Të ikësh si fitues…

20 Shkurt 2022, 18:04Editorial TEMA
Të ikësh si fitues…

Nga Mimoza Dervishi

…për mandatin e tretë dhe të fundit të Edi Ramës  

Për njerëzit me karriera të suksesshme, ajo që lënë pas është shumë e rendësishme. Momenti i ikjes, për nga rëndësia, është thuajse i barazvlefshëm me gjithë karrierën: ose të mban në piedestalin ku je ngritur, ose zhbën gjithcka ke arritur.

Në Shqipëri deri më sot, kemi parë ata, që nuk ikin kur humbasin, jemi ngazëllyer kur dikush ka bërë sikur ka ikur, nuk jemi habitur kur kanë ardhur përsëri. Kemi shkuar edhe më keq, duke brohoritur riciklimin e fosileve të korruptuara dhe kriminale, a thua se ky vend është shuar për njerëz!

Tani, pothuaj një vit nga zgjedhjet e fundit, ka ardhur momenti të flitet për ikjen e radhës dhe a do kemi fatin të shohim një ikje me dinjitet.

Partia Socialiste sot, është e gjitha një parti e Ramës, ku nuk ka mbetur asnjë gjurmë e paraardhësve të tij. Rama duhet të besojë, që ka ngritur një parti konkuruese, që mund të hyjë në zgjedhje dhe fitojë, edhe pa atë në krye. Pavarësisht protagonizmit të tij, fuqisë që sistemi politik i jep liderit, Rama thellë, thellë, e di që politika është një sport kolektiv, dhe nuk besoj se i është mbushur mendja, që vetëm ai di të bëjë dhe mund të bëjë gjithcka. Ky iluzion nuk do t’i shkonte për shtat inteligjencës së tij!

Ai, gjithashtu, më shumë se kushdo tjetër e di, që, një mandat i tretë është një mandat i vështirë, sidomos në një vend si Shqipëria. Zgjedhjet e fundit i fitoi për meritë të tij dhe krizave që kishin kaplluar jetën e viteve të fundit, por edhe për shkak se, në krahun tjetër ishte përballë Meta dhe Berisha, para se të ishte Basha, gjithësesi i paaftë.

Lëvizja e Bashës në prag të sezonit të ri parlamentar me përjashtimin e Berishës, habiti të madh e të vogël, si një lëvizje jashtë karakterit të Bashës, që deri në atë moment, i kishte gjetur të gjitha gati. Në të njejtën kohë, kjo lëvizje,  hapi, jo vetëm një dritare të re për Partinë Demokratike, ku ngërci i liderit kishte 30 vjet që nuk kapërcehej,  por ishte dhe fillimi i ndryshimit të skenës politike shqiptare në mënyrë të paimagjinueshme në momentin kur ndodhi. Sepse të gjithëve, në atë moment, u ra damllaja për Berishën. Lëvizja e Bashës, cliroi amerikanët, të cilët qëllim primar në politikën tyre të jashtme me Shqipërinë, kanë sistemin dhe demokracinë e shëndetshme, e cila kurrë s’mund të jetë e tille pa një opozitë funskionale. Ata kanë dhënë mesazhe të forta dhe të qarta, që do ta mbështesin Bashën dhe opozitën në këtë rrugëtim të ri.

Ndërkohë, për Ramën tre mandate duhet të jenë më shumë se të mjaftueshme, për të realizuar projektet që ka. Rama duhet t’a dijë, që ky mandat është jo vetëm i sforcuar, por edhe  delikat në kufijtë e rrezikshmërisë. Sforcimi duket sheshit, si në politikat e brendshme, edhe ato të jashtme. Brenda vendit, Rama, është në kërkim të krizave të ngjashme me ato, që i dhanë një dorë në zgjedhjet e fundit, të atilla, që t’i japin një shtysë rutinllëkut dhe mërzisë, që shkakton qëndresa e gjatë në pushtet.

Kur kalon kufirin, po ta vini re, ai përsërit të njejtin mesazh, të njejtën fabul. Aty ku flet për harmoninë fetare shqiptare, duke sjellë si shembull familjen e tij multifetare, flet dhe për afganët dhe shqiptarët, që sipas tij ishin dikur afganë. Tani, shqiptarët dhe Shqipëria, kanë, c’kanë,  (por jo, faleminderit shumë), as në ditët më të vështira, nuk kanë qenë ndonjëherë, as Lindje e Mesme, as afganë. Luftrat e asaj bote, prej shekujsh, kanë në thelb ekstremizmin fetar, që solli terrorizmin, që tmerroi botën, ku dhe gratë e fëmijët visheshin me bomba, në përpjekje për të hedhur në erë civilizimin. Ajo e tyre, është luftë mes civilizimesh. Ne kemi hallet tona plot, por halle fetare nuk kemi, sic dhe me të drejtë Kryeministri e reklamon në pjesën e parë të rrëfimit ndërkombëtar. Aq më pak kemi dilema civilizimesh. Jo c’do histori refugjatësh ngjan me tonën, jo c’do dramë e botës duhet bërë jona, apo shfrytëzuar për protagonizëm ndërkombëtar. Por mesaduket, kur rri gjatë në pushtet, shterimi, është i pashmangshëm. Sidomos në një vend si Shqipëria, e cila nuk prodhon shumë. Fabula më interesante, ajo për të cilën gjithë kombi mban frymën për tre muaj, është Big Brother (edhe kjo, e kopjuar nga jashtë, e për rrjedhojë, nuk shitet dot jashtë).

Takimet ndërkombëtare të Ramës janë pa entuziazëm (po të mos kemi parasysh kuajt e Erdoganit). Entuziazmi mungon nga të dyja palët, secila për arsyet e veta. Entuziazmi  i ndërkombëtarëve dhe vecanërisht i amerikanëve mungon, sepse e shohin këtë mandat të Ramës, si të fundit, në termat e tyre; “lame duck”, një mandat për t’u konsumuar. Entuziazmi i Ramës mungon, sepse ka kuptuar, atë, që ata, nuk e shprehin. Amerikanët flasin dhe me heshtje.  Pasi u kërkoi me zor një “thank you” për afganët, (për të cilët u vetëofrua), më në fund, e mori.

Ndërkohë, pavarësisht valës histerike antiamerikane në Shqipëri, që frymëzimin e merr nga komunisti Berisha, Amerika vazhdon të mbështesë Shqipërinë, në tërësinë  e saj.  Ata bashkëpunojnë me qeverinë, që ka në krye Ramën, dhe duan një opozitë të shëndetshme, që i qëlloi të ketë në krye Bashën. Pozicioni i tyre krejt i parehatshëm, kur në krahun opozitar ishte Berisha dhe Meta, u keqkuptua si një mbështetje e fuqishme për Kryeministrin, sepse kështu i interesonte Berishës dhe Metës, por dhe Ramës padyshim. E gjitha është një keqkuptim naiv i atyre, që s’kanë kuptuar asgjë sesi fuksionon një vend i fuqishëm, ku demokracia është mbi individin. Dhe demokraci pa drejtësi dhe pa opozitë, nuk ka!

Ndaj lëvizja e Bashës me përjashtimin e Berishës, atëherë kur s’ja priste mendja njeriu, cliroi amerikanët, kur në fakt, më shumë duhet të kishte cliruar shqiptarët. Sepse, është fillimi i riformulimit të politikës shqiptare. E pabesueshme, që erdhi nga Basha! I cili deri më tani ka treguar që është një kostum i zbrazur, por, me shumë fat!!!  Në Shqipëri, as që u kuptua sa domethënëse ishte kjo lëvizje. Sepse, halli më i madh ishte Berisha. Në mënyrë qesharake i kërkoheshin Amerikës fakte, nga ata, që janë dëshmitarë të karrierës së njeriut që vazhdoi luftën e klasave në Shqipëri edhe pas rënies së komunizmit, si arkitekt i vjedhjes se zgjedhjeve, si përcarës i shoqërisë dhe partisë, si urdhravrasës të pafajshmish, si  persekutor dhe kërcënues opozitash, dhe në fund, si hajdut për veten, pjellat dhe ata që kishte rrotull. Por sindroma e Enverit tek analistët do të jetoi gjatë, bashkë me paturpësinë për të qenë gjithë jetën në krahun e gabuar të historisë. Tani i kanë m’veshur edhe pafytyrësinë, se mes dy bandash, janë krenarë të përkrahin njërën bandë.

Megjithatë analistët nuk kanë fuqi të ndëshkojnë kriminelët dhe të korruptuarit. Dhe shyqyr që nuk kanë.  Ajo është detyrë e drejtësise, e cila që nga 19 maji i vitit të kaluar e deri më tani, s’ka bërë asgjë për të cuar Berishën dhe fëmijët e tij, aty ku e kanë vendin. Mesaduket, SPAK, nuk është gati.

Ndaj i takon Edi Ramës, të bëjë shërbimin e fundit politik dhe patriotik në këtë histori tranzicioni. Duke hequr veten nga ekuacioni politik, duke deklaruar se ky është mandati i tij i fundit, ai jo vetëm i hap rrugën asaj që nisi Basha me pahir, një konfigurimi të ri të klasës politike shqiptare, por i heq nga dora Metës dhe Berishës të vetmen alibi, që po i mban ende rrotull: se Basha është i shitur tek Rama. Hapja a zgjedhjeve në Partinë Socialiste për kryetarin e ri, të paktën dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme, do të ishte hapi i duhur për ti cliruar të gjithë, opozitën, shoqërinë civile, ndërkombëtarët, dhe sidomos vetë socialistët. Secili për hallet e veta, që të gjitha, halle legjitime. Kjo do t’i jepte kohë kryetarit të ri të bënte fushatën e tij, me ekipin e tij. Sot, Basha ka më shumë gjasa të fitojë kundër një qeverie 12 vjecare, sesa një të reje. Por, në këtë moment, humbjet dhe fitoret individuale, nuk janë të rëndësishme. Fillimi i një cikli të ri politik, pa liderët e tranzicionit, është i domosdoshëm dhe shkon përtej Ramës dhe Bashës.

Vlen të theksohet se nuk ka informacione se në Uashington përflitet shpallja e Ramës non-grata. (Por e njejta gjë, nuk mund të thuhet për Metën dhe disa prej figurave kryesore të kabinetit të sotëm qeveritar). Gjithësesi, shpëtimi, jo për të gjitha, vjen nga Amerika. Secili duhet të bëjë pjesën e tij.

Pjesa që i ka mbetur Ramës tani, është të kujdeset për trashëgiminë e tij politike. Dhe nuk ka pasuri më të madhe për trashëgiminë, sesa të jesh patriot.

Duhet të jetë gjë e rrallë të ikësh si fitues! Shqipëria deri më sot, ka parë vetëm humbës, që ikin të qurravitur, por kurrë, fitues, që ikin kokëlartë.

 

72 komente në “Të ikësh si fitues…”

  1. lion says:

    Eri Rama eshte nje i korruptuar jo me i mire se Berisha, Meta dhe kompani. Ne te tre mandatet provoj qe nuk eshte i afte per te krijuar institucione te pavarura per te cilen populli e votoj. Te zhduket nje ore e me pare se bashku me banden e tij.
    Cfare pret nga nje piktor i deshtuar. Del ne tv dhe tregon fete qe praktikojne familjaret e tij, per te treguar qe eshte tolerant dhe i moderuar.
    Ne realitet eshte i korruptuar njesoj si Berisha, Meta apo Basha.

    1. kthhh says:

      Trego me fakte cilat jane aferat korruptive te Rames.

      1. Taulant says:

        E fundit eshte afera e iceneratoreve 430 milion euro.
        Plus dhjetera tendera te dhen pa gare.
        Harrove qe vetem prej betonizimit te Tiranes beri mbi 200 milion euro .
        Kjo vlere eshte deklaruar prej nje raporti te OSBE-se ne 2012.
        PLus sa e sa vjedhje te tjera .
        Gjithe ato vjedhje kane shkaktuar me mijera vdekje femijesh e Shqiptaret sepse ato para u jane vjedhur Shqiptareve.
        Do zoti e shuan perendia me kuc e mac sepse aq vjedhje kriminale i ka shkaktuar ketij vendi.
        Sepse Spaku nuk i ben gje.

        1. Taulanti trim me flet says:

          Taulant te di djale te zgjuar pasi komenton
          Bllofe i rradhes i PD eshte 100 % e pa vertete me inserenatoret kane dale fakte mos bjere viktime e inskenimeve Babale te PD .
          Qe ka te korruptuar ne cdo qeveri te botes kjo eshte e sigurte po Rama nuk eshte i korruptuar pasi filozofia e jetes se tije nuk eshte paraja ,pasuria po te donte e bente si lulja 5 vila po eshte artiste dhe e shikone boten ndryshe i nderuar

          1. Draper dhe Cekan says:

            E dime si e shikon boten rama
            Kur pi kokaine e shikon majtas
            Kur pi heroine e shikon djathtas
            Kur pi hashash shikon 360 °

            Me duhet ta pergezoj kete vajzen qe ka bere artikullin por vetem qe te me siguroj qe kete editorial nuk ja ka bere erion veliaj
            Se ai eshte aq I djallezuar sa se keni idene

            Megjithate rama ka nje rruge te sigurte per mandatin e katert edhe pse idete I ka ne she shesh dhe i perserit cdo dite
            Ajo rruge eshte te kapi me qen e me mace cdo te korruptuar ne cdo cdo nivele
            Po beri kete behet mbret
            Por se ben dot se I ka duart ne tepsi
            Per mua dorezo arben evgjit ahmetaj dhe ilir gagac beqaj dhe behu mbret

        2. kthhh says:

          Fakte ore zoteri. Trego faktin qe Rama ka vjedhur 430 milion euro. Fakte,fakte jo budalliqet qe thone Berisha-Meta-Basha dhe idiotet si ti i perserisin pa e marre mundimin ti vertetojne.

      2. Shefqet Çela says:

        Fakte për të tillët janë ato që thotë Berisha e pjellat e vet.
        Sidoqoftë, thelbi i problemit, janë ato që thotë zonja Dervishi, me shumë profesionalizëm.
        Duhet përgatitur lidership i ri në PS, përpara zgjedhjeve i cili të ketë gjithë përkrahje e Ramë; PA TUTELË.

      3. çiiiitttt says:

        aferat korruptive jane qeveria Rama 1, 2 dhe 3! nese do me shume detaje, qenke PS-ist i thekur, njesoj si ata te foltores! dmth qorr dhe pa tru.

      4. Prind says:

        Kerkoni fakte per Ramen..
        Kerkoni fakte per Berishen…
        Kerkoni fakte per Meten…
        Kerkoni gjurmet, kur ujqit i kini perballe….
        A ka fakt me te madh se te shikosh mjerimin e mendimit te shqiptareve, te tredhur nga propaganda boshe qe ju shpelan trurin nga mengjesi ne darke??!

    2. Ilirjan says:

      Vizioni yt Mimoze, eshte perfekt por, mos u lodh me shqipot. Mos u lodh sepse jane teper krenare ne verberine e tyre, osé me mire, teper te verber ne krenarine e tyre, per te degjuar, lexuar e pranuar mendime e dikujt tjeter, sidomos kur…” je jashte… je larg dhe… ca gjera s’i kupton”. Per mua, Mimoza je prfekte ne cdo fjale… ???.

      1. Bureto says:

        Bravo Mimoza! Se ç’kam nje parandjenje, jo se e propozon dhe ti, por Rama do ta hedhe kete hap. fati dhe afteiste e tij e ngriten aq lart sa nuk ka ku shkon me. terheqja si fitimtar, do ta lartesoje edhe me. Verte eshte i ri dhe s’ka kuptim kjo per nje politikan, por ka kuptim per Shqiperine qe futur edhe Ramen brenda eshte futur ne nje kenete tranzicioni teper te lodhshem. Me te drejte Mimoza thote se ky gjest do te jete nje gjest i vertete prej Patrioti. ka talent politik dhe mund t’i futet punes per te shkruar libra, po per politiken, fale edhe eksperiences 24 vjeçare deri më sot. Tani terheqje si kryetar partie apo edhe si kryeminister kete mund at dije vete Rama.

      2. kthhh says:

        Ti e quan vizion perfekt e une e quaj thjesht opinion te nje shtetasi shqiptar. Vizioni me perfekt ne demokraci eshte ai i popullit. Nqs Rama ka deshire te vazhdoje te rrije ne politike atehere populli vendos ta votoje apo jo.

        1. Ilirjan says:

          Rama ka bere Historine, dhe kete do ta thote Koha me mire se ne. Ka shpetuar Shqiperine nga Kanceri dhe kjo eshte è barazvlefshme me vepren e Ismail Qemalit. Por, I jap te drejte Mimozes kur thote qe mandati i trete duhet te jete I fundit, me kusht qe ta lere ne shina te sigurta ecjen e Shqiperise, jo ne duar te personave, por te strukturave shteterore te pacenueshme nga cdo person me pushtet apo para. Kjo eshte ajo qe duhet te beje Rama si mision te fundit si Km.

    3. lion apo gomare says:

      Nuk dua te beje avokatin e Rames po nga e di ti qe Rama eshte i kkorruptuar apo degjone Lulen e Pd balonen Tabaku qe po del bllofe me inserenatoret .
      Kur komentone fut trurin ne veprim jo bythen
      nuk jam socialiste mos mendo qe te kundershtoje si partiake po komente te tilla tregojne se sa nivele te ulet ka votuesi Shqiptare

      1. Shqiptari Ilirise says:

        Kjo zonja e kompleksuar nga ata që i thonë se je fanatike e PS dhe e Ramës,na ka bërë një shkrim broçkullitës për të thënë se unë jam gazetare e “pa anëshme”.
        Po jo moj zonjë,e ke gabim.
        M…..t i duhet thënë m…!Dhe mjaltit,mjaltë sa herë të dalin përpara!

    4. Xhaxhi says:

      Mjaftojne kto idiotsit qe shkruan fiks sikur i shkruan Saliu me doren e vet qe tu kujtoj socialisteve qe Rama eshte mire aty ku eshte.

      Vinte era mut Fieri, Tirana dhe Durrsi dhe mbaj mende si zgerdhiheshin hijenat mbi pirgun e mbeturinave dhe bere selfie per mediat sociale. 8 vjet Tiranen e bete nje hale te madhe dhe sheshin skenderbe nje WC.

      Tani degjojme pordhet e Lulit dhe te dhiareve te tij.

    5. Vranakonti says:

      Lion! Jo more kokë qyp nuk është ashtu si të thotë rradakja ty.Edi Rama nuk është i korruptuar,por nje kryeministër i duhur për shqipërinë. Asnje kryeministër deri sot nuk ka punuar kaq mirë sa po punon Edi Rama. Ai,jo vetëm që do ta bëjë kokërr më kokërr mandatin e tretë,por do vazhdoj edhe ne mandatet e tjera se ka synime shumë te mëdha per shqipërinë. Edi Rama ka një elektorat te madh sa Basha dhe kryekrimineli Sali Berisha,nuk kane për ti ber gje se ata nuk kanë as gjysmen e elektoratit te PS.

    6. Ben says:

      Zonje je gabim, Rama fitoiandatin e 3 aspak oer merite por se ka perballe GD dhe Salianus po ti s jeton ktu mesa duket. E njef kte GD ti qe bejn estrad te gjith vec te hap shalet e shtremta di.

    7. Pse nuke e jepni komentin time ky eshte çesurime une nuke shava ?? says:

      Pse nuke e jepni komentin time a po nuke lejot e verteta të thuhet se çfare i ka bër Rama bashke me Erdogani Berishen dhe Meten Shqipries

  2. Www says:

    Dhe sikur Rama të iki fitues pas mandatit të gjashtë, ka ndonjë të keqe?

  3. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Rama eshte rasti me i mire i skemes se tre zarfave.
    Historia eshte keshtu : Nje kryeminister mori votat dhe filloi qeverisjen. Mbi tavolinen e punes ne diten e pare gjeti tre zarfa dhe ish kryeministri i tha qe ti hapte nje e nga nje pas cdo mandati.
    E hap kryeministri zarfin e pare dhe lexon ; per gjithe mandatin e pare , per mosarritjet, bej fajtor paraardhesin. Keshtu beri Rama dhe te gjithe e dime parrullen fajin e ka Saliu.
    Fillon mandati i dyte dhe i vjen rradha zarfit te dyte : fillo e premto gjerat qe do besh gjate ketij mandati, por mos trego qe do vidhet pa hesap.
    Ate pune beri dhe Rama. Premtoi e cfare nuk premtoi, por jo vodhi por qershi mbi torte eshte skema e vjedhjes me djegesit e plehrave, kanabizimi i vendit etj, etj
    Ne fillim te mandatit te trete keshilla e ish kryeministrit ishte : bej gati tre zarfat per kryeministrin e ardhshem.
    Por nese nuk do kishim kete popull apatik, mandati i trete nuk do mbaronte , por do ja kishin shk…..u robte ketij kryeministri legen

    Historia nuk ka lidhje me ish kryeministrin bastard Sali Sheqere Berisha.

    1. Tirona says:

      Kjo peralle e tregoje Andreotti 30 vjete me pare,genje ndonje tjeter Jo ne.

  4. Taulant says:

    Mimoza e votuam Ramen ne 2013 sepse premtoi qe te ndryshonte sitemin.
    Rama deklaroi qe individin e korrupton sistemi pra nuk eshte faj i tij.
    Fatkeqesisht Rama e shkaterroi me tej sistemin dhe zhgenjeu gjithe Shqiptaret.
    600 mije u larguan.
    Vetem me iceneratoret vodhi 430 milioj euro.
    700 milion euro u dhuroi firmave ne arbitrazh.
    E shume krime te tjera.
    Eshte e keqja mbi toke .
    Ai eshte hajdut i lindur qekur betonizoi gjithe Tiranen me gjoba 20% per ndertuesit per cdo pallat.

    1. Antipatrea says:

      Po pse e votove o Taulant ???
      Na more më qafë edhe ne të tjerëve që votuam Salën … (Që mos ta marrin vesh këta të tjerët – Mimoza e besoi që ti veçanërisht Ramën ke votuar …)

  5. Artan says:

    Shkrim serioz dhe bindes, te lumte Mimoza!

  6. The truth says:

    Nuk po e kuptoj dot Mozen, duhet Rama te largohet per qeverusjen e korruptuar apo duhet te largohet qe tu heqi mundesine Berishes dhe Metes qe thone Basha eshte lidhur me Ramen. Terheqja qe ti hapi rruge Bashes eshte tamam plani sorosian dhe Basha per kete akuzohet,

  7. Lajmi i fundit says:

    Je po aq e pabesueshme sa dhe foto jote e para 20 viteve. Ndiq akrualitetin e jo estetiken

  8. Mal Cori says:

    Ore jeni në vete ju. Këto që thoni, nuk janë detyra të qeverisë.
    Njerëzit protestojnë për çmimet. Por çmimet I vendos tregu.
    Protestojnë bujqit për çmimet e plehrave. Ndryshe nga çmimet e tjera, psh naftës që është rritur 18 deri 20%, plehrat bujqësore janë rritur 250 deri 300%.
    Po kjo nuk është punë e qeverisë. Çfarë doni ju, që të ndërhyjë qeveria si rregullator i tregut?
    Se qeveria mund të bëjë vetëm një gjë. Mund të marë një vapor me pleh nga Egjipti, Tunizia, apo Gjermania. Dhe jua dërgon fshat më fshat bujqve nëpërmjet Drejtorive të bujqësisë.
    Mirëpo po kjo godet biznesmenët e mëdhenj.
    Po nuk është gjynah për biznesmenët t’ju ulen fitimet dhe të ardhurat.
    Bujku rron edhe me një çap bukë me qepë e pak djathë dhe nuk vdes.
    Ndërsa biznesmenët kanë shpenzime të mëdha. Se bëjnë tre katër herë pushime në vit.
    Ja pra pse qeveria nuk ka punë me çmimet dhe as me cilësinë e naftës.

  9. ceni says:

    Pertej penes tuaj te arte znj.Mimoza mu duke qe koha ka bere te veten duke u larguar disi nga realiteti shqipetar ku gjendemi e je bere ndoshta me dashje zedhense e atyre qe pas viteve 90 e sollen Shqiperine ne kete drexhe me “burra shtetesh vrastare dhe yje ne ngjitje urdherzbatus e abuzues ne fonet publike”!Thene me ndryshe nu heq asnje presje per Edi Ramen dhe rrugetimin qe ka perpara ,por njekohesisht ndihem paksa i trullosur ku Ju pertej oqeanit vazhdoni e trumpetoni sikur na ka rene kometa e Shqiperia po ndryshon jo nga dita ne dite ,as nga viti ne vite por na u dashkerkan njeqindvjeçare per tu ndertuar shtet sa nje qytet i rendote i asaj bote nga na vijne jo vetem recetat por edhe kurimi prej 30 vitesh!Fatkeqesi qe teksa flisni per nje shoqeri e shtet demokrat bini preh e mendimit qe edhe Shqiperise i duhen 300 vitet shtet formues qe pasketaj kushdo te shijoje frytet e demokracies!Ironi kjo qe vazhdon e vazhdon te propagandohet nga Ju te ikurit qe si Rama me pushtetin e tij te trete edhe ju duhet te evidentoni sot shkaet se perse kjo klase politike u kthye ne vrastare,ne hajdute,ne manipuluese e popullit te vet!Ndaj jam i vetedijeshem qe fare mire te kujtohet poema e te madhit D.Agolli “Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti(Shqiperi)”! .Per 30 vite shkerdhatokraci te imponuar edhe sikur “bar te kishim ngrene ” sot do te ishim nje shoqeri e civilizuar e demokratike ,ku fatkeqesisht kembet jane bere koke e anasjelltas fale recetave te vyera nga kuzhiniere te rahur ne karieren e tyre boterore.Qe Edi Rama te behet i vetedijeshem te largohet ,duhet me çdo kusht qe te gjithe intelektualet e mirefillte,atdhetare duhet te kthehen ne kete vend e me pervojen e tyre tashme te vyer ti sherbejne ketij vendi duke e kthyer me te vertet ne nje vend te zhvilluar e demokratik!Me xhaketa te kthyera siç jane formulat sot qe na serviren ky vend do te jete perseri duke notuar ne pellugun e propagandes si vend qe ka ardhur koha qe duhet te jape leksone demokracie!Po nuk e morri fuqine nje klase e ndergjgjeshme patriotike e intelektuale kete vend do ta drejtojne pasardhesit e Berishes e te Meteve.Rama ne fund te karieres se tij mund te na ngope me thenien e dikur Skenderbeut qe :Demokracine nuk iua dhashe une por e gjeta midis Jush!Parlamenti eshte mbushur me medioker,qevria me çupelina e dikasteret me familjare te bllokqeneve qe kane zaptuar te gjitha institucionet ku fitohet me shume e qe çdo dite popullit sa vjen e me e erret i behet e ardhmja ,kuptohet nen mbremjet e “BBV-p ku edhe pse kishte nga banoret qe kishin mbaruar aresimin e larte shkruanin me germa kapitale dhe dore njekohesisht brenda te njejtes fjale dhe te gjithe heshtim per kete fatkeqesi se ne dore te kujt mund e duhet te bie e nesermja jone.Ai qe pritet te zevendesoje Edi Ramen eshte bere si Rudolf Xhuliani ish kryetar bashkie i New Yorkut.

    1. Injoranca sheshit says:

      Ceni, sa per dijeni, ajo poeme qe permend ti eshte e Ismail Kadarese. Prandaj politikanet shqiptare bejne si u do qejfi ne kete vend, sepse injorantet shiten si te mençur dhe japin edhe keshilla.

  10. Andi bushati kryetar i te persekutuarve te bllokut says:

    Nuk eshte detyra e rames qe te thote po iki!!!!kjo eshte vetdorzim.
    Rama duhet te kishte ikur me kohe per ato qe premtoi dhe nuk realizoi,sidomos ne luften kunder korrupsionit qe e kane zili edhe ata qe akuzoi per korrupsion si kompania e cece eve te saliut.
    Por rama nuk iku sepse populli eshte aq i friksuar nga sali krimineli(fati rames) sa eshte gati (sa te jete gjalle ne politik saliu me ilirhajdutin) ta votoj edhe per te katertin.
    Ti Moza bashke me ne asnjanesit,nuk gjejme dot asnje emer te afte per te na drejtuar,lulashi me gjthe ato akuza e i pa afte,salianji me griden,zhelal mziu,apo edhe te tjere qylaxhinj e servile nga cdo parti qe jane hosana o baraba.
    Edhe nje brez i ri qe i eshte futur politikes,po imitojne dhe jane kopje e saliut ,ilirit,monikes tru peshk edhe i rames.
    A mund te na udheheq mul noka apo nard ndoka e co o tempo o mores…
    Ky komb turkoshak superbudalla nuk eshte ne gjendje te nxjer nje lider te afte e sidomos te ndershem.

  11. Franz Kafka says:

    Per te gjithe ata analiste qe mendojne se Basha perfaqeson te rene dhe eshte i ndryshem nga Berisha mqs e perjashtoi nga PD, duhet te dine se perjashtimi nuk erdhi per arsye parimore por thjesht sepse e detyruan amerikanet. Qe ne kete moment bie poshte teza e Bashes qe perfaqeson te rene, sepse po te mos ishte non grata sot Basha do vazhdonte te ishte sozia politike e Berishes sic ka qene per 17 vjet. Prandaj vazhdoni mbeshteteni Bashen se kohe me vone do e kuptoni me qarte se po mbeshtesni nje Berishe 30 vite me te ri. Dhe sa per Ramen, ky artikull ngjan me ato thirrjet “Rama ik”, thirrje idiote qe ne fakt i dhane atij mandatij e 3

  12. E verteta says:

    Shkruan rralle Moza por shume e sakte ne gjithcka. Largesia ndikon per te qene me realiste megjithese kjo nuk te ka munguar asnjehere. Urime.

  13. Keep calm says:

    Nuk i kisha lexuar me pare fatkeqesisht perrallat e kesaj zonje. Nje tufe me brockulla ke thene, nuk besoj se i beson as vete dhe shpresoj mos i besoje askush, aq me pak Rama. Zonje e nderuar, shqiptaret kane pasur gjithmone kapakun e merituar. Ndonese ekstravagant, ndonese eshte munduar e ende mundohet Edi Rama eshte kapaku ekstravagant e i shpuar i nje tenxhereje qe ne historine e saj ka rene edhe me poshte se sot. Fajin nuk e ka klasa politike, fajin e kemi ne. Ato jane krijesat tona me pak te mira e shume te keqija. Po me perrallen e Bashes i vure vulen, nje njeri qe na ka genjyer e vazhdon te genjeje paturpesisht, ku si merite te vetme per ta na qeverisur eshte se e dashuruan amerikanet. Logjike dhe argumenta shume TE VOBEKETA. 100 here me mire kapuci i Rames, pavaresisht se voten time nuk do ta shohe kurre.

  14. Jari says:

    Rama duhet te iki kur mos ta votojne me shqiptaret dhe jo kur do mimoza, se ashtu i bie qe opozita te presi radhen se pushteti vjen vete dhe pa qene besuese per njerezit, ky mentalitet duhet te iki, jane votuesit qe vendosin ne demokraci,e rendesishme eshte qe te garantohet vota e qytetareve dhe te fitoj me i miri dhe pastaj te rine sa mandate te duan.

  15. Ms says:

    Zonjë, Rama per momentin është I pa zëvëndesushëm! Eshte dhuratë nga Zoti për Shqiperinë! Merkel qëndroi 4 mandate dhe iku e nderuar!

    1. Prind says:

      Me cfare kurajo e krahason ne Merkel?!

  16. Koli says:

    Te gjithe ne Shqiperi shkruajn si kjo me larte,te gjithe jane Analiste,te gjithe jane te zgjuar.Rama duhet te ike thote kjo e Mesipermja.Po mire moj Zonje,po ky Luli qe po e ngrini tani se hoqi Salen,sipas jush,nuk e kuptoni qe eshte nje Bullshit alla Amerikan.Pse se hoqi Lulja ,Salen para 5 vjetesh,7,8,e shume e shume NR,por tani qe i desh Bytha Amerikes.Pse cdo gje ne kete vend do vazhdoje ne kete menyre:Amerika do Shqipri te forte.OK,po nuk na sqaron njeri qe ky Luli eshte me i mire se Edi?Nuk ishte Luli kur u vrane 4 veta si Qen ne Bulevard,Minister i Brendshem Lulezimi:2Nuk ishte Lulezimi,Minister i Rrugeve,dhe gllaberoi 270 miljone Euro ne Rrugen e Arbrit:3Nuk ishte Lulezimi,kur firmoste dhenjen e mijra KM2 det per Greket,qe ne cdo vend te Botes,quhet Tradheti Kombetare,.4Ky Lulezimi ishte qe u be Kryetar zBashkie ne Tirane,me vota te vjedhura nga Saliu,dhe te vulosura me Pijanecin Ristani,qe vete e tha para 2 muajsh.Atehere,Sala Mut,:Ilir Meta. Mut:Luli nje Mut – Muti,atehere pse duhet te ike Edi,dhe te vije ne krye nje Mut-Muti me emrin Lule?Never is Never,vetem per dhenien e Detit duke qeshur Grekeve,Never Lul Basha vjen ne pushtet.Ne cdo vend te Botes,ai dhe Sala duhet te ishin ne Burg per Tradhti Kombetare,pastaj per vrasjet e Bulevardit.Rama eshte Dobic,por jo vrases dhe Tradhtar.Keshtu ZMimoza Llastica,dhe ju Analistat e famshem.

  17. Kosta says:

    Dhe te qeverisë Basha. Haaaaaa o are cpo thua , ësjte si te kthehemi ne kohen e lenka cukos me pali miaken

    1. Pisha says:

      Në qoftë se Edi Ramen do ta përshkruaj me një emër do ta quaj Patriot ……le të iki nga pushteti kur sovrani mendon se është koha të largohet

  18. F.A. says:

    Një kryeministër që ju tregon sesi e ka kuruar zyrën e tij kolegëve që vijnë nga jashtë, një kryeministër që nuk e ka të qartë se ndryshimet në ambientet e brëndëshme të asaj zyre janë të turpshme, pasi njollos traditën e të shkuarës së saj, një kryeministër që nuk e ka të qartë se ajo zyrë ka ngjashmëri me një dhomë hoteli, ku banorët e saj janë të përkohëshëm, pra shkurt, një kryeministër i tillë pranon më mirë t’i shkulësh zemrën nga vëndi sesa t’a largosh nga ai ambient për të cilin ka derdhur aq shumë mund dhe dashuri. Mendoj se po ti binte rasti Edi Ramës ti lexonte këto që shkruan gazetaria do thoshte duke vënë buzën në gaz vetëm një fjalë: “idiote”.

    1. F A je i madhe shoku je si ujku Cerrikut says:

      FA po ta lexonte Edi Rama komentin tend do qeshte je tipik katundar ( ajo qe nuk te pelqen ty nuk duhet te egzistoje )
      Duhet ta mobiloje zyren sic mendon ti haaaa je i papare je fikse gomare .
      Kryeministri nuk gjykohet nga veshja por nga puna qe ti nuk e di fare .
      Kryeministri rrespektohet edhe nese nuk e ke votuar rregull ne demokraci rrespektohet vullneti shumices.
      Fsji nuk eshte i joti ti ate nivele ke faji eshte i internetit qe i jepe mundesine edhe buda3it te fshatit te exprimohet

    2. Xhaxhi says:

      Po pse o derdimen ngjyra e mureve te zyres te shqetson ty? Ca do bente Rama do linte ngjyren e mutit qe la Sali dhiari me banden e tij? Ajo ishte tradita? Apo WC e hapura rojeve te Saliut qe sillnin eren e rende brenda?

  19. Ed says:

    PO TANI E GJETE TE KUJTOSH IKJEN E RAMED.ME BUDALLACKE TANI QE I DUHET ME SHUME SHQIPERISE . PO PSE.STHUA QE.KERKON KETHIM PRAPA. NUK KA POLITIKAN ME TE MIRE SE AI NE SHQIPERI PER TANI . DO MBESHTETE AMERIKA BASHEN THOTE KEQEDASHESJA E SHQIPERISE
    EDI RAMA THE GREAT

  20. PO, PO says:

    Nje analioze brilante , e ekuilibruar qe i ve pikat mbi ” i ” !
    Falewminderit zonje e nderuar !

  21. PO, PO says:

    Nje analioze brilante , e ekuilibruar qe i ve pikat mbi ” i ” !
    Faleminderit zonje e nderuar !

  22. Socialisti says:

    Nuk eshte aspak e vertet qe Partia Socialiste eshte Rama. Eshte e kunderta, Rama eshte aty per ti sherbyher Partise Socialiste. Sikur te ndodhe qe Rama te iki neser PS ka fuqi njerezore te pashterushme. Nuk ka krahasim. Ne zgjedhjet e fundit parlamentare disa deputet te PS thyhen heresin vete qe ishte e pabesueshme. Kush mund ta bej kete tjeter, ne cilen parti?

    Rama ka gabime por eshte me i miri sot me sot. Nuk ka konkurues dhe kjo nuk eshte faji i tij. Po edhe sikur PS te mos kete fare kryetar ka mbi 800 mij vota te blinduara dhe kjo eshte forca e PS. Jane shumice!

    Rama e filloi keq mandatin e trete me teorite e tij per bashkepunimit me Bashen dhe PDn deri aty sa tha pa kushte duke perfshire cdo gje. Kjo ngriti alarmin ne PS. E gjith kjo teori deshtoi me shpalljen e Saliut non grada dhe Amerika nuk perkrahu hapur Bashen. Ketu mori fund endrra e Rames per te bere nje opozite.

    Sot eshte zbythur nga kjo ide. Por, 2 vendime njera pas tjetres e para per Tahirin i cili ngelet mjaft popullor ne baze dhe tjetra per Meten qe eshte figura me e urryher ne PS po ngre dyshime te medha per reformen ne drejtesi. Socialistet kane gelltitur shume dhe duruar shume per reformen ne drejtesi, por shume fare dhe durimit po i vjen fundit. Po iku durimi, iken dhe llogjika.

    Por ajo qe po i ben edhe me shume te paduruar njerezit jane skenat me shtepi falas e me shperblimet e cmendura. Socialistet dhe partia e tyre jo vetem qe bene shume per ish te perndjekurit ( i shperbleu te gjithe) por edhe ben legalizimet falas dhe ende po bejne ne gjithe Shqiperine. Ende po lajne motin qe ju lane pas! Ne shkembim marrim sharrje dhe fyherje nga mosmirenjohsit. Duruan dhe luftuan termetin dhe covidin dhe perseri moren mallkimet e popullit mosmirenjohes mbi shpatulla. U dogj Tirana nga barbaret, ju ve flaka kryemistrise e deri pemes se vitit te ri e perseri socialistet durojne. Per me teper edhe provokimet vullgare te shumta qe nga Mithat Frasheri e deri tek Nena Mbretereshe apo te degjojne Saliun me idiotet e vet qe ju flet per dekomunizmin.

    Shohin sesi shume nga ata qe ishin nuk u hoqen nga puna kur PS erdhi ne pushtet, me keq akoma nese guxon te kerkosh nje vende pune te tregohet dera e partise. Shohin si kontratat e projekteve te medha ju shkojne sponcorizuesve te PDs dhe PS merr persiper mallkimet dhe shpifjet.

    Cfare kane perfituar baza socialiste keto 8 vjet? Cfare politikash te majta jane bere per pensionistet, shtresen e varfer apo per ushtaraket, policet apo mesuesit. Cfare eshte bere me shtetberjen? Baza socialiste jane fanatike te shtetit e te ligjit, por ama ende jeton ne pallatet e Enverit qe vijne era myk dhe nuk kujtohet njeri per ta. Kjo vetem se ata nuk vodhen dhe grabiten prona. Edhe duhet te durojne viktimizimin e atyre qe qahen se shteti i kesaj PS ju jep vetem “100 mij euro te qelbta”.

    PS duhet ti kthehet se majtes progresiste dhe boll me kto menaxhimet e mediave sociale ku cdo gje behet me aksione qe nuk e mbushin javen. Rama duhet te marre vendime e ti nxjerre ne pune ministrat ne terren se nuk ju kemi pare surratin 1 vit. Nuk behet kjo me pyetsore qe vete e ben pyetjen e vet pergjigjesh.. Duhet tu shkel gazin reformave ne arsim, rend publik dhe shendetsi. Politika te reja per rinine, stehimin, kulturen dhe familjen. Sot lufta me e madhe eshte per fuqine njerezore. Shtetet e medha e te pasura po behen shume me agresive per te thithur krah pune dhe nuk kane meshire. Shqiptaret jane lehtesisht te manipuluar dhe shume thjesht adoptohen me keto vende.

    1. Patriot says:

      Socialist ! Bravo te qofte per ate qe shkruan kjo eshte e verteta, qente le te lehin.

  23. sunitet says:

    Znj Mimoza, ashtu si shume te ngjashmit e tu, paske ber hartim!! nje “yoga” ne krijimtarine tende letrare, rreth elementit “Rama& Pasardhesi”.
    Rama, Berisha, Meta, Erioni, Dukë-t, Llallet, Fullanet apo Lulet e çfare te duash ti, jane prodhim i shoqerise “se semure & terminale” shqiptare.
    Pas Rames, do te vije nje tjeter “Lider & Qeveri”,madje me e keqe se kjo, nje gje qe dihet dhe parashikohet lehte!
    Matematikisht, kjo eshte “seria” e politikes dhe menaxhimit Shqiptar ne keto 30 vjet!
    Matematikisht ky eshte “gjeni” shqiptar!
    Shume ke thene, e ke shkruar per Ramen + PS + Pasuesi, por asnje rresht re vetem mbi DETYREN E POPULLIT se “çfare duhet te beje” per ti shpetuar degradimit.
    Perveç politikes apo klases se saj, detyra, ka edhe populli !!
    Pastroni MORALIN DHE SHPIRTIN o popull, e keni per DETYRE ndaj FAMILJES, ATDHEUT dhe te ARDHMES !!!
    Nese ky popull do te vazhdoj keshtu, i jap max edhe 20 vjet, e me pas do te nderhyjne per ta eliminuar, pasi kaq sa jemi sot, jemi shume problematik per boten dhe me veçanti per evropen.

  24. Unfortunately says:

    Per disa gjera deri diku edhe ka te drejte kjo zonja. Ato fjalimet ku shqiptaret krahasohen njer me afganet e njer me koreano verioret jane idiotsira e nuk e kuptoj ke kerkon te impresonoj Rama me keto? A thua se i plasi bytha kujt per komplekset e tija personale te para 90 brenda dhe jashte shqiperise. Tani na ka ngelur ta na krahasojn me ukrainasit. Konsumohet kot me kot.
    I ka ngelur ne goje ” mos ma kerkoni mua”. Po kujt ti kerkojme shtet dhe drejtesi perendise? Apo te ta bejme bilancin pas 200 vjeteve ? Po edhe ateher do jet ndonje koqe si ty qe do na thote bota ka mijera vjet shtet e do na thote prisni 1 mij vjet…

  25. Bubuzhel Berati says:

    Éric Dupond-Moretti ministre de la Justice française
    thote : Ta lem bukpjeksin te beje buken te lem policin prokurorin, gjyqtarin te beje punen mos te ngaterojme bukpjeksin me gjyqtarin .
    Ehhh ne Shqiperi nje bujke gjykone kryeministrin nje i pa pune prokurorin nje analfabete profesorin keq jane ngateruar gjerat .
    Ndaje kjo zonja qe ka shkruar artikullin nuk eshte per progres por per regrese po e heqim Ramen megjithse punone po ke do zgjedhim sigurishte Mete Kryemadhi Berrishe, Basha apo Flamur Noka , Babalen , Djalin e Fahriut keeeeee moj zonje ?

  26. zgalem says:

    Per zonjen Mimoza Dervishi ruaj nje konsiderate te vecante , si gazetare , analiste , njreri me kulture te gjithanshme , me pervoje te madhe , qe di ta veri ne funksion te transformimeve , qe lyp zhvillimi . Kam kohe , qe nuk e kam ndeshur firmen e saj ne shtyp . Mendimi i saj , qe Rama nuk duhet te eci me gjate se mandati , qe ka nisur , eshte i drejte sa c’do e vertet e , qe mund te shqyptohet ne politiiken shqiptare . Gjendja e vendit eshte e tille , qe opozita ka vdekur , per faj te saj . Kjo nuk do te thote , qe njerzit e mencur dhe te pergjegjshem te bejne sehir , me duar llidhur . Do isha dakort , qe Mimoza te jete kanditja potenciale , per Presidnete e Shqiperise . eshte njeri , qe e udheheq llogjika dheka pergatitje arsimore te mjaftushme . Eshte ne interes edhe te vete Rames , te veproi , sikurse rekomandon Mimoza . Ka elemnte ne Ps , qe ta drehjtojne Partine me mire se Rama dhe ne kete menyre i sherbejne rikonstruktimit real te opozites , qe aktualisht eshte me shume se inekzistente .Me konsiderate : Zgalem

  27. Leo says:

    Edi Rama nuk iken kur do ti Mimoza po kur te doje populli shqiptar dhe kjo dite duket shume e larget pasi i gjithe populli ka sy te shikoje se cfare beri Rama per Shqiperine

  28. Zyko says:

    Kam komentuar para zgjedhjeve te 25 prillit qe Rama te dite me nje k/ minister tjeter nga radhet e ps.
    Ai nuk ishte kaq largpames sa t’a bente kete duke shmangur keshtu edhe rikthimin e Sales apo rehabilitimin e Metes. Rama do te diskreditohet tmerresisht keq nese nuk largohet ne mesin e ketij mandati. Por veshtire te heqe dore se e ka zene mallkimi i shkodraneve kur thone ” te hyfte vehtja ne qejf”

  29. Aron says:

    Sepse Basha largoi Berishen nga PD vetem kur e detyruan Amerikanet dhe kur iu poqen kushtet e tij personale kjo nuk i heq atij sesa pa vizion dhe i papergatitur eshte per te qene KM ndonjehere, ndaj nuk e kuptoj qe i ngre vlerat per kete! Basha nuk i perket aspak politikes se re apo entuziaste, sepse dihet qe nuk entuziazmon dot as veten e tij e mos te flasim pastaj per qe ne cdo detyre me rendesi qe i kane dhene(falur) e ka bere si mos me keq . Sa per Ramen, deri me tani nga te gjithe qe jane aty ka qene i vetmi udheheqes qe ka bere ndryshim rrenjesor, si brenda por edhe ne politiken e jashtme. Nuk eshte i vetmi politikan ne Europe i cili ka 3 mandate dhe mund te marr edhe nje te 4-te nqs e voton populli. Mbase populli e do, sepse nuk shikon asnje nga figurat politike qe jane ne publik tani te permbushin kushtet, pasi jane provuar qe te gjithe dhe mes tyre zgjedhin Ramen. Kete Rama e ka vene ne dukje edhe vete perse ai vazhdon te votohet, mbasi njerzit shikojne ke ka perballe. Mund te besh kritika dhe analize ku mund te kerkosh te bej me teper apo me mire, por jo te largohet kur gjerat po behen me mire se c’kane qene dhe t’ua leri atyre qe e dine te gjithe si e shakterruan Shqiperine. Jane te njejtat figura nga ana tjeter qe Edi ua ka marre 3 here, pikerisht sepse e kishin shkaterruar me themel Shqiperine dhe shqiptaret duket nuk kane kujtese te shkurter.

  30. cika says:

    Te iki Rama dhe te vije kush? Luli???? Eshte per te qeshur moj zonje. Behu pak serioze.

    A duhet Rama ta pergatise PS-ne per etapat e tjera? Patjeter.

    PS duhet te fitoje edhe nje mandat te katert, ndoshta edhe nje te peste. Sepse, qelbi qe ka zene PorDhene (sepse LeShelIine nuk e menderos njeri) do kohe te pastrohet. Duhen edhe 10 vjet – me ishalla aman – qe PDH te mund te pastrohet nga qelbi dhe helmi i gjerperit sali.

  31. Taulant says:

    Tipike budallacke, nga ato te shkretat qe i pelqen vetem vetja vete. Me mire do te ishte te shkruaje budallalleqe dmth peralla per femije.

  32. emigranti says:

    Dakort Moza. Po e marrim të mirëqenë thirrjen tuaj “Rama ik!”, megjithëse kjo nuk funksionon sipas llogjikës së gazetarëve dhe anal istëve, por nga vullneti i sovranit. Si lexuas i juaj i rregullt, do të kisha dëshirë të lexoja një artikull të shkruar prej jush për “yllin në ngjitje” L. Bashën, i cili përveç aferave skandaloze dhe dosjeve të hapura, ka mbi shpinë 5 a 6 humbje radhazi në zgjedhje dhe nuk tundet nga karrigja. Të lutem ma mbush mendjen për të kundërtën që unë ta votoj këtë derdimen dhe jo Ramën.

  33. Syri Shqiponjës says:

    Shumë saktë! Një penë që duhet të jetë prezente më shpesh

  34. doni rrumpallen dhe anarkin says:

    Avash. 1. Esht i paster si loti as ni cent mangut askush nuk ja ka faktuar, madje per kete as po e akuzon askush personalisht.
    akuzohet per keqmenagjim, ja lem kohes cdo dal.
    2. Mori ni vend te degraduar dhe poe kthen ne nje vend turistik,detar,malor dhe kulturor, turizmi per her te par ne 2014 kaloi deficitin per tu konsoliduar me vone.
    3. cdo vit jan gjall te pakten 150 qytetare te ndershem por edhe disa halabake me shum nga aksidentet, vrasjet etj. rrumpalla berishjane kishte bilanc lufte.
    4. Bujqesia esht 5 fishuar ne krahasim me kohen e qoftelargut. ketu ka vend per opozit por duhet te shpalosin programet pozitive si behet me shume.
    5. Arsimi shpetoi nga sketerra e blerjes se diplomave te kioskat universitete qe po rrezikonin ekzistencen e shtetit pasi po kkthenin rinin ne rrugen e krimit, sigurisht ka akoma pune dhe opozite edhe ketu.
    6 Drejtsia po permirsohet po akoma kan frik nga mafia e sali berishes. ketu duhet ni shpate per ta prer ket nyje gordiane. skemi gjykates me bole.
    7. industria, punsimi jan ne rruge teduhur sipas mundsive dhe jo sipas sistemit piramidal, por edhe ketu ka nevoj per opozit konstruktive.
    8. shendetsia rilindje e vertet
    9 Poltika e jashtme esht ne maje. Kush njeri do ja nxrrte botes 1.2 miliard euro per demet e termetit. Kush do sillte Spitale si ai ne fier apo investime si ne portin e durrsit dhe aeroporte.
    Momntalisht EDI RAMA nuk ka konkurenc. Pas 7 viteve do shofim.

  35. Taulant says:

    Rama eshte kryetar i grupit te strukturuar kriminal me emrin ‘partia socialiste’.
    Jane nje bande hajdutesh qe shkaterruan Shqiperin.
    Ke te permendim.
    Dakon e Durresit qe ne 12 vjet arriti te zhdukte Durresin 3000 vjecar me beton.
    Gjiken e Vlores.
    Sejdinin e Elbasanit qe kriminalizoi gjithe Elbasanin.
    Apo betonin e Tiranes.
    Apo hajdutet e kalibrit Ahmetaj,Beqaj,Gjiknuri etj kapur ne dhjetera afera.

  36. Xhaxhi says:

    Normal qe Rama ka faj!

    Nuk la ish te perndjekur pa ju dhene parate qe nuk kane lene fonde pa grabit e bere namin neper zyrat e shtetit 30 vjet .
    Nuk la fshatar pa kompesuar per permbytjet. Saliu i la maj pemeve me dy gishtat larte. Apo i harruam pamjet me ata qe grisnin bythen me thonj “kamunistet nuk e don shkoder locen ” apo gjate autostrades tirane-durres?
    Nuk lane kanal pa pastruar dhe sot nuk degjohet me per permbytje pervecse Novoseles se Vlores, normal keta nuk jane te djathte duhet te presin.
    Nuk lane qira pa paguar , shtepi pa dhene falas e demshperblime te majme lloj -lloj robi nga Tirana e larte ndersa pjesa tjeter e shqiperise sikur i ka pjell gomari.
    Nuk lane shtepi pa legalizuar falas e sot po legalizon dhe trojet. Kuptohet preparesi marrin keta me gishtat lart dhe qe viktimizohen.. “100 mij euro te qelbta “.
    Nuk lane njeri pa ju dhene rroga gjate kovidit megjithese jemi nje shtet me buxhet te limituar perseri bene dicka.
    Ra termeti mbushen breket, nga Rama ik e ben Rama hajde dhe voten prape ja dhane Saliut.

    Me cfare jane bere keto? Me parate e kujt? Ke marrin per budallenj keta? Te gjithe ata qe marrin bonus qiraje jane me shtepi te dyta. Te gjithe qe marri kompesim mbi ate qe lejon ligji jane me shtepi te dyta. Edhe jane te pangopur, 100 mij euro jane para xhepi per ta.
    Ja ky eshte faji i Rames qe edhe pasi i nxihet jeta ne pune kerkon ti ndihmoj apo ti ndaj qe mos te rrihen e mos te vriten me njeri tjetrin.. nuk e shikon ti na plasi trari se u vrane e u therren me njeri tjetrin ne Shqup apo te shpia e lirise. Haruan keta vemje qe kur njerezit vriteshin ne bulevard Saliu do ju sillte Lady Gagane te benin party. Ja keta lloj plehrash ndihmon Ed Rama. Meqe ra fjala jepu edhe token e shtetit falas te bejne kulla tek selia ne mes te Tiranes se gjynah duhet ndhmuar o Ed Rama.

  37. I habituri!! says:

    Levizja e Bashes cliroi amerikanet e bla,bla,bla…
    Pika mu ne bythe,moj gazetare ,qe je habitur nga levizja e Bashes!!!!! E verteta eshte se :basha ,i detyruar nga amerikanet ,cliroi Pd-ne nga Berisha,dhe nuk habiti asnje ne Shqiperi,pasi ambasadorja Kym ,I kujtoi barin ,Bashes e mbare e Pd.Por Mesa duket vetem ti moj Mimoza nuk e paske degjuar,ambasadoren,ambassadors, Tani qenke “habitur”, nga levizja heroike e Bashes.
    MOS SHIT SAPUN PER DJATHE.
    Mos valle, ky ishte thelbi asaj qe done te thoje?!!

  38. L says:

    Artikull i rradhe,bravo,shprehen mendime te nje intelektualje te vertet.Komentet e vertetojne.Edhe nje bere bravo…??

  39. eli-tiv says:

    …Rama e mori Shqiperine zgjyre….e ne gjendje kome…ju kujtoj qe urgjenca e spitalit te Tiranes kishte nje telefon…e jo per te tjera….plehrat mbysnin vendin e sot ..jo…Investimet qe jane kryer nuk jane para …po pd i quajne vjedhje sepse kushtu kane operuar…ju kujtoj ketu rruget qe ka ndertuar fahri bariu (parate i morri)…etj….Tabaku ja ka marre doren (kupto edhe lulin)….do vile tjeter…Te ze frika te mendosh qe pushteti fati te mbetet ne dore te lulit…..lus zotin qe Edi Rama te kete te durim …Vendi nuk ka opozite …

  40. Atdheu says:

    Uff nje shkrim i merzitshem…
    Po mire moj zonje, po cnga teori e nxorre kete qe po iku pas mandatit te trete do iki si fitimtar dhe po iku me vone,psh pas mandatit te katert do te iki si humbes? Cjane keto brockulla qe thua moj zonje qe ne fund te fundit sna ke thene asgje. Kete gje e vendos populli dhe jo ti.

  41. BERISH, META, BASHA …. KURRË MË ?O ZOTI AMERIKË ????? says:

    MOJ CUCË, PO E NJEH LULI BASHËN TI APO JO??
    PO BËN PËR PUNË AI DERDIMENI ?
    E DI TI SI E KATANDISI TIRANËN AI KUR FLINTE NË BASHKI??
    SA TË JETË BASHA KANDITATI, RAMËS I KA MBET BIXHA NË DORË.
    NUK JA JAPIM TJETËR NJERIU VOTËN, KEMI FRIKË .
    A MË KUPTOVE ?!?!?!?
    MË MIRË RAMA EDHE SA DO VJET TË DUHET TË JETË.

  42. PRoShi says:

    Nuk pregatiten liderët Moza!!
    O e ke të lindur, ose jo .
    Shqipëria ka nxjerrë vetëm 2 liderë. Berisha- Rama.
    Nano ishte trim i zakonshëm por me shokë shumë të mirë. Pra punoi në grup. Rama shkatërroi grupin e vjetër (elitën 20 vjeçare) dhe ndërtoi elitën e re.
    Pra nëse do e braktisën ai vetë atë që ndërtoi në PS , do të ndodhë me atë që ndodhi në PD. Iku Berisha dhe ju solli një beniamin si Basha.
    Rama duhet të ikë në kohën kur tek PS të dalë lideri i Ri , jo i prodhuar si njeriu i ri i fabrikuar i Enverit.
    Pra në politikë nuk ka stafeta.
    Kur iku Merkeli la një pasardhës, apo jo. Pas 16 vitesh suksesi. Ja më thuaj Moza, kush është ai tani. Fitoi opozita që mori dhe lidershipin e Gjermanisë.
    Artikulli ka mangësi vizioni.

    Kështuqë

  43. Futja kot says:

    Kesaj i thone: Ik o Ram se me vote s’te heqin dot. Dhe te vine ata qe me vote nuk fitojne dot. Naivitet.

  44. Basha ik !!?? says:

    Lulush ik! Pirdhu !

  45. Patriot says:

    1000 vjete Rama populli e di e shikon cfare ka bere ai e cfare te punojne pordhikanet e tjere .

  46. Skenderbegasi says:

    Pak si e veshtire
    te zesh vendin
    e editorialit
    me nje teme kaq komplekse.
    Ndoshta
    te kane bere nje privilegje
    se eshte koha
    e celjes se mimozave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje