8 orë “mbrojtës të Perëndimit” në Shqipëri

17 Janar 2022, 18:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta nuk është kujtuar për Skënderbeun në ndonjë 17 janar tjetër. Është kujtuar më 2020, më 2 mars ditën e Beslidhjes së Lezhës, pasi donte të mblidhte popullin e 2 marsit, dhe sot. Sot kishte të njëjtin hall.

Presidenti Erdogan, nën shembullin e çdo mysafiri të rëndësishëm që vjen në Shqipëri kohët e fundit, ka shmangur takimin me të, dhe Ilir Meta është bërë befas “patriot” dhe ka kujtuar Skënderbeun.

Bashkë me të u bashkua dhe një listë njerëzish, kryesisht të “Foltores”, që mezi kanë pritur 554 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, për të na treguar se “tradhtari” Edi Rama në atë ditë ka pritur Erdoganin.

Nuk po flas për injorancën historike të lidhjes së Turqisë moderne me Perandorinë Osmane dhe as shpikjet simbolike të “kalorësit të Perëndimit në Shqipëri”, pasi këtu situata bëhet dhe tragji-komike.

Sali Berisha dhe Ilir Meta, që u bënë sot promotorë të “kujtimit” të Skënderbut, si mbrojtës të Perëndimit në Shqipëri, janë në të vërtetë armiqtë e Perëndimit në Shqipëri.

Ata janë në luftë me kauzën e Skënderbeut dhe me ëndrrën që Shqipëria të ishte pjesë e Perëndimit. Nëse i çojmë ata në vitin 1468, do të shikojmë se ata janë në anën e hordhive otomane, dhe jo mbrojtësve të Perëndimit në këtë vend.

Prej kohësh ata po përpiqen të rrethojnë Shqipërinë si otomanët dikur, për “t’u dorëzuar” si vend pro-perëndimor dhe për t’u kthyer në një vend “sovran” nën udhëheqjen e tyre kundër Perëndimit.

Ata po mobilizojnë hordhi anti-amerikane dhe njerëz trushpëlarë, që të të refuzojnë atë që e quajnë “diktaturë të Perëndimit” në Shqipëri.

Ata po refuzojnë publikisht refomën në drejtëis, një investim i Perëndimit në Shqipëri dhe gjithë strategjinë e ndëshkimit të korrupsionit nga Perëndimi në këtë vend. Ata janë dy kalorësit e dëshpëruar në luftë me Perëndimin në Shqipëri.

Sali Berisha është familjarisht në listën e zezë të Perëndimit në Shqipëri, kryesuar nga SHBA, dhe Ilir Meta është një i vdekur i pakallur në këtë listë, që praktikisht çdo zyrtar perëndimor që vjen, nuk e takon më. Merre me mend se takon as Erdogani, duke e bërë të ngjajë më pro-perëndimor se ata.

20 komente në “8 orë “mbrojtës të Perëndimit” në Shqipëri”

  1. fanatiku-patriot i gazetes patriotike TEMA. says:

    Z. Baze, si gjithnjë i saktë, inciziv dhe neuro-kirurgjikal. Bravo e Felemnderit.

    1. Edi Rama e tha hapure fare ne nuk jemi me BE.. une dua te jem Shqiptare Evropjane ?????????? Erdogani nuk e ka takuare ilir Meten nga friga e Amerikanve says:

      Apsulitish jame dakorte me ty Mero por une mendoje se edhe Edi Rama eshte me Sali Berishen ilir Meten Erdogani Putini dhe Vuçiçin ket njerze jane nje grupe shume i rrezikshem per rajoni per Shqiprine por Putini edhe per vet boten dhe Ameriken.. Te gjith keta njerze done ta gabllrone Shqiprine në nje menyre ose në nje tjeter dikush neper mjet luftes dikush neper mjet Fes e dikush neper mjet politikanve hajduta dhe pa fe e pa atdhe.. Edi Rama e tha hapure fare ne nuk jemi Evropjane as nuk jemi me BE tha Rama me kë eshte Shqiprija ?? në çofte se nuk eshte me BE? Une mendoje se Erdogani nuk e ka takuare ilir Meten nga frika e Amerikanve Jo per shkakte të Edi Rames ..

      1. Bertold says:

        Aman o malok i trashe dhe i pabese, mos shkruaj me se me vjen te vjell kur lexoj pacavutet e tua.

        Jo vetem qe ta shpif malokeria jote ne te shkruar, por flet vetem budalliqe gjithe kohes.

        Shumices se europianeve do ju vinte turp me te pas ne krah.

        Kush te dha ty cel te shkruash ???

    2. Huan Si Qan says:

      Zoti Meta po tregon se eshte person pa dinjitet e integritet, e kot na hiqet se lufton per sovranitet. Pas mos pranimit ne aeroplanmbajtesen amerikane dhe sot me viziten e zotit Erdogan, nje njeri normal do kishte dhene doreheqjen.

    3. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Mero,pjeserisht ke thene te verteta pjeserisht ja ke futur pordhes kot….
      E verteta eshte se po te shkonin gjithe sunitet or shiitet shqipfoles ne 1468 te gjithe paperjashtim do te ishin ne krahun osman,tradit kjo ketu e 500vjet.
      Po kaq i vertet fakti se asnje turkoshqipfoles (ciles do parti apo ngjyre floku
      ,me mustak a pa mustak) nuk mund te mbroi G.Kastriotin apo istorine e shqiperise ne pergjithesi pasi jane pasardhes te sullton Muratit, Atatürk,Erdogan,Davoutoglou-t etj kesisoi njethundrakesh turq,ok.
      Cmenduri ne gjithe kete story eshte i tredhur (atheos) Rama qe edhe veshja e tij eshte si halldup Istanbul-i ……!!!
      Tjeter cmenduri eshte se ju birazeret e Atatürk,Erdogan,Davoutoglou-t etj mohoni ( te pakten kete besoni) “vellazerine” me turqit!!!
      Shikoni Erdogan,ne cdo fjalim apo ndihme e citon per ….. birazeret tane turkoshqipfoles,fundja ky eshte rrealiteti.
      Ndersa ju…!? Ju jeni turpi…
      Fundja nuk eshte turp apo mekat me qen…turk,arab,gjermon,talion,kinez etj..

  2. Taulant says:

    Po prandaj shteti ka edhe kryeminister, edhe kryetar parlamenti edhe president etj, qe ne raste kur dita eshte e mbingarkuar plotesojne njeri tjetrin ne eventet e rendesishme.

    1. Toni says:

      Ke të drejt Taulant,pas Skënderbeut Likja ishte i ftuar në një synetllik,shko dhe ti

  3. Stop qeveri nga dhjet-torristet-90 te Ramiz Alise says:

    “Nuk jemi as me Turqine as me BE” ligjeron Edi Rama e vazhdon “…jemi me shqiptaret”!
    Fiks Rama i Pare i 1990 Alia kur derdelliste “Nuk hapemi as nuk mbyllemi” dhe xhevahirin pastaj “Nuk jemi as Lindje as Perendim”

  4. Bertold says:

    Mero, meqense flemenyrmenyre teper pozitive per Erdo3dhe Turqine, por flet negativisht per ” hordhite osmane” dhe Berishen me Meten i ben me ta, mund te na japesh nje mendim se cfare mendon per qindra Pashallare Shqiptare dhe 49 kryeministra Shqiptare qe drejtuan Perandorine Osmane per 180 vite???

  5. Skenderbegasi says:

    E shkuara
    eshte c’fare ishim,
    jo c’fare jemi,
    te gjithe popujt
    ikin nga e shkuara
    qofte dhe mjerane
    ikin nga c’fare ishin,
    se nuk mund ta ndertojne te ardhmen ne c’fare jane.
    Ky krye I gjati
    I kupton gjerat
    shume me shpejte
    se opinionistet e shkurter
    te cilet luftojne
    Turqine moderne me shpaten e mykur te se shkuares.
    Shkoni pyesni lacianet per “otomanet”
    Shpresoj te kete shkuar ndonje gazetar!

  6. joel shkodra says:

    Nje gje nuk na e sqarove, o Mero. Perse pikerisht me 17 janar erdhi Erdogani ne Shqiperi? A nuk kishte dite tjeter ne mes 365 diteve te vitit, por u gjet tamam kjo dite kur perkujtojme vdekjen e Gjergj Kastriotit (14 janar 1468), meqe nuk dihet data e sakte e lindjes? Me siguri propozimi ka qene i Erdoganit (me qellim) dhe Rames sone nuk ia ka mbajtur t’ia ndryshoje daten. Po perse e gjeti pikerisht kete date Erdogani? Nese propozimi ka qene i Rames, atehere eshte shume me e rende, por kete nuk dua ta besoj.

    1. Enri says:

      Nuk ke cfare te besosh ti o malok mbi shkodre se as percepton dhe aq di.

      Erdogani as qe e di kush eshte Skenderbeu dhe jo me te dij daten e vdekjes dhe te beje te tilla propozime.

      1. joel shkodra says:

        Mos fyej kot sidomos kur nuk e njeh tjetrin. Besoj se Erdogani i ka disa keshilltare qe i dine disa data qe duhen. Nese Erdogani as qe e di se kush ishte Skenderbeu, atehere kjo tregon nje injorance totale historike te Erdoganit. Megjithate, te pakten Rama e dinte, besoj, kete date se çfare eshte.

  7. joel shkodra says:

    Kam edhe nje pyetje tjeter, o Mero, qe te na e sqarosh. Perse i quajme turqit “vellezer” qe na kane pushtuar per afro 500 vjet. Ti thua se Turqia e sotme nuk eshte ajo e sulltaneve. Drejt. Po atehere, perse mos t’i quajme “vellezer” edhe italianet qe na kane pushtuar rreth 4 vjet? Edhe Italia e sotme nuk eshte ajo e fashizmit. Une nuk kam degjuar ndonjehere nga udhehqesit tane qe italianet te quhen “vellezer”. Personalisht nuk do te desha te quaja “vellezer” asnje, se mjaft “vellazeri” patem gjate diktatures.

  8. TT says:

    Ne nuk kemi orjentim drejt Turqise, por drejt Evropes. Erdogan e perdor fjalen “vellezer”, sepse Turqia nuk urrehet ne mentalitetin tone. Duam apo sduam ne, Turqia respektohet. Jo vetem nga feja, por edhe nga historia e Ballkanit qe ka qene 500 vjet Turqi…
    Turqit vertete dhe me te drejte na quajne ne vellezer, sepse kane edhe gjak shqiptar ne dejet e tyre. Ne nuk kemi aq shume gjak turk, por Rama si nje novajxhi qe eshte, nuk i shmanget falenderimeve per Erdoganin, sepse ai si askush tjeter, na eshte gjetur prane… e keshtu me rradhe edhe vet evropa na konsideron si zone te Turqise…pra ne nuk mund tu shpetojme ketyre rrethanave, por te krijojme rrethana te tjera, qe populli yne te prosperoje drejt civilizimeve…pikerisht kete mundohet te beje Rama. Rama nuk ka shume komlelse inferoriteti dhe kjo e ben ate te jete nje gjuhe e lire ne politiken e tij.
    Per ilustrim shikoni se si komshije tane, nuk tradhetojne aleateve e tyre natural. Vetem Albini ve vetem mbi kombin….

  9. Adriatik says:

    Bravo Mero. Sintetik dhe i qartë.

  10. Edi says:

    O Mero je bere budalla komplet, shkruan hartime kot pa lidhje vetem ti tregosh ER sa bythlepires je

  11. Sokrati says:

    Perpos te tjerash ke treguar mendjeshkurtesine ku te ka katandisur sherbimi qorrazi ndaj Rames dhe urejtja ndaj Partise Demokratike.Kjo duket qarte ne shrimet e tua.Nga gazetar je shnderuar ne gazetaruc Mero.

  12. Oketo says:

    O Joel prej Shkodret , Erdoğani kishte muaj qe kishte shenue ne kalendar diten e vdekjes se Skënderbeut dhe mezi po priste te vinte per vizite ne Tirane per tu hakmarrje ndaj tij pas me se 5 shekujsh !!
    Po sikur te te them qe ishte nje provokim
    I Rames qe te mblidhej kori I kukuvajkave neper studiot televizive per te mbrojtur dinjitetin kombetar !

  13. kasemi says:

    Kam dy pyetje per Meron: E para ky Rama i dashuruar mbas perendimit, qe i hapi shampanjat se u celen negociatat, a beson vertet ti Mero se Shqipria nen drejtimin e Rames, beri cfare duhet per ti hapur negociatat, a e din ti Mero se po mos te ndodhte 97 me veprimet aspak demokratike te Berishes dhe revolucionare te socialisteve Shqipria do i hapte negociatat ne ate kohe?
    E dyta per cfare reforme ne drejtesi po flet o Mero, a po e gjejne te drejten shqiptaret me shpejt e me te vertete, a gjen zbatim ne rezultatet e reformes shprehja universale nje drejtesi e vonuar eshte drejtesi e mohuar?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje