Nga Mero Baze
Sali Berisha nisi sot zyrtarisht krijimin e një strukture paralele me Partinë Demokratike, duke u shfaqur para gazetarëve me një tufë letrash të printuara, që pretendon se janë nënshkrime të delegatëve të Kuvendit të PD, disa orë pasi ambasadorja e SHBA në Tiranë tha se një parti e drejtuar nga Sali Berisha do të jetë një parti që nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me SHBA.
Pas 8 nëntorit të vitit 1941, kur Shqipëria formoi partinë më anti-amerikane të historisë së saj, sot më 10 nëntor 2021, 80 vite më pas, për herë të dytë Sali Berisha po krijon zyrtarisht bërthamën e partisë së dytë anti-amerikane në Shqipëri, pas Partisë Komuniste, pjesë e së cilës ai ka qenë nga 8 nëntori i vitit 1968 deri në dhjetor 1990.
Përpjekja e tij për të maskuar betejën kundër SHBA si një betejë kundër Lulzim Bashës, fillimisht synonte të krijonte një klimë presioni kundër Qeverisë amerikane për vendimin kundër tij dhe familjes së tij, duke i treguar atyre se ai ka një ushtri të madhe anti-amerikane në Shqipëri.
Kjo përpjekje u shfry sot zyrtarisht, ndërsa SHBA deklaroi se çdo forcë politike e udhëhequr nga Sali Berisha do të jetë një forcë e izoluar nga SHBA, duke e vendosur lëvizjen e tij ballë për ballë me SHBA.
Pas kësaj, Sali Berisha do të vazhdojë përpjekjet e tij për të mbajtur gjallë foltoren e tij, jo për të zëvendësuar Lulzim Bashën, por për të qenë i rrethuar nga militantë të vet, në vetminë dhe izolimin ndërkombëtar që ka.
Siç u pa qartë, ai po mban në ilegalitet mbështetësit e vet, pasi në shumicë ai po luan bllofin me nënshkrime të mbledhura. Ai po përpiqet të shkelë procedurat e mbledhjes së Kuvendit, pasi nuk kërkon realisht as të mblidhet Kuvendi, as të hiqet Lulzim Basha, por ai të duket si viktimë e SHBA në sytë e opinonit publik, me qëllim që të fuqizojë frymën anti-amerikane në Shqipëri.
Ai nuk ka për ta shkarkuar Lulzim Bashën, as në Kuvendin paralel ilegal të 11 dhjetorit, edhe pse ato vendime nuk i pyet kush, pasi synon të paraqesë atë sipas teorive të propagandës komuniste si “kukull” të SHBA.
Ai nuk do të mbërrijë kurrë tek një kuvend ligjor i PD, dhe as tek ndonjë betejë e përfunduar brenda PD kundër Lulzim Bashës, pasi nuk e ka me atë betejën, por me SHBA. Dhe për të mbajtur gjallë betejën me SHBA, atij i duhet Lulzim Basha në selinë e PD, që të ketë motiv të gënjejë trushpëlarët e vet.
Nëse i hidhje sot një sy konferencës për shtyp dhe rreshtit të parë të njërëzve që e mbështesin atë, dukej qartë se ata janë pjesa më vulgare, më qesharake dhe me e përbuzur dhe nga vetë demokratët e PD.
Një PD që shpreson se do ringjallet me Flamur Nokën, Klevisin, Albanën, Spahon etj, është një shaka tragjike me fatin e partisë që themeloi pluralizmin në Shqipëri.
Sali Berisha nuk është nisur të bëjë Kuvend. Nuk është nisur as të shkarkojë Lulzim Bashën, se nuk ka ku ta shkarkojë. Sali Berisha është nisur të ngrejë mbështetësit e tij në këmbë kundër SHBA dhe të formojë një frymë anti-amerikane në Shqipëri, për të justifikuar më pas ndëshkimet që ai dhe familja e tij mund të marrin nga drejtësia si “minues të demokracisë”, “shantazhues të sistemit të drejtësisë” dhe si “familje e korruptuar, që ka përfituar nga pushteti”.
Ndaj mos prisni që Sali Berisha të shkarkojë Lulzim Bashën as më 11 dhjetor as më pas. Mos prisni që ai të rikthejë demokracinë në një oborr ku ai ka tharë çdo shpresë për demokraci për 30 vjet. Mos prisni asgjë, nga një njeri që në fakt është i vetmi që po pret mëshirë nga ata që e kanë ndëshkuar.
Por nuk do të ketë.
Sali Berisha ka dalë në rrugë të tregojë se nuk është i vetëm kundër SHBA. Mund të mos jetë i vetëm, por është i vetmi prej tyre që SHBA e ka ndëshkuar. Dhe ai nuk do të bëhet kurrë, as kryetar i Partisë Demokratike, as do të shikojë ndonjë herë pushtetin në këtë vend. As ai, as djali dhe vajza e tij, as pasardhësit e familjes së tij kriminale.
Historia e pushtetit të Sali Berishës në Shqipëri ka përfunduar. Ka mbetur vetëm gjyqi i tij. Dhe ia ka filluar t’ia bëjë vet gjyqin vetes, duke e rreshtuar veten dhe familjen e tij, në fundin e jetës fizike dhe politike, kundër aleatit të madh të Shqipërisë dhe garantuesit të faktorit shqiptar në Ballkan.
Esat Pashë Toptani kishte bërë shumë herë më pak se kaq kundër Shqipërisë, kur u ekzektua si tradhëtar. Sali Berisha nuk e meriton atë fat. Ai meriton të vetëvritet. Siç po bën!
Preçiz!
Bravo Mero! Te lumta mendja dhe pena!
Me then te verteten Jo Sali Berisha meritone të vet vrite politikishte dhe të burgoset por edhe Ilir Meta Lulzim Basha dhe Edi RameTurku Erdogani me vjedhjet me krimet që keta njerze i kane ber Shqiptarve eshte e pa falshme Jane poshtersina
Te lumte pena o trimi Mero. Pak Shqiptar kan b..le ta damkosin kete perbindesh si ty. Edhe njehere, te lumte o Shqiptar I mir.
MOS ju nda Mero, gjer ne ferr, sepse per atje eshte nisur.
Eshte realisht i pushkatuar. Nje kriminel nuk meriton tjeter fund.
BRAVISSIMO SIGNOR BAZE! VERISSIMO TUTI!
Partia komuniste shqiptare e themeluar me 1941 ishte aleate me SHBA ne luften kunder fazhizmit dhe nazismit. Gjeneralet amerikane dhe ata angleze ishin sponcorizusit me te fuqishem te luftes antifashiste dhe njohen zgjedhjet e 45 si te lira dhe demokratike. Gjerat u ndane kur Evropa u nda dhe fatkeqesisht rrethanat e kohes na sollen ne llogore te kunderta te luftes se ftohte ashtu sic sollen gjysmen e Evropes. Pra, krahasimi nuk qendron.
PD nuk eshte parti, eshte sekt dhe ne nje sekt ka vende vetem per nje lider. Te tjeret jane thjesht numra. Nje sekt mund te jet anti amerikane, por edhe anti zot, anti shqiptare po e po dhe deri ne anti jete… Nje dite te bukur lideri do vdes dhe sekti do marre funde. Kaq eshte.
Jo vetem qe Luli do iki por edhe do te jape pelqimin e tij te plote pak nga qejfi e pak nga halli.
Kokoshi kryeminister ka kohe qe perpiqet te krijoj nerativen e opozites se re me Lulin kryetar dhe bashkeqeverisje. Edhe ti boll je munduar ti japesh nje dore.
Sot ajo qe para pak muajsh dukej fantazi sot po behet realitet me nje Sali te kthyher qe do te varrose PDn perfundimisht. Nuk e di nese Saliu do vetvritet por per PD vetvrasja eshte e garantuar. Mbetet vetem te shohim kokoshin me Saliun te zgjedhin presidentin e ri.
Nuk ka per te patur kurre gjyq per Saliun sa te jete kokoshi kryeminister vetem nese e kercenojne edhe ate vete me vizen e kuqe.
Po flasim per Berishen – pse duhet me patjeter te permendim figura te tjera
vdisni njecike per te perfshire Kryeministrin, por ne kete rast nuk ka kuptim / mbase ai ka 100 kusure, por jo kete
Sepse kryeministri qe une i kam dhene voten e trete dhe nuk kam asnje pendim zero duhet te mbaj pergjegjsi per mandatin qe ka marre e jo te na flase per bashkeqeverisje dhe keqeardhje per Saliun. Duhet te marre vendime e te tregoj vullnet politik si Biden ne Amerike me Trump. Edhe nga interneti e perzune dhe i ka hapur 2 hetime partia demokratike amerikane.
Eshte turp qe shqiptaret presin nga Amerika provat per Saliun apo ta nxjerre para gjyqit. Cfare provash? Pse ende nuk kemi bythe si shoqeri te nxjerrim nje plake te cmendur para gjykates te jape llogari? Enveri dhe komunizmi na i ka fajin?
Amerika ka interesat e veta dhe nuk jane ata qe jane sot qe tu hedhin hi syve nje grup spurdhjakesh te Tiranes qe hane e pine ne vilat qeveritare dhe bejne teater para publikut.
TE VETE VRITET ME BASTUNIN E DAJ SAMIT NE BITHE.
JESS MERO BAZE JE I SHKELQYER , BRAVO!!!
Sa gjynah je mero.
Lavderojeni tani o burra çeta
Ky meriton të gjykohet për të tëra ato vrasje, dhimbje vuajtje e shkatërrime përmbytëse e ngulfatëse që i ka bërë popullit dhe vendit që i ka falur besimin për ta e qeverisur.Shqiptarët këtijë monstrumi i kan falur besimin dhe shpresën kurse ky shqiptarëve i ka dhënë vrasje, vjedhje,djegie u fundosje në greminën e baltës së gjallë.SPAK-u duhet të veproj ngase edhe ashtu është vonë.Duhet të gjykohet ky dhunues i fateve të shqiptarëve.
Po mire o miq , nuk po kuptoje keta qe kane qene drejtusa te PD , deputet ministra e gjithfare pozicionesh ,, cfare po ndodhe me keta?. ku po icon mushka..a . po luajne menc?… vertet kane vendosur te dalin kunder SHBA keta birbo?..E mendja e shkret thot populli…mendje ben …kalane , mendja ben hatan Po sa njerez pa mend paska kejo parti?… cbehet keshtu?…
E di ate thenien: thuaj nje genjeshter e pastaj besoji edhe vete?! Keshtu eshte me duket puna me gomeret e PD-se. Rrejne dynjane se gjithe hataja me ShBA-ne eshte pune e Sorosit, dhe i besojne edhe vete. Nuk e dine qe do ikin edhe vete per lesh, mbas Sale serbit kuptohet.
Mos u vetevrit Sali.. Te me rroc e te shohec. S’ka nevoje per gjyq. Ky eshte gjyqi.. Populli = Gjyqtaret shohin degradimin e nje krimineli..
Pse me kaq ligesi Mero.Qetesou more trim….qetesou.
Mero, po kur dikur ishe perkrahes i tij dhe justifikues i te gjitha bemave te tij, ishe po ti Mero Baze??????A i ke bere ndonjehere publikisht analize vehtes dhe cfare ke per te thene per kohen kur ishe puthadore i perulur i Berishes?
Mendoj se 95 % e shqipetareve mendojne ashtu sic e pershkrove Sal Ram Berishen……..
Jane shkruar me Miljona Reshta e Faqe Gazetash per ate fatkeqesi qe e pati fat ai Popull……
Historia do te shkruaje edhe dy Rreshta per te…………….mesoni se si nuk duhet te jete nje Njeri……….
Do ishte me teper se fatkeqesi rikthimi ne vitin 1997.
Mejre Shqiperia per Domakratet tifoze dhe pa mend.
Jam kundër vetëvrasjes dhe vrasjes në përgjithësi. Në raste shumë të rralla njerëzish që më në fund e kuptojnë ndyrësinë e tyre, vetëvrasja është çlirim. Berisha s’meriton as vetëvrasjen se i shton ndonjëfarë dinjiteti që ai s’e ka. Berisha e meriton të vdesë i vetmuar dhe i përçmuar nga të gjithë. Ai turp s’ka.
Po pse more Mero je kaq i semure
Pksh ishte aleate me ShBA ne luften e ll-te Boterore
Sistemet i ndane. SHBA me veprimtari shprehu kundershtimin
Mero ruaj shendetin
Te jesh kunder SHBA sot do te thote te jesh me vetdije antishqiptare, te jesh jo vetem kunder te ardhshmes por edhe ekzistences se vet kombit shqiptar, Te jesh ne nje llogore me Berishen, Tritan Shehun, Andi Bushatin, Agim Neshon, Fahri Balliun,Artan Hoxhen, Arian Canis,do te thote miopi politike, mungese humanizmi dhe papergjegjshmeri individuale.Ata thjesht po tregojne qe jane antiamerikane, antishqiptar dhe antidemokrat ne gjeneze.Nje pjese po paguajne kapjen personale dhe familjare ne nje periudhe ballafaqimi ndermjet dy boteve ne Ballkan u ka dhene optimizem kriptokomunisteve.O me Berishen kunder ardhmerise, o me SHBA per ardhmerine e kombit.
Hhee Mero, je shume dembel nga ana intelektuale, më nxjerr PKSH si parti antiamerikane qëkurse u krijua para 80 vjetësh e një dite. PKSH u formua kundër fashizmit o Mero dhe bëri atë që mbret Zog bythqimi dhr ballistët e byrekut e pulave nuk e bënë, organizoi rezistencēn antifashiste, i doli zot vendit në ditë halli. Kurse PD o Mero veçse i vuri zjarrin vendit në 1991 dhe qeverisi me mall nga depot e PPSH, dhe na solli pastaj dhuratë 1997-n, si thelë mbi bisht. Se degjeneroi komunizmi pastaj është punë tjetër, ç’të bëjmë, i dha shkollë e pretendime një psikopati si Sala. Prandaj, të lutem Mero, mos krahaso PKSH, PPSH me vrasësin Sali Berisha. Është shumë e lehtë të kritikosh pleqtë e plakat që kanë vdekur. Kur e kemi një kar si Dashnor Kaloçi, pse do t’i zësh vendin o Mero?
A nuk eshte me mire z.Mero te heshtni ne keto situata ? Se fjala vet-vrasje nenkupton dhe skenare te para pregatitur.Kemi eksperience te hidhur me 1998.Lerini partine e kedo parti te zgjidhe problemet e brendeshme sipas ligjeve te saj.N.se.’Nun Gratta ‘ e Berishes do te verifikohet me dokumenta atehere eshte ai qe do te terhiqet me turp.Per momentin une jam per nje rikontruktim e per nje lider me aktiv se kryetari ne detyre.Dhe jo Berisha .Jo se i ka ikur mosha se shikohet qarte se memorja e tij eshte ne nivele te habitshme por per problemin aktual te tij e faniljes se tij te mos lere ne historine e PD nje kryetar ‘N.Gratta’.Situata ne rajon eshte kritike prandaj gazetat te mos lejojne santazhe,provokime,presjone.Le te flase programi i kesaj partie .
Llafe imzot,llafe..!
Cili vend ne bote do ta kishte duruar nje kriminel kaq gjat? As vendet me te prapambetura te Afrikes nuk e kishin fal nje kriminel te tille!
Poshte “drejtesia”, rrofte drejtesia!
Fakti qe nuk tregojne votusit tregon se ose presin reagimet e amerikes ose ndonje pazar tjeter
Dhenderri besnik po i shpenzon me sukses parate qe agjentures serbe vazhdon te derdhe per te percare shqiptare trushpelare!
Aleati më i mirë i berishës është edi rama me keq qeverrisjen e tijë ! Çdo qindarkë e vjedhur nëpërmjet tenderave dhe marifeteve korruptive tē bashkputorve tê tijë dhe administratês së shtetit “ushqen” me fukarenj dhe tê zhgënjyer monstrên e berishizmit ! Çdo dëngël propogandistike prej lideri botêror e kryeministrit ndërkohê që populli lêngon në uri pêr drejtësi , barazi dhe mirqënie ushqen po berishizmi ! Prandaj mero ndrysho! Godite keq qeverrisjen !Goditi tenderat dhe konçesionet mafioze ! Godite administratên e pa aftê dhe të korruptuar ! Godite dëglaxhiun kryeministêr! Mos e lërë të varrosi përfundimisht shpresên sepse vetëm kêshtu ngordhê berishizmi !.
Mero Baze ke shprehur ato qe mendoj edhe une per fshatarin Sali! Thone qe akomaha buke ne sofer dhe nuk di te perdore as lugen dhe pirunin pa folur per thiken! Duhet te egzaminohet se cfare ilacesh merr sepse dujet imbaruar i krrusur,syte dhe fytyra nuk i pergjigjen atyre qe thote! Ketu nuk eshte fjala qe cfare shkruan Z. Mero! Fjala ketue shte per gjendjen e ketij njeriu te shkateruar nga ligesia nga krimet qe ka bere! Eshte koha te vetvritet ose ta largojne kete te semure psiqik!
Ky njeri i ka sjellë shumë të këqija këtij vëndi.
Ishalla i ka ardhë fundi një përbindëshi te tillë.
Zoti po vonon që ta heq qafe. Ështe figura më e keqe në historinë e kombit shqiptarë.
Ku dreqin ju gjet këtij populli ky Drakul.
Në cdo qelizë ka vrasje dhe krim.
Turp për ata që e marrin pas. Janë pa personalitet.
Tritan Shehu e mbyll karieren e tij politike me turp.
Kundra shtetit me te fuqishem ne bote dhe po aq i fuqishëm në mbrojtje te çështjes shqiptare dhe për çfarë për një bastard.
Basha më 11/11 të mbledh anëtaret. e këshillit kombëtar për të vërtetuar fallcitetin e Berishës.
Fati i Sale delenxhiut eshte i parashikuar: .ne Reç te Shkodres do te perfundoje familisht dhe pasurite e Vjedhura do ti dalin perhundesh dhe do ti konfiskohen ,dhe natyrisht do te perdoren per te mirat Publike.Po i njejti gjyq duhet ti behet te gjithe politikaneve hajdute qe kane vene dore ne Fondet dhe Pasurite Publike.Shpresojme se do ta shohim kete DITE.
O Mero burri, në shkrimet dhe analizat tua jam gjithnji 9.99% dakort, por me ketë shkrim nuk jam fort dokort, sepse kjo hipotezë e jotja, nuk i shtrohet një komunisti të regjur, një spihuni të Kadri Hazbiut, një hajduti dhe një krimineli si Sali Berisha, sepse ti z.Mero nuk e ke harruar që ka qënë dhe është e ndaluar kategorikisht që komunistët të vet-vritet. Pra UDB-ashi komunist Sali Berisha edhe mund të vet-vritet, por duhet ndihmuar në atë gjest……….!!!
je gazetari me mjeran qe kam lexuar ndonjehere o mero baze. por me mjerane se ti jane komentuesit e tu. kta po qe e meritojne te vetvriten.
O gashi, po ku paske qene ti more Ajnshtajni i gazetarise, qe na percaktoke edhe shkallet e mjeranise! Po cfar don ti mor gjak-helm e goj-prishur, te lavderojnë Sali-serbin, shpellarin qe vrau e preu e tradhetoi kombin e tij,me shum se esat pash toptani, ma shum se zogu e se enver hoxha???