Nga Mero Baze
Për herë të parë gjatë më shumë se 30 viteve të fundit, kur Sali Berisha ka sunduar në politikën shqiptare, Liri Berisha gruaja e tij, u shfaq në një tribunë politike në Vlorë, duke ju folur grave që mbështesin familjen e saj në betejën e fundit me SHBA.
E pashfaqur kurrë në tribuna politike, edhe pse ka qenë ndikuesja më e madhe e vendimeve më të këqija të Sali Berishës, në dëm të shqiptarëve, Liri Berisha duket se po përdoret tanimë për ta banalizuar të keqen dhe për të konsideruar betejën kundër SHBA- një çështje “nderi” në familjen Berisha.
Dy ditë më parë Ilir Meta, në përpjekje për të shpjeguar makthet e tij nga beteja me SHBA, e kishte përmendur rastin e Liri Berishës si “padrejtësi” të madhe, madje shprehu gatishmërinë të çonte “bedel” në vend të saj, gruan e tij. Në fakt Monika Kryemadhi ka plotë të meta dhe mëkate që na i tregon çdo ditë dhe kjo e bën atë një grua shumë më dinjitoze dhe të pranueshme se sa Liri Berisha, që ka tridhjetë vjet që na poshtëron duke diktuar pushtetin e burrit të saj dhe për të ruajtur maskën e një kukulle japoneze, që fsheh thikat nga pas.
Përpjekja për të përdorur Liri Berishën si karburant rezervë në betejën me SHBA nga familja Berisha dhe gjithë familja “non grata” në përgjithësi në Shqipëri, është shenjë e krizës së fortë që ata po përjetojnë me opinionin publik. “Shtëpia e Lirisë” duket se ka nevojë për Lirinë e Sali Berishës, jo për të na shtuar ne liritë që na mungojnë, por për të siguruar lirinë e tyre për të qenë sërish njerëz normalë në shoqërinë shqiptare.
Por ka shumë arsye përse “Shtëpinë e Lirisë” nuk e shpëton dot Liria.
Ndryshe nga sa është përpjekur këto tridhjetë vite, për të qëndruar nën hijen e Sali Berishës, kushdo që e ka njohur nga afër atë familje dhe pushtetin e saj, e ka të qartë se Sali Berisha, për qindra arsye që lidhen me formimin e tij, komplekset e tij të inferioritetit, por dhe konceptin tribal për pushtetin, ka qenë i dominuar në vendimmarrjen e tij nga Liri Berisha. Ajo nuk është thjeshtë gruaja e tij, por diktuesja e vendimeve të tij më të gabuara dhe më të rënda për shqiptarët në momente kyçe të krizave të pushtetit të tij, që e ka dominuar atë dhe e ka diktuar të ndjekë interesin e familjes. Ajo është nxitësja e vendimeve të tij të ndarjes Veri- Jug në vitin 1997, diktuesja e përfshirjes në pushtet të klanit të saj pas vitit 2005, njeriu që i ka imponuar betejë politike me drejtësinë për të mbrojtur djalin në vitin 2008, kur gjurmët e tij të përgjakura të çonin tek masakra e Gërdecit dhe më pas njeriu që udhëhiqte pasurimin e familjes: vajzës, djalit dhe asaj vet në emër të pushtetit të Sali Berishës.
Ajo e ka trajtuar realisht Sali Berishën si një kollovar në shërbim të familjes së tyre në pushtet.
Me një qetësi të frikshme, ajo u përgënjeshtrua publikisht nga motra e saj, kur tentoi të mashtronte se Berisha nuk e njihte burrin e motrës së saj mbetur i vdekur në Gërdec, që sipas saj motra i kishte thënë “mban ca arka në Gërdec.” Pra u tregua e gatshme të poshtëronte edhe burrin e vdekur të motrës së saj, vetëm që të nxirrte të pastër burrin dhe djalin e saj të përfshirë në një histori korruptive për shkak të pushtetit.
“Kur një ditë shkojmë në varreza te prindërit, e pyes motrën, nëse i shoqi kishte filluar punë dhe ajo më tregoi se po punonte diku afër Marikajt. Kur e pyes se çfarë bën, ajo m’u përgjigj: “Mban ca arka municionesh”. Është i kënaqur me punën? – e pyeta. “Jo dhe aq, mban ca arka, por do të rrijë veç pak, sa të gjejë një punë tjetër më të mirë”. Në kohën që vdiq, kishte marrë vetëm dy rroga.” (“Panorama”, 15 prill 2008).
Nderkohe motra e saj Vjollca tregon se nuk e dinte që bashkëshorti i saj punonte në një fabrikë demontimi të armëve: “Po si mendoni ju, që po ta kisha ditur, do lejoja që im shoq të punonte aty? Unë me të vërtetë s’jam e pasur, kam punuar si gjithë shqiptarët e tjerë nëpër Evropë, tri punë në ditë, nga kuzhiniere te pastruese, por nuk isha duke vdekur nga uria që të lejoja që im shoq të punonte aty, në mes të rrezikut”, – thotë gjatë intervistës së saj Vjollca Rama. (“Gazeta Shqiptare”, 15 qershor 2008).
https://www.gazetatema.net/2018/03/15/genjeshtrat-e-familjes-berisha-per-gerdecin/
Më tutje ajo u kthye në një personazh vulgar dhe objekt anektodash, ndërsa thërriste në ankande “bamirësie” VIP-at e biznesit shqiptar që blenin piktura sikur të ishin të Pikasos, pa i parë kurrë ato me sy e pa i prekur me dorë. Ndonjë prej tyre mund ta shikoni sot në zyrën private të Sali Berishës që është selia e re e partisë së tij.
Atë e ke në fotografi publike me njerëz që janë në kërkim për pastrim paresh e trafiqe ndërkombëtare, duke firmosur bluza sportistësh nga 25 mijë euro për një copë. Ajo është gruaja që ka heshtur për 30 vite ndërsa burri i saj ka përdhunuar publikisht çdo grua në politikën shqiptare me fjalorin më të rëndë të mundshëm, dhe është ndjerë e plotësuar kur Sali Berisha ka akuzuar si “lavire bulevardi”- kryeprokuroren Ina Rama, pasi mendonte se ajo i rrezikonte të ardhmen fëmijëve.
Ajo për tridhjete vitë ka qenë ujkonja që ka ruajtur pushtetin e Sali Berishës për interes të familjes së saj, dhe një njeri që ka dominuat vendimmarrjen e tij politike.
Vajzë e një familjeje “jugosllave”, vendosur në Tiranë, me nëne serbe dhe baba nga një fshat shqiptar i Malit të Zi, ajo është e ftohtë ndaj fatit të shqiptarëve në pushtetin e familjes së saj.
Fatkeqësisht Liri Berisha është në listën e zezë të SHBA si gruaja e Sali Berishës, në motivacionin për korrupsion domethënës për shkak të përdorimit të pushtetit të tij. Po të mos ishte formaliteti protokollar, nuk do të ishte gabim, që Sali Berisha të ishte në listën e zezë, si burrë i Liri Berishës dhe babi i fëmijëve të tij që në fakt plaçkitën Shqipërinë dhe vazhdojnë t’i gëzojnë akoma ato para.
Në atë familje fatkeqësisht Sali Berisha është më i miri. Ndaj “Shtëpinë e Lirisë” nuk e shpëton Liria. Ajo është arsyeja pse ata janë fundosur.
Eh ty ta befte zoti mbar o trim po jua ngule thiken kesaj familje te kriminalizuar deri ne palcr
Vazhdo bjeru nga te mundesh se nje te shtyme dhe do ti shikojme ne req
Zoti do marrin hal
Respekte pa fund o gjigand
Mero,te pergezoj per guximin dhe shkrimin shume interesant per te shoqen e Sali Kriminelit, Liri Berishken. Keta si familje jane antishqipetar,armiq te shqiperise te cilet UDB-ja Jugosllave i ka paguar dhe i ka vene ne shrebim te tyre.Edhe kata si familje Berisha i kane qendruar besnik dhe kane justifikuar parane e madhe qe kane mare nga Serbet. Shqiperin e shkaterruan,e dogjen totalisht. Vendi tyre eshte ne burgun e Reçit.
Mero te lumte pena per shkrimin, si gjithmone!?
Ne me pyesni mua per vendlindjen e nenes, sa afeksion dhe dashuri kam, do te thosha…pa mase, do te desheroja edhe te varrosesha atje pas vdekjes. Pra desha te them, duhet ta mirekuptojme Liri (Lubicen) Berishen per c’ka ben per Serbine, eshte me se normale. Shqiperia per ate (Lubicen), eshte nje toke ku ndjehet si nje emigrante qe vecse do ti marre c’te mund dhe me pas ti ver zjarrin.
Megjithese shkrimi eshte shume i aritur.Ti Mero ke detyre dhe mundesite,me te shumta te sqarosh shqiptaret me shume per kete teme.Ti e di shume mire se Sali Berisha ka jetur,punuar dhe vazhdon te jetoje ne kufijte e SKIZOFRENISE.Dy keshilltaret kryesore te tij kane qene Argita dhe Liria.
Ata qe e njohin mire ate e dine cfare monstre eshte aji.Sa hajdute eshte.Per te mis folur pastaj per prejardhje dhe aktivitetin agjenturor te gjakut te saj.
Cfaqia e saj ne ne Vlore,sa antishqiptare eshte po aq cinike.
EDHE NE FORME,PAMJE E QENDRIM IMITON 100% GRUAN E SLLOBODAN MILOSHEVICIT NE PRAG TE ARRESTIMIT TE TI.
ben….
Po hë o Beno, duket sikur je bër memec… Këtu po të poshzërojnë vjehrrën dhe ti asnjl gërmë koment.
Po e dhoh që në familjen Bërisha vetëm gra ka se burrat janë me një ” r “që fjala nuk peshon.
I ke ca të trashë drutë kësaj rradhe Mero!
Lëri pordhët me ” jugosllavë”…!
Jetë e mot ,armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve,janë vetë shqiptarët!
Grekët e sërbët ngrohin duart në këtë realitet,po nuk t’a kanë fajin ata…dënoi vetë tradhëtarët e vrasësit e tu, mos prit nga Amerika apo kushdo qoftë,leri hartimet me “armiq të jashtëm”,që jo se nuk i kemi,por magjia është këtu brenda sepse ti vëlla kalon nga Hoxha te Alia, nga Berisha te Velia…çfarë muti pret atëhere?
Largo plehrat nga drejtimi i vendit,paskëtaj fqinjët të hanë k”!
Koment i zgjuar dhe i sakte!
Kur e pashë sot mes ca grave demokratikase, lajmi u dha direkt pasi i shoqi kishte vjellë vrer me akuza nga ato që vetëm ai i gjen, thashë: Po kjo nga doli tani? S’e kisha parë që kur dilte përkrah Rezart Taçit, dikur. Sigurisht që janë vënë familjarisht në lëvizje. Saliu, me një anë, Liria në anën tjetër, dhëndri në një tjetër drejtim, e dashura e djalit e punësuar në Topchannel e sa herë merr fjalën, përmëndet i dashuri, e flitet për anglishten e tij, s’i nuk mendojnë për ata të gjorë që humbën njerëz? Flasin me superlativa për të dashurin e Armonës e ngazëllehen, e nëna e atij djalit të vogël, i vjen të thyejë tv. Goca e gra, po harrojnë atë grua që lufton e vetme me dhimbjen e djalit të humbur. Sa për djalin, ai ka një tv të tërë që e përdor për propogandën Berisha. Pra të gjithë yxhym të mbrojmë pasuritë e vëna me gjak. Është pikërisht kjo që shkruan Mero që nxorri Liri Berishën në tribunë.
Shume interesant dhe bindes shkrimi, me hapi syte per te pare marredheniet ne ate familje mafioze dhe per rolin e Lirie Berishes ne te. E kkisha konsideruar perhere si nje grua te nnenshtruar ndaj burri. por tani mund ta besoj qe Saliu mund te jete me i miri ne ate familje.
Nje Nexhmie e dyte
@Mero
.
Ashtu nën rrogoz
na i fut ca spica
që damar kinez
ka ngrënë Milica.
.
Komplet lakuriq
siç e bëri Shkija
në ktë analizë
del a.k.a. Lirija.
.
Dhe kar-dhiologu
kryepushtetar
në hale të tija
mbeti Kollovar.
…
P.S.
Duket, i njeh mirë
si në majë të gishtave
bëj për t’a një Libër:
Kasandrat, midis Berishajve.
Z. Mero, une jam lexues yti dhe prej kohesh megjithese gjithnje kam menduar se shkrimet e tua nuk jane te ndershme. Ti “loz” me gjysme te verteta me shume me shume sukese se Sali Berisha, se je shume here me inteligjent se ai. As tani qe lexova kete shkrim nuk nderrova mendje, por po them se ky eshte shkrimi qe faktet e perdorur i ke trajtuar me ndershmerisht se ne cdo shkrim tjeter.
Ahmeti , mos i jep vehtes atribute qe nuk i ke e qe nuk i arrin dot . Kush je ti qe i lejon vehtes te gjykosh nje njeri tjeter, ne kete rast , Mero Bazen qe , per njohurite e experiencen qe ka , me familjen e mallkuar Berisha, eshte unik ne analizat qe ben ndaj tyre . Prandaj Ahmet , futi noj tas groshe e mos bej kritizerin e gjitheditur.
Diomethene kjo ja ka dhjere e dhjet akoma Vejushes se zeze te trutharit Balliu
Nje fjale e urte popullore thote: Pushken e mban burri, por e zbraz gruaja!
Bravo Mero, pikes i ke rene…
Ose , Femija e merr edukaten nga prinderit!
Tani dihet cfare edukate mori xeni sy pidhi me argita 3 % shen pa permendur fare supermbesen
Sa per saliun me i ndershem se liria, as njehere skam per ta besuar ne jete
Liria do leket, saliu do gjak dhune dhe terror
Eshte i palexueshem te qan diten e te vret naten
Me vjen keq, po shtepia e Lirise eshte bere shtepi e Monikes. Liria vetem sa i dha 6 kuaj hua me kusht qe Liria tja shperbleje me 6 gomere ne zgjedhet e tjera.
Ne thelb Liria fiton ne kete bisnes, kur mendon se gomari ka me shume resorse gjenetike se kali.
Kur jep dhe ti leksione Lirie o Mero Baze qe gjysmen e komenteve (aq ke ne dore) i fshin, vaj medet me shume te kishe hyqem.
Te lumte Mero
Je njish
( SHTEPIA E LIRISE ) SIC DUKET SALIU SHEQERES KA BERE TESTAMENTIN QE SHTEPIA I NGELET LIRISE DHE ME TE DREJTE QUHET SHTEPIA E LIRIS DIKUSH THOTE ( SHTEPIA E ILIRIT ) NDOSHTA KANE BASHKUAR BASHKE PASURINE E FITUAR NGA KORRUPSIONI
PO LULUSHIN DHE MONIKEN PSE I KANE LARGUAR NGA TESTAMENTI. NA BENE TE DYSHOJME DO KEMI NJE PROCESE GJYQESORE KUJT I TAKON PASURIA
Politika eshte nje shah. Dhe kur gjithe guret (filet, kalet, torrat sigurisht dhe ushtaret) te jane marre ne loje, e vetmja levizje eshte te aktivizosh mbretereshen per mbrojtjen e mbretit. Eshte gje e mire c’fare ndodhi sot. Tregon qe kazani po vlon brenda “Shtepise se Liries”.
eshte rrotullu tenxherja ka gjet kapakun Maloku i Tropojes gjeti maloken serbe Te dy jane njesoj prandaj dhe USA i futi ne listen non grata Kjo serbe e ndyre duhet te paguaj jo me pak se burri saj kriminel Kete slobodanken e shkerdhente Ajli Alushani dhe Shkelzeni eshte djale i tij
Shtepia e Lirise,alias UDB,nuk iu dhurua SALIUT nga martesa me shqiptaro-malazezen-serbe,udbashe .Saliu se bashku dhe me ne krye xhajen e vet dhe vellain,qe dikush e paraqet te ndershem,kane qene ne sherbim te UDB qe para marteses se SALIUT Madje ,mund te themi,se martesa ishte lidhje aleance mes dy familjeve antishqiptare ne interes te UDB.
Mero ke vetëm një gabim kur shkruan se fatkeqësisht Liria është në listën e zezë. Unë them me bindje se është fat i mirë për kombin shqiptar që Liri Berisha është në listën e zezë të USA.
Mero, kam dëgjuar qê Saliu e rrihte Lirien?!
Edhe unë kam dëgjuar, jo e rrihte, po e nxinte fare. Ku pyet Saliu të marrë mend nga gruaja! Ah, po, vetëm nëse ajo është personi që mban kodet e komunikimit me udb-në dhe i transmeton mesazhet e tyre. Në këto raste e besoj që ka ndikim te Saliu, ndryshe jo. A ka vjedhur? Po, patjetër, se këtë e kanë zanat si familje. Poooir, me lejen e burrit.
Mos u merr me berishët por me drejtësinë që nuk vepron.
Kjo Lirija Po del me e keqe se Nexhmija.
DASH nuk e ka Kot E Din ku fle Kumrija
…duhet te jete e vertete qe vendimet me te keqija e te shemtuara saliu i ka marre me lirine….mjafton te kemi parasysh sharjet e tij te nivelit mizerabel si nje grua rrugace …dhe e kupton burimin.Nuk kam degjuar bur(r)e qe te shaje e te shpifi si saliu…as ajo qe quanim llum nuk shkonin kaq poshte sa kjo familje..
Sipas ketij shkrimi del qe edhe Mero Baze paska gisht tek “Dosja Non-Grata e familjes Berisha”!
Prandaj ajo dosje mbahet aq “sekret” nga DASH, që të mos i rrezikohet jeta Meros.
Pallavra te tilla paska ajo dosje?
Mero, me këto që ke shkruar je lodhur kot dhe thjesht ke kënaqur ca mendje të pjerdhura. Nëse je burrë dhe ke bythë, çoji në SPAK ato që di dhe ato fakte që ke. Leri hartimet dhe mllefet personale, sepse edhe ti i ke fshirë bythën Sali Berishës. Çfarë pazaresh t’u prishën dhe sa të kanë paguar që e harrove Lulin dhe Kunatin??!!
Opla, e hengren kartifozet e semure gjellen e rradhes qe jua serviri Merua dhe pasi u ngjeshen mire e mire me bateri te karikuara duke tundur “te vertetat” e Meros ,qe deri me tani asnjehere nuk I kishin artikuluar as armiqte me te eger politike te Sales, u leshuan pa meshire mbi Lirine .
Mero nuk i lexoj te gjitha komentet opinionet qe ti ben.,por po te them se kete ralle ke thene te verteten pa sajesa.Ne disa rrethana e kam njohur nga afer familjen Berisha ,dhe ato qe ti thua qendrojne …..