Anormaliteti ku e ka fut berishizmi politikën shqiptare

28 Dhjetor 2021, 18:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka dhjetëra komente që vazhdojnë akoma rreth asaj nëse Lulzim Basha është takuar me Taulant Ballën dhe Erion Veliaj në një darkë ngushëllimi në Tiranë. Ka përgënjeshtrime nga Lulzim Basha dhe Taulant Balla për këtë çështje, a thua se janë kapur duke vjedhur apo duke vrarë. Ka një zemërim të shtirur të njerëzve që duan të besojnë Berishën dhe akoma më të egër të atyre që nuk duan ta besojnë për këtë çështje.

Arsyeja është shumë më e rëndë se sa ngjarja e sajuar. Gjëma këtu nuk është pse mund të jenë takuar Basha, Balla apo Veliaj në një darkë, por fakti që kjo konsiderohet ngjarje e rëndë në qytet. Në të vërtetë, ngjarje e rëndë në qytet dhe në shoqërinë tonë, duhet të konsiderohet fakti që politikanët tanë nuk takohen me njëri- tjetrin, por përdorin gjuhë toksike dhe vetë karikohen si armiq të njëri- tjetrit, pa qenë të tillë.

Në rastin konkret është më i shëmtuar fakti që Basha apo Balla, përgënjeshtrojnë me një vendosmëri të fortë që nuk janë takuar, se sa nëse do ishin takuar.

D.m.th në subkoshiencën e tyre, edhe ata janë infektuar nga berishizmi dhe e konsiderojnë njësoj si Berisha “tradhti të rëndë” takimin me njëri- tjetrin dhe aq më keq prezencën në të njëjtin vend për një ngushëllim.

Dhe kjo tregon se në çfarë spirale e ka futur berishizmi politikën shqiptare dhe mu ku i ka çuar punët gjuha e urrejtjes që përdoret në politikën tonë.

Lajm i vërtetë, madje i hdihur, është që këta tre politikanë kanë qenë në një vend dhe nuk kanë folur me njëri -tjetrin. Ky është lajmi që duhet të na shqetësojë, jo halli i Sali Beirshës që këta paskan qenë bashkë, paskan bërë dhe komplote së bashku, e pastaj kanë publikuar listën e pagave për të zhurmuar foltoren dhe broçkulla të tjera.

Fakti që nuk janë takuar dhe që nxitojnë ta thonë këtë me vendosmëri si një shenjë mospërlyerje, tregon se ata janë infektur nga standartet e enverizmit tonë të ri, që është berishizmi.

Fakti që dhe një pjesë e shoqërisë mbeti e tronditur ngaqë besoi Berishën se ata janë takuar, është shenjë e keqe. Por akoma më e keqe, pjesa tjetër më e madhe e shoqërisë që u qetësua ngaqë nuk janë takuar. Kjo tregon se ku na ka çuar shkolla politike e Sali Berishës.

23 komente në “Anormaliteti ku e ka fut berishizmi politikën shqiptare”

  1. Bebi says:

    Bukur, Mero! Thjesht nje vezhgim dhe meditim i sakte! Gezohem qe kam mik nje gazetar te rralle!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Mallkuar qofsh, në jetë të jetëve o partizan
      se për pak qejf harram me atë palo vërrë
      e ngjize farën që solli në jetë një taliban
      që tridhjet vjet trazoi një komb të tërë.
      .
      Kërkoi përjetsinë por s’e pati
      tani i erdhi fundi dhe s’di ç’prrallis
      e lanë të tëra, me to edhe takati
      dhe mut mbllaçit përditë, si çamçakiz.

    2. ben. says:

      Nese politikanet takon ne 12 nates, nuk eshte normale.
      Politikanet kane parlamentin ku takohen e debatojne, kane mediat.
      Nese takohen naten si ne rastin konkret asgje e mire nuk eshte per vendin.
      Se ndodh pastaj qe nga 7 milione euro qe i bente rruget saliu ,kalojne ne 20 milione euro me edvinin ne qeveri dhe lulin ne opozite.
      Mero ti si i gjithe ditur a ju shpjegon dot ketyre tipave se cfare eshte ritur 3 here qe nga koha e saliut , jane ritur rrogat, eshte ritur cmimi i asfaltit, apo cmimi i karburatit?????? Se mbase gjen ndonje argument qe te kenaqen dwlenxhinjte.
      Dhe jemi qe jemi jua shpjegon dot se pse baton haxhiu paguhet 18 milione leke ne muaj nga 1 spital privat????

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Nje i cmendur, cmend gjithe shoqerine. Dritero Agolli referuar Sali Berishes..

  3. FCB says:

    Fatkeqesisht jam dakord me sa ke shkruar , them fatkeqesisht sepse edhe une jam Berishist sepse ndryshe do te thoja ” jam dakord me sa ke shkruar ” . Pse jam Berishist , jam Berishist sepse nuk jam hajdut, as i korruptuar, nuk jam bese prere, pra pranoj te jem Berishist dhe jo Rame , Lul , Ngjele , Mero , apo Bamir .

    1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

      Ti je berishist se aq tru ke qe nje komunist i felliqur e ka futur shoqerine(dhe vendin) ne vellavrasje….
      Dikur kishim frike nga komshiu apo shoku i punes se kishte biografi te keqe dhe i shmangeshim miqesise me ta.
      Kurse sot komunisti sali vazhdon ose e ashperson luften e klasave ashtu sic do ky vampir dhe ju cecenet e quani normale kete komunist anormal

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Ti harrove dicka te rendesishme.. Qe “nuk” je vrases. Ti thjesht kishe stilolaps-pistolete e kalibrit te vogel.. Te pashe ne kamerat e Kryeministrise por u zhduken fatkeqsisht..

    3. o koke!!! says:

      atehere pakez brenda teje je si berisha…….ne fund te fundit nje dele qe do bariun e vet, se ska takat ta “perballoje” jeten pa çoban.
      kjo eshte sketerra qe “jeton” ne shoqerine shqiptare!
      Meroja ka bere nje analize, dhe ti e verteton ate!
      Po pse mo FCB, begatia jote vika nga berisha, nga luli a nga rama a nga “kriemalli” ?!?!
      Te qenurit berishist te beka “qelibar”…….sipas teje ????? e te qenurit ramist te beka te qelbur eee!
      Mendo pak sikur termeti apo pandemia te kishin rene ne kohen e berishes……….

  4. roritota says:

    Ky është mentaliteti që futi Berisha në Shqipëri pas 90-ës. Po nuk je me mua, je armiku im. Dhe rezultati ishte kur fqinji yt, që ti ke patur marëdhënie shumë të mira, kishim ndihmuar njëri-tjetrin në vështirësi, kishim marrë pjesë në gëzimet e njëri-tjetrit, papritur u shkëput se u bë fanatik i Berishës. Më kujtohet kur u zgjodh Berisha president, pyeta babin tim: si të duket? Unë s’kisha fare simpati për të, e kisha parë në rrugë me ca grimaza si prej budallai dhe sepse më dukej ogurzi në këtë rol që po merrte. Të shohim, më thotë im atë, mbase bën gjë si nga veriu që është. Ne vetë ishim nga veriu dhe kurrë s’jemi ndjerë të ndarë veri-jug, kjo theksohet më shumë tani për hir të së vëretetës, meritë e Berishës është edhe kjo. Sigurisht u zhgënjye im atë menjëherë duke parë politikën e përçarjes që ndoqi e ndjek Berisha. Por le të vijmë tek fakti që pozitë e opozitë nuk duhen të flasin me njëri-tjetrin. Kjo është arsya që nuk ecin reformat, se e shohin si sukses të njërit apo tjetrit, jo si detyrë për ti shërbyer atdhet, vëndit. Ndonëse ka përpjekje për të sheshuar konflikte pa bazë, thashethemet po ndikojnë shumë në shoqërinë shqiptare. Thashethemet gjithnjë shkaktojnë dëme, edhe kur thuheshin vesh më vesh, por tani ajo që propogandohet më shumë në media është thashethemi se informacioni mbi argumenta. Pse qënka gabim të përshëndeten njerëz që i përkasin partive të ndryshme? Thirrini mëndjes, nesër do jetë vonë, mos shkoni me mëndjen e Salës, ai e di mirë teorinë e PËRÇA E SUNDO! Kështu sundoi, mashtroi e vodhi ky sharlatan dhe i pabesë.

  5. Zeqo Kallarati says:

    Berishizmi nuk është asgjë më shumë dhe i ndryshem nga lufta e klasave në kohën e komunizmit, është thjesht zgjatim i saj në kohën që jetojmë.

  6. O hajdar... says:

    Shyqyr që i ke ngjarë saliut mor bir !

  7. Jimi says:

    Cfare paradoksi !? Kur takohet Sali shqiptari, dhenderr i Serbise me serbin Milloshevic, armiku i vertete i shqiptareve, quhet patriotizem, ndresa kur takohen politikanet shqiptare me njeri tjetrin, quhet tradheti !? Mbi te gjitha shqetesuse eshte ajo qe thekson Mero. Pas akuzave qe leshon ky delenxhi, politikanet shqiptare sikur te jene zene ne faj kerkojne te justifikohen para tij !? Po perse more firaune nuk i dilni balleperballe ketij horri dhe ti thoni: Po more vrases i shqiptareve ketej , e andej kufirit, do te takohemi me njeri tjetrin per interesat e vendit, se nuk jemi armiq. Madje me duket cmenduri ajo praktike e zbatuar si derimetani, qe politikanet kundershtare kerkojne te organizojne takime te fshehta, larg syve te publikut, a thua jane ne lufte !?

  8. Skypion says:

    Ne politike nuk ka rastesi. Natyrisht, kjo duhet kuptuar ne kontekstin e duhur.
    Synopsis per nje takim ne mesnate: ora dymbedhjete e nates; tre politikane te njohur; dy nga pozita nje nga opozita; dy socialiste dhe nje demokrat; te tre te shqetesuar per trashegimine; dy socialistet metuesit kryesor te fronit socialist; nje demokrati ne deshperim per te mbajtur me cdo menyre e mjet trashegimine e anulluar tashme…
    Na thuhet se eshte rastesi… rastesi qe tre personazhe shume intrigues, shkojne per vaki ne mesnate! A duhet ta besojme valle?!
    Njeri prej tyre, per te hedhur poshte aludimet, thote se ishte bashke me gruan… a thua se gruaja misheron nje pamundesi logjike per nje takim me dy te tjeret! A duhet ta besojme valle, aq me shume kur ky justifikim tingellon i tipit: “nuk eshte ashtu sic duket” ?!
    Une jam i sigurte qe askush se beson kete justifikim; por, meqe e ka thene edhe Berisha, atehere duhet mosbesuar; sepse cdo gje qe thote ai, duhet mosbesuar.
    Eshte interesant fakti, se perhere ne keso rastesh, dmth kur denoncon Berisha, kundershtaret e tij e sulmojne me argumentin skajshmerisht te bajatosur se ai shpif per te denigruar kundershtaret e tij, e kesisoji eshte anormal; dhe situata qe krijohet si pasoje eshte anormale.
    Eshte e vertete qe situata behet anormale, por kjo per syte e gjithe publikut, sepse ajo ka qene e tille, por fshehur nga syte e tyre.
    Pershembull: Berisha denoncon ne Foltoren e Kuvendit avionet me droge – kundershtaret e akuzojne si shpifes, apo te cmendur qe shikon endrra, ku mushkonjat i duken avione me droge!
    Berisha denoncon Min. e Brendshem dhe gjithe kupolen e Policise se Shtetit, si te perfshire ne trafikun e droges – kundershtaret e akuzojne perseri si nje shpifes, dhe shume te keq bile, sepse po shpif ndaj Ministrit me punetor dhe me te mire te qeverise (sic cilesohej Tahiri atebote)!
    Berisha denoncon grupin e deputeteve kriminele socialiste ne Kuvend, madje njerin duke e treguar me gisht par kamerave, si vrases gjakftohte dhe te pameshirshem – kundershtaret perseri te njejtin avaz “ky vetem shpif”!
    Berisha gjate gjithe kohes qe ka qene deputet ne keto 8 vite, perhere kur ka dale ne Foltoren e Kuvendit ka bere akuza per inkriminim dhe korrupsion te qeveritareve dhe njerezve te lidhur me ta. Te gjitha a kuzat jane shume te renda por. Te gjitha akuzat, jane edhe shume te verteta. Nuk ka asnje akuze qe ta kete bere Sali Berisha ne Kuvend, dhe te mos jete vertetuar me vone; madje shume syresh, ne menyren te bujshme.
    Akuzat e Sali Berishes paraqesin me te vertete nje situate anormale. Tejet anormale. Imagjino: deputet ne Parlament, nje ish-vrases trafikant prostitucioni… tmerr! apo nje Minister me gjithe zinxhirin komandues te Pol. Shtetit trafikante te rendomte droge… katastrofe!.
    Ne kete kuptim edhe une jam dakord per anormalitetin qe sjell veprimtaria politike e Berishes.
    Por, me nje kusht: qe duhet te ridefinojme, te ripercaktojme kuptimin e termit ne fjale, ne menyre qe te kemi perpuethshmeri logjike kur flasim per normalitet dhe anormalitet; shkurt e shqip: me kushtin qe normales ti japim kuptimin qe e kemi pasur deri me tani per anormalen dhe anasjellas.

    1. Dursaku says:

      O legen i zbehte me syze, qe ate pak logjike qe te ka falur Zoti po e shpenzon servilisht per nje njeri, me te ulet edhe se vetja jote, pse nuk i numeron vjetet qe po e ben kete pune te piset? Njeriu te perfytyron qe ustai ta ka hequr dosjen tende te Sigurimit nga qarkullimi. Po nuk ta ka asgjesuar ama! Vetem ta mban si arme te ngrehur. Per pakdesh te beri edhe President. O Artan Hoxha (kete radhe te pyes edhe sikur te mos jesh ti ky Skypioni) Mire qe ke vendosur te mos vrasesh veten pas atij turpi, te “perpakpresidentit” po si mund te dalesh neper Derdellitjet televizive te Fevziut?! Ti qofsh! Te pakten sherben per t’u treguar me gisht si shembelltyre e mospersonalitetit! Sinqerisht kjo pyetje mua me mundon prej afro 10 vjetesh. Ti qofsh!

  9. Vucidolsi says:

    FCB qenke kokekatror

  10. alphade says:

    Z. FCB : Akoma se paske mesuar se Berisha jo vetem qe
    eshte HAJNi numer NJE i Shqiperise por edhe krimineli
    numur NJE i Shqiperise dhe po ashtu Kryemafiozi numur
    NJE i Shqiperise dhe me gjere ! Ke 30 vjet qe jeton ne mo-
    calin e qelbur ansrkist te bajraktarit primitiv te berishizmit
    dhe akoma s’e ke kuptuar seencen berishiane, sinonim i
    shkaterrimit te Shqiperise dhe Kombit shqiptar, i urdheruar
    nga Padronet e tij !! Kaq I trashe te jeshe qe te mos kuptosh
    gjera kaq te thjeshta per Monstren e Vicidolit ?! Mire s’e nuk
    kupton opinioni e shumices se shqiptareve po vendimi e
    Amerikes qe e shpalli NON GRATA Berishen , edhe kete s’r
    kupton e beson apo pse te mashtron me alibine se kjo eshte
    veper e Edi Rames dhe Sorosit ! Atehere del se Rama dhe
    Soro duhen te shkojne te qeverisin Ameriken ! A hahet kjo
    brrockull , vetem naivet e fanatiket e tejskajshem e hane
    kete cmenduri saliste …..!!

  11. Lala says:

    Pse..??!!Kur ka qene normale politika shqiptare shoku Mero? Ja ke fut kot.

  12. NjeQytetarOptimist says:

    Kerkoj nga Kryeministri qe te ulet me Vucicin dhe te zgjidhi problemin me energjine e saj. Asgje mos te diskutohet pervec nevoves te qytetareve Kosovar perfshi dhe atij Serb. Serbia s’mund te behet pengese e qytetareve te lire. Pa kompromis mos mu co Zoti Kryeminister.. Kosova nuk mund te mbahet peng ne kete menyre.. Pretendimet le te diskutohen por kjo jo..

  13. Pinoqeti Viqidolit says:

    Nuk kisha plan te komentoja por shprehja e Meros qe e quan Berishizmin Enverizem te ri me detyroi te bej oponencen e rastit
    .
    Nje nga shkaqet kryesore qe Berishalja eshte jo vetem ne loje akoma por po ben dhe ligjin…eshte se akuzohet akoma si Enverist kur ne fakt eshte Taleban me nuanca neofashiste ( ku miqte tane kane meriten kryesore)
    .
    Edhe nje njeri me intelekt nen mesatar e di qe Berishizmi me shume ngjan me Juntat Kuazi Fashiste te Pinecetit ne Kili apo te koloneleve 1967-1974 qe ishin “thertore” per te majtat respektive..
    .
    Nese e keni me luften e klasave te Enverit,e njejta gje ka ndodhur dhe ne Amerike ku mjafton te kujtojme “BLACK LIST” dhe s’ka me koment..
    .
    Nuk i vjen e keqja atij vendi se Berishalja ka kapur per fyti mediatikisht Ballen me Lulin apo Veliajn…absolutisht..
    .
    E keqja me e madhe eshte Non Grata qe i dha Amerika Berishales qe per cudi po i sherben si Viagra per t’ja rrasur akoma me shume atij populli dhe ka ardhur ardhur koha te pyesim:
    .
    A na ka braktisur Amerika qe po lejon Talebanet e Biberishajve te marrin pushtetin per here te trete..
    .
    Apo ka cofur Amerika dhe po ja ben” tete me dy ” ish qeni i tyre i terbuar antikomunist deri ne kanibalizem.
    .
    Sepse te shani tani nje person qofte dhe Berishalen si Enverist nuk eshte ndonje gje e keqe si ne 1991 deri ne 1997..
    .
    Edhe une qe jam antienverist “bio” mendoj se ate (Enverin) po ja ringrene lapidarin qofte Kimja dhe ato qe komandojne ne Washington me Komedine Kriminale te Non grates ,mazhoranca e Ps-istave me impotence kozmike pa harrur dhe shtypin shqiptar ku perfshihet dhe Mero qe nga nje pushtet i katert asnjanes eshte kthyer jo vetem paterice e politikes por dhe ja bere Agallaret dhe Pashallaret qe konkurojne per nga super rrogat dhe shtete me potence….
    .
    me troc;
    Po afron dhe pak jubileu i dymbedhjete i 21 janari 2011 qe eshte ‘festa makabre ” e parise Tiranes dhe xhambasadoreve..
    .
    I kujtoj Meros si ” ish heroi i 21 janarit” qe Enveristi Juaj i Viqidolit fshiu bythen me ekspertizat e FBI te cilet ndihmuan pa nevoje per “gjetjen” e vrasesve pasi Salihi ka pranuar vete autoresine e krimit te 21 janarit biles duke u mburrur se kishte zbatuar Kanunin ne ate vrasje dhe do vriste Ramen me doren e tij..
    .
    Kaq mjafton qe Spaku Qimes te vringellije prangat dhe jo te merret me trahanane e Permetit dhe Mero merret me Sudoket e Saliut dhe kokallat e Enverit duke shenjteruar kete te fundit jashte deshires time.

  14. ALBAN DEGA says:

    OPOZITARE POR VELLEZER !

    Ne vend te nje urimi per 85 Vjetorin e Lindjes

    REXHEP QOSJA – AKADEMIKU I SHQIPTARIZMIT

    – Ikone e tyrbe e shqiptarise kudo ne Bote

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot Akademiku Rexhep Qosja mbushi plot 85 vjet.
    Cdo krijimtari, analize, deklarate e qendrim publik deshmon si bora e bjeshkeve te Namuna madheshtine e pendes dhe mendjes se ndritur te ikones se shqiptarizmit, Rexhep Qosja.
    Rexhep Qosja eshte mal me i larte i atdhetarise shqiptare ne tere krijimtarine e tij,
    Rexhep Qosja eshte pagezuesi I demokracise ne Shqiperi.
    Rexhep Qosja eshte mendimtari i shqiptarise dhe Maratonomaku i lirise i pavaresise se Kosoves.
    Mendja e tij e ndritur eshte nje burim i pashtershem drite ne rrugen e shqiptareve drejt lirise, demokracise dhe bashkimit kombetar.
    Po te ishte degjuar keshillen e largepamese te ketij mendjendrituri shqiptar
    “ Opozitare por vellezer… Nga lufta midis vellezerve te gjithe jemi te humbur…” sot Shqiperia do te ishte te pakten 25 vjet perpara e jo 30 vjet mbrapa dhe jo e zhbere e rrenuar mbi 15 here në keto 30 vjet demokusari… nga “ Kuota Zero” e “ Perca e sundo” qe ne fakt u kthye ne kuoten 10 mije lega nen zero nga politika e “ Bandes se Gangstereve”.
    I lindur ne zemren e trekendeshit Shqiperi, Kosove, Malesi sic e quan ai me te drejte Malin e Zi edhe gjeografikisht, por mbi te gjitha meritorisht dhe shqiptarisht figura me e ndritur dhe mendimtari me poliedrik i kombit shqiptar ne shekullin e fundit Te cilit i ka kushtuar gjithe jeten e vepren e pavdekshme te tij !
    Rexhep Qosen nuk e duan vetem titistet, rankovicistet dhe “ dora e zeze” e Sllobodan Milloshevicit dhe UDB-es gjakatare serbe…
    Gjithsesi, Rexhep Qosja eshte e do te mbetet perjete Akademiku i Shqiptarizmit ne historine e Shqiperise e te kombit shqiptar!
    Mendimtare e atdhetare si Rexhep Qosja kane vetem ditelindje pasi veprat e tij madhore i kane siguruar atij jo vetem pavdekesine,por edhe vendin meritor ne balle te Panteoniit te korifejve te Kombit Shqiptar.
    Gezuar Ditelindjen Baca Rexhep Qosja e mos harro te na dergosh ftese per 110 vjetorin e lindjes suaj qe gjithesesi do te festohet!
    Nuk do ta falim!

    On Friday, June 25, 2021, 11:04 PM, Alban Dega

  15. Qyterar i zakonshem says:

    Po …po..eshte e sakte . Koncepti jone per demokracine eshte problematik. Arsyeja eshte tek vlersimi i konkurentit ne politike si armik deri ne eleminim total , deri ne vdekje. Nese p.sh. ne sport do te garohej me kete mentalitet , nese konkurenti per titull duhej mundur deri ne zdukje fizike atehere gara e ardheshme nuk do mund te zhvillohej per mungese pjesmarje. I konsiderojme zgjedhjet lufte dhe jo gare .

  16. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, says:

    Anormalitetin politikes ja ka sjelle “berishizmi” me Saliun ne krye – Bukur fare o Mero, e ke gjetur o qerrata!
    Po ama na sqaro nje cike :
    Po Anormalitetin ne Ekonomine e Shqiperise dhe ne Varferimin kafsheror te shqiptareve kush e ka sjelle o Mero Baze?

  17. edmond says:

    ORA E BETIT: pata kurajon civile ta ndiqja emisionin!
    Si zakonisht Doktori akuzoi politikane, prokurore, gjyqtare, etj per krime shume te renda! Per non gratan e tij kerkon fakte nderkohe qe akuzat e tij ishin: “thone se…”; “ka zëra nga brënda…”; “ma ka thënë dëshmitar okular (por qe nuk kishte dëgjuar asgjë); etj etj.! Pra ky eshte nje thashethemexhi dhe asgje me teper! Nga ana tjeter, ai flet per veten e tij në vetën e tretë njëjës, pra në vend qe të thotë “unë”, thotë “Sali Berisha”! (jo pak por dhjete here)! Keshtu kane folur vetem Duçja dhe Hitleri! Këtë e ka kopujar edhe Lulzim Basha kur ngriti çadrën: “Lulzim Basha eshte me ju, Lulzim Basha nuk ju tradhëton kurrë”! Pyesni psikologet dhe psikiatrit se ku i klasifikojne keta tipa kur kane pushtet!
    Dhe më e keqja është se deklaroi që do bëjë REVOLUCION, si në 90, po ai i 90 nuk ishte revolucion sepse pushteti nuk u morr me dhunë! Për ata që nuk e dinë se çfarë është revolucioni: Ndryshimi i menjëhershëm dhe i dhunshëm në strukturën politike dhe shoqërore të një shteti, i cili ndodh kur një grup revoltohet kundër autoriteteve në vend dhe merr pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje