"Afganët e Sorosit" dhe "shqiptarët e Trumpit"

29 Gusht 2021, 19:34Editorial TEMA
"Afganët e Sorosit" dhe "shqiptarët e Trumpit"

Nga Mero Baze

Thuajse gjithë portalet që mbështesin apo kontrollohen nga opozita kanë në titullin kryesor togfjalëshin “afganët e Sorosit” që i referohet ardhjes së emigrantëve afganë në Shqipëri. Nuk është fjala se e bëjnë këtë si media e djathtë, se po të ishte kështu, duhet t’i quanin “Afganët e Bushit” pasi ai është presidenti që e pushtoi Afganistanin, apo “Afganët e Trumpit”, pasi ai është presidenti që firmosi tërheqjen.

Etiketimi nuk ka lidhje me të vërtetën në Afganistan, por me hallin në Tiranë. Dhe halli në Tiranë është që Sali Berishës, i duhet Xhorxh Sorosi si një një armik i dobishëm, për t’i gënjyer mbështetësit e vet për atë që i ka ndodhur dhe po i ndodh me SHBA.

Meqë ai u fut familjarisht në “Listën e Zezë” të SHBA si një person që ka minuar demokracinë në 30 vite, ka shantazhuar sistemin e drejtësisë dhe ka vjedhur familjarisht paret e shqiptarëve, duke shfrytëzuar pushtetin, ai ka zgjedhur të mos përballet me fatin e zi që i ka rënë nga ky epitaf që të dënon përjetësisht, dhe ka shpikur një armik imagjinar që të ndjehet i lehtësuar. Ai është Xhorxh Sorosi, dikur një ish-mik i tij, financues i vajzës së tij dhe “dhëndrit brenda” në PD, Lulzim Bashës. Tani është akoma dhe më i dobishëm, si një armik në dispozicion që maskon betejën e SHBA me Berishën.

Por budallallëku i përdorimit të Sorosit si “armik” nuk u ndal deri tek ndëshkimi amerikan. Meqë Berisha tani realisht është bërë një antiamerikan frikacak, ai do që Sorosi ta ndihmojë jo vetëm për të justifikuar futjen familjarisht në listën e zezë por t’i justifikoj dhe antiamerikanizmin e tij për çdo ngjarje në botë apo zhvillim që ka lidhje me Shqipërinë.

E tillë është historia me refugjatët afganë në Shqipëri. Sulmi i egër i familjes Berisha ndaj tyre motivohet nga qëndrimi i tij antiamerikan dhe nga droja se qeveria shqiptare po fiton pikë me këtë qëndrim. Por duke qenë frikacak deri në fund, dhe këtu kërkon ta ndihmojë Sorosi, duke e justifikuar sulmin me “argumentin” se këta janë “afganët e Sorosit”. Pra “sikur të ishin afganët eTrumpit apo Bushit, ky do të ishte dakord, por meqë janë të Sorosit, u ka shpallur luftë”.

Në fakt në Afganistan nuk ka qenë as Sorosi as Trumpi, por shteti amerikan dhe për 20 vite kanë qenë katër president të majtë dhe të djathtë që kanë mbështetur atë vendim. Problemi që kanë berishët me këtë operacion është thjesht beteja që ata kanë me Amerikën, por me ndryshim nga gjithë armiqtë e tjerë të SHBA, këta janë armiq që kanë frikë të sillen si të tillë direkt përballë SHBA. Dhe më shumë se sa frikë nga SHBA, tani kanë frikë nga shqiptarët se mund t’i lënë pa asnjë votë këtu.

Për t’i gënjyer ata që mund të gënjehen, berishët po përpiqen që të përdorin Sorosin si “armik në dispozicion”, jo vetëm për rastet kur i ndëshkon SHBA, por dhe për rastet kur ata kanë qejf të ndëshkojnë SHBA, por nuk ua mban ta bëjnë direkt. Për këtë arsye maskohen si “shqiptarë të Trumpit” që duan të luftojnë me “afganët e Sorosit”, por që në fakt janë thjesht Salibanët e Shqipërisë.

13 komente në ““Afganët e Sorosit” dhe “shqiptarët e Trumpit””

    1. ben says:

      Berisha eshte antiamerikan, se po sulmon afganet.
      Gjermanet, francezet, italianet, greket, austriaket, bullgaret gjithe europianet jane antiamerikane qe nuk pranuan afganet.
      Edvini dhe delenxhinjte e rilindjes jane proamerikane.
      Edhe 400 mije shqiptare qe I debuan neper europe dhe dhe bote e bene se jane proamerikane.
      Edhe studentet qe I debuan nga qyteti studenti ,se jane proamerikane .
      Edhe presidenti I afganistanit qe iku me 160 milione dollare ,si pare xhepi ishte proamerikan.
      Edhe armet kimike edvini donte ti sillte si proamerikan.
      Edhe gjithe iranianet si proamerikan I solli.
      Kimetja eshte proshqiptare dhe e flakte bile.
      Ne kete gropen e mutit shqiperi, qe zbrazen gjithe problemet e botes, te jesh proshqiptar eshte e rrezikshme.
      Ka qe ne 1944 qe baballaret e sorosianeve te sotem te fusnin ne burg po te ishe proshqiptar dhe antijugosllav, pastaj po te ishte anti sovietik, pastaj po te ishe anti kinez. Tani je armik po te jesh kunder afganeve.
      Pune komunistesh, llumi I shqiperise.
      Prandaj shqiperia eshte fundi I europes dhe konkuron per fundin e botes. Se jane keta “proamerikanet” delenxhinjte qe drejtojne shqiperine.
      Fundja cdo popull meriton qeverine qe ka.

  1. Titi says:

    U merove o Mero duke mbrojtur Ramiun .Kete gje beje dhe me Saliun per njezet vjet.Na e bere Skenderbe halene.A e kupton qe je bere i neveritshem dhe pa pike karakteri si njeri.Cdo gje ka nje kufi Mero.

    1. Lym Kepi says:

      Mos u habit, por pepiqu ta kuptosh situaten. Nese larg qofte ne nje te ardhme Shqiperia do te ndodhej ne te njejten situate si Afganistani sot, te paret qe do perfitonin per tu larguar si te privilegjuar do ishte Rama me taborrin e tij ashtu sic po largohet sot klasa e privilegjuar e afganave.
      Nuk mund ta gjykosh taborrin e Rames perse i ben fresk Rames.
      KM i luan fene kete 4 vjecar se e di qe zgjedhjet e tjera i ka te humbura ne dac me Berishen ne parlament ne dac me te ne burg; ndaj qe cdo veprim i Rames behet per te pasuruar rezymene personale per ndonje post ne institucione nderkombetare pas 4 vjecarit.
      Cheers!

    2. durrsak 24 karat says:

      O Titi, pse lexon Meron? Mos lexo asgja dhe bin rehat, o palle.

  2. Aldo says:

    E ke qendisur o Mero po me bren nje kureshtje.
    Pse Shqioerise i ra shorteu per te marre punonjesit afgane te Sorosit ketu?
    Dhe nese rrine ketu keta qylaxhinj qei ke vetem per pune koti zyrash Atehere cfare do bejne keta ne Shqiperi pa gjuhe shqioe e pa zanat.? Se dhe gjuhen duhet nje 10 vjetesh ta mesosh, mos themi me sa kemi pare qe duan shume me shume

  3. Coli says:

    Genje dhe ti Mero,genje sa te mundesh shpelaja trute ketij populli qe akoma nuk i ka erdhur mendja ne vend nga ajo qe ju be per 50 vjet.Se cfare lidhje ja Saliu me Afganistanin dhe refugjatet vetem nje mendje diabolike si e jotja mund ta sajoje.Ai qe po perfiton nga fatkeqesia e Afganeve eshte vetem nje…hiena Edi Rama.

  4. Pokeristi says:

    Z.Baze!
    Kombinacjoni zanoro/bashkeëtingëllor Saliban,me plotkuptimin morfollogjik mund te kosiderohet neologjizmë,sa funksionale aq domethenese,sa tingelluse aq shurdhuse.
    Duhet patur kujdes mos na e vjedhin Amerikanët dhe do i humbasë autorësija.

  5. Albana says:

    Si gjithmone I sakte.

  6. Texas says:

    Shume qendrime ka per te krahasuar eksodin shqiptar te 1990 me kete te afganeve ne Shqipwri apo Evrope . Nuk ka asgje te krahasueshme .E para dhe me e rendesishme , levizja e shqipetareve ne Evrope eshte brenda shtepise sepse te paret tane pellazget kane qene shtrire ne ter teritorin e Evropes si popullsia me e madhe , heshtu qe te paret qe duhen respektohen me tere cilesite e tyre jane shqiptaret .Flitet por dhe eshte per mbrekullit e Dubait , Emirateve , Kines etj . ,perse OKB nuk organizon shpernguljen e afganeve end. kompani ne keto vende we ka me afrimitet kulturor e gjeografik , apo ne Evrope cdo gje eshte gati , Dyshoj se ka strategji per te na shkateruar komtinentin .Me keqardhie po Evropa te ket kujdes , te mbylli dyert sa nuk eshte vone .Stop .

  7. qyfyre rilindjote says:

    Rama derdellit perdite per Afgane,
    per Minishengen edhe per Bregovic,
    ama memecin ben vite me rradhe,
    per Ekonimine-troke ky Rama Krric!

  8. Zani Burimi says:

    Mero,
    E ke analizuar me shume logjike, sepse zharravitesit aty me lart qenkan tmeruar dhe paskan shkarre nga fiqiri duke te share pa dhene asnje arsye dhe kan e brockollisur, sepse te kane inat dhe te urrejne per te vertetat e analizes sate.
    Tung, Mero!

  9. Ori says:

    Ata tani jane afganet e Edit. Paskan ikur nga qyteti studenti dhe po shijojne plazhin e Shengjinit.
    Edhe pse te ruajtur me polici ata kane ikur nga perimetri per te shijuar bregun ku shihen edhe femije qe lahen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje