Tani që e njoha pronarin e tokës së Nëna Lizës 

13 Shkurt 2022, 20:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze 

Nuk prisja kaq shumë reagime ndaj fenomenit “Nëna Liza”. Por me sa duket shpesh jemi viktima të pakicave që na mundin.  

Surpriza ishte se ndërsa unë flisja për “pronarin e panjohur” që nuk kishte zë nga shoqëria, ai u shfaq sërish pa zë. Dhe ishte një tragjiokomedi.  

Klotilda Ferati, kryetare e Komisionit të ligjeve në Kuvend që thirri për “dëgjesë” nëna Lizën, në fakt qenka fiks pronare e tokës për të cilën bëhet beteja tek “5 maji. Ajo nuk e tha këtë në seancë. Nuk e tha as pas seance. Babai i saj ishte revoltuar për heshtjen e së bijës, por ajo ishte justifikuar se jam në politikë dhe nuk mund të përdor detyrën për pronën time. 

Dhe mirë ka bërë. Kjo tregon në të vërtetë, kompleksin që ka politika shqiptare nga populizmi dhe metodikën e mbylljes së problemeve për momentin. Dhe në fakt për momentin, Klotilda Ferati do ishte shkatërruar nga rivalët nëse në atë seancë “dëgjimore” do të thoshte: “Prisni, unë jam trashëgimtare e pronës”. Me siguri do t’i turren dhe tani që po ja përmend këtë histori. 

Do ta bëjnë këtë, pasi politika shqiptare e ka objektiv të saj përdorimin e dramave sociale, dhe atyre që janë prodhuar nga papërgjegjësia e saj, për të përfituar sërish. Në fillim i lënë njerëzit rrugëve, i kthejnë në ushtarë të tyre dhe i mbajnë peng gjithë jetën, duke u ofruar dhurata të paligjshme.  

Në çdo fillim fushate, ne kemi falje kamatash energjie elektrike, falje taksash, legalizime, shtyrje afati legalizimesh etj. Dhe kjo është kthyer në të vetmin burim shprese për qytetarët e mjerë shqiptarë dhe në të vetmen platformë elektorale të çdo partie. 

Kaosi urban i Shqipërisë e ka zanafillën tek momenti kur politika në Shqipëri vendosi ta shpërblejë paligjshmërinë. Qindra mijëra shqiptarë që tranzicioni u zhvendosi nga vendi i tyre, kanë të drejtën e tyre të jetojnë ku të duan. Liria e lëvizjes është një e drejtë themelore që ju rikthye shqiptarëve pas vitit 1990. Por e ardhmja e tyre do të kishte qenë më e sigurt sikur politika të orientonte zhvillimin bazuar tek e drejta tjetër themelore e qytetarit që është prona. 

Kështu do të kishim shumë më pak drama sociale të dyfishta siç kemi sot, edhe nga të zhvendosurit dhe nga pronarët. 

Dhe e pashë tek një emision televiziv, ku një pakicë e banorëve të “5 Majit”, ishin thirrur në emision të shprehnin hallin e tyre dhe në fakt më shumë folën për debatin Basha- Berisha dhe kërcënonin se do ishin me Berishën po të mos merrnin truallin që duan. Po kështu dhe një nga tregtarët e produkteve bujqësore në Lushnjë 2 muaj më parë, që protestonte para Kuvendit dhe që po ashtu Edi Rama zbriti nga makina dhe i mori në zyrë. Edhe një nga ata tha: po nuk na e zgjidhët hallin do shkojmë tek Berisha. 

Kjo është shumë domethënëse. Ata kanë identifikuar njeriun që e inkurajon kaosin social në këtë vend, dhe e kanë aleatin e tyre në këtë betejë. 

Por në fakt janë pakicë e pakicës në këtë vend. Shumica e heshtur është në anën e ligjshmërisë kundër populizmit. E shikoj në qindra komente që kanë ardhur privatisht, pa dashur të bëhen protagonistë të komenteve publike në rrjetet sociale. Dhe askush nuk ka asgjë me “nëna Lizën” apo hallin saj dhe mijëra shqiptarëve të tjerë. Të gjithë e kanë me politikën që gjunjëzohet dhe për interesa të ditës, të çastit apo për kriza të vogla, duke u bërë aleate me ta. 

Klotilda është një prej tyre, e cila do të jetë dhe politikisht korrekte, kur i marrin pronën e saj. Ngjan pak si ata heronjtë e realizmit socialist frymëzuar nga njeriu i mirë Lej Fen.  Dashamir Shehi një politikan realist në ligjërimin publik, është po ashtu një prej tyre. Si trashëgimtar pronash në Tiranë, ai ka rreth 4 milionë euro prona të njohura dhe të pamarra, por në fakt shkonte protestonte krah Kleves Balliut tek Unaza e Re, pasi disa zaptues që po u prisheshin shtëpitë, nuk lejonin ndërtimin e unazës për një vit. Edi Rama bënte sikur nuk i zbonte dot, për t’ua sjellë në majë të hundës gjithë qytetarëve, duke përfituar fshehurazi nga kjo dramë, por jo haptazi. Shehit i duhej që të rifutej në lista për deputet dhe “hante turpin me bukë”, duke shkuar aty. 

 Ka dhe plot emra të tjerë politikanësh që mund ta ilustrosh këtë fabul. Personalisht kam respekt për ta, por nuk janë për tu respektuar për atë qe bëjnë si politikanë. Të tjerë politikanë të së djathtës dhe të majtës e bëjnë rregullisht këtë.

Thjeshtë duhet ta dinë se ata, nuk kanë humbur thjesht pronat, por dhe shumicën e shqiptarëve të heshtur që nuk e pranojnë këtë që po ndodh. 

38 komente në “Tani që e njoha pronarin e tokës së Nëna Lizës ”

  1. Jim says:

    Mero gjetjet e tua jane brilante dhe ilustrimi qe i bere me Dashamir Shehin I vuri vulen se kush jane politikanet tane!

    1. shtjefen palushi says:

      mirmbrema LOQJA…. ose LOQET E meros… si mu ngryset? shpresoj te jeni mire dhe sot…. c’mire zeza? mut ngelet tere jeten… sido qe te jeni… kam rrespekt per JU…. sepse dhe muti i ben mire tokes…

      1. Byrektore SHQUP-i says:

        Ndroje ate emer se e ofendon Shtjefen Palushin!
        Ti ashtu si gjykon dhe shkruan meriton te quhesh Tore Bytha.

        1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

          ???????
          I nderuar.
          Ja, keto bën interneti. Shkruan edhe ky rrumpalla qe e quan veten Shtjefen Palushi.
          Ka blere nje telefon, shkon mbas Shurrtores se Saliut, dhe i duket vetja i mençur.
          Debilat nuk e kuptojne qe mund të jenë kunder Edi Rames edhe pa u bere me Saliun.
          Ajo Nena Liza qe erdhi e zuri token pa leje, e do nje zgjidhje, sepse nuk mund të hidhen familjet rrugeve.
          Por kur flasin si zoter në token e tjetrit, të vijne zorret tek goja, dhe të vjen to nxjerresh prej bythe jashte.
          Por ne nuk kemi trutë e ketyre rrumpallave.
          Këta kane dy fatkeqesi. Jane edhe rrumpalle, por Jane edhe viktima të mungeses se shtetit per 30 vjet.
          Nuk do perfitojme nga keto fatkeqesi të denojme femijet e tyre qe nuk kane faj.
          Ata do marrin shtepi atje ku t’ju jape shteti.
          Tani, Edi Rama ç’hyn ketu? Ketu kemi të bejme me shtetin. Është sot Edi Rama, por nesër nuk është. Kjo lloj përgjigje ndaj atyre qe kane zene toka pa leje duhet të jetë njesoj. Rron apo s’rron Edi Rama, kjo nuk ka rendesi.
          Kur të arrijme kete mentalitet dhe sjellje te shtetit, do kemi bere nje hap shumë të madh perpara.
          Deri atehere, do durojme këta idiotet rrumpalle me telefon qe na bejne komente prej debilash ketu.
          Respekte.

      2. Likja says:

        SHTJEFEN.PRNG PRENGA E MARK MARKU…EDHE TI BON PJESE KE ATA BARBARET QE SLAN HUNJ ME TABELA KU SHKRUNIN TOK E XANUN…NA RROFSH TOPET O SHTJEFEN…

    2. O Mero shkrimi i juaje Sote ndryshone si Nata me Diten me atë të djehit dhe une ndjehem mire se pse dje une nuke dashta tjue besoje syve të mi se çfare lloje gjuhe kishe perdoru says:

      Mero shkrimi i juaje sote ndryshone si Nata me Diten me atë të djehit dhe me shkrimin tend sote jame pike për pike dakorte por jo me atë dje..Se pse ai i djehit mua mue duke si ta kishte shkruare nje rracist që urren Malsoret a po Veriun e Shqiprise a po si të ishe militantet i politikes a po i Feve e jo si Gazetare .Kure ti flisje se si do të vrasin e ku di une po shkove e ndertove në veri e prralla koti. Por une edhe një her them se ne si njerze dhe kombe kemi 600 vite që ullhiqem nga pushtuse, ose nga psedo Shqiptare hajduta dhe vrase . Prandaje ne si njerze, kombe dhe nen Liza jemi ku jemi sote. Pse??? kudo neper qytetet e Shqiprise ata që kane shume toke ose jane pronare ose ishe pronare jane të gjith myslimane?? Dhe të gjith kane mbiemra Turqishi pse? Pse nuke ka as nje Katolike? Që të ket pasur shume toka ose të ket qëne pronare i madhe në Tirane, Darren, Elbasane, a po Vlore? Se pse ne të gjithe si kombe Katolike kemi qëne. Dhe shumica e Shqiptarve kane më pake se 350 vite që e kane ndryshue fen në menyre masive. Se pse pushtusit Otomane Turqit i kane shpergule dhe largue me dhune të gjith Katoliket , Ortodokset dhe të gjith ata që e kane quajtur veten Shqiptare ose kane luftue Turqit. Disa i kane marre lidhur me zingjir dhe i kane dergue në Turqi si skllever disa të tjer kane ikur neper bote dhe shumica kane ikure në Itali dhe disa të tjere si të paret e nen Lizez kane ikure në malet e Shqiprise ku e kane pasure më let të jetone si Shqiptare pa ndryshue Fen a po gjuhe shqipe. Une jame kunder kosit kunder zaptimit. Po jme i siguret se 98/100 e pronarve të atyre tokave i kane marre veq që kane ndryshue fen ,emrin, mbiemrin dhe kane bashpunue me pushtusit. Edhe njeher une nudhe k jame me që atyre që jane detyrue të ikune e të jetone në male sote këta njerze të bën nje pa drejtsise tjeter. Por pa drejtsine e ka bër Enver Hoxha ,Sali Berisha, Fatose Nano,ilir Meta, dhe se fundi Edi Rama. E Jo nen Liza a po ate që done të ndryshone vende banime se pse pa levizje jeta do ishte si ne kohen e Enver Hoxhes ose të Podhe Potit ku njerzit duhet largoheshin nga qytetet.

      1. Na mbyten budallenjt says:

        O trap shko gjej ndonje abetare te mesosh shqip se nuk te kuptohet cfare do te thuash.

        1. Po cfare?? Çfare do thote në Abetare says:

          Po cfare?? Çfare do thote në Abetare???

  2. Nane liza me 12 dhoma ish pronaret me nje dhome e guzhine. says:

    Ky eshte albanistani,ku respektohet dhe i jepet te drejte shkelesve te ligjit ,pushtuseve,hajduteve e imoraleve.
    Nje kryeminister si sali krimineli i thote pushtoni dhe ndertoni ku te doni,vjen kryeministri tjeter ed palloshi dhe i ligjeron e i jep perparsi duke i dhene tapite dhe duke i uruar qe ta gezojne token e pushtuar apo gjene e vjedhur.
    Kudo keta lloj njerzish perfitojne ,kurse i ndershmi rri e pret e ngrohet ne diell.
    Krahasoni ish pronaret me zaptusat politikane te lalzit qe nga sali berisha e ilir meta e co qe erdhen nga shpellat me traste leshi dhe pa breke.
    Kjo qe ka bere sali krimineli eshte njesoj sikur i ka vene vendit nje mine me sahat qe shperthen here pas here per interesat e sali shpellarit

  3. Bubuzhel Berati says:

    MERO KAM BLERE NJE APARTAMENT KUPTOHET 25 VJET CRÉDIT PERVEC EKONOMISE ÉPARGNE SE NUK TE JAPIN AS CRÉDIT PA PASUR CONTRAT PUNE CDI .
    NGJITUR ME BALLKONIN ESHTE NJE PEME E NJE RÉSIDENCE TJETER DHE MBUSHET BALLKONI ME GJETHE NE VJESHTE KERKUAM TE PRITESH POR ISHTE E NDALUAR PASI PEMA ISHTE MBI 30 VJECARE DHE NUK LEJOHET ME LIGJE TE PRIHET
    E KOMENTOVA KETE FAKTE PER TE TREGUAR QE NUK PRET DOT NJE PEME QE TE DÉRANGE E JO TI ZESH TOKEN TJETRIT E PA IMAGJINUSHME PER NJE EUROPÉENNE

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      O Bubuzhel… ke bërë mirë që ke vënë këtë nick name se se koktrash si Bubuzheli origjinal.
      Po pse e pësove si thotë populli që për një plesht të djegësh gjithë jorganin.
      Edhe ti për 5 gjetje që të bien në ballkon do presësh gjithë pemën. Po degët që të bien në ballkon, nuk mund t’i presësh??

  4. Artibr says:

    Na keni car koken kush eshte pronare Mero po te ishte pronare nuk do ja kishte zen njeri pronen Perse nuk ta ze njeri ty shtepine po na flet per pronare me letra bakalli 3 pronare ka pasur shqiperia dhe Ata dihen asnjeri prej tyre nuk jetojne ne shqiperi ape librin e stambollit dhe lexoi pronaret keni ja keni shkateruar pronen dhe I thoni qe je zaptuse turp te kesh deri ketu ke arritur po te kishte pronare nuk do e shtetezonte shteti apo nene Liza nje shtete komoniste.

    1. asd says:

      Llogjike e gabuar. Edhe pse nje prone mund te jete pa pronar (qe dmth eshte e shtetit – prone publike) nuk i jepet kujt e drejta ta zaptoje.

  5. Xoni says:

    Nuk behet fjale per prapambetje apo injorance, por per vjedhje dhe harbuteri te shfrytezuar nga politika e poshter antikombetare. Shteti me taksat e shqiptareve po u kompenson padrejtesisht ndertimin pa leje…tani kerkojne edhe kompesim per token e zaptuar dhe shfrytezuar 30 vjet.Turp per shqiptaret e “heshtur” qe durojne keto vjedhje me bekimin e politikes.

  6. Pronari says:

    Pronaret e vertete nuk kane marre dhe nuk kane per te marre gje.Pronat u shperdoruan nga shteti dhe politikanet e te gjitha shijeve.Me i fituari po na del Erioni i fiqve qe do te jape lejet e ndertimit.Te gjithe d dine sa kushton nje leje ndertimi ne Tirane.Ca si puna e Nena Lizes jane kalimtare qe neser nuk do t’u dihet c’kane qene.

  7. Tirons safi says:

    Haha dash rakia, njeri lapangjoz, qe Mero me sarkazem tall bythen me dash rrot .arin. Edhe Qeveria perpara se te kompesoje keta zaptuesit e pronave, tju beje verifikimet nga kane ardhur dhe nqse andej nga malet a nga fusha, nga jugu a veriu qofshin, kane shpia a toke apo cdo gje tu konfiskohet nga shteti, por jo ama edhe ketu ne Tirane edhe atje ne mal apo ne fushe, te kene prona. Mos i beni sh fresk nena Lizes, se nje cop injorante eshte. Po le te demshperblehen per vleren e ndertimit qe kane bere, me cmimet e kohes kur eshte ndertuar, e jo me cmimet aktuale te materialeve te ndertimit, bile mundesisht te kene dhe faturat origjinale te materialeve qe kane blere, por jo te demshperblehen per siperfaqen e tokes qe kane zene. Mos u beni sh fresk, nje pakice jane, nuk hyne ne refere votat e tyre, ata perseri nuk kane per ti dhene votat, ke sali karaxhici do ti cojne.

  8. Tirons safi says:

    Haha dash rakia, njeri lapangjoz, qe Mero me sarkazem tall bythen me dash rrot .arin. Edhe Qeveria perpara se te kompesoje keta zaptuesit e pronave, tju beje verifikimet nga kane ardhur dhe nqse andej nga malet a nga fusha, nga jugu a veriu qofshin, kane shpia a toke apo cdo gje tu konfiskohet nga shteti, por jo ama edhe ketu ne Tirane edhe atje ne mal apo ne fushe, te kene prona. Mos i beni sh fresk nena Lizes. Po le te demshperblehen per vleren e ndertimit qe kane bere, me cmimet e kohes kur eshte ndertuar, e jo me cmimet aktuale te materialeve te ndertimit, bile mundesisht te kene dhe faturat origjinale te materialeve qe kane blere, por jo te demshperblehen per siperfaqen e tokes qe kane zene. Mos u beni sh fresk, nje pakice jane, nuk hyne ne refere votat e tyre, ata perseri nuk kane per ti dhene votat, ke sali karaxhici do ti cojne.

  9. Xhaxhi says:

    Daja eshte tu pi ndonje teke ne ndonje barrake me 5 milonat qe ka vene pasuri me parrullen “te kuqt na kane marre pronat”. Kjo ishte LOJA.

    Fevzi debili tha ne opinion “nona liza eshte per ne parlament, duhet te jete deputete”. Edhe ky si daja me “te kuqt na kan marre pronat” parrullen ka vendos pasuri marramendese qe as vete nuk e di. Mjafton qendra Toptani ne mes te Tiranes. Perseri , kjo ishte LOJA.

    E forta eshte qe te dy pretendojne qe nuk kane ate qe ju takon ende.. ndersa pensionistat qe ndertuan shqiperine dhe tokat qe ka shqiperia sot jetojne me nje pension qesharake.

    Eshte shume vone o Mero shume vone. Edhe sot voten ja japin Saliut, ben gabim qe mendon se e kane kercenim. Eshte mentalitet, nuk duan shtet. E keqja eshte se edhe ky derdimeni kryeminister qe kemi vuan nga ky mentalitet. Eshte sindrome e pishtareve te dhjetrokracise.

    Megjithate faktet jane kokforte, kane votuar 30 vjet Sali kermen, jo vetem kaq por nuk kane lene gje pa thene e pa bere kunder shumices se heshtur. Tani te korrin ate qe mbollen.

  10. Patriot says:

    Analiza e pare ishte super. Edhe kjo e dyta po ashtu. Por per ta plotesuar do ishte mire te na sillje listen e pasurive te Klotildes dhe Dashit. Mbase jane kompesuar diku tjeter? Normal me dyfishin e pronave qe nuk kane marre. Kush dreqin do rrinte per nje rroge deputeti duke qene miljarder? A po jo Mero? Sikur nuk del llogaria.

  11. Komunisti says:

    Z. Baze ne radhe te pare tregohu i ndershem me veten e publikun e prano e shkruaj te verteten e madhe. Ajo eshte qe komunizmi e komunistet nuk kane te bejne fare me katrahuren e prones pas 90 ‘ ! Hiqeni kete justifikim e tymnaje qe zhivillohet sa here flitet per kete problem. Ja nje shembull tjeter i shumices se heshtur : Ish- pronaret moren shtepite qe ju ishin sekuestruar gjate komunizmit ( shumica sekuestruar ne emer te denimit si bashkepuntor te fashizmit ). I kane mare te gjithe pa perjashtim . Njerez te cilet nuk kishin pushtuar asgje, thjesht shteti i kishte strehuar aty e qe per ate strehe paguanin qera si gjithe te tjeret (sa per dijeni nuk ka patur shtepi falas ne komunizem) nje dite te bukur u nxorren jashte . Me te drejte apo jo fakti eshte qe i liruan shtepite pa hapur probleme. Cfare moren nga shteti ? Asgje, as qera e as shtepi falas. E vetmja gje qe ju premtua ishte vendi ne listen e te pastrehve ose kredi e bute per te blere nje shtepi tjeter ( sigurisht nese i plotesonin kushtet per kredi).Kjo eshte nje lufte mes hajdutesh te vjeter e te rinj. Te vjetrit jane ish-pronaret e te rinjte jane pishtaret e shkerdhatocise . Sa per populistin Rama, per hundesh ka per ti dale…nuk po e ndihmon kete vend e as nuk ndertohet shtet keshtu . Kur filmon ato pallatet e termetit apo u jep shpi ketyre te “100 mij eurove te qelbta” ta hap pak kendin e kameres e te shoh edhe ne te tjeret qe jetojme akoma ne pallatet e Enverit e nuk kemi shkelur kurre asnje ligj e qe te nxjerrim koken nga ketu na kerkojne 2.000 euro metri keta ish-pronaret e vjeter apo pronaret e rinj te shkerdhatocise.

  12. Liza ne boten e çudirave says:

    Nene Liza duhet te zgjohet nga endrra e saj. Duhet ti jepet magjari te hipi mbi te dhe ush andej nga ka ardhur. Sebashku me cfar ka pjelle.Ose nese do shtepi ne Tirane ta bleje me para dhe ne forme ligjore.ashtu si cdo qytetare tjeter.

  13. Nje mendim per Meron nga Lala i Topojes per Malokun e Tropojes. says:

    Cfare ke o Mero qe do t’na futesh ne sherr! Mire qe na zaptuan pronen te cilen me te drejten e zotit duhej te trashegonim nga te paret tane, por ti me duket kerkon qe edhe t’na rrahin rrugeve? Nuk thua shyqyr me kaq? Vallahi, po tregohen vertete te meshirshem, se po t’ju shkrepet, se kane per gje fare qe nje dite te bukur t’na nxjerrin ne rruge te madhe duke na flakur si lecke edhe nga shtepite ku kemi futur koken.

  14. Tirona says:

    kapeni “Nona Lizen”dhe perplaseni ne katunin e vet se ata jane mesuar te flene ne nje dhome me gjithe kafshet e familjes dhe dru ne koke si jastik dhe mbyllet ky muhabet

  15. Nje pronar says:

    Z MERO SIC DUKET PASKE RRUGE TE GJATE PER KETE TEME MBI FATIN E PRONAREVE TE LIGJSHEM .
    DO KESH RASTIN TE NJOHESH NGA AFER SHUME E SHUME PREJ TYRE .
    EDHE UNE QE PO TE SHKRUAJ JAM NJE PREJ TYRE NE TIRANE .
    KOMUNISTI ME EMRIN SALI KA FATIN E KEQ QE ESHTE GJALLE QE TE SHOHI ME SY E DEGJOJE ME VESHE SA MALLKIME KA NGA KY POPULL.

  16. Polici says:

    Ketu kemi qene o Mero, ktu ke qene dhe ti. Nuk guxonte kush te hapte gojen per barbarine qe po behej me pronat se te sulmonin histeriket me fjalet “komunist”. Te doje ligjin dhe shtetin ishe dhe ende je ne fakt “komunist”. Keta ish pronaret nuk kane lene gje pa thene e pa sharre shumices se heshtur “komuniste” kur ju tregonim qe pronat jane te italianeve te cilet blene gjithe Tiranen dhe me pas ja lane shtetit. Askush nuk e do ligjin, as nona lizat dhe as ish pronaret. Te gjithe duan te mbulojne bythen e tyre!

  17. Trotski says:

    Rasti “Nona Liza ” eshte shume i perhapur.kete Loje e nisi Sali Kerma dhe po e vazhdon “Fatkeqsisht” Kryeministri Rama ..Duhet te Veproje Ligji.ne rast se nuk u kthehet prona pronareve te Ligjshem ,te pakten te demshperblehen .”Zaptuesit” Duhet te Paguajne .

  18. socialisti says:

    Amon o Mero, na thuaj kur do vije ne pushtet Edi Rama qe te marrin tere ato Klotilda Feratet ato prona ku i kane e ku nuk i kane se boll po vuajme mbi 30 vite me qeverisjen e ketij Sali Berisha !

  19. lesh e li says:

    Mero, mgjse me vonese mos iu ndaj kesaj teme. Vendi nuk behet duke vjedhur, as duke ecur pas modelit mdotes te Lizes. 30 vjet mjaftojne per te kuptuar c’eshte ligji dhe sa e rendesishme eshte drejtesia. Liza dhe ata qe e mbeshtesin jane modeli i vjeter i Berishes qe sakatoi kete vend. Ka ardhur koha qe politika te ndahet perfundimisht nga horrat.

  20. taksidari i qeverise says:

    Ta shkule nga truri nje here e mire gjithkush se do dale ndonje pushtet ndonjehere e do ti largoje ato mijra e mijra familje qe kane ardhur rreth qyteteve pas 1990 e do ktheje ne pronat e tyre te para luftes ca dhjetra familje!
    Kush ka fije dyshimi per kete, le ta konsumoje me Edi Ramen tek ai, Bashkebisedimi me qytetaret qe pretendohet.

  21. Indinjata says:

    Faji nuk eshte as i Meros qe sot eshte bere zengjin dhe as i Rames,por eshte i Joni qe nuk bashkohemi pasi nuk jemi pak edhe pse kane kaluar 30 vite shkerdhatokraci ku i pari qe prishi ligjin per te pastrehet e dale nga banesat me ishpronare te sekuestruara nga shteti eshte legeni aszmatik pianeci Fatos Nano i cili pasi rembeu nje kate te tere tek “Tirane e Re” dhe pasi mori edhe nje kate tek shallvaret i braktisi ata qe edhe sot nuk gezojne te drejten e barabarte si i gjithe populli shqipetar qe te hynin ne ekomonine e tregut si e gjithe shoqeria duke u bere pronare sepse shteti i atehereshem i hodhi ne rrugen e madhe !Gjithkush erdhi ne Tirane zaptoi,vodhi,rembeu duke filluar nga langenjte qe u bene qeveritare ku zaptuan e transformuan pronat shteterore e deri tek ata qe zaptuan institucione duke i adoptuar ne banesa,e per ne kerkush nuk u interesua por bene gjene me te piset duke na detyruar te largohemi per nje jete me te qyteteruar pasi Tiranen e kishin zaptuar kafshet e zbritura nga pyjet e malet e ku sot fale shkerdhatokracise ndihen qytetare te kryeqytetit!I beje thirrje te gjithe atyre qe kane mbetur pa strehe nga ndryshimi i sistemit jo per fajin e tyre por te shtetit te shkermoqur Shqipetar te mblidhemi e te kerkojme te drejten tone legjitime qe na eshte mohuar duke na lene jo vetem pa strehe por me ca leva te pista shteterore iu bene te mundur ishpronareve qe te rembejne e te privatizojne jo vetem shtepite e marra nga sistemi i meparshem por edhe ato qe pretendonin qe ishin kthyer ne prona shteterore!Ky eshte shteti i shkermoqur shqipetar ku kryetari i Bashkise i gjeti strehim sot edhe mbretereshes Gjeraldine e per kete shtrese shoqerore mbyllin veshet e syte e bejne sikur ky problem ka kaluar!
    Te organizohemi e ti tregojme ketij kodosh shteti qe edhe ne jemi dikushi,ku kemi zbatuar ligjet e shtetit,nuk kemi zaptuar,nuk kemi vjedhur e kercenuar siç bejne sot “nena Lizat “ku jo vetem qe e konsiderojne vehten vendalinj, por edhe duan çertifikate pronesie!Besoj se çdo kush qe eshte i interesuar per kete katrahure ne dem te qytetareve te ketij vendi duhet te solidarizohet duke ngritur zerin deri ne instancat me te larta duke kerkuar plotesimin e kesaj kerkese sepse femijet tane qe kane lindur ne ato vite sot kerkojne pronat e mohuara nga ky rregjim shkerdhatokracie qe kemi instaluar ku prioritet ka hajduti,vrastari e ai i veshur me petkun e “baballareve te kombit”!
    Besoje se kur perfiton çdo lloje soji e sorrollepi qe pretendon joligjerisht dhe i plotesohen kerkesat e tyre jolegjitime ,ne po e po qe na takon per tu quajtur edhe pse kane kaluar 30 vite ,qytetare te barabarte te ketij vendi!
    Shtepite na takojne falas si te gjithe familjet shqipetare qe i perfituan sepse si ata kemi qene qiraxhinj ne shtepi shteterore pavaresisht se kane patur apo jo pronesi perpara viteve 45!Ishpronaret jo vetem qe perfituar rikthimin e pronave por privatizuan edhe apartamentet ku kane banuar perpara vitit 90 e ne sot ndodhemi rrugeve te Europes pasi shteti shqipetar i saj kohe edhe ky i sotmi as nuk e ka vene ndojehere ujin ne zjarr.Edhe disa pallate qe u ndertuan enkas per ne tek rruga Ali Demi u vune ne dispozicion te zaptuesve te zbritur nga mali me kollare deputetesh e familje te tyre duke tjetersuar listat qe ekzistonin si te pastrehe ne Bashkine e Tiranes.Ndaj te mblidhemi te gjithe e te kerkojme te drejtat tona te ligjeshme ndryshe ka organizma Europiane ku e drejta jone mund te vihet ne vend!
    U beje thirrje te gjithe familjareve qe kane dale ne rruge per faj te shtetit te organizohemi ne nje shoqate ku te kerkohet urgjentisht zgjidhja e ketij problemi shoqeror e ne pamundesi per ta zgjidhur ky shtet i cili perparesi i jep zaptuesit te pronave ,ti derjtohemi Organizmave Europiane per zgjidhjen sa me te shpejt te ketij problemi per kete pjese te pambrojtur dhe te harruar te ketij vendi.

  22. Patriot says:

    Me aq halle sa kemi ne si popull zgjidhja me e mire eshte rrezimi i te gjithe klases politike dhe te kerkojme protektorat nderkombetar sigurisht nga perendimi jo nga lindja. Perrallat me mbret te tipit Marin Mema harroini. Ndryshe do shkrihemi fare si komb. Nuk e dua pavaresine me gjithe keto halle.

  23. N,v says:

    Mero të dy shkrimet godasin fenomenin që e vuajmë për dit e për natë në çdo çast ,kur shikoj se në pronat e trashëguara politika rrëmbeu nga pronari dhe bëri dhurata në interes të votave duke abuzuar me konceptin se ka punuar ne tokën e kolektivizuar apo shtetëzuar me fermat bujqësor ,i referohem këtij fakti sepse aty është shumica e pronave të dhuruara dhe depozitat e votave të partive politike.
    Ky ishte handikapi i parë ,më pas lëmshi ligjor që përsëri politika e stimuloi dhe e adresoi me komisione njohjeje ,kthimi e kompensimi me ATP e ZRPP dhe sot me AKSH ështe i dyti i gatuar përsëri nga politika por në bashkrendim dhe bashkpunim me sistemin e korruptuar të drejtësisë dhe me një administratë të superkorruptuar që e kokolepsën lëmshin këto 32 vjet deri në këtë masë ku jemi sot ,Shumë njerëz zaptuan edhe ish pronat e tyre dhe Bashkitë dhe strukturat e përmëndura më sipër me qeverisjen qëndrore po vazhdojnë të mashtrojnë popullin pa zgjidhur asgjë ,edhe pse propaganda lustron dhe çorodit qëllimisht per kapërxime mandatesh edhe sot
    Kjo punë or mik do revolucion me themele të reja ,por kurrë më me politikanë mashtrues .
    Kjo do një bazë të re ligjore të mbështetur në mënyren më strikte dhe qartesosht të formuluar për të bërë drejtësi
    Mendoj se është koha të zerohet gjithçka në këta 32 vite dhe të bëhet drejtësi duke perfshirë të dy palët me rregulla dhe ligje unikale si në gjithë perëndimin dhe të marrë hakun që i takon secilit
    Handret nuk bëjnë gjë tjetër veçse zgjasin agoninë e cila nuk do të jetë më një sëmundje e tejzgjatur si deri më sot por një pandemi kombëtare e cila do të paguhet shumë më shtrenjtë se sa është gjëndja e deri më sotme.
    Qeverria,parlamenti dhe sistemi i drejtësisë duhet të përgjigjen para popullit për çka ndodhur dhe ç’duhet bërë.

  24. humor ballkanik says:

    Cudirat nuk kane te sosur ne trojet shqiptare – Ka “Patriot” si ky i ores 12:02 qe kerkojne protektorat nderkombetar me prokurim te drejtperdrejt vetem nga ana perendimore !!
    Rri rehat o “Patriotiku” se je nen guvernim te plote nderkombetar me fort edhe se ato republikat e bananeve ne Afrike!
    Nese kerkon protektorat nga nje vend qe te mbaje me buke pastaj 2 milion shqiptaret, ate mos e shpreso kot.
    Se e ka thene dikur edhe Esat Pashe Toptani kur e pyeten bejleret – A po do me na e shit Shqiperine?
    dhe Esati ju pergjigj – “Une jam munduar boll ta shes, por rrini rehat se nuk e ble askush “

  25. maga says:

    Në shqipëri nuk ka të djathtë. Pronat duhet tu kthehen vetëm pronarëve të vegjël. Pronarët e mëdhenj edhe në evropë janë shpronësuar.
    Shteti duhet të bëjë kujdes që shumicën e pronës ta kenë pronarët e vegjël,se ata e kanë mbajtur këtë vend. Nuk mund tu jepen pronat pashallarëve që kanë luftuar në gjëmën e siri.
    Por edhe zaptimi me forcë nuk duhet lejuar.
    Këto reforma duan parti nacionaliste që fatkeqsisht nuk i kemi.
    E si ti kesh,kur ke një popull pa identitet kombëtar që kërkon të jenë protektorat??
    Dhe jo vetëm populli,por elita është më keq. E urren kombin dhe organizimin kombëtar.
    Populli pret një prijës kombëtar për të dalë nga llumi!
    Po llumi është i fortë akoma,se ka ymer bazen,ka lubonjën,ka yzeirin dhe fevziun.
    Këta kanë të gjithë hajdutë dhe dumbabistë që për babë kanë turkun,italianin,grekun,amerikanin. Kur të kemi edhe një vuçiçi,një orban, do të kemi shpresë për më mirë.

  26. Sara says:

    Sa fillova te lexoj artikullin e lashe, ate per nene Lizen e kishe qare… kete per gjoja “pronarin e tokes” Ilden e Fates, e ke dhi… mos vijo te publikosh “lajmet” apo scoop=et e Erjona velise se e zhvlerson shume veten..

  27. 45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE says:

    Klotilda Feratet e ato pronaret nuk u shpronesuan nga Nene Lizat ne 1991, por u shpronesuan ne 1945.
    Shpronesimi erdhi nga Pushteti i supozuar “Popullor” i Enver Hoxhes qe zhduku krejt pronen private per 45 vite.
    Ky Pushtet “Popullor” shpalli falimentin ne 1991 kur ish kryeministri atehershem BUFI deklaroi “Kemi edhe 6 dite buke”
    Ne kushtet kur mbi 70% e shqiptareve jetonin ne fshat dhe kur ato Kooperativat u shkerrmoqen, e vetmja mundesi jetese u mbeti te vinin ne zonat urbane.
    Ato troje ku ato u vendosen nga 1991 nuk ishin te Klotilda Ferateve, por te nje Pushteti te falimentuar me 100 &prone Shteterore!
    Dje ne 13 shkurt 2022 Mero Baze nuk e njihte pronarin e tokes ku ka shtepine Nene Liza.
    Do ta dinte Nene Liza valle ne 1991 se toka ishte qene para lufte e fisit te Klotildes?

    1. TUC MAKU says:

      Ju komentuesi “45 VJET SHQIPERI SOCIALISTE-TALLONISTE” me kellirat makartiste biberishte dhe xhaferr deviste mund te shani Kohen e Enverit por Historine dhe faktet nuk I ndryshoni…ng ato 45 vjet duhet te hiqni periudhen 1944-1950 kur gjithe EUROPA kishte problem te renda ne ushqim biles ne Greqine fqinje ka patur uri me mijra te vdekur dhe nese nuk do iknin ne perendim do ishte katastrofe..
      .
      Nga 45 vjet Tallona hiq periudhen 1952 -1961 kur ndihmat sovjetike u hoqen tallonat qe u vune perkohesisht 1962-1964…
      .
      Nga 45 vjet Tallona hiq periudhen 1964 -1985 kur ne tregun shqiptar gjeje dhe qumesht dallendysheje
      .
      Eshte e vertete qe pas vrasjes ( vetvrasjes) Mehmet Shehut ne 81 dhe vdekjes Enverit ne 85 ai vend filloi pikiaden por mos harro se nga 1991-2022 ndihma euro-amerikane ka qen pothuajse zero ne Krahesim me ndihmat sovjetike dhe kineze
      .
      Ky fenomeni I Lokes Liza tregon shperfyterimin e politikaneve shoqerise civile biles dhe diplloamateve miq qe merren me Shqiperine
      . Ky fenomeni I Lokes Liza tregon krimin me te madh te bere ne Kohen e Sali Perbindeshit pare ne URBANISTIKE-PYJE-LUMENJ qe jeni m azi se CHINGIS KANI MONGOLISE..
      .
      Per artikujt e Meros per Loke Lizen nuk jam dakord ne shume gjera por nese Jarani I saj Salih Berishaj nuk pordhi per te disaten here dipllomatet e Amerikes qe I dhane non graten dhe tani ben fushate elektorale per te marre edhe nje here Kullen K/m LERENI DHE LIZEN TE LUAJE PJESE E DYTE TE FILMIT TOKA JANE ME TUC MAKET E SOTEM

      .

      .

  28. Pilua says:

    O Mero ne vend qe te informosh popullin se ku ndodhet Trisa ne kete kohe na merr mende me “nena Lizen” !E kujt i intereson ne kete kohe ne prag te mbylljes se BBVip ku kerkush nuk e di si do ti shkoje halli Trises qe thone se ka zera qe eshte nisur per te pare ndeshjen e se martes midis Realit dhe PSG e ftur nga Neimari tek llozhat e vipave se bashku me Embapene.Kjo duhet te jete shqetesimi i sotem dhe lere “nena Lizen” se ka qene shoferja e pare e shoqerise Shqipetare dhe e meriton te zaptoje jo ato toka por tere Tiranen nen siglen ‘toke e xanun”!
    Fenomeni “Liza “duhet bere shembull se si mund te te zgjidhe hallet qeveria e radhes pasi “qeverite kuislige “qe kane shkuar vetem kane rembyer per vete e sojin e tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje