë dhjetëra herë. Nëse e lëmë që ajo të triumfojë, nuk do të jetë një luftë e re, por një botë e re, që do vendosë në mëdyshje gjithë botën qe jetojmë. Jo vetëm Ukrainën!
Fatkeqesisht nuk jane vetem keta qe thua “aleate’ te botes se Putinit…. me sakte doishte te thoje cirake se diktatoret nuk kane aleate vetem sherbetore… Ne tre-kater biseda me miq e shoqe neper tryeza sot, kuptova se edhe ata qe kane bere pasuri keto 30 vjet tranzicion, ata qe e konsiderojne veten me pozita ne kete vend, etj, etj jane mini-lakej te Putinizmit
Sa vk e te cwkwt
Ukraina ka 20mln rus
Kosova kishte 5% Serb
Turp qe shkruani kaq per iPad
O Taip dhia, meso o qerrata dhe thuaj j flm. Meros qe te ndricon mendjen me kete shkrim.
Njerezit e Edi Rames, ne sektorin e propagandes, kane nje ngerc te madh kur trajtohen tema te tilla, per shkak te miqesise teper te ngushte midis tij dhe Vucicit, vasalit te Putinit ne Ballkan.
Ne te vertete mediatiket e socialistes e kane patur kete ngerc perhere. Nje parti e themeluar nga dy emisare serbe , te derguarit e posacem te Kominternit me seli ne Moske; nje parti me Hoxhen ne krye, fill pas luftes, bashkoi doganat me Yugosllavine ne 1946 dhe qe po i bashkon sot, ne 2022 me Edi Ramen; nje parti e cila “patriarket” e saj i ka te gjithe me formim dhe shkollim stalinist dhe natyrisht rusofile ne palce.
Por, kjo ka te beje vetem me anen, si te thuash, te pafajshme, te dukshme te flirtit socialist shqiptar me boten sllave , ne vecanti me ate ruse dhe serbe.
Aspekti tjeter eshte shume i erret; ai s’ka te beje thjeshte me sllavofiline, rusofiline e serbofiline te socialisteve shqiptare, te njohur nga te gjithe tashme , por me sherbimin e njemendte, praktik qe keta u bejne interesave te ketyre shteteve , historikisht armiqesore me kombin shqiptar.
Para ca vitesh “rrodhi” nje lajm, sipas te cilit nje pjese e mediave shqiptare, natyrisht te majta, paguheshin nga sherbimet ruse dhe serbe per te bere propagande per to.
Se socalistet jane filoruse dhe filosllave ne pergjithesi e dija, se ka syresh qe jane te rekrutuar nga sherbimet serbe dhe ruse, edhe kete e dija, ashtu sic e dine te gjithe shqiptaret; ama, nuk e dija qe kjo mbrapeshti te kishte shkuar kaq larg, sa edhe mediat te cilat ne i lexojme perdite dhe komentojme ne to te qenkeshin pjese e saj.
Ne mediat e socialistes, sidomos ne portalet e saj, gjen shume lajme per madheshtine e ushtrise ruse, per armet e reja te sofistikuara qe na paskeshin shpikur gjenite ruse dhe qe nuk i paskesh as amerika, per njesite elite te ushtrise ruse qe tmerrojne kundershtaret e tyre; dhe te gjitha keto shoqeruar me pamje spektakolare ne sete fotosh.
Ne portalin tone, lajme te tilla jane rutine; po keshtu edhe ne Dita dhe shume portalet te tjera, natyrisht te gjitha te majta.
Per t’u kthyer ne ate c’thashe ne fillim te komentit, ngerci i madh i socialisteve dhe mediatikeve te tyre, eshte sllavofilia e tyre, ne vecanti serbofilia dhe rusofilia. Ketu nuk e kam fjalen per ate pjese te tyre qe e shprehin hapur dhe me mburrje madje, por per ata qe mundohen ta fshehin, te vetedijshem qe eshte nje fakt turperues.
RROFTE PPSH ME SHOKUN SALI URRAAA PERPARA PER FITORJE TE REJA URRAAAAAA BYREK ME GJIZE PILAF ORIZI ME GROSH
Fahri,
ja ke fut kot! Ate menyne e gjelleve duhet t’a filloje me pacen.
Ti ishe ai bajga qe kishe parshikuar dy here fitoren e Lul bythes si ne 2017-ten , por dhe vjet , dhe Luli fitoi noc rokun , madje dhe me gunga , te kujtohen karlliqet qe shkruaje ?? Se gjasme Lul dybekun e do gjithe Europa , dhe gjysma e kongresmeneve amerikane me ne krye Kongresmenin Dana Roheabacher ??? Mos me thuaj qe ste kujtohet ??? Tani spo na thua me ke je , me Lul berthamen ?? Apo me varmihesin Sali ?
Mos ja fut kot o mero qka bëri edi rama me vuçiçin e ledhaton nuk guxon të kërkoj llogari për kosovën, ku ështe ballkani hapur që besa tash vuqiç po rreshtohet nga rusia e edi ku është po e fut kokën si struci. E ti mero merru me popitikën e edi ramës e mos llomotit lidhje pa lidhje.
Te lexoj me vemendje! Gjysmen e shkrimit e ke te vertet. Gjysma tjeter eshte propagande: duhet shtruar pyetja, perse arriti deri ketu Putin? E para, sepse Nato zgjerohej e zgjerohej deri te shtepia e tij; e dyta, politikanet e Ukraines, u ben te nesermen “perendimore” duke poshteruar dy here ruset e egersuar. Ata nuk munden te finlandizoheshin sadopak.
Tjeter: mire Kosova, nderhyrja ishte ashtu sic thoni, po kur Shba e Anglia etj bombarduan Irak, Afganistan, siri, libi, etj, ne emer te standarteve? Po , nese eshte keshtu, perse nuk sulmohet Arabia saudite apo sa e sa diktatura te tjera, Kuba, Venezuela?
Pra, kemii dicka ketu qe nuk shkon.
Amerika te lere menjane zgjerimin pa kufi, te konsideroje edhe interesat e tjetrit. Dhe, konsideroje edhr fuqite e tjeta te medha ne Rendin e ri boteror si Kina e Rusia, India etj.
Se bashku mund te ruhet paqja
Ik ore bole!
Pse autoriteti ndërkombëtar vihet me presionin e armëve?!
Autoriteti në botë vendoset me ekonomi.
Sipas teje ti ngrihet kari edhe Kim Yongut me që ka armë bërthamore dhe ti thotë Japonisë s’ke punë me Amerikën ti se më rrezikon mua!
Kështu thua ti o bole i Traktatittë Varshavës?!
Shtetet janë sovrane o bole dhe bëjnë aleanca kur kanë interesa ekonomike dhe politike.
Po ti je bole dhe nuk e kupton se Rusia nuk e ka hallin tek NATO,POR e do Ukrainën se është në 5 vendet më të pasura me pasuri nëntokësore dhe mbitokësore o boleeee!!
Nuk ruhet paqja me individe qe ushqejne vec urrejtje e hakmarrje . Hyre ne YouTube dhe kerko intervisten e Putin dhene Oliver Stone pak vite me pare. Do te kuptosh (?) se cka ne mendje dhe zemer ky Hitler i shekullit 21.Pastaj mund te radhisesh gjithe traplleqet qe deshiron.
ti c..Ari je ko0mplet debil, per cilat intereesa poflet? Ndoshta iteresat tuja perputhen me atate Kremlinit… nese pio shko jeto atje, Shqiptaret e provuan 50 vjet te jetonin nen hijen e lindjes, sic e provuan gati 500 vjet para atij 50vjecari… nuk kthehen dot pas se ka ndonje hqajvan si ty qe ende merr fryme mbi kete toke
Deja vue. Argumentat e tu jane kopjuar nga fjalimet Putinit.
Me keto qe ke shkruar ti i ke dhene pergjigjen pyetjes: “A je me ne apo me ariun?”
NATO nuk i futi me zor vendet e lindjes. Ishin vetë ato që donin të bëheshin anëtare se e dinin mirë se kush ishte Rusia. Ja ku e ke provën me Ukrainën. Po të mos ishin anëtare të NATOs sot do kishin tankset ruse në qëndër të kryeqytetit ! Mendohu para se të flasësh! Asnjë nuk po e kërcënonte Rusinë po edhe nuk ia kishin frikën dhe kjo e bezdiste Putinin! Kjo luftë po bëhet që të trembi të tjerët dhe po funksionoi nuk do ndalet me kaq!
Z.Baze per fat te keq bota perendimore nuk mund te beje ne Ukraine ate qe beri ne Kosove pasi perballe nuk ka Serbine por fuqine nukleare Ruse.Sa per Serbet qendrimi i tyre pro-Rus eshte bere i qarte vite me pare. Ne vitin 2014 Serbia abstenoi rezoluten e OKB qe bente thirrje per ruajtjen e teresise territoriale te Ukraines. Ne 2020 votoi kunder rezolutes qe bente thirrje per terheqjen e trupave ruse nga Krimea. Eshte e turpshme qe as politikanet e Kosoves e as ata te Shqiperise nuk i permendin fare keto qendrime te Serbise ne bisedat diplomatike per fatin e Kosoves.
https://digitallibrary.un.org/record/767565?ln=en
https://digitallibrary.un.org/record/3893734?ln=en
fix
Qeverria shqiptare duhet te nderpres te gjitha komunikimet me Serbine. Ja pse. Serbia ishte e vetedijshme per kete sulm. Kjo provohet nga fakti qe qeverria e saj, 3-4 jave perpara bleu drithera per 2 vjet stok. I bleu nga Rusia dhe eshte e dekomentuar. Mban ane asnjeanese dhe dy vitet e fundit ka blere mjete luftarake pa asnje justifikim. Shkeli marreveshjen e Kumanoves (nje shkelje flagrante) pa dhene asnje sqarim. Serbia po pret nga cila ane e kandarit do kthej lufta dhe mos te habitemi kur kjo tenxhere nen presjon te shperthej e frymezuar tek zakoni vjeter.. Sonte jam I bindur qe rraca sllave eshte e pameshirshme edhe tek rraca e vet (imagjino te tjeret). Shqiperia te filloj te mbushi depot me armatime, kordinohet me Kosoven militarisht sepse gjerat e shemtuara mund te kthehen ne rrealitet shume shpejt.. Putheni ate Aeroplan mbajtesin qe ishte ne Adriatik sepse ato 6 Russian loading destroyers qe kaluan aty do zbarkonin tanqet dhe armatura te renda pa asnje “cifteje te shtene”.. Nuk e kuptuat the magnitude what would happened 2 weeks ago..
Ky Ari, mendon njelloj si Cari (i Rusisë)….
O Merooooo, po pse nuk e thua njëçikë si COPË se kush janë proSllavët e Shqiptarisë ?
Pse nuk thua që është Sali Berisha me gjithë këlyshin e tijë, Luli Basha ?
Pse nuk thua që është Ilir Fiqo Meta bashkë me Moniçka Kokëmadhen ?
Pse nuk thua që është Albiniq Kurtoviqi bashkë me Vjosiqka Osmanagiqen në Kosovë ?
Duhen ndarë njëçikë këto punë, se popullit tonë, si pordhac i çertifikuar, duhet tja thuaç gjërat, jo njëçikë, por shumë SHQETO, se kush janë PROSLLAVËT e vërtetë të kombit shqiptar.
Po si mund të krahasohet Serbia me Rusinë mo Mero?! Serbia u bë zap nga NATO, se nuk kishte armë bërthamore. Nqs do ishte thjesht për luftë konvencionale, NATO e shkrin Rusinë brenda 24 orëve, por çështja është se Rusia është fuqi bërthamore, dhe Putini po e kërcënon Perëndimin duke iu referuar armëve nukleare. Kështu që Perëndimit nuk i lejohet që t’i përgjigjet aventurizmit të Putinit, me aventurizëm, se pas përdorimit të armëve bërthamore, nuk do ketë të fituar.
Ka disa ngjarje që e ndajnë botën më dysh. Për një pjesë të konsiderueshme fajin për LIB e kishin serbët që vranë arkidukën austriak. Apo p.sh. që Hitleri e nisi LIIB si masë parandaluese ndaj rrezikut bolshevik, apo që ndërhyrja e NATO-s dhe SHBA-së në Kosovë ishte agresion sepse Kosova ishte çështje e brendshme e Serbisë. Sot fajin për disa e ka NATO dhe ukrainasit që provokuan Putinin.
Nuk do ishte ide e keqe që në vend të kufijve mes shteteve të kishte një kufi midis kategorisë “fajin e ka ai që nuk ruajti lopën” dhe njerëzve.
Mentaliteti taleban i tipit fajin nuk e ka përdhunuesi po gruaja që e provokon me veshje tunduese.
Viti 2022 dhe në Europë, një psikopat nis një luftë dhe prapë jehon refreni “po ata pse e provokuan?”.
Shefit të shërbimit sekret rus i dridhej zëri në mbledhje kur ai psikopati praktikisht i shpalli luftë Ukraines.
Po aleati qe ben sikur i keputet shpirti per popullin e tij , ta fus ne europe
Dreken e ha ne stamboll
Darken ne Beograde
Hap nje mini Europe ne europen lindore ne kufijte e Putinit
Cfare lideri
Syte nga perendimi dhe bytha nga Lindja
Mero sot me kete shkrim nuk ishe brillante nuk e di ke godet ne koqevari po kjo nuk ka shume rendesi
Kosova territore Serbe e Ukraina shtete nuk ka paralelizem
Putin e Milloshevic asnjehere te njejte .
Pikerishte per Putine nderhyrja ne kosove eshte pike referimi per te justifikuar nderhyrjen .
Kosova ishte akti me i keq qe Amerika ka bere eshte inacceptableqme qe me ane te dhunesi te coptoshe territorin e nje shteti per interesat e tua destabilizuese ne europe .
Kam degjuar nje politologue i cili thoshte nese otan nsto largohet nga kosovo nderhyrja ushtarake nuk vonon me shume se nje vit e gjysem
Nuk kam simpathi per presidentin Putin por ka te drejte cili do ishte reaksioni Amerikes nese Rusia do bente te njejte ne Mexique a ju kujtohet historia e armeve nucléaire qe u nisen ne Cuba cfare ndodhi ?
Amerika ka échec ne Afganistan, Irak ,Syrie dhe nje échec tani me Rusine .
Nxenes te dashur…mendjen ketu!
Edhe ti i bankes se pare, Mero, mendjen ketu!
Ish dipllotat i larte anglez, pjesemarres ne takimin bush-gorbacov, keto dite, tha per here te pare cfare kishte ndodhur ne ate takim dhe cfare u dakortësua.
1. Gorbacovi(rusia) ishte dakort qe te leshonte gjermanine lindore PA AS EDHE NJE KOPROMIS.
I pyetur gorbacovi, se pervec “leshimit” te gjermanise lindore, a do ishte dakort qe gjermania lindore te behej pjese e natos, ai tha: kur them “leshim” jam dakort per cdo lloj vendimi tjeter, pra mund te futet ne nato LIRSHEM PA ASNJE PROBLEM, por…
2.Nuk do pranojme(rusia) qe ne nato te futet asenje CENTIMETER i vendeve qe benin pjese te grupet e lindjes.
Jemi dakort burra tha gorbaçovi? Po tha bushi.
3.Bushi iku dhe erdhi klintoni.
Bushi ja beri te qarte klintonit se kishin rene dakort me gorbacovin qe vendetet e lindjes te mos beheshin pjese e natos… Klintoni nuk e respektoje kete.
4. Ish dipllomati tha se marrveshjet e burrave respektohen dhe ne kete rast, putini(rusia) ka “te drejte” te ndihet i thyer ne bese.
Gazetria pyeti dipllomatin se a eshte e drejte kjo qe po ben putini me ukrainen, dhe ai u pergjigj : keshtu kemi rene dakort.
Gazetaria pyeti se perse nuk kishte reaguar ushtarakisht rusia kur keto vendet e grupit te lindjes u futen ne nata, ai u pergjigj: sepse nuk ishte gati (shtarakisht) dhe tani eshte.
5..Pra te dashur nxenes… Kjo qe ndodhi sot, eshte dakortesuar ketu e 32-33 vite me pare dhe po behet plotesisht me aprovimin e amerikes dhe domosdo me aprorovimin e gjermanise, anglise, frances e kujdo tjeter.
6.Ti nxenesi i bankes se pare, e kuptove?! E kupton tani qe as edhe nje gjemb ne kembe nuk do i hyje pitinit e jo me te akuzohet per krime lufte.
Keshtu kane rene dakort Mero djali.
7.Dhe tema per neser. A do mundet europa te mbaje saksionet (farse) kuder rusise dhe sa do duroje popullsite europiane te blejne shterenjt e me shtrenje?
Ju lutem ta shtejlloni kete pyetje me gjere dhe mundesisht te parashikoni se per sa kohe (2-3 muaj) do ngrihen francezet dhe italianet ne greve ku do kerkojne te uljen e cmimeve (heqien e saksioneve).
(francezet dhe italian jane permendur rastesish, jo se jane nen ndikimin politikberes rus 100%)
8. Kalojme ne oren tjeter, hapni librat e komedise.
Sot kemi figuret e boris xhonson si nje nder komedianet me qaraman ne publik. Ai u be shume qaraman… Jaaa mu si basha ne varrimin e olldashit.
Si nxenes i klases se pare mire ke komentuar pk duhet analize me e thelle
Mero mos i ngatero gjerat.Ne Shqiperi nuk ka ndonje fryme anti perendim e anti Amerike.Kjo qe ben ti eshte ligesi e pafund.
O ari shko jeto ne Venezuela e ne kube ta marresh vesh,,nuk jetohet me cinizem,,permanente,,BOTA E LIRE NUK E PERFAQESOJNE KETO QE PERMEND TI,PUTINI ESHTE FYTYRA ME POSHTER E ASAJ RUSIE FEUDALE SLLAVE ORTHODOKSE MANIPULADORA….MOS KERKO LLOGJIKE KU NE THELLESI NUK KA…
Po si mund të krahasohet Serbia me Rusinë mo Mero?! Serbia u bë zap nga NATO, se nuk kishte armë bërthamore. Nqs do ishte thjesht për luftë konvencionale, NATO e shkrin Rusinë brenda 24 orëve, por çështja është se Rusia është fuqi bërthamore, dhe Putini po e kërcënon Perëndimin duke iu referuar armëve nukleare. Kështu që Perëndimit nuk i lejohet që t’i përgjigjet aventurizmit të Putinit, me aventurizëm, se pas përdorimit të armëve bërthamore, nuk do ketë të fituar
Nuk është arsyeja e mosndërhyrjes së SHBA-NATO në Ukrainë pse kjo nuk është anëtare e NATO-s. Me të drejtë Mero bën analogji me Kosoven si vend jo anëtar i Aleancës. Po të ishte kështu, kush e ndalon NATO-n që me një vendim të veçantë ta shpallë Ukrainën vend anëtar, ashtu siç bëri Putin me dy rajonet seperatiste të Ukrainës, duke i shpallur ato republika të pavarura. Nëse bëhet fjalë për shpërthimin e Luftës së 3-të Botërore që nënkupton luftën bërthamore, ky është tjetër problem.
Sot nga nevoja e dites Mero Baze ka hedhur nje krahasim absurd – Rusine e 2022 me Serbine e 1999!
Ne fund Mero shkruan se sot Ukraina eshte Kosova e re e Europes por pa Europen.
Pa Europen do jete sepse ne Europe nuk del asnje qeveri qe te nise trupa atje ne Ukraine, sic nxitonin te tere te dergonin ne Serbi ne 1999.
Per nje arasye te thjeshte – Se Rusia nuk eshte Serbia! Kete e di mire Europa, ben mire ta mesoje edhe Mero Baze.
Sepse nje ushtar italian, francez a gjerman te vritet ne Ukraine, qeverite ne Rome, Paris e Berlin rrezohen nga protestat anti-lufte brenda javes.
Edhe TakTak Anglosaksoni I Ngjelajve me Putinin? Mos edhe AnadolloYankee I Surrelit ?! Edvini Llapa ??? Epo bota do te flase rusisht shume shpejt. Putini paska aleatet me te fuqishem te rruzullit. Mero ke bere zbulimin me te rendesishem per Naton. Do kesh nje vend distinct ne Museum of Future.
Pike se pari. Duke hequr dore nga keqardhja e genjeshtert e postimeve ne rrjete sociale We Stand with Ukraine. Pse po linconi ke kohen e lirise se fjales ata qe duan te jene me Ruset??
Pike se dyti. Kosova e para 22 vjeteve nuk eshte Ukraina e sotme ne asnje aspekt. Kosova e para 22 vjeteve nuk ishte nje vend i pamvarur por pjese e nje federate te pamvarur dhe sovrane qe quhej ende Jugosllavi. Federate qe kishte kushtetuten e vet dhe ligjet e veta dhe qe kryengritjen dhe luften ne Kosove e trajtoi si nje ceshtje te brendshme qe binte ndesh me ligjet federale.
Pike se treti. Kur ndodhen bombardimet e NATO ne Serbi,Serbia ishte nje shtet sovran brenda nje Federate. Kur USA e NATO pushtuan Irakun,Iraku ishte nje shtet sovran. Kur pushtuan Afganistanin dhe e bombarduan gjithashtu. Mund tr vazhdoj me shembuj plot po sdua te lodh ata qe lexojne. Thene kjo perse sulmi mbi Ukraine i Rusise eshte nje akt i tmerrshem mbi nje shtet sovran dhe kto te tjerat me siper jane Eksport Demokracie??
I dashur Donald Trapi.
Pergjigja per ty eshte se se ti nuk di kush je dhe ku ndodhesh. Ose e di mire kush je dhe ku ndodhesh dhe ne te tjeret jemi ne vend te gabuar dhe mendojme se jemi shqiptare. Ne gabimisht mendojme se i kemi interesat me Ameriken dhe Evropen. Ne duhet te ishim me Rusin dhe serbin, kunder Kosoves. Kosovaret duhet te ishin kunder vehtvetes. Njeriu mendon ashtu si eshte, i dashur Donald Trapi. Ti je i vecante sepse mendon si aljen, qe nuk kuptohesh se cje dhe cdo.
E shan edhe Donaldin e Amerikes, kur ne te vertete ishte Klintoni qe sulmoi Srbine. Perseri ti nuk kupton se ku je dhe cfare thua! Thjeshte je llafazan!
Ministri jashtem i frances Jean-Yves Le Drian deklaron : Kemi bere gabime qe nuk kemi bashkpunuar me shume me Putin sot bota ka nje ndarje te re Rusi Kine Indi .
Sanksionet nuk dhane efekte Rusia sot eshte vende exportant i grurit me pare ishte vende importatore ……….
Shkaku i konfliktit ne Ukraine eshte Oreksi i NATO per ti vajtur Rusise ne kufi, gje qe Rusia nuk e pranon kurre.
Kete marrezi te Perendimit po e vuan Ukraina qe pasi i dha shtytje per ne NATO e tani ka fshehur bythen pas gardhit.
Shume e sakte Mero.
cunat e oficerave qe kane bere shkollen ne BRSS , bythqiret dhe ca kosovare jane ne anen e Putinit dmth IDIOTET
Jane hapur dhe po presin fitoren .