Pse Berisha është braktisur nga deputetët e Veriut të Shqipërisë?

19 Tetor 2021, 19:06Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Deputetët e Partisë Demokratike në veriun e Shqipërisë kanë braktisur në shumicë foltoren e Sali Berishës. Ai nuk ka mundur të marrë dot asnjë deputet në foltoren e  tij në Kukës, Shkodër dhe sot në Dibër, ashtu siç nuk pritet të marrë në Lezhë, pasi shumice e tyre janë shprehur publikisht.

Katër qarqet e veriut përfaqësojnë në fakt shumicën e deputetëve të Partisë Demokratike në grupin parlamentar, dhe kanë refuzuar foltoren, ndryshe nga Vlora, Gjirokastra, Fieri dhe Tirana, që kanë pasur nga një deputet.

Por si lexohet kjo braktisje e Berishës në veri të vendit?

Nga pikëpamja politike ky është një dështim dyfish i Berishës, pasi Veriu i Shqipërisë është zemra e Partisë Demokratike. Kur të refuzon pjesa më vitale e Partisë Demokratike, do të thotë që ke një problem me ata që e mbajnë në këmbë Partinë Demokratike, dhe jo me disa militantë të degraduar, që mendojnë se tani u ka ardhur radha të duken të rëndësishëm.

Duke injoruar një foltore e cila ka startuar ditën që Berisha u ndje i braktisur nga Lulzim Basha, pjesa më vitale e PD e ndjen se me Berishën nuk ka të ardhme as në zgjedhje, dhe as në raport me ndërkombëtarët, dhe praktikisht e kanë injoruara të.

Në ndryshim nga Veriu, Jugu i Shqipërisë në vetvete e ka braktisur PD dhe aty PD është thjesht për arsye gjeografike.  Duke qenë pakicë, ata ndjehen më të përfaqësuar nga Berisha, pasi janë një pakicë që nuk kanë njohur kurrë ndjesinë e fitores dhe i vetmi që u duket përfaqësues i tyre, është Berisha.

Por ata janë të parëndësishëm si brenda PD, ashtu dhe për komunitetin e tyre.

Duke u injoruar në Veri, Sali Berisha është duke u injoruar nga forca kryesore, nga motori që vë në lëvizje Partinë Demokratike dhe siguron mbijetesën e saj politike. Ata më shumë se kushdo tjetër e njohin Berishën dhe e kuptojnë më mirë se të tjerët hallin e tij, që nuk ka lidhje me hallin e tyre.

Ata janë keqpërdorur disa herë në jetën e tyre politike nga Sali Berisha, sa herë ai futet në krizë të pushtetit të tij personal. Rasti më ekstrem ka qenë viti 1997, kur pas prishjes me SHBA dhe përpjekjes për të mbajtur pushtetin me dhunë, ai mobilizoi Veriun kundër Jugut të Shqipërisë, në emër të karriges së vet.

Por Veriu nuk ka braktisur vetëm fizikisht Berishën, por dhe përpjekjen e Berishës për ndarje Jug- Veri. Foltorja e tij në fakt është kthyer në një megafon përçarës jo vetëm për PD, por dhe kombin shqiptar. Në çdo foltore ai flet për diskriminim të Veriut dhe për një nevojë të revanshit të Veriut mbi Jugun.

Të vetmit që e kanë kuptuar këtë sens përçarës janë pikërisht veriorët, ata që e kanë vuajtur sensin krahinorist të qeverisjes së Berishës, dhe po e lënë atë të flasë me vete, apo me të ngjashmit e tij, në salla të braktisur nga përfaqësues të PD dhe deputetë të PD.

Kjo natyrisht që e bën Berishën të ndjehet keq, kur mendon se si Basha e ka izoluar në Veri. Aq keq, sa është i tërbuar pse Basha paska thënë që ka një origjinë nga fisi Hoti. A thua se i ngeli vetëm një nga 12 fiset e Veriut pa marrë. Ai i ka humbur të 12. Madje dhe Mziun.

13 komente në “Pse Berisha është braktisur nga deputetët e Veriut të Shqipërisë?”

  1. Albina says:

    Po jo mor Mero, se Veriu përbëhet nga Muli, Paloqja, Vokshja. Është dhe ajo ishi, e bukura këmbcingël Deda.

  2. Angjelini says:

    Edhi ti zoti Baze fillove ta perdorish fjalen “startu”? Te lexoj rregullisht por kjo eshte e neveritshme zoti Baze.

  3. Sara says:

    kjo humbja e fundit eshte edhe me e MADHJA

  4. Alban Luma says:

    Po Flamur Noka me Isuf Celen a nuk jane deputete te PD i Mero. Apo Flamuri eshte nga Himara dhe Isufi nga Delvina?

  5. Taulant says:

    Po ku i mori 40% te votave PD-ja ne 25prill ????
    Gjerat nuk jane kaq thjesht sa i paraqet nje sahanlepires i pushtetit.

  6. Neri says:

    Ato te veriut kane braktisur PD-ne jo Berishen sepse u perdoren nga Basha si mish per top per 8 vjet. Ishin ato qe mbushen sheshet e gazit dhe birucat e pas-protestave vetem per te pare qe PD-ja dhe Basha tallen bythen sepse ne te vertete ishtin ne shtrat me armikun qe gjoja luftonin me molotov e himne te ngjirura. Berisha nuk tha asnje fjale per kete tradheti te madhe dhe ne syte e tyre nuk ka ose nuk do te kurre kredibilitet per te kerkuar me gje prej tyre. Duke qene se baza e PD-se ne kete pjese te Shqiperise eshte holluar ose nuk ekziston me deputetet e saj nuk ndjejne presionin qe ndjejne deputet e zonave te tjera per t’ju bashkuar foltores. Veriu demokrat nuk beson me ne asgje sepse eshte perdorur e zhgenjyer shume here. Keto zgjedhje ishin goditja perfundimtare. Do duhet shume pune per ta rikuperuar ate besim.

  7. Arben says:

    Sali Berishës I shkojnë në sallë ato që janë njerëz të lirë, ato deputetë që bëjnë hesape për veten e vet me ke janë më të fituar me Bashen a Berishën, s,ka pse i do Berisha në foltore.

  8. Vranakonti says:

    Opo ky Edi Paloqja ku u zhduk si spata pa bisht.? Ai ishte i pari qe mbeshteti Berishen,po tani ne cilen vrim eshte futur.Edo Paloqes t’i rroj hunda qe m’a ka sa nje partixhane myzeqeje nga Lushnja.

  9. koment says:

    Nuk mund ta kuptoj se si ka akoma njerëz që si të pa punë harxhojnë kohën e tyre të lirë për të vajtur dhe dëgjuar përrallat e Saliut që si politikan i pa aftë i solli kaq dëme skandaloze Shqipërisë. Ka ndonjë komentues të më thotë se çfar u ndodh këtyre që merren akoma me të ???…

  10. Kaonia says:

    Ne pergjithesi verioret e kthejne pllaken per pushtet,ne jug jane shume me ndryshe , militantet dhe votuesit qe jane me PD nuk ndryshojne dhe nuk kerkojne gje nga pushteti tjeter .Po keshtu dhe deputet nuk ndryshojne krah me perjashtim ai puna e Kastriotit nga Mallakastra,ndersa verioret e kane kthyer pllaken sa here qe ngelen pa lek.

  11. T says:

    Let’s go Brandon

    1. Neri says:

      Fuck you Joe Biden!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje