Këmbëngulja për të "votëbesuar" vendimin amerikan, është arsyeja përse i duhet PD-ja, Berishës.

20 Shtator 2021, 20:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati që po nxit Sali Berisha në Partinë Demokratike, nuk ka të bëjë me të ardhmen e tij politike, pasi ajo ka përfunduar. Kanë përfunduar dhe shanset që fëmijët apo familjarët e tij të kenë më të ardhme në PD. Maksimumi mund të përdorin lekët cash për të paguar shtypin dhe për të bërë media të tyre.

Sali Berishës nuk i hyn më në punë as se kush do të jetë në krye të PD. Ai tani ka vetëm një shqetësim dhe ky shqetësim ka të bëjë me nevojën që ai ka për t’i “kthyer përgjigjen SHBA” me një vendim popullor nga baza e PD-së.

Të gjithë kemi qenë të qartë që Sali Berisha po mbante kontrollin mbi PD, për ta përdorur atë si një mbrojtje për të shkuarën e tij kriminale në politikë. Të gjithë ishim të qartë se ai zgjodhi Lulzim Bashën, si njeriun e duhur besnik për ta deleguar në krye të PD, për ta mbajtur për vete.

Siguria që ai do ta përdorte PD-në në ditët e tij të vështira, ka bërë që ai të heshtë kur Lulzim Basha e imitonte atë në PD, si një antidemokrat i vogël, duke përjashtuar rivalë të tij dhe njerëz të rrethit të Berishës. Kjo ishte leja e vogël që ai ia kishte dhënë Lulzim Bashës për t’ia ruajtur PD-në, për hallin e tij të madh.

Dhe ky hall mendohej se do të ishte drejtësia shqiptare, apo ndonjë zhvillim tjetër dramatik i paparashikuar me fëmijët e tij, po ashtu të përfshirë në vepra të rënda korruptive dhe kriminale, deri në vdekje masive personash.

Kjo ishte arsyeja që Berisha i qëndroi Bashës në krah në djegien e mandateve, në bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe çështje të tjera të refuzimit të bashkëpunimit në reformën për drejtësi, për ta kalitur atë si një udhëheqës që refuzon direktivat amerikane. Kjo i dha më shumë siguri Berishës se PD në ditën e tij të keqe, do të ishte avokate e tij.

Por dita e keqe për Sali Berishën erdhi, duke ndarë Lulzim Bashën prej tij. Operacioni amerikan ishte shumë i thjeshtë. SHBA kuptoi se turbullirat në PD, refuzimet e PD për qëndrimet amerikane, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve, ishin pikërisht manovra të Sali Berishës për të mbajtur nën kontroll PD për interesa të tij, duke përdorur Lulzim Bashën si figurant. Atëherë ata ndërhynë pikërisht tek ky detaj, duke ndarë Sali Berishën nga Lulzim Basha, dhe duke e ndëshkuar atë familjarisht.

Përpjekjet e këtyre ditëve të Sali Berishës për të votëbesuar vendimin amerikan në PD, janë thjesht përpjekje për ta përdorur PD-në, në atë mënyrë si e ka përdorur me Lulzim Bashën në krye, por tani duke e shmangur atë.

Praktikisht duke rritur retorikën e tradhtisë së Bashës, për të mbuluar betejën reale të tij me SHBA, Berisha kërkon të bëjë një votëbesim fals, duke dashur të rreshtojë PD-në në një front anti-amerikan. Këtë gjë nuk është i pari ky që e bën në Ballkan.

Shpikësi i kësaj manore ka qenë Sllobodan Miloshevici, i cili sa herë ishte nën presion të SHBA-së për gjendjen në Kosovë, bënte referendum popullor, duke “fituar thellë” por duke shmangur pyetjen “a jeni dakord me SHBA?”, dhe duke e zëvendësuar me pyetjen “a jeni dakord ta dorëzojmë Kosovën?”

Njëjtë po bën dhe Berisha. Në përpjekje për të futur PD-në në votëbesim kundër, apo pro SHBA, bën sikur kërkon votëbesim për Lulzim Bashën, që është ekzekutuesi i vullnetit të qeverisë amerikane për Berishën.

Është duke kërkuar ta marrë PD-në me vete në këtë histori, duke e damkosur si parti anti-amerikane, duke mos bërë betejë direkte me të, por duke tentuar të ndëshkojë njeriun që zbatoi vendimin amerikan në PD.

I qartë se Lulzim Basha nuk është një lider popullor në PD dhe është më i lehtë për t’u mundur, se sa SHBA, ai po përpiqet të shmangë debatin “a jeni me SHBA apo kundër”, me pyetjen “A jeni me Bashën, apo kundër tij?”

Por po të jetë se një anëtar PD si Berisha, është i pakënaqur me Bashën, nuk ka arsye të bëhet votëbesim, pasi me Bashen ka dhjetëra ish- zyrtarë dhe zyrtarë të lartë të PD, që janë të pakënaqur, por nuk po bëhet ndonjë referendum për ta.

Berisha si një deputet i përjashtuar nga grupi është krejt i parëndësishëm, pasi sa herë PD ka bërë gjeste të tilla për 30 vjet, nuk ka pas ndonjë reagim të tillë. Berisha është i rëndësishëm si një i dënuar i SHBA në PD.

Dhe votëbesimi për fajin e tij ka kuptim vetëm si një vetëbesim për SHBA në PD. Gatishmëria e tij për ta futur PD në këtë votëbesim, tregon arsyen përse atij i është dashur PD gjithë jetën. E sidomos pas vitit 2013.

11 komente në “Këmbëngulja për të “votëbesuar” vendimin amerikan, është arsyeja përse i duhet PD-ja, Berishës.”

  1. Milo says:

    Me vonese ky perfundim! Kete e kemi ditur qe me 2013! Basha si Ramiz Alia per Enver Hoxhen dhe tani Basha per Sali Berishen! Por Bashes tani i dhemb me dhume bytha e tij sesa bytha e Berishes!

  2. Frangu says:

    “Dhe votëbesimi për fajin e tij ka kuptim vetëm si një vetëbesim për SHBA në PD’…
    SA BUKUR PASKËSH SHKRUAR AUTORI!!!

  3. Taulant says:

    Mero ti po thua qe ishte luli ai qe inicioi largimin nga parlamenti, apo bojkotin e zgjedhjeve vendore, apo organizimin e revoltave te dhuneshme per permbysjen e qeverise, ndersa berisha i qendroi ne krah, pra e mbeshteti. Pastaj thua qe luli eshte thjesht ushtar i berishes. Sikur nuk shkon ky lloj arsyetimi. Per mua, i pari qe duhej shpallur non gratta eshte luli dhe jo berisha. Ky duhet te ishte i dyti. Tani kuptohet qe luli nuk e ka te gjate kryetarllikun dhe brenda 2 apo 3 muajve ose do te jape dorreheqjen ose do ta shkarkoje asambleja e PD-se, por ne kete rast vetem sa i rritet sado pak vlera birishes. Nejse, edhe muti edhe shurra, te dyja ne kanalin e ujrave te zeza do te perfundojne. Amerika me nje gur po vret 2 sorra!

  4. Vini says:

    Mero mendoj se ka hikur koha kur denohej me vendime dhe pa avoket mbrojtes,ne kete sistem duhen prova apo jo.E kuptoj qe urrejtja per Saliun te ka erresuar trurin po je shume gabim.Tani nuk mund te themi me qe gjykatat dhe prokurorine i ka Saliu.Amerikanet te cojne provat qe kane dhe ta fusin brenda per cfare ka bere dhe boll me brockulla.

    1. k says:

      Kundër mafjas Nuk gjinden kurrë prova. Eksperienca nderkombetare keshillon të ndiqni parane dhe ajo të çon tek krimineli. Berisha erdhi me opinga nga fshati dhe tani familja e tij është miljonere . Kjo është prova madhore që do shkatërrojë familjen mafjoze-hajdute berisha me pjellat e saj.

  5. dikur says:

    Tallen amerikanet me Francen e jo s’po bejne gallte me nje katund te humbur si Shqiperia . Ka qejf dhe Sala te argetohet me kete loje. Ka fituar njeher e nje kohe Shqeria nje rradioloje me Aneriken por ai qe luante nga krahu i ekipit tone kishte kontroll apsolut mbi territorin dhe ekipin e tije . Sala eshte i krahasueshem me ate si aligatori me hardhucen.

  6. ApeliVlore says:

    Kerkojne 30 000 leke te rinj, nen dore, per te marre ceshtjen ne shqyrtim ne Gjykaten e Apelit ne Vlore. te tjerat jane dokrra.

  7. student says:

    Duhet te pranojme se jemi ma fat si ne shqiptaret po dhe bota ne tersi. Fati e solli qe amerikanet te shpallin NON GRATA Berishen e na duhet te luftojme kunder vetem AMERIKES, po sikur fati te na kishte dhene qe BERISHA te kishte vdekur e per kete ZOTI eshte pergjegjes si do benim ? A di i shpallnim lufte dhe ketij?
    Pra nuk jemi ende ne lufte me ZOTIN, po nje dite dhe kjo lufte do te behet se Berisha dhe do harroje te m,arre fryme nje dite.

  8. Trotski says:

    Provat kundra Sali Kermes jane ashiqare.Shume prej tyre i ka pohuar vete -Me Ze dhe Me Figure.Problemi eshte qe SPAK duhet te beje Detyren .Mos ta lere ne mes te rruges demaskimin e Ketij delenxhiu qe faqen ia nxiu Shqiperise.

  9. Bugazi says:

    Referendumin qe kerkon berisha nuk i sherben as forcimit te PD-se, as eliminimit te bashes por eshte nje sulm kunder Amerikes, shtetit qe ne momentet me kritike per kombin shqiptar i ofroi ndihmen, miqesine dhe sigurine duke e shpetuar nga copetimi dhe asgjesimi i sigurt. Eshte turp t’i kerkosh ketij populli referendum per bindjet, respektin dhe dashurine per Ameriken per interesat dhe kulisat e berishes dhe berishisteve.

  10. Velo says:

    Gjyqi në Francë, u hap apo jo. Sala e deklaroi sa për zhurmë, për të krijuar idenë tek anëtarët e PD se ai nuk trembet nga e vërteta. Deri tani as kërkesën në gjykatë nuk ka bërë. Çfarë ka që e vonon, pse nuk flet më për këtë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje