Berisha ndihmoi Lulzim Bashën të shpëtojë nga presioni i SHBA

7 Shtator 2021, 19:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha në fakt po përpiqet të shpëtojë Lulzim Bashën, dhe jo e kundërta. Në historinë e përballjes së Berishës me SHBA, pas futjes familjarisht në “Listën e zezë” si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe përfitues i të ardhurave të paligjshme nga pushteti, nuk ka ndonjë luhatje.

Berisha nuk e ka pranuar epitafin që ka vulosur vdekjen e tij politike që ditën e parë. Ata që e njohin sadopak Berishën janë të qartë se nuk do të ketë ndonjë zbrapsje të tij nga kjo histori. Ai nuk po lufton më për të qëndruar në politikë, por për t’u mbrojtur me politikë.

Prej fillimit të kësaj historie, çështja ka qenë si do të shpëtonte Lulzim Basha nga kjo histori, dhe jo si do shpëtonte Berisha.

Në fakt, në monologun e fundit me zëdhënësen e tij, Berisha nuk kërcënoi Lulzim Bashën dhe as shantazhoi dikë tjetër.

Në Partinë Demokratike nuk ka asnjë zë serioz kundër tij. Ata që mbahen si intelektualë në parti, udhëzojnë Lulzim Bashën si të bëjë ndonjë marifet që të shpëtojë nga Berisha, por nuk flasin vetë çfarë mendojnë për këtë histori. Kështu që Berisha nuk ka kë shantazhon në PD.

Vetë Lulzim Basha nuk i ka shprehur asnjëherë asnjë lëkundje për pozicionin e tij. E vetmja gjë që Berisha di, dhe këtë e di po nga Lulzim Basha, pasi siç ka thënë publikisht, ai i raporton çdo bisedë me ambasadoren amerikane, është se amerikanët i kanë kërkuar Bashës ta heqë nga grupi parlamentar.

Për ta shpëtuar Bashën nga ky siklet, Berisha në monologun e tij të djeshëm, lëshoi kërcënime për ata që i bëjnë presion Bashës, dhe jo kërcënime për Bashën.

Kërcënimi ishte për SHBA, që i kërkon Bashës të distancohet nga Berisha dhe të pastrojë PD-në. Berisha thjesht u tha që nuk ua jap PD-në, po deshët merrni atë që deklarohen kundër meje.

Në këtë aspekt ai e ka lehtësuar Bashën, pasi ia ka bërë të pamundur në sytë e aleatëve të tij të heshtur, betejën me Berishën.

Berisha do ta kishte vënë në pozitë të vështirë Bashën sikur të dukej si viktimë dhe sikur të bënte sikur kishte frikë Bashën.

Por duke i treguar derën e partisë, siç bëri dje, pa ia përmend as emrin, ai i ka krijuar atij alibi më të fortë se “sëmundja e babait”, për të mos shkuar në mbledhje.

Për fat ka dhe vjehrrin gjallë, dhe herën tjetër mund ta shtyjë me sëmundjen e tij, që është arsye dhe më e fortë për të.

Por më shumë se sëmundja e babait, apo vjehrrit, atë e ka shpëtuar vetë Berisha, vjehrri politik i tij, që e ka futur dhëndër brenda në parti dhe nuk ka ndërmend t’i lërë pjesë në pajë. Sidomos kur mendon që nuk e do pajën për vete, por për SHBA.

9 komente në “Berisha ndihmoi Lulzim Bashën të shpëtojë nga presioni i SHBA”

  1. fcb says:

    Po shyqyr mo qe tu mbush mendja.

  2. Ladi says:

    Fiks fare
    Komedi tipike fshatare
    Sjellje politike vulgare
    Papergjegjshmeri mendjeletesh shqiptare

  3. NjeQytetarOptimist says:

    E nerume kryetare parlamentit, te nderuar kolege. Un Sali Garbixhi sot po akuzoj qeverrine e Edvin Krista Rams qe eshte e korruptume. Shifeni paralelisht kur un isha n’qeverri. Asnji s’vodhi por djalit dhe vajzes sime i kan ran te ardhmet ne zero qe kur ishin konsuljere per 8 vite rresht pervec perfitimeve te godinave dhe apartamenteve me qira. Kam pague avokatin me te shtrenjte ne Europ te me mbroj nderin ne nje gjyq pa gjyq. E kam pague nga kursimet e mia kur isha ne pushtet. Shif Mul Noken me mercedez dhe taboret e mi ketu qe u kushto makina nga 80 mije euro. Shif zyren time ne gradacel megjithese e deklaroj veten te papune qe unuket e mij e pagujn o e kam falas nga pronari, varet nga rasti s’me kujtohet. Djali bleu 3 ara dhe 3 trualle per nje vlere me 1.8 miljon euro credi ku Genc Pollo dhe shoke e kane shume qejf ate bank.. Por djali em la te njejtat truall dhe ara qe donte ti blinte si kolatoral. Domethene kur ble 1 makine me nje total 20 mije euro, i thua bankes qe me jep borxh per te njejten makine me vlere 90 mije euro dhe ajo banke te jep 3 fishin kredi per ate qe merr borxh duke qene ne borxh. Por Sorosjanet nuk e kuptojne c’fare ka ba familja eme. Por s’ka prova. Gruja ime s’ka marr nje kacidhe mo me donacjone qe kur me futen 1 miljon shuplaka dhe me perzune nga pushteti. Por une i morra ato pikturat e c’fare ishin dhe i futa ne zyren teme te gradaceli.. Ohh mezi pres te vij ne Parlament ky Nastradin.. Gallat.. Hajde Sali hajde se do kemi qyfyre.. Mos harro Mulin me uturak ne rast emergjence.. Dhe Qesharaku shef si dordolec nje plak matuf. Kujdes Qesharak, mos qesh dhe ti kur te qeshi salla..

  4. Likja I mones says:

    Sa here ka siklet bashuqi lulezime semuret ose I semuren. Nuk ben dot basha se Sali Ram berishacic e ka futur ne nje kazan me mut e nuk del dot, jo vetem ai Po plot te tjere. Grupi Sali Tritan preshi etj me lulezimen kane bere cfare kane dashur berishet. Vetem do te zhytet se per te dale nuk del me bashuqi vetem ndonje diagnoze si ajo e Ali Spahise, Pjeter Filip Toma ( arberori)gazidede etj e shpeton bashuqin e detit, 21 janarit, intrigantin e UCK s etj etj.

  5. The end... says:

    Qe keta te dy i thurin bashke intrigat naten per teatrin e dites, u mor vesh.
    Ultimatumi i Amerikes duke shporrur Berishen si mbeturine, nuk ishte thjesht per te qe ja kane hequr vize me kohe, por ishte ultimatumi i fundit per Bashen, berishizmin mesjetar dhe cdo kukulle qe Berisha mund te tentoje te vere ne krye.
    I paafte te marre vendime dhe te jape doreheqjen, duke u kthyer ne instrument bllokues, destabilizues dhe kriminal ne duart e Berishes, Lulzim Basha do te shpallet i padeshirueshem edhe me perpara se Ilir Meta pa parti.
    Pas goditjes perfundimtare te Berishes dhe cdo kukulle qe tenton te imponoje per te mbajtur partine si prone, vendimi se cdo bejne me partine ju kalon pedeisteve.
    Ne kete menyre, duke e deligjitimuar totalisht si kriminal, klani berishist humbet cdo lloj mundesie te ruaj pronesine me marifete apo te ndaje partine.

  6. qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit says:

    Borxhi Publik katastrofe me i larti ne 30 vite.
    Borxhi i Jashtem per 2020 u shtua me 1 Miliard Euro.
    Kolapsi ekonomiko-financiar i qeverise Rama eshte nje Minare qe nuk fshihet dot ne thesin e grisur Berisha.

  7. Flutura says:

    Haha, Qeveria qe ka fituar me voten e popullit, po kur fiton partia jote ajo nuk eshte e zhytur ne borxhe?!!
    Qeverite e partise tende kane qene scandaloze jo vetem ne borxhe, por kane vrare dhe njerez, ne Gerdec, ne Bulevarde, mbas shpine dhe neper tortura sa te duash.
    Prandaj nuk duhet pare qimja te syri tjetrit po trau ne syrin tend. Edhe kjo Qeveri ka shume gjera per te korrigjuar por qeverite e partise tende nuk krahasohen me asnje qeveri mbas viteve 90 te.
    Jep Cezarit ate qe i takon Cezarit thote nje shprehje e njohur, ose ne te kundert mos genje.

  8. rexha 10 says:

    Me vjene shume keqe ,qe gjykoni akoma Berishen ,sikure te kete ardhur dje ne pushtet.Eshte e veshtire ta zbresesh nga kali nje njeri si Berisha pasi ta hypesh. Tani si Berisha po veprone edhe Rama.ISHTE BERISHA QE I LA TE VIDHNIN TE TJERET SI LULI E KOMPANI PER TI THENE SOTE QE JA KU I KE PASURITE QE I MORE PER TI DHENE VJERRIT ,APO KUNATIT.PLUSE VRASJET QE JANE BERE NE MYNYRE TE PA BESE.,SICE E KA ZAKONE NJE MALSORE SI BERISHA.EDHE RAMA PASI VODHI ME KOMPANI PO I THOTE BALLES ,SEFGJINIT ,GRAMOZIT ,AHMETAJ,BENI KETE QE UNE JU THEME ,SE TE GJITHE DO TE VINI MBASE MEJE.PRANDAJE MORE zoti MERE MOSE MBAJE SHPRESE NGA KETA SHARLATANE TE POLITIKES SHQIPTARE ,SE VETEM NJE SY TI HEDHESH ZONAVE RURALE ,DO TE SHIKOSHE QE NUKE KA RRUGE PER TE LEVIZUR.TIRONA ESHTE BERE SI QYTETI I XHUXHAVE KU VETEM PALLATET NGRIHEN NE QIEJ,NDERSA NJERZIT MBUSHIN LOKALET SEPSE JANE RRUGEVE PA PUNE.
    ME THONI NJE POLITIKANE SHQIPTARE QE KA REFUZUAR GJENE E VJEDHUR,ANSI QE NUKE E KA SIGRUAR PASURINE E VJEDHUR ,DUKE VRARE NJERZE.LERENI SE C’FAR TREGONE RAMA ME ZHAKE SHIRAKUN PER HISTORINE E POLITIKES.DEMAGOGJIA E RAMES ESHTE SI AJO E STALINIT,ME HURSHOVIN.PORE ME ROLET E NDRYSHEME,KU HURSHOVI DONTE TE SILLTE DEMOKRACINE NE RUSINE E STALINIT ,NDERSA RAMA DONE TE SJELLI KOMUNIZMIN NEN DEMORACINE E SALIUT .A THUA SE NUKE JEMI PRAPE E SISTEMIN KOMUNISTE,PORE ME NIPERIT DHE MBESAT E BLLOKUT.KU PD KAPET PASE TE PERSEKUTUAREVE ,DHE PS KAPET PASE FAMILJEVE TE DESHMOREVE ,SI KRISTAQI ME KOMPANI.

  9. Velo says:

    Rahmet të ketë Namik Hoti. Në 97 tha se keni qëlluar kalin, jo kalorësin. Aty është prapë ai dhe do bëjë zullume të tjera.
    Tani duhet qëlluar në lule të ballit, ndryshe është edhe më i rrezikshëm ai monstër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje