Një festival pa çmim

30 Dhjetor 2021, 18:29Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shumë studiues të huaj, muzikologë, historianë apo dhe studiues të shkencave sociale, kur përpiqen të njohin një vend, zgjedhin shpesh muzikën për të njohur shpirtin e një populli, por dhe për të njohur kulturën dhe historinë e tij. E bëjnë këtë me muzikën foklorike, muzikën e lehtë, apo dhe atë klasike, që prodhon ai vend.

Shumë të tillë kanë njohur Shqipërinë përmes polifonisë së Jugut, baladave të Veriut, por dhe përmes përpjekjeve për një muzikë klasike në Shqipërinë e shekulllit të shkuar. Baladat shqiptare kanë zëvendësuar kronikat e kohës, ndërsa muzika e tyre ka qenë fuqia që i ka mbajtur gjallë ato.

Përfytyroni tani një studiues të tillë të arrijë të kuptojë Shqipërinë e viteve 20 të shekullit 21 përmes këngëve, qofshin ato dhe fituese në festivale këngësh apo dhe produkte tregtare mbi mbishkrimin “këngë”, që shfaqen gjithandej si zhurma imponuese për veshët e një shoqërie që nuk ka fuqi të dëgjojë më asgjë.

Shqipëria e këtyre viteve është një shkretëtirë vlerash, ku muzika është një bashkim tingujsh që shoqëron performancën e atij që quhet këngëtar/e, dhe jo një kombinim notash muzikore që e bëjnë këngëtarin/en, të performojë atë që ndjen nga muzika.

Nuk bëhet më fjalë për tekste, por as për muzikë dhe as për zë. Bëhet fjalë për imponim antivlerash përmes spektakleve. Nëse në baladat e Labërisë ti gjen poezi të mëdha antologjike të krijuar nga njerëz anonimë, që të mahnisin me figuracionin dhe fuqinë e fjalës, nëse në baladat e veriut ti gjen një rrëfim elitar të historisë përmes një gjuhe tejet të pasur, në tekstet e këngëve të sotme shqiptarë gjen pasthirma që imitojnë zhurmat, zhargon rrugësh dhe fjali antikapatësh.

Festivali i fundit, i cili nuk është fatkeqësisht i fundit, por pjesë e dekadës së fundit, ishte një i tillë. Nuk është ndonjë dramë e madhe që nuk kemi më kompozitorë. Tregu i hapur i ka shpërndarë ata dhe i ka larguar nga vendi. Muzika jonë lokale nuk është më një biznes fitmiruprës për ta.

Nuk është dramë e madhe që nuk kemi më as krijues tekstesh, pasi ata në fakt duhet t’i përzgjedhin kompozitorët dhe kompozitorët e vërtetë kanë në dispozicion me qindra mijëra poezi të bukura, të shkruara nga poetët për të krijuar një këngë.

Mikis Thedorakis, kompozitari më i shquar grek i kësaj epoke, ka treguar një herë në rrëfimet e tij se ai gjithë jetën kishte kompozuar dy fletore me poezi të një bariu nga Kreta, që e kishte takuar në rininë e tij, i cili ja kishte dorëzuar ato për t’i lexuar.

Por drama më e madhe është se ne nuk kemi më as njerëz që t’i ndalin këto antivlera. Ardit Gjebeea është kantautori ynë më i mirë i këtyre tridhjetë viteve. Ai ka qenë një sqimtar i rrallë tekstesh, duke bërë autorë këngësh disa herë dhe Dritero Agollin. Por dhe tekstet e dedikuara për këngët e veta, i ka pasur balada të spikatura. Ai është një këngëtar i mirë dhe një krijues po aq i mirë.

Ndaj mendoj se ai e kishte një detyrë së paku në festivalin e djeshëm. Ai mund të hynte në histori, sikur ta kishte lënë festivalin pa çmim. Ky do të ishte çmimi më i mirë që mund të merrte një artist, të cilit i dhimbset rrokullima në të cilën janë nisur të thyejnë qafën vlerat e muzikës shqiptare.

Një festival pa çmim, do të ishte një ngjarje kulturore për Shqipërinë. Dhe të gjithë do ta kujtonim, se në vitin 2021, kushedi për çfarë arsyesh, Shqipëria nuk pati mundësi të kishte një kompozitor të mirë, një poet të mirë dhe pastaj një këngëtar të hajrit, që të këndonte një këngë, dhe nuk prodhoi asnjë këngë.

Kështu dhe ata që do të përpiqen në të ardhmen të njohin shoqërinë tonë përmes muzikës, do të ishin më të qartë. Nëse dëgjojnë këtë këngën fituese, por dhe të tjerat po aq vulgare si ajo, me siguri që ata do mendojnë se në vitin 2021, Shqipëria është pushtuar nga  hordhi arabe dhe ata kanë nxjerrë në skenë ca njerëz me zor për të kënduar, të cilët në vend të muzikës, lëshojnë britma dhe imitojnë muzikën e tyre.

Do të ishte vërtet një keqkuptim i madh. Ndërsa një festival pa çmim, do të ishte një ndihmë e madhe.  Ka plot kombe që kanë vitin e tyre të errët në shumë fusha. Nuk do ishte fundi i botës, ta quanim 2021 një vit të tillë për muzikën. Do të ishte më e lehtë se sa të quash muzikë, atë që dëgjon në festival.

39 komente në “Një festival pa çmim”

    1. Franz Kafka says:

      “O sa te mir bytht i ki,
      kur mhajshe tocin ti e di”
      Shenojeni: kjo do jete kenga fituese e festivalit te vitit 2022

  1. Polici says:

    Te lumte Mero. Nuk e kuptoj si nuk ngrene zerin te tjeret pervecse Arditit i cili ka kohe qe i eshte mykur truri artistik… Ka njerez qe kane kontribuar per muziken e lehte shqiptare dhe per festivalin neper vite dhe ende jane gjalle e nuk flasin. Se kuptoj si Osman Mula mori pjese ne jurine e ketij festivali e nuk flet?

    Te gjithe i ka poshteruar dhe gjunjezuar tallavaja. Te gjithe kane frike te mbrojne vlerat e shqiptareve dhe shqiperise. Sot vlere eshte Big Brother. Nuk eshte se nuk kemi talente perkundrazi ka shume te rinj e te reja qe nuk gjejne dot vende. Ku jane grupet muzikore? Perse sot na mungojne grupet si Ridfolk, ARB apo Djemte e Detit ?

    Nuk ka rruge tjeter, duhet te nderhyj ministria e kultures. Nese artistet dhe kritiket kane vdekur per se gjalli kjo nuk duhet te thote qe edhe ministria e kultures te mos reagoj ose ndryshe i ndroni emrin. RTSH eshte intusticion publik, nese duan te bejne festival tallavaje le ta bejne ne Klan apo TCH por jo ne RTSH qe mbahet me taksat tona. Nuk ndodh kjo ne asnje vende te Evropes ku shoqeria te degradohet ne kete fare feje. Me e keqja eshte se perfaqesohemi si komb ne Eurovizion me nje kenge qe nuk ka lidhje me muziken e lehte shqiptare e me nje kengetare qe nuk di shqip mire e lere me ti kerkosh ze artistik.

    1. Draper dhe Cekan says:

      Arditi eksitohet me emisionin e tij fallco kalon ne orgasem me pacavure
      Femrat i kendojne ballada karit
      Meshkujt I kendojne tallava pickave
      Shqiperia 2021

      1. Ylli says:

        Hahahaha…komenti me i sakte dhe me i duhuri !!!

    2. I drejti says:

      Bravo per komentin. Mendoj tërësisht si juve.

    3. Tersi says:

      Si mos të habitesh me mos reagimin e osmanit me çallmën e turkut e me jatagan e ndryshkur që dehet e mbytet në haremin e turpit që e quajnë festival kombëtarë !.

  2. SADIU says:

    Me kujtoj festivalet që organizonim midis kooperativave qe do te konkuronim ne shkallë rrethi. Por ne fakt ky ishte festival shume i dobët nga ata te koperatives. Pika RTSH-ës.

  3. Keta duan te fshijne cdo gje nga soc dhe nuk jane ne gjendje te krijojne apo ndetojne ndonje gje te pelqyshme says:

    Kur nje te huaji i thua se quhem beqir,mahmut,asqer,zabit e turli te tjera,i huaji te pyet arab apo turk je dhe nuk te pyet ,shqiptar je…
    Kur ndegjon muziken qe quhet tallava apo muzika e Shqipris se mesme,duket komplet harem turk dhe nuk identifikohet si muzik shqiptare.
    Sapo ndigjon disa nota te kenges italiane,apo latine,apo franceze dhe kineze apo indiane ,ti menjehere e identifikon se kujt kombi i takon…….

  4. Populli says:

    Ne ke vend te botes prodhohet muzike ne keto kohera?
    Eshte fenomen boteror e jo vetem shqiptar.
    Zeri me i mire i te gjithe kohërave (fredy Mercury) ka thene qe ne 1978-en: shijoni muziken e tanishme se pas disa vitesh nuk do kete me muzike, do jete elektronike.
    Te gjithe producentet e medhenj boteror e kane shpjeguar kete fenomen me, “ok, kjo nuk eshte muzike, por edhe rinine pa muzike nuk do e leme. Eshte si eshte, ne duhet ti japin rinise argetim”.
    Dheee, e fundit. Shiu pas te vlelurave, nuk vlen. Aty ishe Z Mero tere vitin. Pese nuk e parashtrove kete mendin?!

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      E shyqyr nje koment tamam.
      Ke folur fiks si populli, dhe me te drejtë ke zgjedhur emrin populli.
      Kritike vetem per hir te kritikes bejne te gjithë.
      Vleresim te situates dhe gjetjen e shkaqeve nuk e bejne dot te gjithe sepse kerkon zotesi.
      Festivali sjell muzike ne skenë. Me keto qe na ndodhen, se nuk jemi as Italia as Amerika.
      Vendi yne nuk ndodhet vetem në krize politike prej 30 vjetësh. Eshte ne krize identiteti te gjitheanshem.
      Ashtu si futbolli eshte kapur prej fyti nga kanceri Duka, edhe muzikën shqipetare e ka kapur kanceri tallava. Këngëtare popullore si Ervis Behari dhe dyshja Tahir Boshkaj / HaxhibArapi konsiderohen nje shkalle poshte mbreterve te tallavase
      Por kjo nuk do te thote qe te nisim dhe te shajnë Flori Mumajesin. Flori Ka gjetur treg dhe kompozon.
      Por fituesja e festivalit kishte motive popullore te veriut në të. Ishte nje perzjerje rap-pop-folk qe duhet pershendetur per guximin, koreografine, dhe interpretimin e veshtire ‘live’.
      Vjet fitoi pa merite Anxhela Peristeri por nuk tha njeri gje.
      Nuk.mjafton nje koment per këtë punë, keshtu që e lemë fare me mire, se nuk na degjon njeri sidoqoftë.

      1. Populli says:

        Faleminderit. Vite te mbare!!!

  5. Albina says:

    Z. Baze, sot në drekë i madhi Agim Doçi, autor I mëse 2000 teksteve për këngë, në debat me dy tre autorë tekstesh dhe këngësh nga Kosova, ndër të tjera tha:
    ” Ju kosovarët e degjeneruat dhe degraduat muzikën shqiptare, sidomos me tekstet tuaja banale të këngëve. Banale nuk janë vetëm ato tekste që përmbajnë fjalë të pista. Shkoni dhe organizoni festivale të këngës në RTV në Kosovë, sepse jeni shtet më vete, dhe kërkoni të merrni pjesë edhe ju në Eurovizion”.
    Dhe në debat e sipër, sepse drejtuesit e emisionit nuk e linin të fliste, sepse gjoja nuk po tregohej patriot, duke u larguar ai tha se sa për patriot këta tallavaraxhinj, nuk i vinin atij as te maja e thotë. Pasi unë jam, tha Doçi, autor i tekstit të himnit të UÇK-së, dhe shumë tekste për heronjtë dhe dëshmorët e Luftës së Kosovës.

    1. Jorgo says:

      himnit te p..t te mamit te vet eshte autor ai..

  6. ABC says:

    Po cmimin e pare kush e percaktoi? Zhuria. Po kush bente ligjin ne zhuri? Dy pleq; njeri “vjershetor” me barsoline dhe tjetri “muzikant” me syze. Nuk flas dot me shume, se po dhitem se qeshuri!!

  7. Anglezi says:

    Cdo muzike ka zhanderin e vet.. Fredi Mercury me banden e tij Queen kendonte rock dhe nuk mundet dikush ne nje festival rock te kendoj tallava e ta paraqes si rock e aq me keq te perfaqesoj Fredin.

    Festivali i muzikes ne RTSH eshte festival i muzikes se lehte shqiptare. Megjithese kjo eshte e qarte perseri ka 30 vjet qe sulmohet me muzike tallava apo muzike/kenge qe nuk kane lidhje me muziken e lehte shqiptare. Me e keqja eshte se kjo lloj muzike vidhet hapur ne menyre te trashe nga sllavet, arabet apo turqit dhe i futet tekst shqip per ta shitur si kenge dhe muzike shqiptare? Si mund te vjedhesh kaq hapur kulturat e tjera e ta shesesh publikisht si prodhimin tend? Eshte turp.

    Askush nuk e le rinine pa muzike! Neper bote ka festivale me muzike te ndryshme ku ti zgjedh ku do te shkosh dhe ka nje direktive.. pse nuk eshte tallavaja popullore ne Evropen perendimore por vetem ne ballkan dhe vendet arabe apo turke? Degjon kenge tallava ti ne radiot dhe televizionet italiane, franceze, gjermane apo angleze? Perse jo? Vrije mendjen dhe ta vrasin edhe gjysmaket tane ne RTSH.

    Po te them vetem nje fakt. Joe Boyd nje nga producentet amerikane muzikor me te medhenj qe ka punuar dhe bere kenge me Pink Floyd dhe Anetha Franklin degjoi kenget saze shqiptare dhe u mbrekullua.. vuri parate e veta te regjistronte kenget saze. E vetmja kenge shqiptare qe kam pare ne BBC angleze eshte “tane moj tane” qe per shume shqiptare te rinj ne shqiperi as qe e kane idene qe ekziston. https://m.youtube.com/watch?v=LZoqiPcF0A8

    1. Populli says:

      Fredy Mercury kendonte cdo lloj muzike dhe hyri ne legjendat e muzikes kur beri albumin me muzike klasike. U vlersua nga kantot e klasikes si gjeni.
      Nejse….

  8. Zeqo Kallarati says:

    Çdo këngë e këtij festivali i merr të keqen potpurisë së këngëve të kënduar nga grupi “Lemeria”. Më mirë të shkojmë në Eurovizion me këngën e kënduar nga Vita e Nastës, se kjo me të cilën do vemi.

  9. Shaqo says:

    Ne radhe te pare, falenderoj “censuren” qe patem mundesi te trashegojme disa
    kenge me muzike jo tallava ne shekullin e kaluar, ca poete qe benin poezi per kenge jo per tallava dhe ca kompozitore te mireshkolluar ne “diktature” qe na nderuan me krijimet dhe, edhe ti i kujton per mire, ku secili bente pjesen e vet, jo
    kot puna e krijimtaria e tyre u pasqyrua
    dhe ne nje kenge fituese te festivalit, nga mes i viteve ’60, kenga “Ne jemi tre”, kenduar nga Qemal Kertusha.
    Sa per Arditin ai ben biznes, eshte i vetmi kantautor i afte,por tani per te ka vlere leku jo i fituar lehte, jo duke bere muzike.

  10. Miradije Hoti says:

    CILESIA E MUZIKES NE SHQIPERI ESHTE PRISHUR ME TALLAVANE KOQEVARE DHE ZOTI DOCI KA TE DREJTE .
    ZONJA APO ZONJUSHA QE ZURI VENDIN E PARE ISHTE DIZENJUAR PREJ MUAJESH SI FITUESE .
    KENGA ISHTE 1234 OPA 1234 OPA ME NJE ACCENT KOQEVARE NUK ISHTE AS ACCENT VERIORE QE PERFAQSONE NJE PAKICE TE NDERUAR PO ISHTE FAREEEEEEEE
    PO KISHTE EDHE KENGE TE MIRA SHPRESOJE QE NE VITET NE VIJIME VJENE NE SHINAT E MUZIKES SE MIREFILLTE

  11. Mondi says:

    A e pate kush ishte ne Juri.
    Llumi i llumit.
    Figura ordinere.

  12. zaho says:

    Nuk e dua Bazen se nuk eshte aspak i ndershem ne kanalizat politike qe ben… ..Po per kete artikull i heq kapelen! Do te ishte mire sikur edhe te tjere gazetare te mos mendojne vetem lepirjet por edhe llumin ku ku ka rene shoqeria shqiptare…

  13. Jimi says:

    Vate kjo pune Mero dhe hic mos u lodhe, se nuk ka me bire kurve qe e ndreq kete pune !

  14. REZI says:

    Ore njerëz, ky është fenomen botëror, nuk ka më muzikë me tekst ku motivi ishte jeta, dashuria, puna, miqësia e sinqertë. Pastaj Eurovizioni atë performancë do, dhe ulërimat e njerëzve atë donin. Prapë mirë që fitoi Ronela, se kur dëgjova tekstine e atij Albanit, ishte skandal…e kanë kthyer festivalin në luftë politike, me patjetër duhet kosovarët të marrin pjesë se s’bën, e kur nuk fitojnë s’lënë gjë pa thënë. Që kur mendojnë eurovizionin, s’ka më këngë me vlera. Rrofsh o Mero për analizën, por gjithë bota i ka humbur vlerat e vërteta.

  15. Muhameti says:

    Festivali i RTSH-se zhvillohet cdo vit per te ndare disa para te taksave tona dhe askush nuk e vret mendjen per cilesi ne muzike dhe tekste. Ata qe perfitojne shuma te majme nga keto vlera jane shume deri te jurite, muzikante, te ftuar,etj, etj, etj.

  16. A says:

    Po ju si gazete qe keni artikuj dhe reklama te pista. Jam dakord por filloni nga vetja.

  17. Tajari says:

    Mos beni me faj asnjeri…kur pjesa me e madhe e shoqerise perthithen nga” Perputhen” dhe “ Big Brother “çfar rezultatesh do te presësh???

  18. "BOHOTINA" says:

    Mero. Mos shkruaj me mbas ketij shkrimi brilant. Kam degjuar te 60 festivalet. Te parin me fituese Vaçe Zelen e pavdekshme, e kam degjuar posht nje radioje nen nje shi te imet. Isha adoleshent… Ky ishte, i 60-ti. Nje skandal j vertete. Nje poshtersi i quajtur festival. Nuk me zuri veshi asnje kenge per te qene. Mbase fituesja ishte me e keqia. Teksti mizerabel…

  19. Tirona says:

    E mër qeros mër qeros kokës i ke rënë me kte artikull. SHQIPNIA NË ZI !!! Duhet mos me organizu festivale nja 5 vjet që të kthjellohet veshi dëgjuesve e tbojn dallimin e cilësisë me sasinë.Jemi dështim në Muzikë e Sport.Çdo lagje apo më saktë çdo pallat ka nga 2 këngëtarë.RREKORD UNIK NË BOTË!

  20. Bujar Kanapari says:

    Mos e vrisni mendjen shume.

    Shqiptareve i mjaftojne e i teprojne kenget e Vace Zeles, Simakut, Libohoves, Zhegut, Rudolf Stambolles e shume te tjereve.
    I mjafton Fitnete Rexha, Naile Hoxha, Hafsa Zyberi, Lucie Miloti, Drita Papajani, Safete Toska, Pagarusha, Tefta Tashko, Marije Kraja etj.
    Keta le ti bejne qejfin vetes vetem per nje nate.

  21. Hess says:

    Ka ardhur koha e tille zoterinj ky nuk eshte vetem problem shqiptar eshte i perbotshem.Edhe San-remo e famshme bjerret per vit nga cilesia.Arti eshte konsum dhe si tille ka nje ngopje, keshtu qe devijohet duke krijuar forma te reja medemek moderne por ne fakt kane efekt te kundert duke mos dashur te perserisim e dhjesim plotesisht.Qe kur marrim pjese ne Eurovizion qe per mendimin tim eshte nje festival medioker ku asnje vend elitar e Perendimit nuk e merr seriozisht,ne pa dashur kemi kerkuar formen dhe jo permbajtjen duke harruar se eshte festival kombetar dhe jo i varur nga Eurovizion leshi.Per shume kush qe e ka ndjekur festivalin nder vite entuziazmi ishte i madh dhe niveli ne kohe te ndryshme i tejkalonte pritshmerite merrnin pjese te detyruar apo jo kengetaret me te mire te muzikes lehte dhe si te thuash ishte si nje sfide kundrejt njeri tjetrit se kush interpreton me mire pavarsisht tekseve te indokrinuara kishte kenge cilesore jo te gjitha sigurisht por kishte.Sot eshte tjeter realitet .Qe te kesh sukses duhet qe ne nje festival kombetar te konkurrojne kengetaret me te mire libretistet me te ndjere plus orkestra e madhe Rtsh.Festivali behet per nje vend ne Eurovizion duke I humbur funksionin dhe qellimin si nje promovim i kenges dhe interpretimit si eveniment muzikor kombetar.

  22. Kur te bie per pjese .... says:

    Kengen e kam degjuar vetem nje here deri tani se nuk me ben zemra te klikoj per te dyten here tek ajo video. Megjithese jo me ndonje experience te madhe ne fushen e muzikes kur kenga eshte e bukur ate ma do zemra , kur teksti eshte mekuptim e rilexoj derisa sa ta mesoj permendesh dhe kur melodia me pelqen e degjoj pa fund deri sa te lodhem .
    Sa per kenget e Gjon Tears dhe Angela Peristerit ishin vite drite larg per nga
    cilesia ,texti , intepretimi dhe kumbimi i zerave te tyre ashtu dhe koreografia (edhe pse te thjeshta shume domethenese ). Angela pati nje axident qe humnbi zerin nje nate me pare por kenga ishte fenomenale , Lere pastaj notat e larta te Gjon tears …. . Ishte viti qe me beri te ndjehem krenar per pjesemarrjen e dy shqiptareve ne Eurovizion . Viedoeja e kenges ketij festivali rtsh ishte copy paste e pjeseve te shkeputura aty ketu nga Eurovisioni i vitit qe kaloi dhe perfundimi eshte nje HIC, Zero me xhyfke . Tung nga Canada .

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, imagjino tani per momentin qe ate Show, ti ja japesh privatit ekslusivisht. Te blej privati shfaqen dhe perfitimet e salles dhe sponsorat ti perfitoj privati gjithashtu per ate date dhe per ate ore.. Neqoftese leku nuk blen talentin, hajde me thuaj qe e kam gabim. Ajo Show duhet te jete profitable.. Hiq ata parazitet qe paguhen kot dhe shife ti si kthehet e gjitha.. Ikin komiket dhe qesharaket.. Arbeni na la, Driteroi po, kurse keta te rinjte e kane mendjen si te kthejne pllaken e dj-it dhe mire qe dine te bejne firmen e tyre..

  24. Pokeristi says:

    Nje shkrim sa real aq objektiv,sa analitik aq kritik,sa i nevojshem më se i domosdoshem.
    Ne shkretetiren e vlerave,ne token 30-të vjeçare lene djere ,te kultures kombetare,domosdo do lindin filiza antivlerash qe fatkeqesisht shumezohen dhe perhapen shume me shpejt.Pa perseritur ato qe shtron z.Baze,te mos harojme qe demkracija ushqehet nga nje kulture e pergjitheshme qe ne e kemi pasur ne mesataren kombetare te cunguar,plus nga nje kulture demokratike qe ne nivelin po mesatar kombetar na ka munguar pothuajse fare.
    Pretendojmë te jemi vend kapitalist.Si i tillë duhet te dimë dhe pranojmë qe paraja eshte rregullatori i te gjitha maredhenieve brenda shtetit dhe njerezve.Por kjo para aq e munguar,tashme aq e lirshme per t’u kerkuar dhe fituar ka efekte anesore te demeshme.Aktualisht jane te gjithe te babëzitur për t’a fituar me te gjitha rruget dhe mundesitë.
    Jo..T’a kerkojmë ne menyre sa me te ndershme me mund e me sakrifice dhe kjo menyre kushtezohet mbi te gjitha nga niveli mesatar kombetar i kultures se pergjitheshme qe sa vjen,ne vend te pasurohet dhe te shquhet,zvetenohet dhe renohet.
    Faleminderit z.Baze.

  25. Astrit says:

    Isoja e Jugut dhe lahuta e Veriut kane vlerat e saj, por te shumzosh me zero vlerat e muzikes se lehte sot eshte paturpesi. Muzika ndryshon e evulon me kombin. Ne sot kemi ate muzike te lehte qe pelqehet e duartrokitet nga rinia, por nuk pelqehet nga me te vjetrit. Te maresh si pike referimi e krahasimi muziken e lehte shqiptare ne kohen e komunizmit eshte marezi. Çdo brez ka shijet e saja e pelqyeshmerite e veta. Respektoheni!

  26. xhoxhi says:

    Mero ke shumë të drejtë.Në Shqipëri nuk është vetëm muzika që të maron por çdo gjë ska asnjë vlerë.Ti thua mirë por nuk thua që kjo është rezultat i demokrcisë që kemi 30 vjet dhe jetojmë si mosmëkeq.Lexova diku që njëri theshte Demokracia është mënyra më e keqe për të qeverisur.Pra i nderuar Mero kjo jetëështë e pakuptimtë jo vetëm për muzikë po për çdo gjë.Kam 25 vjet në emigracion dhe në kryeqytet dhe nuk gjej një gjë që të më tërheqë.Kudo tabela,avokatësh,doktorësh,tabela sexi,bordello,etj etj gjëra që të neverisin.Ne që u mplakëm shpëtuam ata që do vijnë pas nesh do e kuptojnë më mirë që nuk mund të jetohet kështu vetëm me shalë e sisë jashtë…Kky ishte festivali ky është humori sot.

  27. epo kjo pune says:

    nese rtsh mbahet me taksat e qytetarit ate here urgent shkarkimi bordit perkates dhe anullim I festival it dhe riberje e tij me kushte e standarte minimale per trofe, nuk ka pse behemi gaz botes per xhepat e qokat e askujt

  28. besnik says:

    Vetem konstatohet e keqja. Po kush thote se si do te rregullohet? Te gjithe pasi marrin parate jane te pavarur e bejne cfare te duan. Pse e Sterjo Spasses do pergjigje me shume se kurre.
    Dikush duhet te shkruaj si rregullohet kjo gje, por kjo nuk eshte e mundur. Per te konstatuar jane me shume ata qe dolen cullak te lista e pagave.
    Nuk mund te rregullohet nje gje duke e anashkaluar ate. E keqja eshte shtruar kembekryq dhe te gjithe qe kane mundesi duan dhe perfitojne. Prandaj ata qe e kane ne dore bejne sikur nuk degjojne dhe tregohen indiferente. Merren vetem me ate qe duan ata.

  29. Koli says:

    I gjith festivali ishte skandaloz me perjashtime te vogla.Kenga fituese ishte kulmi i ketij skandaliteti nje kenge qe fjalet dhe muzika jane nje turp per kombin tone i cili ka nje larmi vlerash te bukura ne kete fushe.Nese Ardit Gjebrea ka qene drejtuesii ketij festivali me verteton ndjesine qe kam krijuar keto kohe qe ai e ka humbur vleren si kengetar api kantautor.Ai eshte dhene mbas paras dhe ka humbur si artist dhe duke qene i humbur vet humbi edhe ate pjese te historise tone qe mezi prisnim festivalin ne fund te vitit.Ministria e kultures tenderhyje te mos e lejoje te shkoje ne eurovizion te ns turperojne me shume se kaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje