Ja pse Sali Berisha, nuk donte të merrte PD zyrtare!

31 Janar 2022, 18:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Për të gjithë ata që kishin ndonjë iluzion se Sali Berisha synonte të merrte PD me revolucion, tani kanë një fakt të pakundërshtueshëm para syve, se qëllimi i gjithë betejës së Sali Berishës pas 9 shtatorit, ishte të krijonte një qoshe të sigurtë për anti-amerikanizmin e vet.

E kam thënë qysh në fillim të konfliktit se Sali Berisha nuk synonte të merrte Partinë Demokratike zyrtare. Jo se nuk mundej, por nuk i duhej.

Nëse dëshironte vërtet të mundte Lulzim Bashën, besoj se mund ta bënte atë duke ju nënshtruar procesit ligjor të mbledhjes së Kuvendit më 18 dhjetor, duke bërë betejë me të në një sallë, me të njëjtin trup delegatësh.

Lulzim Basha pati burrërinë t’ia jepte këtë mundësi, natyrisht duke e njohur mirë qëllimin e Sali Berishës. Dhe qëllimi i Sali Berishës nuk ishte të merrte PD, por të krijonte një parti të re, me një udhëheqje të vendosur anti-perëndimore.

Çdo përpjekje për të marrë PD zyrtare, me lidership laraman, ku shumica besojnë tek Perëndimi dhe pakica nuk kanë qejf të jenë në luftë me SHBA, do t’i çonte dëm përpjekjet e Sali Berishës.

Ndaj dhe strategjia e tij ishte e lexueshme qysh në fillim. Ai donte të mbante sa më shumë anëtarë të PD rrotull vetes, duke i zemëruar ata me Lulzim Bashën, por jo për t’i përdorur kundër tij, por kundër SHBA.

Dhe projekti më i sigurtë i tij kundër SHBA nuk është të marrë PD, pasi PD është partia e parë pro-amerikane në Shqipëri. Projekti i tij më i sigurtë ishte të bashkohej me një tjetër bërthamë anti-perëndimore në vend, që drejtohet nga Ilir Meta.

Sot më në fund e bëri publik projektin e tij. E zyrtarizoi.

Ai zyrtarizoi sot krijimin e partisë së tyre të re, e cila nuk ka të përbashkët vetëm të ardhmen “sovraniste” anti-perëndimore, por dhe të shkuarën e inkriminuar.

Është një koalicion që i bashkon beteja e përbashkët kundër drejtësisë, shantazhimi i saj, si në rastin e Gërdecit e më pas 21 janarit, dhe mbi të gjitha, rreziku i përbashkët për t’u damkosur nga SHBA si persona “non grata”.

E shkuara dhe adhmja e tyre janë e vetmja garanci që Sali Berisha ka për të krijuar një formacion politik për shantazh ndaj Perëndimit në Shqipëri, kryesisht SHBA.

Kjo shpjegon pse ai nuk bëri betejë ligjore për të marrë PD, por gënjente vetëm trushpëlarët e PD, se po bënte betejë me Lulzim Bashën.

Kjo shpjegon dhe pse i duhet një parti “sovraniste” radikale, sado e vogël që të jetë, por që të shërbejë si rezistencë politike ndaj pranisë perëndimore në Shqipëri.

Tani gjithë të zhgënjyerit nga Lulzim Basha, që në emër të këtij zhgënjimi, shkuan pas Sali Berishës, do të jenë një shtojcë e LSI, në një aleancë, që nuk dëshiron dhe nuk mund të fitojnë pushtetin, por të shantazhojnë SHBA në Shqipëri.

Kjo natyrisht do ta bëjë këtë koalicion më të vogël, më të pashpresë, por më agresiv dhe më të sinqertë në objektivat e tij anti-perëndimore. Në një aferë mënyre kjo aleancë e re do ta bëjë skenën politike shqiptare, më të qartë, me një parti të re anti-perëndimore, si e vetmja pasuri që ofron Sali Berisha dhe Ilir Meta në vitin 2022 në Shqipëri.

Është aq e sigurtë që nuk ja vjedh njeri më këtë parti, sa mund t’i lëjë dhe çelësat Ilir Metës.

13 komente në “Ja pse Sali Berisha, nuk donte të merrte PD zyrtare!”

  1. Boston says:

    Shume e sakte dhe e artikuluar me mjeshteri si di vete Meroja. Ju pergezoj.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Seç u mblodhën nismëtarët
      Faqja zezë e Shqipërisë
      dhe krijuan, për nongratarët
      Partinë: Shpella e Lirisë!

  2. Pak says:

    Kjo qe thote Mero Baze, eshte nje fakt qe nuk mund ta kundershtoje dot as Sali Berisha e Ilir Meta. I vetmi kundershtim mund te jete njesoj si kundershton dhe pohon (atij njeriu nuk i merret vesh, prandaj si duket dhe SPAK qe noton ne ujrat e PLEPAVE nuk po ben detyren karshi Shqiperise dhe shqiptareve) 1997, 1998, Gerdecin, 21 janarin apo dhe koalicionin me Iliri ne kete vit…ect . Mero Baze, te pergezoj per horizontin qe u hap atyre qe jane futur ne breket e Saliut dhe nuk dine te dalin.

  3. Esenca e tëre kësaj pune është qe , demokratët mos votojnë PD-në por LSI-në .
    Ata sa u këthyen nga “emigracioni” në familjen e tyre më 25 prill , tashti j’u duhet t’ë rikëthehen në “emigracion” tek LSI , me që më 25 prill , RA CA SI SHUMË NGA EKONOMIA !
    Bar do hamë dhe “PARIMET” s’i shesim !

  4. meli says:

    Gabohesh rende Mero per fenomenin Berisha !Ai me shpalljen “Nongrata” eshte i vetmbrojtur per mosndeshkim nga drejtesia duke nenkuptuar qe eshte denuar nga ata qe e prodhuan dhe i dhane garaci per mos prekje te jetes se tij!E 9fare i beri fam.Berisha ky ndeshkim ,kur vrasjet nuk i permenden,vjedhjet jo e jo tjetersimi i pronave jo e jo!Ai mezi pret qe ne qeveri te ngjitet biri i tij shpirteror duke marre garanci perfundimtare qe ai deri sa te ngordhe nuk do te kete asnje ndeshkim nga drejtesia!Kjo eshte loje e atyre qe me daljen e tij “nongrata” ti thone stop organeve te drejtesise per kete perbindesh qe ka vrare,ka pervehtesuar prona shteterore e private dhe ka vene miliona dollare ne pasurine e tij dhe te familjes .Ndaj ai po luan lojen qe ka luajtuar gjithnje doke u bashkuar me Ilir Meten deri sa ta dorezoje ate perpara drejtesise per ti faturuar te gjitha bemat e ketyre 30 viteve te bera edhe nga ai.Ndaj mos harroni se ai ka dale gjithnje fitimtare e po keta qe cilesuan si perdon “nongrata” po keta edhe pse vrau live edhe pse ka djegur e shkateruar te gjithe Shqiperine eshte cilesuar “burre shteti”.Ndaj gabohesh dhe koha do te vertetoje rrugetimin e tij!E gjitha kjo eshte ndertuar per ti dhene kredo “birit te tij shpirteror” per te bere te mundur rezimin e Edi Rames pasi nuk e shikojne te bindeshem.
    Edi Rama u ka treguar se nuk behet “ure “siç i duan ata,ndaj dhe i kane dhene kredo Lulezim Bashes per ta perdorur me lehte per ambicjet e tyre e jo per ecurine e Shqiperise pasi e dijne shume mire se po u zhvillua Shqiperia druhen er kthimshpine.Kjo eshte aresyeja se perse Saliu i eshte bashkangjitur Ilir Metes duke i faturuar te gjitha krimet e bera deri me sot e faturen 3 0 vjeçare ta paguaj ai dhe vetem ai.Koha do te tregoje siç e ka treguar deri me sot.Mos harrojme per asnjeçast se Sali berisha eshte monument agjenturash e mbrohet nga “fabrika qe e ka prodhuar”.

  5. Ben says:

    Po e harrut ate GD ose grigja i thoshte Antena??? Ate super k…e durrsit.

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Aleanca Berisha & Meta do përfundojë 3-3 për ndarjen e zonave elektorale.
    Rregjistrimi do bëhet nga LSI-a , partia “për integrim”,e krijuar nga Berisha për të “shkatërruar” të majtën,PS.
    ” Primaret” do mbeten fazada e rradhës.
    Kualicioni non grata nuk ka të ardhmen,duke treguar se Meta dhe LSI jame të kapur nga Berisha.

  7. Kume Peza says:

    Dhe….do humbasin si shurrë e pulës.

  8. Elio says:

    Mero nuk i heq asnje presje asaj qe thua per Berishen, eshte njeri problematik dhe ne keto momente i deshperuar. Sidoqofte mendoj se ka ber nja 2-3 gjera te mira dhe ai pavarsisht aneve negative qe ka, po si shume te tjere deshiroj te shporret sa me shpejt nga politika dhe jeta publike shqiptare. Te kerkoj vetem te na shkruash ndonje artikull dhe per 140 mln eurot e Becchetit, per Inceneratoret ose problematika te tjera. Jo te gjithe jemi tifoza prandaj kemi nevoj edhe per te analizuar realitetin ku jetojme, ne rregull analizat per Berishen po nuk mund te jet vetem kjo tema e perditshme. Ky njeri ka 9 vjet qe ka ikur nga pushteti politik, pavarsisht se ka akoma pushtet ekonomik.

  9. Tahiri (jo ministri i suksesshem) says:

    Kur dhelpre rrushin dot s’e ha,
    Eshte i pa bere – tha.
    Keshtu eshte edhe Saliu qe do si dreqi ta marre ate PD zyrtare, por ama i ka vene kufirin te thana Daj Sami qe me 8 janar.
    Pse nuk po kujtohet me te sulmoje per ta cliruar ate ‘Shtepine e Lirise’?

  10. iksi says:

    O z. Mero , ju qe i permendni Berishes , Gerdecin , 21 Janarin , po ju pyes ju gazetareve , Pse nuk denohet , a mundesh me ja thene ketij populli kush nuk e lejon me u denu , sidomos ti e di me mire se te gjithe , pse nuk denohet dhe kush nuk lejon denimin e tij pamvarsisht se gjoja e kritikojne dhe e shpallin nongrato . Ne qofte se ti nuk ke guxim mee thane dhe gazetaret tjere po jua them une : Te gjitha çfare ka bere Berisha i ka bere me urdher te Amerikes nen prezencen e saj dhe po me pelqimin e saj .Ai eshte poliagjent aktiv ne veprim ndersa poliagjentat tjere jane te fjetur dhe i bejne nen rrogoze . Ja keto jane te vertetat qe nuk duan te thuhen .

  11. alphade says:

    Z. PAK ! E kam thene e sterthene me dhjetra here
    se SPAK-u i Zotit KRAJA eshte jo vetem e origjine
    plepiste por edhe i korruptuar sa vete binomi Sali
    Krimineli e Ilir Floriri …..! Cudia me e madhe eshte
    se Zonja e nderuar KIM, ambasadore e SHBA-se
    I ha dokrrat e ketyre dallaverexhijve te dale nga
    guzhia e Sali Vicidolit…..!!!
    I

  12. teper sekret says:

    Per ndonje qe akoma pyet – Pse nuk denohet Sali Berisha?
    I duhet nje tjeter pyetje qe ta sqaroje perfundimisht –
    Kujt i sherben nje Sali Berishe qe i versulet selise PD :
    A- Lul Bashes brenda Selise PD apo B – Ed Rames qe e shijon sulmin nga brenda Kryeministrise?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje