Pse Vuçiq po adhurohet prej njerëzve të Berishës?

6 Janar 2022, 18:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pas mospajtimit publik që presidenti i Serbisë Aleksandër Viçiq pati ndaj sanksioneve amerikane për liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, pashë shumë komente të mbështetësve të Berishës, që filluan të bëjnë komente pozitive për presidentin e Serbisë. Mbi të gjithë “mbizotëron” mendimi se “ky është burrë dhe nuk pyet për SHBA”, apo dhe më tej akoma, “kështu mbrohet dinjiteti i vendit”.

Është interesante se sado që të përpiqesh të fshihesh pas patriotizmit dhe “sovranitetit”, e ke shumë të vështirë të fshehësh miqtë e tu të ngjashëm në rajon.

Dhe tani për ironi të fatit, miqtë më të afërt të Berishës në rajon, janë shokët e tij në listën e zezë të SHBA, që janë kryesisht serbë, kriminelë të Kosovës, disa oligarkë serbë rrotull presidentit Vuçiq, si dhe serbët e Bosnjës, që siç dihet janë dhe pjesa më regresive e liderve lokalë në rajon, të cilët rrezikojnë të kthejnë situatën e 30 viteve më parë të luftës në Bosnjë. Të gjithë pa përjashtim janë dhe armiq të shqiptarëve.

Sali Berisha ka katër muaj që lodhet t’u mbushë mendjen “demokratëve të vërtetë”, se atë e kanë futur në listë të zezë armiqtë e Shqipërisë, të lidhur me Aleksandër Vuçiq etj.

Në fakt, të vetmit aleatë të Berishës në rajon tani janë politikanët serbë të lidhur me Aleksandër Vuçiq, nacionalistët serbë  të Kosovës (nënkupto anti-shqiptarë të sëmurë), oligarkët e Vuçiq dhe liderët lokalë të serbëve të Bosnjës.  Ata janë dhe të vetmit që ja kuptojnë hallin Sali Berishës, dhe janë aleatë me të në këtë gjëmë që u ka ndodhur.

Por ndryshe nga Berisha, së paku ata nuk thonë na e bëri “Sorosi” apo Lul Basha, por mblidhen në katundet e tyre e këndojnë këngë kundër SHBA.

Sali Berisha nuk ka akoma një këngë që mund ta këndojë si hakmarrje ndaj SHBA. Tani për tani ka vetëm simpati për atë që po bën Vuçiq, që po i mbron viktimat amerikane të Serbisë.

Ky Edi Rama edhe pse e ka mik këtë Vuçiqin, nuk po mëson asgjë prej tij. Të paktën ta ndihmojë të marrë selinë e PD të shtunën, se pastaj e bëjnë vetë këngën kundër SHBA, kur të ngrejnë çadrën në oborr dhe të këndojnë me çifteli “Oj Amerikë derën ta prisha, se këtu i thonë o Sali Berisha…”

14 komente në “Pse Vuçiq po adhurohet prej njerëzve të Berishës?”

  1. ben. says:

    Cmenduria nuk eshte se mer malet.
    Eshte ne qytet midis njerzve.
    Kjo e meros eshte perla e dyte e dites mbas gaz bardhit.
    Lulja me gazin blindojne pd, gazia thote berisha do te blindoje pd.
    Vucic thote gjithe andej e kam mik ramen dhe rama po ashtu.
    Merua njelloj si gazi ne dreke na thote qe jo , berisha e ka mik vucic.

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      O benoo…
      E ke për detyrë të shkruash, apo e ke detyrim moral???
      Po qe se e ke detyrim, jam dakortë dhe vazhdo. Po e ke detyrim moral, një këshill, mos e humb kohën kot se Dr. Adhamudhi vajti për lesh ( si thoshte Xhozi)
      Dr. Adhamudhi i ka ditët e numuruara se po i humbet ” betejat” njëra pas tjetrës. Për të bër një 14 Shtator tjetër nuk ja mban bytha se i ka të gjithë perëndimorët kundra.
      Edhe policia nuk është ajo e 98- ës.
      Më vjen keq për ty se kur Dr. Adhamudhi të ketë thyer qafën nuk do kesh çfarë të mbrosh. Do më mungosh, po do vë një gur në zëmër dhe do ngushëllohem. ? ky është Dr. Adhamudhi….

  2. ceni says:

    Po ta kishe vene e ne fillim frazen e fundit Mero s’do e kisha marre mundimin ta lexoja te gjithe sepse me mjafton kjo fraze e goditur.Lufte brenda llojit Mero!Qe te dy jane monstra te montuara per hesap te atyre qe shuren e bejne ne Amerike e te lagin ketu ne Shqiperi.Ndaj mos u ekzalto shume sepse sepse siç eshte ajo proverba e vjeter :Si i ati dhe i biri ,m..t i pari e shure i biri!

  3. Niku says:

    VICICIN NJEREZIT E BERISHES E ADHUROJNE PER TE NJEJTEN ARSYE QE TI MERO ADHURON RAMEN TANI MBAS GJITHE ATYRE VITEVE QE SKE LENE GJE PA THENE PER TE.SHUME E THJESHTE,PSE E KOMPLIKON.

    1. Per Niku says:

      NIKU NJE KRITIKE MIQESORE MBAS RREZIMIT TE KOMUNIZMIT NJERZIT U RRESHTUAN NE PARTI TE NDRYSHME PA KUPTUAR KUJT IDEOLLOGJIE I PERKISNIN ME KALIMIN E KOHES GJERAT U KRISTALIZUAN .
      E VERTETE QE MERO KA PUNUAR ME BERRISHEN POR BESOJE QE KA PASUR QELLIME TE MIRE KUR E KUPTOJE QE KY KOMUNISTE NUK KISHTE ASGJE TE PERBASHKET KUPTOHET QE LARGOHESH .
      MBAS 31 VITE GJERAT JANE NDARE DHE PJESA DERMUESE SHQIPTARE ESHTE E MAJTE BARSALETAT E LULIT U VODHEN ZGJEDHJET PER MOS TU LARGUAR NGA POSTI NUK I HA NJERI
      E MAJTA SOT PA LSI QE ESHTE ELEKTORATI MAJTE KA 350 MIJE VOTUES ME SHUME SE PD DHE NUK KA LLOGJIKE QE PS TE MANIPULOJE .
      UNE DHE FAMILJA IME NUK JEMI ANTARE TE PS PO VOTOJME EDI RAMEN

    2. Raifi says:

      Shumë e vertet se njerëzit e Berishës po e përkrahin Vuçiç po pse nuk e thua o njeri i mirë se Vuçiç është mik për kok i Edi Romës dhe simpatizantëve të tij.Për më keq Rama është i gatshëm të sakrifikon Kosovën dhe popullin e saj për tekst dhe qefet e Vuçiçi shoqen e antishqiptarë i dëshmuar së paku për 30 vite.Nuk them se është më i mirë Salihu,e kemi par e provuar edhe at po pse nuk e thoni gjithë të vërtetën apo je i gabuar.Nëse je i paguar turp të kesh.

  4. Varja says:

    Amerikanet i bene deme edhe presidentit Ilir. Rrezik kish parashiku qe nga data 18 Janar ti bente nje vizite Dodik. Se kur pat shume ihere Dodik e kish pritet ne menyre madheshtore.Ene vete Liri e per lavdrue Dodicin si burre i mire.
    Mirpo ca te beshe! Amerikanet te prishin lojen.

  5. Xeni says:

    Nese do ndahet ndonje çmim per mashtrimin dhe manipulimin me lajme kete do ta perlante pa dyshim Merua.

  6. Ladi says:

    I modh Mero Baze
    Na knoqe
    Je gazetar i zoti

  7. Kanina e ismailit says:

    Rrofte merua , bashke me kryemutin ,vellai i Sali serbit!
    Vravshit njeri tjetrin,i fundit vraft veten! Nuk ma ha mendja se ka mercenar me te ndyre se ty mero .

  8. Shqiptari says:

    Kanina,qe Betisha eshte nje agjent serb se luan as topi. Ai e ka deshmu me Millosheviçin e me Faslliçin. E pse nuk e paska mik( te fsheht) Vuçiqin? Çka per tu habitur ketu? Merua po e thot nje te vertete te provuar tashme katerciperisht qe Berisha eshte moti,moootiiii njeri i Serbise.

  9. Kritiku says:

    Mëso si të shkruash Mero. Je nje katrastorfe ne te shkruajtur. Emrin e kryeministrit serb nuk di as te shkruash po ashtu edhe tekstet i shkruan si nje analfabet funksional. Ti ke shkruajtur “pashë shumë komente….që filluan të bëjnë komente…”. Ke redaktor ti qe ti rregulloje shkrimet e tua? Puneso te pakten nje qe di te shkruajne gjuhen shqipe duke iu permbajtur kritereve.
    Na mbyten shpellaret e gazetarise!

  10. Coli says:

    Nuk po te besojne me Mero.E ke shitur veten shume keq.Je bere si Spartak Ngjela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje