Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka gjetur me se ta forcojë pesimizmin në radhët e atyre militantëve që mbështesin Sali Berishën. Ka tërhequr në skenë Ilir Metën, dhe bën sikur lufton me të. I analizon gabimet, e kritikon pse u shkatërroi fushatën elektorale, i kujton se ishte faktori vendimtar në shkatërrimin e LSI si partnere opozitare etj. Është një mënyrë elegante për ta tërhequr atë në skenë dhe për ta hedhur në luftë.
Dhe Ilir Meta nuk e zhgënjeu. Me të njëjtin pasion që doli dhe tha se Lulzim Basha e ka përdorur atë për të anuluar zgjedhjet lokale të vitit 2019, me të njëjtin pasion fillon e merr pozicion në betejën e Bashës me Berishën, duke u njehsuar me Berishën.
Është fiks ajo që Basha kërkon nga ai.
Më 2019, e besoj Ilir Metën që Basha kërkonte shtyrjen e zgjedhjeve nga frika e ndonjë gjakderdhje. Dhe Meta ja paska plotësuar dëshirën. Por nuk e kuptoj pse ja plotëson tani dëshirën, duke u përfshirë në konfliktin brenda PD dhe duke u bërë palë me Berishën.
Ilir Meta është një figurë që demokratëve u duhej për pushtet por nuk e deshën kurrë. Fakti që ai është një figurë aq pak popullore në Shqipëri, vjen pikërisht se është përdorur historikisht nga PD dhe nuk e kane dashur kurrë. Kështu e majta e ka marrë inat si tradhtar, ndërsa PD e ka dashur vetëm si shërbëtor. Është kjo arsyeja që ai i ka aq të ulëta kuotat në opinion publik.
Duke e thirrur në skenë dhe duke e bërë palë me Berishën, Basha ja ka arritur t’i dëshpërojë militantët e Berishës, kur e kuptojnë që janë bashkë më një front me Ilir Metën.
Dhe Ilir Meta e kupton këtë, e kupton që Lulzim Basha po e përdor përsëri pë hallin e vet, por nuk ka rrugë tjetër. E vetmja rrugë që e frymëzon për luftë është ajo që frymëzon dhe Berishën, është beteja me SHBA. Dhe para atij halli te madh, ai pranon të keqpërdoret përsëri nga Lulzim Basha.
Mero djali,ka ky ekuacion ka shumë të panjohura,pooor vetëm një zgjidhje:
Arrestimin e “ATIJ”, vatrës së infeksionit!!!!?
Kjo plagë që ka vite që mundon shoqërinë shqiptare,nuk shteron së prodhuari qelb,po qe se nuk hiqet
në mênyrë operative burimi i infeksionit!!?
Lulja,Likja dhe kompania e bashibozukëve që i ndjekin nga mbrapa,janë vetëm nënprodukte të “ATIJ”?
Gjithçka tjetër është humbje kohe.?
Të shofim çfarë ka dajo Samiu në sirtar,sepse të kërkosh nga shqipot zgjidhje,
është njëlloj sikur të presësh nga mushka që të pjelli!?
Nga beteja antiamerikane e Metes dhe Berishes, amerika eshte aq keq sa:
1.Perdhunohet nje grua, denoncohet perdhunimi, por policia nuk ben asnje veprim
2.Kush te doje, kallashin ne dore e vrasin ke te jete ne makine mu ne mes te cdo qyteti. Zakonisht ikja nga vendi i krimit behet me mjete jashtetoksore, si “makine qe pershkron rruget kryesore nja 10 km”.
3. Mbyllen jetemiret me pretekstin se “eshte direktive” nga B. E, por nuk merren parasysh femijet qe jane abuzuar – perdhunuar nga priderit e tyre dhe i dergojne prap tek dhunuesit
4. Pastrohen mbeturinat por fajin nuk e ka bashkia qe nuk ve kosha por ai/ajo qe nuk ka edukaten te mbaje akulloren e femijes te pashkrire per 1 ore
5. Dehohemi dhe na kerkohet qe te mbyllin menjehere nje spital psiqatrik pasi Strasburgu thote qe ne ate spital-burg po behen turtura çnjerzore por ne presim afganet se jemi popull qe respekton lirine dhe te drejtat e njeriut
6. Dhe pyetje. Ne cilen “lufte” na paskan hasur aq shume veshtiresi amerikanet sa u duhej te prisnin 30 vjet te benin hapin e pare? Ne shqiperi!
Rrosh e qofsh moj shqiperi qe nja bere tete me dy amerikes e kur amerika sulmoi komandatin i doli zv/komantanti kundra e aty amerika e pa veten keq dhe ndryshoje strategji. Prisni nja 20 vjet sa te merret vesh kjo strategjia e re.
7. Ka harruar njeri se Lulit i duhej te krijonte nje situate me salijanjin qe te dilte nga parlamenti e te mos futej ne zgjedhje?! Ka harruar njeri qe rama thoshte se per 3 vjet 21 janari do gjykohet?!
Ka ikur njeri nga mendja qe te kuptoje-ndjeje se eshte mire dhe ka prosperitet ndaj kerkojne te ikin nga syte kembet?!
Na qenka halli tek lufta ndaj amerikes e jo tek qeverrisia jone?!?!
Habib Burgiba i Tunizise me hanxhar ne njeren dore dhe cfurkun ne doren tjeter ne fushaten e 25 prillit eshte pa dyshim njeriu me i urryer per shqiptaret pas mitingut famekeq te 2 marsit ku moren pjese dhe gjithe horrat e Vetvendosjes aty, ai eshte me i urryer se Esat Pashe Toptani njeriu pervers qe domonoi politken shqiptare ne fillim shekullin e kaluar dhe qe mbeti enigmatik, misterioz, tradhetar deri ne ditet tona.
shume mire!