Nga Mero Baze
Sali Berisha po udhëheq një fushatë bazuar mbi gënjeshtra dhe të pavërteta, por që tanimë nuk drejtohen më kundër Qeverisë, por kundër Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij amerikanë.
Deri më sot Sali Berisha po përpiqet t’i mbajë në rresht fanatikët e tij, duke thënë se SHBA nuk ka prova ndaj akuzave ndaj tij. Nën presionin e një deklarate të Lulzim Bashës, i cili u tha anëtarëve të Kryesisë, se SHBA i ka thënë gjëra të rënda për Berishën, që “ju nuk do t’i merrni vesh kurrë”, Berisha u detyrua të pranojë se ndaj tij ka dosje, por janë me gjëra të pavërteta dhe shpifje.
Disa minuta pasi tha këtë, ai akuzoi Departamentin Amerikan të Shtetit se ka emëruar Donald Lu si ambasador në Kirkizistan, kundrejt një lobimi me dhjetë milionë euro. Deklarata është edhe më e rëndë, kur dihet që javën që shkoi Donald Lu u emërua nënsekretar Shteti në Departamentin e Shtetit.
Pra Berisha praktikisht ka akuzuar SHBA si një vend i korruptuar, që avancon diplomatët në karrierë kundrejt ryshfeteve prej miliona euro.
Natyrisht që nuk pritet që Berisha të dëshmojë me ndonjë fakt për këtë. “Qytetari digital” i cili për vite të tëra u muarr me Edi Ramën, tani po merret me Departamentin e Shtetit.
Por është e çuditshme se si një parti, e cila e pranon me lehtësi çdo gënjeshtër të Sali Berishës për t’u mbrojtur nga një akuzë amerikane, duke kërkuar prova, të pranojë me lehtësi një akuzë kundër SHBA, pa asnjë mundësi për provë, e jo më provë reale.
Pra të njëjtit njerëz që Sali Berisha i mashtron, duke u thënë se për mua SHBA nuk ka prova, pranojnë të dëgjojnë një gënjeshtër të rëndë, që në fakt buron nga urrejtja për SHBA, që Departamenti Amerikan i Shtetit “merr 10 milionë euro për emërimin e një ambasadori”.
Pra i njëjti njeri që kërkon prova për dosjet e tij, me të cilat është njohur dhe Lulzim Basha, nuk bën kujdes të ketë ndonjë provë kur hedh akuza të rënda ndaj administratës së lartë amerikane, si e korruptuar.
Akuza të tilla SHBA nuk ia kanë bërë as vende armike të saj, dhe as liderë që ajo i ka në kërkim ndërkombëtar. Sali Berisha mund të jetë politikani i parë në botë që formulon një akuzë kaq të rëndë ndaj administratës së lartë të SHBA, siç është Departamenti Amerikan i Shtetit.
Kjo nuk ishte gënjeshtra e vetme në takimin e Fierit. Të gjithë gjërat që ai tha aty ishin gënjeshtra, por kjo ishte gënjeshtër e rëndë, pasi buronte nga urrejtja për SHBA, pas vendimit që mori për të familjarisht.
E njëjta urrejtje vërehej dhe në gënjeshtrat që shpikte për Artur Metanin apo Ardian Dvoranin, si dy personalitete të drejtësisë të mbështetur nga SHBA, në reformën për drejtësi. Gënjeshtra ndaj Artur Metanit, është e provueshme, pasi është dhe e regjistruar, që është krejt e kundërta.
Në cilësinë e Komisionerit të Lartë të Drejtësisë, ai ka takuar nje qytetar, i cili i është ankuar për një gjyqtar të Gjykatës të Kavajës, që ka dhënë një vendim, sipas tij korruptiv, kundër një prone të tij në Golem.
Dhe kjo është detyre funksionale e Artur Metanit, që të mbledhë ankesat ndaj gjyqtarëve që dyshohet se nuk kanë dhënë drejtësi. Për Dvoranin nuk ia vlen të flasim, pasi djali i Sali Berishë i ka marr jetën vëllait të Dvoranit në Gërdec, dhe frika se familjari me të cilin “është në gjak” mund të ketë në dorë fatin e tij, e destabilizon.
Më e pështirë ishte gënjeshtra që tregoi se si Berisha në vitin 1991, kishte anuluar shkarkimin e Azem Hajdarit nga kryetar partie, për shkelje procedure. E vetmja gjë që nuk tregoi ishte rezultati i votimit.
E vërteta është se në shkurt të vitit 1991, Kryesia e përkohëshme e PD, në një mbledhje të saj, vendosi shkarkimin e Azem Hajdarit si kryetar i Grupit nismëtar të PD, dhe me vota zgjodhi në vend të tij Aleksandër Meksin.
E vërtetë është se Berisha u tërbua dhe me ndërhyrje thuajse brutale, anuloi vendimin dhe e përsëriti atë, duke u zgjedhur vetë në vend të Aleksndër Meksit. Nuk e kuptoj se ku e ndihmoi Azemin, pasi ai thjesht anuloi një votim për të shkarkuar Aleksandër Meksin dhe jo Azemin.
Por meqë ajo është parti pa memorie, e ka të lehtë të flasë gënjeshtra, duke ilustruar gjërat më antidemokratike që ka bërë në PD, si zhvillime demokratike.
Nuk është se Berisha po gënjen për herë të parë dhe jemi të shqetësuar. Por ai po gënjen për herë të parë kaq shumë për një betejë brenda PD. Kjo është e dhimbshme për të. Atij nuk i ka ngelur asgjë e vërtetë me të cilën mund të prishë mendjen e fantikëve brenda PD dhe i duhet të gënjejë për çdo gjë.
E kuptoj kur duhet të gënjejë për të sulmuar Qeverinë shqiptare, e kuptoj dhe kur do të gënjejë kur ka probleme me Qeverinë amerikane, por të gënjesh për të mundur Lulzim Bashën, do të thotë të degradosh betejën ende pa e nisur.
Është historia e re e “qyetarit digital”, i cili tanimë nuk ka më objekt Qeverinë, por vetëm Lulzim Bashën, çka i jep të drejtë lulzim Bashës të akuzoj se “regjimi Rama – Berisha – Doshi” nuk do kenë të ardhme në Shqipëri.
Per nje vrases si Berisha genjeshtra eshte e keqja me e vogel qe ka.
Ku ka aritur shqiperia.
Shtypi zyrtar i qeverise ,mbron kryetarin e opozites.
Kjo me poshte gazeta amerikane qe akuzon sorosin se ka paguar per emerimin e Donald Lu ambasador ne Kyrgyzstan.
https://freebeacon.com/politics/george-soros-spent-10-37-million-lobbying-during-second-quarter/
Ky eshte fakti.
Te tjerat jane leke shqiptaresh qe shpenzohen pa hesap per te bere reklame dhe propagande.
ben komenti im nuk ka te beje fare me idiotesite qe pergjigjesh ti. E di qe ty te duket vetja i rendesishem dhe komenti yt duhet te jete ne krye te komenteve por je thjesht nje idiot. Sa per dijeni Freebeacon eshte nje pacavurre e te djathtes extreme ne Amerike.Financohet nga miliarderi Paul Singer. Gjithcka per keta fashiste dhe idiotet si tij qe u besojne eshte faji i George Soros. Artikulli qe ti ke postuar nuk ka asnje fakt por vetem spekullime.
ben …
O Beno, të dija dhe të zgjuar, apo i ke postuar për ata që nuk din të lexojnë.
Pse po të shkruajnë diçka gazetat dhe kanalet e Trapit ( Trump) duhet t’i besijmë?
Është njësoj sikur të besoj lajmet e Syri Net Tv dhe të besoj se ç’thotë Qim Peka.
Të kripça mëndjen Beno, të rrosh vet se mëndja të ka vdekur.
O Mero o derman…varja Saliut se esht barcalete e vjeter po ulu bashke me Timonierin edhe na qendisni nje per miqesine e re me jugosllavet
Aman se i qani ato
Replike faktike me te gjithe antikomunistet me mendesi tipike komuniste
NGA ME STALIN SE STALINI …
TEK ME ENVER SE ENVERI …
… apo c’na munde edhe per se vdekuri
Enver c’ na munde !?
– Nga Alban Dega, New Jork
Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist ! Vaclav Havel
A e dini cilat jane ndryshimet me te medha midis Qoftelargut Enver Hoxha dhe Sali Berishes e “Bandes se Gangstereve” te tij politike e biologjike !?
Enver Hoxha dhe politbyroja e lopeve te tij ishte diktator komunist i eger.
Por ishte me i sinqerte
Neni Nr. 1 i Kushtetues se Shqiperise deklaronte se RP ose RPSSH-se eshte shtet i diktatures se proletariatit.
Shkurt ishte diktature barbare, cnjerezore komuniste !
Po Sali Berisha !?
E filloi dhe leshoi demokracine ne 1997 pa Kushtetute fare. Shqiperia u qeveris me dispozita kushtetuese .
Ne te vertete Shqiperia u qeveris sipas ligjit te Luigjit te 14 te “ Ligji jam une” ose sipas ligjit Une Saliu Me Saliun per Saliun !
Po demokracia e vertete cila eshte !?
Ne Populli Me popullin Per Popullin!
A e dini cili eshte shpirti i demokracise !
Rrenja e saj eshte demosi= populli!
Shpirti i saj eshte pushteti sundimi i popullit !
Askush e asgje nuk e shpreh ate si Kushtetuta e nenes boterore te saj, SHBA-se qe ne hyrjen, kapakun e saj, qe ne shpirtin e zemren e saj :
Ne populli, Me popullin, Per Popullin !
Si u katandis zemra e saj nga Sali Berisha ne Shqiperi ?
Une Saliu Me Saliun per Saliun … dhe Banden e tij te Gangstereve politike dhe biologjike .
Shkurt e sakte: Salikraci !
Nese diktatura enveriste per 46 vjet ekzekutoi gjithsejt 3000 shqiptare, perfshi bashkepunetore te nazi- fashizmit, sic e kishte vendosur njezeri Konferenca e Jaltes Rusvelti- Stalin- Churchill, diversante e terroriste te Rankovicit dhe UDB-se gjakatare serbe, te Zervas- Venizellosit dhe Asfalise Greke etj.
Salikracia vrau e sakatoi mbi 10 000 shqiptare te pafajshem pa gjyqe ne vetem 12 vjet te sundimit te saj .
15000 shqiptare ekzekutoi edhe Hitleri serb Sllobodan Milloshevic ne Kosove gjate nente vjet te sundimit te tij !
Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se beme baba te te ngjaj !
Ne vendlindjen e tij, Tropoje vetem ne dy vjet 1998- 2000 u ekzekutuan 175 tropojane, ose mbi katerfishi i atyre te ekzekutuar per krime te renda per 46 vjet diktature pa maska por me vendime gjykate dhe prank te prokurorit dhe mjekut ligjor !
Regjizor i kesaj kasaphane e ka emrin dhe vulen e Sali Berishes !
Nese diktatura komuniste shqiptare ishte e eger deri ne bárbari si sistem i ekstremizuar deri ne ate shkalle sa edhe babai i komunizmit boteror Josif Stalini e kritikoi hapur Enver Hoxhen per luften e eger te klasave, ashpersine ndaj feve, sidomos asaj katolike, kooperativizmin e detyruar te zanatcijve dhe sidomos te bujqesise e blegtorise si baza themelore e ekonomise shqiptare, per qendrimin e ashper nga Perendimit, sidomos SHBA-se dhe Britanise se Madhe ne 1949 ne Moske.
Jo vetem Stalini por edhe lideri kinez Cu En Lai, ia terhoqi veshin ish- krahut te djathte e xhelatit te Enverit, Mehmet Shehut në Tirane kur ky po i jepte leksion per luften kanibaleske te klasave:
– Ne ne Shqiperi ua presim kokat armiqeve te klasave !
– Kokat e njerezve, shoku Mehmet nuk jane koka lakrash. Po i preve nuk ringjiten me… iu pergjiigj lideri Nr. 2 I 1.2 miliarde kinezeve në Tirane ne fillimvitet 70.
Po ashtu, nuk ka asnje prove ose deshmi serioze korrupsioni, kusarie, vjedhje masive, plackitje mbarekombetare si te Salikracise 12 vjecare qe e zhberi mbi 13 here deri ne themel shtetin shqiptar me 25 miliarde euro te grabitura popullit shqiptar dhe Shqiperise!
Per 25 000= 250 000 leke te vjetra, diktatura e Enver Hoxha ekzekutoi dy djem te rinj njeri shok i ngushte e krahu i djathte i djalit te tij Sokolit dhe nip i nje anetari te KQ te PPSH-se nga Tropoja, dhe muzikantin e talentuar Gasper Curcia!
Te bijt biologjike dhe politike te Sali Berishes Xeni Medihoxha vrane 26, plagosen 500 dhe rrenuan nje fshat te tere Gerdeci…
Sali Berisha ekzekutoi fillimisht me fjale dhe pastaj me veprime prokuroret e hetuesit e kesaj baterdie, qe i dha titullin rekord te turpit boteror si “ kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” nga Mbreti i gazetarise boterore The New York Times “ !
Nuk mjaftoi me kaq, por Berisha e quajti ate “ nje leter higienike cka nuk e ka bere as Hitleri e as Honekeri, as Fidel Kastro e as Enveri !
“Rruga e thepisur … “ e Shqiperise ne gati 100 vjetet e fundit kaloi nga me Pashiq se Pashiqi e Ahmet Zogut, ne me Stalin se Stalini e Enver Hoxhes, ne me Enver se Enveri e Sali Berishes, Lulezim Bashes dhe Bandes politike e biologjike qe vodhen 500 milione euro te Autostrades se Kusarise se Kombit e Sali Berisha e “ndeshkoi ashper” duke e bere shef te diplomacise shqiptare, bashkekryetar te Atdheshitjes skandaloze te Otrantos, bashke kryekzekutor te 21 janarit 2011, kryebashkiak te Tiranes edhe me votat e vjedhura edhe me ndihmen e llereve te perveshura te ish- ambasadorit amerikan Arvizu e se fundi edhe kryetar de jure te Partise Demokratike te Shqiperise, lexo te Partise Bábalo- Banale te tij .
Sali Berishes iu raportua dhe dorezuan 84 video me afera korruptive e vjedhje 700 mije euro nje dore te Ilir Metes e krejt “ Bandes se tij te Kusareve” nga kumbara i marteses se tij politike me LSI-ne ne 2009, Dritan Prifti, krahu i djathte e zevendesi i Like Floririt, dhe ne vend te godiste banditet e tij, e preu ne bese e kryqezoi ate, vetem e vetem per te ruajtur karriken e tij te sterpergjakur te pushtetit dhe antishtetit te sterkorruptuar…
Pergjaku edhe bulevardin “Deshmoret e Kombit edhe me gjakun e dlire te 4 protestuesve te pafajshem te 21 janarit, cka nuk i kishte bere as nazi-fashizmi e as komunizmi ne ate vend,duke kercenuar hapur me zerin e figuren e tij se jo 4, por edhe qindra te tjere, perfshi liderin e opozites do tu ekzekutonte.
Ne vend te ndeshkonte secilin kryekriminel te tij me ate vete ne krye, Luigji i 14, kryeprokurori dhe kryegjykatesi suprem Sali Berisha ndeshkoi me sharje prej rrugaci rrugash Vicidoli Presidentin e Shqiperise Bamir Topin dhe kryeprokuroren e tij Silvia Kontin- Ina Ramen…qe e la edhe pa pune nepermjet ushtarit te tij Shvejk Bujar Perishanit dhe KLD-se e duke graduar kryeprokuhorin Adriatik Palla, me diplome te falsifikuar ne vend te saj !
I ekzekutoi me fjale sic ekzekutoi me plumba kater protestuesit krejt te pafajshem te 21 Janarit !
Keto jane faktet kokeforta, deshmite e gjalla si per qoftelargun Enver HoXha edhe per kanibalin Sali Berisha!
Cila eshte pasoja e tmerrshme e kesaj politike !?
Pergjigjen e jep OSBE-ja me sondazhin e saj serioz per zgjedhjet parlamentsre ose lokale ne Shqiperi :
Nese do te ringjallej dhe te konkuronte ne zgjedhje ish- diktatori komunist Enver Hoxha ai dhe perkrahesit e tij do te ishin fituesit e tyre dhe vetem me tre deputetet e PDIU- se ai do te krijonte qeverine !
Nje kambane alarmi dhe nje grusht shpartallues per krejt politiken e sotme shqiptare !
Nje disfate e plote sa edhe e turpshme e saj !
Nje fatkeqesi shqiptare pasoje e kryfatkeqesise se saj kombetare me emrin Sali Berisha.
Cdo gje qe prek me dore e rrenon e varrose!
Cdo gje qe permend me goje e ngallose, e baltose, e nakatose !
Cila eshte zgjidhja, ilaci per ti dhene fund ketij xhironi pa fund rrenimi te Shqiperise !?
Fare e thjeshte per ta shkruar dhe teper e veshtire per ta zbatuar: destalinizimi, denverizimi i politikes shqiptare, desalizimi i politikes dhe i medias shqiptare, e mendesise dhe praktikes stalino- enveriste shqiptare !
Pa u zhdukur mendesia dhe praktika stalino- enveriste nga kreret e vendimarrjes politike dhe qeverisese shqiptare, asnjehere, kurre nuk do te kete demokraci ne Shqiperi!
Ajo fillon qe tek seksionet e celulat e partive politike e deri tek kryetari i Shtetit dhe kryeministri i Shqiperise !
Kur vendimarrja te kaloje ne duart e demosit, popullit atehere do vendoset demokracia ne Shqiperi !
Nuk kemi nevoje per “rruget e pashkelura” e as per “shtigjet e thepisura” stalino-enveriste…
Kemi autostraden e sprovuar dhe modelin me te suksesshem te Nenes Boterore te Demokracise!
Askush si Kushtetuta amerikane nuk i ka dhene zgjidhje kesaj ceshtjeje jetike: Ne Populli Me Popullin Per Popullin.
Shkruar e botuar per here te pare me 11 mars 2019
Nga nje burim jo i sigurte me kete akuze qe ka leshuar Berisha ndaj DASH-it, se shpejti pritet te ekstradohet ne SHBA per te vertetuar perpara nje gjykate Amerikane akuzat e tij ndaj DASH-it dhe ne kete gjykim Gjykata do ti tregoje popullit shqiptare dhe mbare opinionit boteror bemat qe ka bere ky kriminel ndaj popullit shqiptar dhe veprimet etija kriminale ndaj sigurise kombetare te ShBA . Got Bless ?????
Per te “zgjuarin” ben!
Ai artikull i gazetës amerikane qe ti tregon, eshte i dates 28 Korrik 2018, kohe kur presidenti i USA ishte D. Trump, i cili, GEORGE SOROS-in e kishte konkurrent ne biznes.
Per ta mposhtur ate, Trump përdori gjithe fuqinë qe i jepte pushteti, gjoja ne emër te luftës kundër te majtëve.
Sipas teje,Trump ka firmosur mandatimin e nje ambasadori te propozuar dhe lobuar nga armiku i tij i biznesit dhe jo ideve.
Je per te qare hallin, “ben”.
Sa per Saliun tend qe ti e adhuron, tiranasit kane nje fjale te urte:
“Mutit, (me falni) hidhi mjalte sa te duash, ai nuk behet hallve.
Drejtuar AD,shkrimet e gjata si i juaji nuk i lexon askush,anonimet japin pikepamjet e tyre shkurt!
Mua ma mbush mendjen vetem supermbesa, Dasara.
Leksion falas per disa ish enveriste tip Hamdi Dega qe moren ne qafe Enverin e tyre me Gojore per 30 vjet dhe tani po mashtrojne dhe Ameriken ne te njejten menyre vazhdojne thithjen me pompe.
.
Ky lloj komenti i zotit Hamdi (alias) Alban na kujton Mitingun “Madheshtor” ne tetor 2012 ne Manhatten NY me 30 veta te disapores shqiptare kur u dogjen te perndjekurit politike dhe ne miting ne vend te akuzohej Berisha shumica u moren si kanibale me Enverin..
.
Na kujton tipa si Mutaim Zeka i cili edhe pse i dhuroi 75 karafila Enverit per ditelindje ( i ardhur nga Parisi si M.L) na can menderen per dite duke thene se kam qare kur u ktheva gjithe rruges per “mjerimin” ne Shqiperi.
.
E kam thene po e them dhe do ta them edhe per te ardhmen qe Sali Bythisha eshte Kriminel-Monster-Perbindesh..por nuk eshte fajtor
.______________________________
Fajtori nr 1
eshte dipllomacia euro-atllantike qe ka bere gafa me popullin shqiptar qe nuk ndodh as ne vendet e pushtuara dhe as ne vende koloniale por vetem ne Fermen e Kafsheve te Orwellit
.
Shembulli i pare:
.
Burri i shtetit i antiamerikanit Arvizu(salibythisha) ne 14 shtator 1998 jo vetem qe pushtoi K/M dhe Radiotelevizionin por ne vend te ishte ne burg akoma e quan heroizem…..Dipllomate euro-amerikane ne menyre kriminale bene presion qe qeverite MAJKO-META te mos ta arrestonin Saliun e tyre biles pergezuan salikriminelin qe ktheu ” ME DESHIRE” armatimin e rende dhe e ndyra fare e moren ne ambasaden amerikane te jepte deshmine para nje prokurori amerikan..
.
.Tjeter fytyre (surrat) treguan miqte tane ne 21 janar 2011 ku me tmerreshmja ishte deklarate e Salibythes para ca kohesh “se kisha planizuar te vrisja Ramen si vrava ato 4 kokpalaret.”
.
Me e vogla qe duhet te bente gaztori Donald Lu (atehere)per kete te fundit duhej te dilte me nje deklarate te distancohej zyrtarisht nga perversitet kriminale….sepse salibisha e perdhosi dhe te derguarin e Obames….a ka ik per lesh Amerika Ham Hamdiut ?
>>>>>>>>>>>>>>>>
Shembulli i dyte:
.
Nese Fatos Nano (kryeopozitari i majte) arrestohet si Bin Ladeni ne korrik 1993 per 100 dollare nga ‘BILLAT & HILLAT’ me pit bullin e tyre SERBerishe dhe zagarin Blerim Cela…E KUNDERTA ndodhi me kryeopozitarin Lul SERBasha i cili e dhe pse vrau 4 veta si minister i brendshem edhe pse vodhi bashkine e Tiranes me mengperveshurin antishqiptar Arvizu….edhe pse vodhi gjysem miljardi dollare ne rrugen e Kombit (qe dhe ambasdorja amerikane M.R si Delli i Kosoves nuk eshte pa faj)…SHPALLET YLL NE NGJITJE…..ndoshta nga magjia qe i jep pashaporta amerikane e paraqitur ne Hollande ne vitin 1999…mund ta beje PAPE KETE PIRAT
.______________________________
Fajtori nr 2
eshte Edi Rama per te cilen nje analist sakte thote midis te tjerash:
EDI RAMA NESE NUK KE BURRERI ..MOS KERKO VOTA POPULLORE….pra per nje sy te vemendshem per 12 vite Edirama:
a-ka hapur bunkare dhe shtepi gjethesh te enverit duke kaluar ne vend te pare si kanibal antienverist xhorxhsorrist
b-ka mbuluar dhe amnistuar te gjitha krimet berishiane
c-edhe ne se ka bere nje pune shume me te mire se tribali berishe nuk kane asnje vlere pasi dy pikat me lart e shumzojne me zero
.______________________________
Fajtori nr 3
eshte shtypi shqiptar & intelektuhalet me tipa si Hamdi Dega ne krye qe nuk kuptojne se
SERBERISHA
nuk eshte me problem i Shqiperise
por i Euro-Amerikes sepse:
-Derisa fshiu sumen me ekspertizat e FBI per 21 janarit 2011
.
-Derisa i tha NY-TIME-it leter higjenike per masakren e Gerdecit
.
-Derisa perdhosi “me heroizem” te derguarin e Obames per 21 janarit….
.
Derisa po sulmon dhe DASH-in me brire te prera
.
Atehere ti zoti Dega me vuvuzelat e shtypit SHQIPTAR dhe intelektuhalet (nese ka mbetur ndonje) duhet ti drejtoheni Euro-Amerikes
OSE NA I HIQNI QAFE (RIGHT NOW)
SALI PINOCETIN E BALLKANIT
OSE NXIRRNI NJE LIGJ(BILL)
QE AI TE JETE MEKEMBESI HIJE
I SHTETIT AMERIKAN & BE & NATOS
NE SHQIPERI…DHE MOS U TALLNI ME NON GRATEN E NGRATE..
..
ME SHKOQUR;
Ajo Kimja e rruges Elbasanit me pare se te ngjitej ne malin e Korabit duhet ti kishte “hipur” me SPAKERHONET e saj Shkelzenit se ka aq fakte dhe dokumente per pranga sa kemi te drejte KERKOJME QE “MALI SHKELZENIT SALES” duhet te shenjterohet deri sa nuk e kapin rrufete e Amerikes dhe HAM HAM DIUT
Mero , ti nuk e kupton doktorin , ai kete akuze e beri qe te shkoje ne Amerike , te vertetoje ate qe thote , t’ja u “perplase “ne fytyre , balle per balle amerikaneve , si do kaloje oqeanin ai e di , rrendesi per te ka t’a kaloje , dhe kur t’ë këthehet , në u kethefte , t’i thote Rames , Bashes qe une nuk jam person NONGRADA , por isha ne Amerike me ftese te DASH , dhe ju genjeni !
Nuk po kuptoj me ! Lexoni arkivin e gazetes ! Ka artikuj serioz dhe humoristike kunder opozites e Lulzim Bashes ! Nuk e linte lul Bashen me fjetur duke kujtuar foton e gjumin e tij ! Si eshte puna tani ? Si Edi e sa pasues te tij ne PS dhe si Luli e sa pasues te tij ne PD jane pro Soros !!! Tani gazeta eshte ne krah te Edit e dijme por ka dale edhe ne krah te Lulit ! Cfare te bejme tani !? Ndihme ………