Nga Mero Baze
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është përpjekur sot të shmangë përgjegjësinë kryesore ligjore që ka lidhur me kontratën e Gërdecit, duke tentuar të krijojë distancë me pronarët e kompanisë së interesuar për këtë çështje. Ai ka deklaruar para gazetarëve se “janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec.”
Në fakt, deklarata e Mediut ka një farë sinqeriteti. Ai nuk i ka pasur kontaktet direkt me kompaninë e demontimit, por vetëm me Shkëlzen Berishën. Por nga ana tjetër, ai ka lënë gjurmë që jo vetëm kishte kontakte me kompaninë, por i ka bërë presion Qeverisë zyrtarisht që ajo të nënshkruajë kontratë me Qeverinë.
Më poshtë po botoj një nga faqet e procesverbalit të mbledhjes së Qeverisë, ku Mediu i bën presion Qeverisë, që ajo të lidhë kontratë direkte me kompaninë për demontimin e municioneve. Në mbledhje ka kundërshtuar Ilir Rusmali dhe Ridvan Bode.
Rrugëzgjidhja që i kanë dhënë është ligjore. I kanë thënë ose bë tender, ose një vendim për prokurim të drejtëpërdrejtë.
Po të lexosh gjithë procesverbalin, të cilin po ia bashkëngjis këtij shkrimi, e kupton se Fatmir Mediu gjatë gjithë mbledhjes ka bërë presion mbi Qeverinë që të nënshkruajë kontratën, duke qenë i shqetësuar se “po sorollatim” një kompani që ka një muaj që kërkon të bëjë këtë punë.
Kjo është prova që Fatmir Mediu është sjellë në mbledhje të Qeverisë si përfaqësues i kompanisë, dhe jo si përfaqësues i shtetit shqiptar.
Implikimi i dytë i rëndë, është se pavarësisht se Rusmali dhe Bode kane shpëtuar nderin e Qeverisë dhe Berishës, ata nuk ia prishën dot planet kompanisë dhe sekserëve të saj. Atë që Mediu nuk e bëri në mbledhje qeverie, e bëri me vendimin 550 të Ministrisë së Mbrojtjes, duke lidhur kontratë me atë kompani.
Pra e thënë thjesht, kemi një kompani që ka vendosur të marrë një koncesion nga Qeveria. Ka gjetur sekser djalin e kryeministrit. I ka shkuar 42 herë në zyrë ministrit të Mbrojtjes. Pastaj gjithë Qeveria e ka marr vesh që është djali i kryeministrit sekser dhe i raportonin atij për këtë çështje.
Ministri i Mbrojtjes i ka bërë presion Qeverisë ta miratojë kontratën direkt në favor të kompanisë. Qeveria ka hezituar për shkak të rezistencës së dy anëtarëve të Qeverisë, shumë të rëndësishëm nga ana ligjore për këtë akt, dhe ia kanë kaluar kompetencë ministrit të Mbrojtjes. Ky ia ka dhënë sërish me vendim kësaj kompanie.
Skema e ndikimit të paligjshëm dhe favorizues për një kompani, është mëse e qartë. Gjithçka që ishte vendosur të bëhej, u bë. Nëse Mediu kishte lidhje me Delijorgjin apo i mbante lidhjet me Shkëlzen Berishën, kjo mund të hetohet në gjyq, por ka pak rëndësi. Rëndësi ka që Mediu është sjellë në mbledhje të Qeverisë si administrator i kompanisë dhe jo administrator i shtetit. Dhe e ka realizuar objektivin që i ka kërkuar Qeverisë, duke firmosur vetë një kontratë.
Gjithçka tjetër ka pak rëndësi. Gjykatës do t’i mjaftonte ky procesverbal të kuptojë pse ministri i Mbrojtjes është sjellë si administrator i kompanisë dhe pse u bënte presion ministrave të tjerë. Arsyeja ishte se pas tij qëndronte djali i Sali Berishës. Tani ai ka vetëm një mënyrë të lehtësohet nga faji, duke dëshmuar të vërtetën.
Përpjekja e tij për t’u dukur si viktimë në këtë histori është një gjest I pështirë, pasi viktimat e vërteta të kësaj historie janë nën dhe. Madje po të jetë për viktimë, më shumë është dëmtuar vet Berisha si kjo kontratë I ka vdekur baxhanakun, se sa Mediu. Mediu maksimumi nuk ka marrë aq pare sa ka pritur.
A i di SPAK keto Gjona????
Mediu te futet ne burg nqs ka drejtesi ne shqiperi.SPAK te zgjohet nga gjumi dhe te mos kete frike nga Mediu dhe Sali Berisha.
Mediu duhet dekoruar nga Presidenti. …sigurisht n.q.s. nuk I jane mbaruar TENEQET .
Mediu duhet dekoruar nga Presidenti. …sigurisht n.q.s. nuk I jane mbaruat TENEQET
Pse pyesni SPAK dhe jo kokoshin kryeminister qe fitoi mandatin e trete?
Kokoshi i bie shkurt i kane thene qe ti nuk je gjykates dhe prokuror te arrestosh e te denosh.
Por, nuk di te thote nese eshte polic apo jo dhe cfare e pengon policine e tij pershembull ti kallezoj zyrtarisht pergjegjsit e Gerdecit? Cfare u be per 21 Janarin ? Policia e Tiranës ka kërkuar rifillimin e hetimeve për 21 Janarin me një letër-kërkesë drejtuar prokurorisë. Ka 10 muaj qe presim.
Kokoshi nuk ka bere shtet, nuk di te bej shtet. Zbatimi i ligjit dhe drejtesia jane vullnet politik. Kokoshit kjo i mungon, e shumta te jap aftate 100 ditore qe perseriten cdo 6 muaj.
TO:unforunately
E ke thene vete o TOPE qe km nuk eshte as gjykates as prokuror
Apo je vetem per te hedhur nje gur edhe ti
Policia nuk ka tager te kallezoje zyrtarisht askend, policia vetem zbaton ligjin dhe urdhra gjykate. Nese do besh kallezim, duhet te dorezosh prova. Kallezimin mund ta bejne familjaret, hetuesia/prokuroria heton, nese ka ceshtje te forte e con ne gjykate, gjykata gjykon e merr vendim dhe policia e zbaton.
Mediu duhet , jo vetem te futet ne burg, por, ti sekuestrohet pasuria e ven me parat e shqiptareve. Po keshtu te meret i pandehur edhe shkelzen berisha qe, nen hien e babait ish kryeminister, hynte e dilte ne M. e Mbrojtjes
sikur ta kishte te babait te vet.
Ky i “zhberesi ose per fat te keq” qenka gdhire “pule” dhe po kerkon “Kokoshin” qe ta pllenoje.
Shtetin e bene “Kokoshi” moj zonja “pule” dhe e bene aq mire sa ju nuk arrini ta perceptoni.
Per ju qe “Shtet” quani bajraktarizmin qe gjithe drejtesine e dale nga fakultetet e “Plepave”, “Kristalit” dhe “Vitrines”, ky “Kokoshi”i hodhi ne kosh te plehrave, atje ku ushqehen pulat qe kerkojne “Kokosh”.
Per mandatin e trete qe mori “Kokoshi”, a fajeson dot tere nje Popull, o “per fat te keq”?
Kokoshi ka nje veti – nxjerr gjoksin para dhe u kendon pulave nga nje kotec ne tjetrin.. Ky eshte Rama qe kendon nga nje studio televizive ne tjetren pulave analiste por harron qe eshte maje nje plehu. Eshte bere i merzitshem.
Reforma ne drejtesi eshte e ambasades amerikane, Rama nuk ka asnje merite pervecse pranimit pa kushte te kerkesave se ambasades.
Vetingu qe heq gjykatesit dhe prokuroret kriminel eshte ne dore te huajve, Rama nuk ka asnje merite dhe as qeveria e tij pervecse si me larte pranimit pa kushte te procesit.
Edhe per Saliun u desh amerika te fliste, ashtu edhe per Meten. Ka ngelur vetem te sjelle policat e vet amerika ti arrestoje gje qe nuk eshte cudi ne fakt te ndodhe. Perseri kokoshi thjesht do pranoje pa kushte.
Edhe pas mandatit te katert ( jo me te tretit) perseri shqiperia do jet vendi me i varfer ne evrope, me i korruptuari, me drejtsi te brishte dhe mungese te theksuar te zbatimit te ligjit. Perseri te fundit ne Evrope dhe perseri do na duhet vize per ne Amerike.
Nese me jep nje shembull te nje veprimi qe shpreh vullentin politik te Rames dhe PS duke marre pergjegjsi dhe kosto politike jam i gatshem qe kokoshin ta bej luan.
Kaq kisha une unfortunately.
Poshtruan Shqiperine duke bere nje miniHiroshime .
Qeverive nuk u plas fare per poshtrime.
Aq sa i plas nje punonjese sexi kur e poshteron.
Paraja justifikon gjthçka.
Si gjithmone populli e ha.