Pse askush në PD nuk po gëzon për "kandidaturën" e Sali Berishës?

27 Tetor 2021, 18:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më 1991, si kryetari i partisë së parë  pro-amerikane në vend. Herën e dytë më 1997, si si kryetar i një partie që vetë-ndjehej si viktimë amerikane. Dhe herën e tretë dje, si kryetar i një partie anti-amerikane.

Ndërsa herën e parë e kishte të lehtë se ju ngjit në tribuna mitingjesh ambasadori i SHBA, herën e dytë hyri në ngërç dhe izolim të thellë derisa ndryshoi tërësisht kursin demokratik brenda partisë dhe tejkaloi izolimin ndërkombëtar, që vinte nga ajo çfarë kishte bërë në vitin 1997.

Në zgjedhjet e vitit 2001, kur ai ishte ende i izoluar, nuk pati as guximin të shpallte kandidaturën për kryeministër, por pëshpëriste me zë të ulët se kryeministër do të ishte Ridvan Bode.

Pas humbjes së thellë të vitit 2013 dhe përpjekjes së tij për të qenë padron i partisë në hije për tetë vite në opozitë deri në vitin 2021, Sali Berisha u ndëshkua familjarisht si një minues i demokracisë, hajdut i fondeve publike së bashku me pjesëtarët e familjes, dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë.

Partia Demokratike e traumatizuar, e gëlltiti në heshtje ndëshkimin, me shpresë se Sali Berisha do të ndante fatin e tij, nga fati i partisë.

Por ai më në fund i nxorri kthetrat. Kur pa se Partia Demokratike ishte e vendosur të vazhdonte jetën e vet politike pa atë, dhe kur kryetari i partisë e kumtoi këtë zyrtarisht, Sali Berisha nisi një fushatë populiste për të mobilizuar militantët e partisë në një fushatë anti-amerikane, për të krijuar një parti që po devijon nga vizioni i saj themelues, si një parti e qëndrës së djathtë për t’u pozicionuar si parti “sovraniste” anti-amerikane dhe çdo rreziku tjetër perëndimor për familjen e Sali Berishës.

Është kjo arsyeja që vendimi i Sali Berishës për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar partie, në një kohë kur tre muaj më parë ka mbështetur zyrtarisht kryetarin aktual të kësaj partie, nuk ka ngjallur asnjë entuziasëm në PD. Nuk ka ngjallur entuziasëm as tek mbështetësit e tij. Bile as në sallën mbushur në shumicë me njerëz me probleme si ajo e Kavajës.

Deri më sot ka funksionuar gënjeshtra se ata që po mbështesnin Sali Berishën, e bënin këtë se duan të heqin Lulzim Bashën.

Prej dje kjo gënjeshtër ka rënë. Ata që mbështesin Sali Berishën, duhet të jenë të ndërgjegjshëm që po mbështesin një parti të re anti-amerikane në Shqipëri me kryetar Sali Berishën, që ka vetëm një mision dhe një qëllim, t’i shpëtojë drejtësisë për familjarët e tij dhe atë vet, për shkak të historisë së tyre kriminale në këtë vend.

Të gjithë ata që shkojnë pas Sali Berishës prej sot duhet të jenë të qartë se po luftojnë të bëjnë kryetar partie, një njeri që është damkosur përjetësisht nga SHBA si një armik i demokracisë në Shqipëri, i cili nuk do të ketë kurrë shansin as të pijë kafe me rojen e Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Ambasadave të tjera perëndimore.

Kushdo që mendon se mund të vijë në pushtet me këtë parti, ose është budalla, dhe nuk i hyn në punë as PD, ose është njeri i inkriminuar dhe shikon fatin e tij të ngjashëm me familjen e Sali Berishës.

Kjo tani është e qartë për këdo. Është kjo arsyeja që rikandidimi i Sali Berishës për herë të tretë në krye të PD, jo vetëm nuk i ka bërë të lumtur mbështetësit e tij, por u ka shtuar dilemat për rrugën pa krye ku janë futur.

Arsyeja pse ai e shpalli kandidaturën, është e qartë. U detyrua të bëjë kamikazin dhe të nxjerrë emrin e tij. Kaq meritë duhet t’ia njohim Lulzim Bashës që e detyroi të dalë nga shpella, nga e cila shpresonte se do të lëvizte fijet e PD dhe do ta përdorte atë për interesa të veta.

Heshtja që ka pushtuar shpalljen e kandidaturës së tij nga vet PD, tregon qartë se askush nuk është i lumtur të shikojë në krye të PD, një njeri që ka dominuar me dhunë tridhjetë vite atë parti, dhe nga ana tjetër jep leksione demokracie se si njerëzit duhet të dorëhiqen nga politika.

Sot më shumë se kurrë, PD nuk ka frikë as nga Edi Rama, as nga Lulzim Basha, as nga SHBA apo Bashkimi Europian. Sot PD është e frikësuar nga përdhunimi i tretë i Sali Berishës. Dhe rezistenca e parë është heshtja e frikshme që pason kandidimin e tij. Edhe Aldo Bumçi do të kishte më shumë duartrokitje, nëse do të kishte kandiduar.

8 komente në “Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?”

  1. 1 says:

    Habtem me Jozefina Topallin kur thote se PD do lidership te ri.Neqoftese me lidership te ri kupton Saliun atehere une jam papa i Romes.Ajo genjen vehten se e ka hequr Basha .Basha asaj nuk i shkulte asnje qime floku pa lejen e Berishes.Berisha ndoqi taktiken e Enverit i cili per ti hapur rrugen Ramizit dhe te kishte te siguruar familjen pas vdekjes vrau gjith kandidatet e mundshem,po kete taktike ndoqi dhe Berisha po ai nuk i vriste dot po i pushkatoi politikisht duke i hequr nga organet drejtuese

  2. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Ky është akti i fundit i komedisë!
    Asnjë shqiptar,të cilit një koqe truri në kokë, i mbetur ka ,beson sinqerisht në një rikthim të Atij,(me shkronjë të madhe
    vetëm për të qenë korrekt nga ana gramatikore)
    emri i të cilit vetëm kur përmendet,shkakton dhimbje!?
    Kapitulli PD,duam apo s’duam ne,duhet konsideruar i mbyllur.?
    Mjaftë më me k’të bandë tribale bashibozukësh,që terrorizuan Shqipërinë 30 vjetë rrjesht!?
    PS:Nuk është se socialistët janë ëngjëj,prandaj duhet ngritur një opozitë konstruktive dhe reale,
    për të shpresuar në funksionimin e kësaj makinerie me emrin demokraci!?
    N.q.s. dajo Samiu mendon seriozisht se PD mund të futet në shina kushtetuese,po vazhdon akoma
    në linjën e gabuar të frymëzuar nga lobi serbo-grek, i personifikuar nga shqipfolësi Elez Biberoviç?

  3. Shpellari Viçidolit e humbi virgjerin me dhine says:

    Mero si gjithmon rreshtat e fundit te shkrimit i ke shume te goditura ???

  4. Mili says:

    Ja perse kerkon per se treti here postin e kryetarit te PD(partise se dallkaukeve) Sali Berisha!I bindur se ne 91 katapultoi ne polkitike nga ata qe e prodhuan qysh ne vitet 82 duke i garantuar 1 milioneshin e dollareve(qe ne vitet 90 memeci Pashko e quajti “çeku i bardhe”per rrezimin e sistemit kopunist e qe Sali Berisha e kembeu me postin e Presidentit dhe nje celular BlackBery qe ne ate kohe e dispononin vetem disa drejtues shtetesh dhe “fabrika qe prodhoi Saliun “!
    Heren e dyte pas 97 perseri “fabrika ” qe e prodhoi e reabilitoi perseri dhe gradualisht i dha postin e kryeministrit ne 2005 si vegel e saj!Ndaj edhe sot Sali Berisha kerkon me çdo kusht rikthim ne politike pasi ka akoma shprese tek “Fabrika “qe e prodhoi dhe e lubrifikoi dy here!Sali Berisha eshte nje poliagjent i rregjur ku per lekuren e tij dhe te fam.se tij djeg gjithe Shqiperine ndaj ka shprese se mos ndoshta heshtja qe po tregon DSHA-ja per mos denimin e tij ,i je shprese se mos vjen nje dire,ore qe ai te reabilitohet serisht duke i dhene perseri fatet e vendit!Por kesaj radhe eshte nje pengese e madhe sepse populli nuk mund te behet perseri ne rolin e budallait,ndaj edhe hezitimi eshte me limit kohor.
    “Mua ,ka deklaruar Sali Berisha kur isha student ne France, me erdhen dy persona per te me rekrutuar por qe nuk ishin franceze!Mos valle perseri pret po keta dy persona qe te ndikojne jo me tashme per reabilitim me buje por me heshtje ndaj tij?????????????????????????????
    Saliu duhet te na thote se kush ishte personi enigmatik qe vinte me avion personal dhe bente takimin ne vilen e Ramiz Alise.Te na thote se perse Ramizi i dergonte “makinen e tij” per ta marre dhe kush ishin bisedat ndermjet kesaj tresheje?
    Ndaj mos ta marrim edhe kaq lehte luften qe ai si nje poliagjet i rregjur po bene ne dy drejtime ose te rikthehet ne PD ose ti forcoje pozitat birit te tij Lulezim Basha per te shpetuar me çdo kusht familjen e tij ,pasi edhe sikur te filloje proçedim penal ndaj tij koha e moshes se tij nuk premton per te marre denimin e merituar sepse gjyqi mund te vazhdoje me vite e vite.Atij edhe sikur ti behet gjyq i shkurtuar ai do te vetflijohet si Sllobodan Prajlak ne sallen e gjyqit duke marre me vehte te gjitha krimet monstruoze ndaj ketij populli e vendi!Ai tani po bee lufte per ç’do lere pas e jo per vehten e tij!

  5. Life is game says:

    Perpjekjet vrastare e Berishs. Back on 91! It is past! Fatale per PD. Dhe nese SB vjen ne krye, e sigurte … PD terroriste! Me vjen keq per tipin boshnjak pa karakter, Bylykbaq!
    Salua ka prek USA aty ku s’duhet!

  6. Loni pe Kolkondasi says:

    Hajde Mero Baze, hajde!!! Shiko me cfare merresh ti, me faktin nese gezohen apo nuk gezohen ne PD per rikthimin e Berishes. Po natyrisht, gezohen qe cke me te ata qe shikojne interesin e tyre ne kete zgjedhje dhe hidherohen ata qe shikojne edhe interesin e vendit, vec interesit te tyre. Njelloj Mero, sic hidhen perpjete nga gezimi kur zgjidhet Rama, perkrahesit dhe interesaxhinjte e PS. Piken e ndryshimit se mund te gjesh ne kete rast. Por ajo per te cilen te vjen keq si lexues i gazetes, qendron ne faktin se deri ne cfare pike e ke ulur steken zoteri, duke u marre me nje detaj kaq periferik, i cili bene te vere buzen ne gaz deri dhe fansat e tu me te zjarrte.

  7. pjeter says:

    Kjo parti nuk eshte me prej kohesh parti demokratike,prej kohesh eshte bere partia e Derrave e Dosave,kete tashme simbolizon PD.
    Me e keqja eshte se edhe te rinjte qe i afrohen asaj partie,(shif Kelllcet),pranohen ata qe jane te denje per ate retoriken idiote qe i karakterizon tashme partia shembelltyre e Saliut.Pa shprese per kete lloj “konglomerati”

  8. SHQIPERI TE KAM DHJER says:

    Kjo inisiativ e Sali Berishes per te rimar kryesin e ksaj partie qe e polli vet ,e riti , degjeneroi,dhe e kriminalizoi kunder shqiptareve dhe vet Shqiperis ,tregon se mbeshtetet nga ajo pjes me e erret qe ka ky Komb ne gjirin e tij dhe fatkeqsisht e per turp ,nuk jan pak ! Qe te arij ky kriminel e tradhtar i damkosur, te shpresoj te drejtoj kte parti e cila i dha mundesin dikur ta coj Shqiperin deri buz gremines ,tregon cfar kalbesire mban ne vetvete dhe shikoni sa e rrezikeshme esht ! A ta quajm rastesi kte ??? Mir kur i dhunonte ,i detyronte ,i percante me fofxen e pushtetit qe arriti te mar, po sot ????Po sot. ky perbindesh qe i la Shqiperis germadhat e nje korupsioni te papar ,hajnie e krimi te papar ,nje prapavij me ne krye Drejtesin e koruptuar ,te papar me vulen e nje 97 te qe na rrenqeth kur e kujtojm ! Po sot pra ku te gjitha kto i kemi te freskta ne memorje ,ku e gjen forcen ky plak ,ky frankeinshtajn i ndertuar ne laboratoret e UDB ,ku e gjen pra shpresen , per tju rikthyer shqiptareve ditet e pabesis ????
    zMero kem nje jet qe ndjek editorialet dhe luften qe ke ber, per te na kujtuar dhe diskretituar kte perbindesh deri sa kujtuam se na u hoq qafe
    Fatkeqesisht me kukllen qe la pas ky ,mbas perdes vazhdoi te drejtoj e te gjith ishim te ndergjegjshem se ne kte parti luhet loja e tij !
    Pytja qe me mundon esht pikerisht ajo qe fillova komentin : Ku e gjen ky frankeshtajn kte mbeshtetje turme te neveriteshme shqiptaresh si ata qe ben 70 km ne kemb dhe ata qe i ngrejn dolli !!! A nuk mendon ti se ktu ka gisht gjith politika , qe sot ka pushtetin dhe ju intereson perbindeshi ne krye te opozites , qe te majn perjetesisht pushtetin ?? Cfari shtyn kta shqiptar “budallej”ti therrasin Djallit ? Kush esht me i mir se Basha e i paperlyer ne PD ???
    I nderuar Mero ! Ter politika shqiptare esht e perlyer e shqiptaret e pashpres kan humbur orientimin, se Shqiperin e ka kapur per gryke mafja ! Thirrjet per te rikthyer Berishen esht pasqyra e katandis se gjith Kombit , te pushtuar nga armiqt e tij shqiptar ! Arrestimi i ktij dhe presidentit ne fuqi , e me radh hajduteve te medhej , me ndihmen e pacmuar qe po na jep Amerika e Bekuar , esht e vetmja shpres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje