Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

23 Janar 2022, 19:59Editorial TEMA
Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin

Nga Mero Baze

Sali Berisha tani ka nisur luftë me çdo institucion zyrtar, politik apo fetar që nuk e pranon më si Kryetar të PD, dhe akoma më keq që njohin si të tillë Lulzim Bashën. Ka 24 orë që sulmon KQZ pse nuk njeh përfaqësuesin e tij. Pastaj sulmon ceremoninë e Ipeshkvit të Durrësit dhe Tiranës Arjan Doda, duke spekuluar me montazhe fotografike, ku sipas tij Rama dhe Lulzim Basha komunikojnë të dy me celularë. Në fakt në foto shikohet qartë se janë duke lexuar të gjithë programin e ceremonisë që e kishte para çdo i ftuar.

Problemi i Sali Berishës është se nuk është më i ftuar në ato ceremoni. Dhe do vazhdojmë të kemi probleme të tilla. Përpara kemi festën e Hashures, Sulltan Novruzin, Pashkët Ortodokse dhe Katolike etj. dhe ai do të vazhdojë të mos ftohet si i tillë.

Por egërsia e tij ndaj  KQZ nuk buron nga fakti se KQZ kishte mundësi ta njihte dhe nuk e njohu. KQZ nuk kishte asnjë mundësi. Por ai shpresonte se Celibashi do t’ia bënte këtë nder, meqë ai e përzgjodhi atë si pjesë e ekipit që ka qenë avokat i historisë së Gërdecit ku preket djali i tij, dhe dha miratimin për të, në vend të Ilir Rusmalit i cili në fakt u bë shkak për denoncimin e historisë së Gërdecit.

Por në fakt as Ilirian Celibashi e as Ilir Rusmali, nuk kanë si ta njohin Sali Berishën si kryetar PD. Ajo është një çështje e vdekur për çdo jurist.

Por egërsimi i tij tregon se çfarë respekti ka ai për ligjet. Pra në mendjen e tij, nuk ka rëndësi nëse ka të drejtë apo nuk ka të drejtë, por a është njeri i tij ai që e ka në dorë apo jo.

Në rastin konkret, ai mendonte se meqë Celibashit i kishte bërë nder, ai duhet t’ia kthente nderin duke e njohur atë në vend të Bashës. Celibashi thjesht ka zbatuar ligjin. Ligjin do zbatonte dhe Ilir Rusmali po të ishte dhe Bashën do njihte. Madje, për të qenë i sigurt e mos të ngelet merak Berisha, mund ta ankimojë vendimin e Celibashit se aty në Komision të apelimit e ka Rusmalin. Ka shanse ta provojë vendimin e tij.

Pra këtu nuk është çështje se ka ndonjë dilemë; ligji e mbetet në dorë të gjykuesit. Këtu ka dilema vetëm një njeri, Sali Berisha, i cili mendon se ligji nuk ka rëndësi, por ka rëndësi ai si person.

Është hera e parë që po kupton që nuk ka asnjë rëndësi. As në administratë të Kuvendit, as në KQZ, madje as në kisha e xhamia.

Kjo që bën sikur kërcënon, është thjesht instiktiv që mos të turpërohet para  të vetëve, që shikojnë se si lideri i tyre nuk është më ai forti, të cilit s’guxonte njeri t’i kthente fjalën. Tani është dikush që se kthen kokën njeri ta shikojë.

 

9 komente në “Makthi i Berishës nga institucionet që nuk e njohin”

  1. Ladi says:

    Ti Mero kur qellon godet: jo ne vetull – ti godet mu ne sy..??

  2. raul says:

    Tani ka mbetur vetem mjerani, i shkojne prapa vetem Gabeli neonazist Belind kerrici qe dogji bunkerin ne Tirane me uniformat kafe , kryevagabondi Flamur Herman Geringu, Strazua me patllake, Vokshi gerdalla, si dhe qejflija me kreher ne xhep Floriana garo per ti krehur floket Vucidolit.

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      Bedoj se nuk ka faj Saliu, fajin e kanë juristët që ka në parti. Ivi Kaso, O. Bylikbashi, Gjata e kompani që janë jurist dhe nuk harin t’i gjejnë një rrugëzgjidhje.
      Po këta kujtojnë se është akoma’ koha e artë ” e S. Berishës që ligj ishte si mendonin ata.
      Duke mos u mësusr me ligjin, nuk janë në gjëndje ta kuptojnë situstën.
      Në atë krahë zë flën Saliu e co.

  3. Vranakonti says:

    Saliu i ziu Sali i kane ngelur topet te gardhi si puna e demit me lopen. Ai nuk po e kupton se eshte malok koketrashe se edhe Flamur Noka qe eshte me besniku i tij ka per t’a dhjere ne koke dhe do iki nga syt kembet.

  4. pali says:

    O Mero,Saliu e ka nji vend ku shkon.
    “Per Saliun thone se shkon
    Tek dervish Hatixheja
    Bythen lart per paqen ngre
    E te tjera e te tjera”
    nga Teodor Keko.

  5. Astrit says:

    Une mendoj e besoj se Sali Berisha eshte e shkuara, nje e shkuar ku e zeza dominon mbi te bardhen. Ai sot eshte i parendesishem per shqiptaret. Shqiptaret thjesht e kane refuzuar! Humbin kohen duke u mare mediatikisht me Berishen, ta injorojme e ta perbuzim!

  6. Salivirusi PPSH says:

    SALI BERRISHA KA NJE MERITE PERSONALE ATE TE MBARIMIT TE SHKOLLES SI MJEKE PASI VJEN NGA NJE FAMILJE FSHATARESH ANALPHABÈTE NJEREZ PYLLI I ATI RAM BERRISHA BARI DHENESH ANALFABETE E EMA SHEQERE KAFE MBLIDHTE DRU NE MALE FEMIJA U SHKOLLUA FALE PARTISE SE PUNES KU BERRISHA MILITOJE SI KOMUNISTE I DEVOTSHEM KETU MBARON HISTORIA E BERRISHES .
    MARJA ME POLITIKE ISHTE FUNDI TIJE PASI SI PERSONE KISHTE ZBRASTESI NE KULTUREN GJENERALE KISHTE NJE BOSHLLEK TE MADHE DUKE FILLUAR NGA FEMIEJRIA ADOLESHENCA KJO KUPTOHET EDHE NE ARTIKULLIMIN E GJUHES SHQIPE PER GJUHET E HUAJA ESHTE SCANDALE.
    KJO ESHTE DIFERENCA ME EDI RAMEN I LINDUR E RITUR TIRANE NGA NJE FAMILJE INTELEKTUALESH KEMI TE BEJME ME DY PERSONA NJERI QE KA JETUAR TE GJITHA CIKLET E JETES DHE TJETRI E KA FILLUAR JETEN NE MOSHEN 20 VJEC KU PER HERE TE PARE PA BULEVARDE KINEMA TEATER BIBLIOTHÈQUE NDAJE SJELLJET E BERRISHES JUSTIFIKOEN ESHTD NJERI QE KA JETUAR GJYSMEN E JETES

  7. Shpellari says:

    Shpenzimi kaq shume energi dhe kohe per nje gje te padobishme, ne anglish i thone “bitting a dead horse” ose ne shqip “rreth uje ne havan”. Mero shpenzon 99% te kohes me Saliun, sikur ai te ishte nje koke e madhe. “Doktor” kerma eshte thjesht nje kriminel, tarallak e politik i ngordhur qe vjen verdall si po**dha neper brek me disa shpellar e politikan te dalur boje.

  8. Spin Doctor-an unpunished criminal says:

    Zoti Mero,keni te drete.Ka ardhur koha qe atij s’ja hedh me njeri qurrat dhe eshte shnderruar ne nje gjynahqar te mjere,por ka akoma per mendimin tim, institucione te cilat e kane akoma frike dhe nuk guxojne te merren me te pavaresisht se e ka mbushur dhe e ka derdhur kupen prej vitesh .Dhe ketu eshte fjala per prokurorine dhe sidomos per “shpresen” tone te vetme,SPAKUN.Edhe pas sulmeve te armatosura qe beri ne 6 janar Ai doli pa lagur dhe SPAKU as e vuri ,te pakten publikisht,ujet ne zjarr per te,sikur pamjet makabre te TV ishin ne Honolulu dhe jo ne Tirane.Lexojme se do hapen dosje “te nxehta” kunder korrupsionit ne vijim dhe mire do te jete,por pse vetem per kete bandit te deklaruar prej 2 prillit 1991(kujtojme vrasjen e orkestruar te Arben Brocit e 3 te tjereve) e mbrapa nuk flitet fare dhe i largohen prokuroret e Arben Kraja si djalli nga temjani.Valle perse? Nuk mjafton akuza si organizator i veprimeve violente e te armatosura kunder institucioneve zyrtare ne 8 janar apo edhe Kraja aresyeton si Paloka ,Kellici,gazetari i Syrit te Berishes,Bledi Koka, Hoxha e kompani me udhezimet ligjore te Clirim Gjates se po shkonin “ne shtepine e tyre” ne menyre “paqesore me thika ne duar,shkopinj,hunj,qeska me gure,platforma te parapergaqtitura per thyerjen e dyerve e arme te tjera te ftohta dhe sic deklaron ne Tv dhe Arkimed KLushaj (Stresi ) po te kishin hyre ne katin e dyte “do i hidhnin te gjithe nga dritarja pa perjashtim!” qe rrenqethesh kur e degjon se cfare kishin planifikuar.Apo per Krajen kjo s’perben veper penale! Pa permendur ketu 21 janarin 2011 dhe deklarimet e vete Berishe trimit (Spin Doctor) live ne Tv per urdherat e tij vrastare ne 21 janar etj etj dhe deklaratat publike e deshmine serioze e te rendesishme te ish presidentit Bamir Topi ne lidhje me kete ngjarje makabre! Cfare pret SPAKU per ta kapur demin per briresh dhe te presi nje here e mire nyjen gordiane qe na mban lidhur prej 30 vjetrsh vendin dhe shqiptaret te lidhur me te kaluaren kriminale te ketij kryekrimineli dhe nuk na le te ecim perpara as sot e kesaj dite? Apo do jetojme akoma me prezencen e tij ne politike e ne krime,kur te tjere politikane si Valdrin Pjetri ne shkoder psh, u largua nga detyra sepse kishte nje penalizim perpara shume vitesh (per te cilin mori dhe pafajesi nga gjykata)kurse ky derdimen,me vulen e USA ne kurriz nuk u kapkerka as nga Dekriminalizimi (hajde e merre vesh se cfare dekriminalizimi qenka ky kur nuk kapka kete mafioz kriminal!) dhe vazhdon te qendroje ne jeten politike sikur s’ka ndodhur asgje dhe kur per turpin e tyre dhe per fatkeqesine tone edhe nje sere te ashtuquajturish politikane te tipit Paloka,Nishani,Ristani etj kerkojne te gjejne ndonje dhemb ne gojen e tij te bere shoshe! Kjo eshte shpresa qe solli reforma ne drejtesi,kur denohet e gjykohet kushdo ne kete vend,pervec njeshit,Padrinos qe leviz te gjitha fijet e politikes e te krimit ne kete vend,gjitonit te Krajes ne Lalez! Nuk e di nese e pranon kete ambasada amerikane ne Tirane dhe deri kur do vazhdoje kjo shfaqje teatrale e SPAKUT me dy metra ne veprimtarine saj,nje mbi rrogoz dhe nje tjeter e ndyre nen rrogoz ne mbylljen e syrit ndaj Berishes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje