Pse e humbi qetësinë Sali Berisha?

13 Dhjetor 2021, 18:02Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E vetmja gjë që Berisha dhe të  vetët, përpiqeshin të thonin pas ”Foltores” në stadium, ishte se nuk do pushtonin selinë e PD dhe nuk do ushtronin dhunë. Por premtimi nuk u mbajt as 48 orë.

Sot persona në kërkim, njerëz të afërt të familjes Berisha, që kanë qenë portofoli i fshehur i djalit të tij, banditë të njohur, që kanë dhunuar çdo kundërshtar politik të Berishës këto tridhjetë vjet, u shfaqën në oborrin e PD si eskortë e Sali Berishës, me qëllim frikësimin dhe krijimin e ndonjë incidenti, pas të cilit ai të legjitimonte “Marshimin mbi seli”.

Duke autosugjestionuar veten të shtunën në stadium, se kishte zbuar Lulzim Bashën, Sali Berisha nxitoi të hiqte dyshimet për zakonin e tij të vjetër si dhunues, duke paralajmëruar se nuk do të bënte më, atë që ka bërë 30 vjet.

Ka disa arsye pse ai e humbi qetësinë.

E para, është se Sali Berisha është pakicë në gjithë forumet e PD. Deri më sot ai ka mundur të marrë 13 deputetë dhe 11 kryetarë degësh, një shifër që nuk kap as masën e dhjetë përqindshit të PD. Ky është një fakt kokëfort, i verifikueshëm dhe natyrisht dëshpërues për të.

Stadiumi ishte mitingu më qesharak i tij i 30 viteve, që nuk plotëson dot as këtë dhjetë përqindëshin që ka marrë në strukturat drejtuese të PD. Në këto kushte, atij i duhej një gjest force, t’u jepte zemër të tjerëve, që ai mendon se janë të dyzuar. Në fakt të dyzuar mund të kenë qenë, por tani është ndarë historia e dyzimeve. Berisha ka ata që ka.

Së dyti, Partia Demokratike e sfidoi me institucionet e saj dhe e futi tërësisht në shina ligjore, procedurën legjitime se si bëhen zgjedhjet në një parti dhe si nuk uzurpohet dot partia nga “Foltorja” e stadiumit.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, shkarkimi i mbështetësve të pakët të Berishës dhe mbi të gjitha, nevoja që ka Berisha të legjitimojë në gjykatë aktet e paligjshme në stadium, e bënë atë të humbiste qetësinë.

Disa nga mbështetësit e tij, që janë të paqartë edhe çfarë mendon Sali Berisha, deklaruan se do të shkojnë në gjykatë të çojnë aktet e shkarkimit të Bashës dhe të tjerëve, por nuk shkuan. Momenti i shkuarjes në gjykatë është një makth për Berishën, pasi legalizon ndarjen. Ndaj ai tentoi të zbojë Bashën me dhunë, që ta bëjë “de facto” uzurpimin e selisë.

Së treti, ka një ngjarje që pakëkush është tronditur më shumë se sa Sali Berisha dhe ka të bëjë me ndalimin e Adriatik Llallës në Romë, si një nga personat “non grata”, që është dënuar dhe nga drejtësia shqiptare. Ai është një lajm i keq për “Foltoren dhe Sali Berisha kishte nevojë që ai lajm të pëjetohej sa më pak nga mbështetësit e tij, duke e zhurmuar me një akt bandistesk.

Nëse Sali Berisha do t’i kishte punët në rregull, nëse do të kishte shumicën e PD, nëse do të kishte me vete legjitimitetin e shkarkimit të Bashës dhe rizgjedhjes së tij, ai do shkonte tek Kuvendi normal i 18 dhjetorit.

Ai nuk duroi dot as 48 orë, dhe bëri atë që di të bëjë më mirë, të marrë banditët dhe të niset për të dhunuar kundërshtarët.

Shpresoja shumë që kur u fut në korridoret e PD, të hapte derën dhe t’i hynte në zyrë Lulzim Bashës. Do ishte një përballje e dobishme për shqiptarët dhe  një përballje fatale për të.

Si një plak frikacak dhe ilanjoz, shkoi deri tek dera, pastaj bënte sikur kërkonte “banditë të armatosur që t’i çarmatoste”, por nuk i gjeti dhe iku.

Bashkë me të ikën dhe personat në kërkim që mbante nga pas.

Kjo skenë do të përsëritet. Atij i duhet një viktimë dhe një arkivol në krah, për të hyrë në atë seli. I duhet për të justifikuar dhunën, për të mbajtur lartë adrenalinën e banditëve që ka nga pas dhe mbi të gjitha, për t’u viktimizuar në këtë betejë.

Duke qenë se kundërshtarët e tij, nuk ja bëjnë dot këtë shërbim, i vetmi rrezik është që dhe këtë punë mund ta bëjë vetë. Mjerë kujt mund t’i bjerë ky fat në pjesë, nga ata që ka pas.

I vetmi shqetësim që kam është se shumica e atyre që i rrinë në krah janë idiotë dhe do t’i shtojë historisë së PD, ndonjë “dëshmor” budalla.

28 komente në “Pse e humbi qetësinë Sali Berisha?”

  1. Dekani I akademise cobenjve ymer abazaj says:

    Te jem une SI rama I coj perforcime bashes dhe kunatit te kryesuara nga mero baze.
    Vetem mero I Ben zap ata sic bente dhite kur ishte coban

    1. ben. says:

      1. Ne kuvendin kombetar basha nuk kishte shumicen.
      2. Ne keshillin kombetar njerezit qe ai i ka zgjedhur vete nuk ishin as 30%.
      3. Nese basha do mendonte se do kishte me pak njerez se sali berisha ne PD qofte edhe 10%. Do bente zgjedhje dhe me % w njerezve qe kishte do formonte parti tjeter.
      Por basha e di qe nuk ka as 3% te elektrorarit te PD ,keshtu qe e vetmja pune qe basha mund ti beje sosrosit, kimetes dhe rames eshte te nguli kembe qe te vonoje rimekembjen e PD. Basha per kete pune eshte paguar 8 vjet ,kete do vazhdoje te beje dhe pak muaj.
      Basha eshte njeriu me gjynaf ne shqiperi. Nga njera ane jane sorosi me shoke qe e deryrojne te rije dhe pak ,nga ana tjeter eshte gjithe pd kunder tij.
      Eshte vertet njeri ne hall dhe i kapur.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Pse u shqetësua Sala
        pse u trimërua Luli
        nga USAt është gati ngjala
        Sala brekët do t’i uli.
        .
        Luli, foli për Janarin!
        Nuk ka folur një dekadë
        Lul pentito i hapi varrin
        që të shtrihet gjerë e gjatë.

        @ Maloque Sali
        .
        Qurravitet korbi plak
        do të hiqet si thëllëzë
        e pranove, s’e pranove
        do t’a hash deri në rrëzë.
        .
        Një dëshirë e kam për ty
        që t’a bësh tamam adetin
        një qeli, për ju të dy
        si dikur, ti me Izetin!!

  2. Taulant says:

    Ku ishte dhuna o sahanlepires oborri ???
    Boll me deshirat e fantazit e tua gjobvene mediatik.

    1. Turp per dumbabistët says:

      Ore akoma ketu ti? Akoma me Saliun?
      Pu pu pu pu pu, do thoshte si drejtori i Jovan Bregut, ndjesë pastë atje ku është.
      Po ti qenke koqe kandari mor njeri!
      Ore, rryp. Nuk eshte njesoj si te jesh kunder Rames, dhe te jesh me Saliun.
      Ka plot shqipëtarë te ndershëm qe nuk e shohin dot me sy Ramën, por nuk u shkon mendja te mbeshtesin Saliun.
      As nuk duan ta shohin Ramën te vdekur. Thjesht nuk e duan kryeminister. Por Saliun? Saliun? A, per ate nuk kam çfare te them. Mbase e duan edhe te vdekur per krimet qe ka bere.
      Vetëm nje koqe kandari si puna jote i shkon nga mbrapa. Ne fakt Jeni nja pesë mije koqe kandari, por kjo nuk eshte per t’u mburrur. Prape koqe Jeni.

  3. Trapajanet ne vijen e zjarrit. says:

    Skenar i arkivolit me nje te vrare sapo nisi.Eshtebere denoncim ne polici nga nje militant i saliut se “eshte kercenuar me jete”kryetari i pd per Kucoves.Pra eshte percaktuar edhe kush do te shkoje ne “halene e Azemit.”

    1. Veri says:

      Tropojanet ju te gjitheve qe i keni inate,u shkerdhejne rrobt dhe fiset,e dini ju mire te gjithe.

      1. korcari vip says:

        problemi eshte qe topojonet, po shkerdhejne njeri tjetrin. Te gjitha intrigat dhe bythqirlleqet vijne nga ju.

    2. Çuni i Vukos says:

      Çuni i Sali Lushajt doli vullnetar per tu bere hero i democracise.Mbase ja ploteson deshiren Berisha.

  4. Bubuzhel Berati says:

    SALI BERRISHA KA MBARUAR E DI QE SHTETI DHE POLICIA JANE NE NJE POZICIONE TE FORTE POLICIA SHQIPTARE SOT ESHTE TOP .
    BERTISHA GJITHMONE KERKONE KERKONE KUR NUK GJENE I TERHIQET .NUK E KA PER TURPE
    BERRISHA ESHTE NJE I VDEKUR QE KERKONE TE TERHEQE MBAS VEHTES TE TJERE DHE MUNDESINE PER TE GROPOSUR BASHEN E KA PASI BERRISHA + BASHA = KOKA KTIMIT
    KY ESHTE FILLIMI KUR TI THERRESIN NE SPAK SHQIPTARET DO HABITEN SI DO TA SHESIN NJERI – TJETRIN

  5. 1 says:

    Saliu eshte mjeshter i kurtheve dhe intrigave.Ai nuk e ka per gje te organizoj nje 2 prill

    1. shpetim says:

      Saliut i ka dal kallaji me kohe e me vakt. Dakort, ne fillim njerezit nuk e njihnin kush ishte. Po kur e degjon kete dhe e merr vesh se c’nivel intelekti ka te lind pyetja; si eshte e mundur qe nje i lene te kete gjithe kete jetegjatesi ne politike. Natyrisht, fijet e lidhjes me serbet e greket jane mese te njohura por ajo qe habit eshte fakti se si mbas 30 vitesh ka akoma koqe kandari qe i shkojn nga mbrapa.

  6. Unfortunately says:

    Plasi haleja e PDs o Mero gjithe ai mut qe eshte mbledh aty 30 vjet normale qe dikush do ta haje fytyres.
    Ende mendon qe ajo hale eshte “aset kombetare” ?
    Po qelbet gjithe Tirana nga era e tyre dhe eshte vetem dita e pare.
    Luli shpetoi sot ( ka ende ore kjo nate) vetem sepse ai nuk donte deshmore sot, thjesht nje prove zjarri. As qe nuk diskutohet qe me dhune dhe me deshire Luli iku.

  7. Miri says:

    Erdhi koha qe socialistet dhe Mero Baze të bejne tifozllek për Lul Bashen…
    Berisha ka pakicen në PD-thote Mero.
    Kjo eshte genjeshtra me e madhe,qe as Mero nuk e beson por I duhet ta thote se ashtu ja do puna.

  8. xhemal says:

    U prish shporata e karavidheve..kur ishin ne pushtet
    ..Sic kishin partine bene shqiperine,jemi me fat se ate qe deshen ti bejne shqiperise u plasi ne shtepine hale te tyre me ne kryemutin sali

  9. Loni pe Kolkondasi says:

    Ajo që nuk mund të durojë Berisha është humbja e kontrollit mbi gjithçka në PD, që zakonisht përcaktohet me termin “sundim me dorë të hekurt”. Berisha sot imitoi Enverin në konferencën e Tiranës, por harron lumëmadhi që sot është kohë tjetër. Berisha nuk është mëdërisht normal, analizat e tij të situatës janë fund e krye mjerim i vërtetë intelektual, gjëndja e pashpresë e ka çuar në rrënim total mendor.Por e keqja tradicionale e tij qëndron në faktin se ai kurrë nuk pranon këshilla nga të tjerë gjë që tradicionalisht ka bërë të grumbullojë rreth vetes vetëm persona që nuk mendojnë me mëndjen e tyre por thjesht për gjithçka ja bëjnë Amin. Shtoj kësaj dhe zakonin e tij të vjetër për të mbështetur çdo qëllim në forcën e skuadroneve kamikazë kjo i vë vulën çdo marrëzie të tij.

  10. Taulant says:

    Hahaha saliu po i ben nje nder te madh Shqiperise: me ne fund identifikohet si grupimi armiqesor, nje target me i lehte per Ameriken per ta neutralizuar teresisht dhe jo vetem familjen e tij.

  11. lion says:

    PD do te kthehet ne originen e saj si parti e shtreses te mesme dhe qytetarise, kete po ben Basha. Njerezit e pacivilizuar nuk kane vend ne PD,.

    Ato duhet te krijojne partine komuniste me katunare dhe punetore qe nga Shkondra deri ne Vlore.

    Merrni edhe “intelektualin” Strazimiri nga shallvaret se bashku me mulatin Kelliqi.

  12. shabani says:

    Po ku ka filma me Amerikanet, banditve ja u fut pistoletat ne b.., ik Sali sa nuk eshte vone

  13. Ne venat e tua Sal nuk ka asnje pik gjak shqipetar. says:

    I pyes demokratet………
    Cfare do dilte nga Goja e Pushtit te Kombit shqipetar Sal Ram Berisha ne qoftese gruaja e Fatos Nanos apo Edi Rames do te ishte serbe ????
    Po kaq debila te jeni more demokrate qe besoni se Sal Ram Berisha eshte shqipetar sepse flet gjuhen shqipe se skishte rruge tjeter e duhet ta mesonte ? Po si kujtoni ju mor mendjekulluar se punonte UDB-ja serbe……..Po Sllobodanka ishte ajo qe kontrollonte dhe kontrollon Sal Ram Berishen qe ai tja arrinte keto 30-Vjet ta destabilizonte Shqiperine………Edhe sikur te doje Sala te tregoje gjithe poshtersite qe i ka bere ketij vendi eshte Sllobodanka qe e eleminon ne Dhome te gjumit more shqipetare te gjore, qe ju falt Zoti i modh per Menjen qe keni……..
    Gjith Faktet e ketyre 30-Viteve ► “Nafta per te mbrojtur Kosoven nga Dimri i ftohte” – ishte nafta per Makinerine serbe te Luftes
    ►UCK dhe Kosova nuk duhet te firmosnin ne Rambuje….e kunderta ishte Obsioni dhe ashtu bene Vellezerit tan te Kosoves….
    ► Eleminimi i shume figurave qe drejtuan e ndihmuan Luften e Kosoves…mos harrojme ketu Ibrahim Rrugoven dhe Historine e tij me Sal Ram Berishen…….e te tjere e te tjere
    ► Ulja e serbit Fazllic ne Keshillin e mbrojtjes Kombetare te Shqiperise nga Sal Ram Berisha ( Top Sekret Institucion)…….parafytyroni nje shqipetar te ulet ne Keshillin Kombetar te mbrojtjes se Serbise ???
    ►Hapja e Depove te armeve ne 97-ten dhe urdheri per te bombarduar jugun e Shqiperise…..pra vellavrasja —–njesoj si sot…….e njejta Histori si sot qe flasim………
    Vellezer shqipetar demokrat…..po ju dhimbs sado pak ajo Shqiperi……harrojeni serbin Sal Ram Berisha……….
    ► Historite dhe Faktet edhe sot tregojne se Familja Berisha ka sherbyer me gjithshka ka pasur ne dore vetem per shkaterrimin e Shtetit Shqipetar…ne sherbim te Serbise…….Penicilina dhe Sllobodanka ne Paket ( ajo ishte dhe eshte kontrollusja e Sales po shkau nga mendja dhe i hapet Goja) jane agjentet e Beogradit qe edhe tani punojne per te……….Turp per ju neqoftese i thoni vetes shqipetare

    1. patrioti 2 says:

      BRAVO!!!! Me gjithë se ke harruar dhe shumë të tjera.

      1. ben. says:

        Eshte tashme e vertetuar se shumica e te majteve ,jane delenxhinj dhe legene me nivel te ulet intelektual.
        1. Prinderit e lirise jane te dy shqiptare te malit te zi , nese ti je kaq delenxhi sa te genjehesh dhe te genjesh per nje fakt te tille, thjesht verteton se shumica e te majteve jane thjesht delenxhinj.
        2. Kosovare luftetare ne tirane dhe shqiperi jane vrare ,kur pushtetin e kishin te mengjerit edhe ky eshte fakt. Te genjesh per te kunderten duhet te jesh delenxhi.
        3. Mbledhja te ciles ti si delenxhi i referohesh kishte ne krye te tavolines Tom Rixh, qe ishte ne ate kohe keshilltar i sigurise se presidentit amerikan. Po ti si delenxhi nuk e ke per gje.
        4. Ne 97 te gjitha bandat qe moren armet kunder shtetit ,sot jane ose te vrare ose ne burg si bandite. Dmth ta bej te thjeshte per ty si delenxhi , u ngriten ne revolte gjithe banditet e shqiperise kunder shtetit shqiptar dhe i shfrytezoi partia socialiste dhe skender gjinushi.
        5. Gruaja e lul bashes eshte shqiptare , me shtetesi hollandeze qe nuk pranon te mari shtetesine shqiptare edhe kur buri i saj kandidon per km. Nuk e di ne ka 1 rast tjeter te ngjashem ne bote. Por per 1 delenxhi kjo nuk perben problem.
        6. Te djathtet shqiptare ishin kunder jugosllaveve ,ruseve, edhe tani kunder kimetes sepse jane njerez me mendie te lire dhe nuk mund te pranojne qe askush nuk duhet te behet zot ne shtepine tende. Per 1 delenxhi si puna jote qe tere jeten eshte mesuar te lepihet nuk kishte problem atehere nuk ka problem as tani. Prandaj dhe sorosi zgjodhi te perkrahi te majten shqiptare sepse e di qe njerezia qe i shkon nga mbrapa jane vemje pa shtylle kurizore.
        Dmth delenxhinj.

  14. NjeQytetarOptimist says:

    PD-ne e zuri sindroma e Sali Kovidit..

  15. Demokrati qe Dhjete Berishen dhe Klanin e UDB-s says:

    Respektoj KOmentin e Mesiper per Sali-Serbin…vetem nje gje:Ata lolo qe i shkojne pas jane NJerez qe kane “Bgrene” dhe pasuruar ne Kohen e Berishes, dhe prandaj edhe i shkojne pas…c´uditerishte keta Bastarde nuk kane as Patriotizem dhe asnje Ndjenje KOmbetare….jane bere Marjoneta te Berishes dhe si te tille..”Ushtare” te UDB-se ne Shqiperi….lol

  16. Sul Koburja says:

    O Sali o kusar
    Do hash një goxha hanxhar.

  17. shelegura says:

    NKETO VITE ANARSHI CDO GJE KA DALE SI DRITA E DJELLIT POR ATA QE SHOQROJNE KIRIMIN NE SHQIPERI ISHIN PARA PD .
    ATA NJERES QE KANE KUJTES PER SALRN BEHEN COP SE LAN PERFIYUAR NE MENYTE TE KUNFRALIQSHME KREJT SHOQERUSIT E SALES JANE PJES E KRIMIT NE KETU NE TIRANE IKEMI TE FILMUAR KETA NUL DO BEHEN QYTETARE PRANDAJ DHE
    SHBA JU VURI KUFINE NE THANA PRISNI DHE DEGJONI.

  18. Sopoti says:

    More VERI I trapojes ,nuk na tremb hìç. Ju ,me se pari vrate njeri tjetrin ne mase .Krahas kesaj sipas rregullit te vrasesve qe gjaku sjell gjak ,vrate dhe te tjere .Nuk e di sa rehat jeni ne gjume ,po fantazmat e atyre qe keni vrare ju dalin e do tju dalin ne gjume deri sa te vdisni. Sa per popullin e tropojes,mos e ngaterro me vrasjet e tua ,jane ata qe kane luftuar me Serbet ,edhe ne luften Nac-cl. Jeni pleba e Tropojes ,njerez pa emer.Ju turperoni tere kombin

  19. Propagand qenesh says:

    O milet kartifoze te Rilindasit.
    Merua edhe sot ju serviri jashteqitjen e perditshme.
    Shijojeni dhe versuluni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje