Nga Mero Baze
Sali Berisha ka hyrë në një spirale gënjeshtrash të përditshme, në përpjekje për t’i ndërtuar vetes dhe PD një histori të panjohur të tij me Lulzim Bashën. Dështimi i i tij spektakolar në Shkodër, ku e refuzuan gjithë deputetët dhe kryetari i partisë, duke e lënë përballë një turme militantësh ,shumica me probleme të forta personaliteti, ai vazhdoi të përsërisë gënjeshtra me të cilat kërkojnë të ushqejë pafajësinë e tij në raport me Partinë Demokratike, humbjen e pushtetit, garën e munguar brenda PD, mbështetjen pa kushte të Lulzim Bashës, dhe mbi të gjitha, të maskojë ndëshkimin e tij nga SHBA si një tradhti të Lulzim Bashës.
Edhe pse Lulzim Basha ka zgjedhur ta injorojë betejën publike me Sali Berishën, pasi ka leverdi nga gënjeshtrat e tij, kjo nuk e zgjidh problemin.
Stereotipi i gënjeshtrave të reja të Berishës është unik. Ai tani nuk ka se si të justifikojë aktet publike pro Bashës dhe shkatërrimin e PD, dhe shpik ngjarje tavolinash, kafenesh dhe zyrash, duke përgënjeshtruar vetveten.
Të gjithë ata që kanë besuar se Sali Berisha është një politikan që nuk gënjen, kanë pasur argument, atë argument që Berisha e ka përdorur më shumë se gjithkush tjetër, faktin që ai flet njësoj si në publik dhe në zyrë. Pra vetë Berisha ka thënë dhe është lavdëruar me faktin se ai thotë në publik atë që mendon.
Ai është përpjekur deri më sot t’u mbushë mendjen njerëzve se nuk është politikan kulisash dhe atë që ta thotë në sy në zyrë, atë të thotë dhe në publik.
Tani ka nisur të korrigjojë dhe personalitetin e tij. Ka filluar të thotë që mos besoni ato që kam thënë në publik, se kam pas mendim tjetër në zyrë dhe shpik histori që nuk kanë ndodhur. Dhe këto po i shpik jo vetëm për Lulzim Bashën, qe është akoma gjallë, por dhe për këdo tjetër.
Në Durrës e pa që një militant lavdëroi Sokol Olldashin dhe pa ju dridhur gjunjët fare u ngrit në këmbë e mbajti një minutë heshtje për të, e më pas u betua se nuk ndërhyri në fushatën e tij. Ndërhyri aq brutalisht, sa ka kërcënuar nënkryetarin e partisë dhe sekretarin e Përgjithshëm, plus dhjetëra kryetarë degësh, që të mos mbështesin Olldashin.
Por Olldashi nuk është më dhe Berisha e ka traditë që kundërshtarët e vdekur i do shumë. Si Azemin.
Ka shpikur gënjeshtrën që i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës më 2017. Ai jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por ka deklarata publike në mbështetje të rizgjedhjes së tij. Ai ka heshtur kur kutitë e votimit në PD u mbushën pa qenë nevoja kundër Eduard Selamit, dhe kur dolën video që tregonin se njerëzit votonin disa here, ai heshti.
Ai mbështeti publikisht Lulzim Bashën dhe rizgjedhjen e tij, i cili mund të ishte rizgjedhur dhe pa ato vjedhje votash.
Por tani Sali Berisha pranon të deformojë personalitetin e tij, pranon të thotë që unë ndryshe flas në publik e ndryshe flas në zyrë, vetëm që të shpikë gënjeshtra kundër Lulizm Bashës.
Shpiku gënjeshtrën se në shkurt të 1991, kur Azemi ju ankua për parregullsi, ai përsëriti votimin të vinte të drejtën në vend. Në fakt Azemi nuk i është ankuar fare, por ai u tërbua që në vend të Azemit u zgjodh Aleksandër Meksi dhe prishi votimin për t’u zgjedhur vetë.
Shpik gënjeshtrën që ka pas foto të Fatos Klosit me një vëzhgues zgjedhjesh më 2001 dhe paska shantazhuar vëzhguesin e huaj. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur kurrë, edhe pse zgjedhjet e 2001 ishin një katastrofë zgjedhore për shkak të ndërhyrjes brutale të qeverisë së Ilir Metës.
Ky njeri që nuk ka lënë kënd pa marrë nëpër gojë, nuk përmend kush ishte ky i huaj dhe pse ky e paska shantazhuar dhe nuk e ka denoncuar, pasi ky mbahet si njeri që të denoncon dhe nuk të shantazhon. Në fakt janë të gjitha gënjeshtra të një njeriu të gjallë.
Shpiku se ka thirrur Astrit Patozin në zyrë pas 2017 dhe i ka thënë se jeni në të drejtën tuaj tani që Basha ju ka eleminuar. Në fakt, për fat Patozi është gjallë dhe kjo nuk ka ndodhur. E kundërta ka ndodhur. Ai i ka sulmuar ata publikisht, si njerëz që po ikin nga PD e po mbështesin Edi Ramën.
Është një spirale e tërë gënjeshtrash te përditëshme, që së paku këta që janë gjallë duhet t’ia thonë në sy që gënjen, edhe pse kjo nuk ka shumë rëndësi për të.
Me këtë vrull gënjeshtrash që ai ka nisur për Lulzim Bashën, në përpjekje për t’u dukur burrë i mirë, pas pak kohësh Lulzim Basha do të ketë të drejtë të thotë se gjatë tetë viteve, ka pas betejë të përditëshme me Berishën dhe jam ka dalë, ndryshe nga sa është e vërteta.
Dhe mjafton të citojë për këtë gënjeshtrat e reja të Berishës. Ai eshte njeriu më i fituar nga gënjeshtrat e Berishës. Berisha u mundua për tete vite ta quante Bashën kryetar të PD, por askush nuk ia quajti dhe po e bën me zor këto dy javë. Po ti marresh seriozisht ato, Lulzim Basha lartesohet shumë si figurë qe e ka injoruar Sali Berishën.
Kur e mendoj veten dhe të tjerë që e kemi mbështetur këtë njeri, në ditë të vështira, ku dhe mund të ishim vrarë rastësisht, më kap të qeshurit kur mendoj se ai tani me siguri do të akuzonte Lulzim Bashën se “ke shkel mbi gjakun e Mero Bazes”.
Për fat jam gjallë e po më shijon shumë kjo përpëlitje e tij si një plak mashtrues dhe është rasti t’u kujtoj atyre që po e mbështesin, se janë duke harxhuar energji për një të vdekur të pakallur.
Lulzim Basha dhe kushdo tjetër që ai përdor për të shpikur gënjeshtra nuk duhet të bëjnë betejë me të, por patjetër e kanë detyrim të bëjnë betejë me gënjeshtrat e tij, duke ja hedhur poshtë. Është i vetmi oksigjen që atij i ka mbetur në salla të degraduara militantësh, i braktisur nga deputetët dhe partia në çdo rreth.
PD e ka respektuar Berishën se është mbajtur për njeri që nuk gënjente dhe që ti thoshte gjërat hapur, kurse ky po përpiqet t’u mbushë mendjen se nuk ka qenë i tillë, por ka fol ndryshe në tavolina e ndryshe në tribuna. Po të jetë kështu ata mirë kanë Lulin, se ai së paku nuk është mburrur ndonjëherë që thotë të vërtetën.
Qëni,
Sulmon Qënin,
I thotë që je Qën,
I këthehet Qëni,
Ti je Qen e bir Qeni,
E kështu me rradhë,
Ham ham e hum hum,
Qën ti,
Qën unë,
Ham ham e hum hum,
Punë QËNSH…..
Nje keshille kam keto shkrime i prishin pune bashes se cdo i djathte qe lexon shkrimet e tua e kupton se Rames i duhet Basha ne krye te PD. Ti ndoshta vazhdon sulmon Berishen per aresye personale por sot sulmet e tua vetem sa e ndihmojne.
Per cilen PD e ke fjalen?
Problemi nuk eshte se Rama varet prej fenomenit Luli,problemi sipas meje,eshte qe shumica e shqiptareve nuk shofin askend ne horizont te konkurroje Ramen,keta qe jane,jane te dhjere,te lare te thare e ne fund te super dhjere perseri, dhe per mendin tim modest,nuk e mbulon fare madheshtine e tyre prej kake,nje shkrim si ky i Meros,dhe kjo eshte katastrifike per vendin.
Une nuk e di se si do kishte qeverrisur Rama me nje opozite te vertete,si do e shifnin shqiptaret,me mire se tani,apo me keq se tani qe jane pa opozite,sepse kjo aktuale nuk eshte opozite,eshte nje tufe gangesterash e cubash koketrashe,e popullin po e le te lire te votoje,nuk ka dyshim ke zgjedh midis pjeses qe perfaqesohet nga Luli e Saliu e pjeses tjeter qe perfaqesohet nga Rama,kur nuk ka tjeter te jete nje sfidues i besushem,kur edhe Rama e di firt mire qe 3 legjislatura jane shume,edhe per votuesit me te thekur sicialist.
Dhe ti o Mero Tema u mundove me shume artikuj te sulmoje Bashen vjet nga fundi vitit.
Besoj te kujtohet,ishte rasti kasetes qe gjoja e zhduku Basha dhe nuk e dorzoj.
Gam gam gam atehere duke e sulmuar e sot po ashtu gam gam gam duke e mbrojtur.
Nje gje po te them se Berisha mbasi te haj Bashen do i kthehet Rames e funderrinave te tij.
Nuk te mungon intuita z.Baze e te meduarit holle !Sali Berisha nuk ka dale kunder Lulezim Bashes por po e mbron ate duke i dale kundra ne opinionin publik per ti dhene atij sadopak fuqine qe nese neser e besojne ata pertej Atlantikut ,ai do te ndahet i qete nga kjo bote pasi femija i tij shpirteror do jape edhe jeten per te siç edhe ka bere betimin para tij vite me pare!Ndaj e gjithe loja e piset e Berishes eshte qe me çdo kusht qe tu krijoje bindjen Amerikaneve se Basha eshte ndare perfundimisht nga ai e per pasoje duket perkrahur deri perse jo deri ne dhenien e pushtetit ne tavoline siç u veprua ne 2012 me Bashkine e Tiranes ku akoma bazcaleta per prestigjatorin Arvizu ekziston akoma ku fuste tre flete votimi ne kuti e nxirrte nje!Ndaj dhe perpjekja e Sali Berishes po behet haptazi me çdo lloj lloj njeriu mjafton qe mesazhi i tij te shkoje deri ne Departamentin e Shtetit qe ai e “urren ” Bashen ndaj hapini krahun siç bene ne 1990 me te.
Ai do qe edhe kur te varroset te lere litarin jashte e qe fatkeqesisht Basha e bene kete rol me se miri!
Mban te njejtin qendrim si ne zyre ashtu edhe ne publik i referohet ambasadoreve, kundershtareve, oligarkeve gazetareve etj., por kurrsesi bashkepunetoreve. Bashkepunetoret neper tavolina private ndihmohen, qortohen dhe keshillohen ne nje menyre qe nuk e ben dot ne publik. Ky eshte raporti normal qe cdo njeri normal ka me bashkepunetoret, aq me teper kur te mbajne ne statusin e mentorit. Sali Berisha vendosi standartin e neutralitetit, por askujt nuk mund t’i kerkosh te jete neutral me vetveten sepse pastaj perfundon ne absurdin e deklarates se Blinken qe Berisha duhet shpall non-grata sepse perdor retorike qe synon te mbroje vetveten. Nje deklarate qe edhe banoret e psikiatrikut do i linte gojehapur per nivelin e irracionalitetit dhe idiotesise qe permban.
Ky kriminel komunist ka qene dhe mbetet nje mashtrus klasik….
Ky vampir i krijuar nga usa dhe rajerson e co ambadadoreve,krijoi buratinin lulash dhe e komandoi sa ne nje ministri ne tjetren…
Dhe nuk mjaftoi kjo qe te shikonte pa aftesine e tij,por e beri kryetar te dhjerokratikes dhe tani i thote trushplareve servile qe lulin nuk e solla une(po argita cthote),une nuk e dija se cfare bente luli,une ja kam thene,une e kam filmuar e lloj lloj genjeshtrash qe i hane vetem trushplaret qe marin kallashin dhe duan kete maskara me shume se babai!!!!
Kjo duket si nje loje qe nise e qete dhe po ashpersohet dhe vampiri sali shane lulin dhe lulashi i kthen faqen tjeter dhe hesht…
Vampiri sali e di shume mire se e keqja nuk i ka ardh nga buratini i tij ,por nuk ja mban ti bjere usa dhe i bije lulit…
Te shikojme si do mbaroje loja,dhe te bejme ca gallate ose te presim se trushplaret thone se pd do dali me e forte nga keto zenka…
Sali komunisti me sa duket do na behet nje konfuc shpellar qe thote turbullo dhe kthjello…
ME RADHE E ME SERE SE KA PER TE TERE
NE FILLIM SALIBANI PASTAJ ILIRMUTOVICI PASTAJ EDHE LULUSHKA E MER ME DESHIRE BASTUNIN E DAJ SAMIT NE BITHE
Fakt është:
Po të dojë “Ai” me një lëvizje të dorës, e katapulton Lulen në stratosferë.
Kjo që po shofim është një teatër amator alla Viçidol për t’i zgjatur jetën (jo politike)
përbindëshit,që si duken punët,nuk e ka shuar akoma etjen me gjak shqiptari
Fakt është gjithashtu,që vëndi nuk mund të lihet pa opozitë.
Lulja po përdoret nga dajo Samiu për të mos demoralizuar masën e demokratëve të thjeshtë.
Nuk do të ishte zgjidhje optimale n.q.s. do hidheshin të dy njëherësh në koshin e plehrave .
Si ka thënë populli ?:
Në k’të brimë e në k’të vërë,
një nga një do shkojnë të tërë?,po pa përjashtim,të djathtë apo të majtë
Të gjithë derrat, një turi kanë.
Do t’i nxjerin sytë njëri tjetrit,jo se duan të dënojnë njeri,po për ta larguar fajin nga bytha e tyre.
Vetëm një do fitojë, Shqipëria.
Poshtë militantizmi partiak.?
Ndaj te njejtin mendim me Leandro!sali vuku eshte i mbaruar dhe e ben kete teater qe t’ju mbushi mendjen SHBA se luli eshte proamerikane dhe nqs vjen ndonjehere ne pushtet xeni me argiten faqedjegur jane te mbrojtur!!!
Kjo qe po ndodh ne PD eshte madheshtore. Do te jete nje frymezim per romane e filma, por aktualisht per mua eshte nje humor origjinal qe me ngre adrenalinen. Mos vdeksh kurre o sali berisha, ja keshtu te pafsha duke ju ndersyer te tuve, hahahahah, hahahahah
Ne mbyllje shkrimi ishte tamam qershija mbi torte Mero ,,
Je 1
E qysh mund te ishte ndryshe qendrimi i Saliut.Duke menduar se perpara ka nje turme me shqiptar pa kujtese leshon genjeshtra.Atij nuk i punon me,(truri).E keqia eshte se edhe i sulmuari prej tij eshte i te njejtes kategori,nuk i punon,(kujtesa)fare per ato qe kane bere bashke e qe kane thene.Fatkeqesi per ata qe besuan dhe besojne tek keta mytebere.Se mos te tjeret jane me te mire.Nje shporte me karavidhe ka Shqiperia per drejtim ne keto 30-vjet.As fjalet e Sami Frasherit per Shqiperine “si do te behet”,e as te Naimit qe ata qe do te ronin do ta shihnin zonje.Amanetet e tyre u perdhosen nga keta genjeshtare te pa skrupullt.
Fjalia u fundit thote gjthçka.
Haram i qofte Vlores qe nuk e mori ne Tirane sali millosheviqin ta lidh per makine e te shetisin me trupin e tij te cofte qe te jete vrejtje per tradhtaret tjere qemos te shkaterojn kombin e shtetin shqiptar, haram i qofte drejtesis shqiptare qe nuk e denoi qenin plak sali millosheviqin me 40 vite burg qe qoi shtetin ne kaos
Deri sa Europa ka haruar diktatoret e diktaturen Shqiperia e vetme si qyqe e remit miret me diktatorin sali millosheviq.
Meroja merret me te vdekurit kur Shqiperis ja bejn varrin te gjallet.
Raporti i Bankes se Shqiperise.
19% te shqiptareve i marrin ushqimet me lista.
Nuk ka ku te shkoj me.
Populli mezi pret qe Rama&Co te zhduken famijarisht nga ndonje semundje e keqe sepse opozita eshte e blere.
Salih Berishes !
Hiqesh hoxhe, por je i rruem
Hiqesh prift, je i bâmë synèt
Monster çakall, malok i zhburrnuem
Shpellar i ndytë, bir i tyt’ èt
Mashkull kurvë me gojen pléh
Ti gjak-prishun, malcuer i ndytë
Ti ke lé qên, vazhdon me léh
Si burrë i ndytë, nuk ke te dytë
O pjelle e keqe, o dhunë o kore
Do t’kish thanë Mjeda, po t’ish gjallë
Na i vodhe ândrrat , shpresat na i more
Me klysh e kurva qi t’vijnë verdallë.
*Kolë Tivari