Një skandal që na çon tek “patronazhistët” e dyshes Meta Berisha gjatë zgjedhjeve

23 Dhjetor 2021, 19:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nëse do të kuptosh kush ka qenë i interesuar për skandalin e publikimit të pagave dhe të dhënave personale të shqiptarëve, shiko reagimet politike ndaj skandalit. Janë së paku dy faktorë politik, në aleancë me njëri- tjetrin, që dekonspirojnë veten pas këtij skandali: Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Sali Berisha, i cili bën zakonisht qimen tra, sot është përpjekur ta konsiderojë këtë skandal, që në fakt rëndon mbi qeverinë si përgjegjësi, si një skandal i qëllimshëm i qeverisë, për “të tërhequr vëmendjen nga dosja e inceneratorëve”.

Ndryshe nga Lulzim Basha, që bën fajtore qeverinë dhe kërkon dorëheqje të saj, duke e quajtur përgjegjëse për skandalin, Sali Berishës nuk i duket aq i rëndë dhe  e konsideron lojë të qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga një proces gjyqësor. Është fiks ajo që ka pas në mendje kur e ka bërë.

Pra në subkoshiencën e Berishës, skandali i publikimit të listës është një përpjekje për të mbuluar një skandal të këtyre ditëve.

Në fakt, skandali politik i këtyre ditëve është përballja e foltores me Lulzim Bashën, që po telendis me rrënjë e degë PD dhe opozitën në tërësi, dhe mbi të gjitha përpjekja e Sali Berishës dhe Ilir Metës për të krijuar një organizatë politike anti-amerikane në Shqipëri.

Nëse ka një interes për të tërhequr vemendjen nga ndonjë ngjarje, është pikërisht zhurmimi i “Foltores”.

Dyshimet shtohen më tepër kur mësohet se presidenti i vendit Ilir Meta, është njeriu i parë që e ka ditur këtë ngjarje, pasi e ka pëshpëritur në biseda me gazetarë dhe të afërm të tij gjatë muajit të fundit.

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënave personale të gjithë shqiptarëve nuk është një shaka zyrtari që mund të sillet si i papërgjegjshëm. Nga të dhënat e publikuara deri më sot, duket se është një operacion që i përket pjesës së parë të këtij viti, para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare. Këto të dhëna janë shitur nga inspektorë shtetërorë tatimesh, dhe duket qartë që i ka pas LSI në dorë para dhe gjatë zgjedhjeve.

Nga ajo që mund të kuptohet deri tani, kemi të bëjmë me një kopjim të listës së pagave dhe jo një sulm hakerash mbi sistemin. Disa elementë e dekonspirojnë atë si një listë të formuar në mënyrë manuale, duke bashkuar realitete të viteve të ndryshme.

Dhe si për të kënaqur gjithë paranojat e Ilir Metës, bie në sy dhe “një pagesë anonime” në emër të Shërbimit Informativ prej 500 mijë eurosh në muaj, që nuk ekziston realisht në SHISH. Këtu të gjithëve na shkon mendja tek Ilir Meta, i cili ka kohë që kërkon të viktimizohet si njeri që e përgjojnë 24 orë për çdo gjë që bën.

Fakti që lista nuk u bë publike më parë, por tani në kulmin e degradimit politik të lëvizjes Berisha- Meta, ngjan shumë si një akt kamikazësh, pikërisht për të tërhequr vëmendjen jo vetëm nga degradimi i “Foltores”, por dhe nga ngjarje të tjera që po i trokasin në derë Sali Berishës, siç është dorëzimi i dosjes së Gërdecit në dorë të SPAK apo skandali me pagesat e gazetarëve të “listës Beketi”, që punojnë tek televizioni i familjes Berisha dhe paguhen nga një person në kërkim në Shqipëri.

Lista ka qenë në dispozicion të Ilir Metës gjatë fushatës dhe para saj, pikërisht në atë kohë kur ata bërtisnin për patronazhistët e Partisë Socialiste që mblidhnin të dhëna për votuesit. Këta i kanë rënë shkurt. Këta kanë marrë të dhënat e gjithë shqiptarëve nga inspektorët apo ish- drejtorë Tatimesh, që i kandiduan për t’i përdorur në zgjedhje dhe për të ditur ku të vënë gjoba, ku të kërkojnë vota dhe kundër kujt të punojnë.

Është shumë ilustrues fakti që ish- zyrtarë të lartë të tatimeve u vunë në krye të LSI gjatë fushatës dhe para saj. I përdorën para fushatës dhe gjatë saj për vota, tani po i përdorin nga dëshpërimi për atë që po u ndodh.

Pra kemi të bëjmë me një vjedhje të pastër të të dhënave të shqiptarëve, të cilët fillimisht janë përdorur për fushatë se janë vjedhur para zgjedhjeve dhe tani po përdoren për të shuar zhurmën e degradimit të opozitës dhe sidomos dyshes Berisha- Meta.

Le të presim me durim përfundimet e Prokurorisë për rrethin e ngushtë të personave që kanë nën dyshim, të shikojmë kush i ka punësuar, për kë kanë punuar dhe për të mësuar më shumë rreth mënyrës si i kanë vjedhur.

Por dhe pa mësuar emrat e tyre, shikoni kush po del në TV e Berishës, shikoni si Berisha  e Meta po reagojnë ndaj listës dhe e kuptoni lehtë kush e ka bërë. Por e kanë bërë me një kosto të rëndë për shoqërinë, për imazhin e shtetit, në orët më të errëta të tyre, nën parimin “pas meje qameti”.

36 komente në “Një skandal që na çon tek “patronazhistët” e dyshes Meta Berisha gjatë zgjedhjeve”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Nga të gjitha sa thuhen në editorial, zoti Baze, vetëm fjalët “Le të presim me durim përfundimet e prokurorisë…” janë me vënd, pjesa tjetër janë thjesht hamëndsime propagandistike.

    1. Skypion says:

      Asgje nuk ndodh rastesisht. Pa dyshim qe te dhenat jane nxjerre me qellim, dhe ne interes te dikujt. Ata qe e kane bere mendojne se jane aq mendjeholle sa t’i hedhin hy syve publikut, qe meqenese eshte nje skandal i madh qe ngarkon me pergjegjesi stgrukturat qeveritare, ateher ai eshte bere me qellim demtimin e Qeverise.
      Pikerisht kete tha Rama sot ne konferencen per shtyp. Ai permendi disa here Foltoret e Sali Berishes. Tani kemi shkrimin e zotit Baze qe ben me faj Saliun! Shumekujt mund ti duket qesharake, madje me shume se kaq ( akoma faji eshte i Saliut more aman!). Por , nuk eshte tamam keshtu. Ka nje rakordim mes Rames dhe analistit te tij te zgjedhur per te percuar mesazhe te tilla tek publiku.
      Ne komentin e meparshem mbi kete teme, e thashe me bindje te plote, qe ky eshte nje skandal qe te sfumoje tronditjen e madhe politike qe ka shkaktuar Berisha.
      Vete doktor Berisha thote qe ky skandal eshte i qellimshem, per te larguar vemendjen nga skandali i me i madh i korrupsionit qeveritar, atij te Inceneratoreve. Keshtu thone edhe shume analiste serioze. Dakord, sidomos me doktorin, sepse ai eshte politikan dhe ka sintakse krejt tjeter nga ne qe japim opinione. Por, nuk jam dakord me ata analiste, qe e shohim vetem ketu ( tek incenaratoret) shkakun e plasjes (se komanduar) te ketij skandali.
      Kur behen levizje te tilla, te parashikuara qe te trondisin opinionin, mendohen disa targete per t’u goditur dhe disa objektiva per t’u arritur ne te njejten kohe.
      Keshtu, edhe spostohet perqendrimi i mbare opinionit publik nga levizja politike e Berishes , edhe nga skandali i Inceneratoreve dhe, po me kete rast, goditet si perhere ai, i perhershmi, Saliu…! Meta, i shkreti, eshte per kolateral; keshtu e pesoi edhe ne ditet e para te deshperimit te Bashes , qe si ai burracaku qe ska c’i ben me te fortit, i kthehet atij qe mendon se e ka perposh( Meta, do t’i pergjigjet, por me vone).
      Kete loje te ndyre me skandale per te mbuluar skandale, dhe per te nxjerre perfitime prej tyre, e ben me interesante edhe takimi i para dy diteve i Bashes me BAllen dhe Veliajn, ne nje hotel ne Tirane.
      BAsha, ashtu gdhe sic eshte u mundua ta pergenjeshtroje, duke thene se ishte per nje vaki, bashke me gruan e tija!
      Per vaki ne oren dymbedhjete te nates?! Dhe po ne oren dymbedhjete te nates na paskan rastisur edhe Veliaj me Ballen?! Aq budalla eshte sa kujton se i merre te tjeret kaq lehte per budallenj.
      Padyshim, qe zoti Basha nuk ka shkuar me zonjen e tij per nje threesome ne mes te nates me Ballen dhe Veliajn. Kete nuk e besoj. Por, se jane takuar per gjera te liga, kjo duket qarte.
      Pra ne nje hark kohor te shkurter kemi: piken e vlimit te levizjes se doktor Berishes, pas kongresit, referendumit , protestes kunder “Ballkanit te Hapur” qe u be lajm , sidomos , dhe jo rastesisht, ne ato media boterore qe kane lidhje direkte me qendrat vendimarrese politike ne BE dhe ShBA, ultimatumin dhene Bashes per te respektuar vullnetin e zgjedhesve, skandalin e inceneratoreve dhe skandalin e te dhenave.
      E per t’i vene kapakun, kemi edhe reagimin e vete RAmes sot ku, per here te pare, ne nje paraqitje televizive, si ne intervista ne media, madje edhe ne foltoren e Parlamentit, e permend aq shume Foltoren e Berishes .
      Ne njefare kuptimi, Rama edhe ka te drejte. Sepse, po te mos ishte per levizjen politike te doktor Berishes, qe vetem sa ka filluar, nuk do te kishim te ketilla skandale. Do te kemi edhe te tjera kesisoji. Do te kemi, sepse doktori as nuk e ka ndermend te terhiqet.
      “Me mire nje qiri i fikur se nje qiri i felliqur” – kete e ka perseritur shpesh doktor Berisha. Ata qe e njohin e kane kuptuar, qe kjo eshte nje beteje qe ai do t’i shkoje deri ne fund, sa te kete shpirt.
      Prandaj, do t’u sygjeroja skandal-ideuesve dhe skandal-beresve qe te heqin dore nga te tilla poshtersira , sepse eshte e kote. Doktori, si i thone fjales, e ka thene fjalen e fundit te paren; tani vetem sy per sy dhe dhemb per dhemb.

      1. Loni pe Kolkondasi says:

        O Fari, ti je armik i madh i Mero Bazes dhe e quan vegël të Edi Ramës. Por unë nuk kuptoj një gjë, sepse ti vetë je fare, po fare hapur dhe ekstremisht shërbëtor i Sal Berishës. Atëhere si godet dikë për diçka që e bënë vetë? Jemi në demokraci, o Fari, aq sa ke të drejtë t’i të jesh me Sali Berishën, po aq ka dhe Mero Bazes të jetë me Edi Ramën. Por e vërteta është pak më ndryshe, Mero Bazes bënë përpjekje jo të vogëla për të qënë mik i së vërtetës, kurse ti e ke ndarë përfundimisht mëndjen, e vërteta për ty është gjithmonë dhe pa më të voglin diskutim me Sali Berishën.

      2. xheJ. eN. Bi. says:

        Skypion…
        Po ai Skypioni i parë nuk i bënte komentet në këtë orë të natës. Ngrihej pak shpejt, lexonte Editorialin dhe në orën 8:45 bënte komentin.
        Kurse ti ja prishe regullin origjinalit.
        Këtë e ka tjënë të bukur Dr. Adhamudhi : më mirë një qiri i fikur, se mjë qiri i fëlliqur. Po Dr. Adhamudhi i ka të dyja bashkë. Edhe i fikur efhe i fëlliqur.
        Tani do ta shohim Dr. Adhamudhin se petëndoi koha e tij dhe do iki me turp nga politika dhe nga kjo botë.
        Sa më shpejtë të ngordhë, aq më shprjt do shpëtojnë shqiptarët.

        1. Per korrektese says:

          Nderime JB.
          Besoj e ke marrë vesh qe ky Skypion eshte Fahri Balliu.

      3. Ilir says:

        Amerika e tha fjalen… MBAROI. Doktori… doktori… doktori… Perrrc! Doktorrri… na e morì te keqen. Te tjeret ne radhe, po bejne kakerdhite e fundit… o i mjere.

      4. Mario says:

        O Skypon, sot doli nje nga deputetet demokrate si bicim zedhenese dhe e tha troc, do te dalin informacione te tjera dhe se cfare do te dalin. Nga e dinte ajo, apo ishte fallxhore. Ju te hidhni hi syve edhe kur dilni hapur e thoni qe krimin e keni bere vete.

      5. Nikola says:

        Rama hidhe shtyllat e tensionit në erë sa herë ishte në pushtet për të tërhequr vëmendjen. Rama zbulonte që ishin shkarkuar 800 ton mbetje për të mbuluar skandalet e tij. Kjo është llogjika e demokratëve. O njëri Saliu është pas të gjitha shpifjeve dhe poshtërsitë në këtë vend. Dr. Berisha do t’i shkojë në fund thua ti. Kaq mendjengushte jeni!?!? Shumë shpejt do t’a marrin të pandehur për maskaralliqet që ka bërë. Mos e linte zenin dhe giten t’a vidhnin këtë popull nqs kishte dinjitetin të parin

    2. Une mendoje se ne ket raste pergjegjes eshte vetem Edi Rama se ket lloje shteti ka krijuare tashe e 9 vite says:

      Se kushe eshte ilir Meta dhe Sali Berisha e di e gjith Shqiprija .. Por problem eshte edhe tek Edi Rama.. Edi Rama ka krijuare nje shtet falco Tiger ? prej letre siqe thote populli dhe bën veqe propaganda dhe vjedhje… Edi Rama ka vue ilir Beqajen Damire Xhiknurin dhe Arben
      Ametajen në vende kyqe dhe ku jane parate e Shqiptarve dhe ndimate dhe borgjet qe i marrimi Botes.. Edi Rama me ministrate e ti mendone veq se si të vjedhje Leket e Shqiptarve sa me shume dhe nuk bë as gjë tjeter… Nuke mundohet fare per te ber shtet dhe per te ndertue instututsjonet dhe per te ndaluare pikrishte njerzit si ilir Meta dhe Sali Berisha me shoke mose me shkatrrue Shqiprine… prandaje une mendoje se pergjisija eshte komplet e Edi Rama se pse ket shtet ka ndertuare tashe e 9 vite..

      1. timo says:

        Or ti çun apo gocë, mëso të përdorësh gërmat q,ç, xh, gj,
        pastaj meru me politikë të madhe.

  2. Alfred says:

    Nje gje nuk po marrim vesh,Mero djali.
    Cilat jane termat financiare te bashkepunimit,apo “aleances politike” mes teje dhe Edi Rames,se nuk figuron ne tabelen exel….

  3. Jo ore ska mundesi?! says:

    Saliu e ka fajin prape? !

  4. Angjelini says:

    Jam kurjoz. Ku ishte SHISH qe paguhet nga taksat tona per te na informuar per kercenime te tilla? Dikush duhet te j`au terheqe veshin ketyre punojsve te mire paguar te SHISHit! Per banden Meta-Berisha duhet te veproje ligji nese mendojme te bejme perpara.

  5. Foltorja says:

    Kete skandal e ka ditur dhe deputieti i Korces Doktor Profesor Derrka i Derrkes Edmond Spaho i cili ne nje seance te kuvendit tha se prisni, prisni se do te shikoni gjera qe do te cuditeni.
    Dhe ja me ne fund na habiti e cuditi.

  6. Gazetari ifbi..se says:

    Mero Baze..!! Bravooooo!
    I ke rene ne te ..Ti te isha ne krye te Spak,ne krye te shish, ne krye te fbi..se, se ke nje inteligjence te cuditshme,dhe di te ncjeresh konkluzione,duke i arshivuar mire ngjarjet politike,dhe politikanet..Ty nuk te konkuron dot asnje analist, asnje gazetar etj.Nje lutje kam per ty..Qepuju, dhe kendoi Kengen e sprapsme te Bales,Njeriut qe po e shkateron sportin Shqiptar, Armando Dukes….Respekt..

  7. Ben says:

    Tatimet jan mbush me njerez te pd dhe lsi nderkoh qe njerez me vlera rrin ne shpi se i ka heq edi rama, mir tju behet tani. Kshtu esht kur punon me kundershtare. Njesoj si GD i ferkonte loqet plakut tani e sulmon ose grigja sic i thot Tema. Jan pun kurvash te gjitha.

  8. Ciao says:

    Urraaaaaa, prap fajin e ka Saliu, jo kush ka harxhuar 15 milion euro per të mbrojtur të dhënat e mia. Ai Saliu është shumë i keq ai.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ahh i shkreti ti. Te dhenat: Ne kafe, cigare, muhabet, zhuls, dembel qe ne sabah e deri ne dark vajti ne shpi e fjeti gjum dhe e njejta gje monotone te nesermen. Te dhenat e tua..

  9. x says:

    Emo edhe ti, dje na justifikove TOP BEN INCERATORIN, sot po gjen fajtorin.
    Mjaft duhet pranuar gjithe sistemi eshte i korruptuar.
    Korrupsioni eshte pandemik.
    Mediat jane ne ne krye te listes.

  10. petriti says:

    autoret jane ata qe desh bllokuan aeroportin, po ata jane qe kane bere nxjerrjen e te dhenaave per pagat. ose jane nga ata qe kane vjedhe floririn ,ose nga ata qe kane bere gerdecin,ose nga ata qe kane vila ne lazel. prokuroria duhet te hetoje tek kjo shpure

  11. Kaonia says:

    Ish drejtoresha e Tatimeve nga Lsi qe sot ligjeron te syri.Aty e kane le ta mberthejne

  12. Toni says:

    E shfrytesmzoj apo jo, nuknm duhet te dilnin te dhenet a shok Mero. Po qelbesire Sala e Iliri, qelbesibre dhe Rama.

  13. ALBAN DEGA says:

    Nje komplot qe mban ere Nongrata

    TE GJITHA GJURMET TE COJNE NE KREMLIN BEOGRAD ATHINE E QENDRAT ANTISHQIPTARE TE KOMPLOTEVE NEPERMJET DORES SE TYRE TE ZEZE NE TIRANE !

    Shteti ligjor, SPAK BKH SHISH Prokuroria e Pergjitheshme … duhet te veprojne me gjithe fuqine e Ligjit.
    Qeveria duhet te veproje me te gjitha fuqite e saj ligjore e në bashkepunim te ngushte me agjencite speciale perkatese te aleateve tane strategjike, SHBA-në dhe NATO- n dhe te vendose menjehere ne sherbim te tyre te gjitha mjetet e kapacitetet nevojshme te saj per zbulimin e shpartallimin e ketij komploti qe mban ere Nongrata dhe molave te tij ne gjirin e saj!

  14. Ndroqi says:

    PO shikoj Saliun perball Ylli Rakipit,inervista e turpit, Ylli pyet ate qe do, Saliu pergjigjet per ate qe do,me nje fjale ku ta ve une dhe ku pjerdh ti.

  15. oliver says:

    Nuk e kuptoj qendrimin e drejtesise se re si nuk po vepron per banditet Meta Berisha….

  16. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Përsëritja për të përdorur skenëarin “Banale” !

  17. Beni says:

    I ke rene ne Koke, Mero…Do shohim “çudira”keto dite…”Sich transit Gloria mundu”…
    Saravangllavinglla

  18. FCB says:

    Prape Saliu e paska fajin , ja pse AI burre duhet te behet dhe njehere Kryeminister se kur eshte ne Opozite ben shume gabime.

    1. xheJ. eN. Bi. says:

      FCB…
      Sa të jetë gjallë Saliu ai do ta ketë fajin. Po nuk ngordhi nuk ka për të shpëtuar Shqipëria. Veprimet e Saliut nuk janë gabime, se gabimet mund të falen. Saliu ka bërë FAJE dhe fajet dënohen. Zgjedhjet e 96 -ës është faj, 97 – taështë faj, Gërdeci është faj, 21 Janari është faj dhe ai nuk është dënuar për të gjitha këto faje që ka bërë. Ti dhe ai thoni se ka 8 vjetë që nuk ka asnkë funksion. Po të gjitha lëvizjet që ka bërë PD- ja kanë qënë të urdhruara nga Saliu. Një herëbëri Luli me kokë të tij dhe filloi ” revolucioni” .
      PO NUK NGORDHI SALIU NUK KA QETËSI SHQIPËRIA.

      1. FCB says:

        E keqja e ketij vendi eshte Edi Rama vlla, miliarda euro te vjedhura , te ti numeroj po deshe , ….jane shume por po te marr dy te fundit, Inceneratoret abuzim dhe vjedhje mbi 150 milion euro, Corona mbi 120 milion abuzim dhe vjedhje , Termeti mbi 250 milion euro abuzime dhe vjedhje , pa permendur skandalet e tjera …….
        Sali Berisha mund te jete fajtor per vrasjen e 4 demonstruesve ne Bulevard , per Gerdecin por te vrasesh nje popull shpirterisht pas Enver Hoxhes vjen Rama .

        1. Mario says:

          Po po, bjeri legenit.

  19. dinjiteti says:

    Shqiperia nga lart poshte dhe majtas djathtas eshte e kalbur e korruptuar,,,ky eshte fakt,,,kush nuk don ta shohi ben pjese ne ket realitet…

  20. Patronazhisti says:

    Per komentuesit “Salixhinj”
    Nguleni mire ne koke postulatin:
    SA TE JETE ME FRYME sali ram berisha, NE SHQIPERI NUK KANE PER TE MBARUAR DITET E ZEZA, HILETE, DREDHITE, MASKARALLEQET, PABURRERITE, HIDH GURIN FSHIH DOREN, MALOKERITE E FELLIQURA.
    Dhe te gjitha keto, veshur me “kollare” blu, mbi kemishen e “bardhe”

  21. Kajmakeria e Rilindjes says:

    Sa per te freskuar ca kujtesen Mero Bazes e tjereve qe shkojne pas berihajit tij –
    Ato, Patronazhistet, jane Rilindja e 1200 lekshave te ish-Sigurimit dikurshem. Jane atribut i vetem ketij pushteti Rama me “rilindas” te kallepit Taulant Balla.
    Nje dite pas zgjedhjeve te 25 prillit ky Edi Rama falenderoi publikisht ato Patronazhistet per kryerje detyre ne ndihme te nje pushteti bazuar ne spiunime.

  22. Kris 1 says:

    Kur fitoi zgjedhjet Ps Rama dhe velveliu shkonin ne pune me biciklete e fluturonin me low kost.Tani qe pasuruan vendin I harruan mundimet dhe paguajne keshilltare e baxhella dhe bejne fluturimet me te shtrenjta me presh ne b……Kane kursyer me finding e pagave 900 milion dollare
    Punon kali dhe ha gomari

  23. ERTV ose Edi Rama Turpi Vendit says:

    Skandali i nxjerrjes ne pazar te te dhenave personale te afro 1 milion shqiptareve po kerkohet te banalizohet me “publikim pagash” e paturpesisht per ti fshehur felliqesiren mbi surret ketij pusht-shteti Rama po tentohet te perdoret serish karta e djegur “Fajin e ka Saliu’ !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje