Nga Mero Baze
Një gazetare e emisionit investigative “Fiks Fare”, ka plotësuar pa asnjë vështirësi formularin si delegate për në Kuvendin e 11 dhjetorit, organizuar nga Sali Berisha. Formulari është plotësuar më 12 nëntor në Sarandë, pak para se të fillonte takimi i Sali Berishës. Madje organizatori i mbledhjes së firmave e ka inkurajuar “nënshkruesen”, duke e surprizuar me stilolapsin e Doktorit.
Në fakt, stilolapsi i Berishës është e vetmja gjë orgjinale në këtë aksion politik, por jo legjitim. Qysh prej 1991, ai është përdorur vetëm për spastrime në PD.
Siç mund të shikohet në emision, gjithçka është e filmuar dhe rrëzon gjithë besueshmërinë e një procesi të rremë për mbledhjen e një Kuvendi nga Sali Berisha.
Pa diskutim që mes atyre që kanë nënshkruar mund të ketë dhe delegatë të Kuvendit, por fakti që nuk ka asnjë filtër dhe nënshkruan me lehtësi, tregon se Sali Berisha nuk është i interesuar për një proces legjitim të mbledhjes së Kuvendit, por për një “revolucion permanent” për pushtimin e PD, të cilin ai kërkon ta zgjasë sa më shumë në kohë, për t’i treguar muskujt SHBA-së.
Ky rast, që nuk është i vetmi, tregon pse procesi i marrjes së mandateve duhet të kalojë një proces certifikimi, siç e parashikon statuti, nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i cili pasi të verifikojë përputhjen e postit të delegatit me kartën e identitetit, duhet të lëshojë mandatin, që të përfaqësojë demokratët në Kuvend.
Fakti që firmëtarët e Berishës nuk kanë asnjë filtër dhe nuk bëjnë as kujdes të kenë ndonjë filtër, tregon se ata nuk janë duke u përpjekur për një Kuvend legjitim, por për një Kuvend paralel, që t’i imponohet PD-së nga jashtë, si një Kuvend i dhunshëm.
Këtu merr fund çdo demagogji për verifikim firmash në mënyrë vullnetare, për t’i dhënë legjitimitet një tufe fletësh të printuara që nuk kanë asnjë siguri juridike.
E vetmja gjë për të cilën duhet të biem dakord, është që më 11 dhjetor, Sali Berisha do mbledhë mbështetësit e vet dhe do t’i quajë pjesëtarë të Kuvendit të PD, dhe më 18 dhjetor Lulzim Basha do mbledhë pjesëtarët e Kuvendit të PD dhe do t’i quajë mbështetës të tij.
Por ndërsa Basha do të ndjekë një proces ligjor të marrjes së mandatit për Kuvend, Berisha siç duket dhe nga ky skandal, merr çdo letër të firmosur nga kushdo, qoftë dhe nga socialist që mund të shkojnë të tallen aty me Berishën.
Tani është e qartë përse Berisha i mban letrat në zyrën e Palokës, përse nuk i bën publike dhe mbi të gjitha, përse nuk lejon askënd as t’i prekë me dorë. Është i qartë që nuk janë as formularë, as mandate delegatësh, dhe as anëtarë të PD. Janë 4200 letra të printuara, me të cilat ai po bën shantazh mbi PD-në, me të cilën është i zemëruar që nuk po e mbron në ditët e tij të zeza.
Problemi është se ditët e tij të zeza, do të zgjasin sa të jetë gjallë, ndërsa PD që të mbetet gjallë, nuk duhet ta lidhë fatin me ditët e tij të zeza.
Koha kur stilolapsi i tij firmoste për të ardhmen e PD ka mbaruar. Tani është lodër në duart e atyre që tallen me PD.
Gjylja plasi !
Berisha duhet të ndërpresë lojën e tij politike,të largohet !
Kundershtaret e Bashës duhet të mos bëhen miq të Berishës dhe kundershtare të SHBA.
Ky gjoja zbulim eshte qesharak. Te gjithe mund te plotesojme nje formular legalizimi por shtepia i legalizohet vetem atij qe ploteson kushtet ligjore. Ky investigim do kishte vlere vetem nese gazetarja do conte deri ne fund hetimin dhe do gjente emrin e saj te certifikuar si delegate kuvendi, perndryshe eshte nje vrime ne uje qe vetem sa tregon se procesi funksionon pasi formularin e saj e kane skartuar qe ne Sarande.
Ky kriminel komunist i tipit uriahip,pasi shkatrroi Shqiperine,tani po kerkon te shkatrroj pd se kujton eshte prone e tij si vilat e lalzit.
Ky malok i pa bese,pasi ja fali pd lulashit tani do tja mari me forcen e llumit qe e ndjek .
8 vjete qe Merua me shoke i bien Lulit dhe tani detyrohen te lepijne çkane peshtyre. Kane kaq kohe qe bertasin se ska opzite ( sikur i preu malli) dhe tani qe opozita po vjen pshurren si buçet.
Deri tani jane mbledhur 4600 firma kur per mbatjen e Kuvendit mjaftojn vetem 1/4 pra 1800.
Te tjerat jane llafe.
Fakt eshte qe Basha nuk mbledh dot 100 firma eshte katandisur shume keq.
Mo po duhen parë dokumentat e SHQUP-it , ka mundësi t’a ketë privatizuar , kushedi në emër të kujt , si puna e “KOMPLEKSIT PARTIZANI” , me metodën “TOKË e XANUN” !
Tamam Stalinist i Thekur.Nuk ben dot ndryshe Delenxhiu i “Perparimit”Me kujtohen mbledhjet kunder “Mocionisteve” dhe me pas kundra Petrit Kalakules.Perbindsh-Minues Real i Demokracise ne Vijushmeri..O Milet Hapni Syte -Mos u Genjeni nga ky Bastard ,qe po mundohet te shpetoje Lekuren e vet dhe te Familjes se Tij Kriminale.Bjerini Qafirit se nuk ka Derman ndryshe Shqiperia. dhe Shqiptaret.
Nuk me interesojne fare formularet e Berishes dhe as te Bashes, por te shkruajsh nje editorial se qenka bere nje zbulim i madh duke manipuluar me nje gazetare, eshte per te qeshur.
Mero ngeli duke u shternguar por spo lirohet dot. I bejne gazrat rikoshete. Ka disa muaj qe po perdor si laksativ Lulqimin po perseri pa sukses. Gazrat I plasin perbrenda.
Shoku I AgjitPropit Ymer !
Është e vështirë, kur lexon për historinë tënde, që ta dallosh sa analfabet je. Po nderkohë shtërngohu të pjerdhësh se ke shpresë të lirohesh.
Ky eshte gazetar qe mban vetem nje ane ate te Rames .
Me keta morra gazetar do demokratizohet Shqiperia.
Keta jane venes gjobash shkojn andej kush i paguan me shume.
Por pse nuk shkruajte dicka per patronazhistet gjeja me e shemtuar ne demokraci.
Pse nuk shkruajte dicka per ndertimin e rrugeve per km 20 milion euro.
Qindra tendera qe qeveria jua jep 5 oligarkeve.
Me keta plehra gazetar do demokratizohet e luftohet korrupsioni ne Shqiperi ???
Partia demokratike
qendron ne kembe
se s’di nga c’ane
te rrezohet.
Te presim dhjetorin.
‘”Tani eshte e qarte perse Berisha nuk len askend ti preke me dore (formularet)” !!!!!
Po si mundet te shpifi kaq hapur Gazekari mero????
Perkundrazi ai ka ftuar gazetaret qe duan ti verifikojne te shkojne e ta bejne pa asnje pengese.
Mjaft se torollakset dynjane.
Mbaje ne sume stilolapsin e Saliut Mero. E ke fiksim
sic ke ti fiksim karin e Edit o shpellar