“Pushtimi” i selisë, si beze e kuqe me të cilën Basha po tundon Berishën

16 Tetor 2021, 20:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

E vetmja përgjigje e sinqertë që i vë kapakun çdo debati nervoz rreth foltores së Berishës dhe të ardhmes së saj, është pushtimi i selisë së PD nga mbështetësit e Berishës. Është një nga gjërat më origjinale që di të bëjë Sali Berisha për të frymëzuar njerëzit e vet.

Në betejat e tjera ngec dhe bëhet i paqartë. Në betejën rreth shkeljes së statutit nga Lulzim Basha është i paqartë. Është i paqartë përse do të mbledhë Kuvendin, përse do të mbledhë Këshillin Kombëtar, çfarë do të kërkojë në peticion, cilat ndryshime ligjore kërkon të bëjë etj. Pasi nuk e mban dot një qëndrim për gjithë këto telashe juridike, i bie shkurt dhe thotë do të pushtojmë “selinë e shenjtë” të demokratëve.

Njësoj si ai dhe mbështetësit e tij. Ata kanë krijuar stereotipin e problemit që ka PD dhe ky problem sipas tyre, është tradhtia e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës.

Pra Lulzim Basha nuk u kërkua të shkarkohet asnjëherë, as kur ka humbi zgjedhjet, as kur ka lënë jashtë liste njerëz me emër në PD, as kur ka bojkotuar Parlamentin apo zgjedhjet, por u dashka pushkatuar pse ka “tradhtuar” Sali Berishën. Dhe meqë ky është një argument i dobët për shkarkimin e tij, sërish si zgjidhje propozohet “pushtimi i selisë së shenjtë” të demokratëve.

Edhe mbështetësit e tij më të zëshëm në medie, kur nuk gjejnë dot argumente logjike se çfarë ka bërë Lulzim Basha tani, që duhet të shkarkohet, dhe nuk e ka bërë këto tetë vite, zihen ngushtë që është thjesht halli i Sali Berishës, dhe argument kanë që Berisha do t’i pushtojë selinë atij, nëse nuk ikën.

Pra është e qartë që problem është se Basha ka tradhtuar Sali Berishën dhe po aq e qartë që zgjidhja është të pushtojmë me forcë selinë e PD dhe ta zbojnë.

Gjithë debatet e tjera janë pa vlerë dhe nuk ngjisin në opinion. Të vetmet gjëra që mbesin në mëndje të njerëzve janë që Berisha është tërbuar se e ka tradhtuar Basha dhe se atë do ta zbojnë duke pushtuar selinë.

Kjo në fakt është dhe gjëja më origjinale e Sali Berishës. Hakërrimi i tij përmes forcës ndaj kundërshtarëve ka qenë e vetmja gjë që ka bërë 30 vjet, edhe pse asnjëherë nuk ka fituar prej saj.

Gjithnjë ka humbur pikërisht kur ka dashur të bëjë si i fortë. Ka humbur më 1997 dhe nuk dinte ku të fshihej pasi tentoi të përdorë forcën kundër qytetarëve, ka varrosur PD-në më 1998, kur keqpërdori vdekjen e Azem Hajdarit dhe pushtoi zyrat e shtetit dhe TVSH, ka humbur më 21 janar kur vrau katër qytetarë, pse demonstronin para selisë së Kryeministrisë dhe ka humbur çdo përballje force me kundërshtarët në jetën e tij opozitare.

Heshtja e Lulzim Bashës dhe injorimi i kërcënimeve, janë një joshje dhe më e madhe për Sali Berishën që t’i forcojë ato. Nuk di nëse Basha e ka taktikë që të përdorë heshtjen e tij, si beze të kuqe që ta tundojë Berishën, të kapërcejë gardhin e SHQUP-it, apo e ka të rastësishme, por në fakt, ai ka shanse ta degradojë përfundimisht foltoren, duke e kthyer në një skenë filmi ku ai prapë do të fitojë si soditës.

7 komente në ““Pushtimi” i selisë, si beze e kuqe me të cilën Basha po tundon Berishën”

  1. Kush e ka me letra pd dhe shqupin? says:

    Sali krimineli pushtoi shqupin e oficereve dhe i takonte oficerave te sulmonin kete kriminel dhe ta pushtonin shqupin.
    Ky kriminel ja fali shqupin
    dhe partine lulashin si toke e xanun dhe tani ja kerkon me force dhe me pushtim si taleban.
    Ky i bie fytyres lulit dhe lulashi hesht ose thote bjer edhe nje here pa te shohesh…
    Ky bythec qe ka kaq kohe qe na thote se jam KM nuk eshte ne gjendje dhe ska guxim ti kthej nje pergjigje babes vet kriminel.
    Lulash mos u fshih pas amerikes por behu burrrre ose mer leckat dhe ik ne vendin e mullinjve dhe droges

  2. demo krati says:

    Kjo lje e felliqur e kurdisur po nga kryebanditi Berishe eshte qe ti ngreje sadopak reputacionin Bashes ne sy te opinioit dhe “Fabrikes” per tu bere sa me i besueshem qe ne momentin me te shpejte te marre pushtetin e deshiruar me çdo kusht si te Saliut ashtu edhe te Lulit!Perse e do Saliu pushtetin e Lulit sepse ai gjithnje ne çd kohe qofte edhe prapa hekurave eshte Basha dhe vetem Basha qe nuk mund ta tradhetoje apo ta shesi!Se dyti ai mendon per me larg qe minimumi ai te reabilitoje familjen e tij me teorine Berishjane se “Ne PD” mund te futet dhe te kontribuoje kushdo qe e ndjen se ka shpirt demokrati duke i hapur rruge pasardheseve te vet familjare per te cilet edhe preokupohet me shume pasi te ardhmen e tij e ka te shkruar!
    Ndaj mos harro Mero qe Luli ngaqe as nuk skuqet e as nuk zverdhet kerkush nuk ia kupton kete levizje.Andjen nga anet e Tua kane nje shprehje z.Baze” Fshati digjet e kurva krihet”!E ke pare Lulin si ka filluar te krihet se perseri jane militantet analfabete qe d zhgenjehen ne fund pasi ata qe kane nje fare intelekti e qe e quajne vehten intelektual kerkush prej tyre nuk angazhohet e futet ne loje,perjashto Mul Noken dhe “Kuqon” e PD nga Agjirokastra pra Tritan Preshi!
    Ndaj perfundimisht dhe qe koha do ta tregoje kjo eshte nje loje e stisur midis dy me te keqiave te ketij vendi Sali + Luli!

  3. Loni pe Kolkondasi says:

    Nese Berisha urdheron pushtimin e selise se PD, atehere vertetohet qartesisht edhe nje here, se sa te drejte kane Amerikanet qe e kane shpallur Non-Grata me motivacionin si dhunues i demokracise. Ndaj Berisha te shtrydhi mendjen per te gjetur ndonje zgjidhje qofte edhe ne dukje si demokratike, se pushtimi do gajaste te madhe e te vogel.

  4. vetting says:

    nga kendveshtrimi edramist eshte pikrisht keshtu si shkruan z.baze.

  5. opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i qeverise says:

    Shkrimet e perditshme per PD, si bezet e kuqe me te cilat Mero Baze mundohet per te mbuluar prapanicen jashte te qeverisjes deshtuar Rama.

  6. KOZi... says:

    Na u be koka daulle ! Cdo dite dicka e re ! Ne rast se mblidhen me shume se gjysma e delegatve te kuvendit dhe marrin vendime statutore cdo gja eshte legjitime ! Ato qe sot jane ne seli jane si rezultat i kuvendit ! Keshtu qe veprimet e kuvendit nuk kane pushtime e sulme jane normale ! Presim gjer ate dite !

  7. Klodi says:

    Me shume po e mbron Mero dhe mediat e Rames Bashen se vete Basha veten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje