Nga Mero Baze
Mënyra se si sot u përkujtua Azem Hajdari është një lexim real fatit të Partisë Demokratike dhe të sotmen e saj.
Të parët shkuan zyrtarët politikë të PD, një brez I ri politikanësh të cilët natyrisht nuk e kanë njohur Azemin as nga afër dhe as kanë ndonjë ndjeshmëri për jetën e tij politike. Jeta tetëvjeçare politike e Azem Hajdarit ka qenë një histori 8 orëshe kundër regjimit komunist, I cili u shkërmoq nga protesta studentore dhe pastaj një betejë tetëvjeçare me Sali Berishën deri momentin kur vdiq.
Beteja e Azem Hajdarit kundër Sali Berishës dhe uzurpimit të PD prej tij është në të vërtet ajo që zbulon identitetin politik të Azem Hajdarit. Ai u përjashtua nga Grupi Parlamentar I Partisë Demokratike prej Sali Berishës, nën akuza të rënda deri dhe si bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit, kontrabandist, mik I njerëzve të lart të Partisë Socialiste e plotë monstruozitete të tjera dhe ju ribashkua asaj në vitin e fundit të jetës së tij kur PD ishte në opozitë, duke e injoruar këtë histori.
Për këtë arsye Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tij, sot janë aleatë real të Azem Hajdarit në betejën kundër Sali Berishës. Edhe pse të gjithë sot I shajnë e u thonë nuk keni lidhje me Azem Hajdarin, ata në të vërtet sot më shumë se kurrë kanë një histori të përbashkët me të, por jo një bilanc të ngjashëm me të. Ata i kanë bërë Sali Berishës me të drejt, atë që ai i ka bërë Azemit, pa të drejtë.
Dhe nëse ka një ditë që ata mund të shkonin kryelartë pranë monumentit të Azemit është kjo e sotmja.
Por që të respektosh tërësisht historinë e Azemit, duhet ta pranosh jetën e tij politike ashtu siç ishte. Azem Hajdari për ata që nuk e njohin, ishte njeriu që i qëndroi afër çdo kundërshtari të Sali Berishës në tetë vite derisa ata largoheshin nga PD. Ai ka respektuar çdo disident të PD, çdo kundërshtar të Berishës dhe çdo intelektual apo gazetar që ngrinte zërin kundër tij. Ai ishte mik I gazetarëve të “Koha jonë” në atë kohë, gazeta më e pashpirt kundër Sali Berishës, dhe mik I çdo zëroi kritik ndaj pushtetit.
Ndaj sot për Lulzim Bashën nuk është gabim shkuarja para Azem Hajdarit, por është gabim mungesa e reflektimit të tij për disidencën brenda PD në raport me të dhe Sali Berishën.
Akti I Lulzim Bashës kundër Sali Berishës ka ndarë PD në pjesën tribale të saj dhe pjesën politike. Me Sali Berishën sot është tribuja e shtypit që paguhet nga djali I tij dhe askush tjetër. Gjesti I Lulzim Bashës e ndau për 24 orë tribalizmin nga pjesa politike. Por Lulzim Basha duhet të tërheq pjesën politike pas tij, pikërisht duke reflektuar për disidencën politike brenda PD. Vetëm ky akt e mban larg Berishën nga PD.
Sot është dita kur Lulzim Basha duhet të reflektoj së paku për disidencën e prodhuar në PD gjatë kohës që formalisht ai ka qenë kryetar. Nëse ti shkon para Azem Hajdarit që për tetë vite ishte në luftë me autoritarizmin në PD, dhe vazhdon të etiketosh vajzën e tij që nuk pranoi të digjte mandatin në një aksion politik tërësisht të dështuar të PD, do të thotë që je ende I kompleksuar nga e shkuara e Berishës në PD. Dhe nuk e kam fjalën për Rudinën si vajzë biologjike e Azemit, por të gjithë ato figura politike apo individë të këtyre tetë viteve që janë larguar nga PD për shkak të qëndrimeve kritike me politikën e saj. Të gjithë ata janë akuzuar si bashkëpunëtor të Edi Ramës, po aq banalisht sa akuzohet sot Lulzim Basha nga I njëjti person, Sali Berisha.
Ndaj nëse sot është një ditë reflektimi për Azem Hajdarin, motoja e reflektimit është pikërisht disidenca e Azem Hajdarit ndaj Sali Berishës dhe autoritarizmit të tij e jo lot krokodili për vrasjen e tij. Vrasja u vendos në zyrën e Sali Berishës kur I tha “dil e m’i hiq ata që ke sjell për të më vrarë mua”. Të gjithë tropojanët që ishin atë ditë në selinë e PD e dinin që do të ,vritej Azem Hajdarit përveç Azem Hajdarit, që ndoshta mendonte se mund të vritej Sali Berisha. Janë të njëjtët tropojanë që rrinë në kafet rrotull SHQUP-it dhe i betohen Sali Berishës që “do të vrasin” Lulzim Bashën.
Ndaj nuk ka asgjë të lavdishme në lotët e PD për Azem Hajdarin, që e ka vrarë me dorë të saj. Ka vetëm një moment respekti për të, për atë që ka bërë si disident I PD dhe Sali Berishës. Dhe vetëm kjo justifikon sot foton e Lulzim Bashës para monumentit të tij, nëse do që të mos jetë një pozë false.
Sa më vonë ta bëj Lulzim Basha këtë reflektim, aq më shumë do të zërë vend pastaj fotua numër 2 e ditës së sotme, ajo e Sali Berishës dhe gruas së tij para bustit të Azemit, të dy bashkëpunëtor në nxjerrjen e tij në pritë për ta vrarë dhe të dy urrejtës të mëdhenj të tij. Ata janë përfituesit më të mëdhenj në këtë jetë prej jetës dhe vdekjes së Azem Hajdarit, pasi lëvizja studentore i futi në politikë dhe eliminimi fizik I Azem Hajdarit u hoqi atyre pengesën reale për disidencë brenda PD, dhe më pas u krijoi një alibi për aktet e tyre politike në emër të një vrasje të rënd politike.
Sali Berisha ishte sot para bustit të Azemit jo nga dashuria për të, por nga makthi se mos I del një Azem I ri që të mos e lejoj të hyj në PD. Të parin e luftoi për tetë vite derisa e nxori në prit. Me të dytin është në një betejë të paqartë. Nuk është I sigurt nëse I shkojnë njerëzit nga pas nëse do të kërkoj ta vras dhe këtu i kujtohen këta trimat që kërcënojnë Lulin, mes të cileve shquan ai që i tha Azemit, “zbrit se erdha sa të marr automatikun”. Nga ana tjetër nuk është I sigurt, nëse Basha do ta vras përfundimisht apo do ta lerë me kaq ndëshkimin ndaj tij. Ndaj sot të dy palët, sot duket sikur qajnë fatin e tyre para bustit të Azemit, pa guxuar ti ngjajnë as jetës, as vdekjes së tij. Por i ngjajnë vetmisë së tj para vdekjes.
Shkrim i përkryer!! Drejtshkrimi, jo dhe aq…
E ke qare Mero!
Ke te dresse Mero:”Ama, besoj fort, se fenomeni që Mero përfaqëson është gangrenë jo vetëm e komunitetit të medias por e thelbit të vlerave tona si shqiptarë të 2005-ës”
Po si mund ti ndertosh nje monument per nje kriminel ordiner?
si qenka I perkryer
kur eshte elozh ne shkalle siperore
per njè pleh me tre shtatore
Z. Mero. Bashës I ka hyrë frika në palcë nga vendimi I tij.
A e dëgjove dje cfarë tha, para përfaqësuesve të kryetarëve të komisioneve, të grupit parlamentar, sekretarëve, kryetarit të këshillit kombëtar dhe kryetarëve të rretheve.
Basha tha: – Berisha mund të vijë kur të dojë në selinë e PD. Edhe në mbledhje kryesie. Sepse ai vazhdon të jetë anëtar I këshillit kombëtar të PD.
PRA – Ndaj Berishës nuk ka asnjë përjashtim nga PD. Faktikisht as nga grupi parlamentar. Basha thjesht sa për sy e faqe deklaroi se Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar të PD. Por në asnjë rast dhe për asnjë moment, nuk e ka përmendur përjashtimin e Berishës nga PD. Berisha do të jetë përsëri pjesë e PD, veçse, mbaje mënd, me zë akoma më të fortë.
Kur ti dalin “petët lakrorit”, ke për të parë që nga SHBA do të mbërrijnë reagimet, për këtë “hedhje hi syve” që Basha po I bën SHBA-së.
Sepse në fakt ndaj Berishës nuk është marë asnjë masë. Ai vazhdon të jetë deputet, vetëm se I është ndërruar vendi. Do të rrijë me Tritanin.
Dhe vini re: Basha ka ngarkuar Kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD , Palokën, dhe Shehun e Nokën , që të presin Berishën kur ai të mbërrijë ne oborrin e parlamentit. Mund të ndodhë kjo pa miratimin e Bashës?
Kështu pra Basha ka qetësuar ata që ju e quani ” pjesa politike” e PD-së. Ndaj Berishës faktikisht nuk ka asnjë masë.
Këtë gjë shpejt dhe Berisha do ta kuptojë, dhe do të ndërpresë luftën ndaj Bashës. Në mos edhe ai është duke aktruar, për ta kompletuar lojën e hedhjes hi syve Departamentit Amerikan të Shtetit.
Por, sa do të zgjasë kjo?
Sa Departamenti I Shtetit ta kuptojë lojën, dhe të japë goditjen tjetër si ndaj Berishës por sidomos ndaj Bashës.
Këtu investigo dhe shkruaj ti zoti Baze.
Mero mos shkruaj me per Azemin se eshte turp Ju me mire se kushdo e di se kush ka qene Ai monster please!
Kush ishte ai qe tha zbrit sa te marr automatikun dhe a zbriti vertete, apo pas krismave?
Ai ishte ftikacaku sali lusha qe e bente ne brek nga frika per haklajt
Zoti Mero !
A jam une gabim , mbasi une po kuptoj sikur Ber(derr)+isha po perpiqet per te na shtene ne trute tona , qe te nenkuptoje se ai ishte personi qe na i nxori friken qe kishim nga Hoxha , por po ky ai po perpiqet te na i fute friken e ADN-se te tij .
Sigurisht qe ne dosjen e madhe duhet te jete dhe krahesimi biologjik i ADN-se me ate te hundemadhit qe eshte ne Hage.
Mero !
Ti a i ke lexuar perallat per Pinokun , sepse keshtu neve te gjithe po shkruajme vazhdimesi perallash te tjera .
Pse…….u zgjua Luli???!!!
Analize brilante,jane thene te gjitha.Por a e lexon Luli dhe edhe nese e lexon,a e kupton kete shkrim?Dyshoj se jo,ai eshte si flugeri qe shkon nga fryn era.Gjynah per kete vend qe nuk ka dhe nuk do te kete edhe per njefare kohe,opozite.
Figura e Azemit eshte nje reflektim i vlerave te genjeshterta qe jane ngritur ne Shqiperi. Ka ardhur koha qe te dale e verteta se cfare perfaqesonte Azemi dhe skota e tij. Nje halabak abuzues me pushtetin. E pame sesi gruaja e vet nuk justifikonte dot asnje pasuri. Edhe brezi i ri i PD duhet te filloje te distancohet nga keta pseudo-deshmore.
Brilante kjo analize e Meros. Pergezime Mero. Gazetar i mprehte dhee trim.
Brilante kjo analize e Meros. Pergezime Mero. Gazetar i mprehte dhe trim.
Vetëm përmendore si të Azemit, apo Zogut i shkojnë për shtat PD. Njëri halabak ordiner e tjetri hajdut i floririt të shtetit dhe tradhtar.