Pse Berisha po torturon “Vatrën” me armikun e ri amerikan

30 Nëntor 2021, 18:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kam pas shumë reagime plotësuese rreth shkrimit të një dite më pare, rreth asaj se si Sali Berisha ka përçarë çdo parti, çdo organizatë, çdo forum, çdo ngjarje historike, çdo histori raportesh mes shtetesh  dhe në fund dhe partinë e vet në dy Kuvende. Dhe ende pa u botuar mirë shkrimi, pashë që po përpiqet të përçajë dhe “Vatrën”, një shoqatë e cila dikur në duart e Nolit e Konicës kishte autoritet si pushteti real i Shqipërisë, e në kohën tonë në tërësi ka qenë një shtojcë e pushtetit të Berishës në Bronx.

Por ndryshe nga ata që i paragjykojnjë, ata që u ka pas mbetur në dorë “Vatra” pas viteve ‘90, unë i kam njohur, dhe drama e tyre është edhe më e madhe se sa duket. Ata më shumë se sa “berishistë”, janë njerëz të manipuluar nga berishizmi dhe disa vegla të tij në SHBA, dhe në shumë raste ata janë kthyer në personazhe qesharake, pa qenë të tillë, falë berishizmit.

Shumë prej tyre janë burra fisnikë, të pasuruar me djersë të tyre, me orë të mbetur tek antikomunizmi i viteve ‘50, kur kanë shkuar drejt SHBA, dhe që besojnë akoma se Shqipërinë e jugut do ta marrë greku, se është Fatos Nano apo Edi Rama orotodoks, apo se Shqipërinë e Veriut dhe Kosovën do ta marrë Serbia, se Edi Rama ka takuar Vuçiqin.

Sali Berisha i përdori ata prej vitit 1996, për të njëjtat arsye që ka përdorur dhe përçarë gjithkënd. Kur në Uashington, edhe më mbështetje të qeverisë së SHBA, u krijua NAAC, një organizatë shqiptaro- amerikane e brezit të ri të shqiptaro-amerikanëve, të cilët përzgjodhën për t’i drejtuar Prof. Doktor Sami Repishtin, Sali Berisha u alarmua nga paranoja e një komploti kundër tij.

Kjo ndodhi, kur Berisha kishte filluar të futej në krizë me SHBA pas zgjedhjeve të 26 majit 1996. Ai filloi të shpërndajë gjithandej akuza ndaj profesor Repishtit, deri për lidhje me Sigurimin e Shtetit, ndërsa Ambasada në Uashington u hodh në sulm ndaj tyre. Në një rast Ambasada refuzoi takimin zyrtar me ta, duke deklaruar se kjo shoqatë drejtohet nga njerëz që i kanë shërbyer komunizmit në Shqipëri.

Pas kësaj, vemendja e Berishës u drejtua nga “Vatra”, e cila pas vdekjes së Arshi Pipës nuk kishte më ndonjë personalitet me ndikim. Atij i duhej një shoqatë e kundërt me NAAC, për t’iu kundërvënë SHBA. Fabula e tij ishte se ai nuk është në luftë me SHBA, por me grekët e SHBA që donin të merrnin jugun e Shqipërisë.

Agim Karagjozi, një gjirokastrit fisnik, që i përkiste emigracionit të hershëm të SHBA, ishte rritur me idenë se grekët ishin rrezik për Shqipërinë dhe e besonte Sali Berishën, se amerikanët e kanë marr inat prej grekëve të SHBA.

Atëhere Sali Berisha e kisht mik Xhorxh Sorosin dhe nuk e sulmonte. Në vend të “Sorosit” të tanishëm, ishin grekët e SHBA, kryesisht Nikolas Gejxh, një gazetar popullor i Nju Jork Times, për shkak të një libri bestseller për historinë e nënës së tij nga Filati dhe peripecitë e saj edhe me shqiptarë gjatë luftës civile. Të tjerët ishin ata që Berisha i quante njerëz të grekëve në administratën amerikane, përfshi dhe atë që më pas u bë shef i CIA,  Xhorxh Tened.

Njësoj si tani, që çdo armiqësi me SHBA e shpjegon me Sorosin, atëhere e shpjegonte me grekët e SHBA. Dhe atyre që u mbeti në dorë “Vatra” besonin vërtet se kjo e gjitha bëhej që grekët të merrnin Jugun e Shqipërisë. Ngjarjet e vitit 1997 ua përforcuan këtë psikozë paranojake për shkak të Berishës. Pasi arriti t’i indoktrinojë në një fare shkalle me këtë ide, Berisha pastaj i përdori ata si repart taliban pro tij, deri në atë shkallë sa “Vatra” deklaronte se nuk njeh më qeveritë e shtetit shqiptar dhe filloi ta njohë shtetin shqiptar vetëm kur ishte Berisha në pushtet.

Kjo natyrisht e bëri banale historinë e “Vatrës”, jo të shtetit shqiptar dhe e ktheu atë në një shoqatë të parëndësishme, që nuk përfaqësonte më asgjë, veç hirit të lavdisë së veprës së Nolit e Konciës, i cili nuk kishe fuqi të rriste lavdinë e disa burrave, kryesisht nga Veriu i Shqipërisë, emigrantë antikomunistë, që në fakt as nuk i lexonin dot veprat e tyre, e jo më të ndiqnin rrugën e tyre. Ata ishin thjeshtë disa burra të mirë, patriotë, besimtarë dhe donatorë të një çështje që filluan ta besojnë, se Sali Berishën e luftonin armiqtë e kombit shqiptar, dhe jo SHBA.

Tani kjo histori po përsëritet. “Armiku” i ri i Sali Berishës nuk është me Greqia dhe grekët e SHBA, por një hungarez hebre i quajtur Xhorxh Soros. Indoktrinuesja  e tyre tani është një emigrante, e cila lidhjet më të forta politike i ka me lobin pro serb të republikanëve, e martuar me një grek, më familje komuniste, kushërinj të Enver Hoxhës, që pretendon se rreziku është Xhorxh Sorosi dhe Vatra nuk duhet të merret më me Greqinë, Serbinë apo antikomunzimin e vjetër, por me Sorosin. Nuk di a u ka vënë dhe kusht për vaksinimin.

Tani këta pleqtë e Vatrës, deri tek Greqia, Serbia, dhe komunistët durojnë dhe mund të manipulohen. Tek ky Sorosi që banon në të nëjtin qytet me ta, vështirë do ta kenë. Ata mund të ikin dhe në shtëpi të tyre të rrinë me nipat e mbesat e të dëshpëruar me veten që kanë qenë të manipuluar nga Berisha tërë jetën, por kaq budallenj sa i do kjo çupëlina kokboshe, vështirë se mund të bëhen.

Ata besuan herën e parë se Berisha ishte i rrezikuar nga grekët, serbët dhe komunistët. Tani herën e dytë nuk ka se si një emigrante pro serbe, e martuar me grek dhe familje komuniste, kushëririrë e Enver Hoxhës, t’u mbushë mendjen për të kundërtën. Ndaj mos i merrni kot nëpër gojë as si tradhtarë, as si të blerë e as si të shitur. Thejshtë shumë prej tyre e kanë  të pamundur për të qenë kaq budallenj sa i doni kundër SHBA. Por budallenj do gjeni dhe mes tyre. Këmbëngulni dhe aty për dy Kuvende.

15 komente në “Pse Berisha po torturon “Vatrën” me armikun e ri amerikan”

  1. Ari says:

    Keto jane te verteta absolute, Mero. Por, nje pyetje i bej vetes: A ka patur historia e Shqiperise percares te shqiptarise me te çmendur se ky? Ky ja kalon edhe xhaxhit Enver, pasi ky i fundit nisej nga ndasia ideologjike dhe e bente te qarte..
    Fatkeqesi e madhe kush na ka qeverisur….them, se edhe ata qe i vene pas tani ketij plaku te rrjedhur, ose kane thjesht interesa, ose nuk kuptojne gje prej gjeje…

  2. fshatari.pafshat says:

    Vatra i hynte ne pune Amerikes ne kohen para Zogut, Zogut, dhe te Enverit.
    Amerik sot operon drejtperdrejt me 95% te shqiptareve.
    Pra, roli Vatres ketu dhe ne SHBA eshte nul.
    Nul + Berisha = Berisha fillkat.

  3. Blerti says:

    Rama bam e Merua ham!

    1. Tirona says:

      Dhe Blerti ha mutin e atij qe ben Ham?t’bofte mir o Blerto dhe me kthe pergjigje a te shijoj ??

  4. Ministria e Komshinjve says:

    Dhe dikur do shkruajnë me cirilike : Këtu prehet Merua I Peshtanit, kronikani I Sali Tropojanit”.

  5. Emigranti says:

    Mero Enveristet dhe Berishistet jane te nje lloji te dy paleve ju Ka ngelur ora .Nasho Jorgaqi kur shkoi ne Belgjike dhe France per te shkruar’”Mergaten e qyqeve “pa tre grupime emigrantesh shqiptare te para luftes ekonomik,te pas luftes zogiste ose antikomunist dhe shqipare te trevave te Kosoves qe quheshin enveriste Sot ne emigracion jane shtuar dhe dhjetra grupime te tjera por kam frike se po krijohen ne dy grupime te medha VERI dhe JUG dhe nje nga shkaktaret e kesaj perçarje te madhe eshte shoqata Vatra dhe Sali Berisha Ashtu si ne librin e Nasho Jorgaqit ne emigrantet vazhdojme te perçare si ZOGJT E QYQES .

  6. Samy says:

    Ja fute bythes kot. Beni sikur I njihni shqiptaret e US edhe politiken e US me shpres qe do you besojne ata atje ne jungle ku jeton dhe ti. Shqiptaret e US Jane 99% me Trump. 1% Jane katunar si puna jote…???
    Let’s go Brandon….

  7. Vtrani i New-Yorku says:

    I nderuar Mero. Ju pershendes nga New-Yorku. Sa per Vatren mud te ju percjelle nje informacon se ajo eshte e ndare ne dysh dhe jane ne gjyq ne Amerike. Eshte nje hadur bicikeltash nga Shkora nje ish prokuroe nga Korca dhe nje femije I perdhunuar dhe ish I bri I prokurorit te Shkodres ne diktature qe e kane ba corbe kete pune. Gruja e kerij ish si kryeetar Vatres ishte sekretare e shoqates greke te Vorio- Epirit. keshtu Vatra eshte shoqata ma rraksionare qe kane shqiptaret e Amerikes. te falenderoi pa mas eper shkrimet cilesore , por persa I per kete Amerikes nese e shikon te nevojshme mund te kerkosh info te reja edhe nga burime te tjera,. Duhet te ve ne dijeni se Tema eshte gazeta e pare qe lexojme ne Amerike

  8. Se mos haroj says:

    Mero eshte shume me e lehte kur i thua gjerat ndryshe, per te qene ndryshe!!! Qofte e bere,dhe une me ty jam!!! Vetem dicka me ka mesuar e gjer tani pervoja!!! Historia per cdo njeri shkruhet ne fund!!!

  9. Se mos haroj says:

    Dhe Indianet dikur jetonin ne SHBA!!!

  10. Reqozi says:

    Samy bythen mbaje shtrember se po vjen hajdari nga rebati ta drejtoje.

  11. Synetlliu Sumëpërpjetë says:

    Reqoz duket që qënke shumë familjar me hajdarin. E paske traditë në fis.

  12. 3D says:

    Jo se gjenden budallenjë janë të paguar andaj edhe janë të damshëm

  13. Palm Beach Florida says:

    nuk cain bythe shqiptaret ne Amerike per keta katunaret e Vatres Shume shqiptare as qe e kane degjuara . Seicili shef punet e veta Ndonje katunar pjatalares si ky Samy me siper dhe mundet te merret me Vatren dhe me Trumpin

  14. Sqarim says:

    Boo , malok Sali Berisha, shpellar ata qe erdhen ne qytete nga fshatrat ,tani katundare edhe kto te vatres ne Amerike! !!!!!!!!!
    Po mire ku jini ju more qytekaret e zgjuar qe shkruani komente? ?? Çdonjerit qe eshte kunder komunizmit dhe kunder Rilindjes se Edvinit i turreni si qene Qytekar te kulturuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje