Nga Mero Baze
Ka shumë njerëz që janë të fyer pse Sali Berisha nuk është thirrur në Prokurori si organizator i dhunës, por si dëshmitar i saj. Dhe kanë të drejtë. Ka të tjerë që janë të xhindosur, pse e kanë thirrur idhullin e tyre që ka 30 vjet që vret e pret e nuk i hyn gjemb në këmbë. Dhe ata kanë të drejtë, se po u përmbyset bota para syve të tyre.
Por është një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare, e cila është në gjendje të krahasojë dy janarët e Sali Berishës, 21 janarin e 2011 dhe 8 janarin e 2022.
Më 21 janar 2011, Sali Berisha vrau katër demonstrues të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur, nën arsyetimin e “grushtit të shtetit”, u përpoq të impononte një pistë vrasjeje duke inkriminuar opozitën dhe në fund kur nuk ja doli dot, fshiu provat dhe shkatërroi procesin e hetimit.
Por qershia mbi tortë që bën diferencën është se ai nuk u thirr kurrë dhe akoma nuk është thirrur edhe sot si dëshmitar apo person në dijeni, për 21 janarin. Në fakt ai ka marrë përsipër verbalisht dhe vrasjet dhe përsëri nuk është thirrur.
Sot ai u thirr, vërtet në mënyrë të padenjë si person në dijeni për ngjarjen, lidhur me dhunën e mbështetësve të tij në sytë e tij dhe nën komandën e tij më 8 janar. Nuk e di çfarë e kanë pyetur brenda dhe çfarë ka thënë, por më mjafton ai momenti kur ai rri ulur para prokurorit, ai e pyet për emrin e babait, nënës dhe pastaj bën atë pyetjen që duket idiote: A je dënuar ndonjëherë?
Dhe ky i ka thënë gjithë krenari “Jo”.
Ky është problemi i madh i këtij njeriu, fakti që sot duhet të thoshte së paku jam dënuar katër herë gjatë këtyre tridhjete viteve, njëherë për zgjedhjet e ’96, njëherë për trazirat e ‘97, një herë për Azem Hajdarin më ’98, dhe një herë për 21 janarin e 2011.
Kjo është krye akuzë për sistemin tonë të drejtësisë.
Kur doli nga Prokuroria nuk mu duk se ja kishte kaluar aq mirë. Dukej i kalbur në fytyrë dhe filloi të flasë për kulla, për miliona të Lulzim Bashës dhe për komplote të SHBA kundër tij. Duket se ajo procedura formale e marrjes në pyetje e kishte destabilizuar, pasi i ishte dukur si një “nxemje” e Prokurorisë për të.
Diferenca mes janarit të 2011 dhe janarit të 2022 ishte pikërisht fakti që ky këtë janar së paku u thirr pa asnjë kompleks.
Dhe fakti që tek dera e Prokurorisë njoftoi se do të rifillojë foltoren e tij nga Shkodra në Vlorë, tregon se ai tani do t’i tregojë Prokurorisë dhe SHBA-së që ka popullin me vete dhe nuk e arrestojnë dot.
Eshtë iluzioni i njeriut që nuk e ka kuptuar ende që është vetëm dhe i pashpresë për të ardhmen e tij. Fakti që më 8 janar nuk mblodhi dot as 1 mijë vetë dhe pasi u zbua me bisht në shalë nga qelia, nuk e çonin këmbët në shtëpi, por u soll rrotull nëpër bulevard dhe erdhi prapë me 20 vetë pas tek dera e SHQUP dhe shikonte ndërtesën që nuk mori dot si qen i rrahur, flet shumë për fundin e tij jo vetëm politik, por dhe psikik.
Per ato qe tha para gazetarve,ai e filloi foltoren qe sot me spektatore prokuroret.Mu duk sikur thirri
ai prokuroret per te sqaruar ate qe u be para PD dhe jo prokuroret ate.
Madje,prokuroret i kerkuan falje te dera Sali Berishes se pse e thirren dhe ata kishin bere gabim qe e thirren.Na fale i than,nuk do te therresim asnjehere. Saliu me krenari doli para kamerave dhe u beri thirrje njerzeve qe te mblidhemi se revolucioni do vazhdoi me rreptesi, deri ne rrerzimin e Edi Rames. Ja kushe eshte drejtesia jone.Fikacak. E thirren Berishen si deshmitar,kure ai ishte organizatori.Turp.Ai ishte organizatori i asaj masakre te SHQUP-i.
Ore po nuk ju sjërrmoq fisi dhe fara këtijë.. prokuroria dhe spak, janë në ven’numëro!
Sic parandjejme, prokuroret ne vend qe Sali Berishen ta benin te dridhej “..nga uji i ftohte ityre” zoteria doli ne pjace me ballin larte ashtu si doli ne njeJANAR tjeter qe vrau me doren e tij KATER QYTETARE TE PAFAJSHEM dhe asnje gjemb nuk i hyri ne trupin e tij.
O Mero….shqiptarët me rruajnë topet!!hahahahahaha
Shqiptaret do t’ia futin nga mbrapa dhe do t’ia nxjerrin te goja, atij te birit e te bijes!
Llogjika e qytetarit eshte e drejte te arrestoshe ata qe thyenin xhamat dhe mos te arrestoshe ate qe e organizoi eshte pak absurde .
Menyra si fliste kur doli nga prokuroria tregonte qe kishte kaluar keq dhe po e kuptone qe eshte i humbur per mua ky eshte i semure mendore skizofren qendrone gjithe kohen ne delire nga qe nuk mer médicament ka nje delire madheshtie persekucioni eshte tipe i rrezikshem nese nuk hospitalise
Profesor Fatos Klosi e quan Saleh Berishen genjeshtar skandaloz dhe ka shume te drejte.Me keto genjeshtra ja ka hedhur dhe sot ne Prekurori Ai nuk mund te genjeje vetem SHBA Ata do tja bejne varrin perfundimisht pasi prekuroria shqiptare ska fuqi
Burgu Reçit
Po pret burra,
Sal Shiqeren
Lul fetsomën
Lik Fiqiren
Mon Krysumën
Fat Medinë
Bashkë me to
Edhe Mul Nokinë
Te pakten Verua ish bukurosh, s’ka gje se ish dylber. Por kete KRYEMOSTER te vjen ndot dhe per te vjelle kur e shikon. Largoni femijet nga ekrani!!!
Po me 21 janar sikur ishin te dy bashk me bashen, jo?? Permende dhe lylzimin te pakten se te dy jan njisoj, madje ky Lyli esht me i keq se berisha se ka be shkollen e atij. Mos e mbro lylin se esht me i keq kupton???? Jan pjell e SB Lyli GD Salianus e company. Dihet qe pjellat ja kalojn atit.
Që nga nesër e tutje Sali Berisha do luajë hapur sfidën kundër Qeverisë të SHBA
Trazira çdo javë,djegie, vrasje,shkatërrime,
bllokim i aktiviteteve jetike,transportit,hedhje në erë shtyllash tensioni të lartë etj..
Ose pranoni gabimin ndaj meje ,mendon Saliu ose do diskreditoheni….
Sepse dikush në botë do kujtohet të pyesë: ku shkuan paratë për reformën në drejtësi kur SPAK nuk arreston dot një terrorizues si ky plak grindavec???
Amerikanët duhet të veprojnë shpejt edhe shumë fort…
Saliu edhe mund t’a pësojë
Po Luli duhet thirur o Mero? Ishte minister i brendshem. Gojet e liga thone qe Luli ka dhene urdherin per te hap zjarr me 21 Janar dhe me pas qante tek zyra e Saliut. Nese eshte ai qe thua ti o Mero te shkoj te deshmoj ne prokurori.
Fajin nuk ka as Luli dhe as Saliu por Rama qe nuk beri shtet keto 8 vjet dhe per turpin e tij personalisht ka 9 Janare qe pret familjaret dhe i genjen. Turp edhe per PS.
Une jam kurjoz vetem per diçka qe e permend dhe ti Mero, por ndryshe nga une: kur e pyeti prokurori se cili eshte babai juaj, si eshte pergjigjur Sali Berisha? Beson se ka thene te verteten per babai dhe datelindjen? Apo s’kane rendesi keto. Dhe pastaj , kur thote proteste paqesore; pse kishin marre me vete protestuesit thika qe u çfaq ne ballkon, varé e verdhe dhe qysqi, “dashi” prej hekuri etj, valle keto jane mjete paqesore? Sa leke kishin kushtuar dhe kush i kishte prodhuar? Po sikur policia tu a fuste me plumba si me 21 janar dhe te parit Sali Berishes? Dhe per ta mbyllur: burreria e tyre u pa kur per 5′ minuta policia i percolli si bageti ne vathe!
Per te gjithe ata analiste qe mendojne se berishizmi eshte vetem Berisha, ne 8 janar paten mundesi te kuptojne dicka te re: Basha eshte po aq gjakesor dhe barbar sa Berisha, ndoshta me keq nese nje dite do te marri pushtetin. Sa per krahasim, si tha Bardhi dje: nuk i njoh mercenaret qe ishin ne PD, si tha Bardhi per ate qe vrau ne Elbasan: nuk e njihja, si tha Berisha per kunatin ne Gerdec: nuk e njihja, si tha Berisha per 4 te vraret ne bulevard: u vrane me cadra pistolete. Prandaj vazhdoni mbrojeni Bashen se kohe me vone do e kuptoni mire se cfare po beni tani
Mero Baze kam nje sugjerim per zotrote : Meqe asnje gazetar nuk e pyet e meqe vete Saliu nuk e permend fare –
Investigo e informo lexuesit se kur ka seancen e pare ai gjygji ku Paditesi Sali Berisha nga Vicidoli dhe i Padituri Anthony Blinken nga USA do perballen ne Paris!
Besoj se ka interes per lexuesit e jo vetem, por edhe per ato qe e besojne akoma se ka nje Padi te tillie ne ndonje gjykate franceze.
Ky Janar do mbahet mend për drurin që hëngri Berisha !
Krimineli Berisha nuk denohet se e mbron Edi Rama. Po u denua Berisha shkeputet gjithe hallka e korrupsionit dhe te gjithe perfundojne pas hekurave.Deri tani klasa politike mafioze mban njera tjetren,por me duket se po u vjen fundi…..
Ka ca kara komentues ketu qe nese jo ish komuniste te flakte atehere mbetet te jene idiote se Merua paguhet per keto qe shkruan.
Per 21 janarin eshte bere gjyqi. Rama erdhi ne pushtet, po ben 9vite dhe jo se nuk deshiron por nuk kishte si te akuzonte penalisht Berishen per vrasjet. Normal qe e perdori politikisht, edhe familjet e viktimave i perdori politikisht. Kaq. Nuk ka SPAK as spuk qe te denoje Berishen per ato vrasje se ne demokraci denohesh me Prova.
Per 8 janarin duket sikur komentojne ca “SUEDEZE ”
ketu. O milet Berisha deklaroi se dyert e blinduara do ti hapim dhe ishte normale se ato nuk hapeshin me frymen e shenjte por me çekiçe, me leva me dash e si te doni. Pytja eshte a ju turr njeri me çekiçe e leva dikujt nga policia apo mbeshtetesve te Lulit? Jooooo
Perkundrazi dy palet tjera ushtruan dhune mbi demostruesit qe po ushtronin dhune MBI DYERT.
E pra more milet sado qe ju do ju pelqente qe prokurori ta arrestojne Berishen nuk e ben dot se ska perse ta akuzoje. Normal po te ishte njeri nga ju do e arrestonte se ” KESHTU THOTE GAZETA ” e Meros.
Jo mo xen norvwgjezi nuk do njëri të arestoet berisha..
ja ashtu si qenë të rahur po na pëlqen ta shohim dhe, ske parë gjë akoma miku im!