“Foltorja” hesht vetëm ndaj të vërtetave

4 Dhjetor 2021, 19:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

I vetmi evolim i Sali Berishës, që pas futjes në listën e zezë të SHBA si hajdut dhe minues i demokracisë në Shqipëri, është kalimi nga “Qyetari digital”, tek “Foltorja”. “Qytetari digital” ishte një mënyrë për të legjitimuar thashethemet dhe denoncimet anonime si të vërteta dhe për t’i kthyer në kapital politik.

Pasi u denoncua vetë dhe familjarisht si hajduti më i madh i Shqipërisë dhe minues i demokracisë, atëhere “Qytetari digital” u zëvendësua me “Foltoren”, e cila është një “Qytetar digital” lëvizës nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë, kundër SHBA.

Njësoj si “Qytetari digital”, “Foltorja” është si ato “llazoret” e lagjes, që nuk lënë njeri pa marrë nëpër gojë. “Foltorja” nuk lë njeri pa shantazhuar nëse është kundër Berishës dhe mbi të gjitha, nuk lë gënjeshtër pa përdorur për qëllimet e “Foltores”.

Vetëm për një gjë ka heshtur “Foltorja”. Ka heshtur për fotografinë e Sali Berishës në shtëpinë e Enver Hoxhës. Nuk ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë, ka marrë gjithë denoncimet e “Qytetarit digital” për Edi Ramën dhe ja ka kthyer Lulzim Bashës, e ka bërë hajdut të parave të “Toyata Yaris”, shitës të detit Greqisë më 2009, ka sulmuar njerëzit afër tij, ka sulmuar madje dhe analistët që nuk janë me Berishën, duke u kujtuar se shkojnë në xhami të premteve, ka sulmuar jugorët kur shkon në Tropojë dhe fisin Gashi si besëprerë, kur shkon në Sarandë, ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim, sekretarin Blinken dhe “dhëndrin” e Serbisë Matt Palmer (vetë e konsideron se e ka serbe më të fisme gruan e tij), pastaj ka shpikur aleatë anonimë që nuk i tregon, të cilët mund t’i heqin dënimin në SHBA, ngaqë e përfytyron SHBA sikur ka president Prel Martinin… dhe të gjitha këto i bën në salla me njerëz thuajse të rrjedhur, që duket sikur kanë ikur nga spitalet psikiatrike.

Por për të vetmen të vërtetë që ju përplas në fytyrë, për buzëqeshjen e tij deri në ekstazë në krah të Enver Hoxhës, në shtëpinë e tij, nuk foli. Po ta krahasosh me foton ku ka dalë me Xhorxh Bushin, apo udhëheqësit perëndimorë, është ku e ku më larg i entuziasmuar tek fotoja me Enver Hoxhën.

Por për çudi nuk foli asnjë fjalë. E quajti dhe këtë si sulm të Sorosit, por pa ju referuar direkt. Por më e pështirë se heshtja e tij, ishte heshtja e atyre që e mbështesin. Asnjë koment, asnjë deklaratë, asnjë reflektim për një dinosaur të Enver Hoxhës, që kërkon 30 vjet pas rënies së komunizmit të mobilizojë sërisht njerëzit kundër SHBA.

Mjafton heshtja e mbështetësve të tij, për të kuptuar se ata janë një kope e rreshtuar nën urdhërat e një komunisti të rrjedhur, që tenton të imitojë Enver Hoxhën, por në fakt është një kopje e Hysni Milloshit me “Vullnetarët e Enverit”, apo Haxhi Qamilit me “dumbabistët” .

Shikoni ato turma të rrjedhurish që shkojnë pas “Foltores”, që llapin për çdo gjë dhe heshtin për një të vërtetë, për të kuptuar se çdo të thotë të shkosh pas një diktatori të rrënuar tashmë dhe mendërisht.

17 komente në ““Foltorja” hesht vetëm ndaj të vërtetave”

  1. Dauti says:

    O Mero, rrofsh sa te te doje qejfi ty, kam qeshur me te madhe me ate shprehjen fantastike per ndjekesit e foltores. Duken sikur kan ikur pa leje nga spitalet psikiatrike. Kjo eshte e forta e fundjaves.

    1. Asd says:

      Me duket se asnje artikull sado i qarte dhe me fakte te shkruhet ne media, nuk do ta binde dot Berishen te paraqitet vete ne deren e gjykates dhe te kerkoje denimin e tij. As Shullazi nuk u paraqit vete ne deren e burgut. Pra duhet veprimi i drejtesise. Vonesa e tmerrshme e Spak mund te devijoje krejt gjithe drejtimin qe duhet te marre demokracia. Pse Kraja eshte me i heshtur se nje peshk akuariumi?

  2. FCB says:

    E ke gabim Mero , evolim tjeter i Sali Berishes eshte ( sipas shume komentuesve te tu ) afrimi i figures se tij me figuren e Enver Hoxhes arritje qe neve Demokrateve na ben krenar dhe te sigurte ne suksesin qe do arrije qe te behet Kryeminister ! Pra Mero , neve edhe sot po te ishte Enveri gjalle do ishim krenare te benim nje foto , sepse jemi po aq krenare qe Sali Berisha ndjeke apo do ndjeke rrugen e Enver Hoxhes , keshtu qe nuk na ofendon me kte perkundrazi , na jep kurajo qe te bashkohemi grusht bashkuar rreth Sali Berishes, dhe njehere faleminderit ty dhe ambasadores kim qe bete te mundur non graten sepse pa te do kishim marre fund. Rrespekte.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Mos harro te marresh me vete nen krah tek Foltorja librin “Dimri i vetmise se madhe”.. Permbajtjen ta tregon Saliu..

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    I largove komunistët nga forumi, Mero, me këtë që po bënë po i hedh në krahët e Sali Berishës. Pasi qëllimi i Foltores është t’u hapi sytë komunistëve, se Saliu nuk është armik i tyre, por vazhdues i veprës së “ndritur” të shokut Enver. Me foltoren duket sikur Berisha ju thotë komunistëve: Hë, shikoni, kush po e gëzon Shqipërinë sot, bejlerët dhe agallarët apo komunistët? Dhe kush e bëri të mundur këtë, nuk isha unë ai që bëja sikur ju shaja, por në fakt çdo gjë, pronat dhe pushtetin jua kam dhënë komunistëve? Dhe ju bëheni me Edi Ramën, një fashist dhe armik i komunistëve, që ju solli eshtrat e Mitat Frashërit, bulevardit i vë emrin e Zogut e plot e plotë xhevahire të tjera? Duket sikur Berisha thërret nga foltorja: thirrni mëndjes shokë të idealeve komuniste, atë që po bëjë unë kundër Amerikës armikes më të madhe të shokut Enver, askush nuk e ka bërë, ndaj bashkojuni Foltores për të shpëtuar nga kthetrat e imperializmit amerikan.
    Këto fjalë tingëllojnë si shaka, por komunistët e thjeshtë aq mënd kanë, i marrin si të vërteta.

  4. Lymi Tutit says:

    Mero,e shkaterove te “shkretin”……. Ka info nga “qytetari digital” qe keto shkrimet e mbremjes po ja keqesojne shume shendetin….. ne kete kohe te mbremjes merr ilacet e tensionit,te zemres dhe bie ne gjume….. Doktor Kalo po organizon nje grup mjekesh (do vendose Tan Shehun si shef,se vete nuk do te duket),qe te kujdesen per shendetin e udheheqesit… bile edhe online,por jo nga USA&BE (I tremben ndonje veprimi agjenturor)……. Shkrimin e mbremjes Saliut ja informojne shkurtimisht te nesermen ne mengjes dhe kete e ben “ROGL”-ja e familjes (Roja Operative e Gatishmerise Luftarake-strukture e ngritur nga shoku Enver)…. sonte/neser ne detyre eshte Muli dhe Paloka…… gjithashtu,”qytetari digital” njofton se ka hezitime per detyren e ROGL’se ,se mos ju “ngel ne dore” udheheqesi dhe ju mbetet pergjegjesia……. Situaten nga afer po e ndjek Bujari dhe Fariu (ky qe from tere kohen “online” me Liken…… Lymi Tutit

  5. Dy,për tre says:

    Fol Enver
    Të lumtë goja,
    Mbrojte ti
    Vatanet tona
    Le Salinë,
    Pjellën tëne,
    Kusur popullit
    Nuk i la,
    Njëlloi
    siç thoshe ti,
    Mut me mjaltë
    Derë më derë,
    Nënën këtijë
    Populli
    Të dhjerë
    Shai si të duash,
    Bukë mos u jep,
    Shtepi tek lumi
    Vetëm Salinë,
    Me gojë mo
    Ja zini
    Sherr për të,
    Bëjnë dynjaja
    Pa çke me të
    Bukë nuk kanë
    Kalamaja…….

  6. The One says:

    Edhe Hysni Milloshi do ngrihej nga Varri per ti shternguar doren shok it Sali per arritjet e Tija

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha ka mbyllur dritaren ,”dixhitale” , është larguar nga Parlamenti dhe ka dalë në foltore,me fjalorin banal dhe mashtrimet .
    Turma e jeniçerëve si gjithmon gati, për të mbështetur çdo mashtrim të tij.
    Po bëhet gati për të urdhëruar protesta të dhunëshme, për të treguar se ky është më i fuqishmi i pleqve.
    Formimi i tij enverist,nuk pranon dialog,toleranc,zbatim të ligjshmërisë .
    Berisha po përpiqet të bëjë puç partiak, për rëmbimin e vendit të Kryetarit të PD,duke gënjyer se do rëxoj Ramën.

  8. Vranakonti says:

    Sali Berisha ne 11 Dhjetor do beje mitingun e tij,do shkarkoi Bashen dhe ne 18 Dhjetor ne kuvendin e Bashes,do hyje me 5000 rrugeçet e tij dhe do prishin kuvendin.Do beje reprazalje,do djegin e do shkrumberoj çdo gje qe Basha te mos beje kuvend.Arkitekti i kesaj katrahure eshte Sali Berisha.SPAK-u do beje sehir,ne te tjeret do shikojm nje teater shume te bukur.Rrofte Sali Berisha sa kaposhi i ketij viti te ri qe po vjene.

  9. Skeptiku says:

    Me vjen turp nga vehtja kur shikoj se sa injorante prodhon populli yne. I vene nga mbrapa nje spiuni dhe brohorrasin per “foltoren” qe per cudi me tingelon si “pordhore”. Basthardi Sali nepermjet “tokes se xanum”, si spiun i serbit shkateroi shqiptarizmen.
    Fatkeqesia jone eshte “malokizmi” qe ne thelb punon sipas beses dhe jo llogjikes. Me sa duket populli shqiptar duhet te sakrifikoje kete pakice se “beses” qe I kane dhene Sali Berishes pe tokat e vjedhura…koha eshte per vetpastrim…

  10. shelegura says:

    E NDJEKIN PERFITUSIT
    E NDJKIN DEMBEL HANET
    E NDJEKIN TE PA AFTET
    E NDJKIN ATA QE NUK DINE TE BEJNE ASNJE PUNE
    E NDJKIN NJE DORE KRIMINALE
    E NDJKIN ATA PER INAT TE SIME VJERE
    E NDJEKIN EDHE TE HIKURIT NGA CMENDINA.

  11. sopiqoti says:

    O dr.Sali Berisha nga Vicitoli,ishe dikush POR u katandise i PAVLERE .Ti nuk e shef veten ne pasqyre ashtu si je tani,si je katandisur POR te shofim ne dhe te qajme hallin.

  12. USA says:

    Sali Berisha ka qene dhe mbetet rrot kari bashke me ata maloke qe i shkojne pas

  13. Ministria e KomshiKulturës says:

    Pema që ka kokra gjuhet o shokë të sufllaqeve. Jane 4000 artikuj vetem per Saliun dy vjetët e fundit. Po su mor me Saliun Mero kronikani me kë do merret me Edvin Sumën ? Pemë pa kokra. Mbush hundët nga mëngjesi në darkë, hap llogari offshore dhe pastron oxhakun e mbrapëm me karderrin e rradhes. Plus qe edhe sja mban bytha. Se Edvini seshte si Sala. Ja than pusin. E çon në Peshtan te shesë fara. Sla gje Mero mër mëri pa thene per Edvinin tani mban zorren e trashe te tij në gojë si nargjile. Cdo dite e me shume na mbushin mendjen qe Saliu I Tropojes paska qene super I zoti. Ramizi ( jo Rama) paska ditur ke ka vënë. Prandaj banda frymore e Meros vazhdoni me marshin ” pirdh pirdh se ndoshta lirohesh” . Dhe hani fara. Edhe për pak. Do ju komunikoje Kimetja seshpejti axhendën e shperndarjes te orizit te kuq.

  14. E sakte says:

    Ha ha Mut sa te duash o mero plehu.
    Me 11 Basha iken nga kryetarlleku dhe PD ja me Salen i bejne opoziten qe meriton qeverisja e Edvinit.

  15. Skenderbegasi says:

    Te marret
    ne pavionin e psiqiatrise,
    nuk jane me te marre,
    se te foltores.
    Foltorja,
    eshte nje porte
    pa dalje e trishtimit,
    ku idiotet e kombit,
    na gajasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje