Nga Mero Baze
Një arritje mund të shënohet qysh tani brenda PD. Nga një parti bunker, ku njerëzit sakrifikoheshin, ose lartësoheshin në karrierë në raport me shërbimet publike që kishin bërë duke ndihmuar korrupsionin e familjes Berisha, apo të tjerëve në PD, tani po kthehet në një parti ku po debatohet për korrupsionin.
Disa zyrtarë të lartë të PD kanë karrierë aksidentale, vetëm se kanë ndihmuar Shkëlzenin të bënte letrat në Gërdec, qofte dhe si dëshmitarë, apo të tjerë e kanë shkatërruar karrierën se nuk i kanë pranuar ato letra. Por debat nuk ka pasur.
Beteja kundër korrupsionit brenda në PD, ka qenë një temë tabu, që askush nuk guxonte ta zinte në gojë.
Dalja e Berishës në rrugë, shëtitja e tij me “foltoren” në krah kundër Bashës, i ka dhënë efektet e para.
Lulzim Basha i ka kujtuar në një deklaratë zyrtare Flamur Nokës, një prej atyre që ka bërë përpjetë në PD si dëshmitar i heshtur i korrupsionit të familjes Berisha, se ka quajtur “llum” i PD, ata që kanë abuzuar në pushtetin e PD, duke vjedhur në emër të pushtetit.
Fjalia është shumë e gjerë dhe njëkohësisht e lirë që të mërzisë kush do të mërzitet dhe të gëzojë kush do të gëzohet.
Duke qenë një përgjigje për Flamur Nokën, që flet si i deleguar i Berishës, ajo është natyrisht një akuzë që përfshin çdokënd, por sidomos familjen Berisha, pasi ajo është dhe e vetmja e dokumentuar që është familjarisht nën akuzë për korrupsion, minim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë, nga SHBA.
Ky është një hap i madh përpara në PD, në një parti, ku njerëzit si Fatmir Mediu janë gati të shkojnë në burg e të mos hapin gojën se çfarë ka ndodhur.
Një goditje e tillë nga Basha në adresë të Berishës, është dhe më guximtarja deri më sot, pasi provon së paku që Basha nuk druhet të godasë Berishën, nëse ai vazhdon fushatën e gënjeshtrave të tij.
Kështu që fushata e Berishës e ka një efekt. Edhe pse është larg demokratizimit të PD, ajo ka demokratizuar së paku debatin brenda PD.
Si hap i pare, nuk është keq të detyrosh një parti të nënshtruar nga korrupsioni, të flasë kundër korrupsionit. Të tjerat vijnë pas.
Vazhdon te mbetet akoma shume larg PD nga vlerat demokratike Mero..
Pse kur ka qene ndonjehere demokraci apo si puna e TemeS se Meros qe i kthey bithen Zerit te Popullit, lol
Mero… PD nuk ka qene kurre parti..po’ nje organizate zhvatesish..ku Kane qene bashke gjithe karavidhet e shoqerise flas per me demek udheheqjen..nje organizate gangsteresh te dhuneshem qe me shume i afrohet nazifashisteve te rinj e ideali i tyre ka qene perca e sundon mbill frike..Jane vete ngjarjet tragjike 94’96’97’98’2008’2011’2017’2019 qe e vertetojne katerciperisht …me mire qe u shperbe. se do ishte nje rreziku per nje popull te tere..bile duhet festuar.Do dalin forca te reja te pergjegjeshme nuk do ngelet vendi bosh
“ Dy fjale” per Meron ( nga nje ish fans para qershorit 2013)
.
Nuk do komentoj per artikullin se numri I komenteve 3 deri tani tregon nivelin ku ke arritur dhe eshte e tepert te jap ndonje mendim ..
.
Me kujtohet para 8-9 vjetesh kur numri I komenteve te gazeta Tema kalonte edhe 500-en duke u bere record jo vetem ne Shqiperi por dhe me gjere.
.
Sekreti ku jeni katandisur ne 3 komente qe une e kam quajtur se jeni bere gazete e Nikolleleshizuar nuk qendron as te fakti se jeni Ediramist me shume se duhet dhe as te fakti qe jeni antienverist artificjal me dashkalocet hijena dokumentesh por ….ndegjoje me kujdes ku lutem;
.
Nese ju i bashkoheni Kim-it qe po ben ndarjen e Devilit Sali nga “Shenjtori” Lul ku njeri ishte K/M dhe tjetri Ministri I Mbrendshem ne masakren e 21 janarit 2011 ju nuk beni gje tjeter vecse po dorzoni dekoraten e nje luftetari “hero mediatik” ne mbrojtje te viktimave dhe jetimeve te deshmore te bulevardit duke I shkelur me kembe ashtu si Edi Rama qe me impotencen e tij eshte bere pjese e krimit te masakres bulevardit..
.
Pra nese Basha akoma mendon se ne 21 janar 2011 vrame sipas “kornizave ligjore” dhe nuk kerkon ndjese ai eshte nje nazist..nje xhaferr deve junior qe per fat te keq amerikanet e i kane perkedhelur edhe pse e dine qe ishin Vrases
.
Mendimi im eshte qe PD ( si ish PPSH) duhet te shkrihet si parti e udhehequr nga dyshje kriminale Lul Berisha…Pike
Keqardhje !
Kur flet per demokratizim dhe censuristi rekordmen!
Edhe ne PD po demokratizohet debati…vetem kjo te gazeta jote o Mero Baze ka mbetur i vetmi Shkemb Graniti pa u demokratizuar!
Ja, vetem 4 komenteve u ke dhene driten jeshiole te botimit